Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 December 2025Main stream

Vdes Perry Bamonte, kitaristi i grupit britanik “The Cure”

26 December 2025 at 22:35

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH/-  Perry Bamonte, kitaristi i “The Cure”, ka vdekur në moshën 65-vjeçare, sipas “Billboard”.

Grupi njoftoi vdekjen e tij në një deklaratë të ndarë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare të internetit, duke zbuluar se ai “vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër në shtëpi gjatë Krishtlindjeve”.

“The Cure”, grupi anglez i Rock-ut i formuar në Crawley në vitin 1976 – njoftoi vdekjen e Bamonte në një deklaratë në faqen zyrtare, duke zbuluar se ai kishte vdekur nga një sëmundje në shtëpinë e tij gjatë Krishtlindjeve.

“Me trishtim të madh konfirmojmë vdekjen e mikut dhe shokut tonë të ngushtë të grupit Perry Bamonte”, shkroi grupi.

Perry Archangelo Bamonte lindi në Londër më 3 shtator 1960. Karrierën si muzikant e filloi si anëtar i grupit “The Cure” në vitin 1984, pasi vëllai i tij Daryl u punësua si menaxher i turneut të grupit.

Më pas ai vazhdoi të bëhej teknik kitare dhe asistent personal i vokalistit, Robert Smith.

Bamote u bë anëtar me kohë të plotë i “The Cure” në vitin 1990 kur tastieristi Roger O’Donnell u largua nga grupi.

Ai luante kitarë dhe tastierë, si dhe bas me gjashtë tela dhe perkusion herë pas here.

Siç përshkruhet në deklaratën e grupit, Bamonte luajti në albumet, “The Wish”, “Wild Mood Swings”, “Bloodflowers”, “Acoustic Hits” dhe “The Cure”.

Ai gjithashtu performoi në më shumë se 400 shfaqje gjatë 14 viteve.

“Bamote u ribashkua me “The Cure” në vitin 2022, duke performuar edhe në 90 shfaqje të tjera, disa nga më të mirat në historinë e grupit, duke kulmuar me koncertin “The Show of a Lost World” në Londër më 1 nëntor 2024. //a.i/

 

The post Vdes Perry Bamonte, kitaristi i grupit britanik “The Cure” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vdes Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

26 December 2025 at 16:29

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH/- Ruth Bourne, një nga gratë që luajti një rol kyç në deshifrimin e komunikimeve sekrete të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 99-vjeçare në Londër, sipas “Telegraph”.

Bourne punoi në qendrën sekrete “Bletchley Park” dhe kontribuoi në fitoren e Aleatëve duke thyer kodin famëkeq “Enigma”.

Ajo ishte pjesë e ekipit sekret në Bletchley Park, rreth 50 milje në veriperëndim të Londrës, ku u thyen kodet e koduara nga makina “Enigma”.

Ky operacion i klasifikuar, i njohur si programi “Ultra”, ndihmoi forcat aleate të parashikonin lëvizjet e ushtrisë gjermane dhe të fitonin beteja vendimtare gjatë luftës.

Italia fashiste u prek gjithashtu drejtpërdrejt nga ky aktivitet: shumë konvoje detare që shkonin në Libi me trupa dhe furnizime u kapën falë informacionit të marrë në “Bletchley Park”.

E lindur më 23 maj 1926 në Salford, pranë Mançesterit, dhe e rritur në Birmingham, Ruth Bourne vinte nga një familje hebreje.

Ajo u bë vullnetare për Marinën Mbretërore Britanike dhe, në një moshë shumë të re u zgjodh për të marrë pjesë në një mision tepër sekret.

Në vitin 1944, para se të mbushte 18 vjeç, ajo punoi me makinat gjigante “Bombe Turing”, një pajisje kompjuterike e projektuar nga matematikani i famshëm Alan Turing, e aftë të deshifronte mesazhet gjermane.

Pas luftës, pjesëmarrësit në programin “Ultra” u detyruan të heshtnin për dekada të tëra. Vetëm në vitet 1970 roli i tyre u bë publik. Në vitin 2009, qeveria britanike i nderoi ata me një medalje përkujtimore për kontributin e tyre në fitoren ndaj nazizmit. //a.i/

The post Vdes Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari

By: V K
26 December 2025 at 12:50

Këtë të premte rreth orës 11:40, një ngjarje e rëndë është regjistrua në Koplik të Shkodrës, ku sipas informacioneve policore, një 27-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se ka qenë duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27-vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

By: V K
26 December 2025 at 09:56

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Nnga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42-vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, sqaron policia.

The post E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Humb jetën në moshën 34-vjeçare futbollisti i njohur (EMRI)

By: V K
24 December 2025 at 13:03

Futbolli gjerman është në zi për vdekjen e futbollistit Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në moshën 34-vjeçare pasi ra nga një teleferik rreth 70 metra i lartë.

Mbrojtësi gjerman Sebastian Hertner, kapiten i skuadrës Etsv Amburgom humbi jetën, pasi ra nga një lartësi prej 70 m në një teleferik gjatë pushimeve dimërore në Malin e Zi.

Hertner ndodhej në Savin Kuk kur kabina e teleferikut ku ai ndodhej, u shkëput në mënyrë të papritur duke rënë poshtë me futbollistin që nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.

“Me shumë trishtim bëjmë të ditur se kapiteni ynë, Sebastian Hertner humbi jetën në një aksident tragjik teksa ishte me pushime. Jemi të tronditur dhe me një dhimbje të thellë. Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. U prehsh në paqe, Sebastian“,-shkruan në rrjetet sociale klubi i Etsv Amburgom, që militon në divizionin e pestë në futbollin gjerman.

Sipas të dhënave të pata, kabina e teleferikut u shkëput nga kavoja duke përplasur pjesën e pasme dhe duke bërë që futbollisti të bjerë nga një lartësi rreth 70 m me Hertner që e humbi jetën menjëherë.

Me të ishte dhe bashkëshortja, edhe ajo viktimë e aksidentit dhe që e mori ndihmën pas disa orësh.

Gruaja, nën shok pësoi frakturë në këmbë, ndërsa impianti u mbyll menjëherë dhe autoritetet malazeze nisën një hetim për të zbuluar përgjegjësit e këtij aksidenti tragjik.

The post Tragjike/ Humb jetën në moshën 34-vjeçare futbollisti i njohur (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vdes Chris Rea, i njohur për hitin e Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas”

22 December 2025 at 16:44

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH/- Këngëtari britanik, Chris Rea, i njohur për hitet e tij, përfshirë “Driving home for Christmas” ka vdekur në moshën 74 vjeç, sipas BBC.

Përveç hitit të tij shumë të dashur të Krishtlindjeve, Rea pati sukses në fund të viteve ’70 dhe ’80 me hitet “Fool” (If You Think It’s Over), “Let’s Dance” dhe “The Road To Hell”.

Muzikanti i lindur në Middlesbrough ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe i ishte hequr pankreasi në vitin 2001.

Chris Rea regjistroi 25 albume solo, dy prej të cilave kryesuan listën e albumeve në Britaninë e Madhe.

Zëri i tij dallues dhe interpretimi i kitarës slide janë ruajtur në këngë të tilla si “Road to Hell”, “Auberge”, “On the Beach” dhe “Driving Home for Christmas”.

Christopher Anton Rea lindi në Middlesbrough në vitin 1951 nga një baba italian dhe një nënë irlandeze dhe ishte një nga shtatë fëmijët.

Chris bleu kitarën e tij të parë, një “Hofner V3” të vitit 1961, në fillim të të 20-ave.

Albumi i tij i parë – i titulluar “Whatever Happened To Benny Santini?”, u publikua në vitin 1978. Kënga “Fool (If You Think It’s Over)” u nominua për një çmim “Grammy”.

Albumi i tij i parë u rendit në vendin e parë në vitin 1989 me “The Road to Hell”, dhe albumi “Auberge” i publikuar në vitin 1991 gjithashtu u rendit në vendin e parë.

Rea u bë sinonim i dhjetorit me hitin festiv “Driving Home for Christmas”, i publikuar për herë të parë në vitin 1986.

Kënga arriti në vendin e 30-të në listën e këngëve për Krishtlindje, javën e kaluar dhe dëgjohet shpesh në radio dhe televizion çdo dhjetor. //a.i/

 

The post Vdes Chris Rea, i njohur për hitin e Krishtlindjeve “Driving Home for Christmas” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea

By: armand
22 December 2025 at 16:58

Këngëtari britanik Chris Rea, i njohur për hite të mëdha si “Driving Home for Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, sipas një përfaqësuesi të familjes së tij. Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të Chris-it tonë të dashur. Ai u shua në mënyrë paqësore në spital, më herët sot, pas një sëmundjeje […]

The post Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea appeared first on BoldNews.al.

Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës

By: V K
22 December 2025 at 08:56

Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se viktima është gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, kreu i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura.

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e montuar poshtë automjetit.

Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe një të mundshme përfshirje të shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Nga ana e saj, Ukraina nuk ka reaguar deri tani për ngjarjen.

The post Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

By: V K
21 December 2025 at 13:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit.

Njoftimi:

“Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova

By: V K
21 December 2025 at 07:52

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.

Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë.

Për kontributet e tij në arsim dhe sport ai është vlerësuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, si dhe disa çmime e tituj nderi, deri te “Mirënjohja e Tiranës”.

Ismet Bellova do të mbetet përjetësisht zëri që edukoi, frymëzoi dhe bashkoi breza të tërë shqiptarësh.

The post Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova appeared first on Albeu.com.

Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

By: D Marku
19 December 2025 at 09:47

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. I riu ndodhej në një apartament të marrë me qira afatshkurtër, kur, për arsye që mbeten ende të paqarta, ra në boshllëk nga ballkoni.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca e shërbimit emergjent, por mjekët konstatuan se 19-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çështja po hetohet nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”, ndërsa priten më shumë detaje në vijim.

The post Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi

By: V K
17 December 2025 at 09:24

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nesip Kaçi. Ish-diplomati ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen e një personaliteti të jetës publike shqiptare, i cili për disa dekada rresht i shërbeu vendit me përkushtim.

Lindur në Gjirokastër më 7 qershor 1939, Kaçi i përkiste brezit të diplomatëve që u formuan mbi kulturën e fjalës, gjuhës së saktë dhe etikës së shërbimit publik.

Formimi i tij filologjik dhe përvoja e hershme në përkthim dhe gazetari krijuan bazën e një profili profesional dinjitoz, që më pas do të shfaqej qartësisht në shërbimin diplomatik.

Karriera e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e nisur në vitin 1976, përkon me një nga periudhat më komplekse të politikës së jashtme shqiptare.

Gjatë viteve, Nesip Kaçi mbajti detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në disa vende strategjike, duke përfaqësuar Shqipërinë në Rumani, Algjeri dhe Turqi.

Në Turqi, ku shërbeu si ambasador, Kaçi u vlerësua për korrektësinë, seriozitetin dhe aftësinë për të ruajtur ekuilibra diplomatikë në një rajon me ndjeshmëri të lartë gjeopolitike.

Koleget e huaj dhe ne homologët e tij e kujtojnë si një bashkëbisedues të kulturuar, të respektueshëm dhe gjithnjë të gatshëm për dialog konstruktiv.

Edhe pas përfundimit të shërbimit diplomatik, pas vitit 1993, ambasadori Kaçi mbeti i lidhur me botën intelektuale dhe reflektimin historik.

Bashkautorësia e monografisë “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, botuar në vitin 1997, është dëshmi e interesit të tij të vazhdueshëm për historinë, identitetin dhe rrënjët kulturore shqiptare. Kontributi i tij është vlerësuar zyrtarisht me dy dekorata shtetërore, një për gazetarinë dhe një për diplomacinë.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta në moshën 45-vjeçare aktorja njohur (EMRI+FOTO)

By: V K
16 December 2025 at 09:35

Aktorja e serialeve “McLeod’s Daughters” dhe “Home and Away”, Rachael Carpani, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Një deklaratë nga prindërit e saj, e ndarë nga motra e saj në “Instagram” të hënën, tha se aktorja kishte “ndërruar jetë papritur, por në paqe, pas një beteje të gjatë me një sëmundje kronike në orët e para të së dielës, 7 dhjetor”.

Ndërsa shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk u bë publik.

Carpani ishte më e njohur për rolin e saj si Jodi Fountain në serialin televiziv australian McLeod’s Daughters, për të cilin u nominua për dy çmime Logie.

Kohët e fundit, ajo iu bashkua kastit të Home and Aëay, duke luajtur rolin e aktores misterioze të sapoardhur në Summer Bay, Claudia Salini.

Carpani u zhvendos në Hollywood, dhe u ngjit në skenë duke filluar nga role më të vogla në NCIS Los Angeles dhe The Glades, duke marrë përfundimisht rolin kryesor në serialin dramë familjare Against The Wall, dhe një rol përkrah Ben Affleck në dramën e vitit 2020 Finding the Way Back.

Në vitin 2024, pasi u kthye në Australi, ajo u zgjodh për rolin e përsëritur të Claudia Salini në Home and Away.

“Ishte një nga kohët më të këndshme që kam pasur ndonjëherë në shesh xhirimi”, tha ajo për The Morning Show në atë kohë.

“Është një nga punët e para që kam bërë këtu në Australi, dhe kështu ishte një mënyrë vërtet e mrekullueshme për t’u rihyrë në industri”.

Ky do të ishte gjithashtu roli i saj i fundit.

 

The post E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta në moshën 45-vjeçare aktorja njohur (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rob Reiner dhe bashkëshortja Michele gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Anxheles

15 December 2025 at 08:01

LOS ANXHELES, 15 dhjetor /ATSH/- Rob Reiner, regjisori legjendar amerikan dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner janë raportuar të vdekur, sipas TMZ.

Trupat e tyre u gjetën të pajetë dje pasdite në shtëpinë e Rob dhe Michele në Brentwood.

Sipas burimeve të dy trupat kishin pësuar plagë që përputhen me një thikë.

Rob, djali i komedianit të famshëm Carl Reiner, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 – e filloi karrierën e tij në biznesin e shfaqjeve si shkrimtar komedie në vitet 1960 – duke bashkëpunuar me Steve Martin në “Smothers Brothers Comedy Hour”  në vitet 1968 dhe 1969.

Gjatë viteve 1970, Rob luajti rolin e Michael Stivic – i njohur edhe si “Meathead” – në sitcom-in e famshëm “All in the Family” – për të cilin ai fitoi dy çmime “Primetime Emmy” për aktorin mbështetës më të mirë në një serial komedi.

“All in the Family” pati 205 episode dhe përfundoi në vitin 1979. Pas serialit, fokusi i Reiner u zhvendos më shumë drejt regjisë.

“This is Spinal Tap” shënoi suksesin e tij të parë të madh në karrierën si regjisor.

Gjatë dekadës së ardhshme, Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally”.

Ndërsa drejtonte “When Harry Met Sally”, Rob takoi Michele, një fotografe dhe, të dy u martuan në vitin 1989.

Ndoshta edhe më shumë se kaq, marrëdhënia e tyre e bindi Rob të ndryshonte fundin e komedisë romantike në mënyrë që personazhet e Billy Crystal dhe Meg Ryan të përfundonin bashkë.

Robi punoi si regjisor për më shumë se 35 vite martesë… duke drejtuar projekte si “Misery”, “A Few Good Men”, “The American President”, “The Bucket List” dhe “Spinal Tap II: The End Continues”.

Robi ka realizuar edhe një projekt tjetër i cili, sipas IMDb-së së tij, është përfunduar – ku shfaqen pamje nga koncertet live të grupit fiktiv “Spinal Tap” që performon në Stonehenge së bashku me emra të tjerë të mëdhenj në muzikë. Filmi do të dalë vitin e ardhshëm.

Michele dhe Rob patën tre fëmijë së bashku – Jake, Nick dhe Romy.

Rob ka edhe një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall.

Rob ishte 78 vjeç. Michele ishte 68 vjeç.//a.i/

The post Rob Reiner dhe bashkëshortja Michele gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Anxheles appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Vdes Peter Greene, i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask”

13 December 2025 at 12:10

LONDËR, 13 dhjetor /ATSH/- Peter Greene, aktori i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask”, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, sipas “Sky News”.

Greene u gjet i vdekur dje në apartamentin e tij në Nju Jork. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Aktori amerikan, Greene u vlerësua për portretizimin e personazheve të ndryshëm të këqij dhe kriminalë në karrierën e tij si aktor, e cila nisi kur ai ishte në të 20-at.

“Askush nuk luajti një personazh të keq më mirë se sa Peter”, tha menaxheri i tij, Gregg Edwards.

“Por, gjithashtu ai kishte një anë të butë që shumica e njerëzve nuk e panë kurrë, dhe një zemër të madhe”, shtoi ai.

Greene luajti personazhin Zed, një roje sigurie, përdhunues sadist, në filmin e vitit 1994 të Quentin Tarantino, “Pulp Fiction”.

Ai gjithashtu portretizoi personazhin e keq, Dorian në filmin e Jim Carrey, “The Mask”, në të njëjtin vit.

Përveç roleve dytësore, Greene luajti në filmin e vitit 1993 “Clean, Shaven”, në të cilin luajti rolin e një personazhi me skizofreni – i cili dyshohej për një vrasje.

Ai mbahet mend gjithashtu për rolin e tij në “Training Day” në vitin 2001, përkrah Denzel Washington. Greene u shfaq gjithashtu në “The Usual Suspects” në vitin 1995.

Greene lindi në Montclair, Nju Xhersi dhe la pas një motër dhe një vëlla. //a.i/

The post KINEMA – Vdes Peter Greene, i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdes Arthur Cohn, legjenda zvicerane e Hollivudit dhe fitues i shumë çmimeve “Oscar”

12 December 2025 at 20:17

GJENEVË, 12 dhjetor /ATSH-DPA/- Producenti zviceran i filmave dhe fitues i disa çmimeve “Oscar”, Arthur Cohn, ka vdekur në moshën 98-vjeçare, në Jerusalem.

Cohn u nderua me shumë çmime “Oscar”, së bashku disa nominime të tjera për tre filma dokumentarë, përfshirë për “One Day in September” në vitin 2000 – ku pasqyrohet sulmi i një organizate terroriste palestineze ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike të Mynihut të vitit 1972.

Në vitin 1962, ai fitoi një çmim “Oscar” për filmin “Sky Above and Mud Beneath”, i cili flet për një ish-koloni holandeze në Azinë Juglindore.

Në vitin 1991, ai u nderua me një tjetër çmim “Oscar” për filmin “American Dream” që përshkruan luftën e punonjësve të fabrikave amerikane në vitet 1950.

Funerali i Cohn, do të zhvillohet nesër në mbrëmje dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “YouTube”. //a.i/

 

The post Vdes Arthur Cohn, legjenda zvicerane e Hollivudit dhe fitues i shumë çmimeve “Oscar” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Vlorë, 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

By: V K
9 December 2025 at 10:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku sipas informacioneve policore, një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin B. F., 60-vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi në fshatin Kuç ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet rulot, në pronësi të shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në fshatin Kuç. Vijon puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Vlorë, 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

E trishtë, ndërron jetë legjenda e futbollit (EMRI+FOTO)

By: V K
8 December 2025 at 14:54

Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

De Boeck, i cili luajti 36 ndeshje me Belgjikën gjatë karrierës së tij, pësoi një hemorragji të madhe në tru që e la në koma për tre ditë.

Mediat e huaja shkruajnë se ikona e Anderlechtit u rrëzua në shtëpi të premten, përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar të Antwerpit.

Fatkeqësisht, dëmtimi ishte shumë i rëndë që ai të shërohej. Familja e tij konfirmoi se ish-mbrojtësi vdiq mbrëmë i rrethuar nga të dashurit e tij. Ai ka lënë pas dy vajza, Bo dhe Caro.

De Boeck, e filloi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes FC Boom përpara se të nënshkruante për Mechelen.

Gjigantët belgë Anderlecht e morën mbrojtësin në vitin 1995, ku ai ishte kapiten i skuadrës dhe luajti për 10 vjet deri në daljen e tij në pension në vitin 2005 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Pasi vari këpucët në gozhdë, 54-vjeçari u bë ndihmës trajner te Anderlecht përpara se të niste karrierën e tij si trajner.

Puna e tij e parë ishte te Cercle Brugge, ku qëndroi për tre vjet përpara se të merrte drejtimin e Germinal Beerschot. Më vonë, De Boeck drejtoi ekipin në Holandë me VVV-Venlo përpara se të kthehej në Belgjikë, ku mori drejtimin e Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.

Puna e tij e fundit si trajner e bëri të kthehej te klubi i Ligës Belge të Pro League, Kortrijk, në vitin 2023. Më pas, ai u bë një komentator i shquar në televizionin belg.

Sipas mediave të huaja, familja De Boeck, ka përjetuar një vit shkatërrues me humbje personale. Glen humbi babain e tij, Louis, 80-vjeç, nga një sëmundje e gjatë në fillim të këtij viti.

Gjatë funeralit të tij, nëna e De Boeck, Louisette, u rrëzua nga një hemorragji në tru. Mjekët zbuluan se ajo vuante gjithashtu nga kanceri në pankreas dhe ajo vdiq tragjikisht një muaj pas vdekjes së burrit të saj.

The post E trishtë, ndërron jetë legjenda e futbollit (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Fatos Daci, Mjeshtër i Madh dhe një prej figurave të kulturës dibrane

By: V K
7 December 2025 at 12:41

Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim.

Po ashtu, pritje do të ketë edhe më 9 dhjetor 2025, nga ora 08:00. Familja ka vendosur në dispozicion edhe një automjet për të mundësuar udhëtimin drejt Peshkopisë.

I lindur në Dacallarë të Sllovës, Fatos Daci, ia kushtoi jetën dijes, shkrimit dhe dokumentimit historik të trojeve shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Ai ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.

Në një krijimtari mbi pesëdekadëshe, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike me mbi 15 mijë faqe, duke dokumentuar figura, ngjarje, tradita dhe dëshmi historike të Dibrës dhe mbarë shqiptarisë.

Veprat e tij shoqërohen me mijëra fotografi të rralla, portrete e dokumente, që sot përbëjnë një pasuri të rrallë kombëtare.

Postimi i familjes:

In Memoriam Fatos Mehdi Daci

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Babait tonë, Fatos Mehdi Daci, Mjeshtër i Madh, gazetar, historia, shkrimtar, një prej figurave më të shquara të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e mbarëkombëtare. I lindur në Dacallarë, të Sllovë, Dibër, ai ia kushtoi gjithë jetën dijes, shkrimit dhe ruajtjes së vlerave identitare shqiptare.

Homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Njësinë Administrative Sllovë, Lagjja Dacallarë, Dibër, Pritja para varrimit do të bëhen tek Shtëpia Furnerale “Ija”, Rruga “Kujtim Laro”, sipër Spitalit 5, tek Oxhaku, Tiranë, nga ora 14:00 e në vijim, datë 7.12.2025. Për udhëtimin do të jetë në dispozicion një automjet për Peshkopi.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare, Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë. Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë. Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me tituj të shumtë, mes tyre “Mjeshtër i Madh”, si dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës.

Fatos Daci largohet nga jeta, por jo nga kujtesa jonë, ai lë pas një pasuri të pamatë shpirtërore e dokumentare, që do t’i shërbejë brezave përjetësisht.

Pritje do të ketë edhe me datë
9.12.2025 nga ora 08:00 e në vijim.

I paharruar qoftë kujtimi i tij.

Familja!

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Fatos Daci, Mjeshtër i Madh dhe një prej figurave të kulturës dibrane appeared first on Albeu.com.

Babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull: Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë!

By: M C
6 December 2025 at 19:43

Një ngjarje e rëndë trondit sot zonën e Zakinthosit në Greqi, ku një djal shqiptar 2-vjeçar vdiq pas një sulmi nga qeni i familjes, i racës pitbull.

Babai shqiptar i vogëlushit ka folur për mediat greke dhe ka zbuluar se si ndodhi ngjarja tragjike.

“Më thirri vajza ime e vogël dhe unë vrapova menjëherë, kjo është gjithçka që mbaj mend. Djali im iku,” tha i tronditur babai i vogëlushit për televizionin Alpha.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, çifti, që ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte larguar për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël humbi vëmendjen e prindërve dhe iu afrua pemës ku ishte lidhur pitbulli, i cili e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte i pastrehë, e kishin hedhur dhe e mora unë sepse fshati thoshte se do të hante kafshët. E mora për t’i dhënë një vend ku të qëndronte, dhe ky më mori djalin tim. Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” shtoi babai i të voglit.

Prindërit e fëmijës e transportuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthosit, ku mjekët bënë gjithçka për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Babai i fëmijës është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.

The post Babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull: Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë! appeared first on Albeu.com.

❌
❌