Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut

23 December 2025 at 17:49

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë […]

The post ‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut appeared first on Reporter.al.

Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave

23 December 2025 at 16:49

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal” në aferën sterilizimit, për të dëgjuar regjistrimet audio të seancave gjyqësore që janë zhvilluar në kuadër të këtij procesi penal. Pasi kërkoi kohë për […]

The post Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave appeared first on Reporter.al.

Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

10 December 2025 at 09:57

Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente […]

The post Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit appeared first on Reporter.al.

“Strerilizimi”, Ilir Beqaj fiton kohë për të dëgjuar audiot e seancave gjyqësore

27 November 2025 at 16:33

Ish-ministri Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturar kriminal” në aferën sterilizimit, paraqiti të enjten një kërkesë të re për shtyrjen e seancës gjyqësore. Pasi kërkoi kohë për muaj me radhë që të njihej me aktet në fashikujt e dosjes penale në ngarkim të tij dhe të pandehurve të […]

The post “Strerilizimi”, Ilir Beqaj fiton kohë për të dëgjuar audiot e seancave gjyqësore appeared first on Reporter.al.

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin

By: Ela
26 November 2025 at 10:19

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të […]

The post Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin appeared first on BoldNews.al.

‘Gërdeci’ në dorë të Irena Gjokës/ Kreu i GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares për të hequr dorë nga çështja

By: xhir jeta
26 November 2025 at 10:20

Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për tu larguar nga cështja penale në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Zëvëndës kryetari i GJKKO Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkurë.

Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqsor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.

Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.

Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga ccështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje por kërkesa iu rrëzua.

 

 

Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe

19 November 2025 at 18:44

Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për zbulim të akteve sekrete në favor të një organizate kriminale, vijon betejën e tij gjyqësore për të rimarrë pasuritë e shumta të luajtshme e të paluajtshme, të sekuestruara, që arrijnë […]

The post Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri

18 November 2025 at 18:15

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje. Për pesë të pandehurit Behar […]

The post “Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Posaçme filloi gjykimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

17 November 2025 at 15:56

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar filloi të hënën më 17 nëntor gjykimi i çështjes penale në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 duke injoruar një vendim gjykate. Gjykimi për […]

The post Gjykata e Posaçme filloi gjykimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj appeared first on Reporter.al.

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

By: Brisi
17 November 2025 at 10:41

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme kronologjinë e mbrojtes së gjyqtares Irena Gjoka, që sipas tij i është bërë nga Edi Rama. Jashtë ambjeneve të SPAK, për gazetarët, Berisha ka renditur çështjet që sipas tij gjyqtarja e cila akuzohet si e dënuar në Greqi, dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, […]

The post “Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës” appeared first on BoldNews.al.

Jurgis Çyrbja dënohet me 2 vjet për blerje votash dhe përkrahje të krimit

3 November 2025 at 16:08

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën më 3 nëntor që të deklarojë fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dhe ta dënojë atë me 3 vjet burg për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuajë 2 vjet burg. […]

The post Jurgis Çyrbja dënohet me 2 vjet për blerje votash dhe përkrahje të krimit appeared first on Reporter.al.

Rasti i gjyqtares Gjoka, Prokuroria: Po verifikojmë pikat e tjera

28 October 2025 at 15:39

Sebi Alla

Teksa Prokuroria e Përgjithshme është në fazën e verifikimit administrativ dhe SPAK mban të hapur çështje penale për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka, Partia Demokratike ka dërguar në Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, kërkesë për “mbarim mandati” të saj, duke i nisur nga një vendim gjyqësor të Gjykatës së Janinës, që sipas saj e kanë shpallur fajtore për falsifikim pasaporte. Prokuroria e Përgjithshme në një qëndrim zyrtar për Faktoje.al tha se çështja është në hetim dhe se pas konfirmimit për dënimin e saj po verifikohen pika të tjera të paraqitura në formularin e vetëdeklarimit nga gjyqtarja Gjoka.

“Pas kostatimit të vendimit gjyqësor të ardhur nga autoritet e drejtësisë greke, verifikimi ka vazhduar për deklarimet e tjera të bëra në formularin e vetëdeklarimit. Procesi është ende në fazë verifikimi”-thotë Prokuroria e Përgjithshme. 

Gjyqtarja e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu shorti i përcaktoi edhe çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg pa afat”. Opozita ka akuzuar Gjokën se ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesha dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit.

Gjoka në fokusin e opozitës

Partia Demokratike dhe veçanërisht lideri i saj Sali Berisha këmbëngulin se mjafton qoftë edhe një dokument i vetëm i rëndësishëm, siç është dënimi në shtetin grek, që gjyqtarja Irena Gjoka të shkarkohet nga detyra, pasi ka mashtruar në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit. “Kushtetuta në nenin 6/1, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese. Ndalohet, -thotë neni, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozita të tjera”-tha Berisha të mërkurën (22 tetor), pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Duke e shtjelluar më tej, Berisha tha se: “ligji 96 i vitit 2016, parashikon në nenin 28/D për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetase që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, në rastin konkret pra, Irena Gjoka”. Ndërsa PD kërkon “përshpejtim të masave administrative” ndaj Gjokës, në përgjigjen për Faktoje, Prokuroria e Përgjithshme thotë se me plotësimin e të gjithë dokumentacionit dhe marrjes së përgjigjeve të tjera nga autoritetet greke, konkluzionet e hetimit do i dërgohen KLGJ-së, më pas është ky i fundit që merr vendimin.

“Bazuar në kërkesat e ligjir 138/2015 dhe Vendimit Nr.17 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme është autoriteti që kryhen verifikimin e thelluar dhe në fund të procesit del me një vendim “Për miratimin e rezultateve të verifikimit”. Ky vendim i përcillet autoritetit përgjegjës në rastin konkret Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe është ky institucion që do të vlerësojë nëse subjekti është ose jo në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionet”-thotë prokuroria. Duke iu referuar ligjit, Prokuroria e Përgjithshme në qëndrimin e saj shprehet se ky institucion: “nuk ka asnjë detyrim ligjor për të kërkuar masë administrative ndaj subjekteve në verifikim”, ndërsa sqaron se: “Detyrimi ligjor i Prokurorisë së Përgjithshme është kryerja e verifikimit të plotë dhe të thelluar. Autoriteti përgjegjës, bazuar në vendimin “Për miratimin e rezultateve të verifikimit”, vlerëson nëse subjekti është ose jo në kushtet e ndalimit dhe merr, sipas rastit, masat administrative”.

Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve në Parlament

SPAK-u hetim për Gjokën

“Dosja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japim informacione. Konfirmojmë se kemi një procedim penal të regjistruar në muajin qershor të vitit 2025. Po kryejmë veprimet e nevojshme në funksion të ketij hetimi”, tha kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve në Parlament. I hapur si procedim penal në qershor, dosja penale ndaj gjyqtares Gjoka konsiderohet ende në fazat e para të hetimit. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme, e informuar për nisjen e procedimit penal, ka nisur çdo material që konsiderohet i vlefshëm. “Verifikimi është në proces. Në SPAK janë dërguar kopje të akteve, sipas kërkesës. Referuar Ligjit 138/2015 dhe Vendimit 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë detyrim ligjor për të kërkuar masë administrative ndaj subjekteve në verifikim. Detyrimi ligjor i Prokurorisë së Përgjithshme është kryerja e verifikimit të plotë dhe të thelluar. Autoriteti përgjegjës, bazuar në vendimin “Për miratimin e rezultateve të verifikimit”, vlerëson nëse subjekti është ose jo në kushtet e ndalimit dhe merr, sipas rastit, masat administrative”-thotë për Faktoje institucioni qëndror i akuzës. Ndërsa hetimet janë në fazën paraprake, opozita këmbëngul që gjyqtarja Gjoka është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës, që në momentin e parë kur zyrtarisht nga Greqia mbërriti vendimit për dënimin e saj në shtetin fqinj.

The post Rasti i gjyqtares Gjoka, Prokuroria: Po verifikojmë pikat e tjera appeared first on Faktoje.al.

Masë disiplinore ndaj Irena Gjokës? Kreu i ILD, Metani: Të pritet fundi i procesit penal

By: redi
27 October 2025 at 22:26

Kreu i ILD-së, Artur Metani raportoi në Kuvend dhe i pyetur nga deputetët, tha se për rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, duhet të pritur fundi i hetimit penal. Metani tha se në fund të procesit penal, do të vlerësohet nga ILD nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore ndaj Irana Gjokës. “Ky fakt ka natyrë penale, e tha edhe prokurori i përgjithshëm, kemi të bëjmë me një…

Source

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

By: Elva
27 October 2025 at 18:56

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve në Kuvend, deputetët e opozitës, Belind Këlliçi dhe Elda Hoti, pyetën për hetimet ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Kreu i SPAK, Altin Dumani, u përgjigj se çështja është regjistruar si hetim paraprak në qershor 2025 dhe nuk mund të jepen detaje të tjera. “Çështja është në hetim paraprak dhe është […]

The post Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia appeared first on BoldNews.al.

Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim

By: redi
27 October 2025 at 19:07

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka është vënë nën hetim nga SPAK. Ajo u akuzua nga opozita, për fshehje të dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke. Teksa po raporton në Kuvend, Dumani tha se duke qenë se çështja është nën hetim, nuk do të jepte shpjegime të mëtejshme. ”Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si…

Source

Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën, mbrohet nga Altin Troplini

By: armand
20 October 2025 at 10:42

Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”. Duke folur jashtë ambienteve të SPAK, ish-kryeministri ka akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka, për qëndrim të paligjshëm në detyrë dhe për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Sipas tij, Gjoka ka fshehur një vendim penal të formës së […]

The post Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën, mbrohet nga Altin Troplini appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

By: armand
20 October 2025 at 10:30

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që lë në burg ish kryetarin e bashkisë Tiranë, duke rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj. Objekti i ankesës kishte të bënte me konstatimin e shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme […]

The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli appeared first on BoldNews.al.

Kur Berisha sulmonte Kalanë/ Gjykatësi i ndjerë i hoqi vulën, PD e quante Enverist

By: xhir jeta
7 October 2025 at 15:25

“Duke ruajtur ndjeshmërinë e plotë ndaj reagimeve që më pëlqejnë apo nuk më pëlqejnë në tërësi dhe në veçanti ndaj rastit konkret, dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës aq më tepër me ekzekutimin në detyrë”

I pëlqen apo jo, siç e tha dhe vetë, doktori doli i detyruar të dënonte vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit.

Në të njëjtën ditë të ekzekutimit te kalase, doktori reagoi i pari. Por ai ishte njekohesisht dhe I fundit, qe linçoi një gjyqtar, publikisht.

Por si gjithmonë ai nuk ka asnjëherë faj.

“Është e vërtetë, por mos harro se unë jam kryetar i opozitës, dhe nëse ti mban në detyrë një gjyqtare dilenkuente, po damos drejtësinë. Se kur ke pushtetin, e frenon gjuhën 10 herë. Kurse Edi Rama, i sulmon gjyqtarët pse nuk arrestuan Sali Berishën”

Por Sali Berisha nuk e ka problemin me të tashmen por me të shkuarën. Aty ku në arkiv, google, apo memorie, janë regjistruar përjetësisht sulmet ndaj drejtësisë. Përfshirë edhe ndaj vetë të ndjerit Astrit Kalaja

Kalaja ishte gjyqtari që pasditen e 3 marsit të vitit 2023, i hoqi vulën Rithemelimit dhe ia dha Enkelejd Alibeajt. Duke e lënë pa logo e pa parti, Berishën në zgjedhjet e fundit lokale të dy viteve më parë.

Dhe doktori dhe media e tij nuk i kursyen Kalasë, fjalën e fundit.

Por ka edhe më shumë se kaq. Sidomos me dosjen e cila u bë shkak për vrasjen e Astrit Kalasë.

Banorët e strehuar në godinën qe pretendohet nga fisi shkambi, akuzojnë ish-kryebashkiakun demokrat të Shkodrës, Lorenc Luka se ia ka shitur atyre me dokumente te falsifikuara. Sot strumbullari Lorenc Luka, i cili në fakt akuzohet nga të dyja palët në konfliktin gjyqësor, fshihet te Berisha, madje figuron ende si drejtues i departamentit të ish-të përndjekurve politikë në PD. Ndaj dhe doktori nuk i hyn kaq thellë dosjes.

“Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë. Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, nëqoftëse qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira. Të paguajë qira me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk ja kthen.”

Pra Sali Berisha, njeriu që qeverisi Shqipërinë nëdy mandate si President dhe dy si kryeministër, në kohën e tranzicionit, ku çështja e pronave mbetet ende sot pa zgjidhje, ka gjithmonë gati akuzën për dikë tjetër. Si per non gratën, si për 1997, faji është i atij:

“Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite.”/abcnews.al

Ilir Meta mbetet në burg

By: e xh
19 September 2025 at 16:22

Ish-Presidenti Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa GJKKO shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, nën akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

19 September 2025 at 16:28

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj tij. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është caktuar për të vendosur nëse do e kalojë dosjen e SPAK për ish-presidentin për gjykim apo jo. Kjo e […]

The post Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌