Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Telegrafi shënon 19 vjet - rritje, inovacion dhe transformim digjital në median shqiptare

25 December 2025 at 16:00


Ashtu si çdo 19-vjeçar që ka kaluar fazën e ëndrrave dhe tashmë vepron me vizion, përgjegjësi dhe ambicie të qarta për të ardhmen, edhe Telegrafi hyn në vitin e ri më i pjekur, më inovativ dhe më i vendosur se kurrë për të udhëhequr transformimin e medias digjitale në Kosovë dhe më gjerë.

Nga një ide ambicioze e nisur 19 vite më parë, Telegrafi është shndërruar në një ekosistem të plotë digjital, ku përmbajtja, teknologjia dhe audienca ndërthuren në mënyrë organike. Sot, ky ekosistem përfshin lajme kombëtare dhe lokale, video, podcaste, aplikacione mobile dhe produkte të avancuara digjitale, të ndërtuara për të informuar, edukuar dhe angazhuar publikun në çdo platformë dhe në çdo moment.

Viti i zhvillimeve dhe transformimit digjital

Gjatë këtij viti, Telegrafi ka realizuar disa nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike dhe editoriale.

Faqja e re e Telegrafit ka sjellë një përvojë më të shpejtë, më të pastër vizualisht për përdoruesit, duke reflektuar standardet moderne të konsumimit të lajmit.

Një hap i rëndësishëm është shënuar edhe me aplikacionin e ri të Telegrafi Sport, i ndërtuar posaçërisht për audiencën sportive, me fokus te rezultatet live, njoftimet në kohë reale dhe përvoja mobile e personalizuar për tifozët.

Podcastet, zëri i Telegrafit në epokën digjitale

Një nga shtyllat kryesore të suksesit të Telegrafit gjatë viteve të fundit ka qenë zhvillimi i platformës së podcasteve, e cila është konsoliduar edhe më tej gjatë këtij viti.

Në qendër të saj qëndrojnë formatet tashmë të njohura dhe me ndikim të gjerë si “Përballje Podcast”, që trajton temat kryesore politike, ekonomike dhe shoqërore; “Arena e Yjeve”, e fokusuar te sporti dhe figurat që kanë lënë gjurmë; “Shëndeti në rend të parë”, që sjell diskutime profesionale dhe edukative në fushën e shëndetësisë; si dhe “PodGo”, format që sjell diskutime mbi jetën shoqërore në Maqedoninë e Veriut, përmes zyrës së Telegrafit atje.

Këto podcaste janë shndërruar në platforma të besueshme diskutimi dhe informimi, duke krijuar forma të reja dëgjuesish e shikuesish dhe duke rritur ndikimin e Telegrafit përtej formatit tradicional të lajmit.

Telegrafi po punon gjithashtu në formate të reja podcastesh, të cilat pritet të lansohen së shpejti, duke zgjeruar tematikat dhe duke iu drejtuar audiencave të reja me përmbajtje origjinale dhe bashkëkohore.

Video dhe përmbajtje për rrjetet sociale

Paralelisht me podcastet, Telegrafi ka vazhduar investimet në video-formate të shkurtra dhe dinamike, të dizajnuara posaçërisht për rrjetet sociale, duke iu përshtatur mënyrës se si audienca sot informohet – shpejt, qartë dhe në kohë reale.

Këto zhvillime e kanë pozicionuar Telegrafin si një nga platformat më aktive dhe më të ndjekura në hapësirën digjitale shqiptare.

Redaksia në epokën e Inteligjencës Artificiale

Në vitin e 19-të të ekzistencës së tij, Telegrafi ka vazhduar integrimin e Inteligjencës Artificiale në proceset editoriale dhe operative, me synimin për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të personalizuar përmbajtjen.

Teknologjia po shërben si mbështetje për gazetarinë profesionale, duke e fuqizuar atë dhe jo duke e zëvendësuar.

Përveç rolit të tij informues, Telegrafi është shndërruar ndër vite në një partner të besueshëm të marketingut digjital për brende, kompani dhe organizata, duke ofruar zgjidhje të avancuara për promovim si: Pr Artikuj, reklama digjitale banners/native ads /outstream, BiZz Video - Video story dhe shëtitje virtuale 360° me shpërndarje të integruar në web dhe aplikacione mobile.

Me fokus të veçantë në brand safety, transparencë dhe performancë të matshme, Telegrafi u mundëson partnerëve të komunikojnë në një mjedis editorial të sigurt dhe profesional, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim, teknologji dhe ndikim real te audienca

19 vite besim dhe vizion përpara

Pas 19 vitesh rrugëtim, Telegrafi mbetet i përkushtuar ndaj informimit të besueshëm, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Sot, Telegrafi nuk është vetëm një portal lajmesh, por një platformë që formëson diskursin publik dhe ndërton të ardhmen e medias digjitale.

Ndërsa hyjmë në vitin e 20-të të historisë sonë, falënderojmë të gjithë lexuesit, shikuesit, dëgjuesit dhe partnerët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Telegrafi nuk po feston vetëm vitet – po ndërton të ardhmen.

Urime 19-vjetori, AI shoku yt – Telegrafi.

Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin

23 December 2025 at 12:07

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit në kuadër të prezantimit të Paketës Fiskale 2026, duke e cilësuar dialogun si nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes, me fokus formalizimin, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe përgatitjen për procesin e integrimit europian.

Gjatë diskutimeve, Rama iu përgjigj pyetjeve të sipërmarrësve lidhur me paqen fiskale, duke sqaruar se ajo nuk përbën amnisti fiskale.

“Dallimi është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë. Këtu bëhet paqe me të gjithë ata të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë. Pra, nuk janë në procese penale të hapura dhe nuk janë në procese gjyqësore të hapura që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se për pjesën tjetër, procedurat janë të përcaktuara qartë në ligjin e miratuar.

Rama shpjegoi se bizneset kanë mundësinë të vetëkorrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare me një kosto minimale.

“Nëse sipërmarrja dëshiron t’i rikthehet pasqyrave të deklaruara në vitet e mëparshme dhe të paraqesë pranë administratës tatimore pasqyra të reja, ku ka vetëkorrigjim të të ardhurave, atëherë do të paguajë vetëm 5% të fitimit të ri. Kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyra. Nuk ka asnjë komplikim”, tha Rama.

I pyetur mbi kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë për t’u përfshirë në paqen fiskale, kryeministri sqaroi se nuk ka kushte të veçanta përveç respektimit të ligjit.

“Asnjë kriter në kuptimin të posaçëm. Në rast se nuk janë në konflikt me ligjin aktualisht, pra në rast se nuk kanë procese të hapura ligjore, apo në rast se nuk kanë rekorde ligjore që vënë në dyshim legjitimitetin e sipërmarrjes”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, përfitues nga kjo masë do të jetë pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit.

“99.99% e sipërmarrjeve përfshihen në këtë kategori dhe do të përfitojnë nga paqja fiskale”, përfundoi kryeministri.

Paketa Fiskale 2026 synon të nxisë formalizimin e ekonomisë, të forcojë besimin mes shtetit dhe biznesit dhe të krijojë një terren më konkurrues për sipërmarrjen shqiptare në prag të integrimit në Bashkimin Europian.

/a.f/

 

The post Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama takim me bizneset për paqen fiskale: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

23 December 2025 at 11:47

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit lidhur me “paqen fiskale”.

Rama sqaroi se ky premtim tashmë i kthyer në ligj, është sipas tij një nismë që do të shërbejë si një urë besimi mes sipërmarrësve dhe qeverisë.

Rama tha se zbatimi i ‘paqes fiskale’ do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm dhe nuk cënon integritetin ligjor. Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon të rrisë formalizimin dhe ta ulë tatimin.

Ne presim një përmirësim të atmosferës së biznesit në vend. Bëhet paqe me bizneset, që nuk kanë probleme ligjore, që nuk janë në procese gjyqësore të hapura, që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Gjobat, sipas periudhës shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes kësteve të lehtësuara”, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se përmes paketës fiskale, qeveria synon që të krijojë kushtet, për konkurrencë të drejtë mes bizneseve.

“Ne besojmë fort tek forca e dialogut. Ne besojmë se ekonomia shkon përpara me anë të bashkëpunimit. Ekonomia shqiptare ka marrë një drejtim dhe ky drejtim është drejt BE-së, është drejt integrimit evropian, që bizneset shqiptare të përfitojnë sa më shumë nga tregu i Bashkimit Europian.

Duhet punë e madhe nga qeveria, duke votuar ligje, që na përafrojnë me BE-në. Ne na duhet që biznesi të jetë i lirë të veprojë, na duhet marrëdhënia e besimit me njëri-tjetrin. Ju duhet të operoni në një ambient ekonomik me rregulla të qarta. Numri i bizneseve është rritur në 10 vitet e fundit, edhe punësimi është rritur shumë, ka rënë papunësia dhe bizneset kanë fituar dyfish. Ambienti ekonomik është përmirësuar.

Ne do iu ofrojmë instrument bashkëpunimi, që do sjellë administratën tatimore më pranë biznesit. Të krijojmë kushte për konkurrencë të drejtë”, tha ministrja Brahimaj.

The post Rama takim me bizneset për paqen fiskale: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin appeared first on Gazeta Si.

Konfindustria: Mos e miratoni Kodin e ri Penal! Cënon seriozisht biznesin

23 December 2025 at 10:20

Nga Gazeta ‘SI’- Konfederata e Industrive në vend, Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë Kodin e ri Penal, pasi cënon seriozisht klimën e investimeve dhe juridike në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, Konfindustria thekson se ka një mungesë të plotë mbi ndikimin ekonomik dhe social të penalizimeve të reja, veçanërisht për personat juridikë.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me tendencën për të kriminalizuar shkelje që kanë natyrë administrative, si parregullsitë tatimore formale, mungesat dokumentare apo shkelje të brendshme në shoqëritë tregtare. Sipas përfaqësuesve të biznesit, këto raste duhet të trajtohen me masa administrative ose civile dhe jo përmes ndëshkimeve penale, të cilat rrisin presionin mbi aktivitetin ekonomik.

Konfindustria Albania kundërshton gjithashtu zgjerimin e përgjegjësisë penale për personat juridikë, duke argumentuar se drafti parashikon ndëshkime edhe për vepra që nuk lidhen logjikisht me natyrën e subjekteve tregtare. Një qasje e tillë, sipas saj, bie ndesh me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, ku përgjegjësia penale e bizneseve kufizohet në fusha specifike si korrupsioni, krimi i organizuar apo shkeljet mjedisore.

Një tjetër problematikë e ngritur është mbivendosja e projektit me legjislacionin ekzistues, përfshirë ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Tentativa për të kriminalizuar pozitën dominuese në treg, sipas Konfindustria Albania, mund të krijojë pasiguri juridike, interpretime arbitrare dhe të frenojë investimet e reja.

Kodi i ri Penal u prezantua gjatë pranverës dhe u shoqërua me kritika të shumta, për të cilat askush nuk mori përgjegjësi. Ministri i Drejtësisë atëkohë, Ulsi Manja, tha se ka mbajtur shënim të gjitha kritikat dhe propozimet për t’i sintetizuar në dokument.

The post Konfindustria: Mos e miratoni Kodin e ri Penal! Cënon seriozisht biznesin appeared first on Gazeta Si.

Confindustria Albania kundër draftit të Kodit Penal: Rrezik për biznesin, paralizon investimet

23 December 2025 at 00:03

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e të përbashkëta, ka shprehur qëndrimin e saj të ashpër zyrtar kundër projektligjit të ri të Kodit Penal, i hedhur së fundmi për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke paralajmëruar se nëse miratohet në ketë formë do të rrezikojë paralizimin e investimeve të huaja.

Confindustria Albania ndryshimet në Kodin Penal i cilëson të panevojshëm, të cilat rrisin ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenojnë klimën e investimeve në vend.

“Nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonjë boshllëk në legjislacion penal, që të justifikojë nevojën për të shkuar drejt hartimit dhe miratimit të një kodi të ri penal. Mbi të gjitha vërehet se nga hartuesit e projektit të Kodit të ri Penal nuk është bërë një analizë shteruese e ndikimit të faktorëve ekonomikë dhe socialë në lidhje me rëndimin me penalizime të reja, siç propozohet, për veprat penale të kryera nga personat juridikë”, nënvizohet në qëndrim.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me kriminalizimin e tepruar të veprimeve me natyrë administrative, si shkeljet tatimore formale, mangësitë në dokumentacion apo shkelje të brendshme në shoqëritë tregtare, të cilat deri më tani janë trajtuar përmes masave administrative ose civile. Sipas Confindustria Albania, kjo qasje rrit presionin penal mbi biznesin dhe krijon pasiguri në ushtrimin e aktivitetit ekonomik.

Confindustria Albania shpreh gjithashtu kundërshtime ndaj zgjerimit të përgjegjësisë penale për personat juridikë, duke vënë në dukje se projekti parashikon përgjegjësi edhe për vepra penale që, sipas saj, nuk mund të lidhen logjikisht me natyrën e personit juridik. Kjo, sipas Confindustria Albania, bie ndesh me parimet themelore të së drejtës penale dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Europian, ku përgjegjësia penale e personave juridikë është e kufizuar në fusha të caktuara si korrupsioni, krimi i organizuar dhe veprat kundër mjedisit.

Një tjetër problem që ngrihet është edhe mungesa e harmonizimit të draftit me legjislacionin ekzistues dhe praktikën gjyqësore, si dhe mbivendosja me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, veçanërisht përmes tentativës për të kriminalizuar pozitën dominuese në treg. Sipas Confindustria Albania, kjo mund të paralizojë investimet, të rrisë arbitraritetin në zbatim dhe të dëmtojë konkurrencën e lirë.

“Kriminalizimi i një sjellje që kërkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri të thellë juridike, duke bërë që sjellje të zakonshme të biznesit si përqendrimet të mund të interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i përgjegjësisë penale mbi përqendrimet e ndërmarrjeve rrezikon të paralizojë investimet, të zbehë transaksionet dhe të dobësojë klimën konkurruese të tregut për shkak të rrezikut të shtuar të ndjekjes penale, në çdo rast ku çdo ndërmarrje mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në treg. Në praktikë, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi ndërmjet autoriteteve dhe një rrezik të lartë arbitrariteti në zbatim”, theksohet ndër të tjera në qëndrimin e Cofindustria Albania.

Në përfundim, Confindustria Albania vlerëson se projektiligji i ri i Kodit Penal, në formën aktuale, rrit ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe përbën pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. Rekomandohet që drafti të mos përparojë dhe që fokusi të jetë përmirësimi i Kodit Penal ekzistues përmes një procesi të thelluar, gjithëpërfshirës dhe të mirëkonsultuar institucionalisht.

Drafti paraprak më herët është kundërshtuar edhe nga Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL). Nëpërmjet një letre dërguar ish ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja APL kërkoi rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.

Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL solli në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.

https://monitor.al/profesionistet-e-lire-leter-ministrit-manja-drafti-i-kodit-penal-cenon-lirine-ekonomike/

Drafti paraprak i kodit të Ri Penal më herët është publikuar në faqen zyrtare të Ministria së Drejtësisë.

Kodi Penal është miratuar në janar 1995, pothuajse 28 vite më parë. Në kohën e miratimit ky kod kishte 362 nene, ndërsa Kodi i Ri i propozuar ka mbi 600 nene. Sipas Ministrisë së Drejtësisë vit pas viti, Kodi i është nënshtruar mbi 30 herë amendimeve dhe shtesave të vazhdueshme, për t’iu përgjigjur nevojës së tranzicionit shoqëror dhe ekonomik që ka kaluar Shqipëria.

Ministria e Drejtësisë thekson se si pasojë e këtyre ndërhyrjeve në Kod është konstatuar ndjeshëm një mungesë e harmonizimit të përmbajtjes së Kodit Penal, veçanërisht përsa i përket llojeve dhe masave të dënimeve penale për çdo vepër penale bazuar në rrezikshmërinë e saj.

 

Qëndrim Zyrtar i Confindustria Albania për projektin e ri të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

1.Vlerësim i përgjithshëm dhe mungesa e nevojës për një Kod të ri

Confindustria Albania shpreh shqetësimin në lidhje me projektin e Kodit Penal të hedhur kohët e fundit për konsultim publik. Kodi Penal, siç dihet, është një akt me rëndësi themelore për sistemin juridik, ekonomik dhe politik të vendit. Në lidhje me këtë projekt, kemi zhvilluar diskutime të gjera me juristë dhe avokatë, përfaqësues të shoqërive anëtare që Confindustria Albania përfaqëson. Nisur nga këto diskutime, na rezulton se ky draft nuk vjen si pasojë e ndonjë nevoje apo kërkese reale të sistemit penal apo i problemeve në zbatimin e Kodit Penal aktual. Përkundrazi, mendimi i përgjithshëm është se sistemi penal me Kodin Penal ekzistues, si një shtyllë e këtij sistemi, ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka manifestuar rezultate pozitive, duke përfshirë këtu edhe trajtimin e çështjeve që lidhen me personat juridikë. Argumenti i përsëritur nga autorët e projektit të ri të Kodit Penal se “ndryshimet e shpeshta në Kodin aktual kërkojnë hartimin e një Kodi të ri” nuk është i bazuar dhe i qëndrueshëm. Ndryshimet ligjore janë reflektim i ndryshimeve në jetën sociale, politike dhe ekonomike të vendit. Projekti i Kodit të ri Penal sjell një varg ndryshimesh të rëndësishme thelbësore dhe strukturore. Nuk mendojmë se është kjo që kërkohet në këtë moment. Në këtë moment kërkohet forcimi dhe konsolidimi i zbatimit të Kodit ekzistues.

Ndryshimet rrënjësore apo të shumta në këtë moment nuk do të kontribuonin në forcimin e sistemit penal. Përkundrazi, kjo lloj qasjeje cenon sigurinë juridike, parashikueshmërinë ligjore dhe besimin e subjekteve ekonomike në sistemin e drejtësisë. Nga diskutimet rezultoi e qartë se mungojnë arsyet, faktorët apo motivet që të nxisin apo të shtyjnë për bërjen e një kodi të ri penal. Gjithashtu, nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonjë boshllëk në legjislacion penal, që të justifikojë nevojën për të shkuar drejt hartimit dhe miratimit të një kodi të ri penal. Mbi të gjitha vërehet se nga hartuesit e projektit të Kodit të ri Penal nuk është bërë një analizë shteruese e ndikimit të faktorëve ekonomikë dhe socialë në lidhje me rëndimin me penalizime të reja, siç propozohet, për veprat penale të kryera nga personat juridikë.

  1. Kriminalizimi i tepruar i veprimeve dhe akteve administrative

Një shqetësim thelbësor i Confindustria Albania lidhet me tendencën për të kriminalizuar veprime dhe akte që kanë natyrë të theksuar administrative dhe që deri më tani janë trajtuar me mjete administrative ose civile. Shembuj të tillë janë:

  • Shkeljet në fushën e tatimeve dhe mbajtjes së dokumentacionit tatimor;
  • Kërkesat e parregullta apo mosmbajtja e regjistrave;
  • Shkelje të kryera në shoqëritë tregtare;
  • Shkelje të karakterit formal që nuk përbëjnë rrezik penal, por vetëm mangësi administrative.

Kjo qasje rënduese penale përbën një rrezik për klimën e biznesit, pasi vendos presion penal mbi aktivitetin tregtar dhe sjell pasiguri në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. Në këtë kuadër, theksojmë se projektkodi nuk ruan një raport të drejtë ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Përveç ruajtjes së një raporti të drejtë dhe proporcional ndërmjet këtyre përgjegjësive, jemi të mendimit se në zbatimin e përgjegjësisë penale ndaj personave juridikë duhet të evitohet ndëshkimi i biznesit në vetvete ose i punonjësve që lidhen me të. Në radhë të parë, fokusi duhet të jetë krijimi i një klime të shëndetshme bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërmjet organeve publike, si: tatimet, doganat, konkurrenca, etj, nga njëra anë, dhe biznesit nga ana tjetër.

  1. Presion i shtuar penal ndaj personave juridikë

Në projektin e Kodit të ri Penal është vërejtur shtim i konsiderueshëm i veprave penale për të cilat mund të përgjigjet personi juridik (ose më saktë përfaqësuesit ligjorë të tij). Ky zhvillim:

  • është përtej logjikës juridike të dallimit ndërmjet personit fizik dhe juridik;
  • ngarkon padrejtësisht shoqëritë tregtare me përgjegjësi që nuk u takojnë;
  • krijon mundësi për interpretime arbitrare gjatë zbatimit nga organet kompetente.

Në disa dispozita, projekti parashikon që personi juridik mund të dënohet për vepra penale absurde, si p.sh. vrasja, plagjiatura apo keqtrajtimi i kafshëve, çka është në kundërshtim me parimet themelore të përgjegjësisë penale dhe të funksionimit të shoqërive tregtare. Gjithashtu, konstatojmë se shumë vepra penale parashikojnë si rrethanë cilësuese apo rënduese rastin kur vepra penale kryhet nga personi juridik.

Ndërkohë që disa prej figurave të veprave penale nuk kuptohet se si mund të kryhen nga personi juridik, për disa të tjera mendojmë se parashikime të tilla e rëndojnë në mënyrë joproporcionale pozitën e personave juridikë dhe janë të paqarta. Për më tepër, konstatojmë dispozita ku gjykatës i jepet një diskrecion i tepruar për vendimmarrje mbi bazën e “rrethanave konkrete”, duke cenuar sigurinë dhe parashikueshmërinë ligjore. Prej vitesh Bashkimi Evropian është i orientuar drejt përgjegjësisë penale të personave juridikë, por e kufizuar kjo në fusha, si: korrupsioni, krimi i organizuar apo veprat penale kundër ambientit.

Ekspertët e Confindustria Albania vlerësojnë që përgjegjësia penale e personave juridikë duhet të kufizohet vetëm për vepra penale të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin ekonomik dhe përfitimin në dobi të shoqërisë, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira të vendeve të Bashkimit Evropian. Është e rëndësishme të theksohet se për veprat penale të kryera nga personi juridik ekziston tashmë një ligj i posaçëm siç është ligji nr. 9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, i cili mendojmë se rregullon në mënyrë të mjaftueshme dhe të duhur përgjegjësinë penale për personat juridikë në rastin e kryerjes së një vepre penale.

  1. Mungesa e harmonizimit me ligjet ekzistuese dhe praktikat gjyqësore

Në kuadër të një shteti demokratik, një ligj penal duhet të priret nga përqafimi i parimeve moderne të drejtësisë penale dhe jo atyre që tregojnë qasje represive ndaj biznesit dhe konkurrencës së lirë. Projekti i Kodit të ri Penal nuk merr në konsideratë parimet bazë të drejtësisë penale dhe asaj civile kur bëhet fjalë për normimin e përgjegjësisë penale të personit juridik, parime këto të konsoliduara nga doktrina dhe jurisprudenca moderne e vendeve perëndimorë prej më shumë se 100 vjetësh. Në veçanti, në shumë figura të veprave penale konstatohet shkelja e parimeve të përgjithshme të së drejtës, të tilla si: parimi i specialitetit, parimi i proporcionalitetit, parimi i humanizmit, apo edhe vetë parimi i ligjshmërisë.

Kodi aktual së bashku me ligjin “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” dhe ligjin “Për shoqëritë tregtare” kanë krijuar një kuadër të qartë dhe të integruar për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me subjektet tregtare. Në praktikë ky sistem ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, të konfirmuara edhe nga vendimet e Gjykatës së Lartë. Konkretisht, praktika gjyqësore që është zhvilluar së fundmi nga ana e Kolegjeve Penale të Gjykatës së Lartë tregon se kur merret në analizë përgjegjësia penale e personit juridik, duhet të udhëhiqemi nga disa rregullime specifike që nuk i gjejmë në rregullat që sanksionojnë përgjegjësinë penale të individit (për referencë vendimi nr. 154, datë 16.05.2023, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë). Projekti i Kodit të ri Penal nuk e merr parasysh këtë përvojë dhe për më tepër injoron parimet bazë të ndarjes ndërmjet përgjegjësisë civile dhe asaj penale të organeve të personit juridik. Ai shfaq mospërputhje të dukshme me logjikën dhe terminologjinë e ligjeve tregtare dhe nuk reflekton njohuri të mjaftueshme për funksionimin e shoqërive tregtare. Ndër të tjera, një problem i veçantë dhe i rëndësishëm është integrimi në Kodin Penal i një dispozite të re që mund të kriminalizojë pozitën dominuese në treg.

Kjo dispozitë përbën mbivendosje të drejtpërdrejtë dhe të pajustifikuar me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, i cili tashmë rregullon në mënyrë të specializuar abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara dhe kontrollin e përqendrimeve.

Kriminalizimi i një sjellje që kërkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri të thellë juridike, duke bërë që sjellje të zakonshme të biznesit si përqendrimet të mund të interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i përgjegjësisë penale mbi përqendrimet e ndërmarrjeve rrezikon të paralizojë investimet, të zbehë transaksionet dhe të dobësojë klimën konkurruese të tregut për shkak të rrezikut të shtuar të ndjekjes penale, në çdo rast ku çdo ndërmarrje mund të rrisë pjesëmarrjen e saj në treg. Në praktikë, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi ndërmjet autoriteteve dhe një rrezik të lartë arbitrariteti në zbatim.

  1. Ndikimi negativ në klimën e investimeve dhe në sigurinë juridike

Projekti, në formën aktuale, rrit ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenon klimën e investimeve në Shqipëri. Në vend që ta thjeshtojë dhe modernizojë legjislacionin penal, ai e komplikon, e zgjat në mënyrë të panevojshme dhe krijon pasiguri për subjektet ekonomike. Për pasojë, Confindustria Albania e konsideron projektin si represiv ndaj funksionimit normal të kompanive, pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rrezik për përkeqësimin e klimës së biznesit në vend.

  1. Rekomandim për procesin e mëtejshëm

Duke marrë parasysh rëndësinë themelore të Kodit Penal, çdo rishikim i tij duhet të ndodhë vetëm mbi bazën e një analize të thelluar, me konsultim të gjerë institucional, akademik dhe ekonomik, dhe jo përmes një projekti të papjekur e të nxituar.

Confindustria Albania rekomandon që:

  • Drafti aktual të mos përparojë në këtë formë;
  • Të synohet përmirësimi i Kodit ekzistues, jo zëvendësimi i tij total.

 

The post Confindustria Albania kundër draftit të Kodit Penal: Rrezik për biznesin, paralizon investimet appeared first on Revista Monitor.

Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë

22 December 2025 at 14:09

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë.

Çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, kanë thënë analistët.

Ari e filloi vitin me 2,600 dollarë për ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, siç është ari dhe mallra të tjera.

Çmimi i arit është rritur më shumë se 68% këtë vit, rritja më e lartë që nga viti 1979, sipas  një studimi të “BullionVault”.

Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, siç janë argjendi dhe platini, janë rritur gjithashtu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë appeared first on Sinjali.

Modeli operacional i eksportit të shërbimeve kontabël – si funksionon në praktikë

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:21

Eksporti i shërbimeve kontabël zakonisht nis me një ndarje të qartë të shërbimeve që ofrohen. Në fazën e parë, firmat hyjnë në treg përmes shërbimeve më standarde dhe rutinore, të ashtuquajturat shërbime me intensitet transaksional. Këtu përfshihen përpunimi i faturave për t’u paguar dhe për t’u arkëtuar, administrimi i listë-pagesave, rakordimi i llogarive bankare, përpunimi i shpenzimeve të udhë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Modeli operacional i eksportit të shërbimeve kontabël – si funksionon në praktikë appeared first on Revista Monitor.

Për paga, fitime, apo taksa, si ndahet vlera e shtuar në ekonomi

By: Mira Leka
20 December 2025 at 22:08

Një analizë mbi shpërndarjen e Vlerës së Shtuar në ekonominë tonë tregon se në vitin 2023, mbi 40% shkoi për pagat e punonjësve, 40.7% u nda në formën e fitimeve dhe 19.2% shkuan për taksa dhe amortizim. Industria dhe turizmi shpërndajnë për pagat, ndërsa ndërtimi, tregtia dhe energjia dominohen nga fitimet, pasi kostot e punës janë më të ulëta. Nga Vlera e Shtuar, bizneset shqiptare shpërndajnë më shumë si fitime, ndërsa në BE më shumë shkon për pagat e punonjësve dhe taksa

 

Blerina Hoxha

Ndarja e Vlerës së Shtuar në ekonomi është një nga treguesit më domethënës për të kuptuar se kush përfiton realisht nga rritja ekonomike – punonjësit, bizneset apo shteti.

Vlera e Shtuar mat kontributin që një biznes i jep një produkti gjatë procesit të prodhimit, përtej materialeve të blera nga jashtë.

Për shembull, në prodhimin e një shisheje me lëng, kostot e jashtme, frutat nga fermeri, shishet plastike dhe etiketa arrijnë në 55 lekë, ndërsa çmimi me shumicë i produktit final është 100 lekë. Diferenca prej 45 lekësh përfaqëson Vlerën e Shtuar, e cila më pas shpërndahet mes pagave të punonjësve, fitimeve të biznesit dhe detyrimeve tatimore ndaj shtetit.

Në Shqipëri, struktura e shpërndarjes së Vlerës së Shtuar ka qenë e ndryshme nga ajo e vendeve të Bashkimit Europian, pasi pjesa që shkon për pagat historikisht ka qenë më e ulët, ndërsa pesha e fitimeve ka rezultuar më e lartë.

Për të kuptuar dinamikat e kësaj ndarjeje dhe se si ka evoluar gjatë një dekade, “Monitor” analizoi shpërndarjen e Vlerës së Shtuar në ekonominë shqiptare ndërmjet tre komponentëve kryesorë: shpenzimeve të personelit, fitimit neto/humbjeve dhe taksave neto, gjatë periudhës 2010 – 2023.

Në vitin 2023, Vlera e Shtuar ishte 956 miliardë lekë, nga e cila 383 miliardë lekë ose 40.1% shkoi për pagat e punonjësve, 390 miliardë lekë ose 40.7% u nda në formën e fitimeve dhe 183 miliardë lekë ose 19.2% shkuan për taksa dhe amortizim.

Të dhënat tregojnë se pesha e shpenzimeve për personelin është rritur vazhdimisht në Shqipëri, nga rreth 29% e Vlerës së Shtuar në vitin 2010 në mbi 40% në vitin 2023, por megjithatë ky nivel mbetet më i ulët se mesatarja e BE-së, ku kompensimi i punës shpesh zë 47–55% të Vlerës së Shtuar.

Në të kundërt, pesha e fitimit neto është shumë më e lartë në Shqipëri se në vendet e BE-së dhe pëson luhatje të forta ndër vite. Në BE, marzhet e fitimit janë zakonisht më të qëndrueshme dhe më të ulëta, shpesh 20–25% e Vlerës së Shtuar. Në Shqipëri, ato variojnë nga 45% në vitin 2010 në 40.7% në vitin 2023.

Ndërkohë, pjesa e taksave neto ka rënë dukshëm, nga rreth 26% e Vlerës së Shtuar në vitin 2010 në rreth 19% në vitin 2023. Në BE, taksat neto ndaj Vlerës së Shtuar kanë peshë më të lartë, midis 25–30%, duke reflektuar sisteme fiskale më të konsoliduara dhe një bazë më të gjerë taksimi.

Në Shqipëri, rënia e kësaj peshe tregon se barra fiskale në ekonominë reale është ulur si për shkak të ndryshimeve të politikave, ashtu edhe për shkak të informalitetit dhe strukturës së taksave indirekte.

Të dhënat mbi shpërndarjen e Vlerës së Shtuar nga industria përpunuese te ndërtimi, tregtia, energjia, turizmi, transporti dhe shërbimet tregojnë se ekonomia jonë ka kaluar një proces të gjatë rritjeje, formalizimi dhe ristrukturimi, por që ende mbetet larg modelit të konsoliduar të Bashkimit Europian.

Pesha e shpenzimeve të personelit është rritur në pothuajse të gjithë sektorët, një shenjë e rritjes së pagave dhe mungesës së fuqisë punëtore.

Por në shumë prej tyre, kjo rritje vjen jo për shkak të produktivitetit të lartë, siç ndodh në BE, por për shkak të presioneve të tregut të brendshëm, emigracionit dhe modelit ekonomik të bazuar ende fort te puna manuale.

Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë, tha se ekonomia shqiptare është bazuar te një model në themel të të cilit ishte krahu i lirë i punës dhe kjo reflektohet edhe në ndarjen e Vlerës së Shtuar.

Sipas tij, bizneset duhet të rimodelojnë politikat për burimet njerëzore, për të lënë pas mendësinë që pagat janë shpenzim, pasi duhen konsideruar si investim.

 

Burimi: INSTAT

 

Industria përpunuese po zhvendoset drejt kostos së punës

Vlera e Shtuar në sektorin e industrisë arriti në 124 miliardë lekë në vitin 2023, ku më shumë se gjysma, rreth 55%, u shpërnda për pagat e punonjësve.

Shpërndarja e Vlerës së Shtuar në industrinë përpunuese gjatë viteve 2010 – 2023 tregon një trend rritës të shpenzimeve të personelit. Në vitin 2010 ato përbënin rreth 42% të Vlerës së Shtuar, ndërsa në vitin 2023 u rritën mbi 55%.

Industria shqiptare historikisht është mbështetur te puna manuale, ndërsa rritja graduale e pagave dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë rritur ndjeshëm peshën e shpenzimeve të personelit.

Florian Zekja, nga Shoqata ProEksport, që përfaqëson industrinë e përpunimit të tekstileve dhe këpucëve, thotë se shpenzimet e personelit dominojnë Vlerën e Shtuar të fabrikave.

Në njësitë e vogla, sidomos te kontraktorët, pesha e pagave arrin deri në 80%.

“Produktiviteti i ulët dhe orientimi te krahu i lirë i punës e rrisin këtë peshë. Me rritjen e pagës minimale dhe mungesën e fuqisë punëtore, pesha e pagave do të rritet më tej. Shumë biznese po falimentojnë, edhe për shkak të rënies së kërkesës për mallrat shqiptare”, thekson ai.

Ndërkohë, fitimi neto mbetet komponenti më i paqëndrueshëm. Në vitet 2010 – 2012, fitimet përbënin 27–34% të Vlerës së Shtuar. Por në vitet 2013 – 2014 sektori përjetoi rënie të fortë, me norma negative të fitimit (-9.7% dhe -4.3%), të ndikuara nga pasojat e krizës së Eurozonës.

Pas vitit 2015, fitimet u rimëkëmbën, duke u stabilizuar në 21–33% deri në vitin 2022, falë rritjes së eksporteve dhe investimeve në teknologji. Në vitin 2023 shënohet një ulje në 28.7%, e ndikuar edhe nga rënia e kërkesës ndërkombëtare dhe humbjet për shkak të zhvlerësimit të Euros.

Pesha e taksave neto ka lëvizur në kah të kundërt. Në 2010 – 2014, taksat zinin një peshë shumë të lartë, madje mbi 60% në vitet 2013 – 2014, për shkak se shumë biznese ishin me humbje, duke rritur peshën relative të taksimit. Pas vitit 2015, taksat ranë në intervalin 18–28%, ndërsa në vitin 2023 zbritën në vetëm 16.1%.

Industria përpunuese po bëhet gjithnjë e më e orientuar drejt kostos së punës, fitimet e saj janë rritur dukshëm pas 2015-s, ndërsa barra tatimore për çdo njësi Vlerë të Shtuar është ulur ndjeshëm.

Në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, raportet midis shpenzimeve të personelit, fitimeve dhe taksave në industrinë përpunuese janë të ndryshme nga vendi ynë, për shkak të strukturës më të avancuar teknologjike, produktivitetit shumë më të lartë dhe një sistemi fiskal më të konsoliduar.

Në ekonomitë më të zhvilluara industriale, si Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka apo Italia veriore, shpenzimet e personelit përbëjnë 55% deri në 70% të Vlerës së Shtuar.

Në sipërmarrjet europiane kjo peshë është e lartë, jo sepse industria është e mbështetur te puna manuale, por sepse fuqia punëtore është e specializuar dhe produktiviteti për punonjës është shumë më i madh se në vendet e Ballkanit.

Pjesa që bizneset e këtij sektori ndajnë për fitime zakonisht lëviz në intervalin 8–15% të Vlerës së Shtuar. Në disa nënsektorë strategjikë, si ai automotiv ose makineritë industriale, marzhet janë madje edhe më të ulëta.

Në BE, ky raport zakonisht qëndron në intervalin 20–30%, me nivele më të larta në Francë dhe Itali dhe më të ulëta në vendet nordike, ku sistemi i taksave është i orientuar ndryshe.

 

Burimi: INSTAT

 

Ndërtimi mbetet sektori me fitimet më të larta në ekonomi

Vlera e Shtuar në sektorin e ndërtimit ishte 111,9 miliardë lekë në vitin 2023, ku 40.6% e saj u nda për fitim, 33.6% për paga dhe pjesa tjetër 25.7% për tatime e taksa.

Pesha e shpenzimeve të personelit ishte relativisht e ulët, me rreth 26–30% e Vlerës së Shtuar në vitet 2010 – 2017.

Me kalimin e viteve, pjesa e pagave rritet gradualisht, duke u ngjitur në 34% në vitin 2023, duke reflektuar mungesën e fuqisë punëtore, rritjen e pagave dhe kërkesën e lartë për punonjës të specializuar.

Ndërkohë, fitimi neto ka qenë komponenti domethënës i Vlerës së Shtuar gjatë gjithë periudhës.

Në vitet 2010, ai zinte mbi 50% të Vlerës së Shtuar duke treguar një industri ekstremisht fitimprurëse në atë fazë, e ndikuar nga rritja e kërkesës për ndërtime të banesave dhe bumi i investimeve private.

Më pas, fitimi fillon të stabilizohet, duke rënë në intervalin 31–40% në vitet 2017 – 2023. Edhe pse më i ulët krahasuar me vitet e para, ai mbetet në një nivel shumë të lartë për sektorin e ndërtimit në krahasim me vendet europiane, ku fitimet zakonisht janë shumë më të ulëta për shkak të konkurrencës së fortë dhe kostove të larta të standardeve teknike.

Fitimet relativisht të larta në Shqipëri tregojnë se çmimet e larta të apartamenteve dhe kërkesa e qëndrueshme e kanë mbajtur sektorin në pozita të forta rentabiliteti, pavarësisht rritjes së kostove të ndërtimit dhe të punës.

Për sa u përket taksave neto, ato kanë shfaqur luhatshmëri shumë të madhe gjatë viteve. Në 2015 dhe 2016, pesha e tyre ishte e ulët me rreth 12–20%.

Në vitin 2017 dhe 2018, taksat zënë një peshë më të madhe, duke arritur edhe mbi 39% dhe 43%, pasi lidhet me projektet specifike, ndryshimet në strukturën fiskale të sektorit, si dhe aktivitetin e intensifikuar të kompanive me detyrime të larta tatimore.

Pas vitit 2019, pesha e taksave bie sërish në intervalin 25–33%, duke reflektuar një kombinim faktorësh dhe mënyrën sesi kompanitë e ndërtimit shpërndajnë dhe deklarojnë Vlerën e Shtuar në funksion të projekteve të tyre.

Në tërësi, të dhënat tregojnë një sektor ndërtimi që për gjithë periudhën ka ruajtur fitime të larta, ku kostoja e punës mbetet më e ulët se në shumë vende europiane, por gjithsesi e rritur vit pas viti, dhe ku taksat shfaqen të paqëndrueshme, duke reflektuar jo vetëm ndryshime fiskale, por edhe dinamikat e brendshme të industrisë dhe strukturën e projekteve që realizohen.

Ndërtimi në Shqipëri rezulton kështu një sektor me rentabilitet të jashtëzakonshëm krahasuar me ekonomitë e tjera të rajonit dhe BE-së.

Në shumicën e vendeve të BE-së, duke filluar nga ekonomitë e mëdha si Gjermania, Franca, Italia e deri tek ekonomitë më të vogla si Austria, Holanda apo Danimarka, ndërtimi është një industri me marzhe të ulëta fitimi, ku pjesa më e madhe e Vlerës së Shtuar konsumohet nga paga, sigurimet shoqërore, standardet teknike, kostot e lejeve, kërkesat e forta ligjore dhe raportimet e detyrueshme.

Në vendet europiane, pesha e shpenzimeve të personelit zakonisht shkon nga 45% deri në 55% të Vlerës së Shtuar në ndërtim, sidomos në ekonomitë me sektor ndërtimi të formalizuar dhe me teknologji ndërtimi më të sofistikuar.

Në Europë, fitimi i sektorit të ndërtimit ka një peshë tipike nga 8% deri në 15% të Vlerës së Shtuar. Në pjesën e taksave, vendet e BE-së zakonisht raportojnë një peshë që shkon midis 20% dhe 30% të Vlerës së Shtuar.

Në disa shtete, sidomos ato me sektor ndërtimi të madh si Franca apo Belgjika, taksat dhe kontributet arrijnë edhe më shumë, për shkak të rregullimeve më të forta dhe standardeve të larta të kontrollit.

Në Shqipëri, sektori dominohet nga fitime të larta, kosto pune më të ulëta dhe një peshë relative më të dobët të rregullimit fiskal. Kjo e vendos industrinë shqiptare të ndërtimit shumë larg modelit europian.

 

Burimi: INSTAT

 

Tregtia, paga të ulëta, fitime të larta

Sektori i tregtisë gjithashtu çon gati gjysmën e Vlerës së Shtuar për fitime. Në vitin 2023, vlera e shtuar në këtë sektor ishte 210 miliardë lekë, ku 38% u nda për pagat, 48% për fitime dhe rreth 14% taksa.

Pjesa e shpenzimeve të personelit në Vlerën e Shtuar në tregti mbetet përgjithësisht e ulët gjatë 2010 – 2023. Në BE, veçanërisht në vendet e zhvilluara si Gjermania, Franca, shpenzimet e personelit në tregti zakonisht zënë 50% deri në 65% të Vlerës së Shtuar.

Tregtia në vendet europiane është një sektor me intensitet të lartë pune, të formalizuar, me kontrata të rregulluara, paga më të larta dhe një pjesë të madhe të shpenzimeve që lidhen me trajnimin dhe kualifikimin e stafit.

Në Shqipëri, pavarësisht rritjes së pagave, sektori vijon të karakterizohet nga paga të ulëta, punësim informal, rotacion i lartë i punonjësve dhe një strukturë që mbështetet ende shumë te puna sezonale dhe me kohë të pjesshme, gjë që shpjegon diferencën e madhe me BE-në.

Eleni Babameto, e cila administron kompaninë e tregtimit me shumicë të ushqimeve “Teuta”, tha se kostot e fuqisë punëtore po rrisin peshën e shpenzimeve në Vlerën e Shtuar, duke lajmëruar se vështirësitë për punonjës janë në rritje, edhe pse pagat janë më të larta.

Në vendin tonë, fitimi neto përbën pjesën më të madhe të Vlerës së Shtuar në bizneset e tregtisë. Në disa vite, ai arrin nivele mbresëlënëse si 54% në 2010, 60% në 2011 dhe 58% në 2016, ndërsa në vitet më të fundit, luhatet midis 49% dhe 53%.

Këto janë nivele jashtëzakonisht të larta për sektorin e tregtisë. Në Bashkimin Europian, fitimet janë në intervalet 10% deri në 20% të Vlerës së Shtuar.

Në vende si Gjermania apo Holanda, fitimi në tregti shpesh merr më pak se 15% të Vlerës së Shtuar.

Marzhet e fitimit në bizneset e tregtisë shqiptare tregojnë për një treg të brendshëm më pak konkurrues, çmime relativisht të larta të produkteve, informalitet në hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe një strukturë që lejon fitime shumë më të mëdha sesa ato të zakonshme në BE.

Pjesa e taksave neto në Vlerën e Shtuar shfaqet e ulët dhe e paqëndrueshme në Shqipëri. Ajo varion nga nivele relativisht të larta si 43% në vitin 2012, një anomali e lidhur me deklarimin e ulët të fitimeve atë vit, deri në nivele minimaliste si 8–12% në shumicën e viteve sidomos pas pandemisë.

Në BE, taksat dhe kontributet në sektorin e tregtisë zakonisht zënë nga 20% deri në 30% të Vlerës së Shtuar, për shkak të rregullimit më të qëndrueshëm fiskal dhe deklarimit më të plotë të të ardhurave.

Tregtia shqiptare është një sektor me fitime shumë më të larta se mesatarja europiane, me kosto pune relativisht të ulëta dhe me barrë tatimore më të vogël në raport me Vlerën e Shtuar.

 

Burimi: INSTAT

 

Energjia, ndër sektorët më të paqëndrueshëm

Sektori i energjisë elektrike, ujit dhe gazit në vendin tonë është i ndikuar nga ciklet klimatike dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare, të cilat ndikojnë Vlerën e Shtuar dhe shpërndarjen e saj. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023, Vlera e Shtuar në sektorin e energjisë ishte 101 miliardë lekë, gati dyfish me vitet e mëparshme.

Rreth 58 miliardë lekë ose 57% e Vlerës së Shtuar u shpërnda për fitim për bizneset, 21.9% për pagat e punonjësve dhe 20% për taksat.

Pesha e pagave në Vlerën e Shtuar në sektorin e energjisë gjatë 2010 – 2023 ka ulje-ngritje, në varësi të luhatjeve në Vlerën e Shtuar.

Zakonisht në BE, shpenzimet e personelit në sektorin e energjisë janë shumë më të qëndrueshme dhe zakonisht zënë 25% deri në 35% të Vlerës së Shtuar, pasi sektori është i stabilizuar, i integruar dhe me cikle të kufizuara humbjesh. Formalizimi i lartë dhe investimet e mëdha teknologjike e bëjnë strukturën e kostove të jetë shumë më pak e varur nga faktorët e jashtëm sesa në Shqipëri.

Sektori i energjisë në vendin tonë në vitet si 2011, 2012 dhe 2013 regjistroi humbje të mëdha, të cilat dalin edhe si përqindje negative të Vlerës së Shtuar.

Këto janë humbje të pazakonta për standardet europiane, pasqyrojnë krizën e thellë që sollën vitet me thatësirë, borxhet e grumbulluara të CEZ-it dhe çrregullimet financiare të sektorit publik të energjisë. Vetëm nga viti 2015 e në vazhdim, sektori fillon të rikuperohet i ndikuar nga investimet e reja dhe çmimet e rritura të energjisë dhe eksportet.

Në BE, bizneset ndajnë mesatarisht 5-15% të Vlerës së Shtuar për fitime dhe pjesën e tjetër e shpërndajnë për paga dhe taksa. Arsyeja është se sektori energjetik europian është më i rregulluar, më pak i ekspozuar ndaj përkeqësimeve klimatike ekstreme dhe nuk ka varësinë strukturore nga një burim i vetëm prodhimi, siç ndodh në Shqipëri me hidrocentralet.

Për sa u përket taksave neto, edhe këtu Shqipëria paraqet luhatshmëri të skajshme. Në disa vite, pesha e taksave është tepër e lartë, për shkak të humbjeve.

Në BE, pesha e taksave në Vlerën e Shtuar është shumë më e qëndrueshme dhe zakonisht lëviz midis 20% dhe 30%, edhe në sektorët e rregulluar si energjetika.

 

Burimi: INSTAT

 

Turizmi rrit pagat dhe ul marzhet e fitimit

Pas industrisë përpunuese, hotelet dhe restorantet ndajnë më shumë nga Vlera e Shtuar për pagat e punonjësve, për shkak se aktiviteti i tyre është i bazuar kryesisht te personeli.

Në vitin 2023, Vlera e Shtuar në sektorin e turizmit ishte 58.6 miliardë ku 43.5% e saj shkoi për pagat e punonjësve, 39% për fitime dhe 17.3% për taksa.

Në vitet 2010 – 2016, pjesa më e madhe e Vlerës së Shtuar shkonte te fitimi neto, shpesh mbi 40% dhe në disa vite, mbi 50%, dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, ku fitimi neto në këtë sektor zakonisht luhatet midis 25–35% të Vlerës së Shtuar, pasi kostot e personelit dhe taksat zënë një peshë më të madhe.

Pas vitit 2016, panorama ndryshon dukshëm. Shqipëria gjatë kësaj periudhe përjetoi rritje të kostove të punës, formalizim më të lartë të pagave.

Kjo tregon se sektori është bërë më pak fitimprurës dhe më i ekspozuar ndaj rritjes së kostove, duke reflektuar mungesën e fuqisë punëtore dhe presion për përmirësim cilësie.

Në vitet e pandemisë, kjo tendencë u përmbys përkohësisht, ndërsa të ardhurat bien, struktura e kostove zhvendoset dhe fitimi neto rritet në mënyrë artificiale në 2020 – 2021 (deri në mbi 30%), një anomali e shkaktuar nga rënia e aktivitetit dhe jo nga përmirësimi real i performancës.

Në periudhën 2022 – 2023, sektori hyn në një fazë të re stabilizimi. Pesha e pagave në Vlerën e Shtuar zbret pak, por mbetet e lartë me rreth 42–43% në 2023, ndërsa fitimi konsolidohet rreth 39%.

Krahasuar me BE-në, Shqipëria vijon të ketë marzhe fitimi më të larta. Kjo diferencë lidhet edhe me strukturën specifike të tregut shqiptar, bizneset janë relativisht të vogla, kostoja e punës mbetet ende më e ulët se në BE, dhe informaliteti është më i lartë.

Për sa u përket taksave neto, pesha e tyre është dukshëm më e ulët se në BE gjatë gjithë periudhës në krahasim.

Teksa në vendet e BE-së, taksat mbi produktet dhe pagat në hoteleri-restorante zënë zakonisht 20–30% të Vlerës së Shtuar, në Shqipëri kjo peshë luhatet shpesh midis 13–18%, me disa vite ku rritet deri në 27% (2018) përpara se të stabilizohet sërish rreth 17%.

Sektori shqiptar i akomodimit dhe shërbimit ushqimor po afrohet gradualisht me strukturën e kostove të BE-së, sidomos në peshën e shpenzimeve, por vijon të ruajë fitime më të larta se mesatarja europiane.

 

Burimi: INSTAT

 

Paga në rritje, fitime të larta, ja transformimi i TIK

Të dhënat e sektorit të Transportit, Informacionit dhe Komunikimit tregojnë një ndryshim të dukshëm në dinamikat e shpërndarjes së Vlerës së Shtuar gjatë periudhës 2010 – 2023, duke reflektuar zhvillimet teknologjike, rritjen e kostove të punës dhe formalizimin e lartë të sektorit.

Në fillim të dekadës, pesha e shpenzimeve të personelit ishte relativisht e ulët, rreth 26–27% të Vlerës së Shtuar, çka dallon ndjeshëm nga mesatarja e Bashkimit Europian, ku kostot e punës në këtë sektor zakonisht zënë 45–55% të Vlerës së Shtuar, sidomos në aktivitetet e telekomunikacionit dhe IT-së.

Ndërsa vendet e BE-së karakterizohen nga një forcë pune e kualifikuar ose shumë e kualifikuar dhe paga më të larta, Shqipëria ishte ende në fazën e parë të rritjes së industrisë digjitale, me paga të ulëta dhe me strukturë më të thjeshtë shpenzimesh.

Pesha e shpenzimeve të personelit në këtë sektor po rritet ndjeshëm, duke kaluar nga 35–36% në 2013 – 2014 deri në mbi 40–45% pas vitit 2018. Në vitin 2023, kjo kategori arrin rreth 42%, shumë pranë mesatares së BE-së.

Rritja e pagave në sektorët IT, Telekomunikacionit dhe Shërbimeve të Informacionit po udhëhiqet nga nevojat e larta për aftësi, por në anën tjetër ka pak profesionistë, duke bërë që pesha e pagave në Vlerën e Shtuar të vijë në rritje.

Pjesa e fitimeve në Vlerën e Shtuar ka pësuar luhatje gjatë 2010 – 2023, por sërish mbetet e lartë në mbi 39% në vitin 2023, më shumë se nivelet e BE-së, ku fitimi neto në këtë sektor rrallëherë i kalon 20–25% të Vlerës së Shtuar, për shkak të konkurrencës së fortë, rregullimit të tregut dhe investimeve kapitale të mëdha (sidomos në telekomunikacion).

Pjesa e fitimeve në Vlerën e Shtuar në këtë sektor pësoi luhatje nga 2013 në 2018 për shkak të ristrukturimeve të mëdha në operatorët celularë dhe rënies së të ardhurave nga telekomunikacioni tradicional.

Sa u përket taksave neto, peshat janë dukshëm më të larta se në sektorin e turizmit dhe shumë pranë strukturës fiskale të BE-së. Vitet 2013 – 2018 tregojnë nivele të larta të taksave (44–51%) të Vlerës së Shtuar, të cilat në disa raste tejkalojnë edhe mesataren europiane.

Rritja e tatimeve indirekte, si dhe rregullimet tarifore pas rënies së konkurrencës në treg duket se kanë rritur ngarkesën fiskale mbi sektorin.

Pas vitit 2019, pesha e taksave në Vlerën e Shtuar ra ndjeshëm, duke u stabilizuar rreth 23–35%, më pranë niveleve tipike europiane, ku kjo kategori zakonisht zë 20–30% të Vlerës së Shtuar.

 

Burimi: INSTAT

 

Shërbimet, dominojnë pagat dhe fitimet, më pak taksat

Shpërndarja e Vlerës së Shtuar në sektorin e shërbimeve gradualisht po afrohet me Bashkimin Europian, por ende me dallime. Në vitin 2023, Vlera e Shtuar në këtë sektor arriti 115 miliardë lekë, ku 42% u shpërnda për pagat e personelit, 34.4% për fitime dhe 23.7% për taksa dhe tatime.

Rreth viteve 2010 – 2012, shpenzimet e personelit zënë një peshë rreth 40–41% të Vlerës së Shtuar, më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak të pagave të ulëta. Sektori shqiptar i shërbimeve në vitet 2010 mbështetej ende te struktura tradicionale me paga më të ulëta, produktivitet të ulët dhe nivel më të lartë informaliteti.

Ndryshimi fillon të bëhet më i theksuar pas vitit 2014, kur pesha e shpenzimeve të personelit rritet dukshëm dhe arrin kulmin mbi 58% në 2017 – 2018, pranë dhe madje mbi nivelin europian në disa segmente të shërbimeve, sidomos në aktivitetet që kërkojnë kapital njerëzor të kualifikuar.

Ky ritëm i kostove të punës në Shqipëri përputhet me zhvillimet në treg me rritjen e pagave, emigrimin e profesionistëve, konkurrencën e fortë për talente.

Ndërkohë pjesa e fitimeve në Vlerën e Shtuar ka pësuar luhatje. Në vitin 2010, bizneset e shërbimeve çonin mbi 40% të Vlerës së Shtuar për fitime. Rikuperimi pas vitit 2015 e çon sërish sektorin në nivele fitimi mbi mesataren europiane, nga rritja e produktivitetit dhe zgjerimi i bizneseve që ofrojnë shërbime të specializuara.

Pesha e taksave në sektorin e shërbimeve erdhi në ulje gjatë dekadës. Në vitin 2010, mbi 18% e Vlerës së Shtuar shkoi për taksa dhe tatime dhe vijoi me ulje sidomos pas pandemisë në vitin 2020, kur taksat në këtë sektor zinin 14-17% të Vlerës së Shtuar.

Në vendet e BE-së, ky tregues zakonisht varion 15–25%, me stabilitet shumë më të madh sesa ai i vërejtur në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se sektori shqiptar i shërbimeve po bëhet i ngjashëm me BE-në në aspektin e strukturës së kostove të punës, duke reflektuar rritjen e pagave dhe formalizimit.

Megjithatë, mbetet më i paqëndrueshëm në marzhe fitimi dhe në kontributin fiskal krahasuar me tregjet europiane, ku stabiliteti është tipar kyç i sektorit të shërbimeve. Shqipëria ka ruajtur fitime më të larta se BE në disa vite.

 

Burimi: INSTAT

 

The post Për paga, fitime, apo taksa, si ndahet vlera e shtuar në ekonomi appeared first on Revista Monitor.

Si ia doli Warren Buffet

20 December 2025 at 13:11

Warren Buffett njihet dhe admirohet prej kohësh në mbarë botën sepse bëri diçka që, në thelb, është e zakonshme. Ai nuk është një artist i shkëlqyer, një shpikës i madh apo një sportist që thyen rekorde. Në vend të kësaj, shkëlqimi i tij, një lloj shkëlqimi i thjeshtë, tipik i mesperëndimit amerikan, shfaqet në artin prozaik të investimit: blerjne e një aksioni dhe shmangien e një tjetri. Vetë Buffett e ka quajtur këtë detyrë “të thjeshtë, por jo të lehtë.” Ndërsa miliona njerëz blejnë dhe shesin investime çdo ditë, askush nuk ka mundur ta bëjë këtë më mirë se ai, me një qëndrueshmëri kaq të madhe dhe për kaq gjatë.

Dalja në pension e Buffett në moshën 95-vjeçare është një moment për të reflektuar mbi cilësitë që e kanë bërë atë investitorin më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Këto cilësi, kurioziteti i pandalshëm, konsistenca analitike, përqendrimi i përpjekjeve dhe përulësia, së bashku me integritet të lartë, personalitetin e paprekur nga pasuria apo suksesi, dhe optimizmin për Shtetet e Bashkuara, e kanë bërë atë një model amerikan. Ai gjithashtu ka ilustruar respektin për vlerat tradicionale amerikane, tregjet e lira, një sistem qeverisës demokratik, patriotizmin dhe shëndetin e mendjes; të cilat sot kanë humbur pak. Tani, në një botë ku mungojnë modelet e denja, Buffett po largohet nga skena. Zëri dhe shembulli i tij do të mungojnë.

Që nga fëmijëria, Warren Buffett ka pasur një mendje të zgjuar për investime dhe një intuitë për biznesin. Si një i ri në Omaha, ai u interesua për tregun e aksioneve dhe bëri investimin e tij të parë (në aksionet preferenciale të Cities Service) në moshën 11-vjeçare. Ai fitoi para duke shitur kikirikë dhe patate të skuqura në ndeshjet e futbollit të kolegjit, si gazetë-shitës duke shpërndarë The Washington Post, dhe si producent i një buletini me këshilla për garat e kuajve. Në moshën 17-vjeçare, ai mbledhi kursimet e tij për të blerë makina lojërash me dorë që i vendosi nëpër berberhane, një investim që prodhonte rrjedhë të vazhdueshme parash për Buffett-in.

Në të 20-at e hershme, ai zbuloi një kurs që i interesonte në Universitetin Columbia, mbi investimet me vlerë, artin e kërkimit të durueshëm të mundësive investuese të favorshme. Kursin e jepte një gjeni dhe emigrant, Benjamin Graham, i cili gjithashtu drejtonte një fond investimesh të suksesshëm. Graham kishte bashkë-shkruar një libër të titulluar Security Analysis në 1934 dhe në 1949 botoi The Intelligent Investor, i cili u bë i njohur si bibla e investimeve me vlerë. Buffett u pranua në kurs dhe ai dhe Graham krijuan një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme, dhe, siç thonë, historia e mëtejshme është e njohur.

Warren Buffet i ri, 1965

Duke marrë frymëzim nga Graham, në 1956 Buffett, në moshën 25-vjeçare, hapi një partneritet investimesh, duke ftuar miqtë dhe fqinjët. Buffett kishte një vetëbesim të madh që nga një moshë e re se një qasje e bazuar në vlerë do të shndërrohej në kapital me ritme të jashtëzakonshme kthimi për shumë kohë; dukej sikur ai mund të shihte se si do të rritej pasuria e tij me kalimin e kohës, nëse vetëm nuk largonte sytë nga topi. Ai ishte i vendosur të qëndronte brenda “rrethit të kompetencës” së tij, duke përqendruar gjithë vëmendjen në investime në biznese që e kuptonte mirë. Dhe në fakt, ky partneritet prodhoi rezultate të jashtëzakonshme gjatë afro 15 viteve të tij të funksionimit.

Në 1962, partneriteti i investimeve i Buffett bleu aksionet e tij të para të Berkshire Hathaway, një ndërmarrje që, me kalimin e kohës, do të merrte rëndësi personale për Buffett-in. Berkshire, atëherë vetëm një kompani tekstili, ishte sipërfaqësisht me çmim të ulët, duke tregtuar me një vlerë të ulët midis kostos dhe fitim. Plani i Buffett-it ishte ta bindte kompaninë të heqë operacionet tekstile, duke i lejuar atij të kapitalizonte mbi vlerësimin e ulët të tregut. Tetë vjet më vonë, Buffett u bë kryetar i Berkshire. Ai ndërmori hapat e nevojshëm për ta kthyer prodhuesin në rënie në një konglomerat sigurimesh dhe industrial, dhe një mjet investimi për të gjithë jetën, emri i të cilit (që ai kurrë nuk e ndryshoi) do të bëhej sinonim i tij vetë.

Një nga arsyet për të zotëruar një kompani sigurimesh ishte e qartë për Buffett-in: Të tilla kompani prodhojnë një sasi të madhe parash që rritet kur biznesi zgjerohet. Kjo njihet si “float” në terminologjinë e industrisë, likuiditet që mund të përdoret deri në momentin kur ndoshta duhet të përdoret për të përmbushur kërkesat e sigurimeve. Buffett dinte që mund të përmirësonte kthimet e Berkshire me kalimin e kohës duke investuar float-in.

Buffett e transformoi Berkshire në një kompani mbajtëse me “kapital të përhershëm” që investonte jo vetëm në aksione të zakonshme, por edhe në biznese të tëra. Berkshire u rrit duke zotëruar qindra biznese, përfshirë BNSF Railway, Geico, NetJets, dhe shumë kompani energjie dhe pozicione të përqendruara aksionesh në Apple, American Express, dhe Coca-Cola. Kjo rezultoi të ishte një formulë fituese: një platformë ku Buffett përqendroi shumicën e pasurisë së tij neto, një kompani mbi të cilën ai mund të fokusohej me qëllim të vetëm. Buffett mbajti pothuajse të gjitha aksionet origjinale të Berkshire Hathaway deri kohët e fundit, kur filloi të reduktojë pjesëmarrjen si pjesë e planifikimit të pasurisë dhe përpjekjeve filantropike. Investimi personal i Buffett në Berkshire Hathaëay u rrit në më shumë se 125 miliardë dollarë, edhe pasi kishte dhuruar shumë dhjetëra miliarda dollarë aksione për bamirësi. Askush tjetër nuk ka ndërtuar kurrë një pasuri investimi të tillë nga zero; ishte sikur të kishte fituar një llotari me një fitim gjithnjë në rritje, megjithëse një fitim i bazuar jo mbi fat, por mbi përpjekje të qëndrueshme dhe të afta.

Suksesi i Buffett-it i atribuhet, në masë të madhe, intuitës së tij si investitor me vlerë, duke vlerësuar gjithmonë aksionet si pjesë-pronarësi në biznese që planifikonte të mbante afatgjatë. Procesi i tij ishte të kryente analizë dhe verifikim të detajuar; të vepronte sipas një modeli mendor instinktiv për karakteristikat e “bizneseve të mira”; të priste durimisht një “goditje të madhe” (kombinimi i rrallë i një biznesi me cilësi të lartë dhe një çmim aksioni që e nënvlerësonte atë); dhe pastaj, dhe vetëm atëherë, të ndërmerrte një hap të madh. Nëse një aksion që Buffett e pëlqente binte në çmim, ai blehej më shumë, gjë që nuk është aspak si ndihet shumica e njerëzve kur aksionet e tyre bien.

Investitorët me vlerë janë një lloj i veçantë njerëzish. Ata zakonisht janë matematikisht të parakohshëm dhe të interesuar që në moshë të re për mbledhjen e pullave ose monedhave, parashikimin e garave me kuaj, fillimin e bizneseve, investimin në tregun e aksioneve dhe gjetjen e mënyrave për të fituar para. Ata janë kërkues të pandërprerë të mundësive dhe kanë personalitete që i bëjnë natyrshëm kundërshtarë të turmës. Ata nuk ndihen rehat nga konsensusi, dhe madje ndihen të pakënaqur kur mendimet e tyre bëhen popullore. Ndërsa shumica e investitorëve entuziazmohet nga këshilla të fshehta ose oferta publike të nxehta, investitorët me vlerë synojnë të qëndrojnë të disiplinuar dhe të përqendrohen në vlerën themelore të biznesit, kthimin e kapitalit të investuar, fitimet dhe rrjedhën e parasë që gjeneron kompania dhe perspektivat e saj të ardhshme.

Ata entuziazmojnë jo për mundësinë e një fitimi të menjëhershëm, por për matematikën e pandalshme të përbërjes së kapitalit në një periudhë të gjatë. Kjo koncept njihet si “mrekullia e tetë” e botës – rezultati i jashtëzakonshëm që vjen nga investimet e mençura dhe të informuara, mbajtja e tyre dhe marrja e një perspektive afatgjatë. Ky koncept epitomizon Buffett-in, i cili nuk tentoi kurrë të pasurohej shpejt, kur të ecurit më ngadalë prodhonte një rezultat më të sigurt dhe më fitimprurës.

Gjatë karrierës së tij 45-vjeçare në investime, pothuajse çdo investitor me vlerë që kam njohur e ka admiruar Buffett-in. Komuniteti i investimeve me vlerë ndjek rekordet e tij, ble dhe shet aksionet që ai zgjedh, dhe përpiqet të kuptojë mënyrën e tij të të menduarit nga letrat e aksionerëve. Disa e përdorin këtë informacion për të imituar portofolin e Buffett-it, të tjerë përqendrohen tek mënyra e tij e të menduarit dhe qëndrimi i tij, i durueshëm, i qëndrueshëm, pa emocione dhe me një orientim afatgjatë.

Cilat janë pesë tiparet kryesore që e bënë Buffett-in të shkëlqejë:

  • Një mendje e shpejtë, e saktë dhe vendimtare që i jep aftësinë të formojë gjykime të besueshme investimi.
  • Thjeshtësia e mendimit, duke shkuar direkt te thelbi i çdo investimi.
  • Aftësia për të dalluar investimet e mira nga ato të këqija, dhe investimet e shkëlqyera nga ato thjesht “të mira” dhe vizioni e bindja për të qëndruar me më të mirat gjatë kohës.
  • Aftësia për të qëndruar i fokusuar për periudha të gjata dhe për të shmangur shpërqendrimet.
  • Aftësia mendore për të ndryshuar strategjinë kur gjen mënyra për ta përmirësuar, si kur ai filloi të vlerësonte më shumë cilësinë e biznesit në vendimmarrjen e tij.

Gjatë karrierës, Buffett kaloi përmes zhvillimeve dhe krizave të tregut, krizave financiare, luftërave, pandemive dhe inovacioneve teknologjike që krijuan dhe shpërbënë shumë biznese. Ai vazhdoi të prodhonte rezultate të jashtëzakonshme pa u shqetësuar. Në një epokë kur konkurenca ndër investitorët u rrit ndjeshëm dhe kapitali për investime u bë masiv, Buffett vazhdoi të jepte rezultate të jashtëzakonshme.

Ai tregoi se nuk është vetëm një investitor, por edhe një mendimtar i thellë investimesh, gjithmonë duke kërkuar për avantazhe të reja dhe duke mësuar nga gabimet. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai mbeti investitor me vlerë, por u ndikua thellë nga Philip Fisher dhe bashkëpunëtori i tij i gjatë, Charlie Munger, duke e përmirësuar qasjen e tij për të fokusuar më shumë tek cilësia e bizneseve edhe kur kjo nënkuptonte të paguante më shumë.

Buffett u bë një nga CEO-të më të respektuar dhe më të admiruar në Amerikë, dhe emri i tij u bë një markë e respektuar. Ai e shndërroi kërkesën rregullatore që kompanitë publike të mbajnë mbledhje vjetore aksionerësh në një ngjarje madhështore që u bë një pelegrinazh. Mbledhjet e tij të aksionerëve të Berkshire Hathaëay u kthyen në “Woodstock të Kapitalizmit.”

Ai gjithashtu ka qenë një filantrop i jashtëzakonshëm. Buffett prej kohësh kishte parashikuar që një ditë të dhuronte pasurinë e tij për kauza bamirëse, por vdekja e papritur e gruas së tij të parë, Susan, në vitin 2004, e prishi planin e tij. Ai kishte imagjinuar që ajo do të ishte ajo që do të merrte vendimet filantropike të familjes. Ai mori disa vite të tjera për të avancuar planet e tij për të dhuruar shuma të konsiderueshme, duke bashkëpunuar me Bill dhe Melinda Gates. Në vitin 2006, Buffett dhuroi një shifër mahnitëse prej 31 miliardë dollarësh për Fondacionin Gates, i cili tashmë ishte shumë i pasur, duke dyfishuar kështu kapacitetin e tij vjetor për grant-e. (Kjo ishte, dhe mbetet, një nga dhuratat filantropike më të mëdha në histori, dhe Buffett i dha më shumë fondacionit me kalimin e kohës.) Buffett iu bashkua bordit të Fondacionit Gates, dhe Bill Gates iu bashkua bordit të drejtorëve të Berkshire Hathaway, megjithëse të dy u tërhoqën nga këto angazhime disa vjet më vonë.

Warren dhe Susane

Megjithëse arriti pasuri të jashtëzakonshme, Buffett nuk ndryshoi si person. Ai vazhdoi të jetonte një jetë të thjeshtë, të bënte gjëra që i pëlqenin që nga fëmijëria, dhe ruajti një qëndrim të përulur, falënderues dhe me kuriozitet të përhershëm. Buffett do të mungojë veçanërisht në një kohë kur shumë nga njerëzit më të suksesshëm në komunitetin e biznesit duken të fokusuar vetëm në fitimin e parave, pa reflektuar shumë mbi mënyrën se si i fitojnë ato ose çfarë do të bëjnë me to. Thjesht sepse mund të bësh diçka, nuk do të thotë se duhet ta bësh.

Gjenerata të reja investitorësh do të vijnë, duke përfshirë disa yje të shkëlqyeshëm që do të shuajnë shpejt dhe të tjerë që do të qëndrojnë.

Në fund, ndërsa Buffett tërhiqet nga roli i tij ditor në udhëheqjen e Berkshire Hathaway në fund të vitit 2025, bota e investimeve do të jetë ndryshe pa të. Ai mbetet një yll polarizues dhe një shembull i rrallë për të ardhmen: një njeri që ka ndërtuar një pasuri të jashtëzakonshme dhe një legjendë të biznesit, duke qëndruar gjithmonë i thjeshtë, i drejtë dhe i përkushtuar ndaj vlerave të tij.

Marrë nga “The Atlantic“, përgatiti Gazetasi.al

The post Si ia doli Warren Buffet appeared first on Gazeta Si.

Bloomberg: Projekti i Jared Kushner në Sazan përballë aferave të korrupsionit

17 December 2025 at 13:15

Ëndrrat e Jared Kushner për të bërë projekte madhështore në Ballkan, po përballen me realitetin në rajon.

Affinity Partners, fondi privat që drejton dhëndri i Donald Trump, dy ditë më parë hoqi dorë nga planet e ndërtimit të një hoteli luksoz në Serbi, për shkak të tensionit politik që shkaktoi. Në Shqipëri, projekti për të transformuar një ishull në brigjet e Adriatiku po vazhdon, por vendi ka hyrë në një spirale skandalesh dhe korrupsioni që po lekund qeverinë.

Trump Toëer në Beograd ka qenë investimi kryesor për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili, me partinë e tij politike, miratoi legjislacion të veçantë për të hequr çdo pengesë, edhe pse kjo nxiti protestat që vazhdojnë prej më shumë se një viti.

Ndërkohë, investimi më i madh i huaj direkt perëndimor gjatë 12-vjeçarit të qeverisjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Shqipëri, është pjesë e vendimit të tij për të treguar se vendi është i hapur për kapital të huaj të madh.

Qeveria në Tiranë thotë se miratimi i punimeve për projektin luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh është thelbësor për transformimin e një zone të izoluar në një destinacion turistik që mund të konkurrojë me Greqinë fqinje. Trashëgimia e më shumë se katër dekadave si diktatura më e izoluar e Europës është e vështirë për t’u larguar, edhe pse Shqipëria tani është ndër vendet më pro-amerikane në botë.

Zyra e prokurorit të posaçëm, SPAK, ka nisur hetime për projektet më të mëdha të infrastrukturës në Vlorë, bashkia ku është planifikuar zhvillimi. Hetimet përfshijnë një aeroport ndërkombëtar të ri dhe një tunel rrugor.

“Ky projekt nuk është thjesht një tjetër resort,” tha Julian Adili, drejtori ekzekutiv i Albanian State Development and Real Estate, në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Tiranës. “Është një nga investimet më ambicioze në vitet e fundit në Shqipëri, me potencialin për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar të vendit.”

Affinity deklaroi se projekte si ai në Beograd “duhet të bashkojnë, jo të ndajnë” dhe u tërhoq nga projekti nga respekti për qytetarët serbë. Vendimi erdhi gjithashtu pasi një zyrtar qeveritar që ndihmoi në hapjen e rrugës për zhvillimin u aktua penalisht.

Vuçiç fajësoi aktivistët për pengimin e planeve. “Disa kombësi janë dukshëm më të gatshme për të kuptuar vendimet e udhëheqësisë së tyre sesa ata në Serbi,” tha ai. “Shqipëria tani do të marrë vëmendjen dhe publicitetin sepse e gjithë familja Trump do të lavdërojë projektin. Ne serbët jemi mjeshtër të mundësive të humbura.”

Kushner planifikon të ndërtojë një resort luksoz së bashku me një marinë në ishullin e Sazanit, një ish bazë ushtarake shqiptare. Interesi i tij fillestar erdhi nga vizita në vend në 2021. Një zëdhënës i Affinity tha se tërheqja nga projekti në Serbi nuk ka “ndikim” mbi Shqipërinë. Asher Abehsera, CEO i Affinity Global Development, nuk u përgjigj ndaj kërkesave për komente.

Ky vit solli një numër të paprecedent hetimesh mbi projekte dhe zyrtarë të lartë në Tiranë, përfshirë disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës.

Si shumë vende të rajonit, Shqipëria ka pasur vështirësi për të hequr korrupsionin. Në indeksin e fundit të korrupsionit të Transparency International, vendi renditet i 80-ti. Ky ishte një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi Serbinë, Hungarinë dhe Ukrainën, por ende poshtë Bullgarisë, e cila kohët e fundit u përfshi nga protesta.

Muajin e kaluar, SPAK nisi një ndjekje penale për Belinda Ballukun, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministre e Ramës, për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike,” në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë. Ajo është zyrtarja më e lartë nga rrethi i brendshëm i Ramës që përballet me akuza.

Balluku u pezullua nga rolet e saj në kabinet dhe i ndalohet të largohet nga vendi. Ajo mohon çdo shkelje dhe e përshkroi akuzën si “përçarje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra.” Premtoi të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet. SPAK gjithashtu po heton për përfshirjen e saj në shtatë procedura të tjera prokurimi publik që lidhen me projekte të mëdha infrastrukturore në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjithashtu bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, u arrestua më herët gjatë vitit për akuza korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Rama mirëpriti hetimet, por paralajmëroi kundër “dënimeve në gjyqin e politikës ose mediave.” Ai kritikoi pezullimin e Ballukut si një “ndërhyrje të rëndë” që pengon funksionimin e qeverisë.

SPAK po heton gjithashtu Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet kryesore infrastrukturore të Shqipërisë, duke u fokusuar në kontratën e koncesionit. Aeroporti duhej të ishte në funksion gjatë verës për të pritur një numër rekord turistësh, por ndërtimi është pezulluar. Aeroporti do të shërbejë gjithashtu për resortin luksoz të Kushner në ishullin Sazan. Zyrtarët shqiptarë thonë se projekti nuk do të pengohet nga hetimet.

“Shqipëria po bëhet më e njohur në botë për këtë investim,” tha Agron Shehaj, sipërmarrës dhe themelues i Partisë Mundësia. “E vetmja gjë që na duhet është transparenca. Kjo është në interes të të gjithëve.”

Që nga rrëzimi i regjimit të diktatorit Enver Hoxha në fillim të viteve 1990, Shqipëria ka kaluar një bum të paprecedent në pasuri të paluajtshme, që shtrihet nga kryeqyteti deri në bregdet, duke ndryshuar imazhin e saj të izoluar dhe të pazhvilluar.

Megjithatë, ky bum, së bashku me trafikun e drogës, ka ushqyer korrupsionin. Rama arriti që vendi të dalë nga lista gri e Financial Action Task Force në 2023 pas përforcimit të rregullave kundër pastrimit të parave dhe përmirësimit të zbatimit të ligjit.

Konkurrenti kryesor i Ramës, Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike që nga 1990, është sanksionuar nga SHBA dhe MB për përfshirje në korrupsion dhe është gjithashtu nën hetim në vend. Ai mohon çdo shkelje.

Ishulli i Sazanit gjithashtu ka pasur probleme. Një numër i vogël ushtarësh ende jetojnë atje, duke ndjekur turistët që vizitojnë ndërtesat ushtarake të braktisura. Policia më herët gjatë vitit zbuloi mbi 3.000 litra karburant të dyshuar për përdorim në trafikun e drogës. Nuk ka pasur akuzime.

Sipas Adilit nga fondi shtetëror i pasurive të paluajtshme, projekti i Kushner është mundësia e Shqipërisë për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur përpara.

“Nëse ka sukses, do të hapë rrugën për investime të tjera ndërkombëtare në turizëm, infrastrukturë dhe hotelieri,” tha ai. “Do të përmirësojë reputacionin e vendit si destinacion investimesh.”/Bloomberg

The post Bloomberg: Projekti i Jared Kushner në Sazan përballë aferave të korrupsionit appeared first on Gazeta Si.

Dogana bllokon aktivitetin e Bankers. Kompania e çon në SPAK: Mijëra punonjës pa punë!

16 December 2025 at 10:23

Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum” për shkak të gjobës 120 milionë euro, të vendosur që prej 2019-s për mospagimin e akcizësdhe ende nuk është shlyer.

Ky vendim, sipas Bankers, është arbitrar që sjell pasoja të pariparueshme për kompaninë dhe menaxhimin e fushave naftëmbajtëse.

Lajmin e ka publikuar vetë kompania duke shpjeguar se për naftën që nxjerr kjo kompani nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Sipas Bankers,420 punonjës dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a., rrezikojnë të mbeten pa punë.

Më tej në deklaratë, kompania e nxjerrjes së naftës thotë se ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, kundër vendimit dhe funksionarëve përgjegjës.

Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në vitin 2019, dogana e Fierit mbajti një akt konstatimi, ku theksonte se Bankers Petroleum nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin. Mbi këtë detyrim inspektorët llogaritën dhe një gjobë në masën 90 milionë euro duke e çuar në total faturën 120 milionë euro.

Pjesë nga deklarata:

Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:

“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to.”

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.

Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.

The post Dogana bllokon aktivitetin e Bankers. Kompania e çon në SPAK: Mijëra punonjës pa punë! appeared first on Gazeta Si.

Thirrje bizneseve, AKK: Të ndalohet çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve gjatë festave të fundvitit

16 December 2025 at 12:00


Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë thirrje që të respektohet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe të ndalohet çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve gjatë festave të fundvitit.

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore. Festat e fundvitit nuk duhet dhe nuk do të shfrytëzohen për abuzim me konsumatorët, për rritje të koordinuara të çmimeve apo për praktika që cenojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se çmimet duhet të reflektojnë kushtet reale të tregut dhe jo marrëveshje të ndaluara, sjellje spekulative apo shfrytëzim të pozitës së përbashkët në treg.

“Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti ka kompetencë të inicjojë dhe zhvillojë hetime për shkelje të konkurrencës deri në pesë (5) vite mbrapa, përfshirë edhe periudhën e festave të fundvitit. Që nga fillimi i muajit Dhjetor dhe deri në fund të këtij muaji, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren në çdo qytet të Republikës së Kosovës, duke monitoruar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg”.

AKK-ja u ka bërë thirrje bizneseve që:

1. Të veprojnë në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës;

2. Të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve apo sjelljeve të koordinuara;

3. Të mos abuzojnë me pozitën e përbashkët ose fuqinë e tyre në treg;

4. Të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve, veçanërisht në këtë periudhë festive.

“Njëkohësisht i inkurajomë konsumatorët të raportojnë çdo dyshim për rritje të pajustifikuar ose të koordinuar të çmimeve, në mënyrë që Autoriteti të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore. Dyshimet e tilla mund të dërgohen edhe përmes emailit zyrtar: info.konkurrenca@rks-gov.net. Respektimi i ligjit dhe i konkurrencës së lirë është detyrim ligjor dhe interes i përgjithshëm për biznese, konsumatorë dhe ekonominë e vendit”.

Gjysma e bizneseve në Shqipëri japin rryshfet në administratë ‘për të mbaruar punë’

15 December 2025 at 14:47

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjysma e bizneseve në Shqipëri, 50%, pranojnë se është praktikë e zakonshme të kryhen pagesa joligjore, ose rryshfet, ndaj administratës publike për të “mbaruar punë”.

Ky tregues ka shënuar një rritje prej rreth 10 pikësh përqindje krahasuar me një vit më parë, duke treguar se problemet e korrupsionit mbeten të pranishme dhe të qëndrueshme në vend.

Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit, 57% e të anketuarve lidhin këto pagesa me inspektimet shëndetësore, higjienike ose të sigurisë, ndërsa 52% e përmendin rryshfetin ndaj administratës tatimore. Një pjesë e konsiderueshme, 42%, e lidhin rryshfetin me mundësinë për të fituar kontrata publike. Këto shifra tregojnë se korrupsioni përfshin fusha të ndryshme të administratës dhe ndikon drejtpërdrejt në bizneset e përditshme.

Gjetjet tregojnë se korrupsioni i administratës shtetërore nga sektori privat është një problem i pranishëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë listën e vendeve me përqindjet më të larta të bizneseve që kryejnë pagesa joligjore.

Në të gjithë rajonin, 46% e të anketuarve besojnë se bizneset e ngjashme me të tyre kryejnë këtë lloj pagesash të paktën një herë në vit gjatë inspektimeve nga qeveria. Kjo tregon se problemi është i përhapur dhe kërkon reforma të vazhdueshme.

The post Gjysma e bizneseve në Shqipëri japin rryshfet në administratë ‘për të mbaruar punë’ appeared first on Gazeta Si.

Paqe pa konsensus

By: Mira Leka
15 December 2025 at 08:13

Miratohet Paqja Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve nga BE, FMN dhe AmCham
 
Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, një nismë që ka ngjallur debate të forta brenda dhe jashtë vendit.
Pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga Bashkimi Europian (BE), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), projektligji mori mbështetjen ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Paqe pa konsensus appeared first on Revista Monitor.

Barometri 2025, 50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

15 December 2025 at 00:03

Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online.

Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme.

Në vitin 2024, një pjesë më e madhe e bizneseve shprehnin hapur “jo-dakord” me këtë pohim, ndërsa në 2025 pesha e atyre që “nuk janë aspak dakord” apo që “kanë tendencë të mos jenë dakord” bie, duke treguar se rezistenca ndaj normalizimit të ryshfetit po dobësohet. ( shiko grafikun e mëposhtëm).

Anketa e Barometrit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese që e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar të ryshfetit nga 2024 në 2025. Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që “priren të pajtohen” ose janë “plotësisht dakord” se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41% në vitin 2024 në 47% në 2025, pra një rritje prej afërsisht 6 pikë përqindje. Në Shqipëri, kjo rritje është më e fortë me 9 pikë përqindje.

Bosnja kryeson Rajonin me 67 % të bizneseve që perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në punët me administratën, pastaj Mali zi me 59 % dhe Shqipëria me 50%. Nivelin më i ulët perceptohet në Serbi me 30%.

Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vihet re një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike.

Rritja më e fortë e perceptimit për ryshfetin në Shqipëri po shkaktohet edhe barra administrative dhe paqartësia rregullatore. Procedurat e gjata, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimi i pa-unifikuar i rregullave krijojnë hapësirë për negocim informal, ku pagesat e parregullta shihen si mënyrë për të përshpejtuar apo siguruar zgjidhje.

Bizneset që operojnë në mënyrë formale shpesh ndihen më të ekspozuara ndaj inspektimeve dhe gjobave, ndërsa informaliteti tolerohet në mënyrë selektive./B.Hoxha

 

The post Barometri 2025, 50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë appeared first on Revista Monitor.

Paqja që nuk po sjell paqtim

By: Ela
13 December 2025 at 22:17

Qeveria i ka vënë vetes një objektiv ambicioz: të “pajtohet” me biznesin. Dhe këtë pajtim kërkon ta arrijë përmes një nisme të re që e ka quajtur Paqja Fiskale, në formën e një lloj marrëveshjeje të madhe kombëtare ku, sipas narrativës zyrtare, bizneset do të çlirohen nga ngarkesat e së kaluarës, duke nisur një kapitull […]

The post Paqja që nuk po sjell paqtim appeared first on BoldNews.al.

Europa të bëhet gati për shpërthimin e ‘flluskës’ së Inteligjencës Artificiale

12 December 2025 at 13:45

Një nga mësimet kryesore të strategjisë së re të sigurisë kombëtare të SHBA-së është se sa shumë Uashingtoni i trembet një BE-je të fortë – si treg i vetëm, si bllok demokratik dhe, mbi të gjitha, si rregullator teknologjik. Ndërkohë, europianët dëgjojnë shpesh nga amerikanët se po humbasin garën e inteligjencës artificiale. Modeli i “hyperscale” (teknologjia në shkallë gjigande) paraqitet si rruga e shenjtë drejt suksesit, dhe Europa thjesht nuk paska burime për të konkurruar.

Por flluska e platformave të AI-së, e dominuar nga SHBA dhe e bazuar në modele tepër të kushtueshme, nuk mund të zgjasë pafund. Një korrigjim tregu do të zhvendosë vëmendjen drejt modeleve alternative. Kjo, nga ana tjetër, do të hapë mundësi të reja për Europën, e cila ka përparësi në AI-nw e aplikuar dhe potencialin për të ndërtuar kapitalin më të besueshëm të AI-së në botë.

Një prodhues gjerman makinash nuk ka nevojë për një chatbot interneti. Ai përfiton nga sisteme AI të trajnuara me të dhëna inxhinierike me cilësi të lartë për të optimizuar proceset e prodhimit, për të parashikuar nevojat e mirëmbajtjes ose për të thjeshtuar raportimet e sigurisë. Një spital holandez ka nevojë për mjete diagnostikuese që plotësojnë standardet mjekësore, jo sisteme të përgjithshme që mund të prodhojnë keqinformim mjekësor. Dhe një bankë franceze ka nevojë për Inteligjencw që i rrit efikasitetin, ndërsa ndjek rigorozisht rregulloret e shërbimeve financiare.

Ndërkohë që kompanitë mbështeten gjithnjë e më shumë te kodi i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, cenueshmëritë në software-e shumëfishohen nëse mungojnë standardet e sigurisë.

Rob Joyce, ish-drejtor i sigurisë kibernetike në NSA, ka paralajmëruar për “zjarre të mëdhenj digjitalë që djegin gjithçka”. Jen Easterly, ish-drejtore e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së SHBA-së, imagjinon një botë ku parimet “secure by design” dhe inxhinieria e “zero trust” e bëjnë industrinë e sigurisë kibernetike pothuajse të panevojshme. Kur përdoret mirë, AI mund të rrisë ndjeshëm sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Europa duhet të fokusohet te ndërtimi i sigurisë që në themele, në vend që të arnojë dobësitë pas implementimit.

Në vend që 27 shtetet anëtare të ndjekin objektiva të ndryshme për interesa të veçanta, BE ka nevojë për qendra të specializuara dhe zhvillim strategjik të ekosistemeve që lidhin universitetet, startup-et dhe investitorët. Infrastruktura digjitale e qeverisë së Estonisë tregon se si vendet e vogla mund të marrin rol udhëheqës. Ekspertiza gjermane në robotikë dhe automatizim industrial është ndër më të mirat në botë. Institucionet franceze prodhojnë kërkim në vijën e parë të AI-së. Europa duhet të thellojë këto qendra ekselence dhe të kuptojë levën e fuqishme që i japin pikat e saj të forta.

 Përveç zbatimit të ligjeve të veta, BE duhet të përshpejtojë unionin e tregjeve të kapitalit, të rrisë financimin e kërkimit shkencor dhe të thjeshtojë proceset e vizave për talentet teknologjike. Përballë armiqësisë së SHBA-së, BE duhet të jetë e gatshme të luajë politikën e fuqisë, të tregojë lidershipin eropian në AI.

“Fabrikat AI” përfaqësojnë një mënyrë për të demokratizuar aksesin duke ofruar të dhëna dhe infrastrukturë të përbashkët llogaritëse për kërkimin dhe zhvillimin. Por nevojitet shumë më tepër kapacitet sovran i llogaritjes dhe infrastrukturë e AI-së. Burimet e përbashkëta mund të mbështesin qendrat e të dhënave për kërkime, sisteme AI për arsim dhe mjete për pjesëmarrje demokratike në shërbim të interesit publik. Të kesh kapacitetin tënd e bën BE-në më pak të cenueshme edhe ndaj tronditjeve gjeopolitike.

Teknologjia duhet të jetë pjesë qendrore e planeve për shkëputjen e Europës nga varësia e tepruar ndaj SHBA-së në tregti, financa dhe mbrojtje. Ndërsa BE debaton se çfarë duhet të bëjë për platformat e AI-së, ato platforma tashmë janë të integruara në infrastrukturën kritike, shërbimet e qeverisë dhe mbrojtjen. Kjo do të thotë transferim i mëtejshëm njohurish, burimesh dhe sovraniteti.

Por kur flluska e AI-së të shpërthejë, vlerësimet do të rikalibrohen. Talenti do të bëhet i disponueshëm. Klientët do të pyesin nëse vërtet kanë nevojë për sistemet më të shtrenjta, më të rrezikshme dhe më pak transparente. Strategjia e sigurisë kombëtare të SHBA-së ka zbuluar pa dashje se administrata Trump i sheh më qartë pikat e forta të BE-së sesa vetë europianët.

Modeli amerikan i hyperscale nuk është i pashmangshëm. Ai ka dalë nga një kulturë korporative e tolerancës së lartë ndaj rrezikut, rregullimit minimal, shpërfilljes së dëmeve mjedisore dhe përparësimit të rritjes mbi çdo vlerë tjetër. BE duhet të ketë besim të bëjë zgjedhje të ndryshme, në favor të besimit, sigurisë, ekselencës sektoriale dhe llogaridhënies demokratike. Ajo duhet të dyfishojë përpjekjet për të zhvilluar një alternativë përpara se shtresa tjetër e varësive të ngulitet.

Pyetja nuk është nëse do të shpërthejë flluska e AI-së, por nëse Europa do ta shfrytëzojë momentin kur kjo të ndodhë.

Shkruar nga Marietje Schaake për “Financial Times”, bashkëpunëtore në Institutin për Inteligjencë Artificiale te Njeriu në Universitetin Stanford.

The post Europa të bëhet gati për shpërthimin e ‘flluskës’ së Inteligjencës Artificiale appeared first on Gazeta Si.

Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën, pse po ndodhë kjo?

11 December 2025 at 19:15

Bitcoin po vazhdon të humbasë vlerë, edhe pse Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) ka ulur normat e interesit me 0.25 për qind.

Ekspertët e tregjeve shpjegojnë se kjo është një lëvizje e pritshme: tregjet tashmë kishin përfshirë këtë ulje në çmim, dhe kur vendimi u bë real, investitorët shisnin pozicionet e tyre, raporton decrypt, përcjellë Sinjali.

“Ky është një shembull tipik i ‘shitjes së lajmit’ – kur diçka pritet, çmimi mund të bjerë kur ajo ndodh”, thonë analistët.

Edhe pse ulja e normave zakonisht nxit huamarrjen dhe mbështet asetet me risk, Bitcoin ka rënë nën nivelin e 90200 dollarëve.

Faktorët që ndikojnë përfshijnë pritshmëritë e reduktuara për ulje të mëtejshme të normave në vitin 2026, si dhe pasiguri politike dhe ekonomike, si zgjedhjet presidenciale dhe rritja e shpenzimeve për teknologji që mund të ngrejë inflacionin, transmeton Sinjali.

Analistët paralajmërojnë se, përkundër vendimeve monetare stimuluese, Bitcoin mbetet i ndikuar nga faktorë afatgjatë që mund të frenojnë rritjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën, pse po ndodhë kjo? appeared first on Sinjali.

Dhoma Amerikane e Tregtisë: ‘Paqja fiskale’, hapësirë për të pastruar paratë!

11 December 2025 at 11:49

Nga Gazeta ‘SI’ – Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur kritika për paketën e re fiskale të qeverisë, pak orë para se ajo të miratohet në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat, AmCham shpreh shqetësimin se “paqja” e qeverisë me bzineset lë hapësirë për të pastruar para që mund të kenë burimin nga krimi apo aktivitete ilegale.

“Mospërfshirja e mekanizmave të fortë të kontrollit në përputhje me legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe përjashtimi i audituesve nga përgjegjësitë për diferencat e krijuara e shtojnë rrezikun që kjo nismë të perceptohet si një formë e tërthortë e amnistisë fiskale. Një zhvillim i tillë cënon besimin e tatimpaguesve në sistemin fiskal dhe dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit, veçanërisht në kuadër të vlerësimeve nga BE dhe Moneyval”, shprehet AmCham, lidhur me nismën që lejon bizneset të korrigjojnë pasqyrat e shkuara financiare, pa penalitet.

Po ashut, Dhoma Amerikane argumenton se projektligji dobëson aftësinë e administratës tatimore për të identifikuar shmangiet dhe krijon një terren të favorshëm për abuzime.

Projektligji nuk ofron kritere të qarta dhe objektive për përzgjedhjen e tatimpaguesve që mund të përfitojnë nga marrëveshja e paqes fiskale (siç mund të ishin vlerësimi i riskut tatimor, performanca historike e deklarimeve etj., për të shmangur përfshirjen e tatimpaguesve, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shmangur taksat).

Lidhur me mundësinë që qeveria i jep bizneseve për të zgjeruar bazën tatimore me një shtesë tatimi 5%, AmCham thotë se nuk ka asnjë logjikë ekonomike dhe mund të reduktojë të ardhurat për buxhetin e shtetti.

“Projektligji nuk shoqërohet me aktet nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij, ndërkohë që parashikohet që këto akte të miratohen tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit – një afat që krijon pasiguri të lartë ligjore dhe operacionale.Projektligji dërgon një mesazh të gabuar për komunitetin e biznesit, duke krijuar perceptimin se përputhshmëria vullnetare me ligjet tatimore nuk shpërblehet, ndërsa shmangiet tatimore mund të përfitojnë nga mekanizma të përkohshëm amnistie. Studimet ndërkombëtare kanë treguar qartë se skemat e tilla dëmtojnë rëndë kulturën e përputhshmërisë tatimore në periudhën afatgjatë”, thuhet në deklaratë.

AmCham po ashtu shpreh shqetësim për mungesën e transparencës dhe konsultimit të gjerë publik gjatë hartimit të këtij projektligji (dhe nismave të tjera të paketës fiskale 2026).

The post Dhoma Amerikane e Tregtisë: ‘Paqja fiskale’, hapësirë për të pastruar paratë! appeared first on Gazeta Si.

Mbi 1500 biznese të reja të regjistruara në nëntor

10 December 2025 at 15:38

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se gjatë muajit shtator janë regjistruar mbi 1538 biznese të reja në tregun shqiptar. Gjithashtu, në nëntor pranë QKB-së janë kryer 10502 aplikime, janë lëshuar 168 licenca të reja dhe 12 leje për aktivitetet ekonomike.

Gjatë periudhës janar-nëntor janë regjistruar gati 21 mijë subjekte të reja, duke treguar një besim në rritje të qytetarëve dhe investitorëve në klimën ekonomike të vendit, si dhe efektivitetin e reformave që kanë synuar thjeshtimin e procedurave të regjistrimit të bizneseve.

Në fund të vitit 2024, numri i njësive ligjore aktive në vend arriti në 237 881, duke shënuar një rritje krahasuar me 226 778 një vit më parë. Shpërndarja e këtyre ndërmarrjeve mbetet kryesisht e përqendruar në qarqet më të zhvilluara, ku Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora përbëjnë mbi 66% të bizneseve aktive. Tirana vijon të kryesojë me gjithsej 63 212 ndërmarrje aktive.

Struktura e sipërmarrjeve shqiptare dominohet nga sektori i shërbimeve, i cili përfaqëson 86% të totalit të ndërmarrjeve dhe gjeneron 67,1% të xhiros vjetore. Brenda këtij sektori, tregtia është një prej hallkave kryesore të punësimit, duke përfshirë 19,5% të forcës punëtore. Ndërkohë, sektori prodhues, ndonëse përbën vetëm 14% të bizneseve, ka një rol të rëndësishëm në ekonomi, duke kontribuar me 32,9% të xhiros dhe duke punësuar 17,3% të të punësuarve.

Profili i sipërmarrjes shqiptare dominohet nga ndërmarrjet e vogla, ku 85,8% janë mikrobiznese me nga një deri në katër të punësuar. Edhe pse të vogla, këto struktura kontribuojnë në dinamizmin e ekonomisë vendase, duke përfshirë 22,6% të punësimit dhe realizuar 18,7% të xhiros vjetore.

/r.e/a.f/

The post Mbi 1500 biznese të reja të regjistruara në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌