Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri, ka folur rreth qëndrimit të Greqisë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke thënë se një hap i tillë është shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur në rrethana aktuale.
Sipas tij, një nga arsyet kryesore mbetet çështja e Qipros.
“Është padyshim Qipro. Fakti që është një shtet i ndarë mes pjesës europiane dhe asaj të pushtuar nga Turqia e vendos Greqinë në një pozitë shumë delikate. Njohja e Kosovës do të krijonte një sfidë të madhe politike, diplomatike dhe historike për Athinën”, tha Guri në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro.
Ai përmendi gjithashtu edhe zhvillime të fundit ndërkombëtare, duke theksuar se shumë liderë botërorë janë rreshtuar hapur në krah të Shteteve të Bashkuara pas operacionit të fundit kundër Nicolas Maduros.
Guri kujtoi edhe deklaratat e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, të cilat kanë shkaktuar reagime të brendshme dhe kanë ndezur debat diplomatik. “Deklarata e tij u interpretua sikur Greqia po legjitimonte veprimet e Turqisë në Qipro në vitet ’70. Kjo krijoi shqetësim të madh, aq sa u deshën sqarime të menjëhershme nga figura të rëndësishme greke”, u shpreh ai.
Në kontekstin e marrëdhënieve me Kosovën, Guri theksoi se presioni ndërkombëtar dhe interesat ekonomike mund të krijojnë një format të ri bashkëpunimi, por jo domosdoshmërisht njohje të plotë.
“Njohja e Kosovës nga Greqia mbetet shumë e vështirë, nëse jo e pamundur. Çdo hap i tillë do të kishte ndikim të madh në gjithë balancat politike të Ballkanit”, përfundoi ai./Euronews Albania
Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri – në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna (09.02.26) në Ankara do të mblidhet "Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi".
Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.
Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit, raporton dw.
Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.
"Turqia bën kërkesa dhe pretendime territoriale të njëanshme, që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk mund të jenë temë serioze debati”, shpjegonte në atë kohë Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Athinës në intervistë me DW.
"Greqia pret që Turqia të përmbushë gjithmonë kërkesat e saj dhe të bëjë lëshime”, kundërshtonte Fuat Aksu, shkencëtar politik në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.
Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë në Detin Egje. Tensioneve u shtohet një pikë tjetër debati: Të enjten e kaluar Turqia përdori sistemin navigacionit detar "Navtex" për të paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe aktivitetet ushtarake greke. Paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.
Në fund të fundit bëhet fjalë për autoritet në Egje: Kush ka të drejtë të deklarohet përgjegjës për çështjet e sigurisë? Athina flet për një përpjekje të paligjshme të fqinjit të saj për të zgjeruar ujërat e tij territoriale. Një "provokim të ri turk" e konsideron këtë gazeta e njohur javore greke "To Vima".
Nga këndvështrimi turk kjo është thjesht një çështje rutine, që përputhet me legjislacionin aktual. Por mund të jetë më shumë se kaq: sipas gazetës proqeveritare Türkiye: "Navtex ka shkaktuar panik në Greqi dhe ka ndryshuar status quonë në Egje".
Për kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrëveshja për Navtex do të thotë edhe më shumë presion nga e djathta. "Turqia po rrëmben gjysmën e Egjeut, por qeveria jonë nuk sheh asnjë arsye për shqetësim", ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisë së djathtë populiste "Zgjidhja Greke" (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretë, përsa i përket mbështetjes së votuesve.
Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për një zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale në Egje. Në kuadër të doktrinës së saj ushtarake aktuale "Atdheu Blu" Turqia pretendon edhe territore detare prej më shumë se 450.000 kilometra katrorë para bregdetit të saj.
Si busull ligjore në raste të tilla shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982 mbi të Drejtën e Detit, megjithëse Turqia nuk e ka nënshkruar atë. Por ajo mund të zbatohej: sipas mendimit mbizotërues të juristëve ky traktat pasqyron të drejtën ndërkombëtare zakonore ekzistuese - dhe për këtë arsye është i detyrueshëm edhe për ata, që nuk e kanë nënshkruar.
Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.
Që në vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Egje "shkak për luftë". Sepse në një rast të tillë Egjeu do të bëhej një lloj deti i brendshëm grek.
Në vitin 2021 qeveria e Athinës i zgjeroi ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon drejt Italisë. Sot Greqia rezervon në mënyrë të qartë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale edhe në Detin Egje, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias për stacionin televiziv të Athinës "Open".
Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses.
Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri – në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna (09.02.26) në Ankara do të mblidhet “Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi”.
Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.
Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.
“Turqia bën kërkesa dhe pretendime territoriale të njëanshme, që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk mund të jenë temë serioze debati”, shpjegonte në atë kohë Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Athinës në intervistë me DW. “Greqia pret që Turqia të përmbushë gjithmonë kërkesat e saj dhe të bëjë lëshime”, kundërshtonte Fuat Aksu, shkencëtar politik në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.
Navtex, një pikë e re debati
Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë në Detin Egje. Tensioneve u shtohet një pikë tjetër debati: Të enjten e kaluar Turqia përdori sistemin navigacionit detar “Navtex” për të paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe aktivitetet ushtarake greke. Paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.
Në fund të fundit bëhet fjalë për autoritet në Egje: Kush ka të drejtë të deklarohet përgjegjës për çështjet e sigurisë? Athina flet për një përpjekje të paligjshme të fqinjit të saj për të zgjeruar ujërat e tij territoriale. Një “provokim të ri turk” e konsideron këtë gazeta e njohur javore greke “To Vima”.
Nga këndvështrimi turk kjo është thjesht një çështje rutine, që përputhet me legjislacionin aktual. Por mund të jetë më shumë se kaq: sipas gazetës proqeveritare Türkiye: “Navtex ka shkaktuar panik në Greqi dhe ka ndryshuar status quonë në Egje”.
Për kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrëveshja për Navtex do të thotë edhe më shumë presion nga e djathta. “Turqia po rrëmben gjysmën e Egjeut, por qeveria jonë nuk sheh asnjë arsye për shqetësim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisë së djathtë populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretë, përsa i përket mbështetjes së votuesve.
Grindje pa fund megjithë konvetën e OKB-së për Ligjin e Detit
Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për një zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale në Egje. Në kuadër të doktrinës së saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej më shumë se 450.000 kilometra katrorë para bregdetit të saj.
Si busull ligjore në raste të tilla shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982 mbi të Drejtën e Detit, megjithëse Turqia nuk e ka nënshkruar atë. Por ajo mund të zbatohej: sipas mendimit mbizotërues të juristëve ky traktat pasqyron të drejtën ndërkombëtare zakonore ekzistuese – dhe për këtë arsye është i detyrueshëm edhe për ata, që nuk e kanë nënshkruar.
Asnjë marrëveshje në horizont
Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.
Që në vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Egje “shkak për luftë”. Sepse në një rast të tillë Egjeu do të bëhej një lloj deti i brendshëm grek.
Në vitin 2021 qeveria e Athinës i zgjeroi ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon drejt Italisë. Sot Greqia rezervon në mënyrë të qartë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale edhe në Detin Egje, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias për stacionin televiziv të Athinës “Open”.
Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses./DW
Një varkë që transportonte emigrantë dhe azilkërkues është përplasur me një anije të rojes bregdetare greke në Detin Egje pranë ishullit të Kiosit, duke vrarë të paktën 15 persona, thotë roja bregdetare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi rreth orës 21:00 sipas orës lokale të martën pranë brigjeve të zonës Mersinidi të Kiosit.
Roja bregdetare tha se 26 persona u shpëtuan dhe u dërguan në një spital në Kios, përfshirë 24 emigrantë dhe dy oficerë të rojes bregdetare.
Ajo theksoi se nuk ishte menjëherë e qartë se sa të tjerë kishin qenë në motoskaf.
Shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë ishin midis të lënduarve, raportuan mediat greke.
Fatal Incident Off Chios – 15 Dead 25 injured
On the evening of Tuesday, 3 February 2026, a serious and fatal incident occurred at sea off the Greek island of Chios, in the sea area of Myrsinidi, involving a patrol vessel of the Hellenic Coast Guard and a speedboat carrying… pic.twitter.com/MjN9uetl7v — Aegean Boat Report (@ABoatReport) February 4, 2026
Një operacion kërkim-shpëtimi që përfshinte anije patrullimi, një helikopter dhe zhytës ishte duke u zhvilluar në zonë.
Një zyrtar i paidentifikuar i rojes bregdetare i tha agjencisë së lajmeve Reuters se përplasja ndodhi pasi varka e emigrantëve "manovroi drejt" një anijeje të rojes bregdetare që e kishte udhëzuar të kthehej prapa.
Greqia ka qenë prej kohësh një pikë kyçe tranziti për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që përpiqeshin të arrinin në Evropë.
Në vitet 2015 dhe 2016, Greqia ishte në vijën e parë të një krize migracioni, me gati një milion njerëz që zbarkuan në ishujt e saj, përfshirë Kiosin, nga Turqia aty pranë.
Por mbërritjet kanë rënë vitet e fundit, pasi Greqia ka ashpërsuar politikat e saj për azilkërkuesit dhe emigrantët, duke përfshirë edhe shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe patrullave detare. /Telegrafi/
Greqia është pranë marrjes së një vendimi për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç. Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi Spanja, pas Australisë, Francës dhe Portugalisë, njoftoi se po planifikon masa të ngjashme për ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç. Kryeministri grek, […]
Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, po për fat të mirë pa raportime për të lënduar apo viktima.
Lëkundjet sizmike u regjistruan pranë Kalavryta dhe ishin me magnitudë 3.6 Rihter. Autoritetet thanë se tërmeti ra në orën 12:35 me atë lokale me kishte një thellësi fokale prej 15 km.
Konkretisht, sipas analizës së Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 3.6 Rihter u përqendrua 9 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kalavryta dhe pati një thellësi fokale prej 15.8 km.
Tërmeti u ndje edhe në zona të tjera të Akaisë. Nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.
Të punosh ndërkohë që studion nuk është zakon për shumicën e punonjësve në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, nevoja financiare dhe ambicia për karrierë i motivojnë disa të veprojnë kështu, sipas raportit të Euronews.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, më shumë se një në katër të rinj evropianë të moshës 15–29 vjeç punonin dhe studionin njëkohësisht në vitin 2024.
Kjo praktikë ishte më e përhapur në Holandë (74.3 për qind), Danimarkë (56.4 për qind) dhe Gjermani (45.8 për qind).
Ndërkohë, Rumania (2.4 për qind), Greqia (6 për qind) dhe Kroacia (6.4 për qind) raportuan përqindjet më të ulëta të të rinjve që punojnë dhe studiojnë njëkohësisht midis vendeve të BE-së, transmeton Telegrafi.
Shkaku kryesor për të punuar paralelisht me studimet mbetet nevoja financiare, por ekspertët vënë në dukje se motivimet e studentëve ndryshojnë në varësi të vendit dhe sektorit ku ata ndodhen.
“Disa studentë janë të motivuar kryesisht nga konsideratat financiare, ndërsa të tjerët zgjedhin punësimin ose praktikat pa pagesë për të fituar përvojë pune dhe për të rritur shanset e tyre për punësim”, tha Madeline Nightingale, udhëheqëse kërkimore në organizatën jofitimprurëse RAND Europe, për Europe in Motion.
Sipas Nightingale, ndërsa nevoja financiare “ka të ngjarë të ndryshojë nga një shtet anëtar i BE-së tek tjetri, në varësi të rregullimeve për financimin e studentëve, motivimi për të fituar përvojë pune është më i zakonshëm në disa sektorë, si ligji, financa dhe industritë kreative”.
“Gjithashtu, kjo ka të ngjarë të ndryshojë sipas sfondit socio-ekonomik, pasi për disa studentë puna e paguar është një domosdoshmëri ekonomike,” shtoi ajo.
Për më tepër, angazhimi i studentëve në punë të paguar ndikohet edhe nga trendet më të gjera të tregut të punës.
Shembull, një studim holandez sugjeronte se rritja e punës së paguar për studentët në Holandë lidhet me zgjerimin e praktikave të punës fleksibël.
Megjithatë, shumica e të rinjve evropianë nuk punojnë ndërkohë që studiojnë.
Më shumë se shtatë në 10 të rinj mbeten jashtë forcës punëtore gjatë ndjekjes së arsimit të lartë, sipas të dhënave të Eurostat. Vetëm 3.2 për qind e tyre ishin të papunë, por kërkonin aktivisht një punë.
Përqindjet më të larta të të rinjve të papunë që ndjekin arsimin formal u regjistruan në Suedi (14.1 për qind), Finlandë (10 për qind) dhe Danimarkë (9.6 për qind), ndërsa në Rumani (0.6 për qind), Kroaci, Çeki dhe Hungari (secila 0.8 për qind), më pak se 1 për qind e të rinjve kërkonin punë.
Pse ka përqindje të ndryshme midis burrave dhe grave?
Tek gratë e moshës 15–19 vjeç, 74.4 për qind ishin jashtë tregut të punës, krahasuar me 70.4 për qind të burrave të së njëjtës moshë.
Ndërsa plakën dhe arrijnë grupmoshën 20–24 vjeç, përqindja e atyre jashtë forcës punëtore u ul në 30.9 për qind për gratë dhe 24.8 për qind për burrat.
Kjo tregon një integrim më të madh të të rinjve në tregun e punës paralelisht me aktivitetet arsimore, vëren Eurostat.
Në këtë grupmoshë, përqindja e të rinjve të punësuar ndërkohë që studiojnë ishte 19.6 për qind për gratë dhe 17 për qind për burrat.
Tek të rinjtë e moshës 25–29 vjeç, punësimi arriti në 62 për qind për gratë dhe 71.9 për qind për burrat.
Në këtë grupmoshë, përqindja e grave jashtë forcës punëtore dhe jo në arsimin formal (16.2 për qind) ishte më e lartë se ajo e burrave (6.9 për qind), gjë që mund të sugjerojë se ato preferojnë të fokusohen në edukimin e tyre gjatë viteve të reja.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë zakonisht regjistrohen më shumë në arsimin formal sesa burrat.
Megjithatë, kur nuk janë në arsim, ato kanë më pak gjasa të jenë të punësuara ose të kërkojnë punë, siç reflektohet nga normat më të ulëta të punësimit dhe nivelet më të larta të pasivitetit krahasuar me burrat./Telegrafi/
Tre persona u gjetën të vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë ende të pagjetur të hënën pas një zjarri në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalës në Greqinë qendrore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar ka thënë se 13 persona ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri dhe tetë prej tyre kishin arritur të dilnin nga objekti.
Zyrtari theksoi se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit, nuk ishte i qartë.
Mediat lokale raportuan se një shpërthim i madh u dëgjua para zjarrit.
Rreth 40 zjarrfikës dhe 13 kamionë janë vendosur në fabrikë, ka bërë të ditur një zyrtar i zjarrfikësve. /Telegrafi/
Ndërsa rekordet e valëve të të nxehtit thyhen çdo vit në Evropë, vendet në të gjithë kontinentin po goditen rëndë nga ndryshimet klimatike. Megjithatë, vendet mesdhetare nuk po kryesojnë listën siç pritej.
Viti 2025 ishte i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, me marsin që ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në kontinent, tregojnë të dhënat e reja të Copernicus.
Temperatura mesatare arriti në 10.41 gradë Celsius, që ishte 1.17 gradë Celsius mbi periudhën referuese 1991-2020.
Atlantiku Verior lindor, rajoni i Detit të Veriut që përfshin Britaninë veriore dhe pjesë të Skandinavisë, Mesdheu jugperëndimor dhe Rusia më perëndimore panë temperatura rekord të larta.
Franca, Rusia dhe Rumania janë renditur si vendet kryesore evropiane që do të preken më rëndë nga ngrohja globale deri në vitin 2100, sipas të dhënave të fundit të Korporatës Reinders, shkruan euronews.
Hulumtimi vuri në dukje gjithashtu se klima e butë e Evropës mund të zhduket deri në vitin 2100, pasi çdo vend do të përjetojë valë të rregullta të nxehtësisë që tejkalojnë 36.80 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
Studimi analizoi të dhënat e modelimit të klimës, frekuencën e valëve të nxehtësisë dhe temperaturat mesatare kundrejt atyre maksimale në të gjitha vendet evropiane.
“Këta janë tregues të vegjël, por të fuqishëm se sa shpejt po ndryshon klima globale”, tha Gerrit Jan Reinders, CEO dhe ekspert i të dhënave klimatike në Reinders Corporation.
“Të njëjtat forca që nxisin këto ndryshime po e riformësojnë tashmë Evropën, ku ekstremet në rritje të nxehtësisë do të vënë në provë qëndrueshmërinë e infrastrukturës sonë, sistemeve të shëndetit publik dhe mënyrës së jetesë”, shtoi ai.
Franca
Franca renditet si vendi më i prekshëm nga vala e të nxehtit në Evropë, duke përjetuar pesë ngjarje të valës së të nxehtit çdo vit në të ardhmen dhe duke akumuluar 115 ditë kumulative me nxehtësi ekstreme, sipas Reinders.
Vendi i BE-së pritet të përjetojë periudha të valës së të nxehtit me temperatura mesatare deri në 37 gradë Celsius deri në vitin 2100, me gati katër muaj të vitit që mund të kalojnë në kushte të valës së të nxehtit.
Rusia
Rusia përballet me transformimin e dytë më intensiv të valës së nxehtësisë.
Ky vend do të përjetojë dy valë të nxehti vjetore me temperaturën mesatare më të lartë të çdo kombi evropian prej 37.99 gradë Celsius, duke arritur maksimumin prej 39.71 gradë Celsius.
Klima tradicionalisht e ngrirë e Rusisë rrezikon të bëhet pothuajse e panjohur deri në fund të shekullit, sipas studimit.
Evropa Lindore
Evropa Lindore shfaqet si një pikë e nxehtë e papritur e valës së të nxehtit, me Rumaninë në vendin e tretë, Moldavinë në vendin e katërt dhe Bullgarinë në vendin e pestë, duke u renditur përpara vendeve mesdhetare.
Rumania dhe Moldavia do të përballen me tre valë të nxehti në vit, që zgjasin nga 17 ditë secila, ndërsa Bullgaria do të përjetojë dy valë të nxehti vjetore me nga 14 ditë.
Vendet mesdhetare
Në një aspekt më pozitiv, studimi zbuloi se vendet mesdhetare tregojnë qëndrueshmëri “të habitshme” si destinacione tradicionale të nxehta.
Turqia, Greqia dhe Italia u renditën më poshtë se sa pritej, përkatësisht në vendet e 6-ta, 7-ta dhe 10-ta.
Turqia do të përjetojë një valë të nxehti çdo vit, që do të zgjasë 13 ditë kumulative me një temperaturë mesatare prej 37.76 gradë Celsius.
Ndërkohë, Greqia do të përjetojë kohëzgjatjet më të gjata të valëve individuale të të nxehtit me 20 ditë kumulative, por vetëm dy ngjarje në vit me një temperaturë mesatare prej 36.92 gradë Celsius.
Italia renditet më e ulëta në përgjithësi me vetëm një valë të nxehti në nëntë ditë kumulative.
Stresi nga i nxehti është shkaku kryesor i vdekjeve që lidhen me motin dhe mund të përkeqësojë sëmundjet themelore, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, problemet e shëndetit mendor, astmën, dhe mund të rrisë rrezikun e aksidenteve dhe transmetimin e disa sëmundjeve infektive, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). /Telegrafi/
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit Europe Today të Euronews, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kritikoi iniciativën “Bordi i Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai gjithashtu shprehu lehtësim për uljen e tensioneve me SHBA-në për shkak të Grenlandës.
Sipas Mitsotakisit, pjesa më e madhe e Evropës nuk mund t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trump, sepse kjo “shkon shumë përtej” mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Konsensusi është se ajo që është njoftuar nga Donald Trump shkon shumë përtej mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Mitsotakis, një ditë pas pjesëmarrjes në një takim urgjent të Këshillit, i përqendruar në marrëdhëniet transatlantike.
“Mendoj se duhet të pranojmë se ecja përpara e asaj që është vendosur është diçka në të cilën shumica e vendeve evropiane nuk mund të bashkohen”, shtoi ai.
Komentet e tij pasuan prezantimin zyrtar në Davos të iniciativës “Bordi i Paqes” të Trump, e cila ka për qëllim zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën. Projekti rrjedh nga plani i tij prej 20 pikash për armëpushimin në Gaza, i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por është zgjeruar shumë përtej mandatit fillestar.
Ai është kritikuar gjerësisht për krijimin e një strukture paralele me OKB-në, duke i dhënë Trump kompetenca joproporcionale dhe për ftesën e Rusisë.
Shumë aleatë evropianë, përfshirë Norvegjinë, Suedinë dhe Francën, kanë refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa të tjerë, si Italia, kanë deklaruar se nuk do të bashkoheshin për momentin. Mitsotakis tha se SHBA-të duhet të përfshihen në rindërtimin e Gazës, por se plani duhet të jetë “vetëm për Gazën” dhe “vetëm për një kohë të kufizuar”.
Më pak se 20 vende iu bashkuan iniciativës në një ceremoni nënshkrimi në Davos të enjten, shumë më pak se rreth 35 vendet që pritej më parë, sipas zyrtarëve të administratës Trump. Hungaria dhe Bullgaria ishin të vetmet vende evropiane që morën pjesë.
Lidhur me tensionet aktuale me SHBA-në për shkak të Grenlandës, Mitsotakis shprehu lehtësim pasi Trump u tërhoq papritmas nga kërcënimi për të pushtuar territorin e Arktikut, duke zgjedhur në vend të kësaj një marrëveshje afatgjatë mbi sigurinë e Arktikut, të ndërmjetësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
“Marrëdhënia transatlantike po bëhet më e ndërlikuar dhe duhet të menaxhohet në një mënyrë tjetër,” tha ai dhe shtoi se “BE-ja duhet të mbrojë interesat e veta”. /Telegrafi/
Një stuhi goditi Greqinë dhe la dy të vdekur, me ekipet e katastrofave që kaluan të enjten duke pastruar mbeturinat.
Kostas Lagouvardos, drejtor kërkimesh në Observatorin Kombëtar në Athinë, tha se fenomeni "ekstrem" i motit kishte sjellë deri në 170 milimetra shi në kryeqytet.
Kjo përbënte “rreth 40 përqind të shiut që bie çdo vit në Athinë”, tha ai në kuadër të një prezantimi të të dhënave vjetore të motit për Greqinë.
Fronti i stuhisë që lëvizte drejt lindjes nëpër Greqi pa erëra që tejkalonin 100 km/h, duke bërë që autoritetet të mbyllnin shkollat.
Departamenti i zjarrfikësve tha se iu ishte përgjigjur mbi 900 thirrjeve emergjente në lidhje me përmbytjet në të gjithë kryeqytetin.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis anuloi një udhëtim të planifikuar për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ndryshe, përmbytjet vdekjeprurëse në Greqi gjatë reshjeve të dendura të shiut në vitet e fundit i kanë detyruar autoritetet të përmirësojnë punimet kundër përmbytjeve për të kufizuar dëmet.
Ekspertët kanë bërë thirrje të përsëritura për përmirësime të infrastrukturës, veçanërisht në zonën më të madhe të Athinës. /Telegrafi/
Dy persona vdiqën të mërkurën në Greqi, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpi dhe biznese në Athinë dhe pjesë të tjera të vendit, thanë autoritetet.
Një grua vdiq pasi u godit nga një makinë që u mor me vete nga përmbytjet e menjëhershme në periferinë jugore të Athinës, Glyfada, tha një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters, përcjell Telegrafi.
HAPPENING NOW: Another video shows severe flooding in Metsovou, Glyfada, Greece.
Të harrosh se ku e ke parkuar makinën u ndodh të gjithëve, por mund të bëhet problem në mjedise të mbushura me njerëz si aeroportet, stadiumet ose qendrat e mëdha tregtare.
Për vite me radhë, aplikacionet e navigimit u kanë lejuar përdoruesve të ruajnë manualisht vendndodhjen e tyre.
Tani, Google Maps ka prezantuar ruajtjen automatike të parkimit. Kjo lehtësi, për përdoruesit e iPhone, i ngjan shumë asaj që ka qenë prej kohësh në dispozicion me Apple Maps, megjithëse me disa ndryshime.
Risia kryesore e prezantuar nga Google është automatizimi.
Nëse telefoni juaj smartphone është i lidhur me makinën tuaj nëpërmjet Bluetooth, kabllit USB, Android Auto ose CarPlay, aplikacioni interpreton fundin e udhëtimit tuaj si një sinjal kyç.
Kur humbet lidhja me automjetin (për shkak se motori është fikur, kablli është shkëputur ose seanca e infotainment mbaron), Google Maps arrin në përfundimin se makina është parkuar dhe ruan automatikisht vendndodhjen.
Një PIN shfaqet në hartë, i cili mund të mbetet i dukshëm deri në 48 orë, përveç nëse fshihet manualisht para kësaj kohe.
Kur sistemi zbulon një nisje të re, i njëjti PIN hiqet automatikisht, duke shmangur ngatërresën me ndalesat e mëparshme.
Kjo eliminon nevojën për të kujtuar të prekni pikën blu dhe të zgjidhni “Ruaj Parkimin”, siç ndodhte në të kaluarën.
Mekanizmi bazohet në një kombinim të sinjaleve dixhitale. E para është lidhja midis telefonit dhe automjetit: ndërprerja e saj interpretohet si fundi i udhëtimit.
Kësaj i shtohen të dhënat e lëvizjes të ofruara nga sensorët e telefonit, si GPS, akselerometri dhe xhiroskopi, të cilat i lejojnë sistemit të dallojë një ndalesë të vërtetë nga një bllokim i thjeshtë trafiku.
Është i njëjti parim i përdorur nga Apple Maps në iPhone: kur CarPlay fiket ose telefoni humbet lidhjen me makinën, sistemi ruan pozicionin e fundit si një vend parkimi.
Greqia është përfshirë nga një valë e fortë e motit të keq, e shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke ngritur alarmin e kuq në disa rajone të vendit.
Me vendim të Guvernatorit Rajonal të Atikës, Nikos Hardalias, dhe pas rekomandimeve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut, Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve Mjekësore të Emergjencës, është vendosur që të gjitha shkollat publike dhe private, si ato fillore, të mesme, ashtu edhe shkollat e natës, të qëndrojnë të mbyllura ditën e mërkurë, më 21 janar, në të gjithë rajonin e Atikës.
Vendimi është marrë si masë paraprake për mbrojtjen e nxënësve dhe stafit mësimdhënës, për shkak të rreziqeve që lidhen me lëvizjen drejt dhe nga institucionet arsimore, ndërsa priten reshje intensive shiu me intensitet të lartë nga mesi i ditës e në vijim.
Sipas buletinit të emergjencës të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik Grek, moti i keq do të karakterizohet nga:
Shira dhe stuhi të forta, që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonat qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa nga pasditja fenomenet do të përfshijnë edhe Detin Egje.
Reshje të dendura dëbore, lokalisht gjatë së mërkurës, në zonat malore dhe gjysmëmalore të Greqisë kontinentale, si dhe në Thesali dhe Maqedoni, edhe në zona me lartësi të ulët.
Erëra të forta dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Koordinimit për Operacionet dhe Menaxhimin e Krizave (ESKEDIK) ka bërë të ditur se ndodhet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore të shkallës së parë dhe të dytë, si dhe me të gjitha strukturat përgjegjëse, për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës dhe për të ndërmarrë masa operative nëse do të jetë e nevojshme.
Një shofer në Greqi thuhet se filmoi veten duke arritur 304 km/h me një Audi të modifikuar në një rrugë të Selanikut, ku kufiri i lejuar është vetëm 90 km/h.
Ai drejtonte me një dorë, ndërsa me dorën tjetër mbante telefonin për të xhiruar shpejtësinë ekstreme.
Video u përhap shpejt në TikTok dhe tërhoqi vëmendjen e policisë greke, e cila identifikoi shoferin dhe nisi procedurat ligjore.
Qeveria greke po përgatit ndryshime të rëndësishme në sistemin e emigracionit të ligjshëm, me synim zhbllokimin e mijëra lejeve të qëndrimit, uljen e burokracisë dhe mbulimin e mungesës së fuqisë punëtore në ekonomi. Projektligji i ri i Ministria e Migracionit dhe Azilit pritet të paraqitet së shpejti në Parlamenti Grek, raportojnë mediat vendase. Sipas autoriteteve, […]
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për debatin e krijuar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me origjinën e grekëve.
Në një intervistë për një televizion grek mëngjesin e së shtunës, Mitsotakis u pyet edhe lidhur me batutat e shkëmbyera nga Rama në Abu Dhabi me gazetarin amerikano-grek John Defterios, raporton euronews.al.
“E njoh atë prej shumë vitesh dhe është një politikan me një mënyrë të veçantë shprehjeje, shpesh thotë gjëra që nuk duhet t’i thotë. Këtë herë bëri një gabim, të cilin megjithatë e kuptoi dhe e korrigjoi”, tha Mitsotakis.
Kryeministri Edi Rama shkaktoi reagime të shumta pas deklaratave të tij në konferencën e dy ditëve më parë në Abu Dhabi ku shkëmbeu batuta me moderatorin amerikano-grek, John Defterios dhe la të kuptohet se grekët nuk janë pasardhës të Aristotelit dhe Platonit.
Shumë media greke raportuan lidhur me këtë deklaratë të Ramës.
Ndër mediat që shkruan lidhur me deklaratën e kryeministrit është edhe “Skai.gr” e cila e cilësuan Ramën provokues.
“Rama provokues: Grekët nuk janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit”, është titulluar artikulli i shkruar nga Skai.
Greqia planifikon të zgjerojë më tej ujërat e saj territoriale, duke përfshirë potencialisht edhe Detin Egje, tha të premten Ministri i Jashtëm George Gerapetritis, pavarësisht kërcënimit të hershëm të Turqisë për luftë, nëse Athina ndërmerr një hap të tillë. Sipas mediave të huaja, aleatët e NATO-s, por rivalë historikë, kanë lehtësuar tensionet vitet e fundit, por mbeten në mosmarrëveshje për…
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama bëri një shaka me gazetarin grek, ku i tha se mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe të Aristotelit, por nuk jeni.
Biseda:
Kryeministri Edi Rama:Si grek duhet ta njohësh mirë.
– Nuk e di sa më shumë mund ta njoh.
Kryeministri Edi Rama:Sepse prireni t’i nënvlerësoni pak njerëzit. Mendoni se keni monopolin e filozofisë dhe jeni trashëgimtarë të Platonit dhe të Aristotelit, por nuk jeni.
Kjo fazë e kryeministrit Rama si duket ka ngjallur reagime në shtetin fqinj. Për të hequr çdo tumnajë dhe spekulim, kreu i qeverisë me anë të një postimi në “X” tha se shakaja/ fjalia me nota humor është nxjerrë nga konteksti dhe është përdorur nga mediat greke si polemikë publike me pathos nacionalist.
“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!
Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!
Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!
U kuptuam? Shpresoj po.
Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!”, ka reaguar Rama.
Kufiri Maqedoni e Veriut-Greqi do të bllokohet sërish.
Protestat nga fermerët grekë u paralajmëruan pas orës 17 dhe do të zgjasin katër orë.
Nga MPB e Maqedonisë deklaruan se situata në vendkalimet kufitare të Bogorodica -Evzoni është e qëndrueshme dhe fluksi i pasagjerëve dhe automjeteve është normal për të hyrë dhe dalë nga vendi.
“Sipas informacionit që kemi në dispozicion, fermerët planifikojnë të bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni në orën 17:00 me orën e Maqedonisë dhe informacioni fillestar është se bllokada do të zgjasë katër orë si çdo ditë më pare”, deklaruan nga MPB.
Fermerët grekë po protestojnë kundër vonesave të gjata në pagesën e subvencioneve të shkaktuara nga skandali i përvetësimit të ndihmës bujqësore të BE-së, dhe janë ngritur gjithashtu kundër çmimeve të ulëta të blerjes, rritjes së kostove të energjisë dhe përkeqësimit të kushteve klimatike. Ata kishin 27 kërkesa , 16 janë plotësuar ose po trajtohen pozitivisht, katër janë duke u shqyrtuar, ndërsa autoritetet greke kanë deklaruar se shtatë nuk mund të plotësohen.