Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nunspeet, raportohet për të lënduar

22 December 2025 at 21:27


Një makinë u përplas me një turmë në Elburgerweg në Nunspeet, Holandë, duke lënduar disa persona të hënën në mbrëmje, sipas faqes rajonale holandeze të lajmeve GelreNieuws.

Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes, me sa duket gjatë një parade me qirinj, dhe shumë autoambulanca dhe helikopterë përgjigjën ndërsa autoritetet punuan për të siguruar zonën.

Detajet mbeten të kufizuara ndërsa hetuesit vazhdojnë të shqyrtojnë rrethanat dhe numrin e të lënduarve, transmeton Telegrafi.


🚨🇳🇱 Al menos 10 personas resultaron heridas luego de que un conductor embistiera con su vehículo a una multitud en Nunspeet, Países Bajos, informaron autoridades.

Servicios de emergencia atendieron a los lesionados mientras la policía investiga las causas hoy mismo!!! pic.twitter.com/qwsdSqkuBo
— Global Network News 🌎 (@iluminnatii) December 22, 2025


Nunspeet është një komunë e vogël në Holandën qendrore, e vendosur në provincën e Gelderland në buzë të Veluwe, një nga rezervatet më të mëdha natyrore pyjore të vendit.

Shtëpi e rreth 27,000 banorëve, është e njohur për mjedisin e saj të pyllëzuar, rrugët e çiklizmit dhe afërsinë me liqenin Veluwe, duke e bërë atë një destinacion popullor për rekreacion dhe turizëm në natyrë.

Qyteti ka një karakter kryesisht banimi, me një qendër historike fshati dhe disa fshatra përreth, dhe është i lidhur mirë me rrugë dhe hekurudhë me qytete më të mëdha si Zwolle dhe Amersfoort. /Telegrafi/

Auto rijdt een menigte in, meerdere gewonden https://t.co/mFjoHJTX3c pic.twitter.com/04OcT6OipH
— Omroep Gelderland (@OmroepGLD) December 22, 2025

Before yesterdayMain stream

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

16 December 2025 at 23:51


Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga diskutime të tjera mes udhëheqësve në Evropë - të gjitha këto që përfunduan me sinjale pozitive për një marrëveshje paqeje në të ardhmen.

Bisedimet u përqendruan te garancitë e sigurisë për Ukrainën, me qëllim frenimin e agresionit të mundshëm rus në të ardhmen; një çështje që – pavarësisht deklaratave pozitive – mbetet një nga pikat kryesore të mospajtimit në negociatat me Moskën.

Pengesa tjetër madhore është e ardhmja e rajonit të Donbasit në Ukrainë, për të cilin Rusia kërkon që Kievi t’ia dorëzojë kontrollin si kusht për arritjen e marrëveshjes.

Udhëheqësit botërorë të hënën në mbrëmje folën për “përparim të ndjeshëm”, raporton cnn.

Gjermania njoftoi se ekziston një mundësi e vogël, por reale, për një marrëveshje së shpejti, duke hedhur gjithashtu idenë e një armëpushimi gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se “tani jemi më afër se kurrë më parë”. Por ku qëndrojnë realisht gjërat?

Çfarë ndodhi në bisedimet në Berlin?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryenegociatori Rustem Umerov u takuan në kryeqytetin gjerman me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trumpit, dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan. Në bisedime iu bashkua edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, ku negociatorët shqyrtuan versionin më të fundit të planit të paqes të mbështetur nga SHBA-ja.

“Kjo nuk do të thotë se tani kemi një plan të përsosur, por është një version shumë i zbatueshëm”, tha Zelensky para gazetarëve në Berlin dhe shtoi se “amerikanët duan një zgjidhje të shpejtë; ne kujdesemi që të ruajmë cilësinë edhe me këtë ritëm. Nëse shpejtësia dhe cilësia përputhen, ne jemi plotësisht dakord”.

Zelensky tha të martën se gjatë bisedimeve për paqen ka punuar me SHBA-në “në detaje shumë të hollësishme mbi dokumente që mund ta ndalin luftën dhe të garantojnë sigurinë”.

“Çdo detaj i vetëm ka rëndësi, sepse asnjë detaj nuk duhet të shndërrohet në një shpërblim për agresionin e Rusisë”, u tha ai deputetëve të parlamentit holandez në Hagë, transmeton Telegrafi.

Aktualisht janë pesë dokumente të veçanta në diskutim brenda marrëveshjes së propozuar të paqes – ato përfshijnë garanci sigurie “ligjërisht detyruese” që do të votoheshin nga Kongresi i SHBA-së, si edhe plane për financimin e rimëkëmbjes së Ukrainës pas luftës.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën në Berlin për diskutime të veçanta, pas të cilave u angazhuan të punojnë së bashku me SHBA-në për të “ofruar garanci të forta sigurie dhe masa mbështetëse për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës”.

Kremlini tha të martën se ende nuk e kishte parë tekstin e propozimeve më të fundit për garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s.

“Ne duam paqe; nuk duam një armëpushim që t’i japë Ukrainës një hapësirë frymëmarrjeje dhe ta përgatisë për vazhdimin e luftës. Ne duam ta ndalim këtë luftë dhe të arrijmë objektivat tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantojmë paqe në Evropë për të ardhmen”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të një pyetjeje mbi qëndrueshmërinë e një ‘armëpushimi të Krishtlindjeve’.

Çfarë masash përshkruan udhëheqësit evropianë?

Angazhimet e paraqitura në deklaratën e përbashkët evropiane përfshinin:

Një “forcë shumëkombëshe evropiane për Ukrainën”, e udhëhequr nga Evropa, me kontribute trupash nga aleatët brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe “të mbështetur nga SHBA-ja”;

Kjo forcë do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, “përfshirë edhe operimin brenda territorit të Ukrainës”;

Një mekanizëm monitorimi të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili do të përfshinte pjesëmarrje ndërkombëtare;

Mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën për ndërtimin e forcave të saj të armatosura, të cilat duhet të mbeten në një nivel paqeje prej 800 mijë trupash.

Investimet e ardhshme në Ukrainë, që do të përfshinin marrëveshje tregtare dhe “vënien në dispozicion të burimeve të mëdha për rimëkëmbje dhe rindërtim”.

Deklarata shtoi se “në këtë drejtim, asetet sovrane ruse në Bashkimin Evropian janë ngrirë”.

A do të pranojë Rusia?

putin 2024/08/putin.jpg telegrafi.com

Kjo është pyetja kryesore. Kremlini ka deklaruar se kundërshton çdo skenar që përfshin dislokimin e trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.

Qeveria ruse më parë ka shkuar deri aty sa të këmbëngulë që Ukraina ta sanksionojë në kushtetutën e saj se nuk do t’i bashkohet NATO-s dhe se nuk do të ketë forca të aleancës transatlantike të stacionuara brenda kufijve të saj. Në muajin nëntor, Moska kërkoi gjithashtu që Kievit t’i vendosej një kufi për madhësinë e forcave të armatosura.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se rreth 90 për qind e çështjeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë zgjidhur, duke e përshkruar çështjen e lëshimeve territoriale si pikën kryesore të ngecjes.

Një zyrtar amerikan tha se pala e tyre ka ofruar ide “që nxisin mendimin” për të zgjidhur këtë bllokim, përfshirë krijimin e një zone të lirë ekonomike në disa pjesë të Donbasit.

Ekipi negociator amerikan ka propozuar që një zonë e tillë të çmilitarizohet, ku Ukraina do të tërhiqej, por ku forcat ruse nuk do të hynin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të heqë dorë nga objektivat e tij maksimaliste të luftës për t’u pajtuar me këtë propozim.

Ukraina ka ngritur pikëpyetje rreth asaj se kush do ta menaxhonte atë zonë dhe kush do të siguronte që tërheqjet e trupave të ishin reciproke.

“Amerikanët po përpiqen të gjejnë një kompromis… Dua ta theksoj edhe një herë: një ‘zonë e lirë ekonomike’ nuk do të thotë nën kontrollin e Federatës Ruse. Këto janë elemente thelbësore për mua në çdo format që lidhet me Donbasin”, tha Zelensky të hënën, duke shtuar se Ukraina nuk do ta njohë pjesën e pushtuar përkohësisht të rajonit lindor të Donbasit si ruse, as ligjërisht dhe as 'de facto'.

Zyrtarët amerikanë i përshkruan garancitë e sigurisë si “të ngjashme me Nenin 5”, duke iu referuar parimit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Zyrtarët refuzuan të hynin në detaje se çfarë do të përfshinte roli i SHBA-së, përtej faktit se ai nuk do të përfshinte trupa amerikane në terren në Ukrainë.

“Para se të largohemi nga fusha e betejës, duhet të jemi absolutisht të sigurt se cilat janë këto garanci sigurie”, tha Zelensky.

Cilat janë hapat e ardhshëm?

zelensky 2023/11/zelensky.jpeg telegrafi.com

Zelensky po vazhdon diskutimet diplomatike, me një vizitë në Holandë të martën për të diskutuar kompensimin nga Rusia për dëmet që ka shkaktuar gjatë luftës.

“Bisedimet nuk kanë të bëjnë vetëm me një armëpushim, por me garancitë e sigurisë”, tha lideri ukrainas dhe shtoi se “kjo nuk është vetëm siguri fizike, por ka të bëjë edhe me faktin që Rusia më në fund të mësojë të jetojë sipas sundimit të ligjit. Kjo do të funksionojë vetëm nëse ka përgjegjësi të vërtetë, nëse ndëshkimi i agresorit bëhet i pashmangshëm”.

Trump, i cili u lidh me telefon në darkën e së hënës të udhëheqësve evropianë, tha se “gjërat duken sikur po shkojnë mirë, por këtë e kemi thënë prej kohësh, dhe është një çështje e vështirë”.

Ai tha se telefonata ishte “shumë e mirë” dhe se kishte pasur një “bisedë të gjatë” me Zelenskyn, duke shtuar gjithashtu se SHBA-ja kishte qenë në kontakt me Putinin.

“Mendoj se tani jemi më afër se kurrë më parë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha Trump të hënën në Zyrën Ovale.

“Problemi është se ata [Rusia] do të duan ta përfundojnë, dhe pastaj papritur nuk do ta duan, dhe Ukraina do të dojë ta përfundojë, dhe pastaj papritur nuk do ta dojë. Pra, duhet t’i sjellim në të njëjtën linjë”, deklaroi lideri amerikan. /Telegrafi/

Një qendër e re e të dhënave pritet të ndërtohet në Amsterdam, mes investimeve më të mëdha të vitit në Evropë

15 December 2025 at 12:28


Një kompani e mbështetur nga Oaktree Capital, Pure Data Centres, njoftoi të hënën se planifikon të investojë deri në 1 miliard euro në ndërtimin e një kampusi të madh të qendrave të të dhënave në Amsterdam.

Dhe bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha “hyperscale” të këtij viti në Evropë.

Kampusi do të jepet me qira nga një klient i vetëm “hyperscaler”, sipas kompanisë.

“Hyperscalerët”, si Amazon, Meta, Google dhe Microsoft, po garojnë për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale, me shpenzime që pritet të arrijnë qindra miliarda dollarë në vitin 2025.

Edhe pse këtë vit janë shpallur shumë projekte të qendrave të të dhënave në Evropë, është më e rrallë që një projekt të ketë tashmë një kontratë qiraje të siguruar.

Ndërtimi i kampusit në Amsterdam pritet të nisë në janar 2026. Dorëzimi do të bëhet në faza, duke filluar nga viti 2028. /Telegrafi/

Qyteti pa sinjalistika rrugore ndodhet në Holandë - tani mund të ketë një të tillë edhe në Francë

9 December 2025 at 22:33


Louis Sarkozy, kandidat për kryebashkiak të qytetit francez Menton, propozon një rinovim të plotë të infrastrukturës rrugore të qytetit. Ai mbështet, ndër të tjera, heqjen e të gjitha sinjalistikave rrugore.

Djali i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy kërkon një besim më të madh të pjesëmarrësve në trafik.

Megjithatë, masat e tij veçanërisht radikale duket se janë mjaft të pazakonta për mentalitetin francez.

Sarkozy si shembull përmend qytetin holandez Drachten. Heqja e semaforëve dhe sinjalistikave ka pasur një ndikim pozitiv në sigurinë e trafikut.

“Kur nuk ka trotuare, semaforë dhe linja të bardha në rrugë, të gjithë janë më të kujdesshëm,” tha Sarkozy për stacionin francez Radio Monte Carlo dhe shtoi se “është regjistruar një ulje prej 40 për qind e aksidenteve në këto vende”.

Sarkozy foli për qytetin holandez Drachten, ku inxhinieri i ndjerë i trafikut Hans Monderman ndërtoi rreth 20 vjet më parë një sistem pa semaforë, shigjeta dhe shumicën e sinjalistikave të tjera rrugore.

Ai shkaktoi sensacion ndërkombëtar me të ashtuquajturin “hapësirë të përbashkët”.

Ekspertët e trafikut bien dakord se kjo kryesisht funksionon në vende ku nuk ka një intensitet të madh të trafikut. /Telegrafi/

Tri shtete braktisin eurovizionin 2026/ Spanja, Irlanda e Holanda tërhiqen nga festivali

4 December 2025 at 23:10

Spanja, Irlanda dhe Holanda janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre në Festivalin Europian të Këngës duke bojkotuar Eurovizion 2026, pasi Mbledhja e unionit Europian të Transmetuesve konfirmoi pjesëmarrjen e Izraelit në këtë festival.

Vendet anëtare të Eurovizionit votuan për një sere reformash për të forcuar besimin dhe për të mbrojtur neutralitetin e Konkursit. Një votim i planifikuar mbi pjesëmarrjen e Izraelit në këtë festival nuk u zhvillua pasi shumica e vendeve nuk e pranuan diçka të tillë.

Gjatë muajve të fundit, vende si Irlanda, Islanda, Spanja dhe Holanda kanë paralajmëruar mundësinë e bojkotimit të konkursit nëse Izraeli mbetet pjesë e eventit. Transmetuesit kombëtarë duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen deri në mes të dhjetorit. Një bojkot nga vende të rëndësishme europiane mund të ndikojë ndjeshëm në shikueshmëri dhe në mbështetjen financiare të konkursit.

Në shtator, Radio Televizion Publik I Irlandës RTÉ ne mesin e dhjetrave mediave te tjera  deklaroi se do të ishte “e papranueshme” të merrte pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraeli lejohej në garë, duke iu referuar numrit të lartë të viktimave civile në Gaza dhe vrasjes së gazetarëve.

Në qëndrimin e fundit, transmetuesi irlandez tha se “ngjarjet në Lindjen e Mesme po zhvillohen ditë pas dite”, duke nënvizuar se pjesëmarrja mbetet në rendin e ditës të EBU-së, por pa konfirmuar nëse qëndrimi i tij ka ndryshuar.

EBU merr vendimin: Izraeli mbetet në Eurovision - në shenjë revolte tërhiqen Spanja, Holanda dhe Irlanda

4 December 2025 at 18:33


Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Festivalin e ardhshëm Evropian të Këngës, pasi organizatorët vendosën t’i lejojnë Izraelit pjesëmarrjen.

Këto shtete ishin në mesin e vendeve që kërkuan përjashtimin e Izraelit, për shkak të kostos humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për parregullsi në procesin e votimit, shkruan BBC.

Pavarësisht thirrjeve për të mbajtur votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, anëtarët në vend të kësaj miratuan një set të ri rregullash, të cilat synojnë të mbrojnë integritetin e festivalit.

Në një deklaratë, transmetuesi holandez Avrotros theksoi se “pjesëmarrja në rrethana të tilla është e papajtueshme me vlerat publike që ne i konsiderojmë thelbësore”.

Ndërkohë, televizioni spanjoll RTVE u shpreh: “Bordi drejtues i RTVE ka vendosur që nga shtatori i kaluar se Spanja do të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli është pjesë e tij”.

“Kjo tërheqje nënkupton gjithashtu se RTVE nuk do të transmetojë finalen e Eurovisionit 2026… as gjysmëfinalet paraprake”.

RTVE ishte një nga iniciatorët e kërkesës për përjashtimin e Izraelit dhe kërkoi që votimi të mbahej me votim të fshehtë.

Sipas transmetuesit, organizatorët “refuzuan kërkesën e RTVE-së”, duke shtuar: “Kjo vendimmarrje e rrit mosbesimin e RTVE ndaj organizimit të festivalit dhe konfirmon presionet politike që e rrethojnë atë”.

Edhe transmetues të tjerë, përfshirë Slloveninë dhe Islandën, pritet të tërhiqen nga gara. /Telegrafi/

Holandë, 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe hudhet në moçal - urdhrin e dha babai

30 November 2025 at 15:50


Dy vëllezër sirianë janë në gjyq në Holandë të akuzuar për vrasjen e motrës së tyre adoleshente për shkak të "sjelljes së saj".

Mohamed Al Najjar, 23 vjeç, dhe vëllai i tij Muhanad, 25 vjeç, dyshohet se e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në një moçal 18-vjeçaren Ryan Al Najjar, pasi zbuluan se ajo kishte të dashur, gjë që ata pretendojnë se i solli “turp” familjes.

Babai i tyre, Khaled, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen dhe thuhet se është arratisur në Siri .

Trupi i Ryan u gjet i zhytur në një kënetë gjashtë ditë pasi ajo u zhduk nga shtëpia e familjes, shkruan the Telegraph.

Zbulimi u bë nga një kalimtar më 28 maj në Lelystad, në verilindje të Amsterdamit.

ADN-ja që i përkiste babait të saj u gjet nën thonjtë e Ryan nga hetuesit, duke sugjeruar se ajo kishte luftuar për jetën përpara se të vdiste.

Bëhet e ditur se babai i saj do të gjykohet në mungesë.

Ndërkohë, vëllezërit deklarojnë pafajësinë e tyre dhe pretendojnë se babai i tyre e vrau Ryanin i vetëm.

Është raportuar se Khaled u shkroi dy email-e mediave holandeze duke thënë se djemtë e tij ishin të pafajshëm dhe se ai ishte plotësisht përgjegjës, por prokurorët e kanë hedhur poshtë pretendimin.

Ndryshe, përpara vdekjes së saj, Ryan ishte monitoruar nga policia por kjo mori fund pak para vrasjes së saj. /Telegrafi/

Integrimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi - cilat vende evropiane po e shfrytëzojnë?

28 November 2025 at 23:51


Ku mund të merrni diagnostifikim me ndihmën e inteligjencën artificiale (AI), dhe cilat vende po kryejnë eksperimente me qëllim reduktimin e ndjeshëm të kohës së pritjes?

Në mes të shqetësimeve të gjerë për të ardhmen e inteligjencës artificiale, shumë thonë se ajo ofron më shumë mundësi sesa rreziqe, raporton euronews.

Në studimin e saj të parë mbi integrimin e AI-së në sistemet shëndetësore evropiane, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se inteligjenca artificiale mund të përmirësojë kujdesin shëndetësor dhe të lehtësojë presionin mbi stafin e mbingarkuar.

Shumica e vendeve evropiane dhe evroaziatike - 50 të anketuara në total - po e zbatojnë.

Pavarësisht ekzistencës së boshllëqeve ligjore, AI po përdoret tashmë për detyra kritike.

Cilat vende tashmë kanë zbatuar diagnostikën e ndihmuar nga AI-ja?


Përdorimin më të zakonshëm në diagnostikim e raportojnë 64 për qind e vendeve, duke përfshirë sektorët si oftalmologjia, radiologjia apo dermatologjia. Franca, Portugalia, Hungaria, Suedia dhe Holanda - ndër të tjera - tashmë kanë përdorur diagnostikë të ndihmuar nga AI-ja gjatë dy viteve të fundit dhe planifikojnë ta vazhdojnë, thotë organizata.

Të tjera, si Mbretëria e Bashkuar apo Italia, e kanë zbatuar atë vetëm “joformalisht”, pra vetëm në disa institucione klinike, për shkak të mungesës së proceseve dhe politikave formale. Ndërkohë, një grup tjetër vendesh - përfshirë Spanjën, Poloninë, Belgjikën apo Ukrainën - janë ende duke e testuar, transmeton Telegrafi.

Në disa raste, diagnostika e ndihmuar nga AI-ja mund të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e disa ekzaminimeve. Në një projekt të synuar në përmirësimin e radioterapisë, autoritetet shëndetësore të Sllovakisë përdorën një softuer që automatizonte proceset e konturimit të organeve, duke rezultuar në një ulje prej 50 për qind të kohës që shpenzonin onkologët, duke siguruar njëkohësisht respektim të “standardeve moderne ndërkombëtare”, sipas OBSH-së.

Përdorimi i dytë më i zakonshëm i AI-së, i raportuar nga 50 për qind e vendeve, është 'chatbot' për asistencë ndaj pacientëve, i ndjekur nga automatizimi i logjistikës dhe detyrave administrative (40 për qind).

Kush është përpara në zbatimin e AI-së dhe cilat janë barrierat kryesore?

Franca dhe Spanja dalin si dy vendet udhëheqëse ndër pesë ekonomitë më të mëdha të Evropës, me aplikimet më të konsoliduara të AI-së.

Gjermania nuk mori pjesë në këtë pjesë të anketës. Franca i plotëson të gjitha kategoritë e përmendura të aplikimeve të AI-së, me kirurgjinë, diagnostikën dhe kontrolluesit e simptomave që tashmë kanë praktika të vendosura, ndërsa pjesa tjetër është në fazë pilotimi.

Spanja ka vendosur tashmë praktika të qarta për kirurgji të asistuar nga AI, detyra administrative dhe chatbot-ë, ndërsa në sistemin shëndetësor britanik chatbot-ët janë e vetmja aplikim i konsoliduar i AI-së; gjithçka tjetër po zhvillohet ose joformalisht ose në fazë testimi në Britani të Madhje.

Italia nuk ka aplikime të kodifikuara të AI-së, por raporton përdorim joformal të saj në të gjitha shtatë fushat.

Paratë nuk janë problemi më i madh - çfarë po e ngadalëson zbatimin e AI-së?

Sipas raportit, pasiguria ligjore është pengesa kryesore për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, e cituar nga 86 për qind e vendeve, duke tejkaluar madje edhe përballueshmërinë financiare, e cila është barriera e dytë më e raportuar (78 për qind).

Sa i përket boshllëqeve ligjore, OBSH-ja thotë se megjithatë po bëhen përparime.

“Më shumë se gjysma (54, 27 nga 50 për qind) e shteteve raportuan se kanë një ose më shumë agjenci rregullatore përgjegjëse për vlerësimin dhe aprovimin e sistemeve të AI-së në shëndetësi”, duke shtuar megjithatë se “më pak prej tyre kanë agjenci të ngarkuara me monitorimin e zbatimit dhe përdorimit”.

“Inkurajuese është se po shfaqet bashkëpunimi ndër-vendor rregullator, me disa shtete anëtare që po ndajnë njohuri dhe burime për të forcuar qeverisjen e AI-së në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në raport.

Për çfarë duan ta përdorin AI-në shtetet evropiane?

Anketa e OBSH-së tregon se shtetet po i drejtohen kryesisht AI-së për të adresuar problemet e momentit.

Përmirësimi i kujdesit ndaj pacientëve (70 për qind), lehtësimi i presionit mbi stafin mjekësor (62 për qind) dhe reduktimi i joefikasiteteve (54 për qind) u identifikuan nga shumica si çështje me “rëndësi të madhe”.

Ndërkohë, më pak se gjysma e vendeve të anketuara dhanë të njëjtën rëndësi për “përparimin e kërkimit shkencor dhe zbulimin e barnave” (24 për qind) dhe “uljen e pabarazive” (38 për qind). /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare në Holandë, pasi zbuluan se kishte të dashur

By: Elva
28 November 2025 at 21:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë në Lelystad, pas urdhrit të babait. Sipas prokurorisë, motivi i krimit ishte se vajza kishte një marrëdhënie romantike që familja e konsideronte të papërshtatshme. Mediat holandeze raportojnë se 18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes […]

The post Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare në Holandë, pasi zbuluan se kishte të dashur appeared first on BoldNews.al.

Në garë për hapësirën - planet e vendeve evropiane për të siguruar dominim

24 November 2025 at 23:50


Gjermania dhe Franca kohët e fundit lansuan strategji të reja hapësinore. Po vendet e tjera?

Në të gjithë Evropën, agjencitë hapësinore po zgjerojnë strategjitë e tyre për të kombinuar shkencën me sigurinë.

Vende të tilla si Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar po investojnë në satelitë hapësinorë, mbrojtje dhe aftësi lëshimi për të mbrojtur asetet, për të rritur konkurrencën dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve të reja në orbitë.

Theksi në mbrojtje vjen në mes të kërcënimeve të bllokimit të GPS, raketave të reja kinetike dhe varësisë nga sistemet e huaja që kërcënojnë të kufizojnë aksesin në hapësirë të Evropës.

Gjermania

Gjermania zbuloi strategjinë e saj të parë kombëtare për të ardhmen e hapësirës, me fokus në siguri.

Plani i ri , i zbuluar në nëntor, mbulon projektet e fluturimeve hapësinore, zgjerimin e rrjeteve satelitore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare në mënyrë që vendi të bëhet “më i aftë për veprim” në hapësirë, thuhet në një deklaratë qeveritare.

“Sistemet hapësinore janë bërë një pjesë integrale e jetës sonë… dështimi ose ndërprerja e tyre do të kishte pasoja serioze për sigurinë dhe jetën tonë të përditshme”, tha ministri i mbrojtjes Boris Pistorius në një deklaratë.

Gjithashtu, ai cakton 35 miliardë euro investime të reja për sektorin hapësinor “në vitet e ardhshme”, për të mbrojtur gjermanët nga incidente të tilla si ndërprerjet e sinjalit GPS nga Rusia në rajonin e Detit Baltik.

Franca

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi në nëntor se strategjia e re hapësinore e Francës do të bashkojë kërkimin shkencor dhe sigurinë.

Plani francez ka pesë qëllime kryesore: ruajtjen e aksesit konkurrues në hapësirë, ndërtimin e një ekonomie hapësinore, ruajtjen e një arkitekture ushtarake hapësinore, investimin në kërkim dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndër qëllimet e listuara në plan është modernizimi i qendrës hapësinore në Guianën Franceze, ku Ariane 6 përfundimisht do të kryejë fluturime komerciale.

Plani përfshin një investim shtesë prej 4.2 miliardë eurosh në mbrojtjen hapësinore, duke e çuar investimin total në mbi 10 miliardë euro deri në vitin 2030.

Macron tha se plani përputhet me konkurrencën në hapësirë, siç janë armët energjetike dhe laserët.

Një nga armët në të cilat Franca mund të investojë janë satelitët me mision patrullimi të quajtur Orbit Guard dhe Toutatis, të cilët do të jenë në gjendje të mbrojnë asetet e vendit në orbitë.

Plani do të forcojë gjithashtu aftësitë ushtarake në inteligjencë, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe komunikime.

Franca do të kontribuojë më shumë në kërkimet në shkencat e Tokës për të ndihmuar përpjekjet për qëndrueshmëri ndaj klimës.

Bëhet e ditur se plani i fundit bazohet në Aktin e Programimit Ushtarak të Francës , i cili premtoi të ndërtonte sisteme që mund të zbulonin akte të dyshimta ose agresive në hapësirë.

Vendi ka lansuar gjithashtu Paktin Hapësinor, një grup për të lehtësuar bisedat midis ushtrisë dhe aktorëve të industrisë hapësinore.

Italia

Në tetor, buxheti i Italisë caktoi 109 milionë euro për nisjen e një plani të mbrojtjes hapësinore.

Ndërsa aktualisht është duke u zhvilluar, qeveria tha se do të jetë një plan që do ta ndihmojë Italinë të përgjigjet ndaj kërcënimeve të mundshme që mund të ndodhin në dy dekadat e ardhshme.

Plani përfundimisht do të identifikojë “aftësitë afatshkurtra dhe do të mbushë boshllëqet operacionale”, në mbrojtje të tij.

Qeveria ndau 131 milionë euro shtesë për mbikëqyrjen e hapësirës ose “monitorimin e objekteve hapësinore”, për të mbrojtur asetet kombëtare hapësinore, për të mbajtur nën vëzhgim mbeturinat hapësinore dhe për të ruajtur një “qasje të sigurt” në hapësirë.

U ndanë gjithashtu 186 milionë euro për satelitin Sicral 3 me frekuencë të lartë që do të përmirësojë komunikimet e sigurta midis qeverisë italiane dhe ushtrisë.

Sistemi u zhvillua për herë të parë në vitin 2001 nga Telespazio dhe Thales Alenia Space.

Thales mori një kontratë prej 100 milionë eurosh nga Agjencia Italiane e Hapësirës për të ndërtuar një rrjet fabrikash satelitësh në të gjithë Italinë që duhet të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2026, sipas raportimeve lokale.

Italia po investon gjithashtu në një konstelacion satelitësh për vëzhgimin e Tokës që do të monitorojnë ndryshimet mjedisore dhe do të mbështesin shërbimet kritike në vend.

Lëshimi i parë për konstelacionin e ardhshëm Iride ndodhi në janar 2025.

Vendi po punon me Gjermaninë dhe Francën për zhvillimin e disa lëshuesve evropianë, përfshirë Ariane 6 dhe Vega-C.

Mbretëria e Bashkuar

Plani i Agjencisë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, i publikuar në shtator, do të përdorë hapësirën për të forcuar ekonominë e vendit, për të rritur sigurinë dhe për të vazhduar të zhbllokojë "zbulime globale që frymëzojnë miliona njerëz".

Vendi do të investojë në aftësi të vogla lëshimi, të tilla si automjete lëshimi, porte hapësinore miqësore me mjedisin dhe në zhvillimin e fushave të komunikimit satelitor.

Ekziston gjithashtu një shtytje nga Mbretëria e Bashkuar për të ndërtuar kapacitetet e duhura për të riparuar, përmirësuar ose montuar satelitët ndërsa janë në orbitë.

Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do t'i arrijë planet e saj duke ndërtuar vende pune gjithëpërfshirëse, duke bërë më shumë investime në fushat e shkencës dhe inovacionit dhe përmes partneriteteve ndërkombëtare.

Suedia

Vendi nordik nisi strategjinë e tij të parë hapësinore të mbrojtjes dhe sigurisë në vitin 2024.

Strategjia bazohet në katër shtylla: autonomia në hapësirë, zhvillimi i një “portofoli të fuqishëm” të aseteve hapësinore për të mbështetur mbrojtjen kombëtare, sigurinë kolektive dhe zhvillimin e njohurive përkatëse për projektet e mbrojtjes.

Për ta bërë këtë, strategjia thoshte se shteti do të zgjerojë bashkëpunimin midis agjencive qeveritare, kompanive private në sektorin e hapësirës dhe potencialisht do të përshtatë legjislacionin hapësinor.

Qeveria ka ndarë gjithashtu 1 miliard korona (914 milionë euro) për Forcat e Armatosura Suedeze për zbulim dhe mbikëqyrje.

Politika e mbrojtjes thotë se vendndodhja e Suedisë pranë Polit të Veriut e bën atë një vend ideal për të operuar, monitoruar dhe lëshuar satelitë polarë në veçanti.

Strategjia e Suedisë thoshte se po ndërton kapacitete lëshimi për portin hapësinor Esrange, një vend lëshimi në veri.

Firefly Aerospace do të lëshojë satelitë nga stacioni vitin e ardhshëm, sipas Korporatës Hapësinore Suedeze.

Holanda

Hapësira është një nga fushat kryesore të identifikuara nga Holanda në Strategjinë e saj të Mbrojtjes Holandeze për fundin e dekadës.

Ajo përcakton një sërë objektivash hapësinore për katër vitet e ardhshme.

Deri në vitin 2027, ushtria do të ketë një rrjet satelitësh që do t'i ofrojnë asaj informacion të besueshëm.

Deri në vitin 2030, holandezët duan të përdorin algoritme të përparuara të Al për të ndjekur objektet në hapësirë, për të regjistruar vëzhgimet e Tokës dhe për të koordinuar komunikimin satelitor.

Në të njëjtën kohë, ushtria synon të ketë akses në një sistem evropian të paralajmërimit të hershëm për të ndihmuar në mbrojtjen ajrore dhe raketore. /Telegrafi/

Dronë mbi Holandë, mbyllet aeroporti - ushtria në vendngjarje

22 November 2025 at 22:10


Trafiku ajror në aeroportin e Eindhovenit në Holandë është pezulluar pas shikimit të disa dronëve.

Ministri holandez i mbrojtjes, Ruben Brekelmans, tha se masat mbrojtëse kundër dronëve ishin "gati për të ndërhyrë".

Policia dhe ushtria e vendit janë gjithashtu në vendngjarje, shtoi ministri, dhe një hetim është duke vazhduar.

Bëhet e ditur se aeroporti në jug të Holandës përdoret si për qëllime ushtarake ashtu edhe për ato civile.

Të gjitha llojet e trafikut ajror ishin ndaluar, sipas Brekelmans.

Ministria e mbrojtjes njoftoi se ushtria holandeze kishte përdorur armë kundër dronëve të parë mbi bazën e forcave ajrore në Volkel, rreth40 kilometra në verilindje të Eindhoven.

Ndryshe, aeroporte të ndryshme në Evropë u mbyllën në shtator për shkak të pamjeve të dronëve, përfshirë ato në Danimarkë. /Telegrafi/

Lufta e çipave e Kinës sapo ka filluar

22 November 2025 at 10:19


Tensionet gjeopolitike po shtohen dhe pasojat do t’i ndjejmë të gjithë.

Nga: John Rapley / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Grindja diplomatike e shkaktuar nga sekuestrimi nga qeveria holandeze i një kompanie prodhuese të çipave, të quajtur Nexperia, mund të duket si një histori e errët biznesi, por me kohën pasojat e saj do të na prekin të gjithëve.

Nexperia prodhon ata që quhen çipa të vjetër - gjysmëpërçues të lirë që nuk janë në kufijtë më të përparuar të teknologjisë, si Inteligjenca Artificiale [IA], por që janë të nevojshëm në prodhimin e një game të gjerë mallrash - nga makinat dhe telefonat celularë, deri te pajisjet shtëpiake. Ata janë kudo në jetën moderne, me një makinë mesatare që përmban rreth 1 700 të tillë.

Megjithatë, ndërkohë që kërkesa globale për mallra konsumi vazhdon të rritet, prodhimi i këtyre çipave nuk e ka mbajtur ritmin. Fitimet janë thjesht shumë të vogla për të justifikuar investimet e mëtejshme në vendet e zhvilluara, të cilat preferojnë të përqendrohen te versionet e avancuara me kthim më të lartë - të tilla si ato që e shndërruan Nvidia-n në kompaninë më të pasur në botë.

Si pasojë, kompanitë që prodhojnë çipa të vjetër kanë ndjekur një cikël të zakonshëm në industri: zhvendosjen e prodhimit në zona me kosto më të ulët në botën në zhvillim. Nexperia arriti të përmirësojë efikasitetin e prodhimit duke e zhvendosur montimin dhe paketimin në Kinë, prej nga ku çipat shpërndahen në mbarë botën.

Në vitet e fundit, qeveritë u bënë gjithnjë e më të shqetësuara për rreziqet e sigurisë nëse çipat më të avancuar - ata që përdoren në teknologjinë ushtarake dhe IA - bien në duar të gabuara, dhe nisën të marrin masa për të siguruar zinxhirët e furnizimit dhe për të kontrolluar eksportet.

Megjithatë, shumica e vendeve nuk e kanë bërë të njëjtën gjë me çipat e vjetër. Ndërkohë, Kina ka investuar fuqishëm për të zhvilluar industrinë e saj, duke qenë e vetëdijshme për rolin qendror që ajo luan në prodhimin modern.

Këtu hyn Nexperia. Historia e saj ia vlen të përsëritet. Multinacionalja holandeze Philips themeloi një divizion gjysmëpërçuesish në vitet ’50 të shekullit XX, që më vonë do të bëhej Nexperia. Philips-i vendosi ta ndajë atë në pas vitit 2000, për t’u përqendruar në misionin e saj kryesor në teknologjinë mjekësore. Pastaj, në vitin 2017, Nexperia u shit te një konsorciumi kinez dhe përfundimisht u ble nga Wingtech-u, një kompani kineze e cila vitin e kaluar u fut në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Tregtisë.

Në fund të shtatorit të këtij viti, qeveria holandeze pretendoi se kishte arsye për të besuar se Wingtech-u po transferonte teknologji sensitive në Kinë. Për këtë arsye, ajo aktivizoi një akt emergjent të epokës së Luftës së Ftohtë për të marrë kontrollin e kompanisë - një veprim të cilin edhe vetë e përshkroi si “tejet i jashtëzakonshëm”.

Pa dyshim, Kina nuk e priti mirë këtë. Wingtech-u i mohoi akuzat dhe autoritetet kineze fajësuan presionin amerikan për vendimin holandez: “Ministria holandeze e Çështjeve Ekonomike po ndjek në mënyrë të qartë qeverinë amerikane - si një qengj i bindur”, ka thënë një ekzekutiv i Wingtech-ut për Bloomberg. Më pas Pekini pezulloi eksportet e çipave me performancë të lartë të Nexperia-s, duke kërcënuar të ndalojë shumëçka nga prodhimi global.

Të dyja palët kanë kaluar muajin e fundit duke zbutur tensionet - ndihmuar nga një armëpushim në fillim të këtij muaji në luftën tregtare midis ShBA-së dhe Kinës - dhe këtë javë në pezullimin e sekuestrimit të kompanisë nga Holanda. Çipat kanë rifilluar të qarkullojnë. Megjithatë, ky është vetëm një armëpushim dhe Evropa mbetet e pambrojtur përballë veprimeve të mëtejshme kineze apo amerikane.

Këtu kemi dy histori të mëdha. E para, e njohur, është se evropianët edhe një herë e shohin veten të kurthuar mes të një përplasjeje midis Kinës dhe ShBA-së dhe përpiqen të mos bëhen viktima anësore. Pekini ka një mosmarrëveshje me qeverinë holandeze, por janë prodhuesit gjermanë të makinave - të cilëve u nevojiten çipat e Nexperia-s - që do të jenë ndër viktimat e para të një përplasjeje të zgjatur.

Strukturat diplomatike dhe administrative të Bashkimit Evropian, që janë në thelb konfederale, janë të rrënjosura në një rend liberal të bazuar në rregulla, por i cili po zhduket me shpejtësi. Kontinenti po përpiqet të ecën përpara në errësirë, por strukturat e tij të fragmentuara e bëjnë shumë të vështirë negociimin me dy vende të udhëhequra nga liderë autoritarë që marrin vendime krye më vete.

Megjithatë, historia e dytë, më e madhe, është se kjo është pjesë e një deglobalizimi më të gjerë të prodhimit dhe rindryshimit të zinxhirëve të furnizimit, si rezultat i tensioneve të shtuara gjeopolitike midis ShBA-së dhe Kinës. Kostoja e kësaj do të bjerë përfundimisht mbi të gjithë ne. Rikthimi i prodhimit lokal të çipave të vjetër do të ishte i shtrenjtë, duke kërkuar investime të reja me kthim të ulët dhe, për këtë arsye, ndoshta do të mbështetej në subvencione shtetërore. Në fakt, Akti Amerikan CHIPS i vitit 2022 parashikoi 10 miliardë dollarë pikërisht për këtë qëllim.

Por, nëse, si rezultat, çipat përfundojnë duke qenë më të shtrenjtë dhe qeveritë detyrohen të shpenzojnë më shumë për sigurinë ekonomike, kjo përfundimisht do të çojë në rritje të çmimeve për konsumatorët dhe të taksave. Deri më sot, shumica e njerëzve në vendet perëndimore e kanë përjetuar luftën tregtare thjesht si tituj lajmesh - por, më herët apo më vonë, përplasja për Nexperia-n dhe konfliktet e ngjashme do të vijnë në një sallon ekspozite pranë jush. /Telegrafi/

Përfitimet sociale - kush shpenzon më së shumti në BE?

19 November 2025 at 23:52


Me pensionet, strehimin social, përfitimet e papunësisë, kujdesin mjekësor dhe mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, Evropa ka një nga sistemet më të mira të mbrojtjes sociale në botë.

Por, cilat vende të BE-së janë më bujare kur bëhet fjalë për shpenzimet publike?

Të gjitha vendet e BE-së rritën shpenzimet për mirëqenie në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat-it, me një rritje globale prej gati 7 për qind, duke çuar buxhetin total social të bllokut në pothuajse 5 trilion euro.

Në krahasim me GDP-në e tyre, shpenzimet mesatare për përfitimet sociale janë tani rreth 27 për qind në të gjithë bllokun.

Por, normat ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin, raporton euronews.

Finlanda, Franca dhe Austria janë anëtarët më bujarë të BE-së, secili duke shpenzuar rreth 32 për qind të GDP-së së tyre për përfitimet sociale.

Shpenzimet e parashikuara të PBB-së për mirëqenie dhe përfitime sociale

Irlanda renditet e fundit me vetëm 12 për qind, një shifër më e ulët se disa vende jashtë BE-së si Bosnja-Hercegovina (20 për qind) dhe Serbia (18 për qind), sipas Eurostat. Por, sipas ekspertëve, ka arsye për këtë, përfshirë demografinë e vendit.

Shoqëria irlandeze është ende relativisht e re krahasuar me ekonomitë e tjera, dhe për këtë arsye shpenzimet për pensione, kujdes afatgjatë dhe kujdes shëndetësor të lidhur me moshën janë më të ulëta, tha profesori Bernhard Ebbinghaus, kryetar i makrosociologjisë në Universitetin e Mannheimit, për Europe in Motion.

"Për më tepër, GDP-ja është paksa e fryrë në Irlandë - si në Luksemburg - për shkak të kompanive ndërkombëtare që përdorin vendin për qëllime tatimore. Për Irlandën, PNP-ja (të ardhurat totale të fituara nga banorët) është një tregues më i mirë se GDP-ja për të kuptuar standardet e jetesës së banorëve të saj", shtoi ai.

Megjithatë, Irlanda nuk është shpenzuesi më i vogël për të gjitha përfitimet sociale: ajo renditet e dyta në BE për sa i përket shpenzimeve për strehim social, proporcionalisht me GDP-në e saj.

Pensionet, papunësia, strehimi - ku janë përfitimet më të mëdha?

Në përgjithësi, pensionet përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve sociale të BE-së: 2 trilion euro nga totali i shpenzimeve të bllokut për përfitimet sociale.

Sëmundja dhe kujdesi shëndetësor renditen të dytat me gati 1.5 trilion euro, të ndjekura nga masat e mbështetjes për familjet dhe fëmijët me 0.4 trilion euro dhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuara me 0.3 trilion euro.

Pavarësisht reformës së fundit të diskutueshme të pensioneve (aktualisht e pezulluar), e cila kishte për qëllim të kufizonte shpenzimet qeveritare për pensionet, Franca nuk është shpenzuesi më i madh i BE-së për përfitimet e moshës së tretë, duke i kushtuar vetëm 13 për qind të GDP-së së saj.

Tre vendet kryesore janë në fakt Austria (14.7 për qind), Italia (14.6 për qind) dhe Finlanda (14.5 për qind).

Sa i përket kujdesit shëndetësor dhe sëmundjes, Gjermania investon më shumë (9.9 për qind), e ndjekur nga Franca dhe Holanda (9.5 për qind).

Sa i përket mbështetjes për strehimin, Finlanda mban vendin e parë (0.99 për qind e GDP-së), duke kaluar Irlandën (0.72 për qind) dhe Gjermaninë (0.63 për qind), por duket se evropianët do të vlerësonin një rritje të mëtejshme të shpenzimeve në këtë drejtim.

Në një sondazh Eurobarometer të vitit 2025, mungesa e strehimit të përballueshëm u identifikua si problemi më “i menjëhershëm dhe urgjent” në BE, të theksuar nga 40 për qind e të anketuarve (51 për qind mes atyre që jetojnë në qytete).

Bumi i mirëqenies në Estoni - sa lidhet me inflacionin?

Pavarësisht ndarjes lindje-perëndim, shumë nga vendet që shpenzojnë më pak duket se po afrohen me shpenzuesit më të mëdhenj.

Vitit të kaluar, Estonia rriti shpenzimet e saj për mirëqenie me gati 20 për qind - ritmi më i shpejtë në të gjitha vendet e BE-së - e ndjekur nga Kroacia me gati 18 për qind dhe Rumania me 17.5 për qind.

Megjithatë, rritja e shpenzimeve sociale në Estoni është kryesisht rezultat i indeksimit të pensioneve së bashku me rritjen e fortë të pagave, dhe jo për shkak të një ndryshimi politik drejt zgjerimit të shtetit të mirëqenies, sipas Laurit Triin, profesoreshë e politikave publike krahasuese në Universitetin e Tallinn-it.

“Indeksi i pensioneve për vitin 2024 u rrit ndjeshëm për shkak të inflacionit të lartë të mëparshëm dhe pagave që rriteshin shpejt”, tha ajo për Europe in Motion dhe shtoi se “me një popullsi të konsiderueshme pensionistësh, kjo automatikisht rrit shpenzimet”.

“Përfitimet prindërore në Estoni bazohen në paga, kështu që kur pagat mesatare u rritën rreth 10 për qind, edhe kostoja totale e këtyre përfitimeve u rrit. Ndryshimet në pragun e të ardhurave pa taksa dhe presionet e përgjithshme të kostos së jetesës i shtojnë këtij efekti”, deklaroi Triin.

A do të vazhdojë Gjermania të shpenzojë?

Në të njëjtën kohë, rritjet më të ngadalta u panë në Greqi (+3.2 për qind), Suedi (+3.9 për qind), Itali dhe Danimarkë (+4.3 për qind secila), por, në përgjithësi, të gjitha vendet e BE-së rritën shpenzimet për përfitimet sociale.

Sipas vlerësimeve të hershme, rritja e shpenzimeve sociale të Gjermanisë - rreth 6.5 për qind - ishte relativisht e vogël krahasuar me shumicën e vendeve të tjera të BE-së, por ekspertët dyshojnë se vendi do të mbyllë fuqimisht thesarin publik në një të ardhme të afërt.

“Në Gjermani janë ndërmarrë reforma të pensioneve dhe po diskutohen hapa të mëtejshëm, por në 2024, kostot shtesë për shkak të refugjatëve nga Ukraina dhe ngadalësimi ekonomik (pra rritje më e ulët e PBB-së dhe më shumë papunësi) kanë shkaktuar presion më të madh mbi shpenzimet”, tha Ebbinghaus. /Telegrafi/

Irlanda eliminon Hungarinë dhe gëzon Shqipërinë

By: redi
16 November 2025 at 17:19

Rezultate të tjera janë mësuar këtë të dielë. Hungaria mori një disfatë në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3. Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Boërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll ëndrrën për në Kupën e Botës. Nga ana tjetër kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë…

Source

Holandë, treni përplaset me kamionin - pamje dramatike

31 October 2025 at 20:10


Një video dramatike e një treni pasagjerësh me shpejtësi të lartë që përplaset me një kamion të mbushur me dru në një kryqëzim hekurudhor është bërë virale.

Aksidenti ndodhi në një kalim hekurudhor në Meteren të Holandës.

Pamjet e publikuara nga menaxheri holandez i hekurudhave ProRail tregojnë kamionin që po hyn ngadalë në kryqëzim, pastaj frenon papritur dhe kthehet mbrapsht.

- YouTube www.youtube.com

Ai përfundon i bllokuar.

Sekonda më vonë, treni kalon me shpejtësi, duke e shkatërruar kamionin.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona brenda kamionit.

Rreth 200 pasagjerët në tren ikën pa lëndime. Ata u evakuuan shpejt dhe u transportuan me autobus.

Hetuesit ende po përpiqen të gjejnë arsyen pse shoferi nuk mundi ta kalonte kalimin në kohë.

ProRail thotë se videoja "tregon se sa shpejt mund të shkojnë keq gjërat" dhe shpreson se do t'ua përcjellë këtë mesazh shoferëve të kamionëve dhe autobusëve kudo. /Telegrafi/

"Po ne mundemi" , Rob Jetten fiton zgjedhjet e përgjitshme në Holandë

31 October 2025 at 17:15


Partia liberale holandeze e qendrës e Rob Jetten ka fituar garën zgjedhore, sipas analizës së votave që tregon se ajo nuk mund të mposhtet nga populisti anti-islamik Geert Wilders.

D66 e Jetten aktualisht ka një epërsi të ngushtë prej 15,000 votash ndaj Partisë së Lirisë të Wilders, dhe agjencia holandeze e lajmeve ANP thotë se edhe pse numërimi i votave nuk është i plotë, Wilders nuk mund të fitojë më.

Jetten, 38 vjeç, tha se ishte "shumë krenar për këtë rezultat historik", duke shtuar se tani kishte një përgjegjësi të madhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Parashikimet nga pothuajse 99% e votave i vendosin të dyja partitë në 26 vende në parlamentin me 150 vende - por ANP thotë se centristët e Jetten mund të fitojnë një vend të 27-të.

Wilders kryesonte sondazhet e opinionit para zgjedhjeve të së mërkurës, por Rob Jetten arriti të fitonte në disa nga qytetet kryesore holandeze, përfshirë Roterdamin, Hagën dhe Utrechtin, me një fushatë pozitive duke përdorur sloganin "Po, ne mundemi".

Deri më tani ai kishte qenë i kujdesshëm të mos shpallte fitoren derisa të mblidheshin të gjitha votat, por ANP tha se bazuar në shifrat e votuesve me postë jashtë vendit, ai tani mund të shpallej fitues.

Jetten tha se partia e tij i kishte “treguar pjesës tjetër të Evropës dhe botës se është e mundur të mposhtësh lëvizjet populiste nëse bën fushatë me një mesazh pozitiv”.

Edhe pse rruga e tij drejt formimit të një koalicioni nuk është e lehtë, ai pritet të bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne holandeze. /Telegrafi/

Liberalët holandezë të qendrës barazojnë me populistin Wilders në zgjedhje të ngushta

30 October 2025 at 08:45


Partia centriste-liberale D66 e Rob Jetten është në një garë kokë më kokë me populistin anti-islam Geert Wilders në zgjedhjet holandeze, sipas parashikimeve të fundit të votimit.

Me më shumë se 90% të votave të numëruara, si D66 ashtu edhe Partia e Lirisë e Wilders po shkonin drejt 26 vendeve në parlamentin me 150 anëtarë, tha një parashikim nga agjencia holandeze e lajmeve ANP herët të enjten.

Sondazhet fillestare të daljes në votime e kishin nxjerrë Jetten në krye, transmeton Telegrafi.

"Miliona holandezë kanë kthyer një faqe; ata i kanë thënë lamtumirë një politike negativiteti", u tha ai mbështetësve.

E pesimisti Wilders më parë kishte pranuar se rezultati nuk ishte ai që donte, pasi kishte humbur të paktën 10 vende, por tha se kishte arritur rezultatin e tij të dytë më të mirë ndonjëherë.

Tre parti të tjera nuk janë shumë larg, duke përfshirë liberalët konservatorë me 22 vende, të ndjekura nga partia e krahut të majtë GreenLeft-Labour dhe Kristian Demokratët.

Wilders kryesoi sondazhet gjatë gjithë fushatës zgjedhore, por pasi ai e tërhoqi koalicionin e tij në qershor për shkak të një debati mbi azilin dhe migracionin, të gjithë udhëheqësit kryesorë e bënë të qartë se nuk dëshironin të punonin përsëri me të.

Ai pranon se nuk ka gjasa që ai të formojë vetë një qeveri, dhe edhe pa një fitore të qartë, Jetten - i cili organizoi një fushatë të jashtëzakonshme - do të kishte një shans më të fortë për të udhëhequr administratën e ardhshme.

Vetëm disa javë më parë, sondazhet e jepnin D66 vetëm 12 vende, por udhëheqësi fotozhenik 38-vjeçar liberal shfrytëzoi performancat e lëmuara në një sërë debatesh dhe intervistash televizive.

Fakti që ai gjithashtu garoi në një kuiz televiziv të quajtur Personi më i Zgjuar në javët para votimit vetëm sa i shtoi profilit të tij publik.

Jetten ishte i kujdesshëm që të mos pretendonte fitoren të mërkurën në mbrëmje, pavarësisht atmosferës partiake midis mbështetësve të tij.

VVD liberale konservatore e Dilan Yesilgöz po shkonte gjithashtu drejt një nate të suksesshme në vendin e tretë, dhe partia e saj do të ishte një zgjedhje e mirë për çdo koalicion të mundshëm të udhëhequr nga Jetten.

Duke hyrë në zgjedhjet e së mërkurës, votuesit e dinin se rezultati do të ishte në teh të thikës, pasi pesë parti ishin në garë për të fituar.

Partia e Lirisë PVV e Wilders kishte fituar 37 vende në nëntor 2023, por këtë herë elektorati u dekurajua qartë nga kuptimi se ai nuk mund të formonte një koalicion tjetër.

Iu deshën shtatë muaj Wilders për të arritur një marrëveshje me partnerët e koalicionit në vitin 2024, vetëm për të rrëzuar qeverinë 11 muaj më vonë.

Rob Jetten e bëri të qartë se po kërkonte një koalicion me bazë të gjerë që ishte si "i qëndrueshëm ashtu edhe ambicioz", dhe theksoi se ishte e pashembullt që partia fituese të fitonte më pak se 30 vende në parlament.

Ai emëroi Partinë Laburiste (PvdA)-Partinë e Majtë të Gjelbër të ish-Komisionerit Evropian, Frans Timmermans si një partner të mundshëm koalicioni, së bashku me liberalët konservatorë të Yesilgöz dhe një CDA të rigjallëruar Kristian Demokrate. /Telegrafi/

Momenti i çuditshëm, kandidati holandez për zgjedhje nxirret jashtë debatit televiziv të drejtpërdrejtë pasi e ngatërrojnë me një personazh vegan

27 October 2025 at 23:45


Një kandidat holandez për zgjedhje u nxor jashtë një debati të drejtpërdrejtë televiziv, pasi u ngatërrua me një vegan të famshëm.

Pamjet që qarkulluan në mediat sociale kapën momentin kur rojet e sigurisë shoqëruan Kevin Nuijten, nga publiku i eventit në qytetin jugor të Tilburgut.

Kandidati i partisë konservatore JA21 u pa duke ecur drejt daljes së vendit të ngjarjes pasi drejtuesit e eventit u informuan gabimisht se ai ishte Peter Janssen, një aktivist i njohur për të drejtat e kafshëve.

Janssen, vetëm disa ditë para debatit, kishte hyrë në një emision të drejtpërdrejtë gjatë një diskutimi për zgjedhjet e ardhshme duke veshur vetëm të brendshme.

Pasi Nuijten u largua nga vendi i ngjarjes, ai thuhet se iu dorëzua policisë, transmeton Telegrafi.

JA21 tha në një deklaratë: "Gjatë debatit jugor, kandidati ynë u shoqërua jashtë nga policia sepse i ngjante 'veganit të famshëm'. Për fat të mirë, u zgjidh shpejt. Komplimente për sigurinë për vigjilencën e tyre. Votoni #19, JA21 për një Holandë më të sigurt".

Nuijten u mbajt për 15 minuta ndërsa oficerët u përpoqën të konfirmonin se ai nuk ishte aktivisti kriminal, dhe thjesht një kandidat i pafajshëm parlamentar.

"Unë shpjegova se jam anëtar i Këshillit Provincial në Brabant dhe se ata mund të kërkonin emrin tim në Google", tha ai nëpërmjet një zëdhënësi të partisë.

Kandidati parlamentar e përshkroi situatën si "qesharake" dhe tha se kishte "biseda të mira me oficerët". /Telegrafi/

Francë, stuhia Benjamin lë pa energji elektrike mbi 100 mijë familje

23 October 2025 at 15:02


Mbi 100,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhia Benjamin goditi Francën, njoftoi furnizuesi publik i energjisë në vend.

Enedis tha në një deklaratë se më shumë se 100,000 familje mbetën pa energji elektrike për shkak të “pemëve që ranë mbi linjat e energjisë”, ndërsa erërat e forta kanë përfshirë vendin.

Meteo-France ka vendosur 19 departamente në alarm portokalli, ndërsa priten erëra të forta dhe valë të larta përgjatë brigjeve të Atlantikut dhe Kanalit Anglez.

Më shumë se 2,000 shtëpi mbetën gjithashtu pa energji elektrike pasi stuhia goditi Anglinë Lindore.

Raportohet se stuhia Benjamin kishte filluar të largohej nga Mbretëria e Bashkuar me ndikimin e saj që po zvogëlohet gradualisht.

Transmetuesi holandez NOS raportoi gjithashtu se dhjetëra fluturime po anulohen në Aeroportin Schiphol në Amsterdam dhe priten vonesa të mëtejshme. /Telegrafi/

Zgjidhet misteri 360-vjeçar i "Vajzës me vath perle"

19 October 2025 at 10:00


Pas 360 vitesh, një historian arti dyshohet se ka zgjidhur një nga misteret më të mëdha të historisë së artit - identitetin e subjektit në pikturën "Vajza me vathë perle".

Eksperti i artit Andrew Graham-Dixon e publikoi këtë të ashtuquajtur “bombë” në një artikull të kohëve të fundit në Times of London, përpara publikimit të librit të tij të ri “Vermeer: A Life Lost and Found.”

Në të, u zbulua se artisti që pikturoi veprën ikonike në vitin 1665, Johannes Vermeer, punoi pothuajse ekskluzivisht për bashkëshortin dhe bashkëshorten holandeze Pieter Claeszoon van Ruijven dhe Maria de Knuijt në Delft të Holandës, të cilët ishin pjesë e një sekti radikal të krishterë të quajtur Remonstrantët.

Prandaj, Graham-Dixon beson se vajza e zhytur në mendime në pikturë ka shumë të ngjarë të jetë vajza 10-vjeçare e Pieter, Magdalena. /Telegrafi/

❌
❌