Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Deshi të vr*së vëllanë tim, por ju bllokua arma”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin

By: armand
13 January 2026 at 14:14

Altin Ndoci, një emër i njohur në botën e krimit u arratis sot nga spitali në Durrës. Ndoci më herët ishte përmendur edhe nga Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Altin Ndocin dhe Talo Çelën i ka dashur të vrarë. Dumani gjithashtu ishte shprehur se, Altin Ndoci deshi ti vrasë […]

The post “Deshi të vr*së vëllanë tim, por ju bllokua arma”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin appeared first on BoldNews.al.

Forca të shumta policie e “gjunjëzuan” sot! Kush është Elvin Merlika, “ushtari” i Ervis Martinajt që u “spiunua” nga Nuredin Dumani, në pranga dhe një tjetër kriminel

By: M C
12 December 2025 at 09:34

Mëngjesin e kësaj të premte, Policia e Shtetit finalizoi një aksion në Fushë-Kuqe, duke arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar . Të arrestuarit janë Elvin Merlika dhe Fred Xhixha.

Elvin Merlika nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai dyshohet se ka qenë “ushtar” i Ervis Marinajt, duke ndihmuar në planin për të vrarë Indrit Doklen. Emri i Merlikës doli pas dëshmive të dhëna nga “i penduari i drejtësisë”, Nuredin Dumani, i cili ka treguar se ishte pikërisht ky shtetas ai i cili kishte krijuar kushtet materiale për ekzekutimin e Dokles dhe ka komunikuar me Martinajn dhe bashkëpunëtorët për të zbatuar planin e “Mbretit të lojërave të fatit”.

Sipas asaj që Dumani ka thënë më herët, përmes Merlikës, të cilin e njohtë me nofkën “Eli”, ishte bërë organizimi për vrasjen e Indrit Dokles, me një shpërblim prej 500 mijë euro, nga të cilat 100 mijë euro ishin dhënë si parapagim.

“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro. Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle”, tha Nuredin Dumani më herët në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë”.

Sakaq, në janar të këtij vitit SPAK kërkoi dhe konfiskimin e pasurive të Merlikajt, duke përfshirë kuotat në disa kompani si Zeus Garden, M.S.G Security dhe London Eye, si dhe apartamente dhe trualla në Tiranë, Yzberisht, Fushë-Kuqe dhe Priskë.

Sipas hetimeve pasurore, të gjitha këto pasuri janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të arrestuarit. Ndër pasuritë e sekuestruara janë edhe 9 automjete të ndryshme.

The post Forca të shumta policie e “gjunjëzuan” sot! Kush është Elvin Merlika, “ushtari” i Ervis Martinajt që u “spiunua” nga Nuredin Dumani, në pranga dhe një tjetër kriminel appeared first on Albeu.com.

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi! Talo Çelën e njoha nga TV, ja ç’më tha i vëllai

By: Ela
4 December 2025 at 12:16

Në seancën e sotme të dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të grabitur dhe qëlluar me armë nga i penduari, Nuredin Dumani. “Jam pyetur më herët në prokurori për ngjarjen e 19 dhjetorit 2012. Merresha me këmbim valute. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në […]

The post “Plumbi i Artë”/ Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi! Talo Çelën e njoha nga TV, ja ç’më tha i vëllai appeared first on BoldNews.al.

U grabit nga Nuredin Dumani, kambisti rrëfen ngjarjen në GJKKO: Më qëlluan, me vete kisha 120 milionë lekë, në dyqan më vinte vëllai i Talo Çelës…

By: V K
4 December 2025 at 12:28

 

Këtë të enjte, në GJKKO ka dëshmuar Xhemal Lici, kambisti që u grabit nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burg.

Ai ka rrëfyer me detaje ngjarjen, ndërsa thotë se grabitja ka ndodhur në mëngjes, kur sapo ka dalë nga shtëpia.

Kambisti tha se nuk e kishin menduar se do ta qëllonin, ndërsa tregon se me vete kishte 120 milionë lekë.

“Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete, në një çantë, që i lashë në bagazhin e makinës dhe po kthehesha të mbyll derën e shtëpisë, kur u sulmova”, tha Lici.

Sipas dëshmisë së tij, sulmuesit ishin katër persona. “Më qëlloi njëri, dy herë në gjoks dhe dy në këmbë,” tregoi ai.

“Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pash që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha ai.

Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela, i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.

“Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”.

Dëshmitari rrëfeu se nuk e njihte Talo Celën, por se e kishte parë në TV.

“Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”.

The post U grabit nga Nuredin Dumani, kambisti rrëfen ngjarjen në GJKKO: Më qëlluan, me vete kisha 120 milionë lekë, në dyqan më vinte vëllai i Talo Çelës… appeared first on Albeu.com.

Zihej me Festimin për një vajzë/ Vrasja e Elvis Dedajt, dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Qoli kishte frikë se mos e ekzekutonin, e njoh Nuredin Dumanin…

By: V K
6 November 2025 at 13:12

Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”.

Gjatë seancës dëshmoi Agim Gjini, për vrasjen e Elvis Dedjas. Gjini ka qenë i dënuar më herët në kuadër të hetimeve për këtë çështje.

Ai tregoi se ka punuar në një karburant në pronësi të Festim Qolit dhe Elvis Dedjas (Loshi), dy persona të lidhur me njëri-tjetrin përmes biznesit dhe miqësive të vjetra.

“Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por patën një konflikt për një vajzë. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ishte në Durrës. Kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë”, tha Gjini gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se Nuredin Dumanin e njeh personalisht, pasi është kushëri nga nëna, dhe se ai “vinte shpesh te karburanti, si djalë lagjeje”.

Pjese nga Deshmia

Jam i dënuar. Kam punuar në një karburant ku më kishte punësuar Festim Qoli. E njihja që nga shkolla 8-vjeçare. Kishim mik të përbashkët Elvis Dedjan, të cilin e thërrisnim “Loshi”. Elvisi dhe Festimi ishin ortakë në karburant, ndërsa Kujtim Hasa ishte menaxher.

Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit kanë qenë të mira, por kishin pasur një konflikt për një vajzë. Elvisi merrej me lloj-lloj punësh, përfshirë dhe me drogë.

Për vrasjen e Elvisit, unë isha në karburant kur ndodhi ngjarja. Më pas erdhi policia dhe më arrestoi edhe mua. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ka qenë në Durrës, e di këtë sepse punoja dhe isha në dijeni. Disa ditë pas ngjarjes jam takuar me të.

Fatmira Habilin e kam njohur, na ka bërë yzmet. Ajo ishte pronare, por nuk vinte shpesh në karburant. Pas vrasjes së djalit, e kam takuar. Marrëdhëniet e saj me Festimin kanë qenë të mira; ajo vinte dhe rrinte me ne. Festimi nuk më ka treguar asgjë lidhur me ndonjë konflikt. Elvisi kishte një makinë BMW.

Me Elvisit takohem çdo ditë, ashtu edhe me Festimin. Unë isha si menaxher i karburantit. Karburanti kishte dy pronarë dhe marrëdhëniet mes tyre ishin të mira. Nuk kishte mosmarrëveshje, përveç çështjes së fejuarës së Elvisit.

Na shoqëruan në polici, na morën shenjat e gishtave dhe më pas na lanë të lirë. Më vonë jam takuar sërish me Festimin, por nuk mbaj mend saktësisht se cilën ditë. Ai kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë ose mua. Edhe Festimin e kanë shoqëruar në polici. Eduard Serjanin nuk e njoh. Nuk di nëse Festim Qoli ka qenë në Kosovë para vrasjes së Elvisit.

Për vrasjen e Fatmirës nuk kam biseduar me askënd; thjesht më ka ardhur keq. Ditën e vrasjes së Elvisit e kam parë Festimin, por nuk e di nëse ka qenë me dikë tjetër. Henrik Hoxhajn nuk e njoh, mund ta them vetëm nëse ma tregoni me foto. Ditën e ngjarjes nuk e kam parë.

Elvis Dedjan e njoh prej rreth 20 vitesh. Nuredin Dumanin e njoh, sepse mamaja ime është tezja e tij. Nuredini vinte shpesh te karburanti, ishte djalë lagjeje dhe kishte marrëdhënie miqësore me Festimin. Festimi ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e Fatmirës.

The post Zihej me Festimin për një vajzë/ Vrasja e Elvis Dedajt, dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Qoli kishte frikë se mos e ekzekutonin, e njoh Nuredin Dumanin… appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja…

By: V K
6 November 2025 at 12:32

Gjykata e Posaçme, po dëgjon dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”.

Në seancë dëshmoi mjeku Julian Malaj, i cili ka vizituar Nuredin Dumanin pak para se ky i fundit të arrestohej.

Në dëshminë e tij, Malaj tregoi para trupit gjykues se ishte thirrur për një vizitë në shtëpi, pa e ditur paraprakisht se tek kush do të shkonte.

“Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh. Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë. Apartamenti ishte kati i pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte”, deklaroi Malaj.

Ai shtoi se në apartament ndodheshin edhe një vajzë dhe një person tjetër i identifikuar si Bërdalla, që sipas tij “kishte një laborator”.

Mjeku theksoi se vizita zgjati më pak se një minutë dhe se më pas u largua me frikë.

“Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”.

The post Zbardhet dëshmia e mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja… appeared first on Albeu.com.

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

29 October 2025 at 18:49

Procesi për 15 të pandehur përballet me tensione mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese, kërkesa të shumta për dëshmitarë dhe mungesë avokatësh, ndërsa gjykata përpiqet të ruajë vijueshmërinë e seancave. Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzohen 15 persona për një seri veprash penale, po përballet me vonesa të shumta dhe pengesa gjatë […]

The post “Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

By: armand
28 October 2025 at 11:43

Një kërkesë e re e depozituar nga avokati Gentian Romano, që përfaqëson të pandehurin Henrik Hoxhaj, synon ripyetjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej. Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan. Vetë Henrik Hoxhaj në seancën e sotme ishte paraqitur […]

The post Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve appeared first on BoldNews.al.

Dumani në Kuvend: Në 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga asetet kriminale

By: armand
27 October 2025 at 17:02

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani po kryen raportimin në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore për vitin 2024 të SPAK-ut. Në fjalën e tij, Dumani u ndal te roli dhe puna e SPAK-ut gjatë vitit që lamë pas. Dumani nënvizoi se gjatë vitit 2024, u sekuestuan asete kriminale me vlerë prej 65.5 milionë euro. Dumani […]

The post Dumani në Kuvend: Në 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga asetet kriminale appeared first on BoldNews.al.

Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

By: V K
24 October 2025 at 12:07

Pak kohë më parë, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, pati probleme shëndetësore, duke u transportuar për në spital.

Dyshimet u hodhën se ai edhe mund të jetë helmuar, por kjo ende nuk është vërtetuar.

Pas këtij lajmi, në media u aludua se ai kishte konsumuar brenda qelisë së tij karkaleca deti.

Për këtë është pyeture edhe SPAK, e cila në përgjigje thotë se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën e saj.

“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për këtë arsye, mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”, sqarohet në përgjigjen e SPAK, publikuar në faqen zyrtare.

The post Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK appeared first on Albeu.com.

Kush e zbuloi për herë të parë Nuredin Dumanin? Gazetarja tregon emrin, nuk është Altin Dumani

By: M C
13 October 2025 at 22:27

Gazetarja Anila Hoxha në studion e “Top Story” foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse ende s’kemi një drejtues të ri të BKH. Gjatë bisedës në studio, Anila Hoxha tregoi detaje se kush e zbuloi të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili u arrestua me bujë të madhe gjatë një operacioni policor.

Sipas gazetares Anila Hoxha, nuk ishte kreu i SPAK, Altin Dumani, por kandidatja aktuale, prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila është e vetmja kandidate femër që synon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Doloreza Musabelliu, e vetmja femër kandidate, garon përballë Elvin Gokës, Adnan Xholit dhe Klodian Brahos për të marrë drejtimin e SPAK-ut. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

The post Kush e zbuloi për herë të parë Nuredin Dumanin? Gazetarja tregon emrin, nuk është Altin Dumani appeared first on Albeu.com.

Alibej tregon rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit: Dumanit i çova pagesën 80-85 mijë euro

By: Ela
30 September 2025 at 11:51

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020. Alibej, gjatë pyetjeve të bëra nga avokati i Xhuliano Hoxhës, u shpreh se ky i fundit ka pasur rolin e informatorit të lëvizjeve të viktimës. I penduari […]

The post Alibej tregon rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit: Dumanit i çova pagesën 80-85 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin

By: Elva
30 September 2025 at 11:42

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në vitin 2020, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, pjesë e dosjes kriminale të njohur si “Plumbi i Artë”. Alibej ka treguar se […]

The post “Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin appeared first on BoldNews.al.

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

19 September 2025 at 18:57

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në rrëfimin tronditës dhe ekskluziv dhënë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes. Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa […]

The post Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori appeared first on BoldNews.al.

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, por SPAK heq nga mbrojtja vëllain e vogël!

By: M C
19 September 2025 at 19:16

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në rrëfimin tronditës dhe ekskluziv dhënë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes.

Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program. Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program. Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.

Për këtë fakt, “Ma Shqip” ka kontaktuar Zyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së SPAK, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tyre. Nga ana tjetër, Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar.

“Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat. Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin. Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj.

Sipas Fitimit, familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi ata nuk kanë agjentë që i ruajnë, por i kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, dhe aty shkojnë e i takojnë kriminelët.

“Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim. Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët,” shprehet i irrituar Fitim Dumani.

Ai tregon se agjentët janë të dehur, nuk kanë armatim, nuk kujdesen dhe kanë lidhje me kriminelët, duke shtuar se sa të paaftë janë saqë, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë.

“Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.

Për të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin por ka marrë vetëm premtime boshe. “E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’. Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim. Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër,” thotë Fitimi i alarmuar për jetën e tij.

Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK-u nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar. “Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta. Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani. Ai shton se familja nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe ai nuk lejohet t’i takojë fëmijët që janë në program.

Për më shumë, ndiqni në YouTube “Ma Shqip me Flamur Vezaj” episodin e plotë dhe rrëfimin e fundit të Fitim Dumanit.

VIDEO

The post Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, por SPAK heq nga mbrojtja vëllain e vogël! appeared first on Albeu.com.

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

By: armand
17 September 2025 at 22:44

Plani i pa finalizuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, nuk e ndali Nuredin Dumanin. Në një qytet ku gjaku nuk thahej dhe besa ishte vetëm fjalë, ai bashkë me Erjon Alibejn, po ndërtonin listën e zezë të ekzekutimeve… Në lagjen “Kala” të Elbasanit, në banesën ku Alibej ruante kujtimet e fëmijërisë, kaloheshin netët ku planifikoheshin […]

The post “Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju… appeared first on BoldNews.al.

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

17 September 2025 at 22:32

Fisi i Çapjave në Eëbasan, të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Nuredin Dumani ishte paguar ti eliminojë me antitank. Kjo ngjarje duket se u përdor nga Florenc Çapja dhe Bledar Muça, me qëllim për të takuar Dumanin. Dumani u thirr në një takim sqarues. Ndërmjetës ishin Elvis Çaushllari i njohur si […]

The post “Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin appeared first on BoldNews.al.

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

By: Ela
16 September 2025 at 11:01

Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tension dhe tone të ashpra. I pandehuri Petrit Qoli reagoi me revoltë ndaj prokurorit Behar Dibra, lidhur me kalendarin e seancave. Qoli akuzoi sistemin e drejtësisë për padrejtësi dhe trajtim çnjerëzor ndaj tij. “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam […]

The post “Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid appeared first on BoldNews.al.

Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga Taulant Balla

By: Ela
12 September 2025 at 19:36

“SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën”. Kështu e nis rrëfimin e tij Fitim Dumani, në pjesën e dytë të intervistës së dhënë për Ma Shqip me Flamur Vezaj. Sipas Dumanit, Taulant Balla e mbron Suel Çelën dhe derisa të jetë Balla në politikë, Çela […]

The post Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga Taulant Balla appeared first on BoldNews.al.

Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve zbulon kush ia solli frutat e detit

By: Ela
12 September 2025 at 16:39

Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani aktualisht është e stabilizuar, pas shtrimit të tij me urgjencë në QSUT. Dosja.al u interesua pranë Drejtorisë së Burgjeve, e cila ekskluzivisht deklaron se Dumani më datë 6 shtator është dërguar drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme. “Aktualisht, gjendja shëndetësore e shtetasit […]

The post Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve zbulon kush ia solli frutat e detit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌