Bahamet u bënë shteti i 121-të qe njeh Republikën e Kosovës dhe i katërti vetëm sivjet. Viti 2025 vlerësohet i suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, pas një periudhe afër pesë-vjeçare pa rezultate. Ish-ambasadori Avni Saphiu theksoi se këto njohje janë tejet të rëndësishme, pasi Kosova ka numër të mjaftueshëm njohjesh që do t’i mundësonin anëtarësimin në OKB, po të mos ishte vetoja ruse.
Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe prej afër pesë vjetësh.
Ky shtet ishullor në kontinentin e Amerikës Veriore ka një popullsi prej më shumë se 400 mijë banorësh dhe ka sipërfaqe rreth 13 mijë e 900 kilometrash katror.
Duke e vlerësuar vit të suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, ish ambasadori Avni Spahiu theksoi se, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shtet të madh, lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Bahamet është e rëndësishme.
“E konsideroj si lajm shumë të mirë diplomacinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, tani kemi 121 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës dhe ky është një numër optimal, i cili do të mjaftonte edhe për anëtarësim në Kombet e Bashkuara po të mos ishte vetoja Ruse”, ka thënë Avni Spahiu, ish-ambasador.
Pasi përmendi rëndësinë e njohjeve të këtij viti, veçmas në raport me ndikimin që mund të kenë në rajonet dhe kontinentet përkatëse, ish-ambasadori theksoi nevojën e përqendrimit në Evropë me zhbllokimin e proceseve integruese.
“Mendoj se tani do të duhej që diplomacia jonë të ri-fokusohej në pesë shtetet jo-njohëse të BE-së, që paraqesin sot një bosht mjaft të rëndësishëm, i cili me çdo kusht duhet të thyhet, duhet të thyhet në mënyrë që nga këto vende të kemi të paktën dy që njohin Kosovën”, ka thënë Avni Spahiu, ish-ambasador.
Paraprakisht këtë vit, Kosova pati edhe tri njohje të tjera: në Mars nga Kenia, në Prill nga Sudani dhe në Tetor nga Siria.
Para këtyre njohjeve, e fundit ishte ajo nga Izraeli bazuar në marrëveshjen e 4 Shtatorit 2020, në Shtëpinë e Bardhë./Tv Dukagjini/
Jordania konfirmoi sot se ka marrë pjesë në sulmet ajrore të SHBA-së që shënjestruan pozicionet e grupit terrorist ISIS në jug të Sirisë, duke thënë se operacioni synonte të parandalonte ekstremistët nga rivendosja e një baze që mund të kërcënonte sigurinë rajonale.
Në një deklaratë, ushtria jordaneze tha se aeroplanë të Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë kryen sulme ajrore precize herët të premten kundër disa objektivave që i përkisnin grupit terrorist në jug të Sirisë.
Ushtria tha se sulmet u kryen në bashkëpunim me SHBA-në, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it.
SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Siri në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të 13 dhjetorit ndaj forcave amerikane pranë qytetit qendror sirian Palmyra.
Vendndodhja e saktë, numri i viktimave apo detaje të tjera operative të goditjes amerikane nuk janë bërë publike.
Siria ka deklaruar se do të vazhdojë të intensifikojë operacionet ushtarake kundër ISIS-it në të gjitha zonat ku grupi përbën kërcënim, duke rikonfirmuar angazhimin e saj për të luftuar grupin terrorist dhe për të parandaluar përdorimin e territorit të saj si strehë e sigurt për terroristët. /AA/
Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS-in, si përgjigje ndaj sulmit të fundit ku u vranë ushtarë amerikanë.
Presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur se mbështeti personalisht operacionin, duke e cilësuar atë si “një hakmarrje shumë serioze”.
Ai deklaroi se vrasja e egër e ushtarëve amerikanë nga ISIS-i në Siri ka sjellë një përgjigje të fuqishme nga SHBA, duke theksuar se sulmet synojnë fortesat e ISIS në një vend që ka vuajtur shumë, por që mund të ketë një të ardhme të ndritur pas zhdukjes së grupit terrorist.
Trump shtoi se qeveria siriane, e udhëhequr nga një lider që punon për rikthimin e madhështisë së vendit, e mbështet këtë aksion.
Presidenti paralajmëroi gjithashtu se “të gjithë terroristët që kërcënojnë amerikanët duhet të dinë se do të goditen më fuqishëm se kurrë më parë”.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara publikoi pamje nga “Hawkeye Strike”, një operacion i madh amerikano–jordanez që goditi më shumë se 70 objektiva të ISIS-it në pjesën veriore dhe qendrore të Sirisë.
Kujtojmë se në një sulm në qytetin e Palmyras humbën jetën dy ushtarë amerikanë nga “Iowa National Guard” dhe një përkthyes civil amerikan.
Ndryshe, të enjten Trump nënshkroi një ligj që shfuqizon paketën e fundit të sanksioneve të rënda ekonomike ndaj Sirisë, të vendosura për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës civile.
Pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, mbështetësit e tij kanë shtuar përpjekjet për heqjen e këtyre sanksioneve. /Telegrafi/
CENTCOM released footage of Operation Hawkeye Strike, a large U.S.–Jordanian operation that hit more than 70 ISIS targets across northern and central Syria.pic.twitter.com/Ldfmwl8PUF — Clash Report (@clashreport) December 20, 2025
Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave që lidheshin me ISIS-in (Shteti Islamik), si përgjigje ndaj një sulmi të fundit ku u vranë ushtarë amerikanë, thanë zyrtarë amerikanë.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se personalisht mbështeti plotësisht operacionin dhe se Shtetet e Bashkuara po ushtonin “një hakmarrje shumë serioze”.
"Ne po godasim me forcë të madhe bazat e ISIS-it në Siri, një vend i përmbytur nga gjaku që ka shumë probleme, por që ka një të ardhme të ndritur nëse ISIS-i mund të çrrënjoset. Qeveria e Sirisë, e udhëhequr nga një njeri që po punon shumë fort për t’i rikthyer Madhështinë Sirisë, plotësisht e mbështesim. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) tha që u goditën më shumë se 70 objektiva të ISIS-it në Siri të mesme, me ndihmën edhe të aeroplanëve luftarakë jordanezë", shkroi ai.
Në sulmin paraprak në qytetin e Palmyras, dy ushtarë nga Iowa National Guard dhe një përkthyes civil amerikan u vranë kur një sulmues i dyshuar nga ISIS-i i sulmoi forcat amerikane e siriane ndërsa më pas u vra sulmuesi.
Në Sirinë qendrore aktualisht janë rreth 1000 trupa amerikane, pjesë e misionit për të penguar rigjallërimin e ISIS-it në rajon, raporton cnn..
Ministri amerikan i Luftës, Pete Hegseth tha se sulmet do të vazhdojnë, duke theksuar se ky nuk është fillimi i një lufte të re, por një deklaratë hakmarrjeje ndaj atyre që kërcënojnë forcat amerikane.
The United States has struck ISIS targets in Syria in response to the killing of two American soldiers and one civilian by militants last week. pic.twitter.com/oKA6kFzOa3 — NEXTA (@nexta_tv) December 20, 2025
Ndryshe, të enjten, Trump nënshkroi një ligj me të cilin shfuqizohet paketa e fundit e sanksioneve të rënda ekonomike ndaj Sirisë, të vendosura për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës civile. Pas rrëzimit të ish-presidentit, Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, mbështetësit kanë intensifikuar përpjekjet për heqjen e sanksioneve.
Qeveria siriane aktualisht drejtohet nga ish-rebelë që, pas 13 vitesh lufte, e rrëzuan Assadin; mes tyre ka edhe ish-anëtarë të degës siriane të al-Qaedës, të cilët më herët ishin shkëputur nga kjo organizatë dhe kishin luftuar kundër Shtetit Islamik.
Siria bashkëpunon me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik, dhe ky bashkëpunim u konfirmua më tej muajin e kaluar gjatë vizitës së presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
Lufta që shpërtheu në Siri në vitin 2011 nuk mbeti një krizë e largët për Kosovën. Ajo u shndërrua shpejt në një sfidë konkrete sigurie dhe politike, me pasoja që u ndjenë drejtpërdrejt edhe në Prishtinë.
Konflikti, i cili nisi si kryengritje kundër regjimit të Bashar al-Assadit dhe më pas u shndërrua në arenë përplasjesh rajonale e globale, tërhoqi edhe qindra qytetarë të Kosovës.
Rreth 400 syresh - burra, gra dhe fëmijë - udhëtuan drejt Sirisë për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik, i cili, përkrah aktorëve të tjerë të armatosur, luftonte për rrëzimin e regjimit të Assadit.
Fenomeni i luftëtarëve të huaj e vuri Kosovën përballë rreziqeve serioze të radikalizimit dhe sigurisë, duke e detyruar shtetin të ndërhynte institucionalisht.
Në vitin 2015, autoritetet miratuan ligjin që ndaloi dhe sanksionoi pjesëmarrjen e qytetarëve kosovarë në luftëra të huaja, përfshirë atë në Siri.
Shteti Islamik u mposht ushtarakisht në vitin 2019. Që nga ajo kohë, një pjesë e shtetasve të Kosovës u riatdhesuan dhe u trajtuan në përputhje me legjislacionin në fuqi; të tjerë humbën jetën në luftime, ndërsa një numër mbetet ende në Siri.
Sot, realiteti politik i këtij vendi është rrënjësisht ndryshe.
Regjimi më shumë se dydekadësh i Assadit u rrëzua në fund të vitit të kaluar dhe pushtetin e mori Ahmed al-Sharaa - ish-figurë e lidhur me lëvizjet xhihadiste, i cili tani pozicionohet si lider tranzicioni, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Në këtë realitet të ri, Siria në fund të tetorit e njohu shtetësinë e Kosovës, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Por kjo njohje, përveç mundësive diplomatike, riktheu në vëmendje edhe një sërë pyetjesh të ndjeshme: çfarë do të ndodhë me shtetasit e Kosovës që iu bashkuan Shtetit Islamik dhe që ende ndodhen në Siri, dhe a do të bëhet kjo çështje pjesë e agjendës së ardhshme dypalëshe mes Prishtinës dhe Damaskut?
Radio Evropa e Lirë ia drejtoi këto pyetje si Qeverisë së re të Sirisë, ashtu edhe Zyrës së Presidentes së Kosovës, e cila e pranoi zyrtarisht njohjen nga Damasku, por, edhe pas gati një javë pritjeje, nuk mori përgjigje nga asnjëra palë.
REL-i, përmes burimeve të veta, u përpoq të kontaktonte edhe disa shtetas kosovarë në Siri, por pa sukses.
Qartësi ligjore, dilema politike
Arianit Shehu, drejtor ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, vlerëson se çështja e luftëtarëve të huaj nga Kosova që kanë shkuar në Siri, duhet të trajtohet me qartësi të plotë ligjore dhe përgjegjësi shtetërore.
Sipas tij, çdo qytetar i Kosovës që ka marrë pjesë në konflikte të huaja duhet, në rast kthimi, t’i nënshtrohet pa përjashtim legjislacionit të Republikës së Kosovës për luftëtarët e huaj.
“Respektimi i ligjit është parakusht për sigurinë kombëtare, sundimin e ligjit dhe besueshmërinë e institucioneve të shtetit, si dhe për mbrojtjen e shoqërisë nga rreziqet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thekson Shehu për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se trajtimi i këtyre rasteve duhet të jetë i drejtë dhe profesional, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke kombinuar drejtësinë penale me programe të deradikalizimit dhe riintegrimit, aty ku kjo është e mundur.
Një këndvështrim më diplomatik ofron Albert Prenkaj, ish-ambasador i Kosovës në Itali. Ai thekson se autoritetet e Kosovës asnjëherë nuk ua kanë ndaluar kthimin në vend luftëtarëve të huaj, por se në të gjitha rastet ata janë trajtuar në bazë të ligjeve në fuqi.
Sipas Prenkajt, në Siri, luftëtarët e huaj me origjinë nga Kosova shpesh perceptohen si individë që kanë kontribuar në rrëzimin e regjimit të Assadit.
Megjithatë, ai vlerëson se çdo rol eventual i tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike në Siri, duhet të shoqërohet me transformim të ideve dhe shkëputje nga bindjet radikale.
Ai thekson se bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël individësh dhe shfaq shpresën se udhëheqja e re siriane, me konsolidimin e institucioneve demokratike, do të mund të luajë rol në rehabilitimin e pozitës së tyre.
“Unë besoj se, nëse Ahmed al-Sharaa arrin të konsolidohet si president në një Siri me institucione demokratike, ai do ta ketë edhe përgjegjësinë të ndihmojë në rehabilitimin e këtyre qytetarëve - shqiptarëve nga Kosova”, thotë Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, rehabilitimi nënkupton edhe integrimin e tyre në shoqërinë siriane, duke pasur parasysh se shumica tashmë kanë krijuar familje dhe jetë të qëndrueshme në Siri.
Historiani nga Damasku, Muhamed Mufaku, me origjinë nga Kosova dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së saj të Shkencave dhe Arteve, thotë se, aktualisht, në Siri ndodhen vetëm disa dhjetëra luftëtarë të huaj me origjinë nga Kosova.
Sipas informacioneve që ai ka, askush prej tyre nuk synon kthimin në vendin e origjinës.
“Derisa këto ligje ekzistojnë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, ata praktikisht nuk mund të kthehen. Këtu janë pritur mirë, disa janë martuar me gra siriane, janë vendosur, kanë pozita dhe kushte të mira jetese... Edhe kjo, në njëfarë mënyre, është një zgjidhje”, thotë Mufaku për Radion Evropa e Lirë.
Ai pret që qasja ndaj trajtimit të luftëtarëve të huaj nga vendet e origjinës të ndryshojë, duke pasur parasysh raportet e reja që Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë ndërtuar me udhëheqjen e re siriane.
Sipas Mufakut, fakti që presidenti aktual i Sirisë, Ahmed al-Sharaa - i cili dikur ndiqej nga SHBA-ja si udhëheqës i një organizate terroriste - tashmë ka vizituar edhe Shtëpinë e Bardhë, dëshmon për ndryshime të thella në qëndrimet amerikane.
“I gjithë realiteti po ndryshon për 180 shkallë. Në këtë ambient të ri politik, edhe luftëtarët e huaj e kanë të qartë se Siria nuk është më terren për ndërtimin e një shteti islamik”, thotë Mufaku.
Ai shton se Siria po shndërrohet nga një vend tradicionalisht antiamerikan në një shtet gjithnjë e më proamerikan - zhvillim ky që, sipas tij, pritet të ndikojë edhe në raportet me aleatët e SHBA-së, përfshirë Kosovën.
Komuniteti shqiptar në Siri
Luftëtarët e huaj nga Kosova nuk janë të vetmit shqiptarë që jetojnë në Siri. Në këtë vend ekziston prej dekadash një komunitet shqiptar, i njohur me emërtimin “arnaout” - një etnonim i përdorur për shqiptarët që nga periudha e Perandorisë Osmane.
Pas shpërbërjes së kësaj perandorie në vitin 1922, gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, por edhe pas Luftës së Dytë Botërore, disa mijëra shqiptarë nga Ballkani u zhvendosën drejt Sirisë, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të integruar në shoqërinë vendase.
Sipas historianit Mufaku, komuniteti shqiptar në Siri sot përbëhet nga rreth 8.000 persona. Shumica janë shqiptarë me origjinë nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Rreth gjysma e tyre jeton në Damask, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në disa qytete të vendit.
Gjatë luftës civile, e cila shpërtheu në vitin 2011 dhe zgjati rreth 15 vjet, edhe ky komunitet u godit rëndë. Në mesin e mijëra viktimave siriane ishin edhe dhjetëra shqiptarë, ndërsa disa qindra të tjerë u detyruan të largohen, kryesisht drejt Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Mufaku thotë se komuniteti shqiptar e priti me shpresë dhe gëzim rrëzimin e regjimit të Assadit, duke e parë atë si mundësi për përmirësim të pozitës së tij në një Siri të re.
“Kryetari i ri sirian, Ahmed al-Sharaa, erdhi në pushtet falë formacioneve ushtarake që i qëndruan besnike dhe luftuan me të dhe për të. Në mesin e tyre ka pasur edhe një formacion shqiptar. Në anën tjetër, që nga dita e parë, zëdhënëse e udhëheqjes së re ishte një ‘arnaoute’, Obaida Arnaout”, thotë Mufaku.
Sipas tij, komuniteti shqiptar pret që këto lidhje dhe ky rol të reflektohen në trajtimin institucional nga pushteti i ri sirian.
“Shpresat janë të mëdha, por ende jemi në pritje. Siria është në tranzicion dhe duhet kohë për të parë se si shqiptarët do të përfitojnë realisht nga kjo liri e re”, shton ai.
Shehu, drejtor ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, i cili ka vizituar më herët Damaskun, vlerëson se komuniteti shqiptar në Siri ka qenë për vite me radhë i harruar dhe i margjinalizuar - shpesh jashtë çdo vëmendjeje institucionale.
Megjithatë, sipas tij, shqiptarët në Siri kanë arritur të ruajnë gjuhën, traditat, zakonet dhe ndjenjën e përkatësisë kombëtare, pavarësisht rrethanave të vështira.
“Për këtë arsye, është detyrim moral dhe kombëtar që institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë të ndërmarrin hapa seriozë dhe të koordinuar për mbështetje institucionale, kulturore, arsimore dhe konsullore, në mënyrë që shqiptarët e Sirisë të mos mbeten një kapitull i harruar, por një pjesë e gjallë dhe e mbrojtur e kombit shqiptar”, thekson Shehu.
“Durim” dhe “kujdes” në ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike
Trajtimi i çështjes së komunitetit shqiptar në Siri, ashtu si edhe i luftëtarëve të huaj me origjinë nga Kosova, lidhet ngushtë me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe diplomatike ndërmjet Prishtinës dhe Damaskut.
Vëzhguesit e zhvillimeve në Kosovë dhe Lindjen e Mesme vlerësojnë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike është një hap i natyrshëm, por që kërkon kohë, maturi dhe koordinim të kujdesshëm.
“Të dyja vendet duhet të jenë të durueshme në këtë proces”, thotë Mufaku.
Sipas tij, si Kosova, ashtu edhe Siria po përballen me sfida të brendshme serioze. Kosova është e përfshirë në procese të brendshme politike, përfshirë ato zgjedhore, ndërsa Siria ndodhet në një tranzicion të thellë shtetëror.
“Presidenti i ri, Ahmed al-Sharaa, po përpiqet të mbajë një ekuilibër të kujdesshëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, thotë Mufaku, duke shtuar se nuk pret që çështjet më delikate diplomatike mes Kosovës dhe Sirisë të trajtohen së paku edhe dy deri në tre vjet.
Ish-ambasadori Prenkaj vlerëson se vetë fakti që dy vendet e kanë njohur njëra-tjetrën, përbën një sinjal të qartë për gatishmërinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Por, sipas tij, Kosova duhet të tregojë kujdes të veçantë në planifikimin e këtyre raporteve, duke marrë parasysh koordinimin e vazhdueshëm me aleatët e saj kryesorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.
“Sa herë që Kosova ka vendosur marrëdhënie bilaterale, kjo është bërë në koordinim me SHBA-në dhe në përputhje me politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë, si dhe me politikat e Bashkimit Evropian”, thotë Prenkaj, duke shtuar se Kosova nuk ka nevojë të ngutet në këtë proces.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe Shehu, i cili vlerëson se ecja drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Sirinë duhet të bëhet me maturi dhe vizion strategjik, në koordinim të plotë me SHBA-në dhe partnerët evropianë.
“Një qasje e tillë do t’i mundësonte Kosovës që çështjet e ndjeshme - nga pozita e komunitetit shqiptar në Siri, te siguria, aspektet ligjore dhe interesat ekonomike - të adresohen në mënyrë institucionale dhe të strukturuar brenda një kornize bilaterale”, thekson Shehu.
Në përvjetorin e parë të rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dërgoi një mesazh urimi përmes një video-incizimi me rastin e Ditës së Çlirimit të Sirisë.
“Të dashur miq në Siri, ju lutem dijeni se Kosova është me ju. Ne do të jemi partneri juaj, miku juaj dhe aleati juaj në çdo hap të rrugës…”, tha ndër të tjera Osmani.
Vëzhguesit e konsiderojnë këtë mesazh si një sinjal pozitiv në drejtim të ndërtimit të raporteve me Sirinë, megjithatë, nuk është e qartë nëse tashmë ka nisur ndonjë formë e komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet dy palëve.
Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe familja e tij po jetojnë një jetë të izoluar luksoze në Moskë më shumë se një vit pas rënies së regjimit të tij, me al-Assad që thuhet se është rikthyer në profesionin e tij të mëparshëm si oftalmolog.
Al-Assad, i cili u trajnua si mjek i syve në Londër përpara se “të merrte përsipër rolin e të atit”, iku nga Siria në orët e para të 8 dhjetorit 2024, ndërsa forcat e opozitës përparuan drejt Damaskut nga drejtime të shumta.
Sipas raportimeve, ai u shoqërua nga forcat ruse në bazën ajrore Khmeimim në bregdetin e Sirisë dhe u largua me avion nga vendi.
"Një jetë shumë e qetë"
Duke cituar një burim pranë familjes, The Guardian tha se al-Assad ka rifilluar studimet e mjekësisë ndërsa ishte në mërgim.
"Ai po studion rusisht dhe po përmirëson përsëri oftalmologjinë e tij", u citua të thoshte burimi.
“Është një pasion i tij, ai padyshim nuk ka nevojë për para. Edhe para se të fillonte lufta në Siri, ai ushtronte rregullisht oftalmologjinë në Damask”.
Familja al-Assad besohet se jeton në Rublyovka, një lagje elitare e rrethuar në perëndim të Moskës, ku jetojnë figura të larta politike dhe biznesmenë të pasur.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e pasurisë së familjes u zhvendos në Rusi pasi sanksionet perëndimore u vendosën në vitin 2011 pas shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare nga al-Assad.
Nën mbikëqyrjen ruse
Pavarësisht sigurisë së tyre financiare, al-Assad dhe familja e tij e ngushtë thuhet se janë kryesisht të izoluar dhe nën mbikëqyrje të ngushtë nga autoritetet ruse.
“Është një jetë shumë e qetë”, tha një mik i familjes për The Guardian. “Ai ka shumë pak, nëse ka, kontakt me botën e jashtme”.
Raporti thotë se al-Assad është penguar të komunikojë me ish-zyrtarë të lartë të regjimit dhe besohet se është në kontakt vetëm me një grusht ish-ndihmësish të pallatit, përfshirë Mansour Azzam dhe Yassar Ibrahim.
Një burim pranë Kremlinit i tha gazetës se Assadi nuk ka më rëndësi politike për udhëheqjen e Rusisë.
"Putini ka pak durim për udhëheqësit që humbasin kontrollin e pushtetit, dhe al-Asadi nuk shihet më si një figurë me ndikim apo edhe një mysafir interesant për t'u ftuar në darkë", citohet të ketë thënë burimi.
Zemërim midis të afërmve
Largimi i papritur i al-Asadit nga Siria thuhet se zemëroi anëtarët e rrethit të tij të ngushtë dhe familjen e zgjeruar.
Sipas The Guardian, ai nuk i paralajmëroi aleatët e ngushtë ose të afërmit për ikjen e tij të afërt, duke i lënë shumë të kujdesen për veten e tyre ndërsa forcat e opozitës i afroheshin kryeqytetit.
Një mik i vëllait të al-Assadit, Maher al-Assad, një komandant i lartë ushtarak, tha se thirrjet e përsëritura drejtuar Basharit mbetën pa përgjigje në ditët e fundit.
"Maher e kishte telefonuar Basharin për ditë të tëra, por ai nuk e përgjigjej. Ai qëndroi në pallat deri në sekondën e fundit, forcat e opozitës gjetën qymyrin e tij të shishas ende të ngrohtë. Ishte Maher, jo Bashari, ai që i ndihmoi të tjerët të shpëtonin. Basharit i interesonte vetëm vetja", tha burimi.
Anëtarët e familjes së zgjeruar të al-Assad gjithashtu patën vështirësi të largoheshin nga vendi.
Elie Hatem, avokati i xhaxhait të al-Assad, Rifaat al-Assad, tha se të afërmit mbërritën në bazën ajrore ruse pa koordinim paraprak.
"Kur mbërritën në Khmeimim, u thanë ushtarëve rusë se ishin të afërm të al-Assad, por nuk flisnin anglisht ose arabisht. Kështu që tetë prej tyre u detyruan të flinin në makinat e tyre përpara bazës".
Ai shtoi se vetëm pas ndërhyrjes së një zyrtari të lartë rus ata u lejuan përfundimisht të largoheshin nga Siria.
Al-Assad dhe familja e tij
Në muajt pas mbërritjes së tyre në Moskë, familja u mblodh për të mbështetur Asma al-Assad, ish-zonjën e parë, e cila ishte duke iu nënshtruar trajtimit për leukemi.
Një burim i njohur me çështjen i tha The Guardian se gjendja e saj u stabilizua më vonë pas trajtimit eksperimental nën mbikëqyrjen e shërbimeve ruse të sigurisë.
Pavarësisht përpjekjeve për t'u rikthyer në vëmendjen e publikut, al-Assad thuhet se është ndaluar nga çdo aktivitet politik ose mediatik.
Në një intervistë të nëntorit të cituar nga The Guardian, ambasadori i Rusisë në Irak, Elbrus Kutrashev, konfirmoi kufizimet.
"Al-Assad mund të jetojë këtu, por nuk mund të angazhohet në aktivitete politike... Ai nuk ka të drejtë të angazhohet në asnjë media apo aktivitet politik”.
“A keni dëgjuar ndonjë gjë prej tij? Nuk keni dëgjuar, sepse atij nuk i lejohet - por është i sigurt dhe gjallë", ka thënë Kutrashev.
Ndërsa vetë al-Assad mbetet kryesisht i padukshëm, fëmijët e tij kanë vazhduar jetën e tyre në Moskë.
Djali i tij, Hafez al-Assad, dikur i konsideruar si një pasardhës i mundshëm, është tërhequr nga publiku që nga postimi i një videoje në Telegram në shkurt në të cilën ai mohoi braktisjen e aleatëve të regjimit dhe pretendoi se ishte Moska ajo që urdhëroi familjen të largohej nga Siria.
Sirianët më vonë e “gjetën lokacionin” e videos duke thënë se është bërë në Moskë, sipas raportit.
Hafez që atëherë ka mbyllur shumicën e llogarive të tij në mediat sociale dhe ka regjistruar profile online nën një pseudonim, duke përdorur një emër të marrë nga një serial televiziv amerikan për fëmijë.
Vajza e Al-Assad, Zein al-Assad, 22 vjeç, u diplomua në qershor nga MGIMO, një universitet elitar në Moskë, ku marrin pjesë shumë anëtarë të klasës sunduese të Rusisë.
Fotografitë e publikuara në faqen e internetit të universitetit treguan Zein duke marrë pjesë në ceremoni, ndërsa një video e veçantë kapi anëtarët e familjes të ulur në heshtje në audiencë.
Dy shokë klase i thanë botimit se familja shmangu vëmendjen dhe u largua menjëherë pas ceremonisë.
"Ata janë pak të hutuar", tha një mik i familjes për The Guardian. "Mendoj se janë ende pak të shokuar. Ata thjesht po mësohen me jetën". /Telegrafi/
Siria ka arrestuar pesë persona të dyshuar për lidhje me të shtënat ndaj trupave amerikane dhe siriane në qytetin qendror sirian të Palmyra të shtunën, tha Ministria e Brendshme e Sirisë të dielën.
Dy ushtarë të ushtrisë amerikane dhe një përkthyes civil u vranë nga një sulmues i cili shënjestroi një konvoj të forcave amerikane dhe siriane, përpara se të qëllohej për vdekje.
Ministria e Brendshme Siriane e ka përshkruar sulmuesin si një anëtar të forcave të sigurisë siriane të dyshuar për simpatizim me Shtetin Islamik.
Sulmi ndodhi mezi një muaj pasi Siria njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi politik me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, gjë që përkoi me vizitën e Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë.
"Njësitë tona kryen një operacion të saktë dhe vendimtar sigurie në qytetin e Palmyra, pas një sulmi terrorist frikacak të kryer dje nga një individ i lidhur me Shtetin Islamik", tha Ministria e Brendshme e Sirisë në një deklaratë.
"Operacioni u krye në koordinim të plotë me Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar, dhe rezultoi në arrestimin e pesë të dyshuarve, të cilët u referuan menjëherë për t'u marrë në pyetje", u tha ndër tjera.
Tre ushtarë amerikanë u plagosën në sulm, tha Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA tha se dy personel sirian u plagosën gjithashtu.
Ministria e Brendshme e Sirisë tha se kishte vlerësuar sulmuesin vetëm disa ditë para sulmit dhe kishte arritur në përfundimin se ai mund të kishte pikëpamje ekstremiste. Një vendim për të ardhmen e tij ishte në pritje.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka kryer sulme ajrore dhe operacione tokësore në Siri duke synuar të dyshuarit e Shtetit Islamik në muajt e fundit, shpesh me përfshirjen e forcave të sigurisë të Sirisë. Siria muajin e kaluar gjithashtu kreu një fushatë mbarëkombëtare duke arrestuar më shumë se 70 persona të akuzuar për lidhje me grupin.
Shtetet e Bashkuara kanë trupa të stacionuara në Sirinë verilindore si pjesë e një përpjekjeje dhjetëvjeçare për të luftuar Shtetin Islamik, i cili mbajti pjesë të Sirisë dhe Irakut nga viti 2014 deri në vitin 2019.
Qeveria e Sirisë tani udhëhiqet nga ish-rebelë që rrëzuan udhëheqësin Bashar al-Assad vitin e kaluar pas një lufte civile 13-vjeçare, përfshirë anëtarë të ish-degës së Al Kaedës në Siri, të cilët u ndanë nga grupi dhe u përleshën me Shtetin Islamik. /Telegrafi/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “do të ketë hakmarrje shumë serioze”, pasi dy ushtarë amerikanë dhe një civil u vranë në një sulm në Siri për të cilin Uashingtoni fajëson grupin e Shtetit Islamik.
“Ky ishte një sulm i ISIS-it kundër SHBA-së dhe Sirisë, në një pjesë shumë të rrezikshme të Sirisë që ata nuk e kontrollojnë plotësisht”, tha ai.
Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ishte “i shkatërruar nga ajo që ndodhi” dhe theksoi se Siria po luftonte përkrah trupave amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se tre ushtarë u plagosën në një pritë nga një anëtar i vetëm i ISIS-it në Sirinë qendrore.
NEW: President Trump vows to retaliate against ISIS after two U.S. soldiers and U.S. interpreter were killed in an ambush in Syria. Three others were also injured.
“This was an ISIS attack on us and Syria. And again, we mourn the loss and we pray for them and their parents and… pic.twitter.com/IPvZMYko9Y — Fox News (@FoxNews) December 13, 2025
Ushtria amerikane tha se personi i armatosur u vra.
Sulmi ndaj trupave amerikane në Siri ishte i pari me viktima që nga rrëzimi i presidentit Bashar Assad një vit më parë.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha se civili i vrarë ishte një përkthyes amerikan dhe se sulmi kishte në shënjestër ushtarët e përfshirë në operacionet e vazhdueshme kundër terrorizmit në rajon. /Telegrafi/
Dy ushtarë të Ushtrisë Amerikane dhe një përkthyes civil u vranë në një sulm në Siri të shtunën, sipas Departamentit të Mbrojtjes.
“Tre të tjerë u plagosën në sulm”, tha Sean Parnell, zëdhënësi kryesor i Pentagonit.
“Sulmi ndodhi ndërsa ushtarët po kryenin një angazhim kyç me udhëheqësit. Misioni i tyre ishte në mbështetje të operacioneve të vazhdueshme kundër ISIS-it/kundër terrorizmit në rajon”, tha Parnell, duke shtuar se emrat e të vrarëve do të mbahen të fshehtë derisa të njoftohen të afërmit e tyre.
Today in Palmyra, Syria, two United States Army soldiers and one civilian U.S. interpreter were killed, and three were wounded.
The attack occurred as the soldiers were conducting a key leader engagement. Their mission was in support of on-going counter-ISIS / counter-terrorism… — Sean Parnell (@SeanParnellASW) December 13, 2025
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se sulmuesi u vra nga forcat partnere.
“Le ta dinë, nëse i shënjestroni amerikanët — kudo në botë — do ta kaloni pjesën tjetër të jetës suaj të shkurtër dhe në ankth duke e ditur se Shtetet e Bashkuara do t’ju ndjekin, do t’ju gjejnë dhe do t’ju vrasin pa mëshirë”, tha ai.
Ushtarët amerikanë u qëlluan gjatë një patrullimi të përbashkët me forcat siriane në Sirinë qendrore, sipas agjencisë zyrtare kombëtare të lajmeve SANA.
Trafiku në autostradën midis Deir Ezzor dhe Damaskut u ndalua në lidhje me incidentin.
“Helikopterët amerikanë ndërhynë për të evakuuar të plagosurit në bazën al-Tanf pas incidentit me të shtënat”, raportoi SANA.
Al-Tanf është një bazë amerikane në Sirinë lindore në kufirin me Irakun. /Telegrafi/
Stepat e thata të Sirisë verilindore shtrihen pothuajse pa ndërprerje deri në kufirin me Irakun, ku boshllëkun e thyen vetëm ndonjë pompë nafte, derisa rruga të çon drejt një kampi gjigant. Një gardh metalik i mbuluar me tela me gjemba rrethon kompleksin e madh dhe kamionë furnizimi shtrihen për më shumë se gjysmë kilometri jashtë portave.
Ky është kampi i ndalimit Al Hol, ku shumica e të ndaluarve janë familjarë, gra, motra dhe fëmijë, të luftëtarëve të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS). Në burgjet përreth ndodhen mbi 8 mijë luftëtarë të ISIS-it.
Për vite me radhë, ISIS-i sundoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut fqinj, duke zbatuar në mënyrë brutale interpretimin e tij ekstrem të ligjit islamik. Ndërsa forcat siriane të udhëhequra nga kurdët, me mbështetjen e SHBA-ve, rimorën territoret, mijëra luftëtarë të ISIS-it dhe dhjetëra mijëra familjarë të tyre u ndaluan.
Forcat amerikane ua besuan aleatëve të tyre kurdë ruajtjen e të ndaluarve dhe familjeve të ISIS-it. Por tani, Pentagoni po redukton praninë ushtarake në Siri dhe ka sinjale se zyrtarët amerikanë duan që qeveria e re siriane të marrë përgjegjësinë për burgjet dhe kampet e ndalimit.
Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të integruar milicinë e fuqishme kurde, të njohur si Forcat Demokratike Siriane (SDF), në ushtrinë e rindërtuar të vendit, ndërsa autoritetet përpiqen të ribashkojnë Sirinë pas një lufte civile 13-vjeçare.
Një pengesë serioze është mosbesimi i shumë kurdëve ndaj qeverisë dhe angazhimit të saj për të luftuar ISIS-in. Qeveria drejtohet nga ish-rebelë islamistë, dikur të lidhur me Al Kaedën, dhe shumë kurdë frikësohen se ata mund të lirojnë militantë të ISIS-it.
Megjithatë, deri tani qeveria ka mbajtur një qëndrim të fortë publik kundër ISIS-it. Në nëntor, Siria pranoi të bashkohej me një koalicion të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit, i cili vazhdon të jetë aktiv në vend.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve amerikanë, gjatë vitit të fundit ISIS-i ka zgjeruar shtrirjen, shpeshtësinë dhe ashpërsinë e sulmeve. Grupi ka sulmuar një kishë ortodokse greke në Damask dhe ka kryer atentate me bomba kundër forcave të qeverisë siriane.
Administratorët e kampeve thonë se operativë të ISIS-it ndodhen ende brenda tyre dhe fokusohen në radikalizimin e fëmijëve.
“Kur vizitova kampin Al Hol këtë vit, fëmijët silleshin në grupe brenda hapësirës së rrethuar. Më të vegjlit mbanin fort rrobat e gjata të zeza të nënave. Disa gra i largonin fëmijët me shpejtësi nga vizitorët e huaj, duke murmuritur fjalën “kafir”, që në arabisht do të thotë “jobesimtar””, raportoi gazetarja Alissa Rubin për New York Times.
Disa gra shmangnin kontaktin me të huajt, ndërsa të tjera mblidheshin rreth meje, duke kërkuar dëshpërimisht të dëgjoheshin. Për shumë prej banorëve, nuk ka rëndësi se kush është në pushtet.
“Duam të kthehemi në shtëpi. Jemi shumë të lodhur”, më tha në pranverë Um al-Bara, një grua nga qyteti irakian Hit. Ajo ishte e veshur, si shumë të tjera, me rroba të zeza që mbulonin trupin, fytyrën dhe duart, në respekt të rregullave fetare të ISIS-it.
Administratorja e kampit, Jihan Hanan, tha në nëntor se nuk ishte e sigurt nëse Um al-Bara ishte ende në kamp apo ishte kthyer në Irak bashkë me mijëra gra të tjera irakiane.
Një tjetër grua, duke mbajtur pranë një vajzë të vogël me hundë që rridhte, më tha se quhej Hawla dhe kishte dy vajza dhe dy djem. Ajo tha se fëmijët po vuanin sepse nuk kishte shkollim të rregullt dhe se ata po ndëshkoheshin për veprimet e babait të tyre, ndonëse nuk kishin bërë asgjë të keqe.
Sipas Hanan, Hawla dhe fëmijët e saj u lejuan të ktheheshin në Irak në vjeshtë, pasi kishin kaluar gjashtë vjet në Al Hol.
“Kam nevojë për trajtim mjekësor”, lutej Lutf al-Nassan, 65 vjeçe, duke më kapur për mënge. Ajo tha se kishte probleme me zemrën dhe se ilaçet i kishin mbaruar. Zyrtarët e kampit thanë se nuk dinin nëse ajo ishte kthyer në Irak.
Kampi Al Hol dhe kampi tjetër aty pranë, Roj, strehojnë aktualisht mbi 27 mijë familjarë të luftëtarëve të ISIS-it. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar për ndonjë krim.
Kampet ndodhen në një zonë verilindore të kontrolluar nga kurdët dhe të siguruara nga SDF. Administratorët paralajmërojnë se po rritet një brez i ri i indoktrinuar nga nënat me ideologjinë ekstremiste të ISIS-it.
“Të gjitha gratë këtu janë të radikalizuara. Ato qëndruan me ISIS-in deri në fund”, tha Hokmiya Ibrahim, administratore e kampit Roj. “Por problemi më i madh është se nënat po i edukojnë fëmijët sipas ideologjisë së Shtetit Islamik”, shtoi ajo.
Sipas administratorëve, rreth 60% e popullsisë së dy kampeve janë nën 18 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë kaluar vite të tëra në një ambient ku mbizotëron ideologjia kufizuese e ISIS-it.
Të ndaluarit më ekstremë në Al Hol janë kryesisht nga vende jashtë Lindjes së Mesme, përfshirë Taxhikistanin, Azerbajxhanin, Francën dhe Rusinë. Rreth 6 mijë gra dhe fëmijë jetojnë në një zonë të veçantë të kampit, e mbyllur për vizitorët për shkak të rrezikshmërisë.
Kushtet në të dy kampet janë të rënda. Pakënaqësia, dhuna dhe problemet shëndetësore janë të përhapura. Armët kontrabandohen rregullisht dhe gratë ose djemtë më të rritur përpiqen shpesh të arratisen.
Qindra automjete hyjnë çdo ditë për furnizime dhe mund të përdoren për të nxjerrë njerëz fshehurazi, tha Hanan.
“Çdo ditë njerëzit po ikin dhe duket si një operacion i organizuar”, shtoi ajo.
Administratorët thonë se mezi po arrijnë t’i mbajnë kampet funksionale, sidomos pasi administrata Trump uli këtë vit fondet e USAID-it për shërbime bazë si uji, buka dhe kujdesi mjekësor. Edhe pse furnizimi me ujë dhe bukë u rifillua më vonë, shërbimet mjekësore, arsimore dhe për mbrojtjen e fëmijëve mbeten të pezulluara.
Pas këtyre shkurtimeve, u rritën dhuna dhe arratisjet, ndërsa pati protesta kundër vendimit për ndalimin e pagesave ndaj disa organizatave ndihmëse. Disa të ndaluar sulmuan zyrat e ndihmës, duke thyer dyer e dritare dhe duke plagosur roje.
Vitin e kaluar, një çift në Al Hol vendosi jelekë shpërthyes artizanalë dhe kërcënoi se do t’i shpërthente gjatë një operacioni sigurie. Ata u vranë pasi refuzuan të dorëzoheshin.
Shumë prej të ndaluarve duan të kthehen në Siri, Irak ose vende të tjera, por disa shtete refuzojnë t’i pranojnë për arsye sigurie, duke i lënë gra dhe fëmijë në një gjendje pasigurie të përhershme.
Iraku dhe Siria janë zotuar të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Në vitin 2024, rreth 40% e të ndaluarve ishin sirianë, sipas OKB-së. Iraku ka kthyer gati 19 mijë shtetas, ndërsa Siria deri tani vetëm disa qindra.
Disa gra mbeten besnike ndaj ISIS-it, por të tjera duan vetëm të kthehen në familjet e tyre, si Evelyne De Herdt, një belge 35-vjeçare. Ajo tha se ishte zhgënjyer nga lëvizja dhe kërkonte “një jetë normale”.
E rritur katolike, ajo u konvertua në Islam me kërkesë të bashkëshortit dhe erdhi në Siri në vitin 2015. Vajza e saj, Asia, lindi po atë vit. Bashkëshorti u vra duke luftuar për ISIS-in, ndërsa Asia u vra në vitin 2019 gjatë luftimeve. Belgjika ka pranuar të rikthejë vetëm disa gra me fëmijë, por ka refuzuar të tjerat pa fëmijë.
“Sepse vajza ime ka vdekur, unë nuk konsiderohem nënë”, tha ajo me zë të ulët.
Kështu, si mijëra të tjera, ajo vazhdon të presë, e braktisur në shkretëtirë.
Siria dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompani saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) të martën.
Marrëveshjet mbulojnë "shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri", tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.
Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi, njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor Al-Sahel.
Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub, ndërsa prodhimi mesatar ditor i gazit të palidhur është rreth 250 milionë metra kub, duke përfaqësuar 58 përqind të prodhimit total të gazit të vendit.
Gazi i lidhur me naftën përbën 28 përqind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.
Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al Sharaa, synon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile. /Telegrafi/
Sirianët shënuan këtë të hënë një vit nga rrëzimi i regjimit të Bashar al Assad.
Në sheshet e Damaskut, mijëra njerëz dolën me flamuj sirianë në duar, ndërsa sapo trokiti mesnata, fishekzjarrët shpërthyen për të festuar ndryshimin.
Për shumë njerëz në Siri, rënia e regjimit solli me vete një frymë të re për herë të parë në dekada që kur babai i Basharit, Hafez, erdhi në pushtet në vitin 1970.
Ditët e para pas çlirimit u shënuan nga një entuziazëm në shumë pjesë të Sirisë, por edhe nga shqetësimi për atë që do të vinte më pas.
Pak njerëz prisnin që sanksionet e ashpra amerikane ndaj Sirisë do të hiqeshin, veçanërisht me Ahmed al-Sharaa në krye, një njeri për kokën e të cilit Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim të majmë.
Rënia e Asadit erdhi si një tronditje, madje edhe për kryengritësit që e rrëzuan atë. Në fund të nëntorit 2024, grupet e udhëhequra nga Hajat Tahrir al-Sham me qëllim që ta merrnin atë nga forcat e Asadit.
Rebelët morën Damaskun më 8 dhjetor, ndërsa Asadi u largua me shpejtësi nga forcat ruse dhe mbetet në mërgim në Moskë.
Por Rusia, një aleate e gjatë e Asadit, nuk ndërhyri ushtarakisht për ta mbrojtur atë dhe që atëherë ka vendosur lidhje me sundimtarët e rinj të vendit dhe ka mbajtur bazat e saj në bregdetin sirian.
Që nga ngjitja e tij e papritur në pushtet, al-Sharaa ka nisur një ofensivë diplomatike joshëse, duke ndërtuar lidhje me vendet perëndimore dhe arabe që e shmangnin Assadin.
Por sukseset diplomatike janë zbehur nga shpërthimet e dhunës sektare në të cilën qindra civilë nga pakicat alevite dhe druze u vranë nga luftëtarët sunitë pro-qeveritarë.
Ndërkohë, ekonomia e vendit ka mbetur e ngadaltë, pavarësisht heqjes së shumicës së sanksioneve perëndimore. Banka Botërore vlerëson se rindërtimi i zonave të dëmtuara nga lufta në vend do të kushtojë 216 miliardë dollarë.
Rindërtimi që ka ndodhur deri më tani ka qenë kryesisht në një shkallë të vogël, me pronarë individualë që paguajnë për të riparuar shtëpitë dhe bizneset e tyre të dëmtuara.
Një vit pas rrëzimit të Asadit, banorët e Damaskut thonë se po gëzojnë më shumë liri, megjithëse disa ankohen për taksat e larta dhe koston e jetesës.
Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dhe ish-këshilltarja e tij Luna al-Shibl tallën presidentin rus Vladimir Putin në videot e publikuara së fundmi, të siguruara nga Al Arabiya.
Që nga e shtuna, Al Arabiya ka transmetuar regjistrime që thuhet se tregojnë al-Assad në biseda private me al-Shibl, në të cilat ai tall figura dhe ngjarje të ndryshme brenda Sirisë.
Megjithatë, sipas Al Arabia, përcjell Telegrafi, data e pamjeve është e paqartë.
Regjimi i al-Assad u rrëzua nga forcat e opozitës siriane vitin e kaluar, pas së cilës ai kërkoi strehim në Rusi - i njëjti vend që e kishte mbështetur atë gjatë gjithë luftës civile siriane. Besohet se ai aktualisht jeton në Moskë.
Por “rrjedhja e fundit” hedh dritë të re mbi marrëdhënien e al-Assad me rrethin e tij të ngushtë dhe me presidentin e Rusisë Putin, aleatin më të rëndësishëm të regjimit të tij.
Në një klip, al-Shibl, që vdiq në korrik 2024 pasi u lëndua në një aksident me makinë, komenton me ironi për pamjen dhe shëndetin e Putinit, duke thënë: "A e pe sa i fryrë duket Putini?".
Al-Assad përgjigjet: "Janë të gjitha operacione".
Al-Shibl shton: “Po, gjithçka rreth Putinit është operacion. Ai është 65 vjeç… ai klip e ekspozoi keq”.
Burimet i thanë Al Arabiya se Amjad Issa, ndihmësi i al-Shibl, ishte në makinë me al-Assad kur u bënë regjistrimet. /Telegrafi/
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Siri hodhi poshtë propozimin për decentralizim në Siri, ku grupet minoritare kërkojnë përfshirje më të madhe në qeveri.
"Decentralizimi nuk ka funksionuar kurrë në këtë rajon", tha Tom Barrack.
US Special Envoy for Syria Tom Barrack said decentralization “has never worked” in the Middle East when asked if decentralization is possible in Syria on the sidelines of Doha Forum on Saturday. pic.twitter.com/OxlBb2laL9 — Rudaw English (@RudawEnglish) December 6, 2025
“... Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Irak, u frustruam pas tre trilionë dollarësh dhe disa qindra mijëra jetësh, dhe keni decentralizimin, i cili tani është një problem i madh. Nëse shikoni sistemin në Liban, nuk ka funksionuar. Nëse shikoni Libinë, ne bëmë të njëjtën gjë".
"Pra, nuk e di përgjigjen e pyetjes se cila është forma e duhur e qeverisjes, por duhet të vendoset nga rajonet, njerëzit, fiset dhe kulturat. Thjesht funksionon", shtoi Barrack.
Ndryshe, qeveria e përkohshme në Siri, e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, erdhi në pushtet me një premtim për përfshirje, por është kritikuar ashpër nga të krishterët, druzët, kurdët dhe alevitët, të cilët thonë se janë lënë mënjanë.
Komunitetet minoritare kanë kritikuar kushtetutën kalimtare që përqendrohet në jurisprudencën islame dhe centralizimin e pushtetit në Damask.
“Pra, kur shikoni se si mund t'i keni kurdët, druzët, alevitët, pesë lloje të ndryshme të islamit, gjashtë lloje të ndryshme të krishterimit të jetojnë krah për krah, ata mund ta bëjnë këtë", tha Barrack.
"Ata duhet të vendosin se si duan të jenë." /Telegrafi/
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit qendror sirian të Hama-s për të shënuar përvjetorin e dëbimit të forcave besnike ndaj Bashar al-Assad-it.
Më 5 dhjetor 2024, rebelët e udhëhequr nga presidenti aktual sirian Ahmed al-Sharaa morën kontrollin e Hamës, që ishte përparimi i tyre i dytë në një ofensivë të shpejtë kundër kryeqytetit.
Disa ditë më vonë, ata pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit 24-vjeçar të al-Assadit dhe dinastisë së familjes së tij, ndërsa ai iku në Rusi.
Pamjet tregojnë festime dhe njerëz që valëvisin flamuj.
Rënia e Al-Assad mbart një peshë të veçantë në Hama, e cila pësoi një shtypje brutale në vitin 1982 nën drejtimin e babait të tij, ish-presidentit Hafez al-Assad.
Në shtypjen e kryengritjes, forcat qeveritare rrethuan dhe bombarduan qytetin, duke mbledhur dhe qëlluar burra dhe djem të rinj.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut vlerëson se u vranë midis 30,000 dhe 40,000 njerëz, përfshirë familje të tëra.
Udhëheqësi i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili dikur drejtoi degën e al-Kaedas në Siri dhe më pas grupin e shkëputur Hayat Tahrir al-Sham, ka bërë një kthesë të habitshme që kur mori pushtetin në vend, duke rivendosur kryesisht statusin ndërkombëtar të Sirisë dhe duke siguruar lehtësim të rëndësishëm të sanksioneve.
Në shtator, ai u bë udhëheqësi i parë sirian që iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në gjashtë dekada. /Telegrafi/
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër.
Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.
Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë.
Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.
“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.
Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja
Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.
-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.
Në Bashkinë Korçë, është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP.
Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm.
Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë. ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje.
Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.
-Në Bashkinë Maliq, parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.
-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.
Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër.
Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.
-Në qarkun e Vlorës, është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë.
Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje.
Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit.
Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.
Kostoja
Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. / Monitor
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se një marrëveshje me Sirinë është e mundur dhe se pret që autoritetet siriane të krijojnë një zonë të demilitarizuar tampon nga Damasku në malin Hermon dhe zona të tjera.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, administrata e të cilit po përpiqet të ndërmjetësojë një pakt mossulmimi midis dy vendeve, tha vetëm një ditë më parë se ishte shumë e rëndësishme që Izraeli të mbante një "dialog të fortë dhe të sinqertë" me Damaskun.
Siria nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, i cili pushtoi Lartësitë e Golanit në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë, e cila u njoh nga SHBA, por jo nga shumica e vendeve të tjera.
"Ne presim që Siria, sigurisht, të krijojë një zonë tampon të çmilitarizuar nga Damasku në zonën tampon, duke përfshirë qasjet për në malin Hermon dhe malin Hermon", tha Netanyahu ndërsa vizitoi ushtarët e plagosur në Izraelin qendror.
"Ne i mbajmë këto zona për të garantuar sigurinë e qytetarëve izraelitë dhe kjo na detyron", shtoi kryeministri izraelit.
"Me vullnet të mirë dhe një kuptim të këtyre parimeve, është e mundur të arrihet një marrëveshje me sirianët, por në çdo rast ne do t'i qëndrojmë parimeve tona", theksoi Netanyahu.
Ndryshe, Trump ka mbështetur udhëheqësin e ri sirian Ahmed al-Shara, por Izraeli ka shprehur shqetësim në lidhje me lidhjet e kaluara të Sharës me militantët islamikë, edhe pse ai u bashkua me përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje. /Telegrafi/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Izraelin të hënën kundër destabilizimit të Sirisë dhe udhëheqjes së saj të re, disa ditë pas një operacioni vdekjeprurës nga forcat izraelite në jug të vendit.
"Është shumë e rëndësishme që Izraeli të mbajë një dialog të fortë dhe të vërtetë me Sirinë dhe të mos ndodhë asgjë që do të ndërhyjë në evolucionin e Sirisë në një shtet të begatë", tha Trump në platformën e tij "Truth Social".
Menjëherë pas postimit të Trump në mediat sociale, zyra e Benjamin Netanyahut tha se kryeministri izraelit zhvilloi një telefonatë me presidentin e SHBA-së.
Trump theksoi se ishte "shumë i kënaqur" me performancën e Sirisë nën drejtimin e presidentit Ahmed al-Sharaa, i cili bëri një vizitë historike në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
Trump ka kërkuar një pakt sigurie midis Izraelit dhe Sirisë që kur koalicioni i al-Sharaa rrëzoi sundimtarin e hershëm Bashar al-Assad një vit më parë.
Por tensionet janë rritur për shkak të qindra sulmeve nga Izraeli në Siri.
Në operacionin më vdekjeprurës deri më tani, forcat izraelite vranë 13 persona të premten në një operacion në Sirinë jugore, duke thënë se ata kishin në shënjestër një grup militant.
Trump tha se al-Sharaa “po punon me zell për t’u siguruar që të ndodhin gjëra të mira dhe që Siria dhe Izraeli të kenë një marrëdhënie të gjatë dhe të begatë së bashku”.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “po bëjnë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’u siguruar që Qeveria e Sirisë të vazhdojë të bëjë atë që ishte menduar” për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga lufta.
Marrëdhëniet e mira midis Sirisë dhe Izraelit do t’i shtojnë përpjekjet e tij për një paqe më të gjerë në Lindjen e Mesme pas armëpushimit të brishtë në Gaza në tetor, shtoi Trump. /Telegrafi/
Dy vëllezër sirianë janë në gjyq në Holandë të akuzuar për vrasjen e motrës së tyre adoleshente për shkak të "sjelljes së saj".
Mohamed Al Najjar, 23 vjeç, dhe vëllai i tij Muhanad, 25 vjeç, dyshohet se e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në një moçal 18-vjeçaren Ryan Al Najjar, pasi zbuluan se ajo kishte të dashur, gjë që ata pretendojnë se i solli “turp” familjes.
Babai i tyre, Khaled, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen dhe thuhet se është arratisur në Siri .
Trupi i Ryan u gjet i zhytur në një kënetë gjashtë ditë pasi ajo u zhduk nga shtëpia e familjes, shkruan the Telegraph.
Zbulimi u bë nga një kalimtar më 28 maj në Lelystad, në verilindje të Amsterdamit.
ADN-ja që i përkiste babait të saj u gjet nën thonjtë e Ryan nga hetuesit, duke sugjeruar se ajo kishte luftuar për jetën përpara se të vdiste.
Bëhet e ditur se babai i saj do të gjykohet në mungesë.
Ndërkohë, vëllezërit deklarojnë pafajësinë e tyre dhe pretendojnë se babai i tyre e vrau Ryanin i vetëm.
Është raportuar se Khaled u shkroi dy email-e mediave holandeze duke thënë se djemtë e tij ishin të pafajshëm dhe se ai ishte plotësisht përgjegjës, por prokurorët e kanë hedhur poshtë pretendimin.
Ndryshe, përpara vdekjes së saj, Ryan ishte monitoruar nga policia por kjo mori fund pak para vrasjes së saj. /Telegrafi/
Forcat e ushtrisë izraelite kanë nisur inkursion të ri sot në një fshat të Quneitras në Sirinë jugore.
Një forcë izraelite e përbërë nga pesë automjete ushtarake përparoi drejt fshatit Al-Samadaniyah al-Sharqiyah përpara se të lëvizte në drejtim të vendbanimit Tal Kroom Jaba.
Bastisja vjen një ditë pasi trupat izraelite hynë në zonën midis qytetit Jubata al-Khashab dhe fshatrave Ofania dhe Ain Al-Bayda në fshatin verior.
Nuk pati komente të menjëhershme nga ushtria izraelite ose autoritetet siriane mbi raportin.
Inkursionet izraelite në Quneitra janë intensifikuar kohët e fundit, me vendasit që ankohen për përparime në tokat e tyre bujqësore si dhe për shkatërrimin e qindra hektarëve pyje, arrestimet e banorëve dhe krijimin e pikave të kontrollit ushtarak.
Ushtria izraelite ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore në Siri dhe më shumë se 400 bastisje ndërkufitare në provincat jugore që nga dhjetori i vitit 2024, sipas të dhënave qeveritare.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, një veprim që shkeli Marrëveshjen e Çlirimit të vitit 1974 me Sirinë. /Telegrafi/