Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve

23 December 2025 at 18:47

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar trendin pozitiv gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke reflektuar rritje të të ardhurave nga primet dhe zgjerim të numrit të kontratave të sigurimit, ndërsa niveli i dëmeve të paguara ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën në 24,2 miliardë lekë, ose 10,17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura u rrit me 4,69%, duke arritur në 1,506,529 kontrata, çka tregon një zgjerim të bazës së klientëve dhe rritje të kërkesës për produkte sigurimi.

Struktura e tregut mbetet e dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91,54% të totalit të primeve të shkruara bruto. Sigurimet e Jetës zënë 8,43% të tregut, ndërsa risigurimi mbetet në nivele minimale me 0,028%. Këto të dhëna konfirmojnë orientimin tradicional të tregut shqiptar drejt sigurimeve Jo-Jetë, veçanërisht atyre motorike.

Nga këndvështrimi i ndarjes sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit të detyrueshëm vijojnë të kenë peshën kryesore në treg, duke zënë 62,42% të totalit, ndërsa sigurimet vullnetare përbëjnë 37,58%.

Në anën tjetër, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë janar-nëntor 2025 arritën në rreth 7,4 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 3,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik, që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmeve totale, kapën vlerën 5,7 miliardëë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,31% në krahasim me një vit më parë. /j.p/

The post Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Ari thyen një tjetër rekord

22 December 2025 at 13:52

Ari kaloi për herë të parë nivelin prej 4.400 dollarësh për onz këtë të hënë, i nxitur nga pritshmëritë për ulje të normave të interesit në SHBA dhe blerjet e vazhdueshme si aset i sigurt, ndërsa argjendi ndoqi të njëjtën rrugë, duke arritur një nivel rekord të ri.

Ari u rrit 1.7% në 4,410.54 dollarë për onz, pas arritjes së një rekordi prej 4,420.01 dollarësh më herët.

Ari ka shënuar një rritje prej rreth 68% këtë vit, duke regjistruar ngritjen më të madhe vjetore që nga viti 1979, të nxitur nga blerjet e forta të bankave qendrore, flukset drejt aseteve të sigurta dhe normat më të ulëta të interesit.

Argjendi u rrit 2.9% në 69.05 dollarë, pas arritjes së një rekordi të ri prej 69.44 dollarësh gjatë seancës. Argjendi është rritur 139% që nga fillimi i vitit, për shkak të deficitit të vazhdueshëm të furnizimit, nevojave në rritje industriale dhe kërkesës së fortë për investime.

“Normat më të ulëta po mbështesin kërkesën për asete reale si ari dhe argjendi. Por gjithashtu kemi bakër në nivel rekord, që tregon dëshirën e investitorëve për të mbajtur ekspozim ndaj mallrave më të gjera, ndoshta për shkak të pritshmërive se inflacioni mund të qëndrojë i lartë për një kohë më të gjatë,” tha analisti i UBS, Giovanni Staunovo.

Guvernatori i Këshillit Ekonomik, Stephen Miran, riafirmoi të premten se banka qendrore e SHBA duhet të ulë normat e interesit, pasi inflacioni është zbutur dhe politika monetare duhet të kompensojë rreziqet për tregun e punës.

Ndërsa ari shihet si një mbrojtje kundër inflacionit dhe si një aset i sigurt në kohë pasigurie, ky aset pa përfitim nga interesi gjithashtu përfiton zakonisht në mjedise me norma interesi të ulëta.

“KY është një moment i vetë-përmbushur, por nëse do të përmendja një element kyç, do të ishte përdorimi i fjalës ‘luftë’ nga Presidenti Trump javën e kaluar për sa i përket Venezuelës, pas një fushate zgjedhore që pjesërisht kishte përqendrim tek fjala ‘paqe’,” tha analistja e StoneX, Rhona O’Connell.

“Parashikimi ynë për arin mbetet që metali i verdhë duhet të arrijë nivele edhe më të larta vitin e ardhshëm, me një objektiv prej 4.500 dollarësh për onz,” shtoi Staunovo.

Në tregjet e tjera, platini u rrit 5% në 2.072.01 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se 17 vjet, ndërsa paladiumi u rrit 3.7% në 1,776.69 dollarë, duke arritur një nivel afër trevjeçar./Reuters

The post Ari thyen një tjetër rekord appeared first on Gazeta Si.

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës gjatë festave të fundvitit

19 December 2025 at 11:27

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një proces monitorimi të posaçëm në tregun e mallrave të shportës, me fokus të veçantë periudhën e festave të fundvitit deri më 15 janar 2026.

Qëllimi i këtij monitorimi është verifikimi i ecurisë së çmimeve dhe i sjelljes së ndërmarrjeve përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit, me synim parandalimin e çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve si pasojë e bashkërendimit të sjelljes tregtare apo e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve.

Monitorimi përfshin mallrat bazë të shportës së konsumatorit, konkretisht: makarona, oriz, miell, vezë, sheqer, vaj ushqimor dhe pije joalkolike.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se çdo marrëveshje apo praktikë e bashkërenduar që ka si objekt ose pasojë shtrembërimin e konkurrencës, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve në dëm të konsumatorëve, përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet maksimal.

Në këtë kuadër, Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje të gjitha ndërmarrjeve që operojnë në tregjet përkatëse të respektojnë rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të shmangin çdo sjellje që mund të cenojë funksionimin normal të tregut.

Pak ditë më parë, AK gjobiti gjashtë kompani të grumbullimit të fruta-perimeve për marrëveshje të ndaluar për të fiksuar çmimin në dëm të fermerëve dhe konsumatorëve.

The post Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës gjatë festave të fundvitit appeared first on Gazeta Si.

Salla: Tregu i ri në Mallakastër lidh prodhimin vendas me konsumatorin

18 December 2025 at 09:37

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Tregu i ri i gjësë së gjallë dhe vajit të ullirit në Mallakastër është një mbështetje konkrete për fermerët e zonës për nxitjen e tregtimit të prodhimeve bujqësore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u shpreh se ky treg përfaqëson një hallkë të munguar deri dje dhe një hap të domosdoshëm sot për lidhjen e prodhimit vendas me konsumatorin, në kushte të përshtatshme tregtimi.

Sipas ministrit kjo qendër është një garanci për produktet “Made in Albania”, veçanërisht në prag të festave të fundvitit, duke ofruar mbështetje konkrete për fermerët dhe prodhuesit vendas.

Ai theksoi se iniciativa përçon një sinjal të qartë se me më shumë organizim, mekanizim dhe mbështetje institucionale, prodhimi shqiptar mund të rritet dhe të konkurrojë denjësisht në tregjet europiane.

Fermeri Xhavai Avdia, i angazhuar në rritjen e gjelit të detit, u shpreh se tregu i gjësë së gjallë përbën një ndihmë të madhe për fermerët, pasi siguron kushte dhe standarde të përshtatshme tregtimi.

Nga ana e tij, Ilir Sula, prodhues i vajit të ullirit dhe bimëve mjekësore, vlerësoi rëndësinë e tregut si për tregtimin vendas, ashtu edhe për nxitjen e eksporteve.

Ai theksoi se produktet shqiptare janë të preferuara në tregjet e huaja.

“Para dy vitesh eksportonim në Itali, ndërsa sot eksportojmë në Maqedoninë e Veriut. Nëse mekanizohemi më tej, mund të konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare”, tha Sula, duke vlerësuar impaktin pozitiv të tregut të ri për zhvillimin e sektorit bujqësor. e.xh/j.p/

The post Salla: Tregu i ri në Mallakastër lidh prodhimin vendas me konsumatorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 ndërmarrje për manipulim çmimesh të fruta-perimeve

17 December 2025 at 11:34

Nga Gazeta ‘SI’ –Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa ndërmarrje të gruumbullimit të fruta-perimeve në vend, për rritje fiktive të çmimeve në dëm të fermerëve.

Sipas vlerësimit, kompanitë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.

Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas ligjit dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Përveç gjobës, AK i detyron subjektet të të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe do jenë nën monitorim për 12 muaj të tjera.

Konkurrenca thotë se fermerët po përballeshin me çmime të diktuara të koordinuara dhe paundësi negociimi, duke i detyruar ata të ulnin çmimet e produkteve të tyre.

Hetimi i thelluar nga Konkurrenca ka nisur nëntorin e vitit të kaluar me dyshimet se kishin prishur konkurrencën në treg me anë të marrëveshjeve të ndaluara.

The post Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 ndërmarrje për manipulim çmimesh të fruta-perimeve appeared first on Gazeta Si.

Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë

13 December 2025 at 11:27

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive ka vijuar zgjerimin edhe gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të aseteve, numrit të investitorëve dhe vlerës së investimeve, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Analiza e tregut tregon se vlera neto e aseteve u rrit ndjeshëm, duke arritur rreth 68.13 miliardë lekë, ose rreth 704 milionë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6.77 miliardë lekësh, ose 11,03%.

Në të njëjtën periudhë është zgjeruar edhe baza e investitorëve. Numri i tyre arriti në 41,686, me një rritje prej 10,32% krahasuar me 31 dhjetorin 2024, çka tregon interes në rritje të publikut për investimet kolektive.

Fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike u përkasin asetet më të mëdha të tregut, me një vlerë neto prej rreth 62 miliardë lekësh, ose 640 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 11,69% në raport me fundin e vitit të kaluar.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit, më 30 shtator 2025, në tregun SIK operonin 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF, nga të cilat 4 me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj. Numri i fondeve të investimit arriti në 16, ku 4 prej tyre janë fonde investimi alternative.

Struktura e investimeve vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, bono thesari dhe obligacione, të cilat përbëjnë 81,21% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 6,24% e portofolit është e orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare.

Sipas AMF-së, këto zhvillime konfirmojnë stabilitetin dhe rritjen graduale të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, duke e konsoliduar atë si një alternativë gjithnjë e më të rëndësishme investimi në tregun financiar shqiptar. /j.p/

1 nga 3

The post Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do propozoni këtë fundvit? Zgjidhni një unazë me flori të verdhë!

12 December 2025 at 11:13

Nëse keni përdorur ndonjëherë rrjetet sociale, gjasat janë që keni parë dikë të publikojë një njoftim plot entuziazëm për fejesën e tyre.

Nën një foto të çiftit të lumtur duke buzëqeshur në kamera, mbishkrimi lexon: “Thashë ‘Po’!” ose “Përgjithmonë fillon tani!” apo “Zyrtarisht jashtë tregut!” Ka më shumë gjasa t’i shihni këto postime në dhjetor sesa në çdo muaj tjetër: ky është muaji më i popullarizuar për propozime. Sipas një sondazhi në Britani, pothuajse një e treta e burrave mendojnë se nata e Krishtlindjes është koha më e mirë për t’u gjunjëzuar me unazë në dorë.

Këtë vit, postimet entuziaste të tipit “Ai më vuri unazën!” mund të tregojnë një shkëlqim me një kornizë ari të verdhë. Ky metal i çmuar është kthyer fuqishëm në modë. Marka, revista dhe influencerë deklarojnë njëzëri se ajo që shkëlqen tani është ari.

“Ne gjendemi në mes të një rilindjeje të arit të verdhë,” ka thënë Tobias Kormind, bashkëthemelues i 77 Diamonds, një bizhuteri britanike. Në vitin 2018 vetëm 13.4% e unazave të fejesës që shiste firma ishin prej ari të verdhë; shumë më të popullarizuara ishin ari i bardhë (42.2%) dhe platini (37.3%). Këtë vit, megjithatë, 42.5% e shitjeve ishin unaza me ar të verdhë, ndërsa ari i bardhë përbënte 22.5% dhe platini 31.7%.

Çfarë e shpjegon këtë epokë të artë të re? Një faktor janë të famshmit. Ashtu siç Princesha Diana nisi një trend për safirët, dhe Grace Kelly e bëri prerjen “emerald-cut” të diamanteve të dukej aspak e zakonshme, të pasurit dhe të famshmit kanë rritur reputacionin e arit të verdhë.

Taylor Swift dhe Dua Lipa, dy nga yjet më të mëdha të pop-it në botë, si dhe Zendaya, një aktore shumë e njohur, kanë treguar këtë vit unaza fejesash prej ari të verdhë. Kërkimet për stilin e tyre janë rritur shumë.

Tërheqja drejt arit të verdhë lidhet edhe me kërkesën në rritje për artikuj me pamje vintage. Për shekuj me radhë ari i verdhë ka qenë zgjedhja standarde, që simbolizonte pasuri, mbretëri dhe romancë. Ai filloi të zëvendësohej nga metalet e bardha në vitet 1990, pjesërisht sepse janë më të forta dhe pjesërisht sepse evokonin stilin e thjeshtë e minimalist të epokës. (Ato përdoreshin veçanërisht nga Tiffany, bizhuteria kryesore luksoze amerikane.) Por tani unazat me stil antik kanë rifituar hijeshi, sepse sjellin ndër mend histori dashurie të qëndrueshme. Pjesët e tilla mund të përfshijnë edhe gurë me ngjyrë, për shembull një rubin, të cilët duken më të ndritshëm dhe më të bukur kur vendosen në ar të verdhë.

Më në fund, ari po tregon vlerën e tij si investim, duke arritur një rekord prej 4.380 dollarësh për ons më 20 tetor. (Aktualisht është rreth 4.200.)

“Kur fillova të punoja në prodhimin e bizhuterive, platini kushtonte dyfishin e arit,” thotë Sally Ryder, themeluese e Ryder Diamonds, një bizhuteri me bazë në Hong Kong. Tani platini kushton pothuajse një të tretën e çmimit të arit. Edhe të dashuruarit, kur zgjedhin një unazë, duan që ajo të ruajë vlerën. Shumë konsiderojnë arin si një zgjedhje të sigurt; spekulatorët dhe investitorët prej kohësh e kanë parë si një aset të qëndrueshëm.

Kështu që, kur vjen puna tek zgjedhja e një unaze, shumë besojnë se asnjë unazë nuk është aq e mirë sa ajo me flori./TheEconomist

The post Do propozoni këtë fundvit? Zgjidhni një unazë me flori të verdhë! appeared first on Gazeta Si.

A duhet të shqetësohemi nga rënia e Bitcoin?

5 December 2025 at 13:57

Rënia me mbi 30% e Bitcoin-it nga rekordi i tij historik tregon sa i paqëndrueshëm është ky aset digjital.

Të dhënat tregojnë se luhatjet e çmimeve janë normale për Bitcoin dhe shpesh mund të paraprijnë një rritje të re. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ra në rreth 80.000 dollarë në fund të muajit të kaluar, pastaj u rikuperua pak dhe përsëri ra këtë javë. Kur ra nën 81.000 dollarë, kjo ishte një rënie prej rreth 36% nga maksimumi i tetorit prej 126.000 dollarësh. Deri të enjten, Bitcoin tregtohej mbi 93.000 dollarë, një rënie rreth 26% nga rekordi i tij.

Luhatjet e tilla janë normale në historikun e Bitcoin. Çmimi i Bitcoin luhatet në “cikle” katërvjeçare që lidhen me një ngjarje të quajtur halving, ndryshimi i shpërblimeve për minierat e Bitcoin-it që është i paracaktuar në kodin e tij.

Në ciklin aktual, Bitcoin ka përjetuar një rënie prej 32.7% nga marsi deri gushti 2024 dhe një tjetër 31.7% midis janarit dhe prillit 2025. “Këto luhatje janë të zakonshme dhe përputhen me trendet afatgjata,” thotë Jacob Joseph, analist i CoinDesk Data.

Në të kaluarën, gjatë ciklit të vitit 2017, Bitcoin pësoi dy rënie rreth 40% dhe më pas një tjetër 29% para se të arrinte rekord të ri në dhjetor. Në ciklin e vitit 2021, pati rënie 31,2% në janar dhe 26% në shkurt, dhe mbi 55% midis prillit dhe qershorit, kur Kina ndaloi minierat e Bitcoin-it. Pas kësaj, çmimi u rrit sërish në rekord të ri në nëntor.

Çfarë e shkaktoi rënien e fundit?

Më 10 tetor, mbi 1,6 milion tregtarë humbën pozicionet e tyre të levave, për një total prej 19,37 miliardë dollarësh brenda 24 orëve. Shumë u detyruan të dalin nga tregu, dhe kjo ndikoi në të gjithë industrinë.

Lucy Gazmararian, themeluese e Token Bay Capital, thotë: “Ishte ngjarja më e madhe e likuidimeve në historinë e kriptos dhe duhen disa javë për tregun të konsolidohet. Gjithashtu ndodhi në një kohë kur investitorët shqetësohen se po afrohet fundi i tregut bullish, gjë që rriti frikën në treg.”

Historikisht, kur përfundon një treg bullish dhe ndodh periudha e çmimeve të ulëta, Bitcoin ka qëndruar 70–80% nën maksimumin historik. Kjo ende nuk ka ndodhur, por investitorët shqetësohen për këtë mundësi.

“Koha e rënies dhe vendi ku jemi në cikël po bën që investitorët të jenë të kujdesshëm në rast se ndodh një rënie prej 80%,” thotë Gazmararian./CNBC

The post A duhet të shqetësohemi nga rënia e Bitcoin? appeared first on Gazeta Si.

Ulen kostot e prodhimit për industrinë. Bien çmimet e importit

5 December 2025 at 12:48

Nga Gazeta ‘SI’ – Çmimet e lëndëve të prodhimit po rriten me ritme të ngadalta, duke krijuar një ambient më të favorshëm për aktivitetin ekonomik në sektorin e prodhimit, si për tregun vendas, ashtu edhe për eksportin.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) në tremujorin e tretë të vitit 2025 shënoi një rritje vjetore prej 0.2%. Rritja më e lartë u regjistrua në sektorin e industrisë përpunuese me 0.4%, ndjekur nga industria nxjerrëse dhe sektori i furnizimit me ujë, trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave me 0.2%.

Brenda industrisë përpunuese, aktivitetet që regjistruan rritjen më të madhe të çmimeve ishin prodhimi i mobileve dhe prodhimi i pijeve, të dyja me 1.3%. Ndërsa ulja më e ndjeshme u vu re në konfeksionimin e veshjeve dhe prodhimin e kimikateve dhe produkteve kimike, të cilat shënuan 0.5% rënie.

IÇP për tregun vendas

Indeksi për tregun vendas shënoi një rritje vjetore prej 0.3%. Rritja më e lartë u shënua në industrinë përpunuese me 0.7% dhe në sektorin e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve me 0.2%, ndërsa industria nxjerrëse shënoi rënie prej 1.6%.

IÇP për eksport

Për eksport, IÇP shënoi rritje të lehtë vjetore prej 0.1%. Rritja më e dukshme u regjistrua në industrinë nxjerrëse me 1.6% dhe në sektorin e furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbeturinave me 0.7%. Nga ana tjetër, energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar shënoi rënie prej 1.3%, ndërsa industria përpunuese u rrit minimalisht me 0.1%.

Indeksi i Çmimeve të Importit

Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,5 %, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte -1,3 %. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0,2 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0%, me 0,3%.

Nga ana tjetër seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,4%. Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7% pasuar nga “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1,2%, “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 0,8% , “Prodhimi i pijeve’’ me 0,6% dhe “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 0,5%.

Nga ana tjetër, çmimet në aktivitetin “Industri të tjera p.k.t” shënuan rritje me 1,3 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 1,1% dhe “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 0,8%, etj.

The post Ulen kostot e prodhimit për industrinë. Bien çmimet e importit appeared first on Gazeta Si.

Drejt përfundimit tregu i ri i fruta perimeve në rajonin nr. 1 në Elbasan

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e tregut të ri të frutave dhe perimeve në rajonin nr. 1 në Elbasan po i afrohen fazës përfundimtare.

Projekti ka përfshirë rindërtimin tërësor të markatës ekzistuese si dhe sistemimin e hapësirës së brendshme të bllokut të pallateve, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale.

Ky investim synon të garantojë standarde të larta higjiene, cilësie dhe sigurie për konsumatorët, si dhe kushte të përmirësuara pune për 35 tregtarët që do të operojnë në këtë hapësirë të re.

Projekti është realizuar falë bashkëpunimit midis bashkisë Elbasan dhe IADSA, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për investime të qëndrueshme në funksion të komunitetit.

Tregu i ri vjen si një premtim i mbajtur i kryebashkiakut Gledian Llatja, i bërë gjatë takimeve me tregtarët dhe banorët e zonës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe sistemimin e hapësirës përreth ndërtesave.

Ky investim do të ofrojë jo vetëm një mjedis të rregullt dhe bashkëkohor, por edhe një pikë të rëndësishme funksionale për furnizimin e qytetarëve me produkte të freskëta dhe cilësore.

 

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Drejt përfundimit tregu i ri i fruta perimeve në rajonin nr. 1 në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagat dhe makineritë rrisin kostot e ndërtimit, por çmime e materialeve bien

4 December 2025 at 14:02

Nga Gazeta ‘SI’ – Kostot e ndërtimit janë rritur me 1.4% gjatë muajve të verës, sipas të dhënave të INSTAT-it. Të dhënat tregojnë se ritmi i rritjes së çmimeve në sektorin e ndërtimit nuk është më aq i lartë sa në periudhat e mëparshme.

Në analizën vjetore të grupeve kryesore, rritja më e madhe gjatë tremujorit korrik–shtator vërehet tek shpenzimet për paga, të cilat janë rritur me 6.6%. Ky është një sinjal i qartë i shtimit të kostos së fuqisë punëtore në sektor. Pas pagave, në rritje janë edhe shpenzimet për makineri dhe kostot e tjera, secila me 2.4%, ndërsa shpenzimet për transport janë rritur me 1.7%.

Në të kundërt, shpenzimet për materiale kanë shënuar rënie prej 0.6%, duke reflektuar ulje çmimesh brenda këtij grupi. Brenda tij, materialet e ndërtimit dhe materialet elektrike e të komunikimit kanë pësuar rënien më të madhe, të dyja me nga 0.6%, ndërsa materialet hidro-sanitare dhe ato të ventilimit janë ulur me 0.2%.

Në krahasim tremujor, indeksi është rritur me 0.4%. Rritja vjen kryesisht nga shpenzimet për paga, të cilat janë shtuar me 1.1%, si dhe nga transporti me 0.8% dhe makineritë me 0.5%. Kostot e tjera janë rritur lehtë, me 0.1%.

Edhe në këtë analizë, materiali mbetet grupi i vetëm me rënie — ndonëse të vogël — prej 0.1%. Brenda këtij grupi, materialet e ndërtimit kanë rënë me 0.3%, ndërsa materialet elektrike dhe të komunikimit janë rritur me 0.6% dhe ato hidro-sanitare e të ventilimit me 0.1%.

Indeksi mat ndryshimet e çmimeve të materialeve të ndërtimit, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një ndërtese tip (8–10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit dhe përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe indekseve të ndryshme të volumit. Ai shërben për institucionet qeveritare, Bankën e Shqipërisë, organizatat joqeveritare, si edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN.

The post Pagat dhe makineritë rrisin kostot e ndërtimit, por çmime e materialeve bien appeared first on Gazeta Si.

Pse po rritet çmimi i mishit të viçit?

1 December 2025 at 12:33

Nëse ka një produkt për të cilin Donald Trump duhet të shqetësohet është… bifteku.

Në 2007-n, para se ai ti futej politikës, ai lançoi “biftekët Trump” me një çmim prej minimum 199 dollarë. Konsumatorët u habitën dhe biznesi falimentoi pas dy muajsh.

10 muaj nga mandati i tij i dytë si president, Trump po përjeton sërish kostot e larta të biftekut. Kudo nëpër botë, çmimet e mishit të viçit po rriten ndjeshëm për shkak të mungesës globale të furnizimit.

Numri i tufave të lopëve është zvogëluar pas viteve me mot ekstrem, kosto të larta për inpute dhe sëmundje. Si rezultat, çmimet kanë arritur rekorde, të përforcuara nga një valë konsumatorësh të uritur për proteinë dhe nga tarifat e gjera të Trump, veçanërisht ato ndaj Brazilit, eksportuesi më i madh i mishit të viçit në botë.

Pasojat politike nuk janë vetëm çështje e SHBA-së. Në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar, rritja e çmimeve të mishit të viçit ka nxitur inflacionin ushqimor, duke vështirësuar buxhetet e familjeve.

Në SHBA, çmimi mesatar i një kilogrami mishi të grirë arriti në rekord $6.32 në gusht, një rritje prej 13% brenda një viti, ndërsa biftekët e papjekura mesatarisht kushtonin $12.22 për kilogram, një rritje prej 11%. Restorantet e specializuara në mish kanë rritur çmimet në menu, kanë zvogëluar porcionet ose I kanë bërë të dyja.

Në Britani, çmimet e mishit të viçit janë rritur gati 25% gjatë vitit të kaluar, duke e bërë atë një nga pesë produktet bazë — së bashku me gjalpin, qumështin, çokollatën dhe kafenë — që së bashku përbënin rreth 40% të rritjes së çmimeve të ushqimit.

Si politikan, Trump e ka paraqitur veten si mbrojtës i Amerikës rurale dhe si një avokat i fermerëve. Por duke u përballur me një kundërshtim mbi rritjen e kostos së jetesës, ku çmimet e mishit të viçit janë bërë simbol, ai tani është në një përplasje të drejtpërdrejtë me industrinë e lopëve.

Trump është luhatur mes fajësimit të blegtorëve, shumë prej të cilëve janë mbështetës besnikë, dhe kompanive të fuqishme të përpunimit të mishit që e kanë mbështetur fushatën e tij politike.

“Nuk bëhet vetëm fjalë për të qëndruar pranë partnerëve të tij në bujqësi, që kanë qenë me të që nga momenti kur ai zbriti nga shkallët [për të nisur fushatën e tij të parë presidenciale]. Bëhet gjithashtu fjalë për pyetjen nëse mund të ushqehemi vetë,” i thotë Financial Times Brooke Rollins, sekretarja e bujqësisë. “Duhet të vendosim si prioritet kryesor përballueshmërinë për amerikanët, por gjithashtu duhet të përqendrohemi në mbështetjen e furnizimit tonë me ushqim.”

Megjithatë, plani i administratës për të zgjeruar importet e mishit të viçit nga Argjentina, që për një moment uli çmimet e kontratave të lopëve, ka acaruar këtë ndarje.

“Shumë blegtorë ndihen të tradhtuar,” thotë Courtney Feigl, e cila rrit lopë Texan longhorn me burrin e saj në Wisconsin. “Nuk mendoj se importimi i mishit do të zgjidhë problemet tona. Çfarë ndodhi me ‘America First’?”

Të tjerë paralajmërojnë se politika në disa zona rurale mund të kthehet kundër tij. “Trump nuk duhet të nënvlerësojë efektin Yellowstone,” thotë Austin Frerick, një studiues i politikave bujqësore, duke iu referuar emisionit televiziv për industrinë e lopëve.

Tregu i mishit të viçit ishte duke dobësuar para se të shpërthente kriza politike. Thatësirat e përsëritura në perëndim dhe jug të SHBA-së, të nxitura nga ndryshimet klimatike, kanë ulur cilësinë e kullotave dhe kanë reduktuar rezervat e barit në nivelet më të ulëta që nga dekada. Shumë blegtorë, të paaftë për të përballuar kostot e ushqimit të kafshëve, shitën lopët më herët se zakonisht dhe eliminuan viçat, duke bërë që tufat kombëtare të jenë më të voglat që nga vitet 1950.

Një kufizim tjetër ndodhet në kufirin jugor të SHBA-së, ku portet janë mbyllur pothuajse tërësisht për importin e lopëve të gjalla nga Meksika pas zbulimit të parazitit “screwworm” më parë këtë vit. Sekretarja e Bujqësisë, Brooke Rollins, thotë se rreth një milion kafshë po presin për të kaluar kufirin.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, fermerët kanë hasur çmime më të larta të plehrave dhe ushqimit të kafshëve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ndërsa thatësirat në Francë dhe Spanjë vitin e kaluar reduktuan furnizimin me bar dhe detyruan prodhuesit të zvogëlonin numrin e kafshëve. “Nëse shikon gjithë Europën, tufa e lopëve është në rënie,” thotë Nick Allen, krye-ekzekutivi i dalë i Shoqatës Britanike të Përpunuesve të Mishit.

Rindërtimi i tufave do të kërkojë vite. Ndryshe nga derrat ose pula, që shumohen shpejt, rritja e lopëve është një proces i ngadaltë: një lopë ka vetëm një viç në vit, dhe ai kafshë merr më shumë se dy vite për të arritur pjekurinë. “Nëse do të donim të rritnim tufën me 15 ose 20%, do të na duheshin vite,” thotë John Maddux i kompanisë Maddux Cattle Company në Nebraska. “Industria thjesht nuk mund të përgjigjet shpejt ndaj sinjaleve të çmimeve.”

Lufta tregtare ka thelluar presionin mbi shumë pjesë të industrisë së mishit të viçit. Para se administrata Trump të vendoste një tarifë të përgjithshme 50% mbi Brazilin në korrik, SHBA kishte rritur gradualisht importet nga Brazili për të përmbushur kërkesën e brendshme. Në pesë muajt e parë të vitit 2025, SHBA importoi rreth 215,000 ton, më shumë se dyfishin e periudhës së njëjtë në 2024.

Pas korrikut, tarifa efektive për mishin brazilian jashtë kuotës u rrit mbi 76 për qind. Eksportet drejt SHBA, tregu i dytë më i madh për Brazilin deri më tani këtë vit, ranë 41 për qind në shtator në 102.9 milion dollarë.

Për të lehtësuar ndikimin e tarifave mbi konsumatorët amerikanë, Trump të premten pasdite uli disa taksa mbi importet bujqësore, përfshirë mishin e viçit, ndërsa përpiqej të ulte çmimet e ushqimeve.

Por tarifat e tij tashmë kanë pasur një efekt zinxhir mbi tregjet europiane, thotë Allen. “Australianët nuk kanë arritur as të përmbushin kuotën e tyre për eksportin e mishit në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ndoshta është më e leverdisshme ta dërgojnë në Amerikë.”

Tarifat mbi makineritë dhe importet e ushqimit për kafshët gjithashtu kanë rritur kostot e prodhuesve në vend. Rezultati është një rritje globale e çmimeve të mishit të viçit në shitje me pakicë.

Megjithatë, kërkesa mbetet e fortë. Anketat tregojnë se tendenca drejt dietave të pasura me proteina po përshpejtohet: 71% e konsumatorëve amerikanë raportuan se përpiqeshin të hanin më shumë proteina vitin e kaluar, nga 59% në 2022. Analistët gjithashtu theksojnë ndikimin e ilaçeve GLP-1 për humbje peshe, të cilat nxisin përdoruesit të ruajnë një konsum më të lartë proteine për të mbajtur masën muskulore.

Kombinimi i furnizimit të ngushtë dhe apetitet të qëndrueshme ka mbajtur mishin e viçit si një faktor të fuqishëm të inflacionit në të dy anët e Atlantikut — dhe në SHBA, e ka kthyer hamburgerin në një çështje politike të nxehtë.

“Ku e ndjen konsumatori inflacionin më shumë? Këtu është kryesisht në dyqanet e ushqimeve dhe në pikat e karburantit,” thotë Arlan Suderman, ekonomist kryesor i mallrave në brokerin StoneX.

Nën presion për çmimet e ushqimeve, Trump tha në fund të tetorit se SHBA do të blinte më shumë mish argjentinas për të ulur çmimet.

Kjo nismë shkaktoi një kundër-reagim të shpejtë. “Ky plan vetëm krijon kaos në një kohë kritike të vitit për prodhuesit amerikanë të lopëve, ndërsa nuk bën asgjë për të ulur çmimet në dyqanet e ushqimeve,” thotë Colin Woodall, krye-ekzekutivi i Shoqatës Kombëtare të Blegtorëve të Viçit.

Megjithatë, administrata rriti kuotën vjetore të importit të Argjentinës nga 20,000 në 80,000 ton — rreth dy ditë furnizimi — dhe njëkohësisht njoftoi një plan veprimi për të mbështetur blegtorët amerikanë të lopëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump sulmoi fermerët, duke thënë se po përfitonin nga tarifat që kishte vendosur mbi mishin brazilian.
“Nëse nuk do të ishte për mua, blegtorët do të vazhdonin si gjithmonë në 20 vitet e fundit. E tmerrshme! Do të ishte mirë të kuptonin, por gjithashtu duhet të ulin çmimet e tyre, sepse konsumatori është një faktor shumë i rëndësishëm në mendimin tim!”

Çmimet e lopëve të gjalla dhe atyre për ushqim në tregjet e ardhshme ranë ndjeshëm si pasojë e postimit të presidentit.

“Ai ka shkaktuar një shkatërrim të jashtëzakonshëm të pasurisë brenda biznesit të lopëve,” thotë Maddux. “Kam humbur 500 dollarë për kafshë krahasuar me ku do të isha tre javë më parë… para se Trump të fliste.”

Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të hetojë “Katër të Mëdhenjtë” — Tyson Foods, JBS USA, Cargill dhe National Beef — për bashkëpunim të dyshuar dhe manipulim çmimesh, duke i akuzuar se nuk e kishin kaluar uljen e kostove të lopëve tek konsumatorët.

Në të enjten, Uashingtoni zbuloi një seri marrëveshjesh kornizë tregtare me Argjentinën, Ekuadorin, El Salvadorin dhe Guatemalën që përfshijnë masa për lehtësimin e tarifave mbi mallrat bujqësore, veçanërisht mishin e Argjentinës, si pjesë e asaj që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një nismë për “rikthimin e përballueshmërisë” në tregun e ushqimeve.

Pasojat politike kanë arritur deri në Uashington. Në një letër për Rollins dhe zyrtarët tregtarë amerikanë këtë muaj, më shumë se 30 anëtarë të Kongresit akuzuan administratën për “destabilizimin e tregjeve të lopëve” përmes komenteve impulsive dhe manovrave të shkurtër tregtare.
“Këto komente kanë kontribuar në ditë të shumta me limit të ulët në tregjet e ardhshme, të cilat janë drejtpërdrejt për shkak të insistimit të Presidentit për të diktuar politikën përmes rrjeteve sociale,” thuhet në letër. “Ndërsa kjo paqëndrueshmëri mund të mos shqetësojë miliarderët që Presidenti shpesh prioritizon, ka pasoja reale për blegtorët që po çojnë kafshët e tyre në treg.”

Administrata, thanë ata, po “shpëton ekonominë argjentinase në kurriz të fermerëve dhe blegtorëve amerikanë.”

Trump gjithashtu ka sulmuar gjigantët e përpunimit të mishit që dominojnë industrinë në SHBA. Ai urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të hetojë “Katër të Mëdhenjtë” për bashkëpunim dhe manipulim çmimesh, duke i akuzuar se nuk e kishin kaluar uljen e kostove tek konsumatorët.

Kompanitë mohojnë çdo shkelje, duke fajësuar çmimet rekord të lopëve dhe furnizimin të ngushtë global për inflacionin në pakicë. Por ky shqyrtim vjen mbi një valë padish antitrust. Gjatë dy viteve të fundit, McDonald’s ka paditur përpunuesit për koordinim të reduktimeve të furnizimit që nga viti 2015. JBS zgjidhi pretendimet përkatëse me 83.5 milion dollarë këtë vit pa pranuar përgjegjësi.

Portet kanë qenë pothuajse të mbyllura për importin e lopëve të gjalla nga Meksika pas zbulimit të parazitit screwworm më parë këtë vit.

Rollins thotë se veprimet e presidentit reflektojnë vendosmërinë e tij për të sfiduar interesat e ngulitura — madje edhe ato që kishin dhuruar shumë për fushatat republikane. “Kushdo që mendon se ky president do të marrë vendime bazuar te donatorët e tij, nuk ka ide se çfarë njeriu është,” thotë ajo. “Ai, herë pas here, do të vendosë amerikanët përpara miqësive, marrëdhënieve apo bazës së donatorëve.”

Shumë në industri dyshojnë se dy qëllimet janë të pajtueshme. “Mendoj se duhet të lehtësojnë disa nga barrat financiare mbi blegtorët amerikanë që të mund të prodhojmë më shumë dhe të rrisim tufën tonë dhe të forcojmë operacionet tona,” thotë Feigl, blegtorja nga Teksasi. “Ka kaq shumë opsione të tjera përveç importimit të mishit nga Argjentina, apo jo?”

Të tjerë argumentojnë se Trump, matematikani politik, e ka të sigurtë se blegtorët do të qëndrojnë me të, dhe se shpërblimi më i madh është tek miliona zgjedhës që hanë hamburgerë.
“Ka shumë më shumë konsumatorë mishi se sa prodhues,” thotë Maddux.

Financial Times – Gazetasi.al

The post Pse po rritet çmimi i mishit të viçit? appeared first on Gazeta Si.

Fermerët në Europë në prag të një krize të madhe ndërsa çmimet e mallrave bujqësore bien

1 December 2025 at 10:31

Në “shportën e bukës” të Anglisë lindore, moti i thatë dhe i artë i vjeshtës ka qenë ideal për mbjelljen e drithërave. Pas rendimentit të ulët të vitit të kaluar, kjo duhej t’u jepte pak lehtësim fermerëve si Charles Bracey. Por këtë vit nuk ndodhi kështu.

“Po mbjellim këtë javë duke e ditur se nuk do të fitojmë asnjë qindarkë prej kësaj,” tha fermeri 60-vjeçar, i cili rrit grurë, panxhar sheqeri dhe perime në dy ferma që së bashku përbëjnë 1.000 hektarë midis fshatrave Postwick dhe Stalham në Norfolk. “Çmimet janë të tmerrshme dhe nuk duket se do të përmirësohen.”

Mallrat bujqësore si drithërat dhe sheqeri kanë rënë ndjeshëm në tregje ndërsa furnizimet globale janë rritur. Fermerët europianë po vuajnë, pasi përballen me kosto të larta të inputeve dhe konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga prodhuesit globalë.

Çmimet e grurit në bursën e Parisit kanë rënë më shumë se 20% këtë vit, duke arritur nivele më të ulëta prej vitesh, të ndikuara nga korrjet e bollshme në Rusi, Australi dhe disa pjesë të Amerikës së Jugut. Ndërkohë, spekulatorët po shtojnë bastet për rënie të mëtejshme, me fondet e investimit që shtuan më shumë se 280.000 pozicione të shkurtra të reja në kontratat e grurit gjatë javës deri më 21 nëntor.

Për kultivuesit britanikë, rënia ka qenë brutale. Çmimet e grurit janë sot pak më shumë se gjysma e niveleve të vitit 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, kostot e plehrave, karburantit dhe makinerive, të fryra gjatë krizës energjetike, mezi kanë rënë.

Rendimenti i grurit në Mbretërinë e Bashkuar ra këtë vit pas shirave të dendur të dimrit të kaluar.

Për fermerët në Europë, “situata nuk është aspak e mirë,” tha Ole Hansen, kreu i strategjisë së mallrave në Saxo Bank. Ka një hendek të madh midis “grurit që del nga ferma” dhe çmimit të bukës “kur arrin në dyqan”.

Ndërsa korrja e ardhshme në Norfolk duket premtuese, rendimentet e grurit në Britani ranë këtë vit për shkak të reshjeve ekstreme të dimrit. Por sepse tregjet ndërkombëtare janë të mbushura, kjo nuk përkthehet në çmime më të larta.

“Është stuhia perfekte: rendiment i ulët dhe çmime të ulëta,” tha Nick Hood, partneri i biznesit të Bracey-t, i cili po bashkon operacionet e tyre me një të tretë për të shpërndarë kostot fikse. “Në pjesën bimore, thuajse kudo po përballemi me marzhe negative.”

“Kemi mot rajonal dhe tregje globale,” shtoi ai. “Hambaret janë gjysmë bosh dhe s’vlen shumë.”

Presioni financiar po nxit ristrukturime të dukshme. Brown & Co, shtëpia më e madhe britanike e ankandeve bujqësore, thotë se numri i makinave bujqësore në shitje është rritur ndjeshëm. “Është e vështirë të gjesh një ditë pa ankand,” tha partneri Simon Wearmouth. “Nuk e kam parë kurrë kalendarin kaq të mbushur.”

Edhe pse tregjet e drithërave po bien, konsumatorët britanikë kanë parë pak ulje në çmimin e bukës, birrës apo produkteve të pjekura. Kjo sepse lënda e parë përbën vetëm një pjesë të vogël të çmimit final. Në një bukë që kushton 1.50 £, gruri përbën vetëm 16.5–22.5 peni, sipas llogaritjeve të Financial Times bazuar në të dhëna të Bordin të Bujqësisë dhe Hortikulturës. Maltet përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të çmimit të një birre. Energjetika, paketimi, transporti dhe përpunimi, si dhe fitimet e pakicës, përbëjnë pjesën më të madhe të çmimit.

Inflacioni vjetor i ushqimeve në Britani ishte 4.9% në tetor, nga 4.5% në shtator. Rritja është nxitur nga pesë produkte; mishi i viçit, gjalpi, qumështi, kafja dhe kakaoja, ku mungesat globale kanë ngritur çmimet.

“Viçi lart, gruri poshtë,” tha Wearmouth. “Çmimi i mishit të viçit është i fortë… por nëse je vetëm prodhues bimor dhe nuk ke ujë për vaditje për kultura më të vlefshme, presioni është i madh.”

Në Francë, situata është po aq e rëndë. Në një vend ku panxhari i sheqerit është kulturë kryesore, prodhuesit e përshkruajnë sektorin si në rrezik ekzistencial, pasi çmimet globale të sheqerit kanë rënë pothuajse 50% në një vit.

“Ky është një problem serioz,” tha Timothé Masson nga shoqata franceze e kultivuesve të panxharit. “Prodhuesit po kultivojnë me humbje. Këtë mund ta bësh për një vit, por jo për disa.”

Lehtësitë tregtare për Afrikën e Jugut, vendet Mercosur dhe eksportuesit tradicionalë të kallamit kanë shtuar furnizimin në një treg ku konsumi europian është i qëndrueshëm ose në rënie. Rezultati, sipas Masson, ka qenë mbyllja e fabrikave gjashtë fabrika janë mbyllur në Francë që nga përfundimi i kuotave të sheqerit të BE-së në 2017 dhe më shumë pritet të mbyllen nëse çmimet e vitit 2026 nuk rikuperohen.

“Është një krizë e vërtetë,” tha fermeri francez Guillaume Gandon, i cili kultivon rreth 70 hektarë panxhar. Fermerët po “kultivojnë me humbje” pasi kostot e prodhimit u rritën pas vitit 2022, ndërsa rendimentet ranë, dhe “kemi humbur nëntë tonë për hektar në 10 vjet” për shkak të kufizimeve të pesticideve. Ndërkohë, “sheqeri i kallamit nga Brazili ose India arrin me çmime shumë të ulëta, ne nuk mund të konkurojmë me këtë.” Nëse çmimet nuk rimëkëmben së shpejti, sektori do të shembet.

Një tregtar i vjetër sheqeri tha: “E gjithë industria është në panik, kompanitë po humbasin para dhe po i luten fermerëve të mos mbjellin panxhar vitet e ardhshme.” Ai shtoi se jo vetëm oferta e sheqerit është rritur, por kërkesa ka rënë sepse europianët po heqin dorë nga ëmbëlsirat, të cilat shihen gjithnjë e më shumë si të pashëndetshme.

Prodhuesit në të dy anët e Kanalit theksojnë një problem strukturor: standardet e larta të mjedisit dhe punësimit në Europë, megjithëse të pëlqyera politikisht, e bëjnë prodhimin shumë më të shtrenjtë sesa në vendet kryesore eksportuese.

Në Brazil dhe Indi, kultivimi i kallamit përfiton nga klima të favorshme, prona të mëdha të integruara vertikalisht dhe rregulla më të buta mbi pesticidet dhe punën. “Nëse e hapni plotësisht tregun për Brazilin, mund të mbyllni gjithë sektorin europian të panxharit,” tha Masson. “Ne s’do t’i arrijmë kurrë ato kosto.”

Fermerët britanikë të drithërave bien dakord. Pas daljes nga BE, pagesa bazë që dikur stabilizonte të ardhurat është hequr pothuajse plotësisht në Angli, në favor të pagesave për përmirësime mjedisore ose mirëqenie të kafshëve. Ndërkohë, fermerët në Skoci, Uells dhe BE vazhdojnë të marrin subvencione të konsiderueshme për sipërfaqe.

“Fusha e barabartë e lojës ka marrë fund,” tha Bracey. “Humbëm aleatin tonë më të mirë, francezët në negociatat e Brexit. Tani jemi vetëm.”

Një tjetër barrë për sektorin bujqësor britanik është reforma e planifikuar e taksës së trashëgimisë. Nga prilli 2026, vetëm 1 milion £ e parë e aseteve bujqësore ose biznesit do të kualifikohet për lehtësim të plotë; pjesa tjetër do të tatohet realisht me 20%.

Këshilltarët thonë se ndryshimi po ndikon planet e trashëgimisë në një sektor të dominuar nga bizneset familjare. Me të ardhurat nën presion dhe shumë të rinj që nuk duan të marrin përsipër fermat, perspektiva e një detyrimi të ri tatimor po i shtyn disa pronarë më të vjetër të konsolidojnë, ristrukturojnë ose shesin tokë.

“Kur fermerët largohen, largohen dhe  njohuritë e tyre” tha Hood. “Kjo është ajo që më shqetëson.”/Financial Times

The post Fermerët në Europë në prag të një krize të madhe ndërsa çmimet e mallrave bujqësore bien appeared first on Gazeta Si.

Hobi po shkon drejt zhdukjes!

29 November 2025 at 14:06

Gazeta Si – Që në vitin 1997, një artikull i “New York Times” argumentonte se hobit po zhdukeshin për shkak të rënies së kohës së lirë dhe popullaritetit të formave të tjera të argëtimit, siç është televizioni dhe aktiviteteve të tjera, si shkuarja në palestër.

Sot, edhe më shumë, ndjesia është se çdo aktivitet që është një qëllim në vetvete dhe kërkon një sasi të caktuar përkushtimi, është bërë i papajtueshëm për shumë njerëz me një hapësirë ​​të shkurtër vëmendjeje dhe një jetë më kaotike.

Por kjo nuk është e gjitha. Një fakt që mund të ketë përshpejtuar zhdukjen e hobive në kohët më të fundit, shkroi “Atlantic”, është se ndjekja e tyre është bërë më e shtrenjtë se në të kaluarën, veçanërisht që nga pandemia, për shkak të rritjes së kostos së lëndëve të para.

Kjo vlen për karremin në peshkimin sportiv, municionin në qitje dhe në përgjithësi për të gjitha mjetet, pajisjet, manualet dhe materialet e konsumueshme që shpesh nevojiten për të ndjekur një hobi: nga modelimi te golfi, nga puna me grep te fotografia, nga lojërat në tavolinë te kopshtaria.

Shkurt, një hobi ose pasion, është bërë, nëse jo një luks, një aktivitet më pak i arritshëm sesa në të kaluarën.

Ky është një implikim i rëndësishëm, sepse për një kohë të gjatë, një nga efektet pozitive indirekte të hobit ishte pikërisht aftësia për të nxitur takime midis njerëzve me prejardhje dhe të ardhura të ndryshme shoqërore përmes një pasioni të përbashkët.

Një motoçiklist në një tubim të pasionuarve të motoçikletave me porosi në Pattaya, Tajlandë

Edhe thjesht bashkëveprimi në një forum online midis entuziastëve të trenave elektrikë, për shembull, një mënyrë vullnetare dhe spontane për të krijuar dhe mirëmbajtur një komunitet në të cilin ndarja e përvojave dhe informacionit rreth atij hobi është një përparësi, dhe në të cilin ndryshimet socioekonomike dhe kulturore midis pjesëmarrësve kanë pak rëndësi.

Duke iu referuar solidaritetit dhe tolerancës që zhvillohen brenda grupeve të këtij lloji, sociologu amerikan Gary Alan Fine, foli në vitin 2015 për “komunitete të buta”.

Ato karakterizohen nga një “infrastrukturë e përbashkët”, si kulturore, ashtu edhe fizike (një fushë golfi, një pistë bulingu ose diçka tjetër), e cila i ndihmon njerëzit të ndihen pjesë e diçkaje.

Dhe kjo ndodh pavarësisht nivelit të tyre të ekspertizës, duke mundësuar marrëdhënie që ka të ngjarë të jenë të ndryshme në jetën e tyre të përditshme.

My Bloody Valentine në koncert në Dublin, 22 nëntor 2025

Një hipotezë tjetër e sugjeruar për të shpjeguar rënien e hobive është se dëshira për të shkëlqyer dhe konkurrenca, qëndrime të inkurajuara gjithashtu vitet e fundit nga mediat sociale, i kanë bërë aktivitetet jopopullore të ndërmarra thjesht për kënaqësinë e kryerjes së tyre, pa qëllimin për t’i shndërruar ato në një karrierë ose për të qenë ndër më të mirët në to.

Në teori, kjo është pikërisht ajo që përfaqësojnë hobit; në fakt, ato veprojnë si një kundërpeshë ndaj punës.

“Në një epokë të përcaktuar nga maksimalizmi dhe monetizimi, është më e vështirë të jesh amator. Nëse jemi të mirë në diçka, duam të punojmë shumë dhe madje të fitojmë para”, shkroi Joshua Rothman në “New Yorker”. Në një farë mënyre, hobit janë kanibalizuar edhe nga një orientim i përgjithshëm konsumist, shtoi ai.

Reklamimi u tregon njerëzve se njerëzit krijues dhe të suksesshëm ka një hobi, por “menuja” nga e cila mund të zgjedhësh, është ende e kufizuar në hobi të pranueshme shoqërisht nga të cilat promovuesit mund të fitojnë para.

Një komplet modeli në shkallë të gjerë i aeroplanit luftarak britanik Hawker Hunter, nga kompania e modeleve të avionëve Airfix, e cila falimentoi në vitin 2006 dhe u ble nga kompania e trenave elektrikë Hornby Railways

Një problem themelor është se hobit kërkojnë që personi që e përfaqëson, të përmbushë kushte që nuk janë gjithmonë të garantuara sot: një nivel i caktuar disponueshmërie parash dhe kohe të lirë, të cilat shpesh thithen nga aktivitete të tjera, kryesisht argëtim, që tentojnë ta konsumojnë atë me bollëk (nga mediat sociale te serialet televizive).

Për më tepër, paratë janë të nevojshme për të përballuar blerjen e produkteve – karrem, municione, ngjyra, lente kamerash ose të tjera – të nevojshme për hobi, por që blihen dhe përdoren edhe për qëllime profesionale.

Kjo rrit kostot, por gjithashtu i bën njerëzit të marrin në konsideratë shndërrimin e hobi-t të tyre në një karrierë, duke pasur parasysh se kostot e ndjekjes së tij vazhdojnë të rriten.

Por çështja, sipas Rothman, është se ata që kanë një hobi, duhet t’i rezistojnë këtij tundimi, “duke u përpjekur të jenë kompetentë por jo profesionistë, krijues, por jo produktivë, ambiciozë, por jo në ankth”.

Dhe mundësitë për amatorizëm janë zvogëluar progresivisht me kalimin e kohës, ndoshta edhe për shkak të bollëkut të informacionit dhe këshillave në internet, gjë që i ka bërë manualet e panevojshme, prej kohësh pikënisje për çdo hobiist.

Në një farë mase, përfundon Rothman, ajo që e bën një aktivitet hobi është “si e bën atë që bën”, dhe jo ajo që bën.

Është e mundur që për disa njerëz, edhe palestra të jetë një pasion i pastër, pa qëllime: një hobi, shkurt.

Për shumë të tjerë, është thjesht një mënyrë për t’u ushtruar për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të jetuar më gjatë në gjendje më të mirë fizike.

Për më tepër, të dyja gjërat, hobi dhe shëndeti, nuk përjashtojnë njëra-tjetrën: disa studime të kohëve të fundit tregojnë se kryerja e detyrave të ngadalta manuale, siç është thurja, prodhon përfitime afatgjata për kujtesën, vëmendjen dhe funksionin motorik.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Hobi po shkon drejt zhdukjes! appeared first on Gazeta Si.

Rënia e Bitcoin, një paralajmërim për tregjet

29 November 2025 at 13:12

U deshën 17 vite, shumë investime, shumë shpresë dhe shumë premtime…të thyera, por më në fund një nga inovacionet kryesore që ka lindur nga epoka e krizës së madhe financiare më solli një të mirë: djali im përgatiti darkën mbrëmë.

Në mënyrë të ngjashme, Bitcoin, paketa e luhatshme e premtimeve dhe potencialit që u lançua rreth të njëjtës kohë me Marti, djalin tim, ka kryer në javën e fundit një shërbim mjaft të dobishëm. Mbështetësit më kanë thënë për vite me radhë se Bitcoin është para (nuk është, me të vërtetë), se është mburojë kundër inflacionit (pfff), ose një aset strehimi për kohë stresi (qesharake), por rezulton se funksioni i tij më i dobishëm është të shërbejë si sistem paralajmërimi i hershëm që tregjet nuk janë mirë. Në disa raste së fundmi, rënia e papritur e Bitcoin ka çuar në një ulje të aksioneve globale. Bitcoin bie, aksionet ndjekin. Dhe ka rënë shumë, rreth një të tretën që nga fillimi i tetorit, në rreth 84.000 dollarë. Vetëm edhe 84.000 dollarë për të arritur vlerën e drejtë.

Aksionet kishin rifituar disi pozicion pas një fillimi të pasigurt, pas rezultateve të forta të fitimeve nga gjigandi i prodhimit të çipeve, Nvidia, të mërkurën. Por ishte një rënie në çmimin e Bitcoin që prishi përsëri humorin të enjten, dhe aksionet ndoqën shpejt. Ky gjigant i kriptove është tani barometri kryesor i investitorëve të zakonshëm për ndjesi dhe entuziazëm spekulativ, një aplikim vërtet të dobishëm.

Kjo mund të rezultojë të jetë një mjet shumë i vlefshëm për investitorët ndërsa kalojmë nga debati mbi nëse jemi në një flluskë investimi në inteligjencën artificiale — shumica e investitorëve me të cilët kam folur kohët e fundit bien dakord se jemi, ose së paku se rëniet në javët dhe muajt e ardhshëm pas një rritjeje spektakolare janë thuajse të sigurta. Nuk është domosdoshmërisht një kolaps, por një korrigjim, ndoshta disa prej tyre. Në vend të kësaj, debati kryesor është se kur dhe si të dalim.

Përgjigja e zakonshme është të jesh gjithmonë i diversifikuar, dhe ndonëse kjo është e drejtë, shmangia e aksioneve të teknologjisë së madhe do të thotë se ndoshta keni sakrifikuar shumë fitime këtë vit. Ata që përpiqen të përcaktojnë kohën e tregut përballen me një detyrë më të ndërlikuar. Dalja nga aksionet shumë herët rrezikon të humbësh shkallët e fundit të renditës. Të jesh i hershëm në thelb është e njëjtë me të gabuar.

Kjo është e bezdisshme, për një gjë, por për profesionistët, gjithashtu mund të kufizojë karrierën. Askush në menaxhimin e fondeve nuk e pëlqen bisedën me shefin për të shpjeguar pse kanë mbetur pas treguesve më bazë të aksioneve duke u përpjekur të jenë tepër të zgjuar. Përveç kësaj, edhe nëse e bëni, me fat ose aftësi, të dilni në kohë, të kuptoni se kur të hyni përsëri është gjithashtu një punë e kotë. Shumë herët, humbni para dhe dukeni budallenj. Shumë vonë, humbisni kthesat e mëdha në rrugën e ngritjes përsëri, duke humbur një pjesë të konsiderueshme të performancës.

Në një prezantim këtë javë, Mark Haefele, drejtor i investimeve në UBS Global Ëealth Management, reflektuar mbi këtë pikë. Ai pranon se shumë “lavdi dhe shpresa” janë tani të integruara në tregtinë e AI, dhe nuk është “100 për qind i sigurt” se do të vazhdojë të rritet. Por ai zgjedh të jetë optimist, po diversifikon për të shmangur mbështetjen e tepruar në një grup të vogël aksionesh, dhe padyshim që ka të drejtë se edhe nëse kjo temë bie, mund të jenë muaj, madje vite larg nga kjo të ndodhë.

Haefele kujtoi vitin 1999, pak para kolapsit (jo korrigjimit, një kolaps i vërtetë) të aksioneve dotcom, ai po menaxhonte paratë e të tjerëve dhe ishte thellësisht i shqetësuar për një flluskë, dhe ia tha klientëve. Në atë kohë ai ishte tepër pessimist. “U ndjemë tmerrësisht keq,” tha ai. “Ishim shumë herët dhe dukeshim budallenj për një kohë.” Më vonë u vërtetua, sigurisht, por të mos dukesh budalla është një element i rëndësishëm, shpesh i nënvlerësuar, i mënyrës se si funksionojnë tregjet dhe investimet.

Në Amundi, menaxheri europian i pasurive me bazë në Paris, disponimi është i ngjashëm. Drejtori i investimeve Vincent Mortier tha këtë javë se është i shqetësuar për xhepa të shpenzimeve të tepruara për teknologjinë dhe infrastrukturën e AI. Tregjet mund të jenë në një pikë kthimi tani, por njëkohësisht mund të rifillojnë së shpejti.

“E di që jeni në një flluskë kur ajo shpërthen,” tha Mortier. Një rënie e madhe e aksioneve të teknologjisë së madhe mund të jetë një “masakër,” shtoi ai. Por koha është gjithçka. Përgjigjja e tij është të mbajë ato aksione për tani, por të blejë politika sigurimi kundër një rënieje. Mbrohuni, mos shitni, është motoja. Sakrifikimi i një performance të vogël në opsionet që paguajnë në një rënie është më pak hidhur se shitja e aksioneve të suksesshme shumë herët.

Mortier nuk ka ndarje për Bitcoin, por e ndjek atë jashtëzakonisht me kujdes, pasi shërben si një kujtesë se “pema nuk rritet drejt qiellit.” Një kolaps i plotë i tregut në fund të këtij viti ose në ndonjë moment të 2026 është ende një rrezik i largët. Rëniet dhe korrigjimet, nga ana tjetër, janë shumë të mundshme. Të mbash një sy mbi çmimin e Bitcoin si një tregues i disponimit të tregut mund të ndihmojë në navigimin e këtij periudhe shumë sfiduese.

Shkruar nga Katie Martin, pjesë e bordit editorial në Financial Times

The post Rënia e Bitcoin, një paralajmërim për tregjet appeared first on Gazeta Si.

Kriza imobiliare po i shtyn të rinjtë drejt nihilizmit ekonomik

28 November 2025 at 14:05

Është bërë tashmë traditë që çdo gjeneratë e re të etiketohet si “dembele dhe e papërgjegjshme” nga më të vjetrit, por Gen Z është përballur me akuza nga më të rëndat. Brezi i 20 e ca vjeçarëve, njohur si Gjenerata Z, akuzohen se përtojnë të punojnë, i pëlqen të shpenzojnë në luks dhe janë të gatshëm të investojnë në asete risku, si kriptomonedhat apo NFT-të.

Ka dy dallime të mëdha midis Gen Z dhe brezave paraardhës. E para është se në vend që ata t’i shtypin këto stereotipizime, kanë vendosur t’i përqafojnë, duke krijuar edhe neologjizma të reja madje. E dyta është se studimet kanë gjetur se këto sjellje janë përgjigje racionale ndaj përkeqësimit të perspektivave ekonomike: veçanërisht, pamundësia për të blerë një pronë.

Në një studim të botuar javën e kaluar, ekonomistët në Universitetin e Çikagos dhe Universitetin Northëestern përdorën të dhëna të detajuara mbi transaksionet me karta, pasurinë dhe qëndrimet e amerikanëve për të demonstruar se përpjekjet e reduktuara të punës, rritja e shpenzimeve të kohës së lirë dhe investimet në asete financiare të rrezikshme (duke përfshirë kriptot) janë të gjitha në mënyrë disproporcionale të zakonshme në mesin e të rinjve të cilët përballen me një pamundësi për të patur një ditë një shtëpi të tyre.

Në të kundërt, hulumtimi i Seung Hyeong Lee dhe Younggeun Yoo zbulon se ata për të cilët pronësia e shtëpisë është një mundësi më realiste në afat të mesëm, ose që e kanë arritur tashmë, marrin më pak rreziqe dhe përpiqen më shumë në punë.

Për të rinjtë britanikë, me mundësi më të pakëta financiare, shansi i ndërmarrjes së risqeve financiare është më i lartë se shokët e tyre me më shumë para.

Më e rëndësishmja, Lee dhe Yoo përdorin të dhënat e serive kohore dhe çmimet lokale të banesave për të treguar se lidhja midis banesave të papërballueshme dhe sjelljes ekonomike duket të jetë shkakësore. Rritjet e fundit në marrjen e rrezikut financiar, shpenzimet e kohës së lirë dhe reduktimi i përpjekjeve të punës i përgjigjen ndryshimit të stimujve ekonomikë. Ndërsa përballueshmëria e banesave përkeqësohet, ata që besojnë se janë të bllokuar nga pronësia e shtëpisë, përdorin një përzierje bastesh me rrezik të lartë dhe atë që komentatorja ekonomike amerikane Kyla Scanlon e quan “nihilizëm financiar” – pse të përpiqemi dhe të kursejmë kur nuk do të jetë e mjaftueshme për t’ia dalë gjithsesi?

Gjetjet mbi përpjekjet në punë janë veçanërisht të dukshme. Gen Z shpesh karakterizohet si me mungesë elasticiteti në vendin e punës; shumë punonjës të rinj kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre për punën “nëntë deri në pesë”. Provat sugjerojnë se këto besime dhe sjellje në ndryshim janë të bazuara në realitetin ekonomik ndërsa ai evoluon. Nuk është se brezat e mëparshëm ishin më të angazhuar në punën e tyre sepse punët në atë kohë ishin emocionuese, është se të punuarit dikur ishte një mjet për një qëllim. Kur shpërblimi, pasja e një shtëpie, nuk vjen më, e gjitha kjo është e kotë.

I njëjti përfundim del nga rëndësia në rritje e ndihmës prindërore për të ngjitur shkallët e suksesit. Për shumicën që blejnë shtëpi për herë të parë në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Australi, pengesa më e madhe nuk është paga, por pagesa e garancisë (kapari). Pse të rrish deri vonë në zyrë për të mbaruar atë projekt me shpresën e një rritjeje modeste page kur e di që në fund do të të duhet një paradhënie gjashtëshifrore, krijimi i së cilës mund të marrë dekada, pavarësisht përpjekjeve?

Rezultatet e këtyre studimeve kanë implikime të rëndësishme.

Së pari, ato tregojnë urgjencën kritike të adresimit të krizës së përballueshmërisë së blerjes së shtëpive. Ndikimi, siç mund ta shohim tani, po destabilizon ekonominë dhe shoqërinë më të gjerë, duke i vendosur shumë të rinj në një rrugë financiare të pasigurt ku hapat e gabuar mund të rezultojnë në paaftësi rikuperimi.

Së dyti, ato theksojnë rëndësinë e ofrimit të edukimit financiar për të rinjtë, që u nevojitet për të lundruar në një botë të re, ku për shumë veta shpresa e vetme për sukses është marrja e rreziqeve të mëdha monetare. Njëzetvjeçarët e sotëm kanë shumë më shumë gjasa të përfundojnë si qiramarrës gjatë gjithë jetës sesa prindërit e tyre. Kjo do të thotë që ata do të kenë nevojë për më shumë udhëzime se brezat e kaluar mbi mjetet e tjera të akumulimit të pasurisë, si dhe aftësitë dhe mbështetjen për të ditur se loja nuk ka mbaruar ende.

Është shumë mirë të ankohesh për nihilizmin ekonomik të brezave të rinj por ata thjesht po luajnë me letrat që kanë në dorë.

Shkruar nga John Burn-Murdoch, kolumnist dhe raportuesi kryesor i të dhënave ekonomike për Financial Times.

The post Kriza imobiliare po i shtyn të rinjtë drejt nihilizmit ekonomik appeared first on Gazeta Si.

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri fituan shumë, por dëmshpërblyen më pak

28 November 2025 at 11:57

Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka përjetuar rritje konstate përgjatë muajve të shkuar, por dëmshpërblimet për qytetarët shfaqen në rënie.

Sipas të dhënave të periudhës janar-tetor, kompanitë e sigurimeve kanë arkëtuar rreth 22.4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore të konsiderueshme prej 10.5%. Kjo rritje e vëllimit tregon një zgjerim të tregut, gjë që reflektohet edhe në numrin e kontratave, i cili arriti në 1.38 milionë me një rritje prej 5% nga viti i kaluar.

Pavarësisht këtij fluksi në rritje të primeve, tregu ka shfaqur një anomali në lidhje me dëmshpërblimet e paguara për klientët. Shuma totale e dëmshpërblimeve është ulur me 0.02% nga një vit më parë, duke arritur në 6.2 miliardë lekë.

Kjo kontradiktë bëhet më e thellë kur analizohet vetëm 10-mujori, ku kompanitë kanë paguar 2% më pak dëmshpërblime se vitin e shkuar, ose rreth 6.9 miliardë lekë. Pjesa dërrmuese e këtyre pagesave, 5.2 miliardë lekë, ishin dëmshpërblime të sigurimit motorik, po ashtu me rënie.

Tregu dominohet fuqishëm nga policat e detyrueshme, të cilat zënë pothuajse 62% të totalit. Pjesa tjetër konsiston në sigurimet vullnetare.

Më tej, segmenti i jo-jetës (kryesisht sigurimet motorike) dominon me rreth 92% të totalit.

Sigurimet e jetës zënë vetëm 8% të totalit të tregut.

Një segment që po shfaq shenja pozitive rritjeje është ai i sigurimit të pronës. Nga sigurimi i pronës, kompanitë arkëtuan 3.6 miliardë lekë, kryesisht për sigurimin nga zjarri dhe dëmtime të tjera. Kjo kategori u rrit me 4.53% në një vit.

The post Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri fituan shumë, por dëmshpërblyen më pak appeared first on Gazeta Si.

Alarm ushqimor/ 700 kg mandarina me pesticide në treg, AKU pa pistë për burimin

By: armand
28 November 2025 at 10:42

Një kontroll rutinë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në tregun e Tiranës ka zbuluar se mandarina të mbushura me pesticide kanë përfunduar pa pengesë në tryezat e qytetarëve. Analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) konfirmuan praninë mbi normë të insekticidit Pirimiphos-methyl, një substancë që përdoret për mbrojtjen e frutave, […]

The post Alarm ushqimor/ 700 kg mandarina me pesticide në treg, AKU pa pistë për burimin appeared first on BoldNews.al.

Tregu celular po ‘korrigjohet’/ Shqiptarët, interes për telefonatat pa internet

24 November 2025 at 12:39

Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme prej më shumë se 10% gjatë periudhës prill–qershor, sipas të dhënave më të fundit të AKEP.

Trafiku i internetit ka vijuar të rritet dhe për tremujorin e dytë janë konsumuar 62 milionë gigabyte, me rritje 13% nga një vit më parë. mesatarisht, një qytetar ka konsumuar 9.84 gb internet në muaj, me rritje 11%.

Për periudhën, AKEP regjistron 3.26 milionë karta SIM dhe 2.49 milionë përdorues aktivë, që po ashtu kanë pësuar rënie me 1.1%. Përdoruesit e internetit janë rritur me rreth 2% në raport vjetor. Thirrjet telefonike me lidhje interneti u rritën me 8.8% dhe duken më të preferuarat, ndonëse po humbin terren dhe ka një zhvendosje drejt rrjetit pa internet. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në periudhën prill-qershor 2025 ishte 60%/39%, kundrejt 61%/37% një vit më parë. Shqiptarët kanë shpenzuar 1 miliardë minuta komunikim pa lidhje interneti.

Nga ana tjetër, SMS-të jashtë internetit kanë rënë me 2% dhe sipas llogaritjeve, një përdorues dërgon rreth 13 mesazhe celulare në muaj, në total 98 milionë në 3 muaj.

One Albania mbetet kompania më e madhe në treg më më shumë se 2 milionë përdorues dhe Vodafone me rreth 1.8 mln të tillë. Por AKEP raporton se ONE ka një reduktim me 12% të abonentëve, ndërs Vodafone me 8.5%.

The post Tregu celular po ‘korrigjohet’/ Shqiptarët, interes për telefonatat pa internet appeared first on Gazeta Si.

Rënia e kriptomonedhave po gërryen pasurinë e familjes Trump

24 November 2025 at 12:06

Në mandatin e dytë si president, pasuria e familjes së Donald Trump u ndikua dhe nga kriptomonedhat. Tashmë, Trump dhe ndjekësit e tij po përjetojnë rënien e fortë të këtij tregu.

Vlera e një memecoin me markën Trump ka rënë me rreth një të katërtën që nga gushti. Pjesa e Eric Trump në një ndërmarrje të minierave që prodhohet Bitcoin ka humbur afërsisht gjysmën e vlerës nga kulmi i saj. Ndërkohë, aksionet e kompanisë së rrjeteve sociale të Trump, e cila këtë vit filloi të grumbullojë Bitcoin, po qarkullojnë pranë minimumit historik.

Kjo rënie është pjesë e një goditjeje të gjerë të tregut që ka fshirë mbi 1 trilion dollarë nga vlera e aseteve digjitale. Pasuria e familjes Trump ka zbritur në rreth 6.7 miliardë dollarë nga 7.7 miliardë në fillim të shtatorit, sipas Bloomberg Billionaires Index, një rënie kryesisht e lidhur me ekspozimin gjithnjë e më të madh të tyre në projektet kripto.

Këto zotërime përfshijnë marrëveshje komplekse që shkojnë përtej bastit të drejtpërdrejtë mbi çmimet e kriptomonedhave. Investitorët e zakonshëm, të cilët tashmë kanë më shumë mënyra se kurrë për të investuar në projekte të lidhura me Trump, rrezikojnë humbje të mëdha. Çdokush që ka blerë memecoin-in e Trump në kulmin e tij, pas njoftimit të fundjavës së inaugurimit, deri tani do të kishte humbur pothuajse të gjithë investimin.

Eric Trump, djali i dytë i presidentit, thotë se mbetet i patundur. Ai ka inkurajuar vazhdimisht investitorët të “dyfishojnë” pozicionet, edhe gjatë rënieve të tregut kripto.

“Çfarë mundësie e shkëlqyer blerjeje,” tha ai në një deklaratë për Bloomberg News. “Njerëzit që blejnë gjatë rënieve dhe përqafojnë luhatjet do të jenë fituesit përfundimtarë. Nuk kam qenë kurrë më optimist për të ardhmen e kriptomonedhave dhe modernizimin e sistemit financiar.”

Është e vërtetë që, që nga krijimi në vitin 2009, Bitcoin ka kaluar disa rënie të thella, vetëm për t’u ngjitur edhe më lart me kalimin e kohës. Por familja Trump ka një “jastëk sigurie”: edhe pse zotërojnë kripto dhe aksione të kompanive të lidhura me kripton që po humbasin vlerë, ata fitojnë para në mënyra të tjera përmes përfshirjes së tyre në industri.

Për shembull platformën kripto që ata bashkëthemeluan, World Liberty Financial edhe pse vlera në letër e kriptove të tyre ka rënë, ata janë sërish të autorizuar të marrin një pjesë të të ardhurave nga shitja e monedhës pavarësisht çmimit.

“Investitorët e vegjël mund të vetëm të spekulojnë,” tha Jim Angel, profesor finance në Georgetoën University. “Trumpët jo vetëm që mund të spekulojnë; ata mund të krijojnë tokenë, t’i shesin dhe të fitojnë para nga këto transaksione.”

Trump Media: Humbje prej 800 milionë dollarësh

Aksionet e Trump Media & Technology Group Corp., kompania mëmë e Truth Social, ranë në një minimum rekord të mërkurën. Një pjesë e rënies lidhet me lëvizjen e keq-koordinuar të kompanisë drejt kriptos.

Vlera e pjesës së presidentit ka rënë me rreth 800 milionë dollarë që nga shtatori. Ai është aksioneri më i madh i firmës, me pjesën e tij të mbajtur në një fond besimi të administruar nga djali i tij i madh, Donald Trump Jr.

Kompania, e cila operon me humbje, bleu rreth 11,500 Bitcoin për rreth 2 miliardë dollarë, me një çmim mesatar prej rreth 115,000 dollarësh, duke regjistruar humbje rreth 25%.

Ajo gjithashtu ka grumbulluar token-in CRO, i emetuar nga Crypto.com, i cili ka humbur rreth gjysmën e vlerës që nga shtatori.

World Liberty Financial: Rreth 3 miliardë dollarë humbje në vlerë në letër

Token-i zyrtar WLFI ka rënë nga 26 cent në rreth 15 cent. Familja Trump zotëron një sasi të madhe WLFI, e cila në kulm vlente rreth 6 miliardë dollarë, ndërsa sot vlen rreth 3.15 miliardë.

Në gusht, kompania shiti një pjesë të tokenëve te korporata Alt5 Sigma, duke siguruar 750 milionë dollarë në para dhe aksione — një marrëveshje e leverdishme për Trumpët, edhe pse aksionerët e Alt5 pësuan rënie prej 75%.

Në total, familja ka përfituar rreth 900 milionë dollarë nga shitjet e tokenëve ËLFI.

American Bitcoin: Të paktën 330 milionë dollarë humbje

Eric dhe Donald Trump Jr. krijuan kompaninë American Bitcoin Corp. së bashku me Hut 8 Corp. Eric zotëron rreth 7.5%.

Aksionet u rritën në 9.31 dollarë në shtator, duke e çuar pjesën e Eric në rreth 630 milionë dollarë, por tani kanë rënë mbi gjysmën, duke zhdukur më shumë se 300 milionë nga pasuria familjare.

Trump Memecoin: Gati 120 milionë dollarë humbje, por 220 milionë dollarë tokenë të rinj të çliruar

Memecoin-i i Trump ka humbur rreth 25% të vlerës që nga fundi i gushtit. Familja zotëron një pjesë të madhe të tokenëve.

Tokenët e tyre vlejnë rreth 310 milionë dollarë, një rënie prej 117 milionë. Megjithatë, prej korrikut janë “çliruar” edhe 90 milionë kripto të tjerë, me vlerë 220 milionë dollarë, nga të cilët rreth 40% i takojnë familjes Trump duke rritur numrin total të zotërimeve.

Nuk dihet nëse familja ka shitur kriptomonedha që nga korriku./Boomberg

The post Rënia e kriptomonedhave po gërryen pasurinë e familjes Trump appeared first on Gazeta Si.

❌
❌