Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BRUKSEL – BE propozon autorizimin e disa pesticideve pa kufizime kohore

16 December 2025 at 20:47

STRASBURG, 16 dhjetor /ATSH-AFP- DPA/ – Komisioni Evropian propozoi sot që të autorizojë disa pesticide për një kohë të pacaktuar, me përjashtim të substancave që konsiderohen të rrezikshme, me qëllim thjeshtimin e procedurave për bizneset.

Bruksel dëshiron ta bëjë sistemin e tij të autorizimit më të përgjegjshëm duke eliminuar kërkesën për rinovimin e disa pesticideve. Kjo masë, të cilës i frikësohen organizatat mjedisore, do t’u paraqitet shteteve anëtare dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Rivlerësimet periodike të kërkuara aktualisht për përbërësit aktivë do të hiqen sipas një propozimi të prezantuar sot nga komisioni. Substancat më të rrezikshme, megjithatë, do të jenë të përjashtuara.

Aktualisht, miratimi i një përbërësi aktiv në BE jepet vetëm për një periudhë të kufizuar deri në 15 vjet dhe duhet të rivlerësohet më pas.

Nëse rinovimi nuk është i suksesshëm, miratimi skadon.

“Sipas planeve të reja, rinovimet dhe rivlerësimet e synuara do të kryhen vetëm kur ka arsye shkencore për këtë”, tha komisioni.

Kjo do të aplikohet gjithashtu për herbicidin e kontestuar glifosat, të cilin komisioni nuk e konsideron të rrezikshëm.

Substanca përdoret që nga mesata e viteve 1970, kryesisht me emrin tregtar “Roundup” dhe tani gjendet në shumë pesticide nga prodhues të ndryshëm.

Kohët e fundit. Be-ja  zgjati miratimin për glifosatin deri në fund të vitit 2033.

Në disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, përdorimi i tij në kopshtet private si dhe në tokat publike është i ndaluar ose i kufizuar në mënyrë të rreptë për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe shëndetësore.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian tani do të shqyrtojnë dhe mund ta ndryshojnë propozimin./ /Ad.Ab./

 

The post BRUKSEL – BE propozon autorizimin e disa pesticideve pa kufizime kohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm ushqimor/ 700 kg mandarina me pesticide në treg, AKU pa pistë për burimin

By: armand
28 November 2025 at 10:42

Një kontroll rutinë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në tregun e Tiranës ka zbuluar se mandarina të mbushura me pesticide kanë përfunduar pa pengesë në tryezat e qytetarëve. Analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) konfirmuan praninë mbi normë të insekticidit Pirimiphos-methyl, një substancë që përdoret për mbrojtjen e frutave, […]

The post Alarm ushqimor/ 700 kg mandarina me pesticide në treg, AKU pa pistë për burimin appeared first on BoldNews.al.

Përdorimi i pesticideve, AKU: Pikat e grumbullimit dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Përdorimi i pesticideve të regjistruara dhe udhëzimi mbi praktikat e përdorimit të rregullt të tyre ishte në qendër të një takimi të zhvilluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të institucioneve të tjera të varësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKU theksoi se “problematika kryesore mbetet përdorimi i pesticideve të palejuara nga fermerët dhe ku i sigurojnë ato”.

Në takim u theksua domosdoshmëria që pikat e grumbullimit të forcojnë kriteret dhe të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve, si edhe raport-analizat përkatëse.

“Fokus i veçantë iu dha rolit të farmacive bujqësore dhe shpërndarësve të mëdhenj, të cilët duhet të tregtojnë vetëm pesticidet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe të udhëzojnë fermerët mbi përdorimin korrekt të tyre, sasitë dhe afatet e karencës, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore”, theksoi AKU.

Angazhimi i AKU-së mbetet i palëkundur në mbrojtje të interesave të konsumatorit, përmes zbatimit rigoroz të ligjit.

Për AKU-në siguria ushqimore mbetet sfidë e përbashkët.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Përdorimi i pesticideve, AKU: Pikat e grumbullimit dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

By: armand
24 October 2025 at 11:42

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në 7 subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Blegtorale (PMB) në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Në Durrës, është bllokuar një sasi prej 3 tonësh produktesh për shkak të mospërputhjes së afateve të ruajtjes të deklaruara në etiketë. Në Lezhë, janë ndaluar 977 kilogramë produkte për të njëjtën […]

The post Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

By: Ela
3 October 2025 at 08:53

Me gjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023, importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8%. Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin […]

The post Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë appeared first on BoldNews.al.

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

By: Elva
2 October 2025 at 10:30

Autoritetet kroate kanë bllokuar dhe kthyer mbrapsht një ngarkesë prej 8216 kilogramësh spec djegës të ardhur nga Shqipëria, pasi në to u gjetën mbi normë tre lloje pesticidesh të rrezikshme – Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Ngarkesa e marrë nga zona e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit u refuzua dhe u dërgua për asgjësim. Vetëm pasi […]

The post 8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë appeared first on BoldNews.al.

Rrushi dhe pjeshkat nga Greqia kishin lëndë të rrezikshme/ Pasojat që sjellin frutat me pesticide

By: Ela
26 September 2025 at 15:52

Rrush i kuq dhe pjeshka greke, që rezultoi e ngarkuar me pesticide, shkakton probleme të mëdha shëndetësore. Sipas analizave laboratorike, rrushi kishte mbi normë të preparatit bujqësor fungicid, që fermerët e përdorin kundër kalbëzimit. Ndërsa pjeshka rezultoi e spërkatur me helmin e ndaluar, phosmet, insekticid ky që përdoret për të luftuar dëmtuesit e frutit. Ende […]

The post Rrushi dhe pjeshkat nga Greqia kishin lëndë të rrezikshme/ Pasojat që sjellin frutat me pesticide appeared first on BoldNews.al.

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

24 September 2025 at 16:44

Tre ngarkesa me fruta me pesticide kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit shtator. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë me pjeshkë nga Greqia, një ngarkesë me rrush të kuq francez nga Greqia, si dhe një ngarkesë me rush tavoline (varieteti Red Globe) të ardhur nga Italia Lajmi bëhet me dije nga Autoriteti Kombëtar i […]

The post Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide appeared first on BoldNews.al.

Kriza e specit/ Erion Braçe: Ne s`prodhojmë pesticide, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport

By: V K
23 September 2025 at 10:30

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh se në vendin tonë ka “një krizë të specit”.

Sipas tij, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport, duhet ta bëjë pa frikë e për t’i dalë zot bujkut, prodhimit të tij, eksportit që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit”, thekson Braçe.

“Ne nuk prodhojmë pesticide, i blejmë në Kroaci, Slloveni, Suedi, Itali, Hollandë etj; përdorimi i tyre në këtë vend, siç edhe në Kroaci e më gjerë, është i ligjshëm; bujqit po bëjnë kujdes maksimal për të respektuar ligjin e rregullat në përdorimin e tyre dhe prodhimin, vjeljen e produktit të shëndetshëm! Në këtë moment të fortë krize, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport; duhet ta bëjë, pa frikë e për t’i dalë zot bujkut, prodhimit të tij, eksportit që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit”, shprehet Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Ka një krizë të specit. Të gjitha llojet nga kapia tek babura, në Divjakë e më gjerë! Speci po digjet nëpër sera, grumbulluesit po vuajnë mosbesimin e tregjeve jashtë dhe blerësit jashtë kanë parë në sistem deklarimet e KROACISË; BUJQIT PO HUMBIN EDHE NJË HERË!

Poooooo, ngjarja e vetme në Kroaci me një parti malli, ka bërë dëm kolosal; heshtja e autoriteteve zyrtare-shtetërore e ka bërë dëmin edhe më të madh.

Dua të sqaroj dhe një herë: Ne nuk prodhojmë PESTICIDE, i blejmë në Kroaci, Slloveni, Suedi, Itali, Hollandë etj; përdorimi i tyre në këtë vend, siç edhe në Kroaci e më gjerë, është i ligjshëm; BUJQIT PO BËJNË KUJDES MAKSIMAL PËR TË RESPEKTUAR LIGJIN E RREGULLAT NË PËRDORIMIN E TYRE DHE PRODHIMIN, VJELJEN E PRODUKTIT TË SHËNDETSHËM!

Në këtë moment të fortë KRIZE, SHTETI duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në EKSPORT; duhet ta bëj, pa frikë e për t’i dalë zot bujkut, prodhimit të tij, eksportit që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit;

Kjo zgjidhja që qarkullon në DIVJAKË – bëni analiza, bëni analiza, është shumë e shtrenjtë për bujkun: 500 euro analiza për një vjelje, në një serë që mund të dojë 10 vjelje, arrijnë në 5000 euro që janë shumë për bujkun, shumë fare, kur çmimet janë poshtë e euro i bën edhe më të vogla!

GJITHË PRODHIMI YNË KA RËNË NË KRIZË NGA DIVJAKA NË SUK E DRENOVICË;
DUHET NDËRHYRË TANI; KY SPEC NUK TË HELMON!

 

The post Kriza e specit/ Erion Braçe: Ne s`prodhojmë pesticide, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport appeared first on Albeu.com.

Perimet shqiptare po hidhen në mbeturina, fermerët: Po ndodh​ nga frika e pesticideve​

20 September 2025 at 16:27


Gramoz Lima nga fshati Suk 2 i Fierit, prej 10 vitesh merret me punët e bujqësisë.Në një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh në serë, ai ka kultivuar dy kultura bujqësore, trangull dhe domate.

Por këtë vit, fatkeqësisht nuk ka shitur asnjë kilogram trangull, përkundrazi i gjithë prodhimi në vend të tezgave të markatës ka shkuar drejt kanalit, dhe fajin për këtë nuk e kanë vetëm fermerët, por edhe Ministria e Bujqësisë.

“Pikat e grumbullimit këtë trangull nuk e duan, është pa lek, asnjë kilogram, na mbetën fëmijët pa bukë. Këta thonë është me helme, o shtet bëji analizat ndërto laboratore mos ndërto vetëm magazina, kioska, të gjitha lekët e AZHBR-së shkuan në kioska, jo tek ne. Nëse del me helme ky prodhim, shkoj unë në burg”, thotë fermeri.“Nëse për trangullin nuk ka treg, nga ana tjetër çmimi që pikat e grumbullimit po blejnë domaten nuk mbulon as kostot e prodhimit.

“40 lekë kjo domate sot, është më cilësi doli e saktë më paguaj, nuk doli më dërgo në burg tek shokët”, shprehet Lima.

Nëse mendoni që ky prodhim do të shkojë në treg, e keni gabim, Gramozi priti mbi një javë që tregtarët të trokisnin në derën e tij për ta blerë këtë prodhim, por ndodhi e kundërta ata nuk erdhën, e si përfundim ky trangull do të shkojë në kanal, ushqim për bagëtitë.

Histori si kjo e Gramozit në këtë sezon bujqësor ka pafund, ato i gjen në Fier, Berat dhe Lushnjë. E gjitha kjo ndodhi pasi shtetet si Kroacia dhe Sllovenia bllokuan perimet dhe frutat e Shqipërisë sepse ato rezultuan të mbingarkura me pesticide. Sjellja e fermerëve të pandershëm dhe të pandërgjegjshëm, bëri që bujqësia e shqiptare të mos jetë ajo e eksporteve apo e krenarisë, por e bëri atë bujqësinë e perimeve të kalbura në rrugë./Top Channel

- YouTube youtu.be

Bllokimi i ngarkesave me pesticide në Kroaci fut në hall fermerët shqiptarë

15 September 2025 at 19:51


Bllokimi i tonelatave të domateve me pesticide mbi normë në Kroaci ka dhënë efekte në tregun shqiptar. Më të prekurit janë fermerët, të cilët tregojnë se i gjithë prodhimi i këtij viti ka mbetur stok. Mungesa e tregut ka bërë që shumica t’i hedhë produktet në kanal. Pas rastit të Kroacisë, fermerët e Samaticës theksojnë se porositë janë ndërprerë thuajse plotësisht.

“Problemi qëndron se ne, si fermerë, kemi në të gjithë zonën e Samaticës sera të ndërtuara dhe kemi investuar goxha para. Kemi prodhuar mallin sipas standardeve, disa thonë me pesticide po i nxjerrin andej nga kroati, por nuk është e vërtet kjo gjë. Unë personalisht kam një hektar serë, kam mbjellë trangull dhe pak domate, por nuk po shitet. Çmimi është i ulët, kjo është normale, por ne po vuajmë ta shesim. Tregtarët, eksporti nuk po funksionojnë si më parë”, thotë Flori Begaj, fermer.

Një prej fermerëve drejton gishtin e akuzës tek ata që abuzojnë me pesticidet, duke rënduar edhe pozitën e fermerëve të tjerë që punojnë brenda standardeve të kërkuara.

“Arsyeja e bllokimit nga shteti kroat kjo ishte, përdorimi i pesticideve të ndaluara ose mbidozë. Edhe kjo është një problematik që deri diku unë besoj që qendron këtu tek ne. Besoj që kjo është një problematik që duhet punuar sepse ndoshta dhe falë kësaj jemi në këtë gjendje këtu ku jemi, që malli nuk po shitet dhe që tregtarët nuk po vijnë të marrin mallin”, shprehet Marjo Begaj, fermer.

Fermerët ngrenë akuza edhe ndaj institucioneve shtetërore, të cilat sipas tyre nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur imazhin e bujqësisë shqiptare dhe për të ndihmuar fermerët në gjetjen e tregjeve alternative. Ata kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe strukturave përkatëse për të shmangur falimentimin e tyre të sigurt./Euronews Albania



Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

By: Ela
13 September 2025 at 22:05

Në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen, temë diskutimi ishte siguria ushqimore dhe bllokimi i disa produkteve bujqësore shqiptare nga vendet e BE. Për ish-ministrin Panariti, ekziston mundësia që këto produkte, të fundit prej të cilave ishin pjeshkët mund të jenë konsumuar edhe nga qytetarët shqiptarë, pasi nuk ka diferencim. “Të njëjtat produkte mendoj se janë […]

The post Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Domatet me pesticide/ Gjykata lë në burg eksportuesin e perimeve, liron dy inspektorët e AKU-së

By: armand
12 September 2025 at 16:40

Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka caktuar masat e sigurisë për tre personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Again”, pas kapjes së 8 ton domateve me pesticide ne Kroaci dhe qe ishin eksportuar nga Shqiperia. Pas seancës gjyqësore të mbajtur ditën e […]

The post Domatet me pesticide/ Gjykata lë në burg eksportuesin e perimeve, liron dy inspektorët e AKU-së appeared first on BoldNews.al.

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

By: D Marku
12 September 2025 at 16:46

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë mbërritur sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masat e sigurimit.

Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës, përveç familjarëve ka pasur edhe fermer dhe eksportues perimesh, që kishin ardhur në mbështetje të kolegut të tyre Mariglen Qorri. Prokurori e çështjes, Arjeta Plaku, pasi ka lexuar edhe akuzat ndaj tre shtetasve të arrestuar, ka kërkuar “cilësimin të ligjshëm” të arrrestimit të tyre. Prokurorja i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal: “arrest në burg” për shtetasin Mariglen Qorri (eksportuesi) dhe masat e sigurimit personal “arrest në burg” për dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika.

The post Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së appeared first on Albeu.com.

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

10 September 2025 at 22:41

Nisur nga arrestimi i dy inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) sot, 10 shtator, në Berat, në emisionin “Opinion” po diskutohet lidhur me prodhimet shqiptare. Specialisti i bujqësisë, Arben Shytaj, ngriti një alarm të fortë duke theksuar se shumë toka ku mbillen perime përmbajnë metale të rënda. “Tokat rreth Elbasanit janë të ndotura, po […]

The post “Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter appeared first on BoldNews.al.

Rezultuan me pesticide/ Avokati: Inspektorët e AKU nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve

10 September 2025 at 21:03

“Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve.” Kështu shprehet Arenc Berati, avokati i Ronaldo Likës, njërit prej inspektorëve të AKU-së që u ndaluan në lidhje me ngarkesën prej 8 tonësh domate të eksportuara nga Shqipëria që u bllokua në Kroaci, pasi rezultuan me pesticide Ngarkesa i përkiste […]

The post Rezultuan me pesticide/ Avokati: Inspektorët e AKU nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve appeared first on BoldNews.al.

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

10 September 2025 at 19:08

Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy inspektorët e  Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Dokasani, 25 vjeçe, banuese në Berat. Ata u arrestuan nga policia me urdhër të Prokurorisë së Beratit, pasi nga hetimet ka rezultuar se kanë lejuar në mënyrë të qëllimshme eksportin e një ngarkese […]

The post Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci appeared first on BoldNews.al.

‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

By: Ela
10 September 2025 at 13:54

Nga Basir Çollaku Nepali, nën nervin e të rinjve, i vuri flakën problemit, parlamentit dhe banesave të disa udhëheqësve politikë. Shkrepësja disi demokratike ishte mjeti për të parë, dëgjuar dhe bindur, kur tejkalimi i pushtetit ishte i pamatshëm. Beogradi ka muaj në një përpjekje të thellimit të protestave por Vuçiç u mjaftua me një nuk […]

The post ‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!! appeared first on BoldNews.al.

Kroacia bllokoi 8 ton domate nga Shqipëria me pesticide tej normave, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin (FOTO+EMRAT)

By: V K
10 September 2025 at 12:00

Ronaldo Lika, 27-vjeç, dhe Griselda Doksani, 25-vjeçe, janë dy inspektorët e AKU Berat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën e sotme pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.

 

 

Dyshohet se Lika dhe Doksani, kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat e mbajtura.

Po ashtu, besohet se ata nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

 

 

The post Kroacia bllokoi 8 ton domate nga Shqipëria me pesticide tej normave, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin (FOTO+EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria firmos disa urdhër-arreste, edhe për dy inspektorë të AKU-së

By: lindita
10 September 2025 at 09:49

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore, Prokuroria e Beratit ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke firmosur urdhër-arreste për tre persona të përfshirë në këtë rast. Njoftimi i policisë: Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme…

Source

❌
❌