Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

By: V K
23 December 2025 at 08:40

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Mazuti dërgohet për ekspertizë në Serbi, pritet ndihmë nga profesorë dhe MPB
Biznesmeni Asmir Jahoski, i njohur në publik për kompaninë e tij të naftës Pucko Petrol, si dhe pronarët e kompanisë RKM, Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sulkoski, e presin në liri epilogun e hetimit në të cilin janë të dyshuar, i lidhur me furnizimin me mazut për nevojat e Termocentralit – TEC Negotinë, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Ata janë vetëm tre nga gjithsej 13 persona fizikë, si dhe një kompani, të përfshirë në hetimin ku prokurorët dyshojnë se buxheti i shtetit u dëmtua për 167.5 milionë euro.

Informacionet e fundit për fazën në të cilën ndodhet hetimi, janë se Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP KOKK) pret përgjigje dhe dokumente nga institucione të tjera.

Për rastin, mostra të mazutit janë dërguar për ekspertizë në një laborator të akredituar në Serbi.

Rezultatet prej andej kanë mbërritur më 27 nëntor, pas së cilës prokuroria, siç thuhet në përgjigjen për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL), ka kërkuar ndihmë profesionale nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore dhe Fakultetit Teknologjik, të dy pjesë e Universitetit Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ata duhej të rekomandonin profesorë që do të ndihmonin në sqarimin e çështjeve që dalin nga ekspertiza.

“Edhe pse të dyja institucionet ishin të obliguara ta bënin nominimin brenda 10 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, deri më sot prokuroria nuk ka marrë asnjë përgjigje”, thonë nga PTHP KOKK-ja për REL-in.

Përveç fakulteteve, prokuroria ka kohë më të gjatë që pret përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga PTHP KOKK, theksojnë se kishin nevojë për dokumentacion shtesë për furnizimet me mazut të TEC Negotinë dhe nga Sektori i Prodhimit pranë Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM), ndaj në shtator i dhanë urdhër MPB-së që t’ua sigurojë ato.

“Prokurori publik pret që të dhënat, dokumentacioni dhe analiza e kërkuar nga MPB-ja të dorëzohen deri në fund të këtij viti, pas së cilës do të marrë vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, shtojnë nga PTHP KOKK-ja.

Ndërkohë, për biznesmenët e dyshuar, të cilët fillimisht ishin në paraburgim dhe më pas u liruan me garanci, janë në fuqi masa kujdesi.

Jahoski, Kapushevski dhe Sulkoski, e kanë obligim të paraqiten herë pas here në gjykatë dhe kanë dhënë garanci financiare, duke depozituar para për kompensimin e dëmit.

Përveç kësaj, Kapushevskit dhe Sulkoskut u janë konfiskuar pasaportat, gjë që nuk vlen për Jahoskin.

Veprat penale që janë objekt i këtij hetimi me 13 të dyshuar dhe një kompani janë: keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat, si dhe pastrimi i parave.

Të dyshuarit e tjerë në hetim janë persona që kanë mbajtur pozita të larta në ESM, nga drejtori i përgjithshëm dhe drejtorë sektorësh, deri te kryetarë dhe anëtarë komisionesh të lidhura me prokurime publike.

Grubi dhe Bajrami nuk ndodhen në vend, prandaj nuk ka as mundësi për gjykim ndaj tyre.

Disa nga emrat e përfshirë në këtë hetim lidhen edhe me aferat në Lotarinë Shtetërore, për të cilat ka shkruar REL-i.

Njëri prej tyre është Jahoski, i cili është djali i ish-kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe deputetit aktual Ismail Jahoski nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Jahoski u bë pronar i kompanisë “Hej DOOEL”, e cila lidhi një kontratë të kontestuar për qira të hapësirave afariste me Lotarinë Shtetërore në Vizbegovë të Shkupit, në vlerë prej 2.6 milionë eurosh.

Prokuroria dhe Policia Financiare hapën hetim pas hulumtimit të publikuar nga REL-i.

Ndërkaq, për përvetësime të tjera në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria Themelore Publike Shkup në fund të vitit 2024 hapi hetim ku përfshiu edhe ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi nga BDI, i cili njëkohësisht u fut edhe në listën e zezë të SHBA-së.

Rasti lidhet me organizimin e lojërave elektronike të fatit, përkatësisht me blerjen e terminaleve VLT, ndërsa dëmi për buxhetin e Lotarisë Shtetërore u vlerësua nga prokuroria në 8 milionë euro.

I dyshuar është edhe ish-drejtori i përgjithshëm Përparim Bajrami, i cili së bashku me Grubin është në arrati dhe për ta është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, në emisionin “360 gradë” më 24 nëntor, deklaroi se hetimi në të cilin dyshohet Grubi ka përfunduar dhe se pritet vetëm ekstradimi i tij.

Por, deri tani nuk ka informacione zyrtare se ish-zëvendëskryeministri i parë është lokalizuar apo se është kërkuar zyrtarisht ekstradimi i tij nga ndonjë shtet. Mungesa e tij është pengesë edhe për zhvillimin e gjykimit.

“Hetimi është ngritur për vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg mbi 5 vjet dhe, sipas kësaj, nuk ekziston mundësi ligjore për gjykim në mungesë”, theksojnë nga PTHP Shkup për REL-in.

Vepra për të cilën dyshohen Grubi dhe Bajrami, siç theksohet edhe në fletarrestim, është përvetësim në shërbim, ndërsa edhe katër persona të tjerë ndiqen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Në pritje të vendimit për aktakuzë për ish-drejtorin e SOZR-it

Një tjetër hetim i përfunduar, që lidhet me keqpërdorime të funksionarëve të lartë, është ai për Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, ku i dyshuar është ish-drejtori Pece Mirçevski.

“Hetimi ka përfunduar dhe po rrjedhin afatet ligjore për shqyrtimin e provave nga ana e mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria e Shkupit për REL-in.

Kjo do të thotë se së shpejti mund të ketë vendim për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

Mirçevski, siç u njoftua edhe me hapjen e hetimit në shkurt, dyshohet për vepra penale të vazhduara: marrje ryshfeti dhe përvetësim në shërbim. Përveç tij, është përfshirë edhe një person tjetër për veprën dhënie ryshfeti.

Prokuroria e ndjek Mirçevskin sepse, ndër të tjera, nuk ka deklaruar konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar nga pesë prokurime publike të fituara nga kompania e të dyshuarit të dytë, edhe pse “realizonte përfitim të drejtpërdrejtë material për vete dhe për bashkëshorten e tij”.

Mes këtyre përfitimeve, prokuroria pretendon se Mirçevski përdorte një automjet Volkswagen Passat nga kompania që fitonte tenderët, ndërsa bashkëshortja e tij përdorte shërbime transporti me automjete dhe shoferë.

Gjithashtu, ish-drejtori i SOZR ndiqet edhe për përvetësime të lidhura me udhëtime që paraqiteshin si zyrtare, për të cilat nënshkruante rezervime hotelesh, bileta avioni, urdhra udhëtimi jashtë vendit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do t’i çojnë këto lëndë drejt epilogut gjyqësor në mandatin e prokurorit të ri të shtetit.

Kocevski dha dorëheqje më 16 dhjetor, në ditën kur në Kuvend duhej të fillonte debati për shkarkimin e tij me propozim të Qeverisë.

Me largimin e tij, Kocevski akuzoi se vendimi i pushtetit është politik dhe u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se bëhet fjalë për “mosrespektim të dukshëm të parimeve mbi të cilat mbështetet shteti ligjor”.

Përfaqësues të pushtetit, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, e kritikonin vazhdimisht për mungesë rezultatesh në punën e tij.

Derisa deputetët të zgjedhin një prokuror të ri të shtetit, i cili sipas dispozitave ligjore propozohet nga Qeveria me mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, në këtë funksion më 22 dhjetor, u emërua një ushtruese detyre.

Në seancë, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë e emëruan Anita Topolova-Isajllovskën si ushtruese të detyrës së prokurorit të shtetit.

Një përpjekje për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës u bë edhe më 18 dhjetor, por nuk pati sukses për shkak të mungesës së një anëtari të Këshillit.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të shtetit nuk mund të qëndrojë në krye të Prokurorisë Publike më gjatë se gjashtë muaj./REL

The post Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

By: V K
13 December 2025 at 09:35

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch”, policia e Tiranës, ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare nga uniformat blu, bënë me dije se një prej të arrestuarve është prangosur për plagosje.

Njoftimi:

“Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale. Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin J. P., 33-vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36-vjeç. Këtë shtetas, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; me 10 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; si dhe i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 42-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin G. H., 41-vjeç. Nga dënimi me 5 vjet burgim, i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre vlonjatët (EMRAT)

By: V K
12 December 2025 at 10:26

Policia e Vlorës, ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se morën peng një shtetas kosovar, Fisnik Xhaka.

Sipas informacioneve policore, në prangat janë vënë shtetasit Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj.

Dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur shtetasin kosovar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne Vlorë, duke i kërkuar 70 mije euro.

“U bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, shtetasi kosovar i mbajtur pend është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim.

The post Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre vlonjatët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Marinari ra në kontakt me energjinë dhe humbi jetën/ Durrës, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

9 December 2025 at 12:25

DURRES– Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, kapitenin dhe inxhinierin e anijes pas ngjarjes së fundit, ku një marinar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi jetën.

I riu që humbi jetën ishte nga Azerbajxhani, ndërsa dy të tjerët që u prangosën janë nga Azerbajxhani dhe nga Gjeorgjia.

Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./abcnews.al

Thellohet skandali i basteve në Turqi/ Arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes, 27 futbollistë luajtën skuadrat në skedinë dhe…

By: V K
5 December 2025 at 12:18

Skandali i basteve në Turqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa dalin në dritë zhvillime të reja. Përfshirja e mijëra futbollistëve dhe disa gjyqtarëve, të cilët madje janë pezulluar, ka rezultuar në hetime të intensifikuara.

Zyra e prokurorit të Stambollit njoftoi zyrtarisht se kishte arrestuar një numër personash në lidhje me rastin.

Midis tyre, gjejmë emrat e dy futbollistëve, një nga Galatasaray dhe një nga Fenerbahce.

Konkretisht, ata janë Metehan Baltaçi (Galata) dhe Mert Hakan Yandaş (Fenerbahce). I pari akuzohet për bast në një ndeshje në të cilën ka marrë pjesë, ndërsa i dyti akuzohet për bast përmes një pale të tretë.

27 futbollistë vënë bast në ndeshjet e tyre

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit njoftoi se një operacion gjithëpërfshirës u krye në kuadër të fazës së dytë të çështjes, e njohur si “Hetimet e Basteve në Futboll”.

Bazuar në raportet e Komitetit të Hetimit të Krimeve Ekonomike (MASAK), të dhënat e mbledhura nga faqet e ligjshme të basteve dhe vendimet disiplinore të marra nga Komiteti Disiplinor i Futbollit Profesional në takimin e tij më 13 nëntor 2025, u iniciuan procedura ligjore kundër 46 të dyshuarve.

“Gjithsej 27 futbollistë, përfshirë lojtarin profesionist të futbollit të Galatasaray-t, Metahan Baltaç, u zbulua se kishin vënë bast në ndeshjen e ekipit të tyre. Lojtari profesionist i futbollit të Fenerbahçes, Mert Hakan Yantas, u zbulua se kishte vënë bast në faqet e ligjshme të basteve përmes dikujt tjetër”.

Pesë persona, përfshirë pronarin e Ankarasporit, Ahmet Oktan, presidentin e Ankarasporit, Emin Katipoglou, presidentin e Belediyesporit, Sahin Kaya dhe dy trajnerë, po përballen me akuza për manipulim ndeshjesh, pasi u identifikuan për përpjekje për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes së futbollit Ankaraspor-Belediyespor të mbajtur më 28/04/2024.

Gjithashtu u zbulua se kishte një marrëveshje për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes së futbollit Umraniyespor-Giresunspor të mbajtur më 24/12/2023.

Sot, në orën 07:15, 35 të dyshuar u arrestuan dhe u morën në paraburgim në përputhje me urdhrin e njëkohshëm të arrestimit, ndalimit, kontrollit dhe sekuestrimit të lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Stambollit për veprën penale të “Shkeljes së Ligjit Nr. 6222 për Parandalimin e Dhunës dhe Çrregullimit në Sport” kundër një totali prej 46 të dyshuarish të vendosur në Stamboll dhe 16 provinca të tjera.

5 të dyshuar ndodhen jashtë vendit. Përpjekjet për të arrestuar të dyshuarit e mbetur vazhdojnë.

The post Thellohet skandali i basteve në Turqi/ Arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes, 27 futbollistë luajtën skuadrat në skedinë dhe… appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë në Fier, policia arrestohen dy persona

By: V K
22 November 2025 at 12:00

Policia e Fierit, ka njoftuar arrestimin e dy personave të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e së premtes dy persona janë konfliktuar brenda lokalit, dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e rrethanave që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

The post Të shtëna me armë në Fier, policia arrestohen dy persona appeared first on Albeu.com.

Ndërtimet e paligjshme/ Policia rrethon objektet në Sauk, arrestohen 5 inspektorë të IMT Tiranë (EMRAT+VIDEO)

By: V K
5 November 2025 at 10:18

Në kuadër të operacionit të koduar “Wrong Project”, u vunë në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë, konkretisht, shtetasit Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi.

Po ashtu, u arrestuan edhe drejtuesja teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet.

Konkretisht, Bianka Xhumari dhe Ritvan Gjikolaj.

Policia e kryeqytetit, sqaron se jane shpallur në kërkim edhe 3 inspektore te tjere te IMT, ndërsa per nje tjetri nisi hetimi.

Në kërkim i shpallën edhe 3 persona të tjerë, administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.

Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.

Për këto raste:

-u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38-vjeç, K. R., 48-vjeç, A. D., 35-vjeç, O. C., 41-vjeç dhe E. D., 32- vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32-vjeç, K. D., 37-vjeç dhe A. N., 46-vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-u ndaluan shtetasit B. Xh., 35-vjeçe dhe R. Gj., 36-vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55-vjeçe dhe S. S., 67-vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45- vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.

Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

The post Ndërtimet e paligjshme/ Policia rrethon objektet në Sauk, arrestohen 5 inspektorë të IMT Tiranë (EMRAT+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

29 October 2025 at 22:20

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen spektakolare në muzeun e Luvrit dy javë më parë kanë “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje, sipas autoriteteve franceze. Të dy janë identifikuar nga ADN-ja gjatë hetimeve dhe dyshohet se përdorën mjete elektrike për të depërtuar në Galerinë Apollon të muzeut dhe për të vjedhur disa nga kurorat […]

The post Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Në kërkim nga Italia, arrestohen dy vëllezër në Durrës

28 October 2025 at 09:57

DURRËS- Arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për Ergis dhe Arbin hoxha, banues në fshatin Manzë.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali./abcnews.al

PARIS- Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në muzeun e Luvrit

26 October 2025 at 11:25

PARIS, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Dy të dyshuar janë arrestuar një javë pas vjedhjes së guximshme të bizhuterive nga muzeu i famshëm botëror i Luvrit në Paris, konfirmuan sot prokurorët.

Sipas njoftimeve të medieve , njëri nga të dyshuarit u ndalua në aeroportin Paris-Charles-de-Gaulle, ndërsa po nisej për në Algjeri. I  dyshuari tjetër është arrestuar në rajonin Seine-Saint-Denis.

Luvri u evakuua dhe u mbyll një javë më parë, pasi katër hajdutë të maskuar hynë në Galerinë Apollo, ku ruhen kurorëzat e mbetura franceze.

Ata hapën dy kutitë ekspozuese dhe u larguan me tetë bizhuteri që më parë i kishin zotëruar mbretëreshat dhe perandoret franceze, me një vlerë të vlerësuar prej 88 milionë eurosh (102 milionë dollarë).

Prokurorët thane të premten se hetuesit kishin mbledhur më shumë se 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe prova të tjera në vendin e grabitjes. /Ad.Ab/

The post PARIS- Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në muzeun e Luvrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

26 October 2025 at 10:53

Një javë pas grabitjes së bizhuterive me vlerë rreth 100 milionë dollarë nga Muzeu i Luvrit në Paris, janë arrestuar dy persona, raporton “Le Parisien”. Njëri prej tyre u kap në aeroportin “Charles de Gaulle”, në momentin që po përgatitej të hipte në një avion me destinacion Algjerinë. Sipas mediave franceze, të dy të arrestuarit […]

The post Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen emrat e katër të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit

By: V K
23 October 2025 at 10:09

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Manzë të Durrësit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz.

Uniformat blu, njoftojnë se janë zbardhur identitetet e katër të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë të në Manzë.

Bëhet fjalë për shtetasit: Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja, Emirjan Beqja, dy të fundit vëllezër me njëri tjetrin.

Mësohet se katër të arrestuarit do të përballen me akuzat përkrahje e autorit, moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje.

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamerieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamerierit.

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh, pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

NJOFTIMI I POLICISË

Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-E. C., 25-vjeç dhe E. K., 21-vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37-vjeç dhe E. B., 34-vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:

D. P., 21-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

G. A., 30-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Zbardhen emrat e katër të arrestuarve për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen katër persona

By: V K
23 October 2025 at 09:40

Në orët e para të ditën së djeshme rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Manzë të Durrësit.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë.

Ngjarja ndodhi jashtë një lokali. Ndërsa Daniel Pepa, është shpallur në kërkim.

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bënte një kafe.

Kamerieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamerierit.

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh, pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

NJOFTIMI I POLICISË

Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33-vjeç dhe A. K., 23-vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

E. C., 25-vjeç dhe E. K., 21-vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37-vjeç dhe E. B., 34-vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:

D. P., 21-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

G. A., 30-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen katër persona appeared first on Albeu.com.

Dhanë dëshmi të rreme për një vrasje në 1997, arrestohen çifti i bashkëshortëve në Lezhë

15 October 2025 at 14:50

LEZHË- Një çift bashkëshortësh është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dhanë dëshmi të rreme gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.

Të arrestuarit janë Valbona Prenga dhe Agustin Prenga banues në Lezhë, ndërsa akuzohen për veprën penale “Dëshmia e rreme”.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku vëllai i Valbona Prenga ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Dhunuan punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët (EMRAT)

By: V K
10 October 2025 at 12:46

Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Bëhet fjalë për shtetasit Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj.

Dje 61-vjecari Kozma Kukli, u dhunua fizikisht nga dy persona që janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur përballë tregut të Çoles. Kozma Kuklit, i kanë ardhur në ndihmë banorët e zonës, njoftuan ambulancën dhe policinë.

I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës për mjekim. Mjekët treguan se 61-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe syrin e djathtë e cila i rrezikon shikimin.

Siç shihet edhe nga pamjet, këmisha e 61-vjeccarit ishte e gjakosur pësoi dëmtime të rënda për shkak të goditjeve që e lanë të shtrirë në trotuar.

 

The post Dhunuan punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dhunuan policin dhe thyen kamerat e sigurisë në Komisariat, arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit

By: M C
4 October 2025 at 19:52

Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari, janë dy vëllezërit që dhunuan një efektiv policie në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Dy të rinjtë të moshës 21 dhe 18 vjeç janë djem të ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari.

Ata u arrestuan, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm goditën, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Gjithashtu u shoqëruan në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari thyen kamerën e sigurisë dhe dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit.

Gjithashtu, ata kërcënuan punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente”, informoi policia.

Njoftimi i policisë
Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Dhunuan policin dhe thyen kamerat e sigurisë në Komisariat, arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit appeared first on Albeu.com.

Goditën efektivin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 October 2025 at 17:09

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuan në flagrancë, pasi në orët e para të mëngjesit të së shtunës kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Këta të rinj, teksa  janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Gjithashtu, të rinjtë kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente./abcnews.al

 

I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit për të mos i vendosur gjobë, arrestohen me urdhër të SPAK dy inspektorët e ISHTI-t

28 September 2025 at 10:15

TIRANË- Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ata akuzohen se duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë rreth 2 milionë lekë të reja pronarit një subjekti privat në Korçë.

Ky subjekt, i cili objekt kontrolli prej dy inspektorëve nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licencën përkatëse për të ushtruar aktivitetin.

Sipas SPAK, dy inspektorët akuzohen se kanë toleruar shkeljet e gjetura pasi kanë përfituar para në këmbim.

Sakaq, njëri prej inspektorëve përkatësisht Olsi Jarazi është lënë në burg, ndërsa Luan Sadikaj në arrest shtëpie.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal:
Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;
Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27.9.2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Procedimi penal

Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimet dhe gjetjet

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse/abcnews.al

Sulmet ruse në Ukrainë alarmojnë Poloninë dhe NATO-n

28 September 2025 at 10:11

Polonia dhe aleatët e NATO-s janë detyruar të ngrejnë avionët luftarakë në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas një vale sulmesh të Rusisë ndaj Ukrainës Perëndimore, ka njoftuar ushtria polake.

Sipas faqes për ndjekjen e fluturimeve, Flightradar24, hapësira ajrore pranë qyteteve juglindore të Polonisë, Lublin dhe Rzeszow, është mbyllur deri të paktën në orën 04:00 GMT, për shkak të “aktivitetit të paparashikuar ushtarak që lidhet me sigurinë kombëtare”.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se kryeqyteti ukrainas është goditur nga një “sulm masiv”. Një ndërtesë pesëkatëshe është dëmtuar pjesërisht si pasojë e mbetjeve nga një dron, ndërsa të paktën tre persona janë dërguar në spital.

Tensionet në rajon janë rritur dukshëm pas disa rasteve të përsëritura të shkeljes së hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s nga Rusia gjatë këtij muaji.

“Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, që po kryen sulme në territorin e Ukrainës, avionët polakë dhe aleatë kanë nisur operacionet në hapësirën tonë ajrore”, ka bërë të ditur ushtria e Polonisë përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter).

Me “aleatë” nënkuptohen forcat e NATO-s, sipas terminologjisë ushtarake.

Ushtria polake ka sqaruar se këto veprime janë të natyrës parandaluese dhe synojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, Moska ka mohuar përfshirjen e saj pas raportimeve nga Danimarka, e cila ka thënë se disa dronë kanë fluturuar mbi aeroportet e saj. Estonia po ashtu ka akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore me aeroplanë luftarakë. Kohët e fundit, një mision mbrojtës ajror i NATO-s është zhvilluar mbi territorin e Polonisë, si përgjigje ndaj hyrjeve të dronëve rusë në hapësirën e saj ajrore.

Më 10 shtator, avionët luftarakë të Polonisë dhe NATO-s kanë rrëzuar tre dronë rusë që ishin futur në hapësirën ajrore polake.

Në anën tjetër, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që futen në hapësirën e tyre ajrore.

E mbytën më pas e hodhën në liqen, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim (EMRAT)

By: V K
19 September 2025 at 09:04

Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga.

Dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas dosjes hetimore, ata e morën peng, e dhunuan brutalisht dhe më pas e mbytën me litar.

Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.

Arrestimi i tyre u konsiderua hapi i parë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

The post E mbytën më pas e hodhën në liqen, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌