Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes

By: armand
10 February 2026 at 20:59

Një rast i rëndë, me pasoja fatale dhe me shumë pikëpyetje mbi veprimet e drejtësisë dhe institucioneve shëndetësore, është denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare nga një qytetar i Durrësit. Nëna e tij humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është lënë i lirë. Ajo që e bën […]

The post Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

By: Elva
10 February 2026 at 13:21

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali. Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka […]

The post Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

By: V K
10 February 2026 at 13:54

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali.

Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka qenë duke parakaluar në momentin e përplasjes.

Pas impaktit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe karabinierët, por drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë brenda makinës së djegur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i automjetit.

Megjithatë, identifikimi zyrtar ende nuk është konfirmuar për shkak të gjendjes së trupit.

The post Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen 2 automjete

By: Elva
9 February 2026 at 18:23

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Shkallës së Tujanit, në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur, apo sa persona kanë qenë në automjete. Gjithashtu ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen 2 automjete appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin

By: Brisi
9 February 2026 at 11:15

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Durrës–Rrogozhinë”. Sipas Policisë, rreth orës 09:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje. Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e […]

The post Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, makina përfundon në kanal, plagoset një vajzë

By: Ela
9 February 2026 at 09:27

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Raportohet se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë. Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. […]

The post Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, makina përfundon në kanal, plagoset një vajzë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë/ Makina përfundon në kanal, një vajzë dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
9 February 2026 at 09:54

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Sipas informacioneve, raportohet se pranë fshatit Alikokë janë përplasur dy makina.

Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.

Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Ajo raportohet të ketë plagë të shumta.

Njëra nga makinat është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në një kanal anash rrugës.

The post Aksident në aksin Vlorë-Selenicë/ Makina përfundon në kanal, një vajzë dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në Vlorë/ 25-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

By: Rovena
9 February 2026 at 10:36

Aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, drejtuesja e një prej mjeteve e plagosur dërgohet në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

25-vjecarja Konstandina Shoraj ka marrë plagë të shumta në trup, me politraumë.

Aksident rrugor në Nigeri, të paktën 30 të vdekur

8 February 2026 at 22:42


Nga një aksident rrugor në Nigeri kanë gjetur vdekjen të paktën 30 persona në shtetin verior të Kano-s, thanë zyrtarët lokalë.

"Aksidenti fatal përfshinte një rimorkio që po shkonte drejt Gujungu-s, e cila dyshohet se u rrëzua për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, duke çuar në vdekjen e mbi 30 personave, ndërsa shumë të tjerë pësuan lëndime të rënda", tha të dielën zëdhënësi i qeverisë së shtetit Kano.

Guvernatori i shtetit Kano, Abba Kabir Yusuf, urdhëroi kujdes mjekësor falas për të mbijetuarit.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Nigeri, ku rrjeti mirëmbahet dobët dhe rregullat e autostradës respektohen rrallë.

Në vitin 2023, organi federal i sigurisë rrugore të vendit, FRSC, tha se 5,421 persona ishin vrarë në 9,570 aksidente rrugore në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Aksident në Lushnje, automjeti përplaset me një kalë, një e lënduar

By: Elva
8 February 2026 at 18:52

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Tri Ura” në Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë në rrugë. Përplasja ka ndodhur në kushte errësire, ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet se nuk ka arritur të shmangë kafshën, pasi ajo i ka dalë papritur […]

The post Aksident në Lushnje, automjeti përplaset me një kalë, një e lënduar appeared first on BoldNews.al.

“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

By: M C
8 February 2026 at 18:54

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip BMW është përplasur me një kalë.

Mësohet se, për pasojë kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit është shprehur se nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin.

The post “Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij appeared first on Albeu.com.

Sherr i dhunshëm pas një aksidenti në Prishtinë, pesë të lënduar

By: Ela
7 February 2026 at 22:50

Pasditen e sotme, një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku pesë persona ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit pas një aksidenti trafiku. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore. “Sot rreth orës 18:00, në rrugën […]

The post Sherr i dhunshëm pas një aksidenti në Prishtinë, pesë të lënduar appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, transportohet me urgjencë drejt spitalit drejtuesi i motomjetit

By: M C
7 February 2026 at 20:48

Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit pranë Lungomares në Vlorë. Një automjet ka përplasur një motor që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse.

Ai është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, transportohet me urgjencë drejt spitalit drejtuesi i motomjetit appeared first on Albeu.com.

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

By: Ela
7 February 2026 at 20:18

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë […]

The post Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Vlorë/ Motori elektrik përplaset me një automjet, lëndohet i riu

7 February 2026 at 20:27

VLORË- Një aksident është regjistruar pak momente më parë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

By: Brisi
7 February 2026 at 12:07

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në 10 janar të këtij viti dhe më pas dyshohet se u mora nga rrjedha e përroit. Pas një muaji kërkime, bëhet me dije se trupi i pajetë i Karajt është gjetur rreth 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti, […]

The post Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj appeared first on BoldNews.al.

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, një i lënduar

6 February 2026 at 19:01


Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Gllarevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, është lënduar një person.

I lënduari, fillimisht është dërguar në QKMF në Klinë, pas kësaj edhe në Spitalin rajonal të Pejës.

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen katër automjete

By: Elva
6 February 2026 at 17:49

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir. Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut.

The post Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen katër automjete appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Slivovë të Prishtinës, rrotullohet një veturë

6 February 2026 at 12:58


Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në Slivovë të Prishtinës, ku një veturë është rrotulluar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka vetëm dëme materiale.

Lajmi në përditësim...

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

By: Fax Web
6 February 2026 at 12:31

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.

Nuk dihet numri i personave që kanë qenë në të.

Pritet që të zbardhen detaje nga aksidenti në fjalë.

❌
❌