Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Norvegjia nuk zhgënjen/ Skandinavët i nisin me kryesim Lojrat Olimpike në Itali

By: xhir jeta
9 February 2026 at 11:46

Rivalët janë aty, por ata duan të respektojnë parashikimet. Përfaqësuesit e Norvegjisë nuk kanë zhgënjyer aspak në ditët e para të Lojrave Olimpike Dimërore në Itali, duke fituar medaljet radhazi.

I shkëlqyer ishte Sander Eitrem, që fitoi medaljen e artë në 5000 metra skijim në akull, duke mposhtur kundërshtarët, e duke vendosur një rekord të ri olimpik.

Kampioni 23-vjeçar e uli rekordin e mëparshëm me 3 sekonda dhe dha kohën 6’03”95. E vetmja notë negative ishte që nuk mundi dot vetveten, pasi nuk arriti dot rekordin botëror me 5’58”52.

Pas norvegjezit mbërritën çeku Jilek që mori argjendin dhe italiani Lorelo, që fitoi bronzin. Për femra, ishte Ana Odinë Strëm që I dha Norvegjisë një tjetër medalje ari, në kërcim me ski nga trampolina.

Ajo pati kërcimin e kombinuar me 267.3 pikë duke shkaktuar një të papritur të madhe, sepse mundi favoriten nga Sllovenia, Nika Prevc, që mbeti më shumë se 1 pikë prapa.

Nordikët fituan të artën edhe me veteranin Johanes Hësflot Klebo. Ai triumfoi në garën e skive nordike, apo siç njihet ndryshe kros-kauntri, apo krosi me ski në distancë 20 kilometra.

Në një garë tepër sfiduese, Klebo 29-vjeçar, la prapa francezin Delozh dhe patriotin e tij norvegjez, Nienget. Kjo ishte medalja e gjashtë e artë olimpike për Klebon, që ka fituar edhe 15 medalje të arta në kampionatet botërore, duke qenë skiatori me më shumë suksese në histori.

Norvegjia ka fituar edhe medalje argjendi në garën e shpejtësisë në akull 3000 metra, dhe bronz në garën e skive nordike 20 km për femra./abcnews.al

Diplomatja norvegjeze jep dorëheqjen për shkak të "lidhjeve me Jeffrey Epstein"

8 February 2026 at 23:05


Ministria e Jashtme e Norvegjisë tha të dielën se një ambasadore e shquar, Mona Juul, do të jepte dorëheqjen për shkak të një "dështimi serioz të gjykimit" në lidhje me lidhjet me Jeffrey Epstein, pjesë e një skandali në rritje në vendin nordik dhe në të gjithë Evropën.

Ministria më parë këtë javë e pezulloi Juul nga pozicioni i saj si ambasadore në Jordani dhe Irak në pritje të një hetimi të brendshëm për lidhjet me Epstein, të gjetura në një grup të madh dosjesh të publikuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

"Kontakti i Juul me sulmuesin seksual të dënuar Epstein ka treguar një dështim serioz të gjykimit. Rasti e bën të vështirë rindërtimin e besimit që kërkon roli", tha ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide në një deklaratë.

Juul, 66 vjeçe, një ish-ministëre e qeverisë, më parë përfaqësoi Norvegjinë si ambasadore në Izrael, Britani dhe në Kombet e Bashkuara.

Një avokat që përfaqësonte Juul tha se ajo kishte dhënë dorëheqjen vullnetarisht pasi situata aktuale e bënte të pamundur për të kryer punën e saj.

"Mona Juul do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar në sigurimin që të gjitha faktet përkatëse në këtë çështje të dalin në dritë", ka thënë avokati i saj Thomas Skjelbred në një deklaratë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Olimpiada, Norvegjia është favorite/ Nordikët pritet të përsërisin suksesin e katër viteve më parë

7 February 2026 at 13:05

Këtu nuk jemi në piskun e vapës.

Lojërat Olimpike Dimërore kanë gara e kushte të tjera në krahasim me ato të verës, dhe po ashtu kandidatët për fitore ndryshojnë.

Nëse në Olimpiadat më të shquara, që janë mbajtur që në kohën e grekëve të lashtë, dominojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dikur e ndanin Olimpin me Bashkimin Sovjetik, këtu numri 1 është Norvegjia.

Pikërisht skuadra skandinave pritet të fitojë numrin më të madh të medaljeve, të arta, të argjendit dhe të bronzit, ashtu siç bëri 4 vjet më parë në Pekin.

Norvegjezët i lanë prapa të gjithë, madje me distancë, duke marrë 16 të arta dhe 37 medalje gjithsej.

Garat e preferuara të tyre janë biatloni, apo dygarëshi, si dhe ato që quhen garat e skive nordike.

Po ashtu, mund të fitohen medalje në kërcimet nga trampoline dhe në disiplina të tjera.

Gjermania doli e dytë në Olimpiadën kineze në 2022 me 12 të arta dhe 27 medalje në përgjithësi.

Gjermanët kontrollojnë garat me rrëshqitje në një mjet në një shteg akulli të rrethuar me bordura, në bobsled, si dhe në skeleton, që është një disiplinë e ngjashme, por me një garues të vetëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pretendentët e tretë për medalje duke marrë 25 të tilla, nga të cilat 9 të arta, ndërsa pranë tyre pritet të jenë Kina, Suedia, Holanda, Austria, Zvicra, por besohet edhe Koreja e Jugut.

Përfaqësuesja më e shkëlqyer amerikane është Mikaela Shifrin, skiatorja alpine më e madhe e të gjitha kohëve me 108 fitore në garat e Kupës së Botës, që ka fituar tre medalje olimpike në karrierë.

Automjeti elektrik nuk do të ndizet kaq shpesh sa ata me benzinë ose dizel

7 February 2026 at 12:01


Norvegjia është lider evropian në elektromobilitet dhe është një shembull i shkëlqyer për studime mbi sigurinë e automjeteve elektrike.

Në fund të qershorit 2025, në Norvegji ishin regjistruar 3.093.293 automjete personale, prej të cilave 874.307 ishin elektrike.

Kjo do të thotë që automjetet elektrike përbënin 28,3 për qind të flotës kombëtare. Norvegjia mbetet një nga vendet e rralla ku automjetet elektrike përbëjnë më shumë se një të katërtën e të gjitha automjeteve dhe kjo pjesë vazhdon të rritet çdo vit.

Në gjysmën e parë të vitit 2025, shërbimet e emergjencës në Norvegji regjistruan 403 zjarre të automjeteve.

Nga këto, 359 përfshinin automjete me motor me djegie të brendshme, 12 hibride (HEV/PHEV) dhe vetëm 30 automjete elektrike. Pjesa e zjarreve të automjeteve elektrike në totalin e incidenteve ishte 7,4 për qind, shumë më e ulët se pjesa e tyre prej 28,3 për qind në flotën kombëtare, raporton Drejtoria për Sigurinë Shoqërore dhe Emergjencat civile.

Në vitin 2024, pati 63 zjarre të automjeteve elektrike, megjithëse flota e automjeteve elektrike kishte kaluar 803.559 njësi, gjë që tregon se norma vjetore mbeti relativisht e qëndrueshme. Pra, rritja e numrit të automjeteve elektrike të regjistruara nuk rezulton në një rritje proporcionale të zjarreve.

Nëse duhet të kërkohen rrethana lehtësuese për automjetet me benzinë dhe dizel, është fakti që flota e automjeteve elektrike është gjithsesi më e re.

Me fjalë të tjera, automjetet me dizel dhe benzinë janë mesatarisht më të vjetra se automjetet elektrike në rrugët e Norvegjisë. /Telegrafi/

Princesha e Kurorës e Norvegjisë kërkon falje për miqësinë me Epstein

6 February 2026 at 23:25


Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, kërkoi për miqësinë e saj me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, një nga disa skandalet që kanë goditur monarkinë e vendit nordik.

"Gjithashtu kërkoj ndjesë për situatën në të cilën e kam futur familjen mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën", tha Mette-Marit në një deklaratë të lëshuar nga pallati mbretëror.

Dosjet e reja që lidhen me Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së javën e kaluar, përfshinin korrespondencë të gjerë me email midis Mette-Marit dhe Epstein, pasi ai u shpall fajtor për krime seksuale me fëmijë në vitin 2008.

Mette-Marit, bashkëshortja e djalit të Haraldit, Princit të Kurorës Haakon, trashëgimtarit të fronit, më parë kërkoi falje për mbajtjen e kontakteve, duke thënë se ajo tregoi gjykim të dobët.

Ndryshe, kryeministri i Norvegjisë tha të hënën se Mette-Marit dhe norvegjezë të tjerë të shquar që u përmendën në dokumentet e fundit të publikuara të Epstein, duhet të japin më shumë detaje rreth përfshirjes së tyre me Epstein.

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet tashmë me disa sfida.

Marius, djali i Mette-Marit nga një marrëdhënie para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon, është aktualisht në gjyq për përdhunim dhe dhunë në familje. /Telegrafi/

Epsteinit i kishte folur edhe për bukuroshet shqiptare - nisin hetimet për korrupsion ndaj ish-kryeministrit norvegjez

6 February 2026 at 13:21


Policia norvegjeze ka nisur një hetim ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për shkak të dyshimeve për korrupsion, pas zbulimeve të dosjeve të pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Policia norvegjeze po heton ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, sipas autoritetit norvegjez për luftimin e krimit ekonomik.

Derisa deri më tani nuk janë ngritur akuza zyrtare, dokumente të lidhura me financierin dhe trafikantin e dënuar seksual Epstein raportohet se përmendin dhurata të marra nga Jagland, si dhe udhëtime dhe hua që supozohet se janë paguar nga pedofili që u vetëvra në qeli në vitin 2019.

Autoritetet norvegjeze tani po punojnë për të verifikuar këto pretendime.

Në një email drejtuar Epsteinit në vitin 2014, Jagland supozohet se ka kërkuar ndihmë financiare për blerjen e një prone në Oslo. Gjithashtu, raportohet se Epstein vizitoi banesën e Jagland në Strasburg të paktën dy herë gjatë kohës që norvegjezi shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Ndryshe, Jagland ka vizituar në vitin 2012 Tiranën, ku ishte takuar me zyrtarët e shtetit.

Por, teksa ishte i angazhuar me politikën e ditës në Tiranë, i kishte rënë në sy edhe një detaj tjetër: vajzat e jashtëzakonshme shqiptare.

Këtë, ia përcolli edhe Epsteinit një ditë më vonë përmes një emaili, duke e njoftuar se ai kishte qenë në vendin tonë. /Telegrafi/

Asgjë nga Republika e Norvegjisë - deputetët votuan të mbeten monarki, pavarësisht skandaleve të oborrit mbretëror me Epstein

3 February 2026 at 20:01


Parlamenti i Norvegjisë ka vendosur të martën me shumicë të madhe që të mbajë monarkinë, duke refuzuar idenë për t’u kthyer në republikë.

Nga 169 deputetë, 141 votuan pro mbajtjes së monarkisë, ndërsa 26 votuan për ndryshimin e sistemit të shtetit.

Mbështetësit e monarkisë argumentojnë se ajo sjell stabilitet dhe përfaqëson unitetin e vendit, ndërsa kundërshtarët theksojnë se privilegjet e familjes mbretërore nuk janë të përshtatshme për një shoqëri demokratike.

Ky vendim vjen ndërkohë që popullariteti i familjes mbretërore ka rënë, raporton reuters.

Sipas një sondazhi të fundit, 61 për qind e norvegjezëve mbështesin monarkinë, një shifër më e ulët se vitin e kaluar.

Rënia e mbështetjes lidhet edhe me disa skandale, përfshirë lidhjet e Princeshën Mette‑Marit me të ndjerin Jeffrey Epstein.

Megjithatë, Parlamenti ka treguar se shumica mbetet e bindur se monarkia duhet të qëndrojë, duke lënë planin për republikë në letër.

Një sondazh i opinionit të kryer të hënën për gazetën norvegjeze Verdens Gang tregoi se 61 për qind e norvegjezëve mbështesin mbajtjen e mbretërve në detyrë, nga 72 për qind vitin e kaluar, ndërsa mbështetja për një republikë u rrit me 10 për qind, duke arritur në 27 72 për qind, sipas sondazhit të publikuar të martën.

Kur u pyetën nëse Mette-Marit duhet të bëhet mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë, 44 për qind thanë jo, ndërsa vetëm 33 për qind thanë po, ndërsa të tjerët nuk dhanë një opinion, sipas sondazhit të kryer mbi 1,014 të anketuar nga instituti i sondazheve InFact. /Telegrafi/

Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji

3 February 2026 at 15:35


Tesla po përballet me një rënie të ndjeshme të shitjeve në Norvegji, treg që për vite me radhë është konsideruar si bastioni i saj kryesor në Evropë.

Sipas të dhënave të regjistrimeve për janarin 2026, vetëm 62 njësi të Model Y u shitën, ndërsa në total Tesla regjistroi vetëm 83 automjete, 88 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, disa modele rivale elektrike, si Volkswagen ID.3 dhe Toyota bZ4X, kanë kaluar dukshëm Teslan në renditjen mujore të shitjeve.

Pavarësisht rënies së Teslas, tregu norvegjez vazhdon të dominohet nga makinat elektrike, të cilat përbëjnë 94 për qind të shitjeve të reja.

Në vende të tjera të Evropës, kompania ka shënuar rritje të moderuar të shitjeve, e nxitur nga versionet më të përballueshme të Model 3 dhe Model Y.

Megjithatë, tabloja e përgjithshme mbetet e përzier, pasi Tesla po përballet me rënie të forta në disa tregje kyçe dhe me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga prodhuesit evropianë dhe markat kineze. /Telegrafi/

Mercedes-Benz eActros 600 përshkoi 8,000 km në "sfidën eNordkapp"

3 February 2026 at 09:05


Kamioni elektrik Mercedes-Benz eActros 600 është bërë mjeti i parë plotësisht elektrik për transport të rëndë që përfundon sfidën eNordkapp, duke përshkuar rreth 8,000 kilometra nga Gjermania deri në Kepin e Veriut në Norvegji.

Udhëtimi u realizua për dhjetë ditë nga kompania austriake e logjistikës VEGA International, duke kaluar nëpër Danimarkë dhe Suedi, në temperatura që zbritën deri në −41 gradë Celsius.

Kamioni tërhoqi një gjysmë-rimorkio me një furgon Mercedes-Benz Sprinter të bashkangjitur, me peshë totale 32.5 tonë.

Gjatë rrugës, ekipi u përball me sfida në karikim, si kabllo të shkurtra dhe pajisje që ngrinin nga i ftohti ekstrem.

Mercedes-Benz Trucks theksoi se automjeti ishte pothuajse gati për prodhim, me ndryshimin e vetëm përdorimin e gomave speciale dimërore.

Prodhimi masiv i eActros 600 ka nisur në vitin 2024 dhe kamioni është shpallur “International Truck of the Year 2025”. /Telegrafi/

Ngasja në kushte ekstreme dhe devijime të mëdha - sa autonomi humbën veturat elektrike në -31 gradë?

29 January 2026 at 23:01


Revista norvegjeze Motor dhe Klubi Norvegjez i Automjeteve (NAF) kanë realizuar testin më të madh botëror të autonomisë në Norvegji.

Ata vozitën 24 vetura elektrike nga Oslo drejt veriut të Norvegjisë. Temperatura ra gjatë gjithë testit deri në minus 31 gradë Celsius.

Kjo shkaktoi devijime ekstreme të autonomisë së veturave elektrike nga ajo e deklaruar zyrtarisht sipas WLTP.

Automjetet humbën midis 29 dhe 46 për qind të autonomisë zyrtare. Automobilat elektrik vazhduan të lëvizin derisa bateritë të shtereshin plotësisht, por disa nga ato u detyruan të ndalojnë para se të shteren, sepse fuqia e motorit u bë shumë e dobët për të mbajtur shpejtësinë e deklaruar.

Hyundai i vogël Inster ishte një nga veturat që performoi më mirë, me një devijim prej 29 për qind.

Lucid Air arriti më larg, me 520 km, por pësoi gjithsesi një humbje të 46 për qind të autonomisë.

Volvo EX90 kaloi 339 km dhe humbi 45 për qind të autonomisë, ndërsa sipas të dhënave WLTP ai duhej të kalonte 611 km.

Fituesi nuk ishte vetura që mund të lëvizte më larg, por ajo që pati devijimin më të vogël nga autonomia e deklaruar.

Vetura që performoi më mirë ishte kineze MGS6 EV, me një devijim prej 28,87 për qind. Asnjë nga veturat elektrike nuk e përballoi veçanërisht mirë të ftohtin ekstrem. /Telegrafi/

Norvegjia do të shpenzojë gati 2 miliardë dollarë për sistemin e artilerisë së Koresë së Jugut

29 January 2026 at 17:45


Hanwha e Koresë së Jugut do të furnizojë Norvegjinë me sisteme artilerie raketash me rreze të gjatë veprimi me vlerë 19 miliardë krona (1.98 miliardë dollarë apo rreth 1.7 miliardë euro), njoftoi Oslo.

Kontrata përfshin blerjen e 16 sistemeve të lëshimit dhe një sasi të pazbuluar municionesh me një rreze veprimi deri në 500 kilometra, tha Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë në një deklaratë të enjten.

Ajo gjithashtu përfshinte mbështetje logjistike, pajisje trajnimi dhe sisteme mbështetëse, shtoi ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Kjo do të rrisë aftësinë tonë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e mundshëm", ka thënë ministri i Mbrojtjes Tore Sandvik, duke vënë në dukje se artileria me rreze të gjatë veprimi përfaqësonte një kapacitet të ri për ushtrinë e vendit.

Norvegjia zgjodhi sistemet e Hanwha-s mbi ato të grupit franko-gjerman KNDS, Rheinmetall të Gjermanisë dhe një konsorciumi që bashkon Saab të Suedisë dhe kompaninë amerikane Boeing.

Norvegjia, anëtare e aleancës ushtarake perëndimore NATO, ndan një kufi tokësor prej 198 kilometrash me Rusinë në Arktik.

Sipas Oslos, vetëm sistemi Chunmoo i Hanwha-s përmbushi të gjitha kërkesat e vendit nordik, veçanërisht për sa i përket rrezes së veprimit.

Municionet pritet të prodhohen në Poloni, e cila ka porositur gati 300 të të njëjtit sistem dhe ka rregulluar prodhimin vendas, tha qeveria norvegjeze. /Telegrafi/

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia drejt refuzimit

21 January 2026 at 15:00


Norvegjia dhe Suedia kanë refuzuar t’i bashkohen Komitetit për Paqe të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa sipas raportimeve të mediave, as Italia nuk do të marrë pjesë në të, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Zyra e kryeministrit norvegjez njoftoi sot se Norvegjia nuk do t’i bashkohet Komitetit për Paqe të propozuar nga presidenti amerikan.

“Propozimi amerikan ngre disa çështje që kërkojnë dialog më të thelluar me Shtetet e Bashkuara. Prandaj, Norvegjia nuk do t’u bashkohet dispozitave të propozuara për Komitetin e Paqes dhe nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Davos”, tha sekretari i shtetit Kristoffer Thoner për AFP.

Edhe Suedia e ka refuzuar iniciativën e Trumpit.

“Suedia nuk do të marrë pjesë në iniciativën e presidentit Donald Trump për Komitetin e Paqes në formën në të cilën teksti është paraqitur deri tani”, u tha kryeministri Ulf Kristersson gazetarëve në Davos.

As Italia nuk do të marrë pjesë, njoftoi gazeta italiane Corriere della Sera.

Sipas shkrimit të gazetës sot, Italia nuk do të marrë pjesë në iniciativën e Trumpit nga frika se anëtarësimi në një grup të tillë të udhëhequr nga lideri i vetëm i një vendi do të shkelte kushtetutën italiane.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila përndryshe ka marrëdhënie të mira me Trumpin, me gjasë nuk do të shkojë në Davos, i tha një burim Reuters. Qeveria italiane nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Komiteti i propozuar do të drejtohej përjetë nga Trump, dhe do të fillonte me zgjidhjen e konfliktit në Rripin e Gazës, e më pas edhe luftërat e tjera. Anëtarët do të duhej të paguanin një miliard dollarë amerikanë për anëtarësim të përhershëm.

Sipas kushtetutës italiane, Italia mund t’u bashkohet organizatave ndërkombëtare që sigurojnë “paqe dhe drejtësi mes kombeve” vetëm “mbi baza të barabarta me shtetet e tjera”, gjë që nuk përputhet me primatin amerikan në komitetin e ri, shpjegon gazeta, pa përmendur burimin e raportimit.

Ftesa për t’iu bashkuar iniciativës u janë dërguar rreth 60 shteteve, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. /Telegrafi/

“Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump

By: lindita
19 January 2026 at 13:20

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store konfirmoi sot se ka marrë gjatë fundjavës një mesazh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ky i fundit theksonte se nuk ishte më i interesuar për paqen, dhe kjo për shkak se nuk iu dha kurrë Nobeli i shumëpretenduar prej tij. “Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin edhe pse kam ndaluar 8 luftra e më…

Source

Vendet evropiane: Kërcënimet e SHBA-së me tarifa "minojnë marrëdhëniet transatlantike"

18 January 2026 at 18:22


Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar publikuan sot një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë dënuar kërcënimet e fundit të SHBA-së për vendosjen e tarifave për shkak të Grenlandës, duke riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik, duke ruajtur njëkohësisht sovranitetin e tyre, transmeton Anadolu.

“Kërcënimet me tarifa dëmtojnë marrëdhëniet transatlantike dhe rrezikojnë një spiralë të rrezikshme në rënie. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të koordinuar në përgjigjen tonë. Jemi të përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

Ajo rithekson angazhimin e tetë vendeve për forcimin e sigurisë në Arktik “si një interes i përbashkët transatlantik”.

“Stërvitja daneze e parapërgatitur ‘Qëndrueshmëria e Arktikut’, e zhvilluar me aleatët, i përgjigjet kësaj nevoje. Ajo nuk përbën kërcënim për askënd”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë është shprehur gjithashtu “solidaritet i plotë” me Danimarkën dhe Grenlandën.

“Duke u bazuar në procesin e nisur javën e kaluar, jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilat i mbështesim fuqishëm”, shtohet më tej.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se Washingtoni do të vendosë tarifa 10 për qind për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda duke filluar nga 1 shkurti, të cilat do të rriten në 25 për qind në qershor, derisa të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës”.

Udhëheqësit evropianë janë zotuar për një përgjigje të koordinuar. /AA/

Norvegjia e tronditur pasi Machado i dhuroi Trumpit medaljen e Çmimit Nobel

16 January 2026 at 14:46


Lajmi se fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, ia ka dorëzuar medaljen e saj presidentit amerikan Donald Trump ka shkaktuar mosbesim dhe reagime të forta në mediat norvegjeze, si dhe në qarqet profesionale.

Trump, i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën për ta marrë këtë vlerësim, e pranoi medaljen nga udhëheqësja e opozitës venezuelase gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Machado ia dorëzoi medaljen Trumpit duke e cilësuar atë si “një vlerësim për përkushtimin e tij unik ndaj lirisë sonë”. Ajo është përjashtuar nga procesi i tranzicionit të pushtetit në Venezuelë që prej 3 janarit, kur forcat amerikane rrëzuan Nicolas Maduron, megjithëse regjimi i tij mbeti në pushtet.

Presidenti amerikan, i cili pretendon se e meriton Çmimin Nobel për Paqen pasi, sipas tij, gjatë mandatit të dytë ka kontribuar në zgjidhjen e disa konflikteve, më herët kishte shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve të Komitetit Norvegjez të Nobelit, raportojnë mediat.

Trump with the Nobel Peace Prize medal presented to him by María Corina Machado.

The Nobel Committee issued a statement clarifying that “Once a Nobel Prize is announced, it cannot be revoked, shared, or transferred to others.” pic.twitter.com/qtqmwZ8Mt2
— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) January 16, 2026

“Kjo është krejtësisht e papranueshme”, deklaroi për televizionin publik NRK Janne Haaland Matlary, profesoreshë në Universitetin e Oslos dhe ish-politikane. “Ky veprim përbën mungesë të plotë respekti ndaj çmimit”, tha ajo, duke e cilësuar atë si “të pakuptimtë” dhe “patetik”.

Ndërkohë, Komiteti Norvegjez i Nobelit theksoi javën e kaluar, përmes një deklarate zyrtare, se Çmimi Nobel nuk mund të ndahet dhe as të transferohet.

Çmimi Nobel për Paqen konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për përpjekjet në fushën e diplomacisë dhe paqes.

“Kjo është jashtëzakonisht e turpshme dhe e dëmshme për një nga çmimet më të njohura dhe më të rëndësishme në botë”, shkroi në një postim në Facebook, Raymond Johansen, ish-kryetar i bashkisë së Oslos nga Partia Laburiste në pushtet.

“Dhënia e çmimit është tani aq e politizuar dhe potencialisht e rrezikshme, saqë mund të legjitimojë lehtësisht zhvillime që bien ndesh me vetë idenë e paqes”, shkroi ai.

Ai është një nga pesë Çmimet Nobel të themeluara me testamentin e Alfred Nobelit, shpikësit suedez të dinamitit, i cili vdiq në vitin 1896. /Telegrafi/

Kosto prej 2.4 miliardë dollarë, Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

By: M C
13 January 2026 at 17:50

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë nën det po ndërtohet në Norvegji, me qëllim të ulë kohën e udhëtimit midis qyteteve të mëdha dhe të bëhet pjesë e një autostrade pa tragete përgjatë bregdetit të saj perëndimor.

Mediat e huaja shkruajnë se ndërtimi filloi në janar 2018, por u ndërpre në fund të vitit 2019 për shkak të parashikimeve për tejkalime të kostove që çuan në shfuqizimin e kontratave ekzistuese dhe në ristrukturimin e projektit. Punimet rifilluan në fund të vitit 2021 dhe tuneli tani është planifikuar të përfundojë në vitin 2033, me një kosto prej afërsisht 25 miliardë krona norvegjeze (rreth 2.4 miliardë dollarë).

“Tuneli do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen përgjatë bregut perëndimor të Norvegjisë, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të besueshme midis rajoneve Stavanger dhe Haugesund,” tha Anne Brit Moen, një menaxhere projekti në Skanska, kompania ndërkombëtare ndërtuese që po ndërton pjesën veriore të tunelit, e cila është seksioni më i thellë dhe është 9 kilometra i gjatë.

Duke zëvendësuar lidhjet aktuale të trageteve, Rogfast do të reduktojë kohën e udhëtimit mes Bergenit dhe Stavangerit respektivisht qytetet e dytë dhe të katërt më të mëdha norvegjeze sipas popullsisë, për rreth 40 minuta dhe do ta bëjë udhëtimin e përditshëm shumë më të lehtë, shtoi Moen.

Tuneli do të përbëhet nga dy tubacione të veçanta, secili me dy korsia trafiku, të dizajnuara ekskluzivisht për trafik rrugor, dhe do të ketë një element dizajni mjaft të pazakontë rreth në mes: një rrugë rrethore e dyfishtë, 260 metra e thellë, që lidhet me një tunel lidhës që çon në ishullin Kvitsøy, bashkia më e vogël e Norvegjisë.

Matje me teknologji të lartë

Ndërtimi i një tuneli me këtë gjatësi nën det paraqet disa sfida teknologjike. Si shumica e tuneleve moderne, për të kursyer kohë, Rogfast po ndërtohet nga të dyja skajet njëkohësisht, me qëllimin që të dy ekipet e ndërtimit të takohen në mes brenda një marge gabimi prej vetëm 5 centimetra.

Arritja e këtij niveli të saktësisë kërkon matje të kujdesshme duke përdorur lazerë dhe pajisje të tjera të sofistikuara. Një skaner laserik i rrotullueshëm me pasqyrë mat një pjesë të tunelit të sapo-gërmuar, duke mbledhur 2 milion pikë të dhënash në sekondë për të krijuar një “binjak digjital” të tunelit. Kjo më pas mund të kontrollohet kundrejt planeve të dizajnit për çdo pasaktësi.

”Është pak larg pamjes romantike të inxhinierit që sheh përmes një lenteje,” tha Burkhard Boeckem, drejtor i teknologjisë në Hexagon, kompania që po siguron matjet për tunelin.

Margjina prej 5 centimetra është ndër më të rreptat në botë, por mund të kursejë kohë, para, mbetje dhe emetime duke shmangur gabimet:”Nëse devijoni nga kjo, krijoni shumë më shumë material që duhet të nxirret, dhe pastaj shumë më tepër që të mbushet përsëri, janë shumë kamionë të plotë. Pra, nuk është vetëm një faktor rreziku, por edhe një faktor shumë financiar.”

Kërkon aftësi teknike

Projekti Rogfast është pjesë e rinovimit të rrugës bregdetare E39, një rrugë 1,100 kilometra (684 milje) që shtrihet nga Trondheim në veri deri në Kristiansand në jug. Sot duhen 21 orë për të vozitur të gjithë gjatësi e rrugës, e cila përfshin shtatë tragete. Qëllimi është ta bëjmë pa tragete duke ndërtuar tunele dhe ura, duke shkurtuar kohën e udhëtimit gjysmë. Përfundimi nuk pritet para vitit 2050.

Rogfast është një nga komponentët më ambiciozë dhe teknikisht të kërkuar të asaj plani, dhe ndërtimi nuk ka qenë pa pengesa, sipas Moen. “Sfida kryesore deri tani ka qenë të gjejmë metoda të mjaftueshme për injektimin e llaçeve për të vulosur shkëmbin. Tani jemi 300 metra (984 këmbë) nën nivelin e detit, dhe tashmë kemi pasur rrjedhje të konsiderueshme të ujit të kripur në sistemin e tunelit. Duke qenë se do të shkojmë deri në 392 metra (1,286 këmbë) nën nivelin e detit, po përqendrohemi në gjetjen e metodave më të mira për të ruajtur kushtet e sigurta dhe efikase të punës për të gjithë.” shpjegoi ajo.

Tuneli kërkon gjithashtu masa për të mbrojtur drejtuesit e automjeteve nga ndotja e ajrit. Ai do të përdorë një sistem ventilimi longitudinal, i cili zakonisht përdor ventilatorë me rrymë për të krijuar qarkullim të ajrit i plotësuar nga ventilimi i kanalit që shtrihet deri në Kvitsøy.

“Kjo kombinim është dizajnuar për të siguruar qarkullim të efektshëm të ajrit dhe siguri gjatë gjithë gjatësi së konsiderueshme të tunelit,” tha Moen.

Do të implementohet gjithashtu një alarm në kohë reale për të identifikuar ngjarje të tilla si prishje ose bllokim, dhe kamerat dhe radari do të monitorojnë automjetet.

Megjithëse punësimet do të humbnin përfundimisht nga mbyllja e trageteve, Rogfast do të forcojë qasjen në punë të tjera, arsim dhe shërbime publike për komunitetet lokale, tha Moen, dhe do të ketë efekte pozitive në ekonominë lokale dhe industrinë e produkteve detare, pasi kostot e logjistikës do të ulen dhe kompanitë do të jenë në gjendje të operojnë në një zonë më të gjerë.

“Projektimi gjithashtu krijon punësim të konsiderueshëm gjatë ndërtimit dhe vendos bazën për zhvillim më të qëndrueshëm dhe të integruar rajonal përgjatë bregdetit të thyer perëndimor të Norvegjisë,” tha ajo./

The post Kosto prej 2.4 miliardë dollarë, Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë appeared first on Albeu.com.

Norvegjia arriti 96 për qind të shitjeve të veturave elektrike, benzina praktikisht ka mbaruar

5 January 2026 at 23:40


Norvegjia sapo ka bërë diçka që asnjë vend tjetër nuk e ka arritur: e mbylli vitin 2025 me 95.9% të të gjitha makinave të reja të pasagjerëve të regjistruara si plotësisht elektrike, një shifër që madje edhe zyrtarët e rrumbullakosin në "96% të tregut të makinave të reja".

Dhjetori ishte më afër 98% të pjesës së automjeteve elektrike, duke e bërë djegien e brendshme një gabim statistikor rrumbullakosjeje dhe jo një segment real, transmeton Telegrafi.

Regjistrimet e makinave të reja u rritën me afërsisht 40% krahasuar me vitin 2024, ndërsa blerësit nxituan të kapërcenin taksat më të ashpra të automjeteve elektrike që mbërrijnë në vitin 2026.

Kjo rritje i shtyu shitjet totale në rreth 180,000 makina, dhe pothuajse të gjitha ishin me bateri elektrike. Hibridet plug-in janë zbehur në sfond; tregu në thelb ka kaluar direkt nga benzina dhe nafta në automjete elektrike të plota.

Ngatërresat e politikave janë pas tij me taksa të larta blerjeje për makinat me djegie, përjashtime bujare për automjetet elektrike, taksa dhe tragete më të lira, plus karikim të bollshëm në shtëpi dhe publik.

Pas vitesh të tëra presioni, Norvegjia në mënyrë efektive arriti qëllimin e saj të hershëm, për t'i dhënë fund shitjeve të makinave të reja me lëndë djegëse fosile deri në vitin 2025.

Në të njëjtën kohë, qeveria tani po e zvogëlon bujarinë duke shtuar pak TVSH për automjetet elektrike të shtrenjta, prandaj kaq shumë blerës e kanë tërhequr vëmendjen para fundit të vitit.

Po ndodh gjithashtu në një moment kur pjesa tjetër e botës ende po vendos se sa larg dhe sa shpejt të shtyjë përpara.

Prodhuesit e automjeteve po përgatisin metal të ri për vitin 2026, nga crossover-at e tregut masiv deri te modelet kryesore të nivelit të lartë, dhe shumë nga ato që po vijnë duket se synojnë drejtpërdrejt blerësit në tregjet e ftohta, të dendura me automjete elektrike si Norvegjia.

Tashmë mund ta shihni valën tjetër në vrojtimin tonë të automjeteve të reja elektrike për të cilat jemi më të emocionuar në vitin 2026.

Asnjë markë nuk përfitoi më shumë nga nxitimi i fundit para taksave i Norvegjisë sesa Tesla. Ishte marka më e shitur e vendit për të pestin vit radhazi, me një pjesë tregu prej rreth 19% dhe më shumë se 27,000 Tesla të reja të regjistruara.

Modeli Y ishte ylli, duke u bërë në mënyrë efektive makina familjare e parazgjedhur në një vend që dikur dominohej nga furgonët me naftë dhe crossover-at kompaktë.

Momenti i Teslas është i habitshëm sepse vjen ndërsa kompania përballet me një kërkesë më të ulët diku tjetër në Evropë.

Megjithatë, në Norvegji, kombinimi i stimujve të fortë, mbulimit të dendur të Supercharger dhe viteve të njohjes e bëri markën një bast të sigurt kur blerësit e dinin se rregullat e taksave ishin gati të shtrëngoheshin.

Makinat elektrike të prodhuara në Kinë po rriten gjithashtu me shpejtësi, por Tesla mbetet pika e referencës për gjithçka, nga çmimet deri te pritjet e tarifimit.

Blerësit norvegjezë janë gjithashtu shumë të vetëdijshëm se makinat elektrike duhet të mbijetojnë në dimra të vërtetë. Humbja e distancës, tërheqja dhe performanca e ngrohjes kanë më shumë rëndësi në −10°C sesa në një autostradë të butë të Kalifornisë. Kjo është arsyeja pse makinat që performojnë mirë në dëborë dhe të ftohtë dallohen.

Pyetja më interesante tani është se çfarë bën Norvegjia me të gjithë këtë energji të ruajtur në rrota. Me makinat elektrike që tani tejkalojnë makinat me naftë në flotën totale të makinave të pasagjerëve, vendi është në një pozicion të mirë për të eksploruar projekte automjet-në-rrjet në shkallë të gjerë.

Nëse tregjet e tjera ndjekin të njëjtën trajektore, ekziston potencial i vërtetë që automjetet elektrike të parkuara të bëhen pjesë e sistemit energjetik dhe jo vetëm një ngarkesë në të. /Telegrafi/

Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike

2 January 2026 at 21:01


Gati të gjitha automjetet e reja që u regjistruan vitin e kaluar në Norvegji ishin plotësisht elektrike, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten - një tregues i qartë se kjo vend europian është në krye të tranzicionit drejt heqjes dorë nga makinat me motor me benzinë dhe naftë.

Pavarësisht se Norvegjia është një prodhues i madh i naftës, ajo ka shënuar një kalim të shpejtë drejt automjeteve me bateri, në kontrast me pjesën tjetër të Evropës. Për shkak të kërkesës më të ulët në Bashkimin Evropian, Brukseli së fundmi hoqi planin për të ndaluar automjetet me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2035.

Sipas Federatës Norvegjeze të Transportit Rrugor (OFV), 95,9 për qind e automjeteve të reja të regjistruara gjatë vitit 2025 ishin elektrike - një rritje nga 88,9 për qind në vitin 2024. Vetëm në dhjetor 2025, automjetet elektrike përbënin 98 për qind të të gjitha veturave të shitura në vend. Në total, 179.549 automjete të reja u regjistruan në vend, një rritje prej 40 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Marka më e shitur për pesë vitet e fundit mbetet Tesla, me një pjesë rreth 19,1 për qind të tregut, e ndjekur nga Volkswagen dhe Volvo. Automjetet e prodhuara në Kinë gjithashtu rritën pjesën e tyre në treg, me kompaninë BYD që gati dyfishoi numrin e makinave të dorëzuara në Norvegji.

Qeveria norvegjeze ka vendosur masa tatimore që nxisin blerjen e automjeteve elektrike, ndërkohë që automjetet e vogla elektrike nën një shumë të caktuar parash nuk paguajnë TVSH, një politikë që parashikohet të vazhdojë gjatë vitit 2026 - gjë që mund të nxisë edhe më shumë shitjen e makinave të vogla elektrike. /Telegrafi/

Stuhia Johannes lë tre të vdekur dhe mijëra njerëz pa energji elektrike në rajonin nordik

29 December 2025 at 12:59


Stuhia Johannes, e cila ka përfshirë rajonin nordik që nga fundjava, la tre të vdekur dhe mijëra pa energji elektrike të hënën.

Tre persona vdiqën në Suedi pasi pemët ranë mbi ta, ndërsa më shumë se 15,000 familje mbetën pa energji të hënën në mëngjes, edhe pse stuhia filloi të qetësohej, sipas transmetuesit SVT.

Finlanda Jugperëndimore dhe perëndimore gjithashtu u zgjua me një skenar të ngjashëm, me mbi 33,000 klientë të mbetur pa energji, raportoi transmetuesi Yle, përcjell Telegrafi.

Stuhia pritet të shkaktojë dëme që arrijnë në qindra mijëra euro, sipas Shoqatave të Menaxhimit të Pyjeve në rajonin e Ostrobothnia Jugore dhe Qendrore.

Në Norvegji, reshjet e dendura të borës kanë çuar në mbyllje rrugësh dhe vonesa në veriun e largët të vendit, ndërsa rajonet jugore pritet të shohin disa kalime malore të mbyllura gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/

Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet vendet nordike

28 December 2025 at 10:47


Dy persona kanë vdekur në Suedi pasi një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.

Instituti Meteorologjik Suedez lëshoi alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të vendit që u godit nga stuhia Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident "në fushë".

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe rrugore në pjesë të vendeve nordike janë anuluar. /Telegrafi/

❌
❌