Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Lejuan ndërtime pa leje në Butrint, dërgohen për gjykim zyrtarët e IVMT

27 December 2025 at 09:42

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Prokuroria e Sarandës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i Paligjshëm”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet e nisura në vitin 2023, rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare”.

“Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative “dënim me gjobë”, njoftoi prokuroria.

Në lidhje me kvt fakte, u dërguan në gjyq shtetasit: R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”; Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”; Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

/m.q/j.p/

The post Lejuan ndërtime pa leje në Butrint, dërgohen për gjykim zyrtarët e IVMT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, dërgohen për gjykim kryeinspektori dhe inspektorët e IVMT

By: Ela
27 December 2025 at 09:38

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, mes të cilëve kryeinspektori dhe disa inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Sarandë, të akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit, në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, […]

The post Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, dërgohen për gjykim kryeinspektori dhe inspektorët e IVMT appeared first on BoldNews.al.

Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin

By: Uesli
27 December 2025 at 10:07

Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me […]

The post Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin appeared first on Saranda Web.

Yesterday — 26 December 2025Main stream

Saranda mirëpret vizitorë edhe jashtë sezonit veror

26 December 2025 at 18:11


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Saranda vijon të jetë një qytet i gjallëruar edhe përtej muajve të verës, teksa mirëpret vizitorë të shumtë sidomos në ditë me diell si këto të dhjetorit.

Me qetësinë që ofron jashtë sezonit të ngarkuar, qyteti po tërheq turistë vendas dhe të huaj që preferojnë pushime më të qeta dhe më afër natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga bregdeti i qytetit, i mbushur plot.

Një pjesë e strukturave akomoduese dhe bizneseve të shërbimit në Sarandë qëndrojnë të hapura gjatë gjithë vitit, duke u përshtatur me kërkesat e vizitorëve që udhëtojnë jashtë sezonit veror.

Edhe destinacionet turistike përreth Sarandës si Parku Kombëtar i Butrintit, Syri i Kaltër dhe fshatrat turistike të zones vijojnë të frekuentohen. /j.p/

 

The post Saranda mirëpret vizitorë edhe jashtë sezonit veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

By: Uesli
26 December 2025 at 19:31

Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit   Në procedurën e prokurimit publik me objekt “Rikualifikim trotuari, KUB-se, ndriçim dhe shtresave rrugore në rrugët ‘Onhezmi’ dhe ‘Lefter Talo’”, fondi limit i përcaktuar nga autoriteti kontraktor (Bashkia Sarandë) ka qenë 108,466,666 […]

The post Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit appeared first on Saranda Web.

Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë – VIDEO

By: Uesli
26 December 2025 at 11:28

Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit të Sarandës do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë   Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të nisë rikonstruksioni i plotë i Kinoteatrit të […]

The post Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Before yesterdayMain stream

Skandal i ri me përmasa alarmante / të dhënat personale të 3 milionë shqiptarëve shiten online

By: Uesli
25 December 2025 at 10:55

Skandal i ri me përmasa alarmante / të dhënat personale të 3 milionë shqiptarëve shiten online Shqipëria po përballet me një tjetër skandal madhor të sigurisë së të dhënave personale, duke treguar se rrjedhjet masive nuk janë incidente të izoluara, por një fenomen i përsëritur dhe i pakontrolluar. Pas publikimit të listave të pagave, numrave […]

The post Skandal i ri me përmasa alarmante / të dhënat personale të 3 milionë shqiptarëve shiten online appeared first on Saranda Web.

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve

By: Uesli
24 December 2025 at 18:16

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve   Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, zhvilloi një vizitë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ku u takua me mjekë, infermierë dhe pacientë.     Gjatë vizitës, kryeministri theksoi se […]

The post Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve appeared first on Saranda Web.

Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re

By: Uesli
24 December 2025 at 14:05

Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re, me videoklip të realizuar në Sarandë     Këngëtarja e njohur sarandjote Behije Dida vjen para publikut me projektin e saj më të ri muzikor, “Moj kutia flori larë”, një këngë që ndërthur traditën, ndjeshmërinë artistike dhe identitetin […]

The post Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re appeared first on Saranda Web.

Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët

By: Uesli
24 December 2025 at 13:21

Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët   Në prag të festës së shenjtë të Krishtlindjeve, Mitropoliti Nathanail ka kremtuar meshën festive në kishën Shën Harallambi në Sarandë, në praninë e dhjetëra besimtarëve ortodoksë.       Ceremonia fetare u zhvillua në një atmosferë përkushtimi dhe lutjeje, ku Mitropoliti […]

The post Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët appeared first on Saranda Web.

Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO

By: Uesli
24 December 2025 at 12:59

Qytetari apelon nëpërmjet Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime   Një qytetar i është drejtuar Saranda Web për të denoncuar me video cilësinë e dobët të punimeve të kryera në një trotuar në qytetin e Sarandës, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e kalimtarëve.     Sipas qytetarit, trotuari është […]

The post Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Aksident me një të lënduar në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

By: M C
23 December 2025 at 21:01

Një aksident është shënuar ditën e sotme në segmentin rrugor Vrion- Krane, në kthesën e Finiqi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor. Nga burimet paraprake mësohet se, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, 65-vjeçari me iniciale, SH.XH.

Pas njoftimit të aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur. 65-vjeçari, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, me dëmtime që nuk përbëjnë rrezik për jetën. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, dhe pritet të kryhet edhe testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit

The post Aksident me një të lënduar në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit

By: Uesli
23 December 2025 at 20:30

Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit   Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në segmentin Vrion – Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.     Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm […]

The post Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit appeared first on Saranda Web.

SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

By: Uesli
23 December 2025 at 19:03

SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi   Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, në kuadër të një hetimi për dyshime korrupsioni që lidhen me lehtësimin e masave të […]

The post SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi appeared first on Saranda Web.

Radhë të gjata automjetesh në doganën greke në Mavromat

By: Uesli
23 December 2025 at 18:36

Radhë të gjata automjetesh në doganën greke në Mavromat   Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar sonte në doganën greke të Mavromat, duke shkaktuar pritje të konsiderueshme për udhëtarët.     Burime nga terreni bëjnë me dije se situata është krijuar si pasojë e fluksit të shtuar të emigrantëve që po kthehen për festat e […]

The post Radhë të gjata automjetesh në doganën greke në Mavromat appeared first on Saranda Web.

Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me vetëm 1 votë abstenim – VIDEO

By: Uesli
23 December 2025 at 14:39

Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me një votë abstenim Është miratuar buxheti i Bashkisë Sarandë për vitin 2026, gjatë mbledhjes së sotme të Këshilli Bashkiak Sarandë.     Buxheti u votua me shumicë dërrmuese, ku të gjithë këshilltarët votuan pro, me përjashtim të një vote abstenim. Gjatë diskutimeve, këshilltarët Ibrahim Bajrami dhe Vesel Koçiu […]

The post Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me vetëm 1 votë abstenim – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 3 persona për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit

By: Uesli
23 December 2025 at 14:15

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.M., S.B., dhe S.L. për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme […]

The post Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 3 persona për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit appeared first on Saranda Web.

Dosja e Limionit / Olta Xhaçka paraqitet në SPAK – hetimi për Bazën Detare në Sarandë

By: Uesli
23 December 2025 at 10:47

Dosja e Limionit / Olta Xhaçka paraqitet në SPAK – hetimi për Bazën Detare në Sarandë. Ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka është paraqitur pak më parë në Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e bazës së Limionit në Sarandë.     Sipas burimeve, hetimi lidhet ngushtë me pronat e Ushtrisë, […]

The post Dosja e Limionit / Olta Xhaçka paraqitet në SPAK – hetimi për Bazën Detare në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Aksident në Lukovë mes një automjeti dhe një motori, ambulanca drejt vendngjarjes

By: Uesli
22 December 2025 at 17:21

Aksident në Lukovë mes një automjeti dhe një motori, ambulanca drejt vendngjarjes   Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në Lukovë, si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një motori.     Një ambulancë nga Spitali i Sarandës është nisur drejt vendngjarjes.   Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur […]

The post Aksident në Lukovë mes një automjeti dhe një motori, ambulanca drejt vendngjarjes appeared first on Saranda Web.

❌
❌