❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë

15 December 2025 at 16:46

Rikthimi në detyrë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u prit me reagime të forta nga Lëvizja Bashkë, e cila e ka konsideruar simbol të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të pushtetit.

“Balluku nĂ« burg!” ishte parulla qĂ« LĂ«vizja BashkĂ« shkroi nĂ« muret dhe derĂ«n kryesore tĂ« ministrisĂ« paraditen e sĂ« hĂ«nĂ«s, teksa bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r njĂ« protestĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme para Kuvendit tĂ« enjten.

Sipas Lëvizjes, rikthimi i Ballukut në detyrë përbën fyerje për qytetarët e ndershëm dhe minon besimin publik te drejtësia dhe institucionet shtetërore.

Parullat u fshinë menjëherë nga administrata e ministrisë, pa asnjë reagim zyrtar mbi aktin protestues.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon për abuzime me tenderët e disa prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimimit të Kryeministrit Edi Rama kundër një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila e kishte pezulluar nga angazhimi në qeveri.

Deputeti i LĂ«vizjes BashkĂ«, Redi Muçi, e cilĂ«soi aksionin e sĂ« hĂ«nĂ«s simbolik dhe shprehje tĂ« indinjatĂ«s qytetare ndaj sipas tij, njĂ« “realiteti institucional tĂ« deformuar”.

Ai theksoi se Balluku administron një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, SPAK ka ngritur akuza për abuzime me tenderë, me një dëm të pretenduar prej 50 milionë eurosh.

Muçi krahasoi rastin me situatën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas tij, kjo krijon standarde të dyfishta në trajtimin e pushtetit.

“Nga njĂ«ra anĂ« kemi ministren qĂ« mban nĂ« dorĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« buxhetit tĂ« shtetit, ndaj sĂ« cilĂ«s ka akuza tĂ« rĂ«nda pĂ«r abuzime nĂ« tenderĂ«,” tha Muçi, ndĂ«rsa nga ana tjetĂ«r “kemi njĂ« kryetar bashkie qĂ« ndodhet nĂ« paraburgim dhe qĂ« pretendon qĂ« kĂ«shilli bashkiak t’i marrĂ« mendimin nga qelia pĂ«r miratimin e buxhetit tĂ« bashkisĂ«â€.

Lëvizja ka paralajmëruar një protestë tjetër ditën e enjte, në orën 18:00, para Kuvendit. Kërkesat përfshijnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Më herët, lëvizja protestoi kundër buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë të pabarabartë dhe përjashtues për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Lexo gjithashtu:

The post Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë appeared first on Citizens.al.

Nga barrierat tregtare te mungesa e punëtorëve, sfidat kryesore të bizneseve në Ballkan sipas raportit të RCC-së

15 December 2025 at 10:09


Bizneset në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të përballen me sfida serioze për rritjen dhe zhvillimin e tyre, sipas gjetjeve kryesore të raportit Balkan Barometer 2025, të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Tri pengesat kryesore për rritjen e biznesit janë: taksat e larta, ekonomia informale, konkurrenca e pandershme, dhe korrupsioni.

Raporti tregon se vetëm 48% e bizneseve në rajon shprehen të kënaqura me klimën aktuale të biznesit në vendet e tyre, duke reflektuar një nivel të ulët besimi në mjedisin ekonomik dhe institucional.

Ndërkohë, 67% e bizneseve raportojnë se gjatë 12 muajve të fundit janë përballur me rritje të kostove të energjisë, fuqisë punëtore, qirasë dhe shpenzimeve të tjera operative.

telegrafi.com

Sipas të dhënave të raportit, mungesa e fuqisë punëtore vlerësohet me 6.8 pikë në një shkallë nga 1 deri në 10, si faktor që ndikon në rritjen e bizneseve në rajon. Ky vlerësim tregon se bizneset e konsiderojnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar si një pengesë të konsiderueshme për zhvillimin dhe zgjerimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, 69% e bizneseve në Ballkanin Perëndimor theksojnë se heqja e barrierave tregtare është e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit brenda rajonit. Ky perceptim nënvizon nevojën për lehtësim të procedurave tregtare dhe rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit, shkruan Telegrafi.

Raporti nxjerr në pah edhe perceptimin e bizneseve lidhur me luftën kundër korrupsionit. Sipas Balkan Barometer 2025, vetëm 44% e bizneseve besojnë se lufta kundër korrupsionit është efektive, çka tregon për një nivel relativisht të ulët besimi në institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat ekzistues të sundimit të ligjit.

Tutje në raport theksohet se bizneset në Ballkanin Perëndimor kanë ndjerë drejtpërdrejt efektet pozitive të masave për lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit brenda rajonit.

Sipas të dhënave të Balkan Barometer 2025, 39% e bizneseve deklarojnë se regjimi i roamingut falas brenda rajonit ka ulur kostot e operimit.

Ndërkohë, 35% thonë se kanë përfituar edhe nga ulja e tarifave të roamingut të të dhënave me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq 66% e bizneseve në rajon presin përfitime nga udhëtimi vetëm me letërnjoftim brenda Ballkanit Perëndimor, një rritje prej 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shihet si lehtësim konkret për lëvizjen e stafit, takimet e biznesit dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Të dhënat e Balkan Barometer 2025 sugjerojnë se, për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Ballkanin Perëndimor, institucionet duhet të fokusohen në politika që adresojnë mungesën e fuqisë punëtore, përmirësojnë qasjen tregtare brenda rajonit dhe rrisin efektivitetin e luftës kundër korrupsionit.

Raporti Balkan Barometer realizohet çdo vit nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, me mbështetje të Bashkimit Evropian, dhe paraqet një pasqyrë të qëndrimeve të bizneseve dhe qytetarëve lidhur me zhvillimet ekonomike dhe institucionale në rajon.

Raportin e plotĂ« e gjeni KËTU. /Telegrafi/

PĂ«rditĂ« para KryeministrisĂ«, protesta ndryshe e “ShqipĂ«ria BĂ«het”

12 December 2025 at 18:02

Prej 8 dhjetorit, njĂ« grup qytetarĂ«sh dhe aktivistĂ«sh tĂ« LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”, tĂ« drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mban njĂ« protestĂ« tĂ« vazhdueshme para KryeministrisĂ«.

Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.

Lëvizja e konsideron këtë qasje shembull të degradimit të qeverisjes dhe për këtë kërkon detyrimin për ta larguar qeverinë aktuale, vendosjen e një qeverie teknike dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Qëndresa e përditshme para Kryeministrisë

Grupi i aktivistëve dhe qytetarëve është vendosur në mjedis të hapur, në trotuarin buzë Kryeministrisë dhe e vazhdon protestën pavarësisht temperaturave të ulëta.

Protesta nisi mĂ« “8 Dhjetor”, ditĂ«n qĂ« pĂ«rkujton lĂ«vizjen e dhjetorit 1990, e cila shĂ«noi nisjen e fundit tĂ« diktaturĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri. Edona Haklaj, tregoi pĂ«r Citizens.al se vendimi pĂ«r protestĂ«n erdhi pas diskutimeve dhe dakordĂ«sisĂ« nĂ« lĂ«vizje se pĂ«rballĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« çështjeve korruptive nĂ« qeveri, nevojitej medoemos njĂ« reagim.

Ajo vetĂ« mundi t’i bashkohej plotĂ«sisht protestĂ«s ditĂ«n e dytĂ«, por tregoi se gjendja ishte e vĂ«shtirĂ« pasi nĂ« ditĂ«t e para pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« ngritur çadra kampingu, tĂ« cilat do tĂ« pĂ«rdoreshin nga aktivistet vajza u ndalua nga punonjĂ«sit e policisĂ«.

“Arsyetimi ishte absurd kinse ne pengonim qarkullimin e rrugĂ«s, nĂ« njĂ« kohĂ« kur ne jemi vendosur nĂ« trotuar,” theksoi Haklaj.

Me kalimin e ditëve, angazhimit iu bashkuan edhe aktivistë dhe qytetarë të tjerë. Mëngjesin e së premtes, grupi ishte me të paktën 10 protestues të cilët e kishin kaluar natën e katërt jashtë.

PĂ«r t’u mbrojtur nga i ftohti kishin improvizuar njĂ« rrethim me kartonĂ«, tĂ« cilĂ«t mbaheshin nga karriget. QytetarĂ« tĂ« ndryshĂ«m u kishin sjellĂ« ushqime, ujĂ«, batenie, teksa tre arka me mandarina qĂ«ndronin krah megafonit.

“VĂ«shtirĂ«sia mĂ« e madhe Ă«shtĂ« gjatĂ« netĂ«ve, pas orĂ«s 2-3 ku bĂ«het shumĂ« ftohtĂ«,” tregoi Haklaj.

Por sipas Haklajt, mbështetja që po u vjen nga qytetarët i ka inkurajuar ata të vijojnë më tej.

GjatĂ« ditĂ«s, qytetarĂ« tĂ« ndryshĂ«m ndalen dhe shkĂ«mbejnĂ« biseda me Lapajn dhe aktivsitĂ« tĂ« tjerĂ«, ndĂ«rsa çdo mbrĂ«mje ora 17:00 shĂ«non momentin kryesor tĂ« tubimit, ku fjalime dhe thirrje tĂ« ndryshme pĂ«rcillen “Live!” edhe nĂ« rrjetet sociale.

Lapaj tha për Citizens.al se numri i pjesëmarrësve në këto tubime të pasditeve është në rritje. Ai beson se qëndresa e zgjatur mund të krijojë presion të mjaftueshëm për dorëheqjen e Kryeministrit.

NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim, ai e pĂ«rshkruan sheshin si hapĂ«sirĂ« tĂ« hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t pa logo partie, ku secili ta shprehĂ« hallin e vet pĂ«rballĂ« “autokracisĂ«â€, siç e cilĂ«son ai qeverisjen aktuale.

Kërkesa: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Për protestuesit, mosveprimi i Kryeministrit ndaj zëvendëskryeministres Balluku tregon normalizimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Lapaj argumenton se një qeveri që mban në detyrë një zyrtare nën hetim penal ka humbur legjitimitetin moral. Sipas tij, ky rast është simbol i krizës më të gjerë të llogaridhënies dhe transparencës në qeveri.

PĂ«rballĂ« kĂ«saj gjendjeje, LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het”, propozon ngritjen e njĂ« qeveria teknike njĂ«vjeçare, tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga intelektualĂ« brenda dhe jashtĂ« vendit, me mandat pĂ«r reformim tĂ« kuadrit zgjedhor.

QĂ«llimi final, sipas Lapajt, Ă«shtĂ« mbajtja e “zgjedhjeve tĂ« para realisht tĂ« lira dhe tĂ« ndershme pas 34 vitesh pluralizĂ«m”.

Atmosfera në shesh përfshin edhe qytetarë të paorganzuar që kërkojnë ndryshime politike.

“PretendojmĂ« tĂ« hyjmĂ« nĂ« EvropĂ«, por kĂ«shtu [me kĂ«tĂ« nivel korrupsioni] nuk na pranon njeri,” tha njĂ« qytetar pas takimit mbĂ«shtetĂ«s qĂ« pati me Lapajn.

Ai deklaroi se mbështeste çdo protestë, pavarësisht numrit, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj premtimeve politike dhe nevojën për standarde europiane të qeverisjes aktuale.

Protesta e pĂ«rditshme e LĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het” Ă«shtĂ« ndryshe nga tĂ« gjitha protestat e deritanishme nga kampi opozitar.

Ajo synon të kthehet në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. Megjithatë, suksesi i saj do të varet nga aftësia për të ruajtur pjesëmarrjen, për të shmangur mbi-politizimin e lëvizjes dhe për të prodhuar presion real ndaj pushtetit.

Në një moment të polarizuar politik, kjo protestë po teston hapësirën që qytetarët kanë për të ndikuar vendimmarrjen qeveritare jashtë mekanizmave të partive tradicionale.

Lexoni gjithashtu:

The post PĂ«rditĂ« para KryeministrisĂ«, protesta ndryshe e “ShqipĂ«ria BĂ«het” appeared first on Citizens.al.

Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues

12 December 2025 at 14:12

Mes pakënaqësisë për rritjen e pabarazisë, abuzimeve dhe orientimin e fondeve publike kryesisht drejt koncesioneve, Lëvizja Bashkë shprehu kundërshtinë e saj ndaj buxhetit të 2026 përmes një proteste para Kuvendit. Ata kërkuan përgjegjësi nga qeveria për abuzimet me detyrën, politika që garantojnë dinjitet dhe minimum jetik.

Buxheti 2026 rikthen Lëvizjen Bashkë para Kuvendit

Mirjeta, pensioniste nga Tirana, thotĂ« se jeton me 17 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj. Ajo tregon se pa ndihmĂ«n e fĂ«mijĂ«ve nuk do tĂ« siguronte as bukĂ«n e pĂ«rditshme. BashkĂ« me shoqen e saj dhe dhjetĂ«ra qytetarĂ«, ajo iu bashkua tĂ« enjten protestĂ«s sĂ« LĂ«vizjes BashkĂ« para Kuvendit, me thirrjen “Populli kundĂ«r korrupsionit dhe varfĂ«risĂ«!”.

Ndërsa qytetarët protestonin, Kuvendi diskutonte buxhetin e vitit 2026. Lëvizja Bashkë e konsideroi atë të pabarabartë, regresiv dhe të ndërtuar mbi politika që rëndojnë shtresat e varfra.

Eduart Koruni, profesionist i sapodalĂ« nĂ« pension, tha pĂ«r Citizens.al se shumica e pensionistĂ«ve marrin mĂ« pak se 20 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj. Ai thekson se kjo shumĂ« nuk mjafton “as pĂ«r bukĂ« dhe djathĂ«â€.

Klodi Leka, nga LĂ«vizja BashkĂ«, kritikoi mĂ«nyrĂ«n e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave buxhetore. Ai theksoi pabarazinĂ« e taksimit duke kĂ«mbĂ«ngulur se “shteti taton 20% bukĂ«n, 6% kazinotĂ« dhe 0% investitorĂ«t strategjikĂ«.”

Mirela Ruko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Lëvizjes, theksoi peshën që mbajnë mësuesit, mjekët, punëtorët dhe bujqit në ekonominë e vendit. Ajo argumentoi se pasuria e krijuar me mundin e tyre përfundon në projekte klienteliste.

“Ne nuk kemi plaçkĂ« pĂ«r t’u shitur dhe asnjĂ« ditĂ« pĂ«r t’u falur atyre,” thirri Ruko teksa shtoi se “nuk jemi popull i varfĂ«r, ka kaq vite qĂ« grabitemi dhe me mundin dhe djersĂ«n tonĂ« ata [pushtetarĂ«t] kanĂ« ndĂ«rtuar kĂ«shtjella”.

Protestuesit përmendën pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra në qeveri si simbol të krizës së thellë të korrupsionit që, sipas tyre, ka kapluar pushtetin e Kryeministrit Edi Rama.

Arlind Qori, kreu i LĂ«vizjes BashkĂ«, tha se korrupsioni “vret pĂ«rditĂ« nĂ« kantieret e ndĂ«rtimit, nĂ« miniera dhe nĂ« rrugĂ«t ku tĂ« rinjtĂ« shtyhen drejt kriminalizimit”.

Ai shtoi se 720 mijë pensionistë mbijetojnë vetëm falë solidaritetit familjar.

“Pa ndihmĂ«n e fĂ«mijĂ«ve, qindra mijĂ«ra prej tyre do tĂ« ishin duke lypur,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi iu bashkua protestës pas debatit në Kuvend, duke kritikuar orientimin e buxhetit të vitit 2026 ku 27% e tij shkon për koncesionet dhe marrëveshjet në partneritet me privatët.

Muçi theksoi se arsimi dhe shëndetësia mbeten në nivele minimale, me vetëm 2.3% dhe 2.9% të PBB-së, larg standardeve të BE-së që ofrojnë dy deri pesë herë më shumë se kaq.

Bora Mema, nga Lëvizja, u shpreh se pabarazitë e thella ekonomike e bëjnë demokracinë vetëm një iluzion. Ajo theksoi se liria e konsumit nuk është liri reale për qytetarët me të ardhura minimale.

“E vetmja liri Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« ditur cilat produkte do tĂ« zgjedhim me aq pak qindarka sa kemi nĂ« xhep”, u shpreh Mema, e cila bĂ«ri njĂ« paralele me lĂ«vizjen pĂ«r ndryshimin e sistemit 35 vite mĂ« parĂ«.

Protesta e Lëvizjes Bashkë evidentoi sërish shqetësimin në rritje për pabarazinë sociale, prioritetet fiskale dhe abuzimet me fondet publike.

Për këtë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut, ngritjen e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Lexoni gjithashtu:

The post Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues appeared first on Citizens.al.

Altin Dumani: Korrupsioni prek të gjitha institucionet, kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar, një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale

By: V K
12 December 2025 at 12:38

KĂ«tĂ« tĂ« premte, kreu nĂ« ikje i SPAK, Altin Dumani, nĂ« njĂ« aktivitet tĂ« mbajtur nĂ« Universitetin “AleksandĂ«r Moisiu” nĂ« DurrĂ«s, theksoi se korrupsioni Ă«shtĂ« njĂ« plagĂ« qĂ« ka prekur tĂ« gjitha institucionet nĂ« vend.

Ai e nisi nga Prokuroritë, teksa tha se fatkeqësisht iu është dashur që të vënë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, siç u shpreh Dumani, kanë pasur edhe raporte shoqërore.

Po ashtu, sipas Dumanit, edhe nga radhët e policisë në kaq vite funksionim të SPAK, janë hetuar dhe gjykuar mbi 70 efektivë policie, të cilët kanë rezultuar edhe pjesë të grupeve kriminale.

Edhe një gjyqtar, shtoi Dumani, rezultoi i përfshirë në krim dhe është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal.

“Korrupsioni Ă«shtĂ« njĂ« plagĂ« qĂ« prek tĂ« gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. FatkeqĂ«sisht na Ă«shtĂ« dashur t’i vĂ«mĂ« pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« edhe kolegĂ«t tanĂ«, madje mund tĂ« kemi pasur edhe marrĂ«dhĂ«nie shoqĂ«rore. Por kemi zbatuar detyrĂ«n. PĂ«r tĂ« ardhur edhe te policia. NĂ« kaq vite SPAK, numri i policĂ«ve tĂ« hetuar pĂ«r korrupsion dhe vepra tĂ« tjera penale Ă«shtĂ« mbi 70. NĂ« kĂ«to vite, numri i policĂ«ve tĂ« hetuar pĂ«r korrupsion apo vepra tĂ« tjera penale Ă«shtĂ« mbi 70. FatkeqĂ«sisht, nĂ« hetimet tona kemi konstatuar funksionarĂ« tĂ« lartĂ« policie, qĂ« madje janĂ« deklaruar edhe fajtorĂ«, si pjesĂ« tĂ« organizatave kriminale apo grupeve tĂ« strukturuara kriminale. Nuk janĂ« vetĂ«m nga policia, por edhe nga gjyqĂ«sori. NjĂ« kemi njĂ« çështje kur njĂ« gjyqtari i Ă«shtĂ« atribuuar edhe vepra penale si pjesĂ«marrje nĂ« organizatĂ« kriminale. Por Policia e Shtetit, pavarĂ«sisht kĂ«saj pjese e cila na ka rezultuar e implikuar nĂ« vepra penale, policia nĂ« masĂ«n absoute janĂ« djem edhe vajza qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar nĂ« punĂ«n e tyre dhe meritojnĂ« respekt”, u shpreh Dumani.

Dumani pritet tĂ« mbyllĂ« 3 vjeçarin si kryeprokuror mĂ« 18 dhjetor, pĂ«r t’ia lĂ«nĂ« mĂ« pas stafetĂ«n Klodian Brahos, qĂ« u zgjodh njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

The post Altin Dumani: Korrupsioni prek të gjitha institucionet, kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar, një gjyqtar ishte i përfshirë në organizatë kriminale appeared first on Albeu.com.

Raporti i IKD-së: Rriten rastet e korrupsionit, por Prokuroria nuk i përballon ngarkesat

9 December 2025 at 15:42


Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si (IKD) ka publikuar raportin “Performanca e drejtĂ«sisĂ« nĂ« ndjekjen dhe gjykimin e korrupsionit”, ku paraqiten gjetjet mbi trajtimin e rasteve tĂ« korrupsionit gjatĂ« vitit 2024 dhe nĂ«ntĂ«mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025.

Gjatë prezantimit, hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se nga 11 të akuzuarit për korrupsion të profilit të lartë, vetëm 3 prej tyre janë akuzuar duke mbajtur detyrën zyrtare, ndërsa 72.7% e personave tjerë janë akuzuar vetëm pasi që janë larguar nga detyra zyrtare.

Ai shtoi se në nëntëmujorin e parë të vitit 2025 situata ndryshon.

“Nga 4 zyrtarĂ«t e akuzuar, vetĂ«m njĂ«ri akuzohet si ish-zyrtar, ndĂ«rsa tre tĂ« tjerĂ«t janĂ« akuzuar pĂ«r pozitat qĂ« ende mbajnĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas tij, për vitin 2024, situata ka qenë edhe më problematike, duke theksuar se nga 7 të akuzuarit për korrupsion të profilit të lartë, asnjë prej tyre nuk është akuzuar gjatë kohës sa kanë mbajtur pozitën zyrtare, teksa Prokurori i Shtetit ka pësuar regres në trajtimin e numrit të lëndëve, për shkak se gjatë periudhës përkatëse nuk ka mundur të kryejë lëndë aq sa ka pranuar.

Shala ka kritikuar edhe mungesĂ«n e kĂ«rkesave pĂ«r sekuestrim dhe konfiskim tĂ« pasurisĂ« sĂ« pĂ«rfituar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme, duke thĂ«nĂ« se “nĂ« vetĂ«m shtatĂ« raste Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r sekuestrim ose konfiskim
 ndĂ«rsa nĂ« 29 raste njĂ« kĂ«rkesĂ« e tillĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«â€.

Ai theksoi se vetĂ«m “19% tĂ« aktakuzave Prokurori i Shtetit ka bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r sekuestrim
 ndĂ«rsa 81% e aktakuzave janĂ« ngritur pa njĂ« propozim tĂ« tillĂ«â€.

Shala paralajmëroi për rritje të numrit të lëndëve në Prokurori.

“Ky institucion e ka filluar vitin 2024 me 583 lĂ«ndë  nĂ« fund tĂ« nĂ«ntĂ« (9) mujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit 2025, numri i rasteve Ă«shtĂ« ngritur nĂ« 880”.

NĂ« tryezĂ« foli edhe gjykatĂ«si i GjykatĂ«s Supreme, Afrim Shala, i cili tha se “sistemi gjyqĂ«sor ka arritur efikasitet mbi 100% nĂ« trajtimin e rasteve tĂ« korrupsionit, duke treguar pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vazhdueshĂ«m”. Ai kujtoi se nĂ« vitin 2022 kishte sfida, por “nga viti 2022 e tutje kemi parĂ« progres tĂ« theksuar”.

Gjykatësja e Apelit, Afërdita Bytyqi, deklaroi se rastet e korrupsionit trajtohen shpejt.

“maksimumi brenda tre muajve
 dhe vetĂ«m nĂ« raste tĂ« jashtĂ«zakonshme mund tĂ« zgjasin deri njĂ« vit”. Ajo sqaroi se vonesat e rasteve tĂ« vjetra “lidhĂ«n me kompleksitetin e lĂ«ndĂ«ve.

Prokurori Zef Prendrecaj tha se raporti është i nevojshëm për transparencë.

“Ne i mirĂ«presim gjetjet dhe konstatimet
 qĂ« ndihmon forcimin e sundimit tĂ« ligjit”.

NdĂ«rsa anĂ«tari i KĂ«shillit Prokurorial, Arian Gashi, tha se vetĂ«m “48% e aktakuzave pĂ«r korrupsion kanĂ« kaluar nĂ« gjykata gjatĂ« vitit 2024”, duke shtuar se nĂ« 2025 ka njĂ« rritje nĂ« 60%.

Avokatja Albulena Ukimeri kritikoi mungesĂ«n e fokusit nĂ« rastet e profilit tĂ« lartĂ«, duke thĂ«nĂ« se: “Ndjekja penale e profilit tĂ« lartĂ« mbetet nĂ« periferi
 çdo vonesĂ« Ă«shtĂ« humbje e besimit tĂ« publikut”.

PĂ«rfaqĂ«suesi i BE-sĂ«, Alfons Lentz, tha se “rasteve tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« korruptiv nuk u kushtohet vĂ«mendja e duhur”, duke ngritur shqetĂ«sim edhe pĂ«r mungesĂ«n e StrategjisĂ« Antikorrupsion:

“Nuk e kemi StrategjinĂ« Antikorrupsion
 dhe kjo pengon adresimin e rasteve mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara”.

Në tryezë u diskutua edhe për provat që prokuroria përdor në aktakuza dhe për pranueshmërinë e tyre nga gjykatat, si dhe për sfidat procedurale.

Publikimi i raportit shërbeu si platformë për reflektim mbi progresin dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit, duke hapur rrugën për rekomandime konkrete për përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

“LuftĂ« korrupsionit dhe krimit”/ Gonzato apel tĂ« rinjve: Mos u largoni, veproni!

By: armand
8 December 2025 at 18:34

NĂ« DitĂ«n e RinisĂ«, ambasadori i BE-sĂ« nĂ« TiranĂ«, Silvio Gonzato i ka drejtuar apelin e tij pikĂ«risht brezit tĂ« ri. NĂ« aktivitetin “RrugĂ«t e RinisĂ« 2030”, ai theksoi se nĂ« procesin e integrimit tĂ« vendit do tĂ« kĂ«rkohet mĂ« shumĂ« angazhim pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« dhe krimit, duke nĂ«nvizuar se tĂ« rinjtĂ« duhet [
]

The post “LuftĂ« korrupsionit dhe krimit”/ Gonzato apel tĂ« rinjve: Mos u largoni, veproni! appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni dhe krimi në nivele të larta. Tre vitet e Dumanit në SPAK, sukses apo propagandë?

By: Elva
3 December 2025 at 21:45

Hetimet e nisura nĂ« mandatin e parĂ« tĂ« SPAK, ishin nĂ« fazĂ« paraprake dhe ende pa prekur figurat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« politikĂ«s. TĂ« pandehurit e parĂ« ishin ish-ministra, ish-deputetĂ« dhe zyrtarĂ« lokalĂ«. Dosje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por jo tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« thyer mitin e pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« nĂ« nivele tĂ« larta. “Vitet e fundit duket se [
]

The post Korrupsioni dhe krimi në nivele të larta. Tre vitet e Dumanit në SPAK, sukses apo propagandë? appeared first on BoldNews.al.

Zelensky mund ta ketë marrë tashmë një rrugë të qartë drejt paqes në Ukrainë

2 December 2025 at 11:48


Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Njeriu i dytë më i fuqishëm i Ukrainës ka rënë nga froni. Disa orë pasi Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) bastisi shtëpinë e tij dhe hetoi rolin e tij në skandalin e korrupsionit në energji prej 100 milionë dollarësh, Andriy Yermak dha dorëheqjen si kreu i administratës presidenciale ukrainase. Dhe, tani ai ndodhet në vijën e parë të luftës.

Largimi i Yermakut është mbrojtje për aktivistët kundër korrupsionit në Ukrainë dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga anëtarët kyçë të koalicionit politik të presidentit Volodymyr Zelensky. Më herët këtë muaj, deputeti i Shërbëtorit të Popullit, Fedir Venislavskyi, pranoi diskutimet brenda partisë për pozitën e papranueshme të Yermakut. Këto debate të brendshme u shndërruan në thirrje publike pas bastisjes nga NABU-ja dhe largimi i Yermakut pati një aurë të pashmangshme.

Përveçse thekson shkëputjen e Zelenskyt nga skandalet e korrupsionit, dorëheqja e Yermakut ka pasoja të mëdha për procesin e paqes. Ndërsa diplomacisë e shpejtë [shuttle diplomacy] dhe intensive e udhëhequr nga ShBA-ja nuk arriti të shënojë një përparim drejt armëpushimit, Yermaku drejtoi ekipin negociator të Ukrainës.

NĂ« aktin e tij tĂ« fundit si kryenegociator, Yermaku pĂ«rjashtoi kategorikisht dorĂ«zimin e territoreve ndaj RusisĂ«. NjĂ« pĂ«rgjigje sfiduese kjo ndaj kĂ«rcĂ«nimit tĂ« presidentit rus Vladimir Putin pĂ«r tĂ« “luftuar deri te ukrainasi i fundit”.

Duke pasur parasysh rolin qendror të Yermakut në procesin e negociatave për paqe të Ukrainës, largimi i tij duket si pranim i heshtur se sa larg jemi nga një armëpushim i zbatueshëm. Por, mund të ketë edhe një anë të ndritshme: mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve të tensionuara të Ukrainës me administratën e presidentit Donald Trump dhe të hapë rrugë për një zgjidhje pragmatike të luftës.

Para se Trumpi të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, Yermaku kishte marrëdhënie të tensionuara me lëvizjen MAGA [Make Ameriaca Great Again]. Premtimi i Yermakut për të hetuar Burisma-n, kompaninë ukrainase të energjisë që kishte punësuar Hunter Bidenin, për pak kohë e vendosi atë në një linjë me Trumpin.

Kur u bë e qartë se Yermaku kishte folur pa miratimin e Zelenskyt, u zbeh vullneti i mirë i tij ndaj Trumpit. Kongresistja republikane nga Indiana, me origjinë ukrainase, Victoria Spartz, udhëhoqi sulmin publik të MAGA-s kundër Yermakut duke pretenduar se ai mbante komunikime të fshehta me Rusinë dhe se e kishte ngarkuar zëvendësin e tij, Oleg Tatarov, për të penguar hetimet kundër korrupsionit.

Ndërsa Trumpi ushtronte presion mbi Ukrainën për të pranuar lëshimet territoriale ndaj Rusisë, hendeku midis Yermakut dhe Shtëpisë së Bardhë u zgjerua. Në biseda private, Yermaku nënkuptoi se agjentët rusë ndodheshin brenda ekipit të Trumpit.

Gjatë vizitës sime në Uashington në tetor, u bë e qartë për mua se retorika e egër e Yermakut shtonte armiqësinë ndaj udhëheqjes së Zelenskyt në rrethin e Trumpit. Në pjesën republikane të Uashingtonit, Yermakut ishte sinonim i korrupsionit ukrainas dhe i mungesës së mirënjohjes për ndihmën ushtarake të ShBA-së.

Largimi i Yermakut hap rrugën që figura më të afërta me Trumpin të rrisin profilin brenda ekipit negociator të Ukrainës. Shefi i inteligjencës ushtarake GUR, Kyrylo Budanov, raportohet se është takuar me sekretarin e Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll - këtë javë në Abu Dhabi - dhe ka theksuar publikisht rolin potencialisht vendimtar të Trumpit për ta përfunduar luftën në Ukrainë.

Ndërsa pozita e ish-ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov - si ndërmjetës me Uashingtonin - mund të zbehet për shkak të hetimit të NABU-së, profili diplomatik i Budanovit mund të rritet në të njëjtën masë.

Për sa kohë që Rusia vazhdon bombardimet e saj të pamëshirshme ndaj civilëve ukrainas dhe taktikat padobishme penguese, kundërshtimi i paepur i Yermakut ndaj lëshimeve territoriale do të qëndrojë.

Megjithatë, Trumpi ka gjasa ta ngacmojë sërish Zelenskyn për këtë çështje, pasi të dërguarit e tij të besuar, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të vizitojnë Moskën.

Një negociator i ri, pa barrën e deklaratave të ashpra të së kaluarës, mund të jetë i gatshëm të marrë vendimet e vështira që janë të nevojshme për paqen në Ukrainë. Meqenëse edhe Putini ka shkarkuar Dmitry Kozakun, një negociator rus që angazhohej rregullisht me Yermakun, procesi i ngecur i paqes mund të fitojë më në fund një dinamikë të re.

Largimi i Yermakut dhe zotimi i Zelenskyt pĂ«r tĂ« riformuar administratĂ«n presidenciale tĂ« UkrainĂ«s, duhet t’ia japin njĂ« shtysĂ« tĂ« pĂ«rkohshme fatit politik tĂ« presidentit nĂ« kohĂ« lufte. Mund tĂ« japĂ« edhe njĂ« pĂ«rfitim mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r perspektivat e paqes nĂ« UkrainĂ«. /Telegrafi/

Jo “Republika e ProkurorĂ«ve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrĂ«nuar ShqipĂ«rinĂ«

25 November 2025 at 10:34

Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e [
]

The post Jo “Republika e ProkurorĂ«ve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrĂ«nuar ShqipĂ«rinĂ« appeared first on Reporter.al.

Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

24 November 2025 at 07:34

MĂ« 10 shtator 2021, vetĂ«m pesĂ« ditĂ« para mbylljes sĂ« afatit pĂ«r dorĂ«zimin e ofertave nĂ« shtatĂ« tenderĂ« pĂ«r segmentet e UnazĂ«s sĂ« Madhe tĂ« TiranĂ«s – njĂ« paketĂ« prokurimesh me vlerĂ« rreth 18 miliardĂ« lekĂ«sh, apo 148 milionĂ« euro me kursin e kohĂ«s, ministrja e InfrastrukturĂ«s Belinda Balluku thirri me urgjencĂ« nĂ« zyrĂ« Evis [
]

The post Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku appeared first on Reporter.al.

Një ide për shërimin e shoqërisë - Nga Babilonia te Ballkani modern

22 November 2025 at 20:07


Korrupsioni nuk është shpikje moderne dhe nuk është një devijim i rastësishëm i sistemeve politike të sotme apo kuadrit ligjor-rregullativ që krijojnë institucionet. Tekstet më të hershme të Babilonisë, rreth gjashtë mijë vjet më parë, flasin për padrejtësi, abuzim dhe shpërdorim pushteti. Por, fakti që korrupsioni është i lashtë nuk e bën atë të pashmangshëm

Shkruan: Hetem Ramadani

Në mjedisin tonë ballkanik, ky fenomen jo vetëm që vazhdon, por është bërë normalitet, i natyralizuar përmes lajmeve të përditshme mbi hetime ndaj ish-presidentëve, ish-ministrave, kryetarëve lokalë dhe figurave të larta publike. Pyetja nuk është më pse ka korrupsion: pyetja reale është pse ai mbijeton, forcohet, dhe pse shoqëria duket se e ka pranuar si mënyrë të natyrshme të ekzistencës së saj.

Në shkencën moderne, Max Planck na kujtoi se ne studiojmë natyrën, flasim për të dhe mendojmë për të, por ajo mbetet mister dhe se njeriu, vetë studiuesi, është pjesë e këtij misteri. I njëjti parim zbatohet edhe për korrupsionin në shoqëri: ne flasim për të, e denoncojmë, ndërtojmë mekanizma, krijojmë reforma, gjykata, struktura dhe programe, por fenomeni mbetet i pranishëm sepse ata që e analizojnë shpesh janë pjesë e së njëjtës ndërthurje.

Nëse vëzhguesi është i ndotur, vëzhgimi nuk sjell dritë. Nëse vetëdija është e turbullt, zgjidhja nuk lind. Korrupsioni nuk është vetëm shkelje ligjore - është pasqyrim i një vetëdijeje të papërpunuar, e ndikuar nga frika, interesi, kultura, modeli shoqëror dhe kushtëzimet e trashëguara. Ndaj, pyetjet që bëjmë në nivelin racional nuk mjaftojnë. Duhet të lindin pyetje në një nivel më të pastër, ku vetëdija nuk është e deformuar nga interesi.

Kur pyetja lind nga vetëdija e qartë, fenomeni fillon të ndryshojë. Kur vëzhguesi pastrohet, e vëzhguara ndriçohet. Transformimi i korrupsionit nuk fillon me ndëshkim, por me ndërgjegjësim - sepse shoqëria shërohet vetëm kur shërohet vetëdija që e ndërton atë.

“Korrupsioni nuk jeton nĂ« institucione, por nĂ« hijen e vetĂ«dijes sĂ« pashqyrtuar. Kur njeriu ndriçohet, sistemi ndriçohet.” - Hetem Ramadani

“AtĂ« qĂ« ligji s’e shĂ«ron, e shĂ«ron vetĂ«dija; dhe kur zemra bĂ«het transparente, asgjĂ« e errĂ«t nuk gjen vend.” - Hetem Ramadani

“ShoqĂ«ria ndryshon jo kur dĂ«non tĂ« korruptuarin, por kur zgjohet nga gjumi i brendshĂ«m ku korrupsioni merr frymĂ«.” - Hetem Ramadani

TrashĂ«gimia e traumĂ«s – si faktor ndikues

Qasja moderne ndaj traumës na dëshmon se përvojat kolektive mund të ndikojnë në sjelljet shoqërore. Epigjenetika tregon se streset e gjata historike mund të lënë gjurmë në mënyrën se si aktivizohen gjenet. Ballkani ka kaluar pushtime, shtypje kulturore, mungesë lirie, varfëri dhe rënie institucionale të herëpashershme. Këto kanë prodhuar një kujtesë kolektive të pasigurisë dhe mosbesimit.

Por kjo shpjegon vetëm sfondin - jo fajin. Korrupsioni i sotëm nuk ushqehet nga gjenet, por nga: kapja e shtetit, drejtësia e komanduar, partitë që funksionojnë si sipërmarrje private, pasuria publike e përvetësuar nga një grusht njerëzish, mediat e varura nga pushteti. Pra, thelbësisht, trauma shpjegon klimën, por nuk justifikon kriminalitetin politik.

Shoqëria jonë si trup i inflamuar

Metafora e trupit tĂ« inflamuar e shpjegon mĂ« mirĂ« gjendjen shoqĂ«rore. NĂ« biologji, kur njĂ« trup pĂ«rballet me stres tĂ« vazhdueshĂ«m, inflamacioni bĂ«het kronik. NĂ« kĂ«tĂ« gjendje, organizmi nuk funksionon normalisht - ai shpenzon deri nĂ« 50% tĂ« energjisĂ« vetĂ«m pĂ«r t’u mbrojtur, jo pĂ«r t’u zhvilluar. E njĂ«jta gjĂ« ndodh nĂ« shoqĂ«ri: Energjia kolektive nuk shkon nĂ« kreativitet, inovacion, arsim, kulturĂ«, bashkĂ«punim, zhvillim. Ajo harxhohet nĂ« mbijetesĂ«, frikĂ«, pasiguri, dhe reagime ndaj krizave tĂ« pĂ«rhershme.

Kjo gjendje prodhon: lodhje kolektive, humbje të shpresës, rënie të vetëbesimit, varfëri afatgjatë, manipulim të lehtë të popullsisë.

Një popull i lodhur nuk reziston, nuk kërkon transformim dhe nuk shemb strukturat që e shtypin. Dhe pikërisht për këtë arsye, lodhja nuk është pasojë - është mjet pushteti. Ata që e shkaktuan inflamacionin e shoqërisë, e përdorin atë për ta sunduar më lehtë.

“ShoqĂ«ria e lodhur Ă«shtĂ« trup i inflamuar. Lideri i sĂ« ardhmes nuk krijon inflamacion, nuk krijon zjarr; ai krijon ekuilibĂ«r, qetĂ«si dhe energji pĂ«r pyetje kuantike." - Hetem Ramadani”

Liderët si mekanizëm i sëmundjes, jo si pasojë e saj

Kur një trup është i shëndetshëm, qelizat punojnë për organizmin e tërë. Kur ato bëhen kancerogjene, rriten, konsumojnë dhe nuk shërbejnë. Kështu veprojnë liderët që shfrytëzojnë shoqërinë. Por ky krahasim shkon edhe më thellë: në hapësirën tonë ballkanike, këta liderë nuk lindin rastësisht, ata prodhohen nga një sistem i qëllimshëm ku: drejtësia emërohet nga politika, prokuroria frikësohet në misionin e saj për të hetuar, drejtësia në gjykata negociohen, tenderët jepen vetëm për klientët, - pasuria publike zhduket në duar private, dhe kështu me radhë. Kjo nuk është metaforë biologjike - kjo është arkitekturë pushteti.

“Lideri qĂ« humb egon, bashkohet me popullin dhe bĂ«het molekula e re e sĂ« ardhmes.” Si hidrogjeni e oksigjeni qĂ« humbin identitetet pĂ«r tĂ« krijuar ujĂ«, lideri i vĂ«rtetĂ« humb veten pĂ«r t’u bĂ«rĂ« jetĂ« pĂ«r tĂ« tjerĂ«t. Ky Ă«shtĂ« transformimi kuantik." - Hetem Ramadani

Paradigma e rreme e dritës në fund të tunelit

PĂ«r dekada me radhĂ«, njerĂ«zve u Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« tĂ« durojnĂ«, tĂ« presin, tĂ« shpresojnĂ«. Kjo retorikĂ« ka prodhuar gjenerata tĂ« tĂ«ra qĂ« e kanĂ« lidhur shpresĂ«n me vuajtjen. Por kjo nuk Ă«shtĂ« thĂ«nie e pafajshme — Ă«shtĂ« psikologji e nĂ«nshtrimit. E vĂ«rteta Ă«shtĂ«: populli nuk Ă«shtĂ« nĂ« tunel; errĂ«sira nuk Ă«shtĂ« e natyrshme; drita nuk mungon, por ajo pengohet.

Paradigma e re nuk është të presim fundin e tunelit, por ta kuptojmë se tuneli është ndërtuar për të na mbajtur aty.

“Lideri i sĂ« ardhmes nuk pyet si tĂ« dalĂ« nga tuneli; ai pyet si tĂ« bĂ«het dritĂ« para tunelit. Pyetja e tij nuk lind nga frika e mendjes, por nga fusha e unifikuar e ndĂ«rgjegjes." - Hetem Ramadani”

Vetëdija - jo mjaftueshme pa kosto

Rritja e vetëdijes është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Korrupsioni nuk shembet me ndërgjegjësim, por me: Ndëshkim real; transparencë të pakompromistë; media të pakapura; institucione të pavarura; shkëputje të parasë nga politika dhe qytetarë që nuk pranojnë të jenë pjesë e zinxhirit kompromentues të sistemit.

Prandaj, Vetëdija pa veprim është teori. Reforma pa dhimbje është iluzion.

Përfundim

Nëse duam të çlirohemi nga korrupsioni, duhet të pranojmë se ai nuk është mallkim historik, por projektim i përditshëm: Nuk është fat, por strategji: Nuk është dështim, por mekanizëm kontrolli.

Shërimi fillon kur trauma identifikohet, por nuk përdoret si justifikim; kur populli kupton se nuk është viktimë, por faktor; kur energjia kthehet nga mbijetesa në krijimtari; kur lodhja nuk pranohet si normalitet, por si alarm.

Shqipëria, Kosova dhe gjithë Ballkani nuk është trup i sëmurë - është trup i mbajtur i sëmurë. Dhe, kjo ndryshon vetëm kur shoqëria refuzon të jetë pjesë e inflamacionit dhe bëhet pjesë e shërimit. /Telegrafi/

Rama mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit

19 November 2025 at 13:13

“Po bĂ«ni prokurorinĂ« popullore
”, u tha kryeministri deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s, tĂ« cilĂ«t e nisĂ«n seancĂ«n plenare tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s duke kĂ«rkuar llogari pse ai mbante ende nĂ« detyrĂ« zĂ«vendĂ«skryeministren Balluku, e marrĂ« e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pĂ«r shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tenderin e ndĂ«rtimit tĂ« Tunelit tĂ« LlogarasĂ«. Marrjen e saj si [
]

The post Rama mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit appeared first on Reporter.al.

Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin

By: armand
18 November 2025 at 21:42

DeputetĂ«t e PartisĂ« Demokratike zhvilluan sot njĂ« takim me Mark Fleming, Drejtorin pĂ«r Çështjet e EuropĂ«s PerĂ«ndimore dhe Qendrore nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Shtetit. Lajmin e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur kryetari i Grupit Parlamentar tĂ« PD-sĂ«, Gazment Bardhi, i cili zbardh diksutimet qĂ« demokratĂ«t zhvilluan me zyrtarin e DASH. Bardhi theksoi se Shtetet e Bashkuara [
]

The post Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin appeared first on BoldNews.al.

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

By: armand
16 November 2025 at 17:47

Ministri i JashtĂ«m gjerman Johann Wadephul u ka kĂ«rkuar shteteve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« zbatojnĂ« reforma tĂ« mĂ«tejshme, duke thĂ«nĂ« se kjo Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara pĂ«rpjekjet e tyre afatgjata pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE dhe pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« pĂ«rpjekjeve tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s pĂ«r tĂ« ushtruar ndikim nĂ« rajon. “Sundimi i ligjit, lufta [
]

The post Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian appeared first on BoldNews.al.

A mund të çojë 'kriza e korrupsionit' në 'një krizë më të thellë' në Ukrainë?

13 November 2025 at 22:55


Një skandal korrupsioni që përfshin partnerin e biznesit të presidentit Volodymyr Zelensky, aleatët politikë dhe një grup keqbërësish të supozuar që përfitonin nga një monopol i energjisë bërthamore ka tronditur Ukrainën e varfër për energji.

Vëzhguesit i thanë Al Jazeera-s se skandali mund të shkatërrojë vlerësimet për Zelenskyn, të zemërojë donatorët perëndimorë dhe të shkaktojë një krizë politike që mund të çojë në humbje në fushëbetejë.

“Ajo qĂ« po ndodh nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« plaçkitja e njĂ« kompanie shtetĂ«rore gjatĂ« luftĂ«s, dhe kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e dhimbshme pĂ«r njerĂ«zit”, ka thĂ«nĂ« pĂ«r Al Jazeera, Tetiana Shevchenko e QendrĂ«s sĂ« Veprimit KundĂ«r Korrupsionit, njĂ« grup nĂ« Kiev, pĂ«rcjell Telegrafi.

Ndërsa Timur Mindich, i cili ishte bashkëpronar i trupës komike District 95 që e çoi Zelensky drejt famës dhe një presidencie të mëvonshme, është truri i supozuar i skemës së korrupsionit rreth kontratave me Energoatom, konsorciumi shtetëror që menaxhon stacionet e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas dy agjencive antikorrupsion.

Raketat dhe dronët rusë vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën e gjenerimit dhe shpërndarjes së energjisë në Ukrainë, dhe centralet bërthamore janë bërë burimi kryesor i energjisë elektrike të vendit.

Mindich, 46 vjeç, iku nga Ukraina disa orë para se hetuesit të trokisnin në derën e apartamentit të tij luksoz në qendër të Kievit të hënën. Ai thuhet se ka udhëtuar për në Izrael.

"Kapja e biznesmenit Timur Mindich ishte pothuajse e pamundur; ikja e tij nuk është një surprizë", tha një burim i zbatimit të ligjit për transmetuesin NV.ua.

Një ditë më vonë, dy mbikëqyrës të pavarur të korrupsionit akuzuan Mindich dhe shtatë persona të tjerë për ryshfet, shpërdorim detyre dhe pasurim të paligjshëm nga ryshfetet deri në 15 përqind nga kontratat me Energoatom që arritën në rreth 100 milionë dollarë.

Agjencitë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO), publikuan regjistrime video dhe audio në të cilat grupi duket se përdor nofka dhe fjalë të koduara për të diskutuar ryshfetet që arrijnë në dhjetëra miliona dollarë.

Zelensky, fushata presidenciale e të cilit kundër korrupsionit pati jehonë tek votuesit në vitin 2019, u përpoq të frenonte autonominë e të dy agjencive në korrik, pasi ato hapën hetime ndaj aleatëve dhe ish-partnerëve të tij të biznesit.

Por ai tani është tërhequr dhe është zotuar t'i mbajë ato të pavarura pas protestave masive popullore.

“Çdo veprim antikorrupsion qĂ« jep rezultate Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m; ne kemi nevojĂ« pĂ«r pashmangshmĂ«rinĂ« e ndĂ«shkimit”, tha Zelensky tĂ« hĂ«nĂ«n. “Duhet tĂ« ketĂ« dĂ«nime”.

Por ekspertja e antikorrupsion Shevchenko e hodhi poshtë deklaratën e tij.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje. ËshtĂ« si tĂ« thuash, 'Le tĂ« vendosĂ« gjykata'”, tha ajo.

“Ishte Zelensky ai qĂ« i solli kĂ«ta njerĂ«z nĂ« pushtet; ata pĂ«rdorĂ«n emrin e tij kur emĂ«ruan 'mbikĂ«qyrĂ«s' pĂ«r kompaninĂ« e energjisĂ«â€, shtoi ajo.

Rezultatet e hetimit u publikuan në YouTube nga NABU dhe ofrojnë një vështrim mbi grupin, masat dhe veprimet e tyre të fshehtësisë.

Ukrainasit janĂ« tĂ« kapluar nga skandali, i cili ka qenĂ« “lajm nĂ« faqen e parĂ«â€ qĂ« nga e hĂ«na.

Disfatë ushtarake?

Skandali i ngjan njĂ« "preludi" tĂ« njĂ« seriali tĂ« gjatĂ« televiziv qĂ« “do tĂ« tĂ«rheqĂ«â€ ukrainasit pĂ«r vitet qĂ« vijnĂ«, sipas Volodymyr Fesenko, kreu i grupit tĂ« mendimit Penta me seli nĂ« Kiev.

NdĂ«rkohĂ«, kundĂ«rshtarĂ«t politikĂ« tĂ« Zelenskyt “do tĂ« tundohen shumĂ« pĂ«r tĂ« nisur njĂ« sulm nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« ndaj presidentit”, tha Fesenko pĂ«r Al Jazeera.

NjĂ« sulm i tillĂ« do tĂ« kishte qenĂ« normal nĂ« njĂ« UkrainĂ« paqĂ«sore, por gjatĂ« luftĂ«s, mund tĂ« shkaktojĂ« njĂ« “krizĂ« politike tĂ« brendshme qĂ« mund ta dobĂ«sojĂ« ndjeshĂ«m shtetin dhe, nĂ« rastin mĂ« tĂ« keq, tĂ« çojĂ« nĂ« disfatĂ« ushtarake”, theksoi ai.

MegjithatĂ«, ai paralajmĂ«roi se “fillimi i zhurmshĂ«m i çështjes nuk garanton pĂ«rfundimin e saj tĂ« suksesshĂ«m”.

Fesenko iu referua Çështjes Amber – njĂ« hetim pĂ«r dy ligjvĂ«nĂ«s qĂ« dyshohet se kanĂ« pranuar ryshfete nga “mafia e qelibarit” qĂ« nxjerr nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme gurin gjysmĂ« tĂ« çmuar nĂ« UkrainĂ«n qendrore.

Hetimi u hap në vitin 2017 me shumë bujë dhe prezantimin e provave audio dhe video të regjistruara fshehurazi.

Por nuk rezultoi në dënime pasi gjyqtarët thanë se nuk mund të pranonin provat e mbledhura në mënyrë të paligjshme.

Petro Poroshenko, president në atë kohë, u zotua të miratonte një ligj që rregullonte minierat e qelibarit, por kjo nuk u realizua kurrë.

Dronë të shtrenjtë?

Mindich thuhet se është i lidhur edhe me Firepoint, një kompani ukrainase që prodhon dronë për sulme të thella, pajisje mbikëqyrjeje ajrore dhe raketa.

Mindich mohoi lidhjet me Firepoint, por kompania po hetohet për korrupsion pasi fitoi një sërë kontratash fitimprurëse qeveritare.

Gjermania ka paguar disa nga faturat dhe skandali mund të rrezikojë ndihmën ushtarake të ardhshme të Berlinit.

"Lobistët e kësaj iniciative në Gjermani tani duken si hajdutë", tha Nikolay Mitrokhin i Universitetit të Bremenit në Gjermani për Al Jazeera.

Sipas tij, skandali është simbolik i korrupsionit më të gjerë që shpesh përfshin prokurimin ushtarak, përvetësimin e ndihmës së huaj dhe madje edhe marrëdhëniet midis oficerëve që thuhet se marrin ryshfete nga ushtarakët që duan të marrin leje.

"Për fat të keq, korrupsioni sistemik dhe vendimmarrja e bazuar në të përcaktojnë karakterin e armiqësive dhe qëndrimin e popullsisë së Ukrainës ndaj mbrojtjes së tyre personale të një rajoni të tillë - diçka që çon në pasoja të rënda në fushën e betejës", theksoi Mitrokhin.

Deja vu

Ajo që i zemëron ukrainasit është se skandali duket si një përsëritje e një tjetër fatkeqësie politike që shkatërroi paraardhësin e Zelenskyt.

Petro Poroshenko, njeriu më i pasur dhe ish-ministër i jashtëm i Ukrainës, u zgjodh president pas një kryengritjeje popullore anti-ruse në vitin 2014, duke premtuar të çrrënjosë korrupsionin endemik të Ukrainës.

Pesë vjet më vonë, një raport hetimor identifikoi mikun dhe aleatin e tij të fëmijërisë si trurin e një skeme për të shitur pajisje ushtarake ruse të kontrabanduara dhe të dorës së dytë Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës me çmime të tepruara.

Poroshenko u fishkëllye nga skena gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe humbi zgjedhjet e vitit 2019 ndaj Zelenskyt, një komedian i njohur dhe politikan i ri, i cili gjithashtu premtoi të çrrënjosë korrupsionin.

"Kjo është ajo me të cilën Zelensky e mundi Poroshenkon gjatë zgjedhjeve", kujton aktivistja antikorrupsion Shevchenko.

"Dhe ai gjithashtu premtoi, se do t'i fuste miqtĂ« e tij nĂ« burg, nĂ« rast se ndodh diçka e ngjashme”, tha ajo. /Telegrafi/

Një skandal i madh korrupsioni përfshin aleatët kryesorë të Zelenskyt

12 November 2025 at 20:09


Ministrat e energjisë dhe të drejtësisë të Ukrainës kanë dhënë dorëheqjen pas një hetimi të madh për korrupsion në sektorin energjetik të vendit.

Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e ministres së Energjisë, Svitlana Grynchuk, dhe ministrit të Drejtësisë, Herman Halushchenko të mërkurën.

Të hënën, organet antikorrupsion akuzuan disa persona për orkestrimin e një skeme përvetësimi në sektorin e energjisë me vlerë rreth 100 milionë dollarë, përfshirë operatorin kombëtar bërthamor Enerhoatom.

Disa nga ata të përfshirë në skandal janë - ose kanë qenë - bashkëpunëtorë të ngushtë të Zelenskyt, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Akuza është se ministri i Drejtësisë, Herman Halushchenko dhe ministra dhe zyrtarë të tjerë kryesorë morën pagesa nga kontraktorët që ndërtonin fortifikime kundër sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike.

Midis atyre që dyshohet se janë të përfshirë janë ish-zëvendëskryeministri Oleksiy Chernyshov dhe Timur Mindich - një biznesmen dhe bashkëpronar i ish-studios televizive të Zelensky-t, Kvartal95. Që atëherë, ai thuhet se është larguar nga vendi.

Halushchenko tha se do të mbrohej kundër akuzave, ndërsa Grynchuk tha në mediat sociale: "Brenda fushëveprimit të aktiviteteve të mia profesionale nuk ka pasur shkelje të ligjit".

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (Nabu) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (Sap) thanë se hetimi - i cili zgjati 15 muaj dhe përfshinte 1,000 orë regjistrime audio - zbuloi pjesëmarrjen e disa anëtarëve të qeverisë ukrainase.

Sipas Nabu, personat e përfshirë mblodhën sistematikisht ryshfete nga kontraktorët e Enerhoatom me vlerë midis 10% dhe 15% të vlerave të kontratës.

Organet kundër korrupsionit thanë gjithashtu se shumat e mëdha ishin pastruar në skemë dhe publikuan fotografi të çantave plot me para të gatshme. Fondet më pas u transferuan jashtë Ukrainës, përfshirë Rusinë, tha Nabu.

Prokurorët pretenduan se të ardhurat e skemës u pastruan përmes një zyre në Kiev të lidhur me familjen e ish-ligjvënësit ukrainas dhe senatorit aktual rus Andriy Derkach.

Nabu ka publikuar fragmente të reja të hetimit dhe përgjimeve të saj çdo ditë dhe të martën premtoi se do të ketë më shumë.

Skandali po zhvillohet në sfondin e përshkallëzimit të sulmeve ruse ndaj objekteve energjetike ukrainase, duke përfshirë nënstacionet që furnizojnë me energji elektrike centralet bërthamore.

Ai gjithashtu do të hedhë një dritë mbi korrupsionin në Ukrainë, i cili vazhdon të jetë endemik pavarësisht punës së Nabu dhe Sap në 10 vitet që nga krijimi i tyre.

Në korrik, shpërthyen protesta mbarëkombëtare për shkak të ndryshimeve që frenojnë pavarësinë e Nabu dhe Sap.

Ukrainasit kishin frikë se kombi mund të humbiste statusin e lakmuar të vendit kandidat për në BE, i cili iu dha me kusht që të zhvillonte një luftë të besueshme kundër korrupsionit.

Partnerët evropianë të Kievit gjithashtu shprehën alarm për vendimin, me ambasadorët nga grupi i kombeve G7 që shprehën dëshirën për të diskutuar çështjen me udhëheqjen ukrainase.

Reagimi ishte më i ashpri që goditi qeverinë ukrainase që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022 dhe u shua vetëm nga vendimi i Zelensky për të rivendosur lirinë e dy organeve antikorrupsion. /Telegrafi/

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

3 November 2025 at 17:56

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë dhe Presidentit, që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi pjesërisht dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e kryeqytetit.

Trupa gjykuese vendosi me shumicĂ« votash, pesĂ« “pro”, tre “kundĂ«r”, se aktet e KĂ«shillit Bashkiak, qeverisĂ« dhe tĂ« kreut tĂ« shtetit, kanĂ« shkelur parimet kushtetuese qĂ« garantojnĂ« vijimĂ«sinĂ« e mandatit tĂ« njĂ« tĂ« zgjedhuri vendor.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve të tyre dhe rikthimin e Veliajt në detyrën e tij publike, pavarësisht faktit se ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vlerësoi kështu, se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kronologjia e zhvillimeve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një beteje institucionale që nisi pasi SPAK i komunikoi Veliajt akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje sendesh të paligjshme në burg. Ai u mor zyrtarisht i pandehur më 22 korrik.

Një muaj e rreth dy javë më vonë, Kryeministri Rama njoftoi paraprakisht kandidimin e Ogerta Manastirliut për ta zëvendësuar në bashkinë e Tiranës.

Kjo vendimmarrje u komunikua më 11 shtator pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste dhe vijoi më pas me propozimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mosparaqitjes në detyrë për një kohë më të gjatë se 3 muaj.

Veliajt iu mohua e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, teksa nga qelia ai e komentoi këtë nismë si të padrejtë pasi mungesa prej 10 shkurtit, kur u arrestua, nuk kishte ardhur si rrjedhojë e vullnetit të tij.

Qeveria e miratoi propozimin unanim të Këshillit Bashkiak më 25 shtator dhe më pas Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor si datë të zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera: Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku.

Nisur nga këto zhvillime, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke e konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe në shkelje të Kushtetutës pasi shkarkimi, sipas tij, u parapri në organe partiake.

Arsyetimet e tij se askush nuk mund të privohet nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj i paraqiti në seancën e së premtes, datë 31 tetor, ku për gjatë 7 orësh Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët.

Me vendimin e së hënës, Gjykata ndalon tashmë mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë dhe rikthen një ekuilibër të ri politik në kryeqytet, duke hapur debat mbi legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga një zyrtar i ndaluar me masë sigurie.

Juristët dhe aktorët politikë kishin paralajmëruar pasoja të gjera për marrëdhëniet mes pushteteve dhe për mënyrën se si trajtohen funksionarët e zgjedhur që përballen me akuza penale nëse procedura e shkarkimit të Veliajt do të legjitimohej nga Kushtetuesja.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Citizens.al.

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

By: Elva
1 November 2025 at 17:19

NĂ« 2025, qytetarĂ«t shqiptarĂ« ndihen mĂ« tĂ« pasigurt pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar sesa pĂ«rballĂ« ndonjĂ« rreziku ushtarak apo kĂ«rcĂ«nimi tĂ« jashtĂ«m. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga gjetjet kryesore tĂ« Barometrit tĂ« SigurisĂ« 2025, sondazhit kombĂ«tar qĂ« Qendra pĂ«r Studimin e DemokracisĂ« dhe Qeverisjes (CSDG) realizon çdo vit pĂ«r tĂ« matur perceptimet e [
]

The post Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Kryeprokurori i Shtetit: ËshtĂ« e domosdoshme tĂ« jemi mĂ« proaktivĂ« nĂ« hetimin e korrupsionit

1 November 2025 at 13:06


Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në konferencën vjetore të prokurorëve theksoi se vitet që po lëmë pas, sistemi i drejtësisë, përfshirë sistemin prokurorial, është përballur me sfida të mëdha.

Ai theksoi se mosaprovimi i kërkesave buxhetore për plotësimin e nevojave institucionale, veçmas për rritjen e numrit të prokurorëve, ka kufizuar punën e Prokurorit të Shtetit, por edhe të gjyqtarëve, e me këtë edhe një drejtësi efikase, edhe pse sipas tij, qytetarët, me të drejtë, presin që rastet e tyre të trajtohen me kohë dhe brenda afateve të parapara ligjore.

“ËshtĂ« koha e fundit qĂ« institucionet kompetente tĂ« mendojnĂ« shumĂ« seriozisht pĂ«r krijimin e kushteve pĂ«r punĂ« mĂ« efikase nĂ« prokurori dhe gjykata, sepse drejtĂ«sia e vonuar nuk Ă«shtĂ« drejtĂ«si; pĂ«rkundrazi, njĂ« drejtĂ«si e vonuar vetĂ«m sa paraqet shkaqe dhe arsye pĂ«r zhgĂ«njim dhe rritje tĂ« kriminalitetit dhe dĂ«mtim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

Mungesa e prokurorĂ«ve nĂ« raport me numrin e lĂ«ndĂ«ve tĂ« grumbulluara qĂ« nga koha e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe numri i madh i rasteve tĂ« reja tĂ« pranuara nĂ« punĂ« janĂ« sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, sepse nuk mund tĂ« vazhdohet mĂ« tutje gjendja nĂ« tĂ« cilĂ«n njĂ« prokuror, brenda njĂ« dite, tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« nĂ« gjykatĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« tĂ« aktakuzave, shumica e tĂ« cilave janĂ« punuar nga kolegĂ«t e tjerĂ« prokurorĂ«. NdĂ«rkaq, ai qĂ« i pĂ«rfaqĂ«son ato aktakuza, mund tĂ« mos jetĂ« fare i njoftuar pĂ«r rrjedhĂ«n e hetimeve dhe provat qĂ« duhet t’i prezantojĂ« nĂ« gjykim”, thekoi Kelmendi.

Ai tha tutje se pasojat e numrit tĂ« pamjaftueshĂ«m tĂ« prokurorĂ«ve po i vuajnĂ« qytetarĂ«t dhe gjyqtarĂ«t, tĂ« cilĂ«t, me tĂ« drejtĂ«, i caktojnĂ« seancat gjyqĂ«sore, mirĂ«po, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« arsyeshme tĂ« prokurorĂ«ve, nuk mund t’i mbajnĂ« ato seanca.

“NĂ«se prokurorĂ«t janĂ« tĂ« detyruar qĂ« çdo ditĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« seancat gjyqĂ«sore, shtrohet njĂ« pyetje e thjeshtĂ«: kur ata prokurorĂ« mund tĂ« kryejnĂ« hetimet e atyre rasteve qĂ« i kanĂ« nĂ« punĂ«, ose, thĂ«nĂ« ndryshe, çfarĂ« cilĂ«sie mund tĂ« kenĂ« hetimet nĂ«se prokurorĂ«t nuk e kanĂ« asnjĂ« ditĂ« tĂ« lirĂ« nga seancat gjyqĂ«sore pĂ«r tĂ« kryer hetimet bazuar nĂ« cilĂ«si dhe afate tĂ« arsyeshme ligjore”, tha ai.

“Edhe pse jemi duke u ballafaquar me sfida tĂ« shumta, konsideroj se institucioni i Prokurorit tĂ« Shtetit ka arritur efikasitet tĂ« lartĂ« nĂ« punĂ«n e vet. GjatĂ« vitit 2024 janĂ« pranuar nĂ« punĂ« 50,681 kallĂ«zime-lĂ«ndĂ« penale, ndĂ«rsa janĂ« zgjidhur 45,481 kallĂ«zime – lĂ«ndĂ« penale ose 90% tĂ« rasteve tĂ« pranuara. NdĂ«rsa, gjatĂ« nĂ«ntĂ«mujorit tĂ« kĂ«tij viti, Prokurori i Shtetit ka zgjidhur apo pĂ«rfunduar 92.52% tĂ« rasteve tĂ« pranuara nĂ« punë’.

Sipas tij, gjatë vitit 2024, norma e zgjidhjes së lëndëve nga Prokurori i Shtetit sipas indikatorëve të CEPEJ-it, ka shënuar ngritje pozitive.

“PĂ«rderisa nĂ« vitin 2023 Prokurori i Shtetit kishte kryer 81% tĂ« rasteve tĂ« pranuara, nĂ« vitin 2024 ka kryer 90% tĂ« rasteve tĂ« pranuara. KĂ«tu dua tĂ« veçoj Departamentet e Krimeve tĂ« RĂ«nda, sepse nĂ« vitin 2024 kanĂ« kryer 95% tĂ« rasteve tĂ« pranuara, nĂ« krahasim me 89% qĂ« kishin kryer nĂ« vitin 2023.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe trajtimit të rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik. Gjatë vitit 2024, Prokurori i Shtetit ka pranuar në punë kallëzime penale kundër 2,554 personave, ndërsa ka zgjidhur kallëzimet penale për 1,836 persona apo 75%.

NdĂ«rsa pĂ«r nĂ«ntĂ«mujorin e kĂ«tij viti, nĂ« rastet e korrupsionit ka zgjidhur 648 raste ose 75.35%, respektivisht 1,173 persona dhe pĂ«r rastet e krimit ekonomik janĂ« zgjidhur 267 raste me 332 persona ose 81.40% nĂ« raport me rastet e pranuara”.

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi tha se është e domosdoshme të jenë më proaktivë në hetimin e korrupsionit, veçanërisht të atij të nivelit të lartë, pasi efektet e këtij fenomeni kanë pasoja të rënda dhe rrezikojnë drejtpërdrejt proceset integruese.

“Korrupsioni dĂ«mton besimin e qytetarĂ«ve nĂ« institucionet shtetĂ«rore, pengon zhvillimin ekonomik dhe minon pĂ«rpjekjet pĂ«r fuqizimin e sundimit tĂ« ligjit. Prandaj kemi detyrim kombĂ«tar dhe profesional tĂ« veprojmĂ« me vendosmĂ«ri, integritet dhe guxim qĂ« askush tĂ« mos jetĂ« mbi ligjin dhe qĂ« drejtĂ«sia tĂ« jetĂ« e barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, tha ai.

Sipas tij, për veprat penale të krimit të organizuar, gjatë vitit që lamë pas, prokurorët e shtetit që punojnë në PSRK kanë treguar sukses të mirë, sepse kanë pranuar në punë 18 raste me 63 persona, ndërsa kanë zgjidhur 18 raste me 207 persona, ndërsa në nëntëmujorin e këtij viti kanë zgjidhur 15 raste me 63 persona.

“Po ashtu, nĂ« vitin 2024 ishin tĂ« shĂ«njestruara 97 raste, qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« krimet mĂ« tĂ« rĂ«nda nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, nga tĂ« cilat janĂ« ngritur 85 aktakuza, ndĂ«rsa nĂ« nĂ«ntĂ«mujorin e kĂ«tij viti janĂ« zgjidhur 39 raste me aktgjykime tĂ« plotfuqishme”.

Lidhur me krimet e luftës, ai tha se pas kalimit të kompetencave të plota në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, tashmë janë bërë hapa konkretë dhe pozitivë, ku vetëm në vitin 2024, PSRK-ja ka zgjidhur 27 raste të tilla apo 90.91% rasteve të pranuara.

Gjithashtu gjatë vitit 2024, Prokurori i Shtetit ka trajtuar më shumë seriozitet edhe rastet e terrorizmit, ku janë zgjidhur 45 raste me 92 persona, ndërsa gjatë nëntëmujorit të këtij viti janë zgjidhur edhe 3 raste me 15 persona.

“NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, dua t’u bĂ«j thirrje publike tĂ« gjitha institucioneve ligjzbatuese qĂ« tĂ« veprojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« lartĂ« dhe pĂ«rkushtim maksimal nĂ« trajtimin e çdo informacioni qĂ« mund tĂ« kontribuojĂ« nĂ« parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, si njĂ« prej krimeve mĂ« tĂ« rĂ«nda kundĂ«r njerĂ«zimit dhe sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare. AsnjĂ«herĂ« nuk duhet neglizhuar faktin qĂ« grupet e caktuara radikale dhe ekstremiste mund tĂ« jenĂ« burimi mĂ« i drejtpĂ«rdrejtĂ« i terrorizmit”.

Kelmendi mĂ« tej tha se njĂ« sukses solid i Prokurorit tĂ« Shtetit ka arritur edhe nĂ« fushĂ«n e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit, ku vlera e pasurisĂ« sĂ« ngrirĂ« dhe tĂ« sekuestruar gjatĂ« vitit 2024 ishte 48,299,297.86 €, ndĂ«rsa vlera pĂ«rfundimtare e konfiskimeve nga gjykata ishte 2,035,057.60 €.

‘Kur po flasim pĂ«r sekuestrimin dhe konfiskimin, mĂ« duhet tĂ« them se ende kemi shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«. Duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« e qartĂ« se mjetet me tĂ« cilat Ă«shtĂ« kryer vepra penale dhe ato qĂ« janĂ« pĂ«rfituar me vepĂ«r penale duhet tĂ« konfiskohen, dhe, pĂ«r t’u arritur ky qĂ«llim, prokurorĂ«t duhet tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« proaktivĂ« dhe mĂ« tĂ« vendosur”.

Sa u përket rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, Prokurori i Shtetit edhe gjatë vitit 2024 i ka trajtuar me prioritet këto raste, ku vetëm gjatë këtij viti janë zgjidhur 39 raste me 45 persona, ndërsa për nëntëmujorin e vitit 2025 janë zgjidhur 26 raste me 37 persona.

“Lidhur me rastet e dhunĂ«s nĂ« familje, nĂ« vitin 2024 Prokurori i Shtetit ka qenĂ« shumĂ« i mobilizuar dhe ka arritur qĂ« t’i zgjidhĂ« 4,083 raste me 5,330 persona, ndĂ«rsa gjatĂ« nĂ«ntĂ«mujorit tĂ« kĂ«tij viti ka zgjidhur 2,091 raste me 2 471 persona.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit u ka kushtuar rĂ«ndĂ«si edhe procedurave alternative, ku gjatĂ« vitit 2024 ka zgjidhur 2,952 raste me 4,344 persona. NdĂ«rsa, me urdhĂ«r ndĂ«shkimor janĂ« zgjidhur 2,281 raste. Gjithashtu gjatĂ« nĂ«ntĂ«mujorit tĂ« kĂ«tij viti janĂ« zgjidhur 2 671 raste me 4,331 persona nĂ« procedurat alternative, si dhe 1,335 raste me urdhĂ«r ndĂ«shkimor”, tha ai.

Sipas tij, Barometri ligjor i vlerësimit të punës së Prokurorit të Shtetit, lidhur me efikasitetin dhe suksesin e Prokurorit të Shtetit, janë vendimet e gjykatave.

“Vendimet e gjykatave konfirmojnĂ« se gjatĂ« vitit 2024 janĂ« marrĂ« vendime pĂ«r 15,568 persona, nga tĂ« cilat 13,117 janĂ« vendime fajĂ«suese, pĂ«rkatĂ«sisht masa tĂ« trajtimit tĂ« detyrueshĂ«m, ndĂ«rsa gjatĂ« nĂ«ntĂ«mujorit tĂ« kĂ«tij viti, gjykatat kanĂ« vendosur pĂ«r rastet me 10,575 persona, nga tĂ« cilat pĂ«r 8,808 persona janĂ« vendime fajĂ«suese, pĂ«rkatĂ«sisht masa tĂ« trajtimit tĂ« detyrueshĂ«m.

MirĂ«po, ne nuk duhet tĂ« jemi tĂ« vetĂ«kĂ«naqur me cilĂ«sinĂ«, sepse ka edhe shumĂ« punĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« arrijmĂ« suksese edhe mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« hartimin dhe pĂ«rfaqĂ«simin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« akteve akuzuese nĂ« gjykatĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim jemi duke bashkĂ«punuar me partnerĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, ndĂ«rsa sot dua tĂ« falĂ«nderoj QeverinĂ« e BritanisĂ« sĂ« Madhe pĂ«r mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim” u shpreh Kelmendi.

Edhe Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, për vitin 2024 ka ofruar shërbime dhe ndihmë për viktimat e krimit, duke trajtuar gjithsej 2,849 raste. Gjatë nëntëmujorit të këtij viti, kjo zyrë ka ofruar shërbime dhe ndihmë për viktimat e krimit, duke trajtuar gjithsej 2,262 raste. /Telegrafi/

❌
❌