❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 January 2026Main stream

Familjet me fëmijë nën 18 vjeç, rimbursim tatimi përmes DIVA-s

2 January 2026 at 11:46

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Familjet me fĂ«mijĂ« nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kompensim nga tatimi mbi tĂ« ardhurat, pĂ«rmes zbritjes sĂ« shpenzimeve pĂ«r rritjen dhe arsimimin e fĂ«mijĂ«ve, parashikuar nĂ« ligjin e ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”.

Kompensimi nuk jepet si shumë fikse, por përfitohet pas rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025, përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në mars 2026. Nga të ardhurat bruto vjetore do të zbriten 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe një shpenzim fiks prej 100 mijë lekësh në vit për arsimimin e fëmijëve, sipas kufijve të përcaktuar të të ardhurave.

Individët që nga rillogaritja rezultojnë se kanë paguar më shumë tatim gjatë vitit 2025, do të kenë të drejtë të kërkojnë rimbursimin e diferencës brenda tre muajve nga dorëzimi i DIVA-s. E drejta e zbritjes për fëmijët dhe arsimin përfitohet vetëm nga prindi me të ardhurat më të larta vjetore.

Skema e kompensimit do të vlejë edhe për individët që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj gjatë vitit 2025, me kusht plotësimin e DIVA-s. Dokumentacioni justifikues për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit duhet të ruhet për kontroll tatimor.

Efekti financiar i kësaj mase vlerësohet rreth 15 milionë euro në vit, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore dhe duke rritur të ardhurat neto të familjeve shqiptare.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) pritet të mblidhen rreth 88,3 miliardë lekë, me një rritje prej 4,9% krahasuar me vitin 2025. /j.p/

The post Familjet me fëmijë nën 18 vjeç, rimbursim tatimi përmes DIVA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje

2 January 2026 at 11:04

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s dhe temperaturat e ulĂ«ta kanĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin e mjeteve nĂ« disa akse rrugore tĂ« vendit, veçanĂ«risht nĂ« verilindje dhe juglindje, ku rrugĂ«t janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« rrĂ«shqitshme nga ngricat.

Në zonat malore, gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, temperaturat kanë zbritur deri 16 gradë nën zero, duke krijuar ngrica në rrugë. Dëbora e rënë në disa segmente, ka sjellë lëvizje më të ngadalta dhe vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Më problematike paraqitet situata në akset malore të verilindje dhe në zonat e juglindjes, ku drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar. Qarkullimi vijon, por me shpejtësi të reduktuar.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore, zinxhirë, të mbajnë distancë sigurie dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. /j.p/

The post Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2026, rritje ekonomike 4% dhe ulje të borxhit publik

2 January 2026 at 10:38

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Rritja e pagĂ«s minimale, indeksimi i pagave nĂ« administratĂ« dhe rritja graduale e pensioneve janĂ« disa nga shtyllat kryesore tĂ« buxhetit tĂ« vitit 2026, i cili hyn nĂ« fuqi sot me fokus nĂ« mbĂ«shtetjen e qytetarĂ«ve dhe investimet publike.

Sipas projeksioneve, rritja ekonomike për periudhën 2026-2028 pritet të jetë mesatarisht rreth 4% në vit. Për vitin 2026, deficiti buxhetor është planifikuar në nivelin 2,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa borxhi publik parashikohet të ulet në 53,6% të PBB-së në fund të vitit, duke reflektuar konsolidimin fiskal dhe stabilitetin makroekonomik.

Projektbuxheti për vitin 2026 fokusohet në financimin prioritar të sektorëve kyç për zhvillimin e vendit, përfshirë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen sociale, infrastrukturën rrugore dhe transformimin digjital. Investimet publike parashikohen të arrijnë mbi 6,5% të PBB-së, me synimin për të përshpejtuar realizimin e projekteve strategjike në rrugë, hekurudha dhe porte, si dhe për të rritur lidhshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Të ardhurat totale buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë, ose 6,8% më shumë krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2025. Në raport me ekonominë, të ardhurat pritet të arrijnë në 29,6% të PBB-së, rritje që i atribuohet kryesisht përmirësimit të administrimit fiskal dhe reduktimit të informalitetit.

Në krahun e shpenzimeve, buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon 886,8 miliardë lekë, ose 31,9% të PBB-së. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të orientohet drejt politikave sociale dhe mbështetjes direkte për qytetarët.

Që nga hyrja në fuqi e buxhetit, paga minimale rritet në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa nis edhe indeksimi i pagave për administratën publike. Paralelisht, buxheti parashikon fonde për rritjen graduale të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni minimal të arrijë në 200 euro në muaj dhe pensioni mesatar në 400 euro.

NjĂ« tjetĂ«r prioritet i buxhetit tĂ« vitit 2026 Ă«shtĂ« buxhetimi me bazĂ« gjinore, ku rreth 9,5% e shpenzimeve tĂ« pĂ«rgjithshme publike do t’u dedikohen politikave qĂ« synojnĂ« zvogĂ«limin e hendekut gjinor dhe forcimin e barazisĂ« nĂ« shoqĂ«ri.

Buxheti vendor për vitin 2026 parashikohet në nivelin 97,7 miliardë lekë, ose 9% më shumë krahasuar me vitin 2025. Transferta e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore do të jetë më e lartë si në raport me një vit më parë, ashtu edhe krahasuar me periudhën para reformës administrativo-territoriale, duke forcuar kapacitetet financiare të pushtetit vendor. /j.p/

The post Buxheti 2026, rritje ekonomike 4% dhe ulje të borxhit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit

30 December 2025 at 19:43


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Administratori i Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e furnizimit tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike gjatĂ« festave tĂ« fundvitit, pĂ«rmes njĂ« plani tĂ« posaçëm masash nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16,9% në 2025-ën.

Sipas tij, kompania ka arritur nivelet më të larta të arkëtimeve, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29,2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ«, pĂ«rmes kĂ«tij plani masash, tĂ« sigurojmĂ« furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët. /j.p/r.e/

The post Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manjani: Reforma e pensioneve gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

28 December 2025 at 11:28

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ ShqipĂ«ria po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re rishikimi tĂ« skemĂ«s sĂ« pensioneve, nĂ« njĂ« kontekst tĂ« shĂ«nuar nga plakja e popullsisĂ«, ndryshimet nĂ« tregun e punĂ«s dhe procesi i integrimit evropian.

Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, në një intervistë për ATSH bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.

Sipas Manjanit, reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet parametrike dhe ndryshimet sistemike.

Në kuadër të ndryshimeve parametrike, vëmendja kryesore i kushtohet moshës së daljes në pension dhe formulës së përllogaritjes së përfitimeve.

Aktualisht, mosha e pensionit për gratë rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja e moshës nis në vitin 2032, me objektivin që mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat të barazohet në vitin 2056.

Megjithatë, sipas Manjanit, ky afat po rishikohet në kuadër të përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030.

“PĂ«rafrimi qĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« me direktivĂ«n na dikton nevojĂ«n pĂ«r rritje mĂ« tĂ« shpejtĂ«. Ne i kemi kĂ«rkuar periudhĂ« tranzitore Bashkimit Evropian, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos krijojmĂ« deformime nĂ« tregun e punĂ«s, qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ« pak mĂ« ngadalĂ« se sa kĂ«rkon BE, ku sipas direktivave deri nĂ« vitin 2030 moshat duhet tĂ« jenĂ« tĂ« barazuara. Kemi kĂ«rkuar 2035 apo 2040 dhe, nĂ« varĂ«si tĂ« vendimit, do tĂ« bĂ«jmĂ« edhe njĂ« rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ajo theksoi se ndryshimet në tërësi të skemës nuk synojnë të cenojnë të drejtat e përfituesve, por të sigurojnë që skema të ketë qëndrueshmëri financiare në terma afatgjatë dhe njëkohësisht të adresojë mjaftueshmërinë e të ardhurave të pensionistëve.

Në drejtimin e dytë, reforma parashikon ndryshime sistemike që lidhen me vetë strukturën e skemës së pensioneve. Në këtë kuadër, po diskutohet forcimi i skemave private vullnetare të pensioneve, të njohura si kolona e tretë, si dhe ndërtimi dhe konsolidimi i skemave private të detyrueshme, kolona e dytë.

Sipas Manjanit, këto ndërhyrje do të ndërmerren vetëm pas një procesi të gjerë konsultimi me biznesin dhe grupet e interesit, në mënyrë që sistemi të jetë i balancuar dhe i zbatueshëm.

Zëvendësministrja nënvizoi se qëllimi i reformës nuk është të ndryshojë mënyrën se si qytetarët kanë kontribuar apo përfitimet që kanë marrë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“QĂ«llimi i reformĂ«s nuk Ă«shtĂ« tĂ« ndryshojmĂ« mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ« kontribuar kundrejt skemĂ«s apo benefitet qĂ« janĂ« marrĂ«. QĂ«llimi Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve nĂ« tregun e punĂ«s dhe pĂ«rafrimit me direktivat nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit, duke ruajtur gjithmonĂ« parimin kontributiv, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« fiskale tĂ« skemĂ«s, barazinĂ« mes kategorive dhe mjaftueshmĂ«rinĂ« e tĂ« ardhurave pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« jetĂ« dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën, qeveria do të zbatojë edhe një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Kjo politikë nuk është pjesë e reformës strukturore, por synon përmirësimin e menjëhershëm të të ardhurave të pensionistëve.

Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27 350 lekë aktualisht në 40 000 lekë. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15 850 lekë në 22 000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11 400 lekë në 18 000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.

Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.

“Shuma do tĂ« dyfishohet nĂ« janar 2027, do tĂ« trefishohet nĂ« janar 2028, do tĂ« katĂ«rfishohet nĂ« janar 2029, e do tĂ« pesĂ«fishohet nĂ« janar 2030”, u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtĂ« – reforma strukturore dhe mbĂ«shtetja afatshkurtĂ«r – synon tĂ« sigurojĂ« stabilitet pĂ«r pensionistĂ«t sot dhe njĂ« sistem pensioni tĂ« drejtĂ« e tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.

/a.f/r.e/

The post Manjani: Reforma e pensioneve gati në 2026-ën, nuk preken kontributet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

27 December 2025 at 15:35

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Tregtimi i fruta-perimeve nĂ« Rajonin nr. 1 nĂ« Elbasan ka hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re zhvillimi, falĂ« investimit tĂ« fundit qĂ« ka transformuar rrĂ«njĂ«sisht kushtet e punĂ«s dhe tĂ« shĂ«rbimit pĂ«r tregtarĂ«t dhe qytetarĂ«t.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore.

Struktura e re Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r t’u shĂ«rbyer rreth 35 tregtarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t tashmĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« pas kushtet e vĂ«shtira dhe ushtrojnĂ« aktivitetin e tyre nĂ« ambiente moderne dhe funksionale.

“Tregu i ri i fruta-perimeve nĂ« Rajonin nr. 1 nĂ« Elbasan ofron kushte bashkĂ«kohore pĂ«r tregtarĂ«t, tĂ« cilĂ«t tashmĂ« operojnĂ« nĂ« hapĂ«sira moderne dhe funksionale”, u shpreh Rama.

Hapësira është e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore, duke respektuar standardet higjieno-sanitare.

Ky projekt konsiderohet një hap konkret drejt formalizimit të tregut të produkteve bujqësore, duke garantuar dinjitet për tregtarët dhe siguri për qytetarët që furnizohen çdo ditë në këtë treg.

/a.f/

The post Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AK: Vendimi për grumbulluesit mbron fermerët nga çmimet e diktuara

27 December 2025 at 18:00

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Autoriteti i KonkurrencĂ«s bĂ«ri tĂ« ditur sot se vendimi i marrĂ« pak ditĂ« mĂ« parĂ« ndaj disa pikave tĂ« grumbullimit tĂ« produkteve bujqĂ«sore nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me marrĂ«veshje tĂ« shkruara apo formale mes tyre.

Sipas Autoritetit, shkelja lidhet me faktin se këto subjekte kanë vepruar njësoj në treg, duke bashkërenduar çmimet dhe sjelljen e tyre, edhe pa pasur kontakte të drejtpërdrejta mes njëri-tjetrit, gjë që ndalohet nga ligji për konkurrencën.

“Vendimi i marrĂ« ndaj disa pikave tĂ« grumbullimit nuk lidhet me marrĂ«veshje formale mes tyre, por me sjellje tĂ« bashkĂ«renduara nĂ« treg, tĂ« cilat ligji i ndalon edhe kur nuk ka kontakte tĂ« drejtpĂ«rdrejta mes subjekteve”, bĂ«n tĂ« ditur Autoriteti i KonkurrencĂ«s.

Autoriteti bën të ditur se të gjitha palët janë dëgjuar gjatë procedurës dhe kanë pasur mundësi të paraqesin shpjegimet e tyre, ndërsa vendimi është marrë pas një analize ligjore dhe ekonomike të funksionimit të tregut.

NĂ« sqarim theksohet gjithashtu se vendimet e Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r zbatim, edhe nĂ« rastet kur subjektet vendosin t’i ankimojnĂ« ato nĂ« gjykatĂ«.

Sipas institucionit, qëllimi i ndërhyrjes është të sigurojë konkurrencë të ndershme në treg, të mbrojë fermerët nga çmimet e diktuara dhe të garantojë një treg transparent dhe funksional për produktet bujqësore.

Autoriteti i Konkurrencës përfundoi disa ditë më parë hetimin në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, duke konstatuar shkelje të rënda në dëm të fermerëve.

Në mbledhjen e 26 nëntorit 2025, Komisioni i Konkurrencës vendosi se gjashtë ndërmarrje grumbulluese kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë sezonit, duke diktuar çmime të ulëta për fermerët dhe duke aplikuar fitime shumë të larta, deri në 115%. Për këtë arsye, ndaj tyre janë vendosur gjoba deri në 0,15% të xhiros vjetore.

Autoriteti thekson se kjo sjellje ka kufizuar konkurrencën dhe ka dobësuar pozitat e fermerëve, të cilët përballeshin me mungesë negocimi dhe vonesa në pagesa. Vendimi synon të rikthejë konkurrencën e ndershme dhe çmime më transparente në treg.

Ndërmarrjet e gjobitura janë urdhëruar të afishojnë çmimet dhe do të monitorohen për një vit nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas institucionit, efekti i vendimit shtrihet në të gjithë tregun kombëtar të fruta-perimeve, në mbrojtje të fermerëve dhe të konsumatorëve.

/a.f/

The post AK: Vendimi për grumbulluesit mbron fermerët nga çmimet e diktuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së

27 December 2025 at 08:43

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Integrimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian nuk Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« prek vetĂ«m institucionet, por mbi tĂ« gjitha kĂ«rkon pĂ«rgatitjen reale tĂ« biznesit shqiptar pĂ«r tĂ« operuar nĂ« tregun e vetĂ«m europian.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me një transformim strukturor të vetë biznesit, si kusht për konkurrencë dhe funksionim të qëndrueshëm në një treg me rregulla të unifikuara.

Sipas Musabelliut, elementi i parë thelbësor lidhet me kapacitetet e biznesit.

“Integrimi nĂ« BE do tĂ« thotĂ« qĂ« biznesi duhet tĂ« ketĂ« burimet e nevojshme pĂ«r tĂ« konkurruar dhe pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« tregun e vetĂ«m europian”, thekson ai.

Kjo përfshin jo vetëm madhësinë apo kapitalin, por edhe mënyrën e organizimit, menaxhimit dhe qasjes ndaj tregut.

Po aq e rëndësishme, sipas zv.ministrit, është përmbushja e standardeve të prodhimit dhe operimit.

Bizneset shqiptare, veçanërisht ato që aktualisht nuk eksportojnë në BE, do të duhet të rrisin standardet e tyre në mënyrë që të jenë funksionale në tregun e përbashkët europian.

“Nuk do tĂ« ketĂ« dy realitete tĂ« ndryshme, njĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe njĂ« pĂ«r BE-nĂ«. Rregullat e BE-sĂ« do tĂ« zbatohen edhe kĂ«tu”, shpjegon Musabelliu, duke nĂ«nvizuar se anĂ«tarĂ«simi nĂ«nkupton njĂ« treg tĂ« vetĂ«m, me tĂ« njĂ«jtat kĂ«rkesa.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur punën për hartimin e një programi kombëtar për përgatitjen e biznesit shqiptar për tregun e vetëm europian. Aktualisht po zhvillohet një analizë e detajuar e gatishmërisë, për të vlerësuar se ku ndodhen sektorë të caktuar të ekonomisë shqiptare në raport me kërkesat e anëtarësimit dhe funksionimit në tregun e përbashkët.

Bazuar në këtë analizë, programi do të ndërtohet mbi tre shtylla kryesore.

Shtylla e parë është informimi.

Zv.ministri thekson se është thelbësore që biznesi të kuptojë qartë se çfarë do të thotë të operosh në një treg me rreth 450 milionë konsumatorë, me rregulla më të forta dhe praktika të ndryshme nga ato të tregut vendas.

Shtylla e dytë lidhet me ndërtimin e kapaciteteve.

Programi parashikon trajnimin e një numri të caktuar konsulentësh dhe biznesesh, të cilët do të punojnë drejtpërdrejt me sipërmarrjet për të rritur aftësitë e tyre operuese dhe konkurruese në tregun europian.

Shtylla e tretë është mbështetja financiare, e cila mund të realizohet përmes kredive sovrane, garancive sovrane, granteve të drejtpërdrejta apo skemave të tjera financimi.

Sipas Musabelliut, qëllimi është që të bashkohen të gjithë aktorët për të mbështetur biznesin në forma të ndryshme, në mënyrë që ai të jetë gati që ditën e anëtarësimit të mund të operojë normalisht në tregun e BE-së.

Zv.ministri thekson se Shqipëria nuk po e nis sot këtë proces.

Prej rreth tre dekadash, vendi ka punuar për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. Në disa sektorë, ky përafrim arrin në 80% apo më shumë, ndërsa në të tjerë është më i ulët.

“NĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, sot mund tĂ« jemi rreth 60–65% tĂ« pĂ«rafruar me legjislacionin e BE-sĂ«. Synimi Ă«shtĂ« qĂ« ditĂ«n e anĂ«tarĂ«simit tĂ« shkojmĂ« nĂ« rreth 90%, pasi disa elementĂ« plotĂ«sohen vetĂ«m pas anĂ«tarĂ«simit”, shpjegon ai.

Në këtë proces, një rol të rëndësishëm luan edhe CEFTA, të cilën Musabelliu e konsideron si një ushtrim parapërgatitor drejt tregut të përbashkët europian.

Aktet që zbatohen në kuadër të CEFTA-s janë në përputhje me ato të BE-së dhe në sektorë të caktuar, si tregtia e fruta-perimeve, Shqipëria operon lirshëm brenda rajonit me të njëjtat rregulla që zbatohen edhe në BE.

“NjĂ« nga çështjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« pritet tĂ« avancojĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« integrimit Ă«shtĂ« njohja e konformitetit tĂ« produkteve. Kjo nĂ«nkupton qĂ« njĂ« produkt i certifikuar nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« mos ketĂ« nevojĂ« pĂ«r ricertifikim nĂ« tregun europian, proces qĂ« lidhet drejtpĂ«rdrejt me akreditimin, certifikimin dhe standardizimin”, deklaroi Musabelliu.

Sa i përket mbështetjes nga Bashkimi Europian, Musabelliu sqaron se BE ofron një sërë skemash financiare për biznesin, veçanërisht në sektorë që lidhen me digjitalizimin, inovacionin dhe eficiencën energjetike.

Megjithatë, këto fonde nuk jepen përmes shtetit, por aplikohen drejtpërdrejt nga vetë bizneset pranë institucioneve të BE-së. Për këtë arsye, Musabelliu vlerëson se rritja e kapaciteteve të biznesit shqiptar për të aplikuar dhe përthithur këto fonde mbetet një prioritet kyç i qeverisë në procesin e integrimit europian. /j.p/

The post Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshojnë çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

26 December 2025 at 17:00

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Çmimet e referencĂ«s qĂ« pĂ«rdoren nga doganat pĂ«r zhdoganimin e automjeteve tĂ« pĂ«rdorura janĂ« rritur me 25% pĂ«r autoveturat, kamionçinat, furgonĂ«t dhe kamionĂ«t, sipas udhĂ«zimit tĂ« ri tĂ« miratuar nga Ministria e Financave, i cili ka hyrĂ« nĂ« fuqi pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.

Ndryshimet parashikohen nĂ« udhĂ«zimin e ndryshuar ”PĂ«r vlerĂ«simin e mallrave pĂ«r qĂ«llime doganore”, i cili rregullon mĂ«nyrĂ«n e vlerĂ«simit tĂ« automjeteve tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r qĂ«llime zhdoganimi.

Çmimet e referencĂ«s pĂ«rdoren nĂ« rastet kur automjetet kanĂ« vit prodhimi mĂ« tĂ« hershĂ«m se viti i fundit i publikuar nĂ« buletinet zyrtare tĂ« çmimeve, si “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., qĂ« pasqyrojnĂ« çmimet e shitjes nĂ« tregjet europiane, ose kur nuk pranohet vlera e transaksionit.

Sipas udhëzimit të ri, për autoveturat me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë. Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ndërsa për ato nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.

Rritja me 25% është aplikuar edhe për çmimet e referencës për kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë. Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë.

Ndërkohë, për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë. Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, ndërsa për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë. /j.p/

 

The post Ndryshojnë çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre aplikime të reja për centrale diellore me kapacitet 135 MW në Fier, Sarandë dhe Libohovë

26 December 2025 at 20:21

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ PranĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« janĂ« paraqitur tre aplikime tĂ« reja pĂ«r ndĂ«rtimin e impianteve fotovoltaike, tĂ« cilat parashikohen tĂ« zhvillohen pa pĂ«rfituar nga skemat mbĂ«shtetĂ«se tĂ« shtetit dhe jashtĂ« procedurave koncesionare.

NjĂ« nga aplikimet Ă«shtĂ« paraqitur nga shoqĂ«ria “I&N ENERGY”, e cila planifikon ndĂ«rtimin e njĂ« impianti diellor me kapacitet tĂ« instaluar 25 MW nĂ« zonĂ«n e DarĂ«zezĂ«s, nĂ« Fier. Po ashtu, shoqĂ«ria “PARK SOL ENERGY” ka aplikuar pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« impianti fotovoltaik me kapacitet 50 MW nĂ« SarandĂ«.

Aplikimi i tretĂ« Ă«shtĂ« depozituar nga shoqĂ«ria “HD SOLAR”, e cila synon realizimin e njĂ« centrali diellor me kapacitet tĂ« instaluar 60 MW nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative QendĂ«r LibohovĂ«.

Kapaciteti i ri i instaluar do të arrijë në 135 MW, duke reflektuar interesin në rritje të sektorit privat për zhvillimin e energjisë diellore në Shqipëri, përmes investimeve që mbështeten kryesisht në mekanizmat e tregut.

Edhe pse energjia diellore vijon të zërë një peshë ende modeste në strukturën e përgjithshme të prodhimit të energjisë, kontributi i saj ka ardhur duke u rritur.

Të dhënat zyrtare për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se rreth 29% e energjisë së prodhuar në vend, ose 311.397 MWh ka ardhur nga centralet diellore, ku pjesën më të madhe e ka dhënë ai i Karavastasë,  me mbi gjysmën e prodhimit kombëtar të energjisë diellore. /j.p/

The post Tre aplikime të reja për centrale diellore me kapacitet 135 MW në Fier, Sarandë dhe Libohovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

25 December 2025 at 13:23

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ AgjencitĂ« e udhĂ«timit dhe operatorĂ«t turistikĂ« shqiptarĂ« do tĂ« mund tĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbimet e tyre mĂ« lehtĂ« nĂ« vendet e rajonit, pa u pĂ«rballur me procedura tĂ« pĂ«rsĂ«ritura licencimi.

KĂ«shilli i Ministrave i propozon Kuvendit ratifikimin e vendimit tĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« CEFTA-s, “PĂ«r lehtĂ«simin e tregtisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ofruara nga agjencitĂ« e udhĂ«timit dhe operatorĂ«t turistikĂ«â€.

Sipas relacionit shoqërues, vendimi synon që rregullat për ushtrimin e aktivitetit turistik të mos kthehen në barriera për tregtinë e shërbimeve, duke garantuar trajtim të barabartë dhe mosdiskriminim për operatorët nga vendet e CEFTA-s.

Një element i rëndësishëm i vendimit është mundësia që shërbimet turistike të ofrohen edhe përkohësisht në vendet e tjera të rajonit, pa qenë e nevojshme hapja e një zyre apo marrja e një licence të re, çka pritet të rrisë konkurrencën dhe bashkëpunimin rajonal në turizëm.

Projektligji është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe zhvillimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, të modeluar sipas parimeve të Bashkimit Evropian. /j.p/

The post Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 766 mijë pasagjerë në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë nëntorit

25 December 2025 at 11:30

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Muaji nĂ«ntor shĂ«noi njĂ« tjetĂ«r periudhĂ« pozitive pĂ«r aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« TiranĂ«s, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore ajrore e ShqipĂ«risĂ« dhe njĂ« nyje e rĂ«ndĂ«sishme lidhĂ«se nĂ« rajon.

Gjatë këtij muaji, aeroporti përpunoi gjithsej 765 890 pasagjerë, ndërsa u realizuan 4 490 fluturime drejt 67 destinacioneve në 21 shtete. Rritja e fluksit lidhet drejtpërdrejt si me vijimin e kërkesës turistike edhe pas sezonit veror, ashtu si edhe me zgjerimin e rrjetit të lidhjeve ajrore.

Sipas të dhënave të TIA-s, destinacionet më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe mbetën Milano, Londra, Roma, Bolonja dhe Pisa, duke reflektuar lidhjet e forta me tregjet kryesore europiane.

Kjo performancë e transportit ajror lidhet ngushtë me ecurinë pozitive të sektorit të turizmit, i cili ka shfaqur sezonalitet të theksuar në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Për 11-mujorin e këtij viti, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur në rreth 12 milionë, në rritje krahasuar me vitin 2024 dhe me vitet pararendëse. Të dhënat tregojnë një rritje progresive të qëndrueshme që nga viti 2021, tendencë që pritet të vijojë edhe në periudhat në vijim.

Një tjetër tregues domethënës për cilësinë e zhvillimit të turizmit janë netqëndrimet, të cilat janë rritur nga viti në vit. Për vitin 2025, një turist që viziton Shqipërinë qëndron mesatarisht 9 ditë, çka reflekton rritje të ofertës turistike dhe diversifikim të produkteve.

Në aspektin ekonomik, sektori i akomodimit dhe aktivitetet e lidhura me hotelet dhe restorantet kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ky sektor është rritur me 16% në terma nominalë dhe me 3,43% në terma realë gjatë 9-mujorit të 2025.

Ecuria pozitive e turizmit konfirmohet edhe nga të dhënat e bilancit të pagesave. Në nivel nëntëmujor, shërbimet kanë sjellë rreth 6,5 miliardë euro në ekonominë shqiptare, me një rritje prej 14%, ndërsa shërbimet e udhëtimeve janë rritur po ashtu me 14%, duke gjeneruar 4,4 miliardë euro të ardhura.

Rritja ekonomike e vendit gjatë këtij viti është mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe veçanërisht nga turizmi dhe udhëtimet, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të luajë një rol kyç në lidhjen e Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare. /j.p/

The post Rreth 766 mijë pasagjerë në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

6,4 miliardë lekë për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025

24 December 2025 at 15:56

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bĂ«ri tĂ« ditur se me aktin normativ tĂ« fundvitit mbĂ«shtetja pĂ«r fermerĂ«t pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare 2025 arrin nĂ« 6,4 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 20,8% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Me këtë akt normativ janë alokuar 2 miliardë lekë shtesë për Skemën Kombëtare, drejtpërdrejt në shërbim të fermerëve.

Sipas Ministrit Salla, kjo mbĂ«shtetje e shtuar synon uljen e kostove tĂ« prodhimit dhe garantimin e vijimĂ«sisĂ« sĂ« prodhimeve bujqĂ«sore dhe blegtorale “Made in Albania”.

Ai theksoi se Skema Kombëtare mbetet një nga instrumentet kryesore të qeverisë për forcimin e prodhimit vendas dhe për mbështetjen konkrete të ekonomisë rurale.

Ministri Salla informoi se deri tani 65 mijë fermerë kanë përfituar nga Skema Kombëtare, ndërsa 49 800 prej tyre janë mbështetur me naftë në masën 100%.

Sipas tij, Akti Normativ garanton pagesën e plotë për çdo fermer të kualifikuar brenda vitit buxhetor, duke siguruar korrektësi dhe transparencë në zbatimin e skemës.

1 nga 2

/a.f/

The post 6,4 miliardë lekë për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIE: Nuk ka vendim të BE-së ndaj Shqipërisë për sektorin energjetik

24 December 2025 at 15:12

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« bĂ«n tĂ« ditur se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjĂ« vendim i Bashkimit Europian apo i organeve tĂ« tij ndaj ShqipĂ«risĂ« nĂ« lidhje me sektorin energjetik.

MIE në një deklaratë për medie i cilëson dezinformimin keqdashës dhe lajme tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjetik.

“SqarojmĂ« prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk Ă«shtĂ« marrĂ« asnjĂ« vendim i BE-sĂ« (organeve tĂ« saj) ndaj ShqipĂ«risĂ«. Çdo pretendim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim Ă«shtĂ« njĂ« sajim i pastĂ«r mediatik. Diskutimet e zhvilluara sĂ« fundmi kanĂ« qenĂ« vetĂ«m nĂ« nivelin e Sekretariatit tĂ« EnergjisĂ«, njĂ« strukturĂ« teknike e krijuar posaçërisht pĂ«r tĂ« asistuar vendet jo-anĂ«tare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik nĂ« linjĂ« me standardet e vendeve te BE”, bĂ«n tĂ« ditur MIE.

Shqipëria, theksohet më tej në deklaratë është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, vlerësim i reflektuar qartë në raportet ndërkombëtare përkatëse. Përpjekjet për ta paraqitur vendin si problematik janë të rreme dhe dashakeqe.

“GjatĂ« mbledhjes sĂ« Sekretariatit tĂ« EnergjisĂ« tĂ« mbajtur javĂ«n e kaluar, janĂ« identifikuar masa tĂ« pĂ«rgjithshme qĂ« duhet tĂ« pĂ«rmbushen nga tĂ« gjitha vendet anĂ«tare (tĂ« kĂ«tij Traktati) deri nĂ« korrik 2026. NĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«, kĂ«rkesa konsiston nĂ« pĂ«rafrimin e ligjit pĂ«r sektorin e energjisĂ« me Rregulloret e BE-se, njĂ« proces normal dhe i planifikuar, pĂ«r tĂ« cilin projektligji dhe aktet e tjera janĂ« pĂ«rfunduar, publikuar pĂ«r konsultim publik dhe disa tĂ« miratuara. Paraqitja e kĂ«saj procedure si “ndĂ«shkim” apo “pĂ«rjashtim” Ă«shtĂ« manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i pastĂ«r, i qĂ«llimshĂ«m, dhe i koordinuar ndaj sektorit energjitik shqiptar”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Deklaratat dhe shkrimet e publikuara në orët e fundit, citohet deklarata, përbëjnë shpifje të qëllimshme, me synim baltosjen e një prej sektorëve më të suksesshëm të Shqipërisë. Ky sukses është i dokumentuar qartë edhe nën Kapitullin 15 të negociatave me Bashkimin Europian, ku sektori i energjisë konsiderohet ndër fushat me progres real dhe të matshëm.

“TheksojmĂ« me forcĂ« se nĂ« asnjĂ« raport zyrtar tĂ« Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« nuk pĂ«rmenden ndĂ«shkime apo shkaqe pĂ«r mospĂ«rmbushje detyrimesh pĂ«r TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetin e interkonjeksioni apo tĂ« tjera. PĂ«rfshirja e tyre nĂ« kĂ«to lajme pĂ«rbĂ«n njĂ« manipulim tĂ« qĂ«llimshĂ«m, i cili nuk ka asnjĂ« bazĂ« faktike dhe synon vetĂ«m dĂ«mtimin e imazhit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« fushĂ«n energjetike dhe nĂ« procesin e integrimit europian, duke realizuar qartazi planin dashakeqĂ«s tĂ« faktorĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m qĂ« janĂ« aktive nĂ« kĂ«to momente”, citohet deklarata.

MIE siguron se institucionet përgjegjëse nuk do të tolerojnë keqinformimin dhe do të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për dezinformim publik dhe baltosje, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe vijimësi të reformave në sektorin energjetik.

/a.f/

The post MIE: Nuk ka vendim të BE-së ndaj Shqipërisë për sektorin energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3,75% në tremujorin e tretë, turizmi motori kryesor

24 December 2025 at 13:40


TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen e qĂ«ndrueshme gjatĂ« vitit 2025, duke reflektuar performancĂ« pozitive nĂ« shumicĂ«n e sektorĂ«ve kryesorĂ« dhe njĂ« interes tĂ« shtuar tĂ« investitorĂ«ve vendas e tĂ« huaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot gjatë një konference në medie treguesit më të fundit ekonomikë, si dhe pritshmëritë për vitin 2026, me fokus rritjen ekonomike, inovacionin dhe përafrimin me standardet europiane.

Duke iu referuar raportit të publikuar nga INSTAT, ministrja informoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2025 u rrit me 3,75%, një nivel që sipas saj, është brenda parashikimeve të qeverisë dhe dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1,6%, si edhe mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3,4%.

Në nivel nëntëmujor, ministrja tha se rritja ekonomike arriti 3,73%, ndërsa pritshmëritë janë që në fund të vitit 2025 rritja të përmbushë objektivin prej 3,9%.
Ministrja renditi edhe sektorët kontribues në rritje.

“Analiza sipas sektorĂ«ve tregon se ekonomia Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur kryesisht nga shĂ«rbimet dhe investimet publike e private. NdĂ«rtimi shĂ«noi njĂ« rritje prej 4,75%, ndĂ«rsa tregtia, transporti dhe akomodimi, sektorĂ« tĂ« lidhur ngushtĂ« me turizmin, u rritĂ«n me 2,62%”, tha ajo.

Më tej, ministrja shtoi se sektori i informacionit dhe komunikacionit vijoi të forcojë rolin e tij në ekonomi, me një rritje të ndjeshme prej 10,4%, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rritën me 10,55%.

Një kontribut të rëndësishëm dhanë edhe administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, të cilat së bashku kontribuuan me 1,68 pikë përqindje në rritjen ekonomike prej 3,75%, duke reflektuar efektet pozitive të investimeve dhe rritjes së pagave në këta sektorë.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se bujqësia, pyjet dhe peshkimi shënuan një rënie prej 1,73%, ndërsa industria në tërësi u ngadalësua me 4,75%, e ndikuar kryesisht nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese e tekstileve.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi turizmin si motori i rritjes ekonomike.

“Turizmi vijon tĂ« mbetet njĂ« nga motorĂ«t kryesorĂ« tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. PĂ«r 11-mujorin e vitit 2025, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj arritĂ«n nĂ« rreth 12 milionĂ«, me rritje tĂ« vazhdueshme krahasuar me vitet e mĂ«parshme. NetqĂ«ndrimet u rritĂ«n nga viti nĂ« vit, ndĂ«rsa njĂ« turist qĂ« viziton ShqipĂ«rinĂ« qĂ«ndron mesatarisht 9 ditĂ«â€, tha Ibrahimaj.

Akomodimi, hotelet dhe restorantet shtoi Ibrahimaj, shënuan rritje prej 16% në terma nominalë dhe 3,43% në terma realë.

Ndër të tjera ministrja nënvizoi se në nivel nëntëmujor, shërbimet sollën në ekonomi 6,5 miliardë euro, me rritje 14%, ndërsa shërbimet e udhëtimit gjeneruan 4,4 miliardë euro të ardhura.

Duke u ndalur në treguesit e konsumit, ministrja shpjegoi se konsumi i familjeve u rrit me 1,25%, duke reflektuar stabilitet dhe inflacion të kontrolluar, nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, vijoi Ibrahimaj, kemi një përmirësim të pozicionit të jashtëm të ekonomisë.

“Importet neto dhe eksportet neto janĂ« rritur respektivisht eksportet me 12.55 5% ndĂ«rsa importet me 5.47%. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« pra pĂ«rmirĂ«simi i pozicionit tĂ« jashtĂ«m dhe rezultati pozitiv pĂ«r pĂ«r tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit i cili ka rezultuar me sufiçit prej 658 miliard eurosh, do tĂ« thotĂ« qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« gjeneruar mĂ« shumĂ« valutĂ« sa mĂ« parĂ«. NĂ« nivel nĂ«ntĂ« mujor jemi gjithashtu nĂ« sufiçit rreth 50 miliard euro. Sufiçiti nĂ« nivel munjor. Ă« ndodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ«ntĂ« mujor pasi nĂ« mujorin e katĂ«rt tĂ« vitit tĂ« kaluar nĂ« nivelin nĂ«ntĂ«mujor neve vijonim tĂ« ishim me njĂ« defiçit. MegjithatĂ« sa i takon tregtisĂ« sĂ« mallrave defiçiti i mallrave Ă«shtĂ« i ndikuar nga rritja kryesisht nga rritja e importeve tĂ« energjisĂ« dhe nga rĂ«nia e eksporteve tĂ« metaleve bazĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« total siç e shpjegova dhe mĂ« parĂ« eksportet e shĂ«rbimeve janĂ« ditur dhe kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« kon kontribut tĂ« madh pozitiv duke i dhĂ«nĂ« peshĂ«n kryesore nĂ« pozicionin e jashtĂ«m tĂ« ekonomisĂ« shqiptare, shĂ«rbimeve dhe turizmi”, deklaroi ministrja

Po ashtu sipas saj, investimet shënuan rritje prej 4,78% në tremujorin e tretë, duke treguar besim të qëndrueshëm në ekonominë shqiptare.

“Investimet e huaja direkte pĂ«r nĂ«ntĂ«mujorin e vitit 2025 arritĂ«n nĂ« 1,2 miliardĂ« euro, me rritje prej 51 milionĂ« euro krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. SektorĂ«t kryesorĂ« pĂ«rfituese janĂ« pasuritĂ« e paluajtshme me 31%, ndĂ«rmjetĂ«simi financiar me 16%, hidrokarburet, energjetika dhe komunikacioni”, u shpreh ministrja.

Në tregun e punës, ministrja bëri të ditur se papunësia zbriti në 8,1%, ndërsa paga bruto mesatare arriti në 83,300 lekë, me rritje 7,25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se të dhënat flasin për një ekonomi të qëndrueshme, me tregues makroekonomikë të fortë dhe perspektivë pozitive edhe për vitin 2026.
Ajo nënvizoi se, pavarësisht pasigurive globale, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë, ndërsa raporti i fundit i FMN-së konfirmon stabilitetin dhe rritjen e qëndrueshme të vendit.

“Nga ana tjetĂ«r sot Ă«shtĂ« publikuar gjithashtu dhe raporti i Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar, i cili gjithashtu nĂ«nvizon njĂ« rritje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« ekonomisĂ« shqiptare dhe tregues makroekonomik tĂ« fortĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Si risk kryesor pĂ«r ekonominĂ« jo vetĂ«m shqiptare, por tĂ« rajonit theksohet paqĂ«ndrueshmĂ«ria e situatĂ«s globale dhe risqet qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga kĂ«rkesa e huaj, tĂ« cilat pĂ«r tremujorin e tretĂ« tĂ« vitit nuk janĂ« materializuar”, deklaroi ministrja.

Konferencë për mediet e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Foto: Andrin ...
1 nga 7
Delina Ibrahimaj - Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Foto: Andrin Hoxha

/a.f/

The post Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3,75% në tremujorin e tretë, turizmi motori kryesor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ERE: Klientët e lidhur në 6 kv, në treg të lirë nga 1 janari i ardhshëm

23 December 2025 at 19:41

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Bizneset e lidhura nĂ« nivel tensioni 6 kilovolt do tĂ« duhet tĂ« sigurojnĂ« vetĂ« furnizimin me energji elektrike nĂ« tregun e lirĂ«, duke kontraktuar njĂ« furnizues privat, duke nisur nga 1 janari 2026.

Enti Rregullator i EnergjisĂ« (ERE) u ka bĂ«rĂ« thirrje kĂ«tyre klientĂ«ve qĂ« tĂ« marrin masat e nevojshme pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me fazĂ«n e fundit tĂ« procesit tĂ« liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ«.

Sipas ERE-s, nga 1 janari 2026, klientët e lidhur në nivelin e tensionit 6 kV, të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe teknike për dalje në tregun e liberalizuar, kanë detyrimin të gjejnë dhe të kontraktojnë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.

Në faqen zyrtare të ERE-s janë të publikuara listat e furnizuesve të licencuar, si dhe mënyrat e kontaktimit dhe kontraktimit të tyre.

Gjithashtu, konsumatorët mund të përdorin platformën e krahasimit të çmimeve PCT (Price Comparison Tool), të ndërtuar nga ERE, në adresën https://pct.ere.gov.al/, për të gjetur ofertat më të përshtatshme të furnizimit sipas kategorisë përkatëse.

Rregullatori thekson se konsumatorĂ«t qĂ« kanĂ« plotĂ«suar kriteret pĂ«r daljen nĂ« treg tĂ« lirĂ«, por qĂ« nuk kanĂ« arritur tĂ« kontraktojnĂ« njĂ« furnizues ose kanĂ« humbur furnizuesin aktual, mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« pĂ«rkohĂ«sisht nga shĂ«rbimi i “Furnizuesit tĂ« MundĂ«sisĂ« sĂ« Fundit”.

Ky furnizim ofrohet për një periudhë të kufizuar prej 60 ditësh, në kushte të rregulluara, në përputhje me legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike.

Në çdo rast, ERE nënvizon se subjektet kanë të drejtë ligjore të ndryshojnë furnizuesin pa pagesë.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Shqipëri nisi në 2018-ën, fillimisht me bizneset e lidhura në tension 35 kV. Më pas, në faza të njëpasnjëshme, në tregun e lirë kanë kaluar edhe bizneset e lidhura në tension 20 kV dhe 10 kV. /j.p/

 

The post ERE: Klientët e lidhur në 6 kv, në treg të lirë nga 1 janari i ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve

23 December 2025 at 18:47

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Tregu i sigurimeve nĂ« ShqipĂ«ri ka vijuar trendin pozitiv gjatĂ« periudhĂ«s janar-nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti, duke reflektuar rritje tĂ« tĂ« ardhurave nga primet dhe zgjerim tĂ« numrit tĂ« kontratave tĂ« sigurimit, ndĂ«rsa niveli i dĂ«meve tĂ« paguara ka shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie tĂ« lehtĂ« krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën në 24,2 miliardë lekë, ose 10,17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura u rrit me 4,69%, duke arritur në 1,506,529 kontrata, çka tregon një zgjerim të bazës së klientëve dhe rritje të kërkesës për produkte sigurimi.

Struktura e tregut mbetet e dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91,54% të totalit të primeve të shkruara bruto. Sigurimet e Jetës zënë 8,43% të tregut, ndërsa risigurimi mbetet në nivele minimale me 0,028%. Këto të dhëna konfirmojnë orientimin tradicional të tregut shqiptar drejt sigurimeve Jo-Jetë, veçanërisht atyre motorike.

Nga këndvështrimi i ndarjes sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit të detyrueshëm vijojnë të kenë peshën kryesore në treg, duke zënë 62,42% të totalit, ndërsa sigurimet vullnetare përbëjnë 37,58%.

Në anën tjetër, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë janar-nëntor 2025 arritën në rreth 7,4 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 3,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik, që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmeve totale, kapën vlerën 5,7 miliardëë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,31% në krahasim me një vit më parë. /j.p/

The post Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit të biletës të transportit urban në Kamzë

23 December 2025 at 18:51

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Autoriteti i KonkurrencĂ«s ka nisur njĂ« hetim paraprak nĂ« tregun e transportit urban nĂ« zonĂ«n e KamzĂ«s, pas ankesave dhe shqetĂ«simeve tĂ« ngritura nga publiku lidhur me rritjen e çmimeve tĂ« biletave dhe aboneve.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi është hapur ndaj shoqërisë SHPRESA-AL SHPK, e cila operon në linjat Kamzë-Tiranë-Kamzë dhe Paskuqan-Babrru-Tiranë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se SHPRESA-AL SHPK është operatori i vetëm i licencuar në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në tregun përkatës.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se, nga vlerësimi fillestar, mungojnë analizat ekonomike dhe financiare që do të justifikonin rritjen e tarifave të aplikuara për shërbimin e transportit urban.

Hetimi paraprak do tĂ« pĂ«rfshijĂ« periudhĂ«n 1 janar 2025-12 dhjetor 2025, gjatĂ« sĂ« cilĂ«s Autoriteti do tĂ« analizojĂ« nĂ«se ka shkelje tĂ« ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”. /j.p/

The post Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit të biletës të transportit urban në Kamzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj

22 December 2025 at 16:55

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ TĂ« ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore kanĂ« vijuar rritjen gjatĂ« vitit 2025, duke forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare tĂ« skemĂ«s dhe garantimin e pensioneve dinjitoze pĂ«r qytetarĂ«t.

Për periudhën 11-mujore të vitit 2025, të ardhurat e mbledhura nga kontributet arritën në rreth 158 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë arkëtuar 15,6 miliardë lekë më shumë, ndërsa realizimi ka tejkaluar planin për këtë periudhë me rreth 500 milionë lekë.

Rritja e të ardhurave është mbështetur kryesisht nga rritja e pagave në administratën publike, e shoqëruar me zgjerimin e fondit të pagave në sektorin privat, si dhe nga masat e ndërmarra në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit për vitin 2025, me fokus përmirësimin e administrimit tatimor.

Sipas listëpagesave të deklaruara në Administratën Tatimore për 9-mujorin e vitit 2025, rezultojnë rreth 751520 tatimpagues në listëpagesë, si dhe 12616 kontribues më shumë, ose 1,7% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, numri i vendeve të punës arriti në rreth 761362, me 12457 vende pune më shumë, ose 1,7% rritje vjetore.

Në vijim, për vitin 2026 parashikohet që të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore të arrijnë në rreth 196,9 miliardë lekë. Ky parashikim përfaqëson një rritje prej rreth 20,2 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat sipas Aktit Normativ, ose rreth 11,4% më shumë.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 bazohet në parashikimet makroekonomike, si rritja e ekonomisë, si dhe në analizën e faktorëve që ndikojnë në zgjerimin e bazës së kontributeve. /j.p/

The post Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim

19 December 2025 at 19:15

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezĂ«n e dytĂ« konsultative me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« biznesit, dhomave tĂ« tregtisĂ« dhe aktorĂ«ve tĂ« tjerĂ« ekonomikĂ«, pĂ«r tĂ« diskutuar draftin e Kodit tĂ« Ri Penal.

Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e konsultimeve të hapura me biznesin për të ndërtuar një kuadër ligjor të qartë, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri juridike dhe mbështet zhvillimin ekonomik.

“Kodi i ri Penal parashikon komponentĂ« qĂ« lidhen me tatimet, doganat, konkurrencĂ«n, marrĂ«dhĂ«niet e punĂ«s, proceset e falimentit dhe parandalimin e pastrimit tĂ« parave. QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« Kodi tĂ« tregojĂ« transparencĂ«, tĂ« lĂ«rĂ« mĂ« pak hapĂ«sirĂ« pĂ«r interpretim dhe tĂ« krijojĂ« drejtĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, tha ministrja Ibrahimaj.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, nënvizoi se parandalimi i abuzimit, lufta ndaj ekonomisë informale dhe garantimi i konkurrencës së ndershme janë prioritetet kryesore në dispozitat që lidhen me sipërmarrjen.

Sipas Lamallarit, procesi i konsultimeve përfshin gjithsej 23 tryeza dhe synon të sigurojë që Kodi i Ri Penal të jetë i balancuar, funksional dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Tryezat e konsultimit nuk janĂ« thjesht njĂ« formalitet institucional, por njĂ« hap konkret drejt njĂ« procesi transparent dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, ku zĂ«ri i tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« interesuara e grupeve tĂ« interesit, pĂ«rfshi pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« sipĂ«rmarrjes, profesionistĂ«ve dhe aktorĂ«ve ekonomikĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« kuadĂ«r penal tĂ« drejtĂ«, tĂ« balancuar dhe funksional. Parandalimi i abuzimit, lufta ndaj ekonomisĂ« informale, parashikueshmĂ«ria dhe garantimi i konkurrencĂ«s sĂ« ndershme nĂ« treg janĂ« prioriteti ynĂ« kryesor kur Ă«shtĂ« fjala pĂ«r dispozitat qĂ« lidhen direkt me sipĂ«rmarrjen”, tha ai.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌