Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 December 2025Main stream

Punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari

27 December 2025 at 12:30

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Klos pasi kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj.

Policia njoftoi se u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Sipas policisë “ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës””.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

/m.q/j.p/

The post Punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu ndërhyrje në monumentin “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje pranë saj, arrestohet 44-vjeçari

By: Ela
27 December 2025 at 12:32

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, ndërsa ka ndërtuar pa leje një objekt pranë saj. Në pranga ka rënë M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos. Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi […]

The post Kreu ndërhyrje në monumentin “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje pranë saj, arrestohet 44-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Lejuan ndërtime pa leje në Butrint, dërgohen për gjykim zyrtarët e IVMT

27 December 2025 at 09:42

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Prokuroria e Sarandës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i Paligjshëm”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet e nisura në vitin 2023, rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare”.

“Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative “dënim me gjobë”, njoftoi prokuroria.

Në lidhje me kvt fakte, u dërguan në gjyq shtetasit: R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”; Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”; Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

/m.q/j.p/

The post Lejuan ndërtime pa leje në Butrint, dërgohen për gjykim zyrtarët e IVMT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Lejoi ndërtimin pa leje, SPAK kërkon gjykimin për korrupsion të policit bashkiak

16 October 2025 at 14:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të enjten, më 16 tetor, përfundimin e hetimeve ndaj një polici të Policisë Bashkiake në Bashkinë Tiranë, i akuzuar se toleroi një ndërtim pa leje kundrejt marrjes së ryshfetit. SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj policit bashkiak Besmir Cani për korrupsion pasiv, pasi […]

The post Lejoi ndërtimin pa leje, SPAK kërkon gjykimin për korrupsion të policit bashkiak appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje

16 October 2025 at 11:56

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje

SPAK ka dërguar në GJKKO  procedimin penal, ndaj  të pandehurve, Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje.

Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.

/gj.m/a.f/

The post SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

By: Ela
6 October 2025 at 11:51

Nga Boldnews.al Sipërmarrësi Ardian Takaj, i njohur edhe si pronar i klubit të futbollit “Skënderbeu”, tentoi të shpëtojë një godinë pa leje brenda resortit “Tropikal” në Durrës, nëpërmjet një mase urgjente sigurimi. Por, tentativa e tij dështoi, pasi gjykata administrative e Tiranës konstatoi se Takaj nuk arriti të paraqiste asnjë provë se prishja e ndërtesës […]

The post “Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal” appeared first on BoldNews.al.

IKMT prish objektet pa leje në trasenë e projektit “Unaza Spitallë – Currila” në Durrës

25 September 2025 at 15:26

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, të cilat pengojnë zbatimin e projektit rrugor me interes publik “Unaza Spitallë – Currila”, në territorin e Bashkisë Durrës.

Ky aksion është pjesë e angazhimit të institucioneve për të garantuar zbatimin e projekteve infrastrukturore strategjike dhe për të çliruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit nga IKMT, ndërhyrjet do të vijojnë në ditët në vijim në të gjithë segmentin e parashikuar nga projekti, me qëllim përfundimin e plotë të pastrimit të trasesë dhe krijimin e kushteve për vijimin e punimeve.

Projekti “Unaza Spitallë – Currila” është një investim i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun urban, të përmirësojë lidhjen ndërmjet zonave periferike dhe atyre qendrore, si dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

IKMT ka apeluar për bashkëpunim nga banorët dhe subjektet që preken nga ndërhyrja, duke theksuar se zbatimi i ligjit dhe interesit publik mbeten prioritetet kryesore të institucionit. /e.xh/

The post IKMT prish objektet pa leje në trasenë e projektit “Unaza Spitallë – Currila” në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin e dy të tjerë

23 September 2025 at 09:43

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin N.Q., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë”.

Sipas njoftimit të prokurorisë në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnjë, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit.

“Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marrë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit”, njoftoi prokuroria.

Gjithashtu, sipas prokurorisë veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie.

“Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar iu atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnjë në kohën e kryerjes së veprës”, njoftoi prokuroria.

Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet njoftoi më tej prokuroria rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.

/m.q/j.p/

The post Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin e dy të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin dhe dy të tjerë

By: Ela
23 September 2025 at 09:33

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “ekspertim i rremë”. Bëhet fjalë për ndërtuesin me iniciale N. Q., i cili ka ndërtuar 77% më shumë nga sa ishte e parashikuar në lejen e përfituar nga Bashkia e Lushnjës. Së bashku […]

The post Ndërtoi 77% më shumë se sa leja e miratuar, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq ndërtuesin dhe dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Ndërtuan pa leje, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim në Tropojë

By: Elva
5 September 2025 at 16:38

Një person është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim dhe katër të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë kryer ndërtime pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës. Rastet janë konstatuar gjatë verifikimeve në bjeshkët e “Poligrajës” dhe “Pojanës”, ku janë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente. Në […]

The post Ndërtuan pa leje, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim në Tropojë appeared first on BoldNews.al.

Po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, arrestohen 4 punonjësit, në kërkim pronari i tyre

5 September 2025 at 15:21

Policia e Sarandës ka konstatuar në rrugën “Riviera” në Ksamil, ndërtimin e dy objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente. Si rezultart, ka arrestuar 4 persona që janë kapur duke punuar aty, shtetasit E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. […]

The post Po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, arrestohen 4 punonjësit, në kërkim pronari i tyre appeared first on BoldNews.al.

Ndërtuan pa leje në Tropojë/ Një i ndaluar, 4 të tjerë në kërkim

By: Rovena
5 September 2025 at 15:52

Policia e Kukësit ka ndaluar një person dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë, për ndërtime pa leje në zonën e Tropojës. Hysni Gjyriçi është personi i cili është ndaluar nga uniformat blu të policisë, pasi ka ndërtuar në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, njësia ADM Margegaj Tropoje zonë e mbrojtur.

“Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të kësaj paligjshmërie, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B, pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Ndërtuan pa leje në bjeshkën e “Poligrajës”, procedohen dy persona

5 September 2025 at 13:23

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Komisariati i Policisë Tropojëka evidentuar dhe goditur 6 raste të ndërtimeve pa leje, duke ndaluar një dhe shpallur në këkrim një shtetase tjetër.

Gjithashtu 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të ndërtimeve pa leje, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje si dhe shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B,  pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

1 nga 2

/gj.m/

The post Ndërtuan pa leje në bjeshkën e “Poligrajës”, procedohen dy persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Arrestohet një ish-polic, në hetim dhe një efektiv tjetër (EMRAT)

3 September 2025 at 13:09

Një ish-punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshmen në zonat e mbrojtura në vendin e quajtur ‘Quk e Ibrahim Osës’, Bjeshkët e Pojanit në Tropojë Në pranga është vënë shtetasi Enver Boshnjaku, banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat […]

The post Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Arrestohet një ish-polic, në hetim dhe një efektiv tjetër (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Arrestohet një ish-polic, në hetim dhe një efektiv tjetër (EMRAT)

By: V K
3 September 2025 at 11:40

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër), ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Në pranga është vënë shtetasi Enver Boshnjaku, banues në qytetin e Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.

Ndërkohë janë proceduar penalisht dhe janë referuar materialet në Prokurori edhe për punonjësin e policisë Meritan Mulaj, me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Referimi i materialeve për punonjësit është kryer, pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhë në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit, apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Arrestohet një ish-polic, në hetim dhe një efektiv tjetër (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Rama: Rend ligjor mbi territoret e marra peng si në veri dhe në jug

30 August 2025 at 11:27

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, ndërsa siguroi se puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në veri, jug dhe Shqipërinë e Mesme.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale pamjet e shembjes me shpërthim të kontrolluar të një kompleksi të ndërtuar pa leje në Kepin e Rodonit, nga ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, Ardian Halili.
Kryeministri u shpreh se edhe në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues.
“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin ‘po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në veri, jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, tha Rama, ndërsa ndau pamjet nga aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit.
Vetëm në Kepin e Rodonit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka evidentuar 66 struktura pa leje, nga të cilat deri tani janë prishur 54 objekte. IKMT po vijon punën në terren në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me synim pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare.
/m.m/j.p/

The post Rama: Rend ligjor mbi territoret e marra peng si në veri dhe në jug appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrehinë pa leje mes dy pallateve, Rama: Gjykatësi Ligoraq nuk mbajti anën e komunitetit të zënë në kurth

28 August 2025 at 21:20

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot për një tjetër vendim të marrë nga një gjyqtar në favor të një ndërtimi pa leje në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjyqtari Ligoraq Toshi “nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje”.

Kryeministri theksoi se edhe ky gjykatës do t’i bashkohet dosjes që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërsa kërkoi që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar.

Rama iu përgjigj edhe atyre që e konsiderojnë këtë “presion mbi gjyqësorin”, ndërsa siguroi se “nuk do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit”.

Po ashtu Rama konfirmoi qëndrimin  e palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama: 

Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit.

Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar, që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit.

Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor.

Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare.

Por askush të mos ngatërrojë qëndrimin ndaj këtyre individëve, me qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve”.

/m.m/

The post Ngrehinë pa leje mes dy pallateve, Rama: Gjykatësi Ligoraq nuk mbajti anën e komunitetit të zënë në kurth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD denoncon ndërtimin pa leje te “5 Maji” në Tiranë

16 August 2025 at 11:51

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot lidhur e një denoncim të bërë nga disa qytetarë për ndërtim pa leje në zonë e “5 Majit” në Tiranë.

Në një deklaratë për medie, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli bëri të ditur se sipas informacioneve të tyre, objekti ndodhet në rrugën “Dervish Luzha”, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën “5 Maji”.

“Pamjet e siguruara nga banorët tregojnë qartë ndërtimin e paligjshëm. Ata shprehen se kanë njoftuar disa herë Policinë e Shtetit, por nuk ka pasur asnjë reagim. E njëjta situatë përsëritet edhe me strukturat kryesore inspektuese në nivel kombëtar për evidentimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilave u është bërë me dije shkelja, por pa asnjë ndërhyrje nga ana e tyre”, shtoi Vangjeli.

Duke iu referuar denoncimit të qytetarëve, Vangjeli tha se “zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet”.

“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të verifikojnë situatën dhe veprojnë menjëherë, në mënyrë që të ndalohen abuzimet dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa mbrojtje për shkelësit”, shtoi ajo.

/m.m/ /a.g/

The post PD denoncon ndërtimin pa leje te “5 Maji” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Jo shëmbjeve me tritol në kulm të sezonit, ngrejmë komisionin hetimor “McGonigal”

11 August 2025 at 14:38

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot ndaj shembjes së një ndërtese pa leje në bregdetin e Vlorës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se ka denoncuar turizmin e tritolit në kulmin e turizmit.

“Si mund të zgjosh një qytezë të tërë dhe fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke iu prerë dhe dritat, duke krijuar një situatë lufte”, tha ai.

Berisha theksoi se edhe ndërhyrjet në Theth ishin politikisht të motivuara, pasi ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD-në.

I pyetur mbi investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit, Berisha tha se “ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro”.

“Nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama. Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, shtoi ai.

Po ashtu, Berisha tha se Opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për McGonigal. “Do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit”, tha Berisha.

Berisha shprehu solidaritetin e tij me gazetarët dhe punonjësit e “Focus Media News”.

Reagimi i Berishës vjen pasi Policia e Shtetit ka kërkuar lirimin e godinës ku ushtron aktivitetin “Focus Media News”, pasi me vendim të Gjykatës kjo godinë do t’i kalojë shoqërisë shtetërore “Kayo” sh.a.

Berisha u shpreh se “nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit dhe shkëputja e kabllove të transmetimit, që është realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit”.

“Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën. Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetaresk të pavarur”, u shpreh Berisha, ndërsa bëri thirrje për rikthimin e menjëhershëm të sinjalit.

/m.m//a.f/

The post Berisha: Jo shëmbjeve me tritol në kulm të sezonit, ngrejmë komisionin hetimor “McGonigal” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

11 August 2025 at 10:45


TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga shembja  me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh pa leje në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Rama e cilëson këtë operacion si “përballje me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi”.

Kryeministri thekson se “do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve”.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon në disa qytete të vendit, si pjesë e masave për rikthimin e hapësirave publike dhe respektimin e ligjit në fushën e ndërtimit.

Një objekt tre katësh beton-arme pa leje është shembur me shpërthim të kontrolluar mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Ashtu siç kishte njoftuar, Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) zbarkoi këtë mëngjes në zonë për shembjen e objektit në orën 07:30, në të cilin u vendosën 32 kilogram lëndë plasëse.

Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant.

IKMT sqaron se në bashkëpunim me policinë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme, duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor Vlorë-Orikum.

/a.f/

The post Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌