Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

“Qava tetë orë pa pushim” - u përgatit pesë vjet për Olimpiadën Dimërore, por nuk mund të garojë sepse është grua

10 February 2026 at 18:45


Atletja amerikane Annika Malacinski nuk do të ketë mundësinë të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, pavarësisht përgatitjeve shumëvjeçare. Arsyeja është tronditëse: gratë nuk lejohen të garojnë në sportin që ajo ushtron.

Malacinski merret me kombinimin nordik, një nga sportet më të vjetra olimpike, i cili ishte pjesë e programit që në Lojërat Olimpike Dimërore të para më 1924 në Chamonix. Ky sport kombinon kërcimin me ski dhe skijimin në terren të hapur.

Megjithatë, prej më shumë se një shekulli, garat e grave në kombinimin nordik nuk janë përfshirë në Lojërat Olimpike, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk ka ndryshuar qëndrim as për edicionin e vitit 2026.

Në prag të Olimpiadës, IOC vendosi të mos prezantojë disiplinën e grave, duke arsyetuar se sporti “nuk është i zbatueshëm në kategorinë e femrave”. Si arsye u përmendën shikueshmëria e ulët dhe numri i kufizuar i vendeve pjesëmarrëse.

Ky vendim e ka goditur rëndë Malacinskin. Në një intervistë për revistën Self, ajo kujtoi momentin kur mori lajmin.

“Isha përgatitur për pesë vjet dhe ndihesha gati të bëja histori. Madje mendova t’i kërkoja stjuardesës një gotë shampanjë, duke pritur njoftimin zyrtar”.

“Në vend të kësaj, qava për tetë orë rresht. Teksa qëndroja ulur në avion, kuptimi se ëndrra ime do të mbetej e paarritshme edhe për katër vjet të tjera më shkatërroi plotësisht”, deklaroi ajo.


Për shkak të këtij vendimi, Malacinski do t’i ndjekë Lojërat Olimpike vetëm përmes televizionit – ku do të shohë edhe vëllanë e saj, i cili do të garojë pikërisht në kombinimin nordik, një disiplinë që për të mbetet ende e ndaluar. /Telegrafi/

Jose Mourinho pritet të bëhet trajner i Portugalisë

10 February 2026 at 11:29


Jose Mourinho thuhet se do të jetë trajner i ri i Kombëtares së Portugalisë, duke pasuar Roberto Martinezin pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Sipas mediumit ESPN, Portugalia është gati t’i drejtohet trajnerit të Benficas, Mourinho, për rolin e trajnerit kryesor.

Kombëtarja portugeze e ka zgjedhur ish-trajnerin e Chelseat dhe Real Madridit si pasardhësin e Roberto Martinez, kontrata e të cilit skadon pas Kupës së Botës 2026.

🚨🚨| BREAKING: Jose Mourinho is set to be offered the Portugal national team job when Roberto Martinez's contract expires after the FIFA World Cup. 🇵🇹👔

[@ESPN] pic.twitter.com/BBsPiWDxiI
— CentreGoals. (@centregoals) February 10, 2026

E ardhmja e Mourinhos te Benfica ka qenë tashmë subjekt i spekulimeve të forta, me thashetheme që e lidhin atë me një largim.

Klubi portugez do të ndjekë Ruben Amorimin nëse Mourinho pranon punën në ekipin kombëtar.

Portugalia do të hyjë në Kupën e Botës 2026 si një nga favoritët e fortë nën drejtimin e Martinez pasi ka bindur edhe në kualifikuese. /Telegrafi/

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

10 February 2026 at 07:34

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ – Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa, një nga mrekullitë natyrore më të rralla të kontinentit, shkruan faqja e njohur turistike travelandtourworld.it (TTW).

I shpallur park kombëtar në vitin 2023, ky territor i mbrojtur shtrihet në rreth 12 727 hektarë dhe mbron një pasuri unike: një lumë të madh që rrjedh plotësisht i lirë, pa diga apo ndërhyrje artificiale.

Një park unik në Evropë

Vjosa është parku i parë kombëtar në Evropë i dedikuar një lumi të egër. Lumi buron në Greqi dhe përshkon Shqipërinë për rreth 270 kilometra, duke krijuar një mozaik peizazhesh që përfshin male të ashpra, lugina të gjera, kanione mbresëlënëse dhe fusha aluviale.

Kjo liri natyrore e rrjedhës e bën Vjosën një laborator të gjallë ekologjik dhe një model referimi për ruajtjen e lumenjve në shkallë evropiane.

Biodiversitet i jashtëzakonshëm

Zona e parkut është shtëpi për mbi 1 100 specie bimore dhe shtazore, përfshirë shumë specie të rralla ose të rrezikuara.

Habitatet e ndryshme – nga shtrati i lumit dhe zonat e lagështa deri te pyjet dhe shpatet malore – krijojnë kushte ideale për zogjtë migrues, peshqit e ujërave të pastra dhe gjitarët e egër.

Vlera ekologjike e territorit ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe është vlerësuar si një pasuri me rëndësi globale për ruajtjen e natyrës.

Parku i aventurës për vitin 2026

Në vitin 2026, Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa pritet të jetë një nga destinacionet më të kërkuara për turizëm aktiv dhe përvoja në natyrë.

Aktivitetet kryesore përfshijnë:

  • Rafting dhe kajak, falë segmenteve me rrjedhë të shpejtë që ofrojnë adrenalinë dhe siguri për sportistët;
  • Trekking dhe ecje në natyrë, përgjatë shtigjeve që zbulojnë pamje spektakolare të kanioneve dhe luginave;
  • Vëzhgim zogjsh dhe faune, një atraksion i veçantë për fotografët dhe studiuesit e natyrës;
  • Turizëm i qetë dhe reflektues, për ata që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe peizazhe të paprekura.

Kur dhe si të vizitohet

Periudhat më të mira për vizitë janë pranvera (prill–qershor) dhe vjeshta (shtator–nëntor), kur klima është e butë dhe natyra shfaqet në kulmin e saj.

Parku është i arritshëm lehtësisht nga Tirana, me dalje drejt Përmetit, Tepelenës dhe Këlcyrës, qytete që shërbejnë si porta hyrëse për eksplorimin e zonës.

Një model për turizmin e qëndrueshëm

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa nuk është vetëm një atraksion turistik, por edhe një simbol i ruajtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ai tregon se Shqipëria mund të zhvillojë turizmin pa sakrifikuar pasuritë e saj natyrore, duke ofruar një përvojë autentike dhe të papërsëritshme.

Në vitin 2026, Vjosa pritet të konfirmohet si zemra e aventurës natyrore në Ballkan, një destinacion ku adrenalinë, qetësi dhe biodiversitet bashkohen në një peizazh të rrallë evropian./   /os/

The post TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 9 February 2026Main stream

E dashura e Jake Paul fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

9 February 2026 at 20:28


Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 kanë filluar dhe për më shumë se dy javë, mbi 3,500 atletë nga gati 100 vende do të garojnë për 195 medalje në 16 disiplina sportive.

Për Jutta Leerdam, patinatoren holandeze dhe të dashurën e boksierit dhe youtube-rit të famshëm Jake Paul, këto lojëra do të mbeten të paharrueshme.

Leerdam, e cila kishte pësuar një rënie dramatike gjatë Garave Olimpike Provuese pak ditë më parë, rikuperoi me një performancë të jashtëzakonshme për të fituar medaljen e artë në garën e patinazhit me shpejtësi 1,000 metra.

Holanda zuri edhe vendin e dytë në këtë garë, me Femke Kok që fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa podiumi u kompletuar nga japonezja Miho Takagi që mori medaljen e bronztë.

Jake Paul, i cili kishte qenë i pranishëm gjatë garave provuese dhe kishte mbështetur publikisht Leerdam në rrjetet sociale, shpërndau më pas një postim emocionues për fitimin e ditëlindjes së saj dhe për triumfin olimpik, duke e quajtur “fëmija im” dhe duke treguar krenarinë e tij për arritjen e saj.

Ky sukses vjen pas një periudhe sfidash për Leerdam, e cila kishte rënë në pistën e akullit gjatë garës së 1000 metrave dhe kishte humbur mundësinë për të performuar siç e dëshironte.


Pavarësisht kësaj, patinatorja holandeze tregoi forcë dhe vendosmëri, duke dhuruar një moment të paharrueshëm për sportin dhe për ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Drejtuesit e Lojërave Olimpike hetojnë pse po dëmtohen medaljet

9 February 2026 at 18:33


Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore "Milan-Cortina 2026" po i kushtojnë "vëmendje maksimale" çështjes së medaljeve që po dëmtohen, pas raportimeve për probleme nga disa atletë fitues.

Dy nga medalistet e arta të SHBA-së, Breezy Johnson dhe Alysa Liu, vunë re se shiriti i medaljes së tyre u shkëput menjëherë pas marrjes së çmimit. Johnson, e cila fitoi medaljen e artë në ski alpin në zbritje për femra, tregoi medaljen e saj të thyer në konferencën për media pas ngjarjes. "Ja ku është medalja. Dhe ja ku është shiriti," tha ajo, duke treguar edhe pjesën e vogël që mbante medaljen.

Liu, fituese e medaljes së artë në garën ekipore të patinazhit artistik, postoi një video në rrjetet sociale ku tregon medaljen dhe shiritin të ndara, me tekstin: "Medalja ime nuk ka nevojë për shirit".

Probleme të ngjashme u panë edhe te ekipi gjerman që fitoi medaljen e bronztë në biatlon, ku një video në Instagram tregon medaljen që bie nga shiriti gjatë festimit në hotel.

Andrea Francisi, drejtor i operacioneve të Lojërave Milan-Cortina 2026, tha: "Jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën dhe po shqyrtojmë saktësisht se cili është problemi. Do t'u kushtojmë vëmendje maksimale medaljeve, sepse ky është një nga momentet më të rëndësishme për atletët".

Një zëdhënës i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së tha për BBC Sport se po presin që organizatorët të zgjidhin çështjen, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse atletët do të marrin medalje zëvendësuese.

Kjo nuk është hera e parë që cilësia e medaljeve olimpike vihet në pikëpyetje. Që nga shkurti i vitit 2025, janë bërë 220 kërkesa për zëvendësimin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike Paris 2024 për shkak të konsumimit – afërsisht 4% e totalit.

Zhytësja britanike Yasmin Harper, fituese e medaljes së parë për ekipin e saj në Paris 2024, vuri re se medalja e saj po tregonte shenja "zbehjeje". Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit 2024 konfirmuan se çdo medalje e dëmtuar do të zëvendësohet. /Telegrafi/

Shqiptari që ndezi Lojërat Olimpike 2026: Xhieldo Hyseni, nga Elbasani në La Scala e deri te flaka olimpike

By: Rovena
9 February 2026 at 10:32

Një shqiptar në zemër të Lojërave Olimpike Dimërore 2026. Një artist i “La Scala”. Një moment që po bën xhiron e rrjeteve dhe po mbush me krenari publikun shqiptar.

Në një lidhje direkte nga Italia për ABC e Mëngjesit, bass-i shqiptar i “La Scala”, Xhieldo Hyseni, ka rrëfyer emocionet e jashtëzakonshme të mbajtjes së flakës olimpike në Cortina 2026, një moment që ai vetë e përshkruan si realizimin e një ëndrre të kahershme.

“Ky ishte një moment që përfaqëson ëndrra, përkushtim dhe forcën që na bashkon,”- u shpreh ai, duke shtuar se përvoja do të mbetet ndër kujtimet më të forta të jetës së tij.

Përzgjedhja nuk ishte rastësi. Hyseni u zgjodh nga Akademia prestigjioze e “La Scala”, ndërsa fakti që ishte ndër më me eksperiencë në grup bëri që nderi t’i besohej pikërisht atij. Ai parakaloi 200 metra me flakën olimpike deri pranë “La Scala”, një distancë që për të simbolizon vite pune, sakrifice dhe besimi te vetja.

Prej dy vitesh, artisti shqiptar jeton në Itali pasi fitoi Akademinë e “La Scala”, ku specializimi është ekskluzivisht në kanto dhe ku vetëm artistët me rezultate të larta mund të sigurojnë kontrata profesionale. Në këtë teatër prestigjioz, pagesa lidhet drejtpërdrejt me numrin e shfaqjeve, një sfidë që kërkon nivel maksimal profesionalizmi.

Edhe pse është fokusuar te muzika klasike, ai nuk e ka shkëputur lidhjen me muzikën e lehtë dhe grupin “Alar Band”, duke theksuar se raporti njerëzor dhe artistik vazhdon të mbetet i fortë.

Sa i përket së ardhmes, Hyseni nuk përjashton kthimin në Shqipëri. Ai shprehet se nuk ka shkuar në Itali me idenë për të mos u kthyer më, por do të vlerësojë projektet që do t’i ofrohen.

Në qershor, ai pritet të jetë pjesë e operës “Carmen” në “La Scala”, ndërsa paralelisht do të jetë edhe në shfaqjen “Love Español”. Në Shqipëri, dalja e fundit në skenë ishte me operën “Aida”, duke dëshmuar lidhjen e fortë me publikun shqiptar.

Dasma që u zhvillua në shfaqjen e Super Bowl 2026 është e vërtetë?

By: gaze tare
9 February 2026 at 10:31

Bad Bunny dha një shfaqje shumë të përfolur në Super Bowl këtë vit, ku ai mirëpriti një mori yjesh të ftuar, përfshirë Lady Gaga-n. Por një tjetër “detaje” interesante është se dasma në stilin portorikan ku ai këndoi drejtpërdrejt ishte e vërtetë, siç e ka konfirmuar People.

Nuk dihen emrat e çiftit që u puth para kamerave, mes një turme të madhe që kërceu dhe këndoi, duke festuar dashurinë në të gjitha format e saj, por siç raportojnë mediat, ata janë një çift i vërtetë. Por me një ndryshim nga të tjerët: miliona shikues ndoqën, dhe vazhdojnë të shikojnë përmes videove virale të shfaqjes, shkëmbimin e zotimeve, përpara se të prisnin tortën me tre kate dhe të merrnin një copë të madhe, ndërsa dyshja Lady Gaga dhe Bad Bunny i dhuruan mbrëmjes një nga momentet e saj më të paharrueshme.

Nuk dihen emrat e çiftit që u puth para kamerave, mes një turme të madhe njerëzish që kërcenin dhe këndonin, duke festuar dashurinë në të gjitha format e saj, por ata janë një çift i vërtetë.

Reperi portorikan, fitues i çmimit Grammy, performoi hite të tilla si ” Titi me pregunto”, “Yo Perreo Sola”, “Voy a Llevarte Pa’ PR “, si dhe hite nga artistë të tjerë si “Dale don dale” (Don Omar) dhe “Gasolina” (Daddy Yankee).

Disa ditë më parë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ai kishte dhënë mesazhin e tij politik, duke përsëritur sloganin “Dil jashtë ICE” dhe duke komentuar se në këtë kohë, është e vështirë të mos “infektohesh” nga urrejtja. Përgjigja e tij, megjithatë, dhe përmes shfaqjes së Super Bowl, ishte dashuria , siç konfirmohet nga fraza që u shfaq gjatë saj, në një ekran gjigant: “E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria”.

The post Dasma që u zhvillua në shfaqjen e Super Bowl 2026 është e vërtetë? appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 9 shkurt, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

By: Brisi
9 February 2026 at 08:18

Në tregun e këmbimit valutor sot, (9 shkurt 2026) monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 […]

The post Këmbimi valutor 9 shkurt, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Java nis me shi, si parashikohet moti për ditën e sotme

By: Brisi
9 February 2026 at 08:01

Këtë të hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata […]

The post Java nis me shi, si parashikohet moti për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Milano Cortina 2026, pretendetja Lindsey Vonn dëmtohet gjatë garës së zbritjes së lirë

TIRANË, 8 shkurt /ATSh- ANSA/ Ëndrra e skiatores amerikane Lindsey Vonn për medalje në Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026 mori fund, vetëm një javë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Kampionia amerikane në ski, një nga favoritet për medaljen e artë, humbi kontrollin vetëm pak sekonda pas nisjes sot në garën e zbritjes së lirë për femra, duke u përplasur me forcë në tokë, para pikës së parë të ndërmjetme të pistës.

Të gjithë pjesëmarrësit që ndiqnin garat ranë në heshtje për një minutë dhe trajneri Aksel Lund Svindal dukej shumë i shqetësuar, teksa në pistë dëgjoheshin vetëm rënkimet e skiatores së dëmtuar. Gara u ndal për më shumë se 10 minuta përpara se Vonn të transportohej me helikopter për në spitalin olimpik Codivilla në Cortina për kontrolle mjekësore. Dhe teksa helikopteri ngrihej në fluturim të pranishmit shpërthyen në duartrokitje inkurajuese për amerikanen.

Skiatorja amerikane Vonn ka qenë shumë herë e pafat, pasi u është nënshtruar dhjetëra operacioneve gjatë karrierës së saj në ski.

The post Milano Cortina 2026, pretendetja Lindsey Vonn dëmtohet gjatë garës së zbritjes së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paul Thomas Anderson fiton çmimin kryesor të DGA 2026, DiCaprio i jep nderim të veçantë

8 February 2026 at 10:45


Në ceremoninë e 78-të të Çmimeve të Shoqatës së Regjisorëve në Los Angeles, filmi “One Battle After Another” i Paul Thomas Anderson mori çmimin kryesor për Arritje të Jashtëzakonshme Regjisore në Filmin e Metrazhit të Gjatë.

Ceremonia u mbajt në hotelin Beverly Hilton, me Kumail Nanjiani si prezantues dhe të pranishëm të tillë si Kate Hudson dhe Kerry Washington.

Në fjalimin e tij, Anderson foli për pasionin ndaj krijimtarisë dhe nderoi ndihmësregjisorin e ndjerë Adam Somner, i cili ndërroi jetë në nëntor 2024 pas një beteje me kancerin e tiroides, shkruan DailyMail.

Ai e përshkroi Somner si një profesionist të përkushtuar dhe shpirt të veçantë që bëri çdo anëtar të ekipit të ndihej i sigurt dhe i vlerësuar.

Ceremonia pati edhe një moment surprizë, kur Leonardo DiCaprio doli në skenë për të dorëzuar Andersonit një Medalje të Filmit Metrazh të Guild of America.

DiCaprio foli me entuziazëm për bashkëpunimin me regjisorin dhe vlerësoi saktësinë, kurajon dhe vizionin e tij unik në drejtimin e filmit.

“Shumë njerëz duan të bëhen regjisorë, por pak e gjejnë atë që nuk është e qartë… Paul Thomas Anderson e di si të zbulojë misterin dhe të mbajë shikuesin tërhequr dhe të gjallë,” tha DiCaprio.

Pas ceremonisë, Anderson dhe DiCaprio u fotografuan së bashku në prapaskenë, duke shënuar një nga momentet më të diskutuar të ngjarjes. /Telegrafi/

"Sheshi, nënkalimi, ishulli i Arbërisë", ku fokusohen investimet në buxhetin e Prishtinës për 2026

7 February 2026 at 22:51


Pjesa më e madhe e buxhetit të Prishtinës për sivjet do të jetë e orientuar kah investimet kapitale. Dokumenti që nxiti diskutime të ndryshme gjatë seancës së djeshme të jashtëzakonshme, megjithatë nuk përmban projektin kryesor të cilin e ka premtuar kryetari Përparim Rama. Sivjet është planifikuar rritje e buxhetit për drejtorinë e Administratës, veprim që sipas monitoruesve, është taktikë e shpeshtë e komunave. Kurse buxheti i është zvogëluar drejtorisë për mirëqenie sociale.

Buxheti i Kryeqytetit për vitin 2026, i miratuar një ditë më parë në Kuvendin Komunal, nxiti debat mbi formën e shpërndarjes së mjeteve financiare.

Pjesa më e madhe e buxhetit që peshon mbi 151 milionë euro, është ndarë për investime kapitale.

Për këtë kategori do të jenë në dispozicion 53 milionë eurove, 23 milionë prej të cilave janë grant i përgjithshëm.

Në total në këtë kategori janë paraparë 41 projekte.

7 milionë euro janë të ndara për sheshin “Xhorxh Bush”, ndërsa 1.6 milionë euro janë ndarë për nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”, dhe mbi 2.1 milionë janë ndarë edhe për ishullin e Arbërisë.

Unaza e jashtme e kryeqytetit, projekti kryesor me të cilin Përparim Rama bëri fushatë para dy mandateve të tij, nuk është përfshirë fare në buxhet.

Arsyet e mos përfshirjes së këtij projekti nuk i ka sqaruar komuna.

2 milionë euro janë ndarë për rrugën “A” dhe kolektorin atje, mbi 700 mijë euro më pak sesa në buxhetin e vitit të kaluar.

Premtim tjetër i Ramës ishte edhe digjitalizimi nëpër shkolla, e për një qendër të tillë, për punë, inovacion dhe qasje digjitale komuna ka ndarë nga burimet vetanake 100 mijë euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, ngritje të ndjeshme ka shënuar Drejtoria e Administratës, e cila sivjet do të ketë buxhet prej 4 milionë e 483 mijë, nga 3.8 milionë euro sa kishte vitin e kaluar.

E, kjo rritje e buxhetit për administratën, sipas monitoruesve të punës së komunave, është një taktikë që komunat e përdorin shpesh.

“Po ndodhë për t’i ikur matjeve të shpenzimeve që i bën Zyra e Kryetarit. Në të kaluarën kemi parë që janë publikuar vazhdimisht shpenzimet e kryetarit, sa ka shpenzuar në dreka zyrtare, udhëtime, reprezentacion dhe tash për t’i ikur fokusit shpenzimeve direkte të kryetarit, kanë vendosur që, praktikë edhe një pjesë e komunave tjera që buxheti të fokusohet në një kod buxhetor që shpenzohet nga Drejtoria e Administratës”, ka thënë Shemsi Jashari – monitorues i komunave.

Zvogëlim i buxhetit është vërejtur tek Drejtoria e Mirëqenies Sociale.

Këtë vit, për të janë ndarë 430 mijë e 500 euro, nga mbi 480 mijë sa ishin vitin e kaluar.

Sa i përket objekteve të reja arsimore, Komuna ka paraparë ndërtimin e vetëm një shkolle dhe një çerdheje.

Kjo e fundit parashihet të ndërtohet mes Hajvalisë dhe Barilevës në vlerë të 150 mijë euro, ndërsa shkolla në në lagjen “Kalabria”, e cila planifikohet të kushtojë. 100 mijë euro.

E, sipas Jasharit, kjo tregon se Rama nuk i ka prioritet premtimet e tij gjatë mandateve.

“Mungesa e investimit në çerdhe shkakton problematikë te familjet e enkas te familjet e reja që e kanë të domosdoshme dërgimin e fëmijëve në çerdhe. Të flitet për mësimin tërëditor në Prishtinë e në anën tjetër të mos sigurohet infrastrukturë shtesë është në shpërputhje njëra me tjetrën dhe mendoj që nuk do ketë mësim-tërëditor sukses nëse nuk ka investime. Duket se shumica e premtime të bukura gjatë fushatës nuk po reflektohen në këtë buxhet”, ka thënë Shemsi Jashari – monitorues i komunave.

Buxheti u miratua të premten me 33 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, me VV që kundërshtoi atë me arsyetimin se ndarja e mjeteve lë vend për dyshime për keqpërdorim.

Propozimin e mbështetën edhe PDK-ja, Lidhja Për Prishtinën dhe Nisma Socialdemokrate./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Këmbimi valutor 7 shkurt, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

By: Brisi
7 February 2026 at 08:22

Në tregun e këmbimit valutor sot (7 shkurt 2026) monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 […]

The post Këmbimi valutor 7 shkurt, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

MILANO 2026 – Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore

6 February 2026 at 21:30

MILANO, 6 shkurt /ATSH/- Në stadiumin legjendar në San Siro në Milano – ka nisur ceremeonia kryesore e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar hapjen zyrtare të eventit madhështor sportiv, sipas CNN.

Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026 filloi me një homazh për historinë e pasur italiane të artit, muzikës dhe modës. Mariah Carey performoi “Volare”, nje këngë italiane e vitit 1985.

Spektakli u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey dhe Laura Pausini, ndërsa u bë një homazh për disa italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Ceremony përfshiu mbi 1 250 performues vullnetarë, 1 400 kostume të mbajtur, paralelisht në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellë një atmosferë unike për publikun mbarëbotëror.

Delegacionet e gjuhës angleze parakaluan me flamujt e tyre, ndërsa Shqipëria u sipërfaqesua me katër skiatorë: Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, të cilët parakaluan në Cortina d’Ampezzo.

Ndërsa Kosova u përfaqësua nga dy skiatorë, Kiana kryeziu dhe Drin Kokaj.

Ndërkohë, disa disiplina sportive kanë nisur garat që përpara ceremonisë, përfshirë curling, patinazhin artistik, hockey dhe snowboard.

Atletët e njohur si Lindsey Vonn, Jordan Stolz dhe Nick Baumgartner janë në qendër të lojërave, me pritshmëri të lartë për medalje.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishem zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. //a.i/

The post MILANO 2026 – Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Forca Shqipëri/ Presidenti Begaj në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026

By: Rovena
6 February 2026 at 21:21

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, me ftesë të Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Kreu i shtetit e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë, ndërsa ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për sportistët shqiptarë Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa, duke u dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më të denja në arenën olimpike.

“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano- Cortina 2026.

Ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë.

Uroj që sportistët tanë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues. Forca Shqipëri!”, tha Presidenti Begaj.

Milano-Cortina 2026, çelen Lojërat Olimpike Dimërore me një ceremoni spektakolare. Shqipëria me 4 përfaqësues

By: redi
6 February 2026 at 20:42

Në stadiumin legjendar San Siro në Milano po zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv. Spektakli i hapjes u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey, ndërsa u bë një homazh për trashëgiminë italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Source

Kosova përfaqësohet me dy skiatorë në Olimpiadën Dimërore Milano-Kortina

PRISHTINË, 6 shkurt /ATSH/ Kosova do të jetë përsëri pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, këtë herë në Milan – Cortina 2026, që kanë nisur sot, me 6 shkurt deri me 22 shkurt, duke u përfaqësuar nga dy skiatorët, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu.

Kokaj do të regjistrojë debutimin e tij olimpik, ndërsa për Kryeziun kjo do të jetë paraqitja e dytë në Lojërat Olimpike, pasi ajo ka përfaqësuar Kosovën edhe në “Pekin 2022”.

Datat që do të performojnë skiatorët e Kosovës do të jenë 12, 15, 16 dhe 18 shkurt.

Kjo paraqitje do të jetë e treta për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, ku të dy sportistët do të garojnë në disiplinën e skive alpine. /KosovaPress/

The post Kosova përfaqësohet me dy skiatorë në Olimpiadën Dimërore Milano-Kortina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, kush e përfaqëson Shqipërinë

By: V K
6 February 2026 at 09:49

Ditën e sotme, nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tre ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, kush e përfaqëson Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

6 February 2026 at 07:50

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të jetë një hap i rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë sukses në arenën olimpike.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Milano 2026 një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një botë në përplasje

6 February 2026 at 07:37

MILANO, 6 shkurt /ATSH/ – Olimpiada dimërore Milano–Cortina 2026, që fillon sot, zhvillohet në një moment historik të ngarkuar me tensione, kur rendi ndërkombëtar duket gjithnjë e më i brishtë dhe konfliktet po rikthehen si mjet i zakonshëm i politikës globale.

Në këtë klimë pasigurie, Lojërat Olimpike shfaqen jo vetëm si një ngjarje sportive, por si një simbol i rrallë i bashkimit dhe i vlerave të përbashkëta njerëzore, sipas Euronews.

Italia, vend pritës i olimpiadës, përpiqet ta shndërrojë këtë edicion në një festë që shkon përtej sportit, duke ndërthurur traditën olimpike me kulturën, historinë dhe mikpritjen që e karakterizon.

Milano dhe Cortina d’Ampezzo nuk ofrojnë vetëm pista gare dhe arena sportive, por një hapësirë ku kombet mblidhen në kushte barazie, larg logjikës së përplasjes dhe armiqësisë.

Që nga zanafilla e tyre në Greqinë e lashtë, Lojërat Olimpike janë menduar si një institucion paqeje.

Ato shoqëroheshin nga Armëpushimi Olimpik, një marrëveshje e shenjtë që detyronte qytet-shtetet të ndalonin luftërat dhe të garantonin sigurinë e atletëve dhe të udhëtarëve gjatë zhvillimit të Lojërave.

Për më shumë se 1 000 vjet, ky armëpushim u respektua dhe u zbatua edhe ndaj fuqive më të mëdha të kohës, duke treguar se edhe në një botë të dominuar nga rivalitetet, vlerat e përbashkëta mund të vendosen mbi interesat e ngushta politike dhe ushtarake.

Në dallim nga arenat romake, ku dhuna dhe dominimi ishin pjesë e spektaklit, Olimpiada përfaqësonte një vizion alternativ të qytetërimit.

Ajo lartësonte konkurrencën paqësore, dinjitetin njerëzor dhe ekselencën, duke e parë forcën jo si mjet shtypjeje, por si shprehje të disiplinës dhe vetëpërmbajtjes.

Sot, ky vizion përballet me sfida serioze.

Lufta në Ukrainë, krizat humanitare në Gaza, konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe rajone të tjera tregojnë se ideja se forca bën të drejtën po rikthehet rrezikshëm në skenën ndërkombëtare.

Ringjallja e Olimpiadës moderne në vitin 1896 u frymëzua pikërisht nga dëshira për t’i kundërvënë kësaj logjike një model tjetër marrëdhëniesh mes kombeve.

Sporti u pa si një mjet edukimi, dialogu dhe ndërtimi besimi, jo si një iluzion idealist, por si një nevojë reale për bashkëjetesë në një botë të ndërlidhur.

Historia moderne ofron shembuj konkretë të këtij roli.

Në disa raste, gjatë olimpiadave janë hapur korridore humanitare, janë shmangur përplasje ushtarake dhe janë krijuar kushte për komunikim diplomatik mes palëve në konflikt, duke dëshmuar se sporti mund të krijojë hapësira të përkohshme paqeje.

Në një epokë të sfidave globale, ku ndryshimet klimatike, pabarazitë sociale, migracioni masiv dhe zhvillimi i shpejtë teknologjik po ndryshojnë jetën e njerëzve, zgjidhjet nuk mund të vijnë nga konfrontimi dhe politika me rezultat zero.

Ato kërkojnë bashkëpunim, besim dhe institucione të forta shumëpalëshe.

Evropa e njeh këtë realitet më mirë se kushdo tjetër. E ndërtuar mbi përvojën shkatërruese të dy luftërave botërore, ajo u konceptua si një projekt paqeje i bazuar në ligj, dialog dhe respekt të ndërsjellë, parime që sot po vihen në provë nga krizat e reja.

Në këtë kontekst, olimpiada e Milano–Cortinas fiton një domethënie që shkon përtej medaljeve, rekordeve dhe ceremonive.

Ajo ofron një moment reflektimi për rolin e Evropës dhe të komunitetit ndërkombëtar në mbrojtjen e paqes dhe të rendit të bazuar në rregulla.

Thirrja për respektimin e Armëpushimit Olimpik, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe nga 165 shtete, e forcon këtë mesazh, duke e kthyer olimpiadën në një apel simbolik për vetëpërmbajtje, dialog dhe tolerancë në një botë të përçarë.

Milano–Cortina 2026 mund të mbetet në kujtesë jo vetëm për sukseset sportive, por edhe si një kujtesë se njerëzimi ka ende zgjedhje.

Në një kohë kur frika dhe forca po fitojnë terren, kjo olimpiadë ofron një skenë ku dinjiteti, bashkëpunimi dhe përgjegjësia e përbashkët mund të riafirmohen si themele të qytetërimit modern./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post KOMENT – Milano 2026 një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një botë në përplasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌