Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

By: D Marku
19 December 2025 at 14:11

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar.

Policia bën me dije se në subjektet e tyre u gjetën kuti me lëndë piroteknike, që mbaheshin me qëllim shitjen.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, me rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve intensive që po kryhen përditë, në kuadër të planit operacional “Fireworks”, në subjekte që mund të tregtojnë pa autorizim lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 3 markete në këtë paligjshmëri.

Për këto 3 raste u arrestuan shtetasit K. K, A. B. dhe F. Sh., pasi në marketet e tyre, përkatësisht, në Rrugën e Qelqit, Kombinat, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, dhe në fshatin Hasan, Krujë, u gjetën kuti me lëndë piroteknike, që mbaheshin me qëllim shitjen.

Ndërkohë, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u procedua penalisht shtetasi E. B., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. P., 20 vjeç. Në rrugën “Aleksandër Moisiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B., u konstatua një sasi e konsiderueshme fishekzjarresh, të cilat dyshohen se janë porositur nga shtetasi E. P. Punohet për kapjen e 20-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, me rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.

The post Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike! appeared first on Albeu.com.

Raporti i KE për zjarret: Evropa u përball me vitin më të keq në histori! Shqipëria pësoi humbjet më të rënda

By: redi
8 December 2025 at 15:48

Raporti i zjarreve në pyje për vitin 2024 nga Qendra e Përbashkët e Kërkimit e Komisionit Evropian (KE) tregon për një sezon zjarresh më të gjatë dhe më intensiv. Zjarret e mëdha janë rritur çdo vit që nga viti 2017, dhe të dhënat e vitit 2024 konfirmojnë trendin në rritje. Sezoni i zjarreve përfundoi me një sipërfaqe totale të djegur prej 383,317 hektarësh. Në vitin 2024…

Source

Në prag të festave të fundvitit, zbulohet magazina me fishekzjarre në Tiranë, arrestohet pronari

By: Ela
6 December 2025 at 15:27

Një magazinë e mbushur me fishekzjarrë është zbuluar në Tiranë të cilat do tregtoheshin në mënyrë të paligjshme për festat e fundvitit. Policia bëri me dije sot se në pranga ka rënë pronari i magazinës, 24-vjeçari me inicialet I.K., dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur skemën dhe aktivitetin, nëse ka persona të tjerë të […]

The post Në prag të festave të fundvitit, zbulohet magazina me fishekzjarre në Tiranë, arrestohet pronari appeared first on BoldNews.al.

Operacioni policor “Fireworks”, sekuestrohet sasi e madhe e fishekzjarrëve në Tiranë

6 December 2025 at 14:41


Polica e Shtetit ka bërë të ditur se është sekuestruar një sasi e madhe e fishekzjarrëve në Tiranë, ndërsa është vënë në pranga pronari i magazinës.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar qindra fishekzjarrë të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli.

“Është finalizuar operacioni policor ‘Fireworks’ për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret. Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarrë, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën ‘Besim Fagu’, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarrë, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftim

Policia thekson tutje se si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

|Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/

Noka: Asnjë vëmendje shtetërore ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore

25 November 2025 at 13:45

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, paraqiti sot projektbuxhetin e vitit 2026.

Gjatë paraqitjes së projektbuxhetit, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin në lidhje me përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit si dhe menaxhimin e situatës nga Emergjencat Civile.

“Në të gjitha këto situata kritike shteti ka dështuar. Nuk e di sa duhet të jetë temperatura që qeveria të mirëqeverisë. Ne kemi pajisjet 40 deri në 50 vjet më të vjetra së Kosova dhe Maqedonia, arsyeja pse ndodhin këto është korrupsioni. Përgjegjësia kryesore e kësaj situate është e qeverisë”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Deputeti Flamur Naka bëri përgjegjës qeverinë për situatën e zjarreve dhe përmbytjeve.

“Në këto vitet e fundit në Shqipëri është bërë e udhës që kur ndodhin zjarret qeveria nuk ka faj, edhe kur ndodhin përmbytjet qeveria nuk ka faj. Për të gjitha qeveritë e botës kur ndodhin situata të tilla përgjegjësia merret nga qeveria. Ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke fikur zjarre me thupra. Me thupra do të fiken zjarret?! Nuk ka asnjë vëmendje shtetërore. Është dramatike, kjo situatë. Cinizmi që ka ndaj fatkeqësisë njerëzore. U premtuan avionë, nuk kemi avionë. Si shpjegohet se këto ura pa mbaruar dy vite duhen ribërë se i merr lumi?!”, tha Noka.

Në përgjigje të tyre, Çako tha se “flota e zjarrfikësve është përtërirë dhe vazhdon përtërihet. Ka dhe mjete të vjetra, nuk është bërë e mundur riaftësimi i të gjitha mjeteve në një kohë reale. Tirana ka mjetet më bashkëkohorë të mundshme”.

Deputeti Isuf Çelaj ngriti shqetësimin për dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bashkitë e qarkut të Kukësit, ku sipas tij në këto bashki fondet janë minimale.

“Bashkitë Tropojë, Has dhe Kukës, që janë të ekspozuara ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, nga dëbora apo edhe nga zjarre, vijojnë të financohen me logjikën e 10 viteve më parë. Fondet për përcaktuar janë minimale. Bashkitë e vogla nuk kanë mundësi dhe kapacitete njerëzore për t’i përballuar”, tha Çelaj.

Çako sqaroi se bashkitë “kanë qenë përfituese të projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore”.

Gjithashtu Çako shtoi se ka një plan për ngritjen e qendrave rajonale në veri.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, i cili kërkoi që të alokohet një fond emergjence për bashkitë Sarandë, Delvinë, Finqi, për dëmet nga përmbytje, Çako tha se “duhet të konstatohen fillimisht dëmet pastaj të bëhen dëmshpërblimet”.

“Jemi pothuajse në situatë emergjence pasi sot nesër dhe pasnesër janë tre ditë që parashikojnë të kenë reshje të konsiderueshme, jo në të njëjtat nivele që kanë qenë nga data 17 deri në 23. Tre bashkitë më të ekspozuara janë Saranda, Delvina dhe Finiqi, ku është përqendruar dhe gjitha kapaciteti i forcave operacionale për t’u ardhur në ndihëm banorëve”, tha Çako.

/m.q/j.p/

The post Noka: Asnjë vëmendje shtetërore ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

By: Elva
24 November 2025 at 16:51

Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me pyje do të shkrumbohen nga zjarret ndërsa hapësira të tëra me tokë do të gjenden nën ujë. E njëjta ndodhi edhe këtë vit. “Sepse ujitja dhe kullimi, rrugët rurale, pyjet […]

The post Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile appeared first on BoldNews.al.

Efekti i ndryshimeve klimaterike, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 3.5 miliardë euro 

By: Elva
18 November 2025 at 20:33

Nga përmbytjet, zjarret dhe dëmet në bujqësi, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 15.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3.5 miliardë euro deri në vitin 2025. Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore vlerëson se humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor. […]

The post Efekti i ndryshimeve klimaterike, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 3.5 miliardë euro  appeared first on BoldNews.al.

Peticion kundër fishekzjarrëve: Qytetarët kërkojnë masa për prishjen e qetësisë publike

29 October 2025 at 15:28

Në një podium të sajuar në Parkun Europa, krah Bashkisë së Tiranës, aktivistë të “Qëndresës Qytetare” organizuan sot një aktivitet ndërgjegjësues kundër zhurmës së shkaktuar nga përdorimi i lirë i fishekzjarrëve.

Duke denoncuar mungesën e qetësisë publike, sidomos gjatë orëve të natës, ata ndanë në mënyrë ironike, “medalje” për qytetarët më të durueshëm dhe kërkuan masa ndëshkuese nga bashkia.

 “Çmimi i tretë” iu dha Armand Skuka, një qytetar që kishte arritur të flejë, pavarësisht shpërthimeve të përnatshme nën dritare.

“Ky është një njeri, që në vend të alarmit të mëngjesit, ka pasur fishekzjarrin e katit të parë,” tha me ironi aktivistja Jura Çitozi, e cila dorëzoi çmimet.

“Çmimi i dytë” iu dha Ines Mulellari, nënës që për dhjetë net rresht kishte përqafuar fëmijët e trembur nga zhurmat, duke u pëshpëritur: “Mos kini frikë, janë njerëz që s’kanë mësuar ende të festojnë me zemër, por me zhurmë.”

Ndërsa “Çmimi i parë i qetësisë kombëtare” iu dha Rea Xhukes, studente që për 30 net rresht kishte duruar shpërthimet pa reaguar me zemërim.

Aksioni ironik synoi të tërhiqte vëmendjen ndaj zhurmës së fishekzjarrëve, që hidhen lirshëm pa orar, një problem që është bërë pjesë e përditshme e jetës në kryeqytet.

Një nga zonjat e pranishme në protestë u shpreh për Citizens.al se ishte mjaft e shqetësuar nga zhurmat, sidomos për të vegjlit.

“Janë fëmijët që duhet të ruhen. Për mua, nuk duhen fishekzjarrët në atë mënyrë që të digjen, të vriten fëmijët, fëmijët nuk kuptojnë gjë,” tha ajo.

“Qytetarja më e duruar e Tiranës”, Rea Xhuke, tha se kjo nismë erdhi nga nevoja për të zgjuar ndërgjegjen qytetare.

“Për ne studentët që relativisht duam të mësojnë gjatë netëve, ajo është koha e vetme e qetë për t’u përqendruar. Këto zhurma e bëjnë të pamundur përqendrimin,” tha ajo, duke theksuar se protesta simbolike ishte një formë ndërgjegjësimi publik.

Peticion kundër zhurmës

Aktivistët njoftuan nisjen e një peticioni qytetar që do t’i dërgohet Këshillit Bashkiak të Tiranës, për vendosjen e gjobave ndaj përdoruesve të paautorizuar të fishekzjarrëve.

Medaljet e shpërndara kishin nga pas një kod që mundësonte qasjen në peticionin online.

Sipas Çitozit, nga kjo nismë qytetare kërkohet ndalimi i përdorimit të fishekzjarreve, sidomos gjatë orëve të natës (21:00-06:00) dhe shpallja e zonave të mbrojtura pranë spitaleve, qendrave sociale etj.

Në vitin 2018, tre ministri miratuan vendime që ndalojnë futjen dhe përdorimin e lirë të fishekzjarrëve e kapsollave, përveç rasteve të festave zyrtare.

Në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi masa penale dhe rregulla të reja për licencimin dhe magazinimin e tyre.

“Sot, në mbledhjen e qeverisë kemi miratuar rregulla të reja […] do të jemi shumë strikt në këtë drejtim,” u shpreh ai asokohe.

Megjithatë, situata në terren mbetet e pandryshuar. Fishekzjarrët vazhdojnë të shiten dhe hidhen lirshëm, sidomos në orët e vona, duke sjellë shqetësim dhe pasiguri për qytetarët.

The post Peticion kundër fishekzjarrëve: Qytetarët kërkojnë masa për prishjen e qetësisë publike appeared first on Citizens.al.

Çako për ATSH: Dronë me kamera termike për parandalimin dhe reagimin e shpejtë ndaj zjarreve

25 October 2025 at 08:37

TIRANË, 25 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ Situata e verës së këtij viti, me zjarret masive që përfshinë disa zona, ka rritur gatishmërinë e Agjencisë së Mbrojtjes Civile që tashmë ka nisur përgatitjet për përballimin e situatave të ngjashme në të ardhmen, nisur dhe nga fakti se ndikimi i ngrohjes globale ka sjellë temperatura ekstreme edhe në vendin tonë, duke favorizuar zjarre masive sikundër edhe përmbytjet gjatë dimrit.

I gjithë mekanizmi kombëtar i parandalimit dhe reagimit ndaj emergjencave ndodhet në përgatitje për të pasur përgjigje sa më efikase ndaj situatave të mundshme.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, shpjegon masat konkrete që po ndërmerren që tani, nga përditësimi i planeve të emergjencës dhe pastrimi i brezave mbrojtës, deri tek trajnimi i strukturave zjarrfikëse dhe përdorimi i teknologjisë moderne, përfshirë dronët me kamera termike.

Çako tregon edhe për mënyrën se si dronët po revolucionarizojnë monitorimin e territorit, duke mundësuar zbulimin e hershëm të vatrave të zjarrit, orientimin e forcave në terren dhe reagimin e shpejtë në situata emergjente.

Përdorimi i dronëve me kamera termike dhe sensorë të tjerë, është kthyer në një nga mjetet më efektive që gjen përdorim në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencës, zvogëlim/parandalim rreziku, përgatitje, reagim dhe rimëkëmbje. Gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka përdorur intensivisht këto pajisje për të kryer rikonjicion të zonave me rrezik të lartë.

Çako ndalet edhe te roli i komunitetit dhe institucioneve arsimore në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e edukimit të brezit të ri për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e shkollave në programe ndërgjegjësimi dhe simulime praktike.

Një pjesë e rëndësishme e planit është edhe angazhimi i qytetarëve përmes fushatave vullnetare, aktiviteteve në terren dhe bashkëpunimit me shërbimin pyjor.

Në intervistë, ai ndan gjithashtu detaje mbi projektet e reja të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, nga Bashkimi Evropian, NATO, UNDP dhe GIZ, deri te Shërbimi Pyjor i SHBA-së, për forcimin e kapaciteteve të trajnimit, pajisjeve dhe koordinimit ndërinstitucional.

Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, që përfshin parandalim, edukim, trajnime, logjistikë dhe teknologji, Agjencia synon të garantojë një reagim më të koordinuar, më efikas dhe më të qëndrueshëm në përballjen me çdo rrezik natyror.

Intervistë për ATSH e drejtorit të përgjithshëm të AKMC, Haki Çako

ATSH: Cilat janë masat konkrete që po ndërmerren që tani për përgatitjen ndaj zjarreve gjatë verës së ardhshme?

Çako: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse, ka filluar ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për përgatitjen ndaj rrezikut të zjarreve në sezonin e ardhshëm veror. Masat parashikuese dhe parandaluese janë pjesë e një plani të strukturuar të menaxhimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, dhe konkretisht për zjarret në pyje dhe në sipërfaqe të hapura, përfshijnë hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës në nivel kombëtar dhe vendor, të cilat përfshijnë skenarë të mundshëm të zjarreve dhe mënyrat e reagimit ndaj tyre.

Rritjen e bashkëpunimit me pushtetin vendor, përmes orientimeve teknike dhe monitorimit të zbatimit të detyrave që lidhen me pastrimin e brezave mbrojtës, rrugëve pyjore dhe menaxhimin e mbetjeve vegjetative.

Fushata ndërgjegjësuese dhe edukimi publik, për informimin dhe sensibilizimin e komuniteteve lokale mbi masat parandaluese dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen nga zjarret. Aktualisht përmes Qendrës Kombëtare të Trajnimit për Mbrojtjen Civile po zhvillohet fushata kombëtare e informimit dhe ndërgjegjësimit publik “Mbrojtja Civile në turne” me qëllim informimin e qytetarëve mbi rreziqet që cenojnë Shqipërinë dhe komunitetin e tyre, si dhe dhënia e udhëzimeve për parandalim apo zvogëlim të riskut nga fatkeqësitë. Fushata po shtrihet në të gjitha qarqet e vendit. Fushata është zhvilluar tashmë në katër qytete: Përmet, Fier, Elbasan dhe Durrës dhe do të vazhdojmë me të gjitha qarqet e vendit.

Forcimi i kapaciteteve operacionale përmes trajnimeve të specializuara të strukturave zjarrfikëse dhe forcave të tjera reaguese, si dhe organizimit të stërvitjeve të përbashkëta ndërinstitucionale.

Pajisja dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe logjistikës të nevojshme për ndërhyrje efikase në raste emergjente, përfshirë këtu automjetet zjarrfikëse, mjete të transportit, radiondërlidhëse dhe pajisje mbrojtëse për personelin operativ.

ATSH: Në ç’mënyrë do të përfshihen shkollat dhe komuniteti lokal në mbështetjen e shërbimit pyjor?

Çako: Zhvillimi i programeve edukative në shkolla, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe strukturat e tjera përkatëse, për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve mbi rëndësinë e mbrojtjes së pyjeve, parandalimin e zjarreve dhe përgjegjësinë qytetare ndaj mjedisit është një nga qëllimet e agjencisë sonë, dhe po punojmë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në këtë drejtim me Ministrinë e Arsimit për përfshirjen e njohurive të mbrojtjes civile dhe simulimet në programin mësimor të sistemit parauniversitar.

Gjithashtu organizimi i aktiviteteve informuese dhe praktike, siç janë ditët ndërgjegjësuese, pastrimi i zonave pyjore, vizitat në stacionet e shërbimit pyjor apo të zjarrfikësve, si dhe simulime për reagimin në rast zjarri, që ne tashmë i kemi kthyer në praktikë në shumë shkolla në të gjithë vendin, por që gjithsesi kërkon punë të vazhdueshme për t’u bërë sa më masive, duke përfshirë gjithmonë e më shumë një numër më të madh shkollash.

Një tjetër element është edhe angazhimi i organizatave komunitare, grupeve rinore dhe vullnetarëve, në mbështetje të fushatave ndërgjegjësuese dhe monitorimit vullnetar të zonave me rrezik të lartë për zjarre.

Trajnimi bazë i anëtarëve të komunitetit lokal, në veçanti në zonat rurale dhe pyjore, si dhe sensibilizimi i tyre me mjete të ndryshme ndërgjegjësuese, fletëpalosje, broshura, video të shkurtra informuese se si veprohet në rast zjarrit, mbi mënyrat e raportimit të hershëm të zjarreve dhe masat paraprake që mund të ndërmerren pa rrezikuar jetën.

Krijimi i partneriteteve ndërinstitucionale në nivel vendor, për të siguruar përfshirjen aktive të shkollave, komuniteteve dhe strukturave lokale në zbatimin e detyrave të Planit Vendor të Mbrojtjes Civile dhe mbështetjen e shërbimit pyjor në monitorim, edukim dhe raportim.

Përmes këtyre masave, synohet krijimi i një kulture të qëndrueshme ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e pyjeve, si dhe fuqizimi i rolit të qytetarit në parandalimin dhe minimizimin e rreziqeve nga zjarret.

ATSH: A po parashikohet ndonjë bashkëpunim i ri me partnerë ndërkombëtarë për trajnimin dhe pajisjen e forcave zjarrfikëse?

Çako: Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile vijon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë si Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, NATO, UNDP, GIZ dhe Shërbimi Pyjor i SHBA, për rritjen e kapaciteteve të strukturave të mbrojtjes civile. Nëpërmjet këtij rrjeti ndërkombëtar bashkëpunimi, AKMC koordinon procesin e trajnimit dhe përgatitjes së forcave operacionale reaguese dhe përmirësimin e logjistikës së tyre. Përtej bashkëpunimit ndërkombëtar, secila nga forcat operacionale ka planin e vet të zhvillimit profesional dhe infrastrukturor në fushën e tyre të përgjegjësisë.

Forcat zjarrfikëse, ashtu si edhe strukturat e tjera operacionale si policia, urgjenca shëndetësore, Kryqi i Kuq apo vullnetarët, nuk janë në varësi të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, por janë pjesë e sistemit të reagimit ndaj emergjencave, puna e të cilëve koordinohet nga Agjencia në përputhje me Ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”.

Në këtë kuadër, Agjencia po punon për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të reagimit ndaj zjarreve dhe emergjencave, përmes projekteve që përfshijnë trajnim, asistencë teknike dhe mbështetje logjistike, ku përfitojnë edhe strukturat zjarrfikëse në nivel vendor. Si në rastin e projekteve IPA për ngritjen e Modulit të Zjarreve në Pyje për MZSH Tiranë, aktualisht po punohet për ngritjen e një moduli për tërmetet dhe spitalet fushore.

Roli i Agjencisë në këtë proces është koordinues, në funksion të garantimit të një përgjigjeje sa më të unifikuar dhe efektive në të gjithë territorin.

ATSH: A mund të na jepni më shumë detaje mbi përdorimin e dronëve me kamera termike, sa do të jenë në dispozicion dhe si do të përdoren në terren?

Çako: Po, përdorimi i dronëve me kamera termike dhe sensorë të tjerë, është kthyer në një nga mjetet më efektive që gjen përdorim në të gjitha fazat e ciklit të menaxhimit të emergjencës, zvogëlim/parandalim rreziku, përgatitje, reagim dhe rimëkëmbje. Gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka përdorur intensivisht këto pajisje për të kryer rikonjicion të zonave me rrezik të lartë, vlerësimin e tyre si dhe zbulimin e zjarreve në kohë të hershme. Vetëm më 26 korrik, dronët “Bayraktar TB2” kanë fluturuar mbi 18 vatra aktive, me qëllim monitorimin e përhapjes dhe vlerësimin e rrezikut. Dronët janë vendosur në disa zona strategjike dhe do të jenë të disponueshëm edhe në sezonin e ardhshëm veror, me qëllim rritjen e mbulimit dhe uljen e kohës së reagimit. Përdorimi i tyre në terren ka treguar rezultate shumë të mira, sidomos në identifikimin e hershëm të vatrave dhe në ndihmën që japin për orientimin e forcave zjarrfikëse në vendndodhjet më të rrezikuara.

Ato përdoren gjatë patrullimeve ajrore për të monitoruar terrenin nga lart, për të ndjekur përhapjen e flakëve dhe për të vëzhguar zona të paarritshme për ekipet në tokë, veçanërisht gjatë natës apo në kushte të vështira pamjeje, ku kamerat termike janë shumë të vlefshme. Pamjet dhe të dhënat që marrim nga dronët transmetohen në kohë reale në qendrat e koordinimit, duke lejuar një reagim më të shpejtë dhe më të saktë.

Agjencia do të vijojë të investojë në këtë teknologji edhe në vijim, duke forcuar më tej kapacitetet e monitorimit dhe reagimit në të gjithë territorin.

/j.p/r.e/

The post Çako për ATSH: Dronë me kamera termike për parandalimin dhe reagimin e shpejtë ndaj zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë

By: FAKTOJE
15 October 2025 at 14:00

Esmeralda Topi 

Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë pyje e kullota. 

Burimi: EFFIS

Mbi 130 vatra zjarresh lanë pas dhjetëra banesa të shkatërruara plotësisht, të tjera të dëmtuara, krerë bagëtish të djegur dhe hektarë të tërë pemtarie të shkrumbuar. Zonat më të prekura ishin Gramshi dhe Delvina, ku dëmet prekën më rëndë komunitetet rurale. 

Më 14 gusht 2025, kryeministri Edi Rama, premtoi se të gjithë do të dëmshpërbleheshin për shtëpitë dhe bagëtitë e humbura. Sipas shifrave paraprake, 207 banesa u dëmtuan, prej të cilave 40 u shkatërruan plotësisht.

 “Askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pa e pasur në krah shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë ashtu si dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur”, premtoi Rama. 

Dy muaj më vonë, më 4 tetor 2025, Rama përsëriti angazhimin e tij, duke e cilësuar si një detyrim moral dhe ligjor procesin e kompensimit. 

“Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata të cilët kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kryeministri. 

Inventari nuk është gati

Por ndryshe nga deklaratat e kryeministrit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari ende nuk është përmbyllur. Agjencia që koordinon procesin ndërmjet strukturave qendrore dhe vendore thotë se inventarizimi është në fazën përfundimtare. 

“Të dhënat përfundimtare do të publikohen pas verifikimit dhe miratimit nga strukturat përgjegjëse, për të siguruar saktësi dhe transparencë”, pohoi Agjencia për mbrojtjen civile për Faktoje.al.

Vonesat, sipas Agjencisë, lidhen me verifikimet në terren dhe harmonizimin e të dhënave mes institucioneve qendrore dhe vendore, me synim garantimin e trajtimeve të drejta e ligjore për çdo rast. 

Afatet për fillimin e pagesave do të publikohen pas miratimit të listave dhe alokimit të fondeve nga buxheti i shtetit, ndërsa kompensimi do të bëhet sipas shkallës së dëmit për çdo banesë, bagëti apo dëme materiale të tjera.

Familjet e prekura përballen vetë me pasojat

Banorët e prekur nga zjarret janë detyruar të gjejnë zgjidhje vetë. Lulëzim Doku, nga fshati Harunas njësia Skëndërbegas në Gramsh, humbi shtëpinë nga zjarri i fuqishëm i gushtit. 

“Kanë sjell kontenierë dhe disa mobilie, por nuk jetohet atje se kemi dy fëmijë të vegjël” – tregon Lulëzimi. 

Prej dy muajsh ai është zhvendosur në qytetin e Gramshit dhe paguan 15 mijë lekë qira për banesën ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët. 

“Kanë ardhur të na bëjnë vlerësimet, matjet…tani presim”, tregon ai. 

Ekspertët e pushtetit vendor shprehen se vonesat në procesin e dëmshpërblimit po i lënë familjet e prekura të përballen vetë me pasojat.

“Premtimet politike për rindërtim dhe kompensim nuk kanë gjetur ende mbështetje në zbatimin konkret të ligjit 45/2019, duke e lënë barrën tek familjet e prekura që vijojnë të presin raportet dhe fondet përkatëse”, thotë Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Ai shton se duke pasur parasysh numrin e kufizuar të banorëve dhe përmasat e dëmit, verifikimet mund të ishin mbyllur brenda pak javësh. 

“Mosfunksionimi në kohë i mekanizmit ligjor të kompensimit ngre dyshime për mungesë koordinimi ndërinstitucional dhe neglizhencë administrative”, argumenton Haxhimali.

Sipas të dhënave të Censit 2023, zonat më të prekura nga zjarret, Gramshi dhe Delvina, kanë popullsi të ulët, çka nënkupton një proces më të lehtë verifikimi dhe menaxhimi të dëmeve. Bashkia Gramsh numëron 16,533 banorë, prej të cilëve vetëm 667 jetojnë në njësinë Skënderbegas, një nga zonat më të dëmtuara. Bashkia Delvinë ka 6,166 banorë, ku shumica banojnë në qytet (4,952). 

Përfundim


Nisur nga informacioni i mbledhur dhe verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘tanimë është inventari i plotë i dëmeve nga zjarret’ e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë appeared first on Faktoje.al.

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

10 October 2025 at 22:01

Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që përfshinë shumë vende. Mbi 1 milion hektarë tokë janë djegur deri më tani përgjatë këtij viti, duke shënuar kështu edhe një rekord. Studimet thonë se ndryshimet klimatike kanë shtuar valët e të nxehtit dhe thatësirën, duke shkaktuar më shumë zjarre në pyje […]

The post Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë! appeared first on BoldNews.al.

Rama: Dëmshpërblim për të prekurit nga zjarret, ligj për sigurimin e banesave e bizneseve

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

Të pranishëm në këtë aktivitet që u zhvillua Bazën Ajrore të Farkës ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal tek dëmshpërblimet e qytetarëve për të prekurit nga zjarret gjatë verës që lam pas, për të cilët tha se do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë.

Kreu i qeverisë tha se “angazhimi moral, por edhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë”.

“Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata të cilët kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se “është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë dhe të mendojnë për të marrë masa për tu përfshirë në skemën e sigurimit të shtëpive nga fatkeqësitë natyrore gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj”.

“Nuk kemi një ligj të tillë dhe ka ardhur koha t’i bashkohemi të gjitha vendeve duke i dhënë mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të mund të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për të shtëpisë pasi siç e dini mirë që tek shtëpitë si kemi lënë askujt gjë mangët, por është fjala dhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit, të cilat duhet të sigurohen dhe nga përmbytjet pasi koha në të cilën jetojmë, është një kohë ku ndryshimet e klimës po sjellin gjithnjë e më shumë pranë pragut të shtëpisë sfidat më të mëdha të fatkeqësive natyrore dhe Emergjencave Civile, ku janë përmbytjet dhe zjarret.

“Tek zjarret klima ka ndikimin e vet por ana tjetër e medalje s’janë zjarrvënësit për të cilët do të kemi një shtrëngim të ri në Kodin Penal”, tha Rama.

1 nga 5

 

/m.q//a.f/

The post Rama: Dëmshpërblim për të prekurit nga zjarret, ligj për sigurimin e banesave e bizneseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Asnjë leje ndërtimi për 30 vite në territore ku vihet zjarr, do të rimbillen

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri një vlerësim për punonjësin e Policisë së Shtetit për punën e bërë për identifikimin e zjarrvënësve.

“Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete”, tha Rama.

Rama nënvizoi gjithashtu se në territoret ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite dhe territori i djegur do të rimbillet.

“Kemi bërë një ndërhyrje ligjore shumë të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vjet. Nëse një territor i cili le ta themi “hap oreks” për të ndërtuar, digjet, për 30 vjet aty nuk do të jepet leje ndërtimi. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj se është toka ime.

“Ai territor do të rimbillet, për këtë po punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë dhe dronët mbjellës që janë një forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura gjë për të cilën është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit”, u shpreh Rama.

Të pranishëm në aktivitetin që u zhvillua Bazën Ajrore të Farkës ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

/m.q//a.f/

The post Rama: Asnjë leje ndërtimi për 30 vite në territore ku vihet zjarr, do të rimbillen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

By: Elva
4 October 2025 at 10:45

Pas zjarreve që përfshinë vendin nga veriu në jug, duke shkrumbuar qindra hektarë tokë, banesa e bagëti, Kryeministri Edi Rama foli për situatën e shërbimit zjarrfikës. Gjatë një takimi me strukturat e zjarrfikësve këtë të shtunë, Rama deklaroi se vendi do të ketë një nivel të ri të shërbimit zjarrfikës dhe premtoi rritje pagash për […]

The post Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në vend, Rama: Do kemi hartë të përditësuar për shpërndarjen e forcave në terren

By: Fax Web
4 October 2025 at 10:18

Në prezantimin për reformimin e mbrojtjes civile, duke marrë shkas nga zjarret e mëdha verën që sapo lamë pas, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ministria e Brendshme po përgatit një hartë për të pasur të gjithë informacionin e përditësuar për shpërndarjen e forcave në terren.

Sipas Ramës, kjo do të ndihmojë për të mos pasur moskoordinim në terren me të gjitha grupeve që veprojnë për fikjen e zjarreve.

“Ministria e Brendshme duhet të përgatitet që të ketë një hartë të qartë të përditësuar të gjithë shpërndarjes së forcave dhe situatave që janë në territor dhe Emergjencat Civile nga ana tjetër duhet të jenë në gjendje që t’ju ofrojnë atyre këtë informacion që të gjithë ta dinë që nëse helikopteri nuk po të vjen në atë moment nuk do të thotë që nuk është diku tjetër për të bërë këtë punë dhe koha për të ardhur helikopteri duhet të jetë e ditur paraprakisht që mos bllokohen linjat e komunikimit nga konfuzioni i thirrjeve të të gjithëve”.

Rama theksoi se ndërgjegjësimi për zjarret do të shtrihet edhe në shkolla.

“Gjithë pjesa e shërbimit pyjor dhe pjesa e përfshirjes së shkollave në lidhje me ndërgjegjësimin për çfarë na duhet të bëjmë ne sot në mënyrë që çdo ditë duke bërë ato punët e vogla nëpër territoret e pyjeve të jemi më të përgatitur për momentin ku vjen zjarri. Dhe do angazhojmë edhe shkollat në këtë proces në bashkëpunim të ngushtë me strukturat tona në territor, të FA dhe Policisë së Shtetit, edhe të zjarrfikësve që do kenë edhe një komponent të edukimit, të vizitave nëpër shkolla, demonstrimeve të cilat janë edhe argëtuese për fëmijët, por janë edhe informuese”.

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

16 September 2025 at 22:41

Emisioni “Fiks Fare” vijoi të denoncojë situatën e paralajmëruar të zjarreve gjatë verës në Shqipëri, ku qindra kilometra katrorë janë djegur nga jugu në veri. Emisioni solli dëshmi të tjera nga fshatrat e Gramshit, të banorëve që iu mbijetuan flakëve, por humbën të gjithë pasurinë. Ndërkohë, një grup tjetër i Fiksit, udhëtoi edhe në zonën […]

The post Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore appeared first on BoldNews.al.

Pas flakëve në Gramsh, fshatra të shkrumbuar, bagëti të groposura dhe lot pa fund

By: Elva
15 September 2025 at 20:53

baneve gGjashtë fshatra të Njësisë Administrative Skënderbegas në Gramsh janë përfshirë këtë vit nga flakët, duke lënë pas një tragjedi të rëndë njerëzore dhe materiale. Dhjetëra shtëpi dhe kasolle  me bagëti janë djegur plotësisht, ndërsa dëshmitë nga vendngjarja janë tronditëse. Nga Kullollasi në Bletëz, zjarri shkrumbon thuajse gjithçka duke lënë fëmijë dhe të moshuar pa […]

The post Pas flakëve në Gramsh, fshatra të shkrumbuar, bagëti të groposura dhe lot pa fund appeared first on BoldNews.al.

Vlora mes premtimeve dhe plehrave, kapsulimi i mbetjeve ende në letër

By: Elva
14 September 2025 at 08:17

Nga Sebi Alla Tri zjarre të mëdha brenda dy muajve (qershor-korrik), në vendgrumbullimin e mbetjeve në Lagjen 24 Maji në Vlorë, ishin lajmërimi i fundit se nëse nuk ndërhyhej në kohë, zona përreth, por edhe i gjithë qyteti do të vijonte të rrezikohej nga ndotja në nivel mjaft të lartë. Pavarësisht trajtimit të mbetjeve urbane […]

The post Vlora mes premtimeve dhe plehrave, kapsulimi i mbetjeve ende në letër appeared first on BoldNews.al.

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

9 September 2025 at 17:20

Fejton nga Boldnews.al Unë jam një i pasur, një zengjin i ri pluralizmi, ose edhe një oligark, nëse keni qejf të më quani kështu. Mos më pyesni si i kam bërë paratë; me tendera qeverie, me trafik droge, me mashtrim apo edhe me trashëgimi të ligjshme. Nuk ka ç’ju duhet. Ajo që duhet të dini […]

The post Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

By: Elva
6 September 2025 at 10:29

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve nga zjarri i datës 11 Gusht, që goditi njësinë Skënderbegas në Gramsh. Sipas të dhënave zyrtare, 68 banesa u dëmtuan nga flakët: 10 prej tyre u shkatërruan totalisht dhe do të kërkojnë rindërtim të plotë, 16 përballen me rikonstruksion të pjesshëm, ndërsa 42 të tjera ishin shtëpi […]

The post Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura appeared first on BoldNews.al.

❌
❌