Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Aksident në Cerrik, makina përplas të moshuarën

21 December 2025 at 14:45

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një autoveturë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha nga njëra anë në tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“U keqtrajtuam”: Rrëfimi i ish-punëtorit të fabrikës kineze në Serbi

21 December 2025 at 12:48


“Ajo që përjetuam në Serbi ishte punë me detyrim”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Rafik Buks nga India.

Gjatë vitit 2024, ai punoi në ndërtimin e fabrikës kineze Linglong në veri të Serbisë.

“Ne ishim të kontrolluar, të shfrytëzuar dhe të trajtuar pa dinjitet”, shprehet Buks.

Ai shton se nuk është i befasuar nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për të bllokuar importin e gomave të automjeteve që prodhohen nga kjo fabrikë në Zrenjanin të Serbisë, për shkak të pretendimeve se ato janë prodhuar përmes punës me detyrim.

Nga Doganat amerikane më 18 dhjetor u tha se raportet tregojnë se punëtorëve, ndër të tjera, u janë mbajtur dokumentet personale dhe u janë mohuar pagat, si dhe se kanë qenë të ekspozuar ndaj kushteve abuzive të jetesës dhe punës.

As kompania Linglong dhe as institucionet në Serbi nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me pretendimet dhe vendimin e SHBA-së.

“Ajo që shqetëson më së shumti është dallimi në reagimet e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre në Serbi ndaj këtij rasti”, thotë për REL-in Mirjana Mitiq nga organizata joqeveritare Astra, e cila merret me çështjen e trafikimit me qenie njerëzore.

Dyshimet për punë me detyrim në fabrikën kineze Linglong në Serbi u shfaqën disa vite më parë, kur për këtë paralajmëruan organizata vendore dhe ndërkombëtare.

REL-i ka raportuar disa herë për kushtet çnjerëzore të jetesës dhe punës të qindra punëtorëve vietnamezë gjatë viteve 2021 dhe 2022, ndërsa dy vjet më vonë pretendime të ngjashme u bënë lidhur me angazhimin e punëtorëve indianë në fabrikë.

Ndërsa autoritetet serbe dhe pronarët kinezë i hodhën poshtë akuzat, kallëzimet e organizatave joqeveritare drejtuar institucioneve kompetente kanë mbetur pa epilog deri më sot.

Pa përgjigje ka mbetur edhe kërkesa e Parlamentit Evropian, i cili në vitin 2021, përmes një rezolute, i kërkoi Serbisë të hetonte punën e mundshme me detyrim të rreth 400 punëtorëve vietnamezë në Linglong.

Pas pesë vjetësh ndërtimi, fabrika kineze e gomave të automjeteve u hap zyrtarisht në shtator të vitit 2024.

Qeveria e Serbisë e ka shpallur këtë investim, në vlerë prej 800 milionë eurosh, si projekt me rëndësi kombëtare.

“Kemi duruar keqtrajtime”

Rafik Buks nga India me vështirësi i kujton muajt që i kaloi në Serbi.

“Ishim nën presion të vazhdueshëm, nën kërcënime, madje kishte edhe përleshje fizike. U detyruam të duronim keqtrajtime”, shprehet Buks në një përgjigje me shkrim për REL-in.

Ai thotë se agjencia për të cilën punonin i dërgonte jo vetëm në kantierin e ndërtimit të fabrikës, por edhe në vende të tjera ndërtimi të kompanive kineze në Serbi, “ndërkohë që Linglong më vonë pretendoi se ne kurrë nuk kemi punuar për ta”.

Ai tregon se në Serbi shkoi sepse i ishte premtuar “punë e ligjshme, pagë e mirë dhe kushte humane jetese”.

“Asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë”, shprehet ai.

Rafiku Buks sot ndodhet në Indi.

“Tani jam shumë më i kujdesshëm dhe e verifikoj çdo ofertë pune jashtë vendit, sepse ajo që më ndodhi në Serbi më ka ndryshuar përgjithmonë”.

Rasti i punëtorëve indianë

Organizata joqeveritare Astra, në shkurt të vitit 2024, në emër të Buksit dhe edhe 10 punëtorëve nga India, dorëzoi pranë autoriteteve në Serbi kallëzim penal për dyshime për trafikim të njerëzve dhe shfrytëzim në punë në fabrikën Linglong në Zrenjanin.

“Ne kemi raportuar se njerëzit jetonin në kushte katastrofale, hanin nga dyshemeja, e për të mos flasim për pajisjet që përdornin”, thotë Mitiq nga Astra.

Punëtorët u kanë raportuar organizatave joqeveritare se u janë marrë pasaportat dhe se nuk u janë paguar pagat.

“Ata na kontaktuan. Morën një vendim të përbashkët që të mos largoheshin nga Serbia, pavarësisht presioneve nga kompania. Vendosën të japin dëshmi në prokurori, kështu që ne e dimë me siguri se provat dhe të dhënat në prokurori ekzistojnë”, thotë ajo.

Prokuroria e Lartë Publike në Zrenjanin, pas kallëzimit, i ka thënë REL-it se i ka paraqitur policisë kërkesë “për mbledhjen e informatave të nevojshme” lidhur me këtë rast, ndërsa policia ka konfirmuar se po vepron sipas kësaj kërkese.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjen e REL-it se çfarë është konstatuar, ndërsa nga prokuroria kanë thënë se do të përgjigjen në afatin më të shkurtër.

Linglong në vitin 2024 i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se punëtorët indianë nuk kishin punuar në ndërtimin e fabrikës.

Mitiq kujton se punëtorët nga India në fund nga punëdhënësi kanë marrë “kompensim dhe pagat e papaguara”, si dhe u është paguar bileta e kthimit në shtëpi.

Rasti i punëtorëve vietnamezë

Disa vite më parë, në mbarë botën u shpërndanë pamje të kushteve çnjerëzore në të cilat ishin vendosur 400 punëtorë nga Vietnami brenda kompleksit të fabrikës kineze në Serbi.

Pas raporteve të organizatave joqeveritare për kushtet në kamp në vitin 2021, mediave iu ndalua qasja.

Kështu, as ekipit të REL-it nuk iu lejua të filmonte barakat, ndërsa disa nga punëtorët flisnin për kushte çnjerëzore dhe pohonin se për dy muaj nuk kishin marrë paga, si dhe se punëdhënësi ua kishte marrë pasaportat.

Linglong mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se punëtorët ishin angazhuar nga një prej nënkontraktorëve të tyre.

“Asnjëherë nuk kemi marrë informacion se çfarë ndodhi me këtë rast, përveç një njoftimi gojor nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore se rasti ishte mbyllur dhe se nuk kishin arritur të komunikonin me punëtorët derisa ata ndodheshin në vend”, thotë Mitiq nga Astra.

Deri në publikimin e këtij teksti, REL-i nuk ka marrë përgjigje nga Qendra Shtetërore serbe për Mbrojtjen nga Trafikimi me Qenie Njerëzore, ndërsa punëtorët nga Vietnami, menjëherë pasi u zhvendosën në një objekt disi më të mirë, u larguan nga Serbia.

Si reaguan institucionet e Serbisë?

Përgjigje për pyetjet lidhur me pretendimet e reja për punë me detyrim dhe për vendimin e SHBA-së nuk kanë ardhur as nga ministritë kompetente, as nga inspektorati i punës që mbikëqyr kushtet e punës në Serbi.

As kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it.

Vuçiq, duke reaguar ndaj akuzave të mëhershme për shfrytëzimin e punëtorëve në fabrikën kineze, kishte thënë se bëhej fjalë për një fushatë mediatike dhe politike kundër Linglong-ut.

“Do të përpiqemi t’u ndihmojmë punëtorëve vietnamezë, por nuk do t’i dëboj investitorët”, kishte thënë atëbotë Vuçiq.

Çfarë po ndodh tani në Linglong?

Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me pretendimet e SHBA-së, as se si vendimi për ndalimin e mallrave nga fabrika e tyre në Serbi do të ndikojë në biznesin e tyre.

Nuk ka pasur përgjigje as për pyetjet se sa punëtorë të huaj janë aktualisht të angazhuar në fabrikë dhe në çfarë kushtesh jetojnë dhe punojnë.

As Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me numrin e lejeve të punës dhe qëndrimit për punëtorët e huaj në Zrenjanin.

Tara Rukeci, aktiviste e Forumit Social Lokal të Zrenjaninit, e cila u ka ofruar ndihmë punëtorëve të huaj në Linglong, thotë për REL-in se në fabrikë ende punon një numër i madh punëtorësh nga jashtë, por se numri i tyre i saktë nuk dihet.

“Në Linglong që nga fillimi, nga ndërtimi i fabrikës e tani edhe në prodhim, punojnë punëtorë kinezë në kushte më të këqija sesa punëtorët nga Serbia”, thotë Rukeci.

Ajo shton se për punë në fabrikë vazhdojnë të angazhohen punëtorë nga Azia, por jo drejtpërdrejt nga kompania Linglong, por përmes nënkontraktorëve.

“Më herët kishim agjenci të mëdha si ‘China Energy’, që sillnin qindra punëtorë. Tani ka filluar të lulëzojë një numër i madh agjencish të vogla”, thekson ajo.

Sipas të dhënave nga raporti financiar i Linglong-ut, të disponueshme në Agjencinë për Regjistrat e Bizneseve, gjatë vitit 2024 në fabrikë kanë punuar gati 1.750 punëtorë.

Raportet tregojnë gjithashtu se numri i punëtorëve gjatë vitit të kaluar është rritur për 48 për qind.

Të orientuar drejt eksportit

Fabrika kineze u hap zyrtarisht në shtator të vitit 2024.

Ajo është ndërtuar në 100 hektarë tokë shtetërore të dhuruar, me 76 milionë euro subvencione.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në ceremoninë e hapjes në Zrenjanin, e quajti fabrikën një “mrekulli”.

“E krijuan miqtë tanë kinezë me mbështetjen tonë”, tha Vuçiq më 13 shtator të vitit të kaluar.

Sipas raporteve financiare të kompanisë, përfitimet totale nga shteti duket se janë edhe më të mëdha.

Nga një pjesë në raportin financiar që i referohet “subvencioneve kapitale dhe ndihmave të tjera shtetërore për ndërtimin dhe blerjen e mjeteve bazë dhe pasurisë jomateriale”, shihet se nga viti 2020 deri në vitin 2024 Linglong-ut i janë ndarë mbi 210 milionë euro.

Nga Linglong nuk janë përgjigjur se për çfarë kanë shërbyer këto subvencione.

Raportet publike financiare të Linglong-ut në Zrenjanin tregojnë se të ardhurat nga shitja e mallrave në tregjet e huaja gjatë vitit të kaluar janë rritur 500 herë.

Linglong në vitin 2024 ka eksportuar goma në vlerë prej 178 milionë eurosh.

Në raport nuk specifikohet se në cilat vende fabrika ka eksportuar më së shumti.

As Linglong nuk ka dhënë përgjigje se sa nga ky eksport ka shkuar në SHBA.

Se prodhimi në Zrenjanin është kryesisht i orientuar drejt eksportit tregon edhe fakti se të ardhurat nga shitja në tregun e Serbisë kanë qenë 9.5 milionë euro.

Projektet kineze në Serbi nën llupë

Rasti i punëtorëve në fabrikën e Zrenjaninit nuk është i pari në Serbi që ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për shkak të dyshimeve se punëtorët e punësuar nga punëdhënës kinezë punojnë dhe jetojnë në kushte çnjerëzore dhe janë viktima të shfrytëzimit në punë.

REL në janar të vitit 2021 raportoi për kushtet e papërshtatshme të akomodimit të punëtorëve kinezë në një kamp të përkohshëm pranë minierës “Çukaru Peki” në Bor, në lindje të Serbisë.

Disa punëtorë pretenduan se punëdhënësi nuk u lejonte të largoheshin nga kampi i papërshtatshëm ku ishin vendosur dhe se u ishte ndaluar kontakti me banorët lokalë.

Investimet kineze dhe projektet infrastrukturore në Serbi janë pjesë e nismës kineze “Brezi dhe Rruga”.

Bëhet fjalë për “Rrugën e re të Mëndafshit” të iniciuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, që ka për qëllim lidhjen e Kinës me Evropën dhe depërtimin në Perëndim.

Këto projekte janë nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian për shkak të shkeljeve të standardeve evropiane të transparencës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për këtë kanë paralajmëruar vazhdimisht edhe raportet e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian. /rel/

Before yesterdayMain stream

Teste të rreme për COVID-19 dhe grip po qarkullojnë në të gjithë Evropën

20 December 2025 at 20:30


Agjencia Spanjolle për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (Agencia Espanola de Medicamentos y Productos Sanitarios) është njoftuar nga autoritetet portugeze në lidhje me qarkullimin e testeve të falsifikuara që kombinojnë zbulimin e COVID-19 dhe gripit.

Produkti origjinal u prodhua nga Safecare Biotech, me seli në Hangzhou (Kinë), por njësitë e zbuluara mbajnë numrin e serisë FCO24090516, të cilin kompania e ka deklaruar si të falsifikuar.

Edhe pse AEMPS ka nisur një hetim për të gjurmuar shpërndarjen në Spanjë, deri më tani nuk ka prova që këto njësi të manipuluara kanë arritur në farmaci ose distributorë në vend, shkruan euronews.

Ekzistojnë versione legjitime të të njëjtit test me të njëjtën referencë (FCO-6032), gjë që e ndërlikon identifikimin e menjëhershëm vizual.

Autoritetet këmbëngulin që këto produkte duhet të blihen vetëm nga farmacitë.

Përndryshe, nuk ka garanci për origjinën, kushtet e ruajtjes apo këshilla profesionale.

Nëse dikush ka një test të tillë në shtëpi, këshilla është e qartë: mos e përdorni.

Falsifikimi i pajisjeve mjekësore nuk është një problem i vogël.

Këto pajisje janë të dizajnuara për të marrë vendime në lidhje me shëndetin personal dhe kolektiv, dhe një rezultat i gabuar mund të çojë në infeksione të pazbuluara ose trajtim të panevojshëm. /Telegrafi/

Shefi rrah punëtorin në fabrikën kineze në Serbi - shkaku i kushteve kompania ishte sanksionuar nga SHBA-ja

20 December 2025 at 13:07


Në rrjetet sociale ka shpërthyer një video ku duket një përleshje mes punonjësve të kompanisë kineze Linglong dhe, sipas pretendimeve, shefit të tyre në Serbi.

Videon e ka shpërndarë edhe ish-deputeti i serb, Gjeorgje Miketiq nga Iniciativa “Beogradi mbetet”.

“Ja si duket padrejtësia dhe pozicioni i shtypur i punonjësve tanë, në të cilin na ka vendosur ky regjim”, shkruan Miketiq.

Nuk është sqaruar kur është bërë videoja, megjithatë Linglong ka qenë temë e ditës në shtetin serb, pasi mbrëmë u bë e ditur lajmi se Shërbimi Amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ka lëshuar një Urdhër për ndalimin e importimit të mallrave të kësaj fabrike, raporton nova.rs.

evo kako izgleda bezakonje i potlačeni položaj naših radnika u koji nas je ovaj režim postavio https://t.co/otQarkzhvu pic.twitter.com/81FYHy958l
— Djordje Miketic (@djordjemiketic) December 19, 2025

Ky urdhër, i pesti në vitin 2025 dhe i dyti në vitin fiskal 2026, është lëshuar për shkak të ligjit amerikan që ndalon importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar. Kur CBP ka prova që tregojnë se mallrat e importuara janë prodhuar me punë të detyruar, kjo agjenci ndërhyn duke mbajtur ato mallra përmes Urdhrit për ndalimin e importit të mallrave.

Ky urdhër konkret është rezultat i një hetimi të CBP-së që ka treguar se prodhuesi i gomave për automjete Linglong përdor punë të detyruar.

CBP ka analizuar deklaratat e punonjësve, fotografitë, kontratat e punonjësve, “screenshot” të mesazheve SMS, raporte të OJQ-ve, raporte mediatike dhe studime akademike, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, punonjësit e Linglong janë shënjestruar nga nëntë tregues të punës së detyruar sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës: mbajtja e dokumenteve të identifikimit, kërcënimet dhe abuzimi, izolimi, puna shtesë e detyruar, mohimi i pagave, skllavëria me borxhe, kushtet e dhunshme të jetesës dhe punës, mashtrimi dhe shfrytëzimi i të dobëtëve. /Telegrafi/

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike, dyshohet për hakerë të lidhur me Kinën

19 December 2025 at 20:30


Të dhënat qeveritare britanike anë vjedhur në një sulm kibernetik, megjithëse zyrtarët besojnë se rreziku për individët është "i ulët", sipas Ministrit të Tregtisë, Chris Bryant.

Kuptohet që këto të dhëna kanë qenë në sisteme të operuara në emër të Ministrisë së Brendshme nga Ministria e Jashtme, stafi i së cilës zbuloi incidentin.

Dhe dyshohet se një grup i lidhur me Kinën qëndron pas sulmit.

Bryant tha se hetimet po vazhdojnë.

"Ne mendojmë se është një rrezik mjaft i ulët që individët të jenë kompromentuar ose prekur", shtoi ai.

The Sun ka raportuar se incidenti ndodhi në tetor.

Agjencitë e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar për rritjen e spiunazhit në shkallë të gjerë nga Kina, duke përdorur mjete kibernetike dhe mjete të tjera, si dhe duke synuar informacionin komercial dhe politik.

Agjencia kibernetike GCHQ tha vitin e kaluar se po i kushtonte më shumë burime luftës kundër kërcënimeve nga Kina sesa çdo komb tjetër.

"Objektet qeveritare do të jenë gjithmonë potencialisht në shënjestër", tha Bryant.

"Po punojmë për të kuptuar pasojat e kësaj situate", shtoi ai. /Telegrafi/

Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona

By: Elva
19 December 2025 at 18:50

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga shtetasi F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të […]

The post Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

19 December 2025 at 11:29

Më herët këtë muaj, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ofroi një përshkrim të shkurtër të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare (NSS) të administratës Trump, duke e quajtur atë “kryesisht në përputhje me vizionin tonë”. Ai ka të drejtë. NSS-ja nuk ofron as edhe një fije kritike ndaj Rusisë, as për politikat e saj të […]

The post Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës appeared first on Reporter.al.

TikTok shmang ndalimin në SHBA

19 December 2025 at 08:48


Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.

Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton bbc.

Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare. Ky vendim përkon me një marrëveshje të raportuar në shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump kishte shtyrë zbatimin e një ligji që do të ndalonte aplikacionin nëse nuk shitej.

Në memorandum, TikTok thekson se marrëveshja do t’u mundësojë më shumë se 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të eksplorojnë një botë mundësish të pafundme, brenda një komuniteti global aktiv.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9 për qind të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të kenë nga 15 për qind secila. Një pjesë tjetër prej 30.1 për qind do të mbahet nga partnerët e investitorëve ekzistues të ByteDance.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Oracle, e themeluar nga mbështetësi i Trumpit, Larry Ellison, do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTokut si pjesë e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje vjen pas një serie vonesash dhe sfidash në përpjekjet për ta finalizuar atë. /Telegrafi/

Raketa dhe dronë vetëvrasës, SHBA dhe Tajvani njoftojnë një nga marrëveshjet më të mëdha të armëve ndonjëherë

18 December 2025 at 09:39


Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani kanë njoftuar një paketë armësh prej 11.1 miliardë dollarësh, e cila nëse përfundohet, do të jetë një nga shitjet më të mëdha ushtarake të Uashingtonit në ishull.

Marrëveshja përfshin tetë blerje të ndara, të cilat mbulojnë sistemet e raketave HIMARS, raketat antitank, raketat antiblind, dronë vetëvrasës në lëvizje, softuerë ushtarak dhe pjesë për pajisje të tjera, sipas detajeve të publikuara nga të dyja qeveritë.

Pasi u njoftua marrëveshja, Pekini tha se “e kundërshton me forcë dhe e dënon fuqishëm” këtë veprim.

“Përpjekja e SHBA-së për të përdorur forcën për të mbështetur pavarësinë e Tajvanit vetëm sa do të ketë efekt të kundërt dhe përpjekja e saj për të frenuar Kinën duke përdorur Tajvanin nuk do të ketë absolutisht sukses”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun.

Bëhet e ditur se Tajvani ka rritur blerjet ushtarake vitet e fundit, ndërsa përballet me presion në rritje nga Pekini, me aeroplanë dhe anije kineze të pranishme pothuajse çdo ditë rreth Tajvanit, si dhe me ushtrime të rregullta në shkallë të gjerë në dhe mbi ujërat përreth, shkruan CNN.

“Shtetet e Bashkuara… vazhdojnë të ndihmojnë Tajvanin në ruajtjen e aftësive të mjaftueshme të vetëmbrojtjes dhe në ndërtimin e shpejtë të parandalimit të fortë dhe shfrytëzimin e avantazheve të luftës asimetrike, të cilat formojnë themelin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Uashingtoni mban lidhje të ngushta jozyrtare me Tajvanin dhe është i detyruar me ligj t'i shesë armë ishullit për vetëmbrojtje.

Shuma totale e marrëveshjes së armëve me SHBA-në e bën atë më të madhen në vite për ishullin.

“Që nga viti 2010, Dega Ekzekutive ka njoftuar Kongresin për afërsisht 49 miliardë dollarë Shitje Ushtarake të Huaja (FMS) në Tajvan”, tha një zyrtar amerikan.

Njoftimi i SHBA-së për shitjet erdhi nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit dhe Sigurisë së Mbrojtjes, e cila menaxhon shitjet ushtarake të huaja të SHBA-së.

Marrëveshjet ende kërkojnë miratimin e Kongresit, por Tajvani gëzon mbështetje të përgjithshme dypartiake në Kongresin e SHBA-së.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se midis tetë artikujve, pesë - HIMARS, raketat dhe dronët - janë menduar të paguhen si pjesë e një buxheti historik special të mbrojtjes prej 40 miliardë dollarësh që presidenti Lai Ching-te propozoi në fund të nëntorit, i cili ende nuk ka marrë miratimin në legjislaturën e Tajvanit.

Paketa prej 11.1 miliardë dollarësh është marrëveshja e dytë e armëve me Tajvanin e njoftuar nga administrata e dytë Trump, pas një marrëveshjeje prej 330 milionë dollarësh në nëntor për pjesë dhe riparim për aeroplanë. /Telegrafi/

Si disa punonjës kinezë mashtruan sistemet e njohjes së fytyrës?

16 December 2025 at 21:22


Sipas raportimeve nga mediat kineze, disa anëtarë të stafit në një komitet lagjeje në Wenzhou, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, u kapën duke ndihmuar kolegët të anashkalonin sistemet e njohjes së fytyrës dhe kështu të “shkruanin” praninë pa qenë fizikisht në vendin e punës.

Sekretari i komitetit, një burrë me mbiemër Li, dyshohet se organizoi një grup njerëzish që përdornin maska të printuara me fytyrat e kolegëve të tyre për të mashtruar sistemin biometrik. Me këtë metodë një ose dy persona mjaftonin për të regjistruar gjithë grupin si të pranishëm, ndërkohë që ata shkonin për punë personale, raporton Oddity Central.

Nuk dihet se sa persona ishin përfshirë, ose se si arritën të gënjenin softuerin e njohjes së fytyrës me copëza letre që dukeshin si fytyra njerëzish, por skema u zbulua pasi disa nga shkelësit u kapën nga kamerat e sigurisë mbi skanerin e fytyrës.

Komitetet e lagjes në Kinë janë forma më e ulët e qeverisjes administrative. Anëtarët e tyre nuk janë zyrtarë civilë dhe nuk marrin paga, por marrin disa lloj shpërblimesh, dhe me këtë skemë ata po merrnin kompensime në mënyrë të paligjshme.

Një komentues i zemëruar shkroi në Weibo (rrjeti social kinez) “kjo është korrupsion. Duhet t’i pushonin të gjithë dhe t’i ndëshkonin ligjërisht. Ka kaq shumë njerëz që mundohen të gjejnë punë”. Një tjetër shtoi se disa njerëz punojnë më shumë se 10 orë në ditë, ndërsa të tjerët as nuk i plotësojnë tetë orët e punës.

Ndërsa mashtrimi me shpërblime ishte i mjaftueshëm për të shqetësuar njerëzit, ajo çka i intrigoj më shumë ishte si arritën ata të gënjenin një sistem “high‑tech” të njohjes së fytyrës me maska primitive letre në epokën kur teknologjia e inteligjencës artificiale duket se bën “çdo gjë”. /Telegrafi/


Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten

By: Elva
16 December 2025 at 20:47

Bashkimi Evropian ka vendosur të rishikojë planin për ndalimin total të makinave me motorë me naftë dhe benzinë nga viti 2035, duke adoptuar një qasje më fleksibile për industrinë automobilistike. Sipas paketës së re të miratuar nga Komisioni Evropian, pas vitit 2035 prodhuesit e automjeteve do të duhet të arrijnë një ulje prej 90% të […]

The post Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten appeared first on BoldNews.al.

Kina ideon trenin që udhëton më shpejt se një ”Boeing 737”

16 December 2025 at 18:49

Kina po punon për ndërtimin e një treni revolucionar që pritet të udhëtojë më shpejt se avionët komercialë duke hapur një kapitull të ri në transportin me shpejtësi të lartë.

Projekti, i quajtur ”T-Flight”, synon shpejtësi deri në 965 km/h duke e tejkaluar një ”Boeing 737”, sipas ZMEScience. com

Treni bazohet në teknologjinë e levitacionit magnetik (maglev) dhe është projektuar të funksionojë brenda tubave me presion të ulët, çka redukton ndjeshëm rezistencën e ajrit dhe fërkimin.

Kjo qasje, e frymëzuar nga koncepti Hyperloop, e bën të mundur arritjen e shpejtësive pothuajse supersonike.

Sistemi i levitacionit përdor elektromagnetë të fuqishëm që e mbajnë trenin të ngritur mbi shina, duke eliminuar kontaktin fizik. Kjo teknologji përfshin dy metoda kryesore pezullimi, të cilat sigurojnë stabilitet dhe efikasitet në shpejtësi shumë të larta.

Në shkurt të vitit 2024, gjatë testimeve në një segment prove prej rreth dy kilometrash, ”T-Flight” arriti një shpejtësi prej 623 km/h, sipas medias shtetërore kineze.

Rezultatet konfirmuan se sistemi funksionon sipas objektivave të parashikuara nga projekti.

Faza e dytë e testimeve pritet të zhvillohet në një linjë rreth 60 kilometra  të gjatë, ku synohet arritja e shpejtësive deri në 1 000 km/h.

Nëse realizohet, kjo do të shkurtonte ndjeshëm kohën e udhëtimit mes qyteteve të mëdha kineze.

Megjithatë, projekti përballet me sfida të mëdha financiare dhe teknike, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës së kushtueshme dhe garantimin e sigurisë në shpejtësi ekstreme.

"Mbi 60 mijë euro hudhra", Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez

16 December 2025 at 17:15


Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina - nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpiake deri te produktet ushqimore dhe ato bujqësore.

Të dhënat flasin për një prani gjithnjë e më të madhe të këtyre mallrave në tregun kosovar.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vlera e importit nga Kina është rritur nga 452 milionë euro në vitin 2021 në 841 milionë euro në 11 muajt e parë të vitit 2025.

Kjo shumë tashmë ka tejkaluar vlerën e importeve nga vendet anëtare të CEFTA-s - Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia - të cilat tradicionalisht kanë qenë ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës në rajon.

Mallrat kineze në Kosovë

Në pesë vjetët e fundit, produktet kineze kanë shënuar një rritje të ndjeshme në tregun e Kosovës. Kjo tregon ndikimin gjithnjë e më të madh të Kinës në strukturën e importit të vendit, edhe pse Gjermania dhe Turqia mbajnë ende nivelin më të lartë të importit.

Në anën tjetër, eksportet e Kosovës drejt Kinës mbeten pothuajse simbolike: më pak se një milion euro në vit - çka e thellon ndjeshëm deficitin tregtar dhe e vendos raportin ekonomik mes dy vendeve në një pabarazi të theksuar.

Përkundër këtyre shkëmbimeve tregtare, Prishtina dhe Pekini nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, dhe vazhdon të mbështesë “integritetin territorial të Serbisë”, e cila, me Kushtetutë, Kosovën e konsideron pjesë të territorit të saj.

Për rrjedhojë, Kina nuk ka ambasadë në Kosovë, por vetëm një zyrë ndërlidhëse që funksionon nën Ambasadën kineze në Beograd.

Pse Kina është kaq e pranishme në tregun kosovar?

Gazmend Qorraj, ligjërues i Tregtisë Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimi i ulët i produkteve kineze është faktori kryesor që i bën ato tërheqëse për tregun e Kosovës.

E, kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me fuqinë e ulët blerëse të qytetarëve, sipas tij.

Qorraj shpjegon se bizneset veprojnë kryesisht të udhëhequra nga logjika e fitimit, pa marrë domosdoshmërisht parasysh implikimet makroekonomike apo strategjike.

“Tregtarët investojnë aty ku shohin potencialin më të madh për fitim, pavarësisht nga origjina e mallrave apo produkteve”, shton ai.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa kompani që importojnë mallra nga Kina, por shumë pak pranuan të flisnin publikisht.

Ramiz Kelmendi udhëheq kompaninë “Elkos Group”, e cila ofron një gamë të gjerë produktesh - nga ushqimet deri te tekstili.

Ai thotë se kjo kompani importon mallra nga Kina në vlerë mbi 12 milionë euro në vit. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten burimet kryesore të importeve.

“Po, çmimi është më i lirë”, thotë Kelmendi, duke shtuar se mungesa e industrisë vendore në sektorë si tekstili dhe elektroteknika, e detyron Kosovën të importojë aty ku produktet janë më të përballueshme.

Vetëm vitin e kaluar, Kosova importoi nga Kina mbi 14.4 milionë euro pajisje elektronike, si: kamera digjitale, televizorë dhe antena, si dhe mbi 13 milionë euro telefona të mençur dhe aparate të tjera telefonike.

Ushqimi nga Kina - shqetësim ekonomik dhe shëndetësor

Megjithatë, ajo që e shqetëson më së shumti profesorin Qorraj është fakti se të dhënat doganore tregojnë se nga Kina po importohen edhe produkte ushqimore dhe bujqësore.

“Është veçanërisht problematike kur bëhet fjalë për produktet bujqësore, sepse ato lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e shëndetit publik”, thotë ai.

Nga ana ekonomike, Qorraj thekson se importet e tilla dëmtojnë konkurrencën lokale dhe dekurajojnë prodhuesit vendorë, mallrat e të cilëve shpesh janë më të shtrenjta, për shkak të kostove më të larta të prodhimit.

Kelmendi e sheh këtë situatë si mungesë të një politike të qartë ekonomike.

“Kosova nuk prodhon banane apo ananas, por hudhër po. Qeveria duhet ta stimulojë prodhimin vendor që çmimet të jenë konkurruese”, thotë ai, duke shtuar se importet nga Kina janë jo vetëm të panevojshme, por edhe joefikase, pasi një dërgesë mund të zgjasë deri në 120 ditë.

Qorraj, gjithashtu, sugjeron masa stimuluese dhe mbrojtëse për prodhuesit vendas, si dhe orientim më të madh drejt tregut të Bashkimit Evropian dhe tregjeve ku Kosova ka qasje preferenciale.

Një raport i publikuar në shtator nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me titull: “Gjurma e Heshtur e Kinës: Hartëzimi i ndikimit kinez në politikën lokale dhe peizazhin ekonomik në Kosovë”, thekson se prania ekonomike e Kinës në Ballkanin Perëndimor është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Sipas këtij raporti, rritja e importeve nga Kina është duke krijuar varësi tregtare, përkundër eksporteve minimale, ndërsa angazhimi i bizneseve shpesh udhëhiqet nga fitimi afatshkurtër, me vetëdije të kufizuar për pasojat afatgjate politike dhe të sigurisë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me rritjen e importeve nga Kina apo mundësinë e masave mbrojtëse për prodhuesit vendorë.

Megjithatë, kryeministri Albin Kurti - tani në detyrë - ka deklaruar më herët se, pavarësisht importeve nga Kina, vendet e Bashkimit Evropian mbeten partnerët kyç tregtarë të Kosovës.

Në vitin 2021, Qeveria e Kosovës ka refuzuar ofertën për vaksina kineze kundër sëmundjes COVID-19, duke sinjalizuar qartë atëkohë orientimin politik dhe strategjik drejt Perëndimit.

Serbia si “poligon” i ndikimit kinez

Xhelal Neziri, analist në Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) në Maqedoninë e Veriut, thotë se ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria, Serbia shërben si “poligon” për shtrirjen e ndikimit ekonomik dhe politik të Kinës në rajon.

Sipas tij, në Kosovë ndikimi kinez mbetet kryesisht tregtar - pa peshë të theksuar politike apo strategjike.

“Kosova, ashtu si edhe Shqipëria, është e rreshtuar plotësisht me politikat e Perëndimit, konkretisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, thotë Neziri.

Ndërkaq, në vende të tjera të rajonit - Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut - Kina ka financuar projekte të mëdha infrastrukturore përmes kredive, duke rritur ndikimin ekonomik dhe, në disa raste, politik.

Sipas një analize të Qendrës për Forenzikë Digjitale (DFC) nga Podgorica, Kina ishte investitori i dytë më i madh në Serbi në gjysmën e parë të vitit 2024, pas BE-së.

Në Mal të Zi, roli i saj si kreditor dhe kontraktues është i dukshëm, siç tregon edhe kredia prej rreth 900 milionë dollarësh nga banka kineze, Exim, për ndërtimin e një autostrade në fillim të viteve 2020.

Në Bosnje e Hercegovinë, ndikimi kinez është më i dukshëm në entitetin Republika Sërpska, përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë, ku bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor shpesh ka përmbajtje gjithnjë e më të theksuar politike.

Në Maqedoninë e Veriut, borxhi ndaj Kinës arrin në 479 milionë dollarë, ose 8.7 për qind të borxhit të jashtëm.

Në kontrast, Kosova nuk ka borxh ndaj Kinës dhe as investime të drejtpërdrejta kineze.

Vitin e kaluar, investimet e huaja direkte në Kosovë arritën në 847 milionë euro, por asnjë prej tyre nuk ishte me origjinë kineze.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë informacion nëse në Kosovë janë të regjistruara kompani ose organizata joqeveritare me origjinë kineze./REL.

Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë

By: D Marku
16 December 2025 at 14:41

Një ngjarje tragjike tronditi zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës, të martën në mëngjes, kur zjarrfikësit e Brigadës Polydross gjetën një person të karbonizuar brenda një automjeti. Sipas raportimeve të tvstar.gr, viktima dyshohet të jetë pronari i automjetit.

Ngjarja u komplikua nga një incident paralel, pasi rreth të njëjtës orë u raportua për një zjarr në një banesë në të njëjtën zonë, që i përkiste po atij personi. Dy vatrat e zjarrit mobilizuan menjëherë forca të shumta zjarrfikësish, të cilët punuan për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar dëmet.

Automjeti rezultoi i shkrumbuar plotësisht, ndërsa zjarri në banesë vijonte ende gjatë raportimit të parë, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente. Njëkohësisht, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e dy zjarreve, duke mos përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një incidenti të qëllimshëm.

Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa zjarrfikësit dhe policia vijojnë patrullimet dhe hetimet për të garantuar sigurinë publike. Ky incident nënvizon rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente dhe nevojën për të zbuluar shkaqet që çojnë në tragjedi të tilla.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se detaje të reja mund të dalin në ditët në vijim.

The post Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë appeared first on Albeu.com.

Luftërat tregtare shkatërrojnë planetin

By: Qiyuan Xu
16 December 2025 at 13:24

Luftërat e tarifave shpesh justifikohen si të domosdoshme për të mbrojtur ose rikthyer vendet e punës në industri prodhuese dhe për të përmirësuar sigurinë kombëtare. Por, sipas një studimi të ri, këto konflikte prodhojnë një rezultat tjetër që kryesisht anashkalohet: ndotjen. Kur zinxhirët globalë të furnizimit detyrohen të bëjnë devijime joefikase, emetimet e dioksidit të […]

The post Luftërat tregtare shkatërrojnë planetin appeared first on Reporter.al.

Një fëmijë aksidentalisht rrëzoi dhe shkatërroi një kurorë të artë martese të vlefshme në Kinë

16 December 2025 at 09:14


Një video e publikuar nga blogerja Zhang Kaiyi tregon momentin kur një djalë i vogël prek vazhdimisht një vitrinë në një ekspozitë në Pekin.

Si pasojë, ai ka shkaktuar edhe rrëzimin e një kurore bashkë me mbulesën e saj mbrojtëse.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi më 13 dhjetor në një ekspozitë të organizuar nga Zhang dhe bashkëshorti i saj.

Ajo tha se ekspozita ishte falas dhe prezantonte punime të disa artistëve.

Zhang theksoi se nuk ishin shitur bileta dhe se aktiviteti nuk kishte karakter fitimprurës. /Telegrafi/

Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara

By: M C
15 December 2025 at 17:29

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Llogara, ku një person është gjetur i djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’ këtë të hënë.

Mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Berati.

Më herët, u raportua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të të riut, pasi dyshohet se i ka vënë flakën veten brenda në automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa është vënë shiriti i policisë në zonë. Mjeti është shkrumbuar ashtu edhe trupi i të riut, i dekompozuar plotësisht.

The post Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara appeared first on Albeu.com.

U dogj brenda makinës në Llogara, viktima ish-efektiv policie

By: Elva
15 December 2025 at 17:25

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i djegur brenda automjetit të tij tip “BMW”. Sipas A2 CNN, në vendngjarje nuk janë gjetur armë apo gëzhoja, duke përjashtuar deri tani pistën e një vrasjeje, ndërsa dyshohet se viktima është […]

The post U dogj brenda makinës në Llogara, viktima ish-efektiv policie appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet

By: V K
15 December 2025 at 15:52

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë, ku një person u dogj brenda një makine të përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Bëhet me dije se personi, ende i paidentifikuar ka qënë në sediljen e shoferit, por ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë me të në mjet.

Makina është shkrumbuar thuajse totalisht, madje i janë djegur edhe targat.

Paraprakisht, dyshohet se personi ka mbyllur dyert e mjetit dhe i ka vendosur vetë flakën makinës për t`i dhënë fund jetës, megjithatë pistat e hetimit pritet të konfirmohen në vijim.

Njoftimi:

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur

By: V K
15 December 2025 at 15:32

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Këto janë informacionet paraprak

Deri më tani nuk dihet nëse personi është vrarë dhe me pas është djegu makina, apo është aksidentale.

The post E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur appeared first on Albeu.com.

❌
❌