Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg

By: Elva
17 December 2025 at 21:08

Një incident i rëndë dhune është shënuar mbrëmjen e 16 dhjetorit në Strasburg, ku protagonist është eurodeputeti grek i SYRIZA-s, Nikos Pappas. Ai akuzohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin grek Nikos Giannopoulos, pas një konflikti që nisi në ambientet e një lokali në qendër të qytetit. Sipas mediave greke, eurodeputeti dhe një grup gazetarësh që […]

The post Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg appeared first on BoldNews.al.

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Fatos Daci, Mjeshtër i Madh dhe një prej figurave të kulturës dibrane

By: V K
7 December 2025 at 12:41

Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim.

Po ashtu, pritje do të ketë edhe më 9 dhjetor 2025, nga ora 08:00. Familja ka vendosur në dispozicion edhe një automjet për të mundësuar udhëtimin drejt Peshkopisë.

I lindur në Dacallarë të Sllovës, Fatos Daci, ia kushtoi jetën dijes, shkrimit dhe dokumentimit historik të trojeve shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Ai ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.

Në një krijimtari mbi pesëdekadëshe, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike me mbi 15 mijë faqe, duke dokumentuar figura, ngjarje, tradita dhe dëshmi historike të Dibrës dhe mbarë shqiptarisë.

Veprat e tij shoqërohen me mijëra fotografi të rralla, portrete e dokumente, që sot përbëjnë një pasuri të rrallë kombëtare.

Postimi i familjes:

In Memoriam Fatos Mehdi Daci

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Babait tonë, Fatos Mehdi Daci, Mjeshtër i Madh, gazetar, historia, shkrimtar, një prej figurave më të shquara të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e mbarëkombëtare. I lindur në Dacallarë, të Sllovë, Dibër, ai ia kushtoi gjithë jetën dijes, shkrimit dhe ruajtjes së vlerave identitare shqiptare.

Homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Njësinë Administrative Sllovë, Lagjja Dacallarë, Dibër, Pritja para varrimit do të bëhen tek Shtëpia Furnerale “Ija”, Rruga “Kujtim Laro”, sipër Spitalit 5, tek Oxhaku, Tiranë, nga ora 14:00 e në vijim, datë 7.12.2025. Për udhëtimin do të jetë në dispozicion një automjet për Peshkopi.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare, Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë. Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë. Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me tituj të shumtë, mes tyre “Mjeshtër i Madh”, si dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës.

Fatos Daci largohet nga jeta, por jo nga kujtesa jonë, ai lë pas një pasuri të pamatë shpirtërore e dokumentare, që do t’i shërbejë brezave përjetësisht.

Pritje do të ketë edhe me datë
9.12.2025 nga ora 08:00 e në vijim.

I paharruar qoftë kujtimi i tij.

Familja!

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Fatos Daci, Mjeshtër i Madh dhe një prej figurave të kulturës dibrane appeared first on Albeu.com.

Kur gazetaria shkatërrohet nga gazetarët e oborrit

By: Ela
20 November 2025 at 09:12

Nga Landi Çela Në një vend ku media po lufton për mbijetesë, plagën më të rëndë nuk ia shkakton politika, as oligarkët, as censura. Ia shkaktojnë gazetarët e oborrit ata që dorëzojnë etikën, integritetin dhe profesionalizmin për të marrë një telefonatë, një kontratë, një privilegj apo një favor. Në krye të shkatërrimit të medias në […]

The post Kur gazetaria shkatërrohet nga gazetarët e oborrit appeared first on BoldNews.al.

“UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb

By: D Marku
3 November 2025 at 18:30

Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë (RTS), ku ka komentuar perceptimet e ndryshme rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në pyetjen e gazetarit serb, i cili e cilësoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, Pettifer kujtoi se perceptimet për këtë çështje kanë qenë gjithmonë të ndryshme dhe shpesh varen nga këndvështrimi politik.

“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, pyeti gazetari.
Në përgjigje, profesori britanik tha se termi “terrorist” është i debatueshëm dhe shpesh përdoret në mënyrë të ndryshme nga vende të ndryshme.

“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri. Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion, në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, tha Pettifer.

Profesori James Pettifer është autor i disa librave mbi historinë moderne të Ballkanit dhe zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë studime të rëndësishme mbi rolin e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

The post “UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb appeared first on Albeu.com.

“Largimet nga PD, akte të pastra politike”, gazetari: Po ikin votuesit, sepse nuk ka shpresë

24 October 2025 at 23:47

TIRANË– Gazetari Ylli Pata, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, u shpreh se “farsa elektorale” e pretenduar nga Sali Berisha është pjesë e një strategjie për të justifikuar dështimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit.

“Berisha po bën një lojë politike të sforcuar. E gjitha bëhet për të gjetur një alibi për rezultatin katastrofik i PD në zgjedhje. PD nuk është më një parti ku mund të jetë zëra për të diskutuar, Ata që kanë patur zëra janë larguar, nuk janë afruar, Ajo është si një kazermë politike dhe Berisha është gjenerali”, tha ai.

Duke komentuar largimet e fundit nga radhët e demokratëve, gazetari u shpreh se këto lëvizje tregojnë krizën e brendshme të partisë dhe pakënaqësinë ndaj drejtimit aktual.

Besart Xhaferrin, i cili sfidoi publikisht Berishën duke i kujtuar se duhet të largohet nga PD nëse nuk vërteton farsë eletorale dhe nuk përsërit zgjedhjet, gazetari e cilësoi si pjesë e establishmentit të ish-kryeministrit.

““Besart Xhaferri është pjesë e pasqyrës së Sali Berishës. Ai është pjesë e establishmentit të Sali Berishës. Zgjedhjet nuk kanë pse përsëriten, sepse këtë e thonë qartë edhe ndërkombëtarët. Po ikin njerëzit për t’i treguar Sali Berishës se është një akt politik i pastër, një përplasje dere dhe për t’i thënë edhe “te PS më mirë”, sepse kush ikën nga atje është një lehtësim. Po i ikin votuesit, sepse në PD nuk ka shpresë ”, pohoi gazetari./abcnews.al

Flori i “varur”, Ogerta e “pavarur”/ Gazetari tregon rrethanat: Binaj nuk e fiton dot Bashkinë e Tiranës

21 October 2025 at 23:47

TIRANË- Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka analizuar garën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës dhe shanset për fitore nga mazhoranca dhe opozita.

Ai theksoi se kandidati i opozitës Florjan Binaj po dëshmon qartësisht se nuk është i pavarur ashtu siç pretendoi dhe këtë e tregoi me rreshtimin e bërë sot në krah të partive opozitare.

Sipas Mahmutajt, do të kishte qenë më e udhës që Binaj të garonte si një kandidat vërtet i pavarur, me mbështetje të gjerë, përfshirë edhe partitë e vogla.

Mahmutaj ishte skeptik edhe për shanset e Binajt në garë, duke theksuar se fitorja në Bashkinë e Tiranës është e pamundur, pavarësisht bashkimit të opozitës apo mbështetjes së elektoratit gri.

“Unë mendoj e Binaj do ishte mirë të mbetej një kandidat i pavarur, që të kishte mbështetje dhe nga partitë e vogla. Do ishte shumë mirë që të prezantohej vete dhe të mblidhte vota vetë pa pasur nga pas parti të tjerë.

Nuk kishte pse ta reklamonte këtë mbështetje. Ne po shohim nga momenti në moment që ky njeri po del që nuk është i pavarur, por i varur gjithnjë edhe më shumë. PD ta thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë që është zgjedhur prej saj.

Binaj e ka të humbur bashkinë e Tiranë edhe sikur të bashkojë të gjithë votat e opozitës dhe të elektoratit gri. Berisha po e djeg dhe po i vë atë njollën si kandidat i Berishës.

Berisha e bën këtë, sepse është mjeshtri i manipulimeve. Ai nuk e ka për turp, që të mashtrojë hapur”, theksoi ai./abcnews.al

Gazetari nga Kosova thirrje medieve në Shqipëri: Mos ftoni në studiot tuaja anti-shqiptarët

By: D Marku
14 October 2025 at 13:12

Gazetari nga Kosova Venhar Isufi, i ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale medieve në Shqipëri që të shmangin ftesat në studiot e tyre televizive të anti-shqiptarëve dhe anti-kosovarëve që po përhapin propagandë karshi Kosovës.

JA APELI I GAZETARIT VENHAR ISUFI

Për kolegët e medieve në Shqipëri.

Mediet në Shqipëri, sidomos kolegët që nuk kanë njohuri për intervistuesit që i thirrin nga Kosova, e që shpesh m’kërkoni kontakte të atyre të cilët ne nuk i marrim në prononcime, duhet të shtoni kujdesin që të mos përhapet përmes atyre personave propagandë karshi Kosovës.

Atyre që nuk u jepet hapësirë në mediet tona në Kosovë, mos i hapni rrugë as në Shqipëri.

The post Gazetari nga Kosova thirrje medieve në Shqipëri: Mos ftoni në studiot tuaja anti-shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar!

By: D Marku
6 October 2025 at 16:29

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Leskovac, Serbi. Megjithatë, një nga gazetarët më të njohur sportivë shqiptarë, Arlind Sadiku, nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të raportuar rreth këtij takimi të rëndësishëm. Arsyeja është befasuese: ndaj tij ekziston një urdhër-arrest në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Sadiku gjatë një interviste televizive në Kosovë, ku ka treguar se ka bërë të gjitha përpjekjet për të verifikuar situatën përmes institucioneve dhe kontakteve lokale në Luginën e Preshevës.

“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-arrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj,”- tha gazetari.

Sadiku, i njohur për komentet e tij në ndeshjet e kombëtares dhe analizat sportive në Kosovë e Shqipëri, ka qenë i pranishëm në shumë përballje të rëndësishme të kuqezinjve ndër vite, por kësaj here do ta ndjekë ndeshjen nga distanca.

Ndërkohë, për arsye sigurie, ndeshja Serbi–Shqipëri është zhvendosur nga stadiumi i Beogradit në atë të Leskovacit, pasi autoritetet serbe kanë vlerësuar se ky qytet ofron kushte më të kontrolluara për organizimin e sfidës me rrezik të lartë sigurie.

Përballja mes dy vendeve pritet të zhvillohet nën masa të forta sigurie dhe me interes të madh nga publiku shqiptar dhe ndërkombëtar, duke qenë se rivaliteti sportiv mes dy kombëtareve ka një histori të ngarkuar politike dhe emocionale.

The post Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar! appeared first on Albeu.com.

“Shkarkimi i Veliajt, për të zgjidhur ngërçin”, gazetari Rada: Tirana s’mund të rrijë pa kryetar

23 September 2025 at 23:42

TIRANË- Gazetari i njohur Ardit Rada komentoi në “Ora e Fundit” nisjen e procedurës për shkarkimin e Erion Veliajt, nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ai thekson se Këshilli Bashkiak me vendimin e sotëm ka prodhuar një precedent juridik dhe politik.

Sipas gazetarit, kryeministri Edi Rama propozoi në Asamblenë Kombëtare emrin e kandidatit të ri për Tiranën me qëllim që të zgjidhet sa më shpejt ngërçi i krijuar në Bashkinë Tiranës, e cila është bashkia më e madhe e vendit.

Ai komentoi edhe qëndrimin opozitës në rastin e Veliajt. Sipas tij, opozita nuk ka qenë e sinqertë pavarësisht se artikulonte fjalët që Veliajt t’i përmbushej kërkesa për të qenë prezent në mbledhjen e Këshillit.

“Ka prodhuar një precedent për herë të parë sa juridik aq dhe politik. Del që kjo skema e komandimeve dhe emërimeve të kryetarëve paska qenë e dështuar dhe së dyti, Rama, si kryeministër i vendit, ka gjykuar që ta çojë Tiranën në zgjedhje të parakohshme së bashku me pesë bashkitë e tjera. Ky moment ka ardhur më tepër  nga një vizion i kryeministrit për të pasur një bashki sa më funksionale, pasi është bashkia më e madhe në vend. Opozita nuk është treguar e sinqertë që prej dy javësh, që kur u mor vesh shkarkimi i Veliajt në Asamblenë e PS-së”, tha ai.

I pyetur se si e komenton përgjumjen e opozitës, e cila edhe pse votoi shkarkimin e Veliajt, ende nuk ka zgjedhur emrin e saj për të sfiduar kandidaten socialiste Ogerta Manastirliun, gazetari Rada bëri këtë koment:

“PD ka krizë të burimeve njerëzore. Nuk ka më njerëz. Opozita nuk është asgjëkund për emrat dhe me procesin që do të çojë në këto emra.”, tha ai./abcnews.al

Manual për gazetarinë mjedisore dhe verifikimin e fakteve

By: FAKTOJE
15 September 2025 at 17:42

Ky manual është ndërtuar për të ndihmuar studentët e gazetarisë që dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të raportuar mbi çështjet mjedisore me saktësi, etikë dhe ndikim publik. Në një kohë ku krizat klimatike, humbja e biodiversitetit, ndotja dhe keqinformimi janë përditshmëri, roli i gazetarit bëhet më i rëndësishëm se kurrë.

Manuali-per-Gazetarine-Mjedisore_V3_ON-eb-1-1-1

The post Manual për gazetarinë mjedisore dhe verifikimin e fakteve appeared first on Faktoje.al.

Mësuesia dhe gazetaria në rënie/ Çfarë po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri?

By: V K
14 September 2025 at 08:51

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike.

Shkencat humane, artet, degët e arsimit, shkencat sociale kanë parë një përgjysmim të numrit të studentëve ndërmjet 2016-2024.

Në të kundërt, inxhinieria, mjekësia dhe degët tyre kanë shënuar rritje dyshifrore të numrit të studentëve në 8 vitet e fundit.

Këtë vit, oferta akademike zgjerohet me hyrjen në treg të Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) me programe në informatikë dhe inxhinieri.

Sfidat e arsimit të lartë

Revolucioni teknologjik po orienton me shpejtësi studimet e larta drejt degëve të inxhinierisë, teknologjisë, informatikës, etj., kudo në botë, teksa edhe Shqipëria është në këtë trend.

Numri i studentëve pësoi tkurrje me 11.8% ndërmjet 2016 dhe 2024, si pasojë e rënies së popullsisë së re në moshë, por në degët e inxhinierisë, numri i tyre u rrit me 15%, referojnë të dhënat zyrtare.

Në ndjekje të këtyre tendencave po rritet edhe oferta akademike për degët që kanë lidhje me teknologjinë.

Instituti i “Harry Fultz” nga ky vit akademik ofron studime të larta duke sjellë në Shqipëri filialin e Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT).

I themeluar që në vitin 1829 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, RIT është i specializuar në teknologji dhe inxhinieri.

Bazuar në trashëgiminë e Institutit “Harry Fultz”, RIT Tirana po synon të sjellë një ofertë konkurruese për degët e inxhinierisë dhe informatikës në tregun e studimeve të larta të vendit tonë. Dr. James A.

Myers, Drejtues për Edukimin Ndërkombëtar dhe Programet Globale në RIT, tha se “ajo që ka rëndësi është të gjesh një vend që nuk të jep thjesht një diplomë, por të jep drejtim, mundësi dhe mbështetje për të ndërtuar një të ardhme që të emocionon. Kjo është pikërisht ajo që përpiqemi të bëjmë në RIT Tirana”.

Për shkak të fleksibilitetit të lartë dhe përshtatjes më të shpejtë me nevojat e tregut të punës, universitetet jopublike janë duke u bërë më tërheqëse për maturantët.

Përgjatë 2016-2024, numri i studentëve në arsimin e lartë publik ka rënë me rreth 26%, ndërsa në ato private është rritur me 45.7%.

Arsimi i lartë në vendin tonë si në sektorin privat apo publik është nën presionin e zhvillimeve demografike.

Rënia e shpejtë e grupmoshave të reja të popullsisë po boshatis auditorët në shumë degë, teksa disa universitete në qarqe rrezikojnë mbylljen.

“Mendoj se të gjitha universitetet, publike dhe private, duhet të përshtaten në kushtet e reduktimit edhe më të fortë të studentëve të rinj që priten në të ardhmen.

Universitetet publike mendoj se duhet të konsolidohen dhe të specializohen në programe të caktuara mbi bazën e një avantazhi të dukshëm mbi konkurrentët, ndërsa universitetet private gjithashtu mund të kalojnë drejt bashkimeve ose formave juridike të veçanta”, tha Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Studentët po bëhen pragmatistë, rriten degët e shëndetësisë dhe inxhinierisë, bien klasiket
Gjatë gjashtë viteve të fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike.

Shkencat Humane dhe Artet kanë parë një përgjysmim të numrit të studentëve me 52% ndërmjet 2018-2024, ndërsa Shkencat Sociale, Gazetaria dhe Informacioni kanë rënë me pothuajse 40% në të njëjtën periudhë.

Një tjetër rënie e mprehtë është shënuar në Shkencat Natyrore dhe Matematikë, ku numri i studentëve është përgjysmuar (−49.9%).

Edhe Shkencat e Arsimit kanë humbur një të katërtën e studentëve, duke reflektuar mungesën e atraktivitetit të profesionit të mësuesit, pavarësisht nevojave të tregut për një brez të ri në këtë profesion.

Në këtë panoramë, fusha e bujqësisë dhe veterinarisë ka humbur gjithashtu gjysmën e studentëve, rreth 45% në gjashtë vite, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e sektorëve që kërkojnë zhvillim të qëndrueshëm rural.

Fusha e biznesit dhe administrimit të ligjit mbetet ndër më të frekuentuarat, me mbi 30 mijë studentë në vitin 2024, por ajo ka regjistruar një tkurrje prej gati 9% gjatë 2018-2024.

Në kontrast me këtë rënie të përgjithshme, dy fusha kanë përjetuar rritje të fortë. Shëndeti dhe Mirëqenia ka parë një shtim me mbi 22% të studentëve, duke arritur në 25 mijë të regjistruar në vitin 2024.

Ky trend pasqyron rritjen e kërkesës për profesionistë në shëndetësi, veçanërisht pas pandemisë dhe me një popullsi që po plaket me ritme të shpejta.

Inxhinieria dhe degët e saj kanë shënuar rritje prej 15% të numrit të studentëve në 6 vitet e fundit, në rrjedhë krejt të kundërt me fushat e studimit në shkencat humane.

Në vitin 2018, studentët në degët e inxhinierisë zunë 14.4% të totalit të studentëve, ndërsa në vitin 2024, ata zunë 18% të totalit.

Kjo tendencë do të shtyhet më tej duke parë numrin e lartë të aplikimeve në fazën e parë të regjistrimeve në këto degë për vitin akademik 2025-2026.

Studentët e teknologjisë dhe informacionit zënë ende një peshë të ulët me vetëm 8.1% të totalit të studentëve më 2024 nga 7.2% që zunë në vitin 2018.

Degët që kanë lidhje me shëndetësinë kishin 20.7% të totalit të studentëve në vitin 2024, me rritje të këtij treguesi me 5.8 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.

Degët e studimit me peshën më të lartë në numrin e studentëve janë degët e ekonomikut dhe juridikut, me 25% të totalit të studentëve, pak a shumë me të njëjtën peshë si në vitin 2018.

Zhvendosja e preferencave të studentëve po pasqyron presionin që ushtron tregu i punës mbi zgjedhjet.

Teksa degët tradicionale vazhdojnë të humbin studentë, universitetet dhe qeveria do të përballen me një mungesë serioze të profesionistëve në fusha kyçe për zhvillimin afatgjatë, si arsimi, bujqësia dhe shkencat natyrore.

Ndërkohë, rritja e shëndetësisë dhe inxhinierisë është një sinjal pozitiv për përshtatjen e të rinjve ndaj sektorëve që ofrojnë siguri punësimi dhe paga më konkurruese.

Rritet preferenca për studime në privat

Përpos faktit që numri i përgjithshëm i studentëve është në rënie, tregu i studimeve po tkurr me shpejtësi numrin e tyre në universitetet publike, ndërsa në universitetet private po rritet.

Në vitin 2016, universitetet publike mbanin peshën kryesore të arsimit të lartë në vend, me mbi 116 mijë studentë, ose rreth 83% të totalit.

Tetë vite më vonë, në 2024, kjo peshë ka rënë dukshëm, regjistrimet kanë zbritur në 86.900 studentë, duke humbur gati 30 mijë të rinj ose 26%.

Rënia ka qenë e shtrirë pothuajse në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë me disa përjashtime.

Universiteti i Tiranës ka humbur mbi 22% të studentëve, Universiteti Bujqësor ka humbur mbi 44%, ndërsa universitetet e rretheve si Shkodra, Korça dhe Elbasani kanë rënie nga 40% deri në 55%.

Në shumicën e rasteve, rënia reflekton interesin e ulët për programe tradicionale, teksa ka një rritje të emigrimit të të rinjve dhe një paragjykim në rritje mbi lidhjen e diplomës me tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, universitetet private kanë njohur një rritje të dukshme. Nga 24.500 studentë në vitin 2016, numri është rritur në mbi 35 mijë, një shtim prej 45%.

Në vitin 2016, studentët në universitetet private zunë 17% të totalit të studentëve, ndërsa në vitin 2024, 29% të totalit, me gjasë për të kaluar në mbi 30% në këtë vit të ri akademik.

Universiteti Europian i Tiranës, kryeson për numrin më të madh të studentëve në sektorin privat, me mbi 4500 në vitin 2024, ose 12.5% të totalit të studentëve në arsimin e lartë jopublik.

Në disa institucione, zgjerimi ka qenë i fortë. Universiteti Mesdhetar ka trefishuar regjistrimet, CIT ka pesëfishuar pranimin e studentëve, ndërsa Epoka dhe Polis kanë shënuar rritje mbi 60% dhe 150% ndërmjet 2016-2024.

Pse po zgjedhin privatin

Aktorët e tregut të arsimit të lartë privat pohojnë se arsyet se pse po tërheqin më shumë studentë janë investimet në infrastrukturën moderne dhe programe të reja studimore, shpesh të lidhura me tregun global të punës, teknologji, shkenca kompjuterike, dizajn, menaxhim biznesi apo shkenca sociale të aplikuara.

Universitetet private kanë krijuar më shumë marrëveshje ndërkombëtare, duke ofruar shkëmbime, diploma të dyfishta dhe programe në gjuhën angleze, të cilat i bëjnë më tërheqëse për një brez që synon të integrohet në tregun global të punës.

“Në kuptimin sasior, gjatë këtij viti ne kemi shtuar listën e programeve që ofrohen në gjuhën angleze në 10 të tilla, në përputhje me objektivin tonë kryesor që është sjellja e studentëve ndërkombëtarë në auditorët tanë.

Ndryshimet strukturore që ndodhin në kërkesat e tregut të punës gjithashtu reflektohen në rialokimet e burimeve tona drejt programeve më të kërkuara nga tregu”, tha Selami Xhepa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Një diplomë nga një universitet privat, e akredituar dhe e njohur në partneritete ndërkombëtare, shihet si një hap më i sigurt drejt tregut të punës në BE ose më gjerë nga të rinjtë shqiptarë që kanë një prirje të fortë ndaj emigracionit.

Në shumë vende të Ballkanit, arsimi privat po fiton terren përballë universiteteve publike, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Këto zhvendosje do të përkeqësojnë aftësitë në disa profesione me ndikime të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare.

Universitetet publike, të cilat historikisht kanë prodhuar shumicën e kuadrove në sektorët klasikë si mësuesi, shëndetësi, administratë po përballen me rënie të regjistrimeve.

Nga ana tjetër, universitetet private po nxjerrin gjithnjë e më shumë të rinj të orientuar drejt sektorëve të rinj të ekonomisë si IT, menaxhim, komunikim, dizajn.

Kjo mund të krijojë një hendek mes ofertës së të diplomuarve dhe nevojave reale të tregut shqiptar, por në të njëjtën kohë mund të përputhet më mirë me kërkesat e tregut europian, ku shumë nga këta studentë synojnë të emigrojnë.

Nëse trendi aktual vijon, brenda pak vitesh, universitetet private mund të bëhen faktor dominues në arsimin e lartë shqiptar.

Nëse universitetet publike nuk rishikojnë urgjentisht programet, të modernizojnë kurrikulat dhe të forcojnë lidhjen me tregun e punës rrezikojnë jo vetëm të humbasin studentë, por edhe funksionin historik në formimin e profesionistëve në të gjitha fushat.

Vjen në Shqipëri Instituti i Teknologjisë Rochester, dy degët që nisin këtë vit
Këtë vit, oferta akademike nga sektori privat u përforcua më shumë nga hapja e RIT Tirana, në bashkëpunim me institutin “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester, i cili synon një model të ri edukimi, i fokusuar te teknologjia dhe inovacioni.

RIT Tirana ofron për herë të parë në këtë vit akademik shërbimet e arsimit të lartë si pjesë e rrjetit global të Rochester Institute of Technology (RIT), një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.

Studentët do të kenë mundësinë të studiojnë një ose dy semestra në kampuset e tjerë të RIT, duke përfituar nga një eksperiencë globale, me kosto më të ulët.

Një tjetër aspekt inovativ i këtij institucioni është programi i punësimit profesional (CO-OP), i cili u mundëson studentëve të vendosin në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve, nëpërmjet bashkëpunimeve me kompani dhe organizata ndërkombëtare.

Dr. James A. Myers, Drejtues për Edukimin Ndërkombëtar dhe Programet Globale në RIT, tha se “një student në RIT fiton një diplomë amerikane, të njohur globalisht, pa pasur nevojë të largohesh nga Shqipëria.

Do të thotë që arsimi yt përputhet me standardet amerikane, por pa u larguar nga vendi yt.

Së dyti, ne nuk besojmë në të mësuarin vetëm gjatë sezonit të provimeve. Programet tona janë praktike, të bazuara në projekte dhe të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve reale”.

Me regjistrimet, që priten të nisin për vitin akademik 2025-2026, ky institucion premton të bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që duan një karrierë të sigurt në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë kontekst, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në mbështetjen e studentëve shqiptarë nëpërmjet një programi të ri bursash.

Ky program synon të ofrojë mundësi për studentët e talentuar, por me mundësi të kufizuara financiare, për të ndjekur studime në institucione të arsimit të lartë me standarde ndërkombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të thosha: Mos kërko thjesht një universitet! Kërko një pikënisje për ndryshimin global. Nëse do një vend që të sfidon, të mbështet, të lidh me botën dhe të ndihmon të ndërtosh një karrierë që të emocionon… ky është vendi i duhur.

RIT Tirana është vendi ku metodologjia e arsimit amerikan zhvillohet me sukses në Shqipëri, duke formuar profesionistë me përgatitje globale”, tha z. Myers./Monitor

The post Mësuesia dhe gazetaria në rënie/ Çfarë po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

“Zbulimi i së vërtetës në gazetari”, në fokus të Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive të Lajmeve të Ballkanit në Shkup

4 September 2025 at 17:41

SHKUP, 4 shtator/ATSH/ Asambleja e 33-të e Përgjithshme e Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE) u mblodh në Shkup, organizuar nga Agjencia Informative Mediatike (MIA), agjencia zyrtare e lajmeve të Maqedonisë së Veriut.

Konferenca me temë “Zbulimi i së vërtetës në gazetari”, i parapriu hapjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme me pjesëmarrjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe drejtues e përfaqësues të agjencive të lajmeve, përfshirë drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Valbona Zhupa dhe drejtoreshën e Lajmeve dhe Multimedias, Almarina Gegvataj.

Kryeministri Mickoski theksoi në fjalën përshëndetëse se “sot më shumë se kurrë, mediet janë një shtyllë e shoqërive demokratike. Mediet jo vetëm informojnë, por edhe frymëzojnë, bashkojnë dhe krijojnë një klimë prosperiteti”.

“Në kohë sfidash ekonomike dhe sociale, kur qytetarët kërkojnë siguri dhe shpresë, janë mediet ato që mund të përcjellin një vizion, të shpjegojnë reformat dhe të inkurajojnë debatin publik. E vërteta duhet të vlerësohet mbi çdo pushtet”, tha Mickoski.
Gjithashtu, kryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se “kur qytetarët tanë dëgjojnë lajme pozitive nga vendet fqinje, paragjykimet thyhen dhe miqësitë kultivohen”.
Ai shtoi se dezinformimi dhe kritikat e pabaza janë sfidat më të mëdha jo vetëm për median, por edhe për vetë demokracinë.

“Në epokën e digjitalizimit dhe rrjeteve sociale, dezinformimi është si një virus, përhapet shpejt, krijon mosbesim dhe mund të gërryejë besimin e publikut. Lajmet e vërteta janë themeli i besimit në të ardhmen. Le të jetë kjo konferencë një tjetër shenjë se shoqëritë tona po zgjedhin rrugën e dialogut, bashkëpunimit dhe së vërtetës”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Roli i agjencive të lajmeve përballë dezinformimit dhe edukimi mediatik

Drejtori i përgjithshëm i MIA-s, Darko Janevski i cili ishte mikpritës i Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE) theksoi rëndësinë e gazetarisë dhe burimet e saj.

Sipas tij, e vërteta në gazetari është arsyeja pse ekziston ky profesion. “Roli i gazetarisë bashkëkohore nuk është vetëm të informojë, por edhe të zbulojë të vërtetën, të ekspozojë gënjeshtrat dhe t’ia paraqesë të gjitha këto publikut”, theksoi Janevski.

Kreu i MIA-s shtoi se në ditët e sotme gazetari duhet të fokusohet më shumë në hulumtim, në zbulimin e fakteve, pa e anashkaluar detyrën për të informuar. “Kohërat kanë ndryshuar sikurse ka ndryshuar edhe roli i gazetarit. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë e vërteta. Dhe tek ajo nuk arrihet gjithmonë lehtë sepse ndonjëherë nga e vërteta jonë mund të varet fati i dikujt ashtu siç një gënjeshtër, e bazuar në dezinformim mund ta rrezikojë atë fat. Dhe këtë askush nga ne nuk e dëshiron. Kjo është madhështia e profesionit tonë”, tha ndër të tjera drejtori i agjencisë zyrtare të lajmeve të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti në detyrë i ABNA-SE, Kryetari i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Anadolu (AA), Serdar Karagöz ndau me drejtuesit dhe përfaqësuesit e agjencive të lajmeve disa shtylla udhëzuese të misionit të përbashkët.

“Së pari, rëndësia e etikës. Së dyti, rëndësia e së vërtetës. Ajo nuk është vetëm një parim, por themeli i besimit të publikut. Dhe së treti, ndoshta më e rëndësishmja sot, përballja me dezinformimin”, tha Karagöz.

Ai shtoi se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër lajmeve të rreme dhe narrativave manipuluese.

Në lidhje me transformimin teknologjik, përfshirë inteligjencën artificiale, automatizimin dhe riformësimin e gazetarisë, Karagöz tha se këto mjete duhet të përdoren duke respektuar standardet etike. “Në këtë periudhë të trazuar, me luftëra, fatkeqësi natyrore dhe tragjedi është e rëndësishme gjithashtu solidariteti mes agjencive të lajmeve, bashkëpunimi rajonal dhe promovimi i edukimit mediatik”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz.

Drejtor i përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve (BTA), Kiril Valchev theksoi se agjencitë e lajmeve duhet të respektojnë standardet, sepse ata që flasin dhe shkruajnë në mediat sociale nuk respektojnë asnjë standard dhe nuk kanë përgjegjësi ndaj audiencës. “Ne duhet të paraqesim faktet dhe pastaj mendimin sepse këto janë standardet e agjencive të vërteta të lajmeve”, tha Valchev.

Si pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Kryetari i Bordit Drejtues të AA-së, Serdar Karagöz, ia dorëzoi presidencën e radhës së Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve Kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të MIA-s, Darko Janevski. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të vitit të kaluar që u mbajt në Stamboll, u vendos që, pas Maqedonisë së Veriut, mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të viteve 2026 dhe 2027 të mbahen përkatësisht në Itali dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Aleanca e Agjencive Ballkanike të Lajmeve ABNA-SE u krijua në vitin 1995 për të siguruar një bashkëpunim më të madh mes agjencive të lajmeve të rajonit.

Anëtarët e kësaj aleance janë 12 agjenci lajmesh, ATSH, FENA e Bosnjës dhe Hercegovinës, BTA e Bullgarisë, ANA-MPA e Greqisë, ANSA e Italisë, KOSOVAPRESS e Kosovës, CNA e Qipros, AGERPRES e Rumanisë, MIA e Maqedonisë së Veriut, Anadolu Agency e Turqisë, HINA e Kroacisë dhe MINA e Malit të Zi.

The post “Zbulimi i së vërtetës në gazetari”, në fokus të Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive të Lajmeve të Ballkanit në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Caritas-i Zviceran në Kosovë ndan katër çmime për agro-gazetari

29 August 2025 at 13:52

Për herë të parë në vendin tonë janë dhënë katër çmime për agro-gazetari, dy për video artikuj dhe dy të tjerë për artikuj të shkruar.

Çmimin e parë në kategorinë për artikull të shkruar e fitoi Nadije Ahmeti me shkrimin “Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import” kurse çmimin e parë për video storje e fitoi Ibrahim Berisha dhe Erza Elezaj me video-storjen me titull “Në 4 ari tokë, Shqipja rindërtoi jetën e saj”. Të dyja këto janë publikuar në Radio Evropa e Lirë.

Me çmimin e dytë për artikull të shkruar u vlerësua Bubulina Peni dhe Donjeta Rexhbogaj me artikullin, “Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi”, publikuar në Telegrafi.com

Në kategorinë për video storje, çmimin e dytë shkoi për gazetaren e Kimete Hoti me artikullin “La Zvicrën dhe gjen lumturinë mes bagëtive në Kosovë: Mbi 1 mijë litra qumësht në ditë” të botuar në Insajderi.

Gazetarët, storjet e të cilëve u vlerësuan në këtë event, e vlerësuan këtë iniciativë si nismë që do të ndikojë në rritjen e vullnetit të tyre, por edhe cilësisë së raportimeve.

Erëza Elzaj, bashkë-autore e video-artikullit fitues të vendit të parë, tha se storjet për gratë në bujqësi prapa vetës fshehin rrëfime shumë emocionale.

“Gratë në vendin tonë, por sidomos në zonat rurale përballen me vështirësi të mëdha, me mungesë të integrimit”, tha ajo pas pranimit të çmimit.

Veton Rruka, Menaxheri i Projektit nga Caritas-i Zviceran në Kosovë, theksoi se media luan rol të rëndësishëm në informim të publikut e me këtë rast edhe për informim në bujqësi.”

Kurse Sefedin Haxhia, Menaxher i Komunikimit në Caritas-in Zviceran, ndër të tjera tha se synimi është i iniciaitvës Agro-Media është të jetë garë e përvitshme dhe që të rris nxisë gazetarët për më shumë raportime e storje – si në sasi ashtu edhe në cilësi – në temat e bujqësisë e zhvillimit rural. Ai dha detaje edhe detaje më të shumta rreth projekti Agro-Media Partnership, brenda të cilit u organizua edhe kjo garë gazetareske.

Thirrja për këtë kompeticion ishte aktive nga 1 korriku – 10 gusht, teksa janë pranuar aplikuar 21 artikuj.

Kjo garë u organizua në kuadër të projektit EREA, i cili implementohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

 

The post Caritas-i Zviceran në Kosovë ndan katër çmime për agro-gazetari appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi i gazetarit nga biznesmeni Lul Morina, AGSH: Akt që nuk duhet të tolerohet

By: Ardit
24 August 2025 at 20:55

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi investigativ në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina. Në deklaratën e saj, AGSH e cilëson ngjarjen si një akt tipik frikësimi ndaj medias, i cili nuk duhet të tolerohet në një […]

The post Kërcënimi i gazetarit nga biznesmeni Lul Morina, AGSH: Akt që nuk duhet të tolerohet appeared first on BoldNews.al.

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

By: Ardit
24 August 2025 at 18:20

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar heshtjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqëtarëve. Në një prononcim, Ferhati tha se KLGJ vepron me standarde të dyfishta, pasi reagon për deklaratat e Berishës dhe Metës dhe hesht për Ramën. Po ashtu Ferhati theksoi se KLGJ mund të ketë frikë. “Kam parë […]

The post “Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 August 2025 at 14:57

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

By: Ardit
23 August 2025 at 16:58

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e medias, teksa gazetari dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë. Mediat shkruajnë se Zheji ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në qytetin e Sarandës. U raportua se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën […]

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

By: D Marku
22 August 2025 at 23:50

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë për rreth 90-100 pacientë në ditë.

Sipas Stafës, shërbimi ka gjithsej 7 infermierë: 2 në Kabë për përgatitjen e kimioterapive dhe 5 që kryejnë trajtimin tek pacientët. Aktualisht, dy infermierë janë me pushime, duke bërë që stafi i disponueshëm të jetë shumë i pakët për numrin e pacientëve.

Në një postim në facebook, ai shkruan se infermierët përballen me punë të rëndë dhe rreziqe serioze, pasi pacientët që marrin kimioterapi duhet monitorim të vazhdueshëm për efektet anësore, ndërhyrje të menjëhershme në rast komplikacionesh dhe kujdes të veçantë në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve.

Stafa: Shërbimi i Kimioterapisë, në Spitalin Onkologjik ka 7 infermerë. 2 punojnë në Kabë (vendi ku shkrihen kimioterapitë në Farmacinë Qëndrore), dhe 5 punojnë me njerëzit që bëjnë kimio.

Aktualisht në Kimioterapi, punojnë vetëm 5 infermierë, sepse 2 janë me pushime, dhe numri i atyre që bëjnë kimio në ditë janë rreth 90-100 pacientë.

A e imagjinoni sesi mund t’ia bëjnë 3, apo edhe 5 infermiere t’u shërbejnë rreth 90-100 pacientëve në ditë. S’po bëjnë gjilpëra dhe po ikin. Rrinë aty me orë të tëra, mund të kenë komplikacione, mund të mos ndihen mirë.

Është çmenduri, pasi bëhet fjalë për infermierë, që ka pafund që duan të hyjnë në punë, dhe nuk i fusin. Pse nuk i punësojnë?

Kur pacientët marrin kimioterapi: Duhet monitorim i vazhdueshëm për efektet anësore të menjëhershme (të fikët, aritmi, vështirësi në frymëmarrje, reaksione alergjike të rënda).

Duhet kujdes i posaçëm në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve, sepse një dozë e gabuar ose një infuzion i pa kontrolluar mund të jetë fatal.

Duhet asistencë për çdo komplikacion që mund të ndodhë gjatë infuzionit, sepse çdo sekondë vonesë kushton jetën. Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë, s’mbajmë dot Spitalin Onkologjik

The post Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë appeared first on Albeu.com.

“Thjesht doja të jetoja”: Gazetari i REL-it flet për torturat në burgun rus

20 August 2025 at 14:01

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, ka treguar për herë të parë rreth torturave që i ka përjetuar pasi është arrestuar në Krimenë e pushtuar nga Rusia më 2021.

Duke folur për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në intervistën e tij të parë prej kur është liruar nga burgu rus në qershor, Yesypenko ka treguar se si rrahjet dhe elektroshoku janë përdorur për ta detyruar që të bëjë një deklaratë para gjykatës, të cilën më vonë e ka tërhequr.

“Fillimisht të rrahin, pastaj e përdorin elektroshokun, më vonë të rrahin prapë, dhe sërish e përdorin elektroshokun. Dhe përderisa vazhdon kjo situatë, ata të bëjnë pyetje”, ka thënë ai.

“U kam thënë, djem ndaluni dhe do të nënshkruaj çfarë të ketë nevojë. Nëse më thoni që e kam vrarë [ish-presidentin amerikan] Kennedy, mirë, do të them se e kam vrarë. Por, ju lutem ndaleni torturën”.

Fushata në mbështetje të Yesypenkos, e mbajtur në korrik të vitit 2021 në Kiev.
Fushata në mbështetje të Yesypenkos, e mbajtur në korrik të vitit 2021 në Kiev.

Yesypenko ka shtetësi ruse dhe ukrainase, dhe ka punuar si kontribuues në një program të Radios Evropa e Lirë për Krimenë. Ai është liruar nga burgu pas më shumë se katër vjetësh prej kur ishte ndaluar nën dyshimet për mbledhje të informacioneve për inteligjencën ukrainase, akuzë të cilën e ka mohuar.

Përgjatë intervistës, Yesypenko e ka kujtuar momentin e arrestimit të tij më 10 mars 2021. Ai ka thënë se është ndaluar nga një polic trafiku sa ka qenë duke vozitur me një mik në Krime. Mirëpo, thuajse menjëherë, agjentët e Shërbimit rus të Sigurisë, janë shfaqur afër dhe e kanë rrëzuar në tokë.

Shërbimi rus i Sigurisë (FSB) e ka publikuar një video të një granate afër ulëses së shoferit në makinën e Yesypenkos. Ai thotë se ata ia kanë montuar granatën aty dhe që ajo është përdorur si prova kryesore kundër tij në gjykatë.

Disa muaj më vonë, Yesypenko është akuzuar për “posedim apo transportim të lëndëve shpërthyese”, ndonëse prokurorët më vonë e kanë pranuar se granata e “gjetur’ në makinën e tij nuk i ka pasur shenjat e tij të gishtërinjve.

Yesypenko ka thënë se pas arrestimit atij i janë mbyllur sytë, i janë lidhur duart dhe është dërguar në një bodrum. Aty ka nisur tortura kundër tij.

“E kam kuptuar që nuk isha hero në atë pikë. Thjesht doja të jetoja. Doja që ajo të përfundonte sa më shpejt që ishte e mundur. Kaq”, ka thënë ai.

“Në atë moment nuk kishte rëndësi çfarë nënshkruaja. E kuptova që në atë moment më duhej të mbijetoja”.

“Ata të kërkojnë në çdo vend”

Një apo dy ditë më vonë, Yesypenkon e ka vizituar një avokate e angazhuar nga Rusia, Violetta Sinyeglazova, e cila është siguruar që ai do t’i nënshkruajë deklaratat e rreme që i ishin përgatitur.

“Ajo më ka thënë që nëse i nënshkruaj dokumentet, gjykata do ta shohë veprimin si rrethanë lehtësuese kur të marrë vendimin”, kujton ai.

Shtatë ditë më vonë, ai e parë që në dhomën e gjyqit nuk i janë afruar shumë zyrtarë të FSB-së dhe ka arritur të flasë me një avokate që ka qenë aty për të ndalurit tjerë.

“Ajo më ka thënë ‘pra, ju jeni Yesypenko. Ata po të kërkojnë në çdo vend – gruaja dhe avokatët. Shumë mirë që jeni shfaqur’”.

Ditën pasuese, një avokat i pavarur ka arritur dhe Yesypenko e ka nënshkruar një deklaratë duke thënë se braktisë avokaten Sinyeglazova për shkak të ekipit të ri ligjor.

Vladyslav Yesypenko me gruan e tij, Katerynan, para arrestimit.
Vladyslav Yesypenko me gruan e tij, Katerynan, para arrestimit.

Më 18 mars, tetë ditë pas arrestimit të tij, Yesypenko e ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror Crimea-24. Ai ka thënë se ajo ka qenë njëra prej kushteve për t’u rrëfyer publikisht sa ka qenë nën presion.

Shërbimi rus i Sigurisë ia ka dhënë një letër për ta lexuar, të cilën ai e ka përsëritur përgjatë intervistës. Në letër është thënë kinse ai e ka pasur granatën në makinë.

“Ata kanë dashur ta komprometojnë Radion Evropa e Lirë. Ata kanë dashur t’i tregojnë botës se njerëzit që punojnë për Radion Evropa e Lirë janë edhe spiunë”, ka thënë ai.

Kërcimi “përtej humnerës”

Gjyqi ishte planifikuar të niste më 6 prill. Mirëpo, Yesypenko ka thënë se disa ditë më parë i ka ardhur në vizitë një zyrtar i FSB-së, i quajtur Korovin, i cili i ka ofruar cigare dhe ka tentuar të mësojë më shumë nëse Yesypenko do të vepronte sipas skriptës.

Korovin ka thënë se gruaja e Yesypenkos dhe avokatë tjerë do të ishin në dhomën e gjyqit, por që ai duhet të punonte vetëm me Sinyeglazova. Yesypenko është pajtuar, mirëpo ai ka gënjyer.

“Aty e kuptova që jam duke bërë kërcim përtej humnerës. Kurrë nuk i dihet a keni sukses apo jo” ka thënë ai.

“Secilën herë që i bëja ato deklarata ndihesha keq. Ndihesha se po tradhtoj gjithçka që më përket mua”.

Mirëpo, në gjykatë ka vendosur të rrezikojë. Duke hequr dorë nga fjalimi i skriptës, ai ka treguar se është torturuar, se që gjithçka që i ka ndodhur ka qenë ilegale dhe që do të kalojë në ekip të pavarur të mbrojtjes.

“Ka qenë diçka tronditëse për gjyqtarët dhe ka qenë tronditëse për prokurorët, sepse gjyqi ishte planifikuar të shkonte ndryshe”, ka thënë ai.

Disa ditë më vonë, Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar lirimin e Yesypenkos dhe u është bashkuar shqetësimeve të ngritura nga grupet për të drejta të njeriut lidhur me trajtimin e tij.

Mirëpo, ai nuk është liruar. Për shumë muaj të tjerë, seancat gjyqësore kanë vazhduar dhe Yesypenko ka thënë se i është bërë presion për të bashkëpunuar, dhe është kërcënuar me torturë shtesë.

Në shkurt të vitit 2022, një gjykatë në Krime, e administruar nga Rusia, e ka dënuar atë me gjashtë vjet burgim nën akuzat për spiunim, të cilat ai, punëdhënësi i tij dhe grupet për të drejta të njeriut i kanë cilësuar si të fabrikuara.

Gjykata Supreme në Krime, e kontrolluar nga Moska, ia ka zvogëluar më vonë dënimin në pesë vjet.

Vladyslav Yesypenko në Kiev më 1 gusht 2025.
Vladyslav Yesypenko në Kiev më 1 gusht 2025.

Pak pas lirimit të tij më 20 qershor, ai është nisur me aeroplan për në Jerevan të Armenisë.

“Ka qenë moment shumë emocional. E kam kuptuar se jam i lirë dhe gjithçka ka përfunduar. Ka qenë sikur të lindja sërish”, ka thënë ai.

Prej Armenisë, ai ka udhëtuar në Pragë, ku është takuar me familjen dhe më pas është kthyer në Ukrainë.

“Kur kemi hyrë në stacionin hekurudhor në Kiev, e kam parë qytetin, zhurmën dhe rrëmujën. Aty e kam kuptuar se jam kthyer në shtëpi”./ REL

Rrëfimi i gazetarit: Si më zgjoi nga gjumi Donald Trump, për një intervistë të papritur

15 July 2025 at 19:53

Nga Gary O’Donoghue, BBC

Donald Trump e ka zakon të telefonojë gazetarët pa paralajmërim. Presidenti amerikan duket se preferon një bisedë të improvizuar në telefon sesa një intervistë të ulur përpara kamerave.

Të hënën në mbrëmje, më erdhi radha mua. Dhe për t’ju thënë të drejtën, isha në gjumë kur më telefonoi Shtëpia e Bardhë.

Kisha kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve duke besuar se ekzistonte një mundësi e vogël që të realizoja një intervistë me të, për të shënuar një vit nga atentati ndaj tij në Butler, Pennsylvania.

Raportimi im për atë ngjarje kishte bërë bujë në mbarë botën dhe ndoshta kishte tërhequr vëmendjen e presidentit. Kështu që gjykova se ndoshta ajo lidhje mund të ishte çelësi për të siguruar një intervistë presidenciale, gjëra mjaft të rralla për mediat e huaja të lajmeve në SHBA.

Të dielën në mbrëmje më thanë se isha vetëm minuta larg nga telefonata, kështu që unë dhe ekipi im ishim gati për të regjistruar, por ajo nuk erdhi. Të hënën në mbrëmje, kisha hequr dorë nga ideja se intervista do të ndodhte. Pas disa javësh rraskapitëse në terren pa pushim, po flija. Dhe pikërisht atëherë ra telefoni.

Iu përgjigja gjysmë në gjumë, dhe dëgjova zërin e Sekretares për Shtyp, Karoline Leavitt:

“Përshëndetje Gary, jam këtu me presidentin, po ta kaloj.”

U hodha në dhomën e ndenjjes, duke kërkuar me ngut regjistruesin digjital; linja ra dhe mendova se e humba. Por ata u kthyen dhe kaluam pothuajse 20 minuta duke folur për gjithçka – nga ajo natë e kobshme në Butler, tek frustrimet e tij me Vladimir Putin, ndryshimi i qëndrimit ndaj NATO-s dhe mendimet për Mbretërinë e Bashkuar.

Ja pesë pikat kryesore nga ajo bisedë e papritur:

1. Trump shfaq një anë ndryshe

Ishte reflektues në disa raste dhe tregoi ndjeshmëri kur foli për tentativën për vrasje – është e dukshme që nuk ndihet rehat duke diskutuar për atë ngjarje.

Për një president që shpesh njihet për mënyrën spontane të të folurit dhe që adhurohet për këtë nga mbështetësit e tij, pati disa pauza të gjata dhe reflektime që rrallë i sheh prej tij.

Kur e pyeta nëse ajo ngjarje e kishte ndryshuar, u shpreh me një ndjeshmëri të rrallë:

“Nuk më pëlqen të qëndroj i zhytur në mendime për atë ngjarje, sepse nëse e bëj, do të ishte, e di, mund të ndryshojë jetën… dhe unë nuk dua që të jetë kështu.”

Pastaj shtoi se beson te “fuqia e të menduarit pozitiv, apo fuqia e mosmendimit pozitiv”.

Kur e pyeta nëse i beson presidentit rus Vladimir Putin, pasoi një pauzë shumë e gjatë. Më në fund tha:
“Nuk i besoj pothuajse askujt, të them të drejtën.”

2. Pa angazhim për shifra konkrete të deportimeve

Kalova në politikën e brendshme amerikane dhe e pyeta nëse plani i tij për deportime masive po funksionon – si në shpejtësi, ashtu edhe për faktin që ndonjëherë përfshihen edhe persona që ai ndoshta nuk do të donte të deportoheshin.

Presidenti këmbënguli se ekipi i tij po bën një “punë të shkëlqyer” në realizimin e premtimeve elektorale, duke përmendur një ulje drastike të numrit të emigrantëve që kalojnë nga Meksika.

Disa anëtarë të stafit të tij janë shprehur të zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i deportimeve. Kur e shtyva të tregonte një shifër që do ta konsideronte sukses gjatë këtij mandati të dytë, Trump nuk pranoi të jepte numra.

“Nuk i vendos një shifër, por dua që kriminelët të dalin jashtë shpejt, dhe po e bëjmë këtë, siç e di,”- tha ai. “Po i çojmë në El Salvador, e shumë vende të tjera.”

3. Më shumë frustrim ndaj Putinit

Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e përmbyllur një ditë ku kishte kërcënuar me sanksione të dyta ekonomike ndaj Moskës nëse nuk arrihej një marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditëve.

Pasi kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund shpejt luftës, Trump dukej i habitur që ende nuk kishte arritur një marrëveshje me Putinin.

“Mendova se kishim bërë marrëveshje katër herë dhe pastaj kthehesh në shtëpi, dhe sheh që sapo kanë sulmuar një azil pleqsh apo diçka në Kiev. Thashë: ‘Çfarë dreqin ishte kjo?’”

Presidenti ukrainas Zelensky dhe liderë të tjerë europianë e kanë akuzuar prej kohësh Putinin se nuk është serioz për përfundimin e luftës – kështu që këto ndjenja dyshimi nuk janë të reja për ta.

Kur e pyeta Trump-in nëse e kishte mbyllur kapitullin me liderin rus, ai la ende një derë hapur:
“Nuk kam përfunduar me të, por jam i zhgënjyer nga ai.”

4. Ton i ri ndaj NATO-s

Kur ia përmenda që dikur e kishte quajtur NATO-n “të vjetëruar”, ai më tha se tani mendon të kundërtën – se aleanca është në një fazë të re dhe po forcohet.

Së fundmi kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte – me të cilin duket se ka një marrëdhënie të mirë. Ata njoftuan për një marrëveshje për shitjen e armëve amerikane për NATO-n, që më pas do t’i dërgohen Ukrainës.

Trump dha shenja se po hiqte dorë nga pakënaqësia e tij e hershme për barrën financiare që SHBA mbante ndaj aleatëve të tjerë.

“Ishte shumë e padrejtë sepse Shtetet e Bashkuara paguanin pothuajse 100% të kostove, por tani ata po paguajnë vetë faturat dhe mendoj se kjo është shumë më mirë,” tha ai – duke iu referuar zotimit të fundit nga vendet anëtare për të rritur shpenzimet në mbrojtje në 5% të PBB-së.

“E kemi ndryshuar NATO-n shumë,” përfundoi ai.

5. Respekt për Starmer-in dhe Mbretërinë e Bashkuar

Trump theksoi respektin e tij për Mbretërinë e Bashkuar dhe për kryeministrin e saj të ri, Sir Keir Starmer – me të cilin kohët e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje për heqjen e disa barrierave tregtare.

“Më pëlqen shumë kryeministri, edhe pse është liberal,” tha ai.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë si po aq “të veçanta” saç i mendojnë shumë britanikë, dhe shtoi se beson që Britania do të qëndrojë krah SHBA-së nëse shpërthen një luftë.

Nuk u duk i shqetësuar për mungesën e një ftese zyrtare për të mbajtur fjalim në Parlament gjatë vizitës së tij shtetërore më vonë këtë vit:
“Le t’i lëmë të shijojnë pushimet,” tha ai me të qeshur.

Për mikpritësin e tij të ardhshëm, Mbretin Charles, u shpreh me fjalë të mira:
“Është një zotëri i madh.”

Dhe e mori me sportivitet një fjalim të fundit që Mbreti kishte mbajtur në Parlamentin kanadez, që disa e interpretuan si një kritikë të nënkuptuar ndaj Trump-it. Ai e hodhi poshtë me një buzëqeshje.

❌
❌