Henrik Hoxha, ka vijuar me dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, teksa ka treguar detaje për një porosi për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ai tregoi se gjatë përgatitjeve për vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishte diskutuar me Nuredin Dumanin për një tjetër “punë”, […]
Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK, ka vijuar me dëshminë e tij në GJKKO për krimet e kryera. Pasi tregoi për vrasjen e Dorian Shkozës,për të cilën tha se ishte porositur nga Nuredin Dumani për llogari të “Krymit”, Hoxha ka zbardhur edhe […]
Këtë të martë është zhvilluara gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancë ka dëshmuar Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK.
Sipas dëshmisë së dhënë, rezulton se bisedat me Dumanin kanë qenë për vrasje me pagesë.
“Kemi biseduar për disa vrasje. Ai më tha se kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që kishte disa punë për t’u bërë dhe më pyeti nëse isha i interesuar. Unë i thashë po. Më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim i paraqiti si porosi të Krymit, pastaj i quajti si problematika të tijat. Më tha: a je dakord? I thashë po.”, ka thënë ai.
Në këtë takim, sipas tij, është diskutuar edhe vrasja e Dorian Shkozës.
“Diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Mjetet dhe armët i siguroi Nuredini. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ishte pak pas takimit, në kohë pandemie. Nuk kishim leje, por lëviznim sipas rregullave, me rrip sigurimi dhe duke respektuar qarkullimin. Ditën e ngjarjes shkova në Durrës. U takuam te shtëpia e Nuredinit dhe u nisëm me një makinë të zezë. Elio ishte në timon, unë isha mbrapa shoferit. Kisha dy armë, Elio kishte një.”, tregon ai.
Ai tha se fillimisht objektivat nuk ishin në vend.
“Bëmë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishin. Kur u kthyem, ishin aty. Elio më tha: ‘Ja ku janë’. Ishin tre persona në trotuar.”
“Qëllova nga brenda makinës. Një armë mu bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. I thashë: a ti je Doriani? Më tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Më tha po, dhe e godita.”
“Një e goditi edhe Elio. Ai kishte një pistoletë me mulli.”
Sa i përket pagesës, Hoxhaj tha: “Pagesën e mora. 70 mijë eurot u ndanë mes meje dhe Elios. Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa i dha Elios.”
Henrik Hoxhaj, në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës, duke shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesën për ekzekutimin.
Në Gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxhaj, ka rrëfyer për “porositë” që i kishte dhënë Nuredin Dumani.
“Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredini më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha: a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.
Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova te shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishte prezent.
Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona të shoqëruar. Elio më thotë: ja ku janë. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë: a ti je Dorjani? Ai tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Po, më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: mua më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë. Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: o kusho, doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi””, – ka dëshmuar Hoxhaj.
Kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për dosjen Partizani. Jashtë SPAK, për mediat, Berisha lexoi dhe mesazhin që la brenda prokurorisë, për prokurorin Altin Dumani, teksa e ka akuzuar për mbrojtje të krimit zgjedhor. Sipas Berishës, […]
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas informacioneve, vendimi u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për […]
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë mësohet se ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj ish-kreut të institucionit, Altin Dumani. Kërkesa është paraqitur në kuadër të presionit në rritje ndaj Dumanit, në lidhje me hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut.
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj prokurorit Altin Dumani.
Kërkesa vjen në një kohë kur presioni ndaj Dumanit është rritur, për shkak të një sërë hetimesh të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë periudhës kur ai ishte kryeprokuror i SPAK.
Sipas vendimit të komisionit, përveç Altin Dumanit, janë miratuar masa mbrojtëse edhe për disa prokurorë të tjerë të Strukturës së Posaçme, mes të cilëve edhe prokurori Dritan Prençi. /Euronews/
Është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve të çështjes, Nuredin Dumani. Ishte avokati mbrojtës i të pandehurit Gentian Sharra, i cili kërkoi prezencën e të penduarit të drejtësisë Dumani, me qëllim ballafaqimin e deklaratave mes palëve. Nuredin Dumani […]
Gjykata e Lartë vendosi të enjten, më 15 janar, prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me çështjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”. Vendimi erdhi pas rekursit të ushtruar nga […]
Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në studion e “Real Story” tha se Ndoci është kërcënuar me jetë në paraburgim. Shëmbi solli në vëmendje dhe një atentat të dëshmtuar ndaj Ndocit teksa ndodhej në makinë me baskëshorten e tij, e cila ka qenë shtatzënë në atë kohë.
“Duhet të ishte i shoqëruar, por edhe kur shkon në tualet duhet të jetë pa pranga. Ndërsa në automjet duhet ti ketë duart para dhe me pranga, por në spital pa pranga. Ai është kërcënuar dhe ka të dhëna. Është pranuar edhe nga vetë bashkëpunëtore të drejtësisë që kanë dashur ta eliminojnë. Atë kanë dashur edhe ta vrasin kur ka qenë me bashkëshorten shtatzënë në makinë, por nuk ia kanë arritur dot”, tha ai.
Avoakti i referohet dhe një deklarate të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili në gjykatë ka thënë se Ndocin do që ta vrasë. Avokati thotë se mes Altin Ndocit dhe Nuredin Dumanit ka një konflikt personal, por ende nuk dihet se për çfarë.
“Për mua skyecc si avokat nuk e quaj provë. Qëllimi im si mbrojtës, fakti që është se kemi një legjislacion të caktuar. Këta shtetas kanë mbajtur dhe rezerva vetë. Erion Alibej në koordinimin me Dumanin ka pasur persona të përfshirë dhe nuk ka akuzë. Sipas deklarimeve të tyre, Ndoci dhe Nuredin Dumani nuk kanë qenë shokë. Por ka pasur një konflikt personal mes tyre dhe akoma nuk ka dalë për çfarë ka qenë. Hakmarrja ligjore që i ka bërë Dumani ka qenë fakti që shumicën prej tyre ka dashur t’i vrasë”, tha ai.
Altin Ndoci, një emër i njohur në botën e krimit u arratis sot nga spitali në Durrës. Ndoci më herët ishte përmendur edhe nga Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë. Dumani gjithashtu ishte shprehur se, Altin Ndoci deshi ti vrasë […]
Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave. Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e […]
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorin Arens Çela në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Në të njëjtën seancë, KLP ka miratuar edhe kërkesën e Altin Dumanit për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Vendimi vjen pak ditë pasi Dumani përfundoi…
Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Por jo vetëm kaq. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.
Konkretisht siç raporton Anila Hoxha, ish kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Nga ana tjetër gjatë ditës KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë. Mandati i zotit Arens Çela është 3- vjeçar dhe përfundon në datë 10.01.2029.
Ky do të jetë një vit vendimtar për përcaktimin e qasjes së qeverisë shqiptare ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa vendi synon të ruajë progresin e arritur drejt anëtarësimit në BE në vitin 2025. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pasi kjo e fundit kërkoi arrestimin […]
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka firmosuar këtë të hënë strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme. Sipas TCH, ish-kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit. Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së detyrimit të paraqitje për çështjen “Partizani”. Në dalje nga SPAK, Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Altin Dumanit, të cilin e cilësoi si “armik të pluralizmit politik” dhe “avokat të McGonigalit”. Berisha u shpreh se krimet e […]
Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]
TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Braho me një mandat tre vjeçar, zëvendëson në këtë detyrë Altin Dumanin.
Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho nënvizoi se marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe për të forcuar besimin e qytetarëve. Braho tha se “falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet”.
“Falënderoj paraardhësin në detyrë z. Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe z. Dumani për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK. Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin Kushtetutës”, tha Braho.
Klodian Braho u zgjodh me drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Përpara dorëzimit të stafetës te Braho, ish-kreu i SPAK, Dumani tha se sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën e tij 26 vjeçare si prokuror.
“Drejtimi i Prokurorisë së Posçame ka qenë një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot, e them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë”, tha Dumani.
“Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, prokurorëve, oficerëve të BKH-së, hetuesve financiarë, ekspertëve, stafit administrativ, kabinetit dhe çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo.
Ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë ndërkombëtare, të cilët kanë qenë krah nesh në çdo etapë me ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri”, tha Dumani.