Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skenë krimi… dhe dhimbjeje/ Një javë pas djegies, tregu ende jashtë funksioni

By: xhir jeta
14 January 2026 at 15:25

Është larguar tymi, por gjurmët e flakëve janë të pranishme edhe gjashtë ditë pas zjarrit.

Dy magazinat e  tregut  të  ish uzinës  “Dinamo”  në lagjen  “5 maji” në Tiranë vijon ti  rrethojë shiriti i policisë.

Veshje, këpucë, orendi shtëpiake  brenda dyqanve të shkrumbuara  dëshmojnë për dëmin e shkaktuar.

Disa artikuj guzhine  që nuk shërbejnë  janë të vetmet produkte  që i kanë mbetur  familjes Gjini  nga  puna  prej rreth tetë vitesh në këtë treg pas zjarrit të së enjtes së shkuar.

“E fundit ka ik nusja me gocën dhe kunata.   E kam marrë vesh nga komshiu ngjti, jo nga këta të tregut që ka ra zjarr.” thotë ai.

Mundi i  një jete i është shkrumbuar.

“Kam gjendje inventarin në shtet të deklaruara mbi 500 mln lekë, është gjithë jeta ime që kam punuar këtu, jo vetëm e imja,  por e gruas, e njerëzve të mi” shton ai.

Biznesin tregon se nuk e  ka pasur të siguruar.

“Pa siguruar, e kemi në kontratë që nuk merret përsipër as nga zjarri as nga gjë”- thotë ai.

Flakët që përfshinë tregun  më tetë janar  u përhapën me shpejtësi dhe dëmtuan  rreth  120 biznese të  cilët ushtronin  aktivitetin këtu në këmbim të qerasë mujore.

Policia dyshon se zjarri u  shkaktua nga një shkëndijë elektrike, por ngjarja pritet të sqarohet në fund të  hetimeve, përfundim që  presin ta mësojnë dhe   ato tregtarë  që po mundohen për tja rifilluar  pas dëmit që pësuan./abcnews.al

Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla!

By: Elva
10 January 2026 at 14:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrit masiv që shkrumboi dhjetëra magazina dhe biznese në zonën e “5 Majit”, duke akuzuar ashpër atë që e quajti “mafia e drogës dhe kokainës”. Sipas tij, zjarri nuk ishte rastësi apo aksident, por një skenar për të zhvendosur tregtarët dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit […]

The post Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla! appeared first on BoldNews.al.

Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

By: Elva
10 January 2026 at 13:33

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që dy ditë më parë shkatërroi magazinat pranë tregut të “5 Majit”, në zonën e njohur si ish-uzina “Dinamo”. Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi kapanonet ku tregtarët mbanin mallra e […]

The post Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike appeared first on BoldNews.al.

Misteri i rrethanave të zjarrit te “5 Maji”/ Eksperti i sigurisë: Hetimi duhet të shkojë tek përgjegjësitë

By: Brisi
9 January 2026 at 14:57

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa kakomentuar zjarrin masiv që përfshiu tregun e rrobave te “5 Maji” shkaku i të cilit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në një prononcim për Ora News, eksperti, ka lëshuar kritika të forta mbi sigurinë në zonë, por dhe punën e forcave të shërbimit zjarrfikës por dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. […]

The post Misteri i rrethanave të zjarrit te “5 Maji”/ Eksperti i sigurisë: Hetimi duhet të shkojë tek përgjegjësitë appeared first on BoldNews.al.

Tregu i bërë shkrumb e hi/ Dalin PAMJET, çfarë la pa zjarri masiv te “5 Maji”

By: Brisi
9 January 2026 at 14:44

Pamjet që shikoni më lart janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku tregu i rrobave të përdorura u përfshi nga flakët. Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa siç mund të shihet dhe nga fotot flakët kanë shkrumbuar totalisht rreth 50 biznese, duke lënë […]

The post Tregu i bërë shkrumb e hi/ Dalin PAMJET, çfarë la pa zjarri masiv te “5 Maji” appeared first on BoldNews.al.

Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit”

By: Ela
9 January 2026 at 11:35

Nga Boldnews.al Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi mbrëmjen e së Enjtes se zjarri në Tregun e Lirë në zonën e “5 Majit” ishte vendosur nën kontroll, megjithëse flakët masive kanë vijuar gjatë të gjithë natës dhe vijonin deri në orët e para të mëngjesit. Tregu i Lirë është nën administrimin […]

The post Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit” appeared first on BoldNews.al.

Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese

9 January 2026 at 12:30

Një zjarr masiv shkrumboi pasditen e së enjtes dy magazinat kryesore në tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë. Situata u vu nën kontroll vetëm sot duke kthyer në vëmendje pasigurinë e ndërtesave tregtare.

Në magazinat A dhe B ruheshin rroba dhe materiale stoku për dhjetëra biznese të vogla.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses rrethuan zonën dhe ndaluan qytetarët mëngjesin e së premtes që të afroheshin. Paralelisht, tregtarë të dëmtuar tentuan të shpëtonin mallrat që nuk ishin prekur nga flakët dhe tymi.

Disa fajësuan autoritetet për neglizhencë dhe mangësi logjistike, teksa një tregtar u konfliktua edhe me përgjegjësin e tregut duke sjellë ndërhyrjen e policisë.

Struktura e magazinave u shkatërrua thuajse tërësisht, duke mbetur vetëm hi dhe skelete metalike. Autoritetet nuk raportuan persona të lënduar.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, deklaroi se materialet e djegura ishin kryesisht rroba dhe sende plastike. Sipas tij, ato favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Ai sqaroi se nuk ishte konstatuar prani e lëndëve të rrezikshme në zonë. Megjithatë, policia largoi bizneset dhe banorët përreth për arsye sigurie.

Sipas tregtarëve të prekur ambientet nuk ishin të siguruara dhe nuk kishin mbrojtje nga zjarri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës e cilësoi rastin goditje të rëndë për sipërmarrjen e vogël dhe dhjetëra familje që siguronin jetesën nga këto biznese.

Sipas saj, shkatërrimi i rreth 50 njësive tregtare nxjerr në pah mungesën e sigurimit dhe nevojën për menaxhim më të mirë të riskut, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian ku Shqipëria synon integrimin.

Deri tani, autoritetet dyshojnë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike brenda një prej magazinave, por do të jenë hetimet konkrete ato që do ta përcaktojnë shkakun e saktë pas shuarjes së plotë të flakëve.

Presioni i ndërtimeve dhe dyshimet për projekte të reja

Në dhjetë vitet e fundit, zona e ish-Uzinës Dinamo dhe rruga “5 Maji” janë vënë nën presion të vazhdueshëm nga ndërtimet.

Të paktën dy komplekse rezidenciale janë ndërtuar në afërsi të territorit të tregut. Zjarri në dy kapanonet kryesore ka nxitur dyshimet mes tregtarëve dhe banorëve se zona mund të shfrytëzohet për një projekt tjetër ndërtimi.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Uzina mekanike “Dinamo” u ndërtua në vitin 1962. Fillimisht prodhonte pjesë ndërrimi të ndryshme, por më pas u kthye në uzinë të specializuar për makineri për industrinë ushqimore, energjitike, minierare dhe të dururit.

Por pas ndërtimit të Uzinës së Re “Dinamo” në zonën pranë “Lumit të Tiranës”, një pjesë e punonjësve u transferuan atje dhe uzina u degradua. Gjatë tranzicionit ajo u kthye në treg ushqimor dhe më pas treg rrobash dhe elektroshtëpiakesh.

The post Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese appeared first on Citizens.al.

Zjarri te 5 Maji/ Sipërmarrësi: 200 mln lekë dëm, sigurimet s’e merrnin përsipëri! A do ndërtohen pallate?

By: Ela
9 January 2026 at 10:11

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e djeshme ambientet e tregut te 5 Maji duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke shkrumbuar plotësisht mbi 50 dyqane. Një prej tregtarëve të prekur, Ferdinant Martaneshi, shprehet për mediat se dëmi i pësuar është shumë i madh, edhe pse ai kishte një nga dyqanet më të vogla […]

The post Zjarri te 5 Maji/ Sipërmarrësi: 200 mln lekë dëm, sigurimet s’e merrnin përsipëri! A do ndërtohen pallate? appeared first on BoldNews.al.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në tregun e rrobave te ‘5 Maji’

By: Brisi
9 January 2026 at 08:17

Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm. Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë sërish ambjentet dhe bizneset ndërsa dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme. Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të […]

The post Riaktivizohet vatra e zjarrit në tregun e rrobave te ‘5 Maji’ appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në magazinat e tregut te “5 Maji” drejt shuarjes

8 January 2026 at 22:55

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e sotme magazinat e tregut të rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes.

Shërbimi zjarrfikës aktualisht po vijon punën intensive për eliminimin e të gjitha vatrave më të vogla.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, për shuarjen e tyre u angazhuan edhe zjarrfikëset e qyteteve të Vorës dhe Elbasanit, si dhe forcat e ushtrisë.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani konfirmoi nga vendngjarja se zjarri u përhap në dy kapanone por nuk pati rrezik për zonat e banuara përreth.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, bëri të ditur se ndërhyrja ishte vështirë për shkak të sipërfaqes së gjerë dhe materialeve të djegshme që ndodheshin në magazina, ndërsa në operacion u angazhuan rreth 60 forca zjarrfikëse.

Në vendngjarje ishin të pranishme edhe forca të shumta policie, të cilat vendosën një perimetër sigurie, ndërsa situata u monitorua në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e emergjencave civile.

Edhe Ministria e Mbrojtjes dislokoi dy automjete zjarrfikëse dhe forca shtesë nga reparti i Zall-Herrit, për të mbështetur përpjekjet e forcave civile në terren.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.

Paraprakisht u raportua se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka dëme të mëdha materiale.

Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit. /j.p/

The post Zjarri në magazinat e tregut te “5 Maji” drejt shuarjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Digjet tregu te “5 Maji”/ Zjarri vihet në kontroll. Shkak dyshohet një defekt elektrik

By: Rovena
8 January 2026 at 23:10

Gazetari Ervin Leka, raporton nga vendi ngjarjes se zjarri i madh që përfshiu tregun te “5 Maji” është vë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, megjithëse se zjarri që zgjati për gati dy orë dhe që përfshiu një ndërtesë tregtare dy katëshe, ka shkrumbuar gjithçka, ku dëmet materiale janë kolosale.

Dyshohet paraprakisht që shkak i këtij zjarri masiv të jetë bërë një defekt elektrik, gazetari i ABC News ka mësuar se dyshohet që nga dyqanet të ketë harruar një ngrohëse hapur, megjithatë do të jenë hetimet e mëtejshme ato të cilat do përcaktojnë qartë shkakun.

MM: Dy zjarrfikëse dhe 12 efektivë për fikjen e zjarrit te “5 Maji”

8 January 2026 at 22:30

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë nga Komanda e Forcës Tokësore kanë mbërritur për të ndërhyrë në zjarrin që ka përfshirë magazinat e tregut në zonën “5 Maji” në Tiranë.

Zjarri masiv që shpërtheu pasditen e sotme, është përhapur edhe në kapanonin e dytë, por situata mbetet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara përreth.

Në operacionin e shuarjes janë angazhuar rreth 60 forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e të gjitha vatrave aktive.

Ndërhyrja po vijon në kushte të vështira për shkak të sipërfaqes së gjerë të zonës dhe materialeve të djegshme në magazina.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse të emergjencave civile, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar lëvizjen dhe ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

 

The post MM: Dy zjarrfikëse dhe 12 efektivë për fikjen e zjarrit te “5 Maji” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lubonja: Zjarri te ”5 Maji” mund të jetë dhe zonë për t’u ndërtuar

By: armand
8 January 2026 at 22:54

Analisti Fatos Lubonja komentoi në “Kjo Javë” mbrëmjen e sotme situatën e rëndë me përmbytjet në vend. Lubonja theksoi se shteti ynë është i papërgatitur për të përballuar situata të tilla. Sakaq, shtoi lidhur me zjarrin te zona e 5 majit, se kjo zonë mund të jetë edhe një vend ku mund të ndërtohet. Lubonja: Apokaliptike! […]

The post Lubonja: Zjarri te ”5 Maji” mund të jetë dhe zonë për t’u ndërtuar appeared first on BoldNews.al.

Zjarri masiv tek ”5 Maji”, Ristani: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë! S’ka rrezik për banesat

By: redi
8 January 2026 at 22:10

Flakë masive kanë përfshirë një kapanon me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun që ndodhet në rrugën dhe lagjen ”5 Maji” në Tiranë. Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani nga vendngjarja tha se flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, por shtoi edhe se s’ka rrezik për banesat. ”Duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut…

Source

Zjarr masiv në magazinat e tregut të rrobave tek “5 maji”

8 January 2026 at 19:47

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Flakë masive kanë përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura që ndodhet pranë rrugës 5 Maji në Tiranë.

Forca të shumta zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, për të shuar flakët.

Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka dëme të mëdha materiale.

Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

/gj.m/j.p/

The post Zjarr masiv në magazinat e tregut të rrobave tek “5 maji” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Video/ Zjarri masiv te tregu i “5 Majit”, dyshohet për praninë e bombulave të gazit në magazina

By: armand
8 January 2026 at 20:53

Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë vijon të jetë aktiv, ndërsa situata paraqitet e rrezikshme për shkak të dyshimeve se në ambientet që po digjen mund të ketë edhe bombula gazi. Flakët janë të përmasave të mëdha dhe kanë shkaktuar panik te banorët […]

The post Video/ Zjarri masiv te tregu i “5 Majit”, dyshohet për praninë e bombulave të gazit në magazina appeared first on BoldNews.al.

Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, kërkohet ndihmë nga Durrësi dhe Elbasani

By: armand
8 January 2026 at 20:28

Përmasa të frikshme ka marrë zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Raportohet se për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në […]

The post Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, kërkohet ndihmë nga Durrësi dhe Elbasani appeared first on BoldNews.al.

Pamje nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi (Video)

By: armand
8 January 2026 at 19:56

Këto janë pamjet nga tregu i rrobave të përdorura në 5 Maji në Tiranë. Flakët kanë përpirë me shpejtësi një pjesë të dyqaneve që ndodhen brenda tregut, ndërsa po përhapet edhe më tej. Dhjetëra forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre. Në këtë zonë ku ka rënë zjarri, ndodhen një […]

The post Pamje nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi (Video) appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave tek “5 Maji”

By: armand
8 January 2026 at 19:26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë. Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje janë angazhuar forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij. […]

The post Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave tek “5 Maji” appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i frikshëm në tregun e rrobave të përdorura tek ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!

By: redi
8 January 2026 at 20:30

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Afër zjarrit masiv ndodhen edhe tre pallate banimi. Në vendngjarje kanë mbërritur…

Source

❌
❌