Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tre vjet pas dorëheqjeve në veri, ekspertët: Punësimi i policëve të rinj vetëm nëpërmjet konkursit

20 December 2025 at 18:32


Përkundër rreth 500 dorëheqjeve të zyrtarëve nga komuniteti serb, numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të forcave të rendit në katër komunat në veri, sipas Policisë së Kosovës, është pothuajse i njëjtë me atë të para dorëheqjeve. Vetëm në Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Zubin Potok e Leposaviq, nëpërmjet konkurseve janë punësuar rreth 150 policë të rinj serbë. Ekspertë të sigurisë thonë se për të mos lejuar ndikime nga Serbia, punësimet e pjesëtarëve nga komuniteti serb, sikur edhe të tjerëve, duhet të bëhen vetëm me konkurs.

Tre vjet më parë, duke zbatuar urdhra politik, në formë të organizuar rreth 500 zyrtarë policorë nga komuniteti serb në veri zhveshën uniformat me flamurin e shtetit të Kosovës.

Menjëherë, për të mos lejuar vakum ishin angazhuar me zyrtarë policorë shqiptar dhe të komuniteteve tjera, por edhe serbë nga komunat tjera që u risistemuan në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pasi tha se numri i përgjithshëm i policëve të angazhuar në këtë pjesë të vendit është pothuajse i njëjtë me atë të para dorëheqjeve, në një përgjigje për TV Dukagjini, Policia tregoi se vetëm në veri “përmes konkurseve të rregullta janë punësuar rreth 150 zyrtarë të rinj nga komuniteti serb”

“Nga Nëntori i vitit 2022 e deri më tani përmes konkurseve të rregullta janë punësuar rreth 150 zyrtarë të rinj nga komuniteti Serb, të angazhuar në pjesën veriore të vendit”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës

Por, numri i serbëve që u bënë pjesë e Policisë në tërë Kosovën, pas Nëntorit 2022, është më i madh.

“Që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serbë në veri të Kosovës në Nëntor të vitit 2022, 208 policë, kadetë të rinj nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Albin Kurti, kryeministër në detyrë

Koloneli në pension Refki Morina thotë se dorëheqjet ishin politike dhe të parevokueshme, ndërkaq shpjegoi se rregullativa nuk lejon kthimin e askujt dhe “se punësimi në Policinë e Kosovës mund të bëhet vetëm nëpërmjet konkursit, duke verifikuar të kaluarën penale”.

“Më parë kanë punësuar njerëz edhe të Rojave të Urës në Policinë e Kosovës, por ata në një mënyrë ose një tjetër më shumë kanë punuar për Serbinë sesa për shtetin e Kosovës, andaj një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në Policinë e Kosovës. Është konkursi i rregullt. Në konkursin e rregullt kanë të drejtë të paraqiten të gjitha nacionalitet, shqiptarë, serbë, romë, të gjitha nacionalitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Refki Morina, kolonel në pension i Policisë së Kosovës.

Edhe pse Serbia mund të përpiqet të përdorë marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend më 2013, për integrimin e strukturave paralele, eksperti Drizan Shala tha se, për të mos lejuar ndikime nga jashtë, nuk duhet lejuar kthimin e ish-zyrtarëve.

“Ne do të duhej të analizojmë mangësitë e asaj marrëveshje, do të duhej ta atakojmë në formën juridike për t’ia pamundësuar që këto struktura që kishin dhënë dorëheqje dhe kishin sabotuar institucionet e Republikës së Kosovës mos të kenë fare mundësi që të kthehen në sistemin e sigurisë së Republikës së Kosovës… Të shpallet konkurs i ri duke inkorporuar qytetarë të ri të komunitetit serb në kuadër strukturave të sigurisë për të minimizuar mundësinë e influencimit, mundësinë e sabotazhit dhe mundësinë e spiunazhit brenda strukturave të sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Drizan Shala, ekspert i Sigurisë.

Ish-policët dhe ish-zyrtarë tjerë shtetëror nga komuniteti serbë ishin dorëhequr në bashkërendim me Listën Serbe, e cila kishte tërhequr kryetarët nga radhët e saj në katër komunat në veri, duke thënë se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Rusia, Ukraina dhe Ballkani: Si po ringjallet rreziku i ekstremizmit serb?

By: melisa
15 December 2025 at 11:42

Nga Ukraina deri në Ballkan, The Telegraph paralajmëron për rrezikun e ringjalljes së konflikteve, duke raportuar se një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për përplasje të reja të armatosura në Bosnje, tri dekada pas përfundimit të luftës. Sipas gazetës britanike, qindra militantë serbë kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar në krah të forcave ruse, të bindur se Rusia do t’i…

Source

E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues serb

By: M C
12 December 2025 at 23:38

Vetëm 16 gola në 15 javë të Premier League, ky është bilanci aspak premtues i ekipit të Burnley. Bordi nuk është i kënaqur dhe janë gati t’i shtojnë opsionet trajnerit Scott Parker për merkaton e dimrit.

Favoritë për të mbërritur te Burnley është sulmuesi i Union Berlin, Andrej Ilic, sipas gazetarit Pete O’Rourke. Ai mban profilin e qendërsulmuesit, është 25 vjeç dhe e ka bërë debutimin me përfaqësuesen serbe kundër Shqipërisë më 11 tetor të 2025 në Levskovs.

Ilic ka kontratë me berlinezët deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 6 milionë euro. Fakti që Burnley ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës së elitës në futbollin anglezë, e bën “detyrim” përforcimin në merkaton e janarit.

Nëse Ilic vendoset nën urdhërat e trajnerit Parker, do të nënkuptojë “sfidë” për dy “pykat” e ekipit, Armando Brojën dhe Zian Flemming.

The post E bujshme, Burnley sfidon sulmuesin kuqezi Armando Broja me një sulmues serb appeared first on Albeu.com.

AKU bllokon dy ngarkesa misri nga Serbia pas zbulimit të Aflatoksinës B1

4 December 2025 at 23:00

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka identifikuar dy ngarkesa misri të destinuara për ushqim për kafshë, me origjinë nga Serbia, të kontaminuara me Aflatoksinë B1, si rezultat i kontrolleve të kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar në Han të Hotit.

Kontrollet janë kryer në kuadër të Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare, me qëllim monitorimin dhe garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore për produktet që hyjnë në vend.

Sipas AKU-së, mostrat e marrë nga të dyja ngarkesat iu nënshtruan analizave laboratorike, të cilat konfirmuan praninë e Aflatoksinës B1, një substancë kancerogjene që mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin e kafshëve dhe njerëzve nëse futet në zinxhirin ushqimor.

Në njoftimin zyrtar, Autoriteti bën me dije se njëra nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, duke i ndaluar hyrjen në territorin shqiptar.

Ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit importues dhe do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit, sipas procedurave të përcaktuara në legjislacion.

AKU thekson se këto masa janë pjesë e angazhimit të institucionit për të garantuar standarde të larta sigurie ushqimore, duke siguruar që produktet e importuara të mos paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

“Çdo produkt ushqimor i importuar i nënshtrohet kontrolleve rigoroze, me qëllim garantimin e ushqimit të sigurt në mbrojtje të shëndetit të publikut”, nënvizon AKU në deklaratën e saj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apelon për bashkëpunim të vazhdueshëm me bizneset importuese dhe garanton se do të vijojë kontrollet intensive për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për sigurinë ushqimore.

/a.f/r.e/

The post AKU bllokon dy ngarkesa misri nga Serbia pas zbulimit të Aflatoksinës B1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

By: armand
1 December 2025 at 16:02

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë. Të dyshuarit […]

The post Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se ka kryer krime lufte, prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi

By: armand
27 November 2025 at 15:19

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kryer veprën “krim i luftës kundër popullatës civile” në komunën e Istogut. T.P., sipas aktakuzës, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në Istog, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, “ka kryer […]

The post Dyshohet se ka kryer krime lufte, prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi appeared first on BoldNews.al.

Futbollistit serb të Juventusit nuk i del e keqja: Shqipëria nuk ka cilësi, nuk do kualifikohet

By: M C
17 November 2025 at 23:29

Shqipëria ka eliminuar për të dytën herë radhazi Serbinë në një turne kualifikues, teksa pas Euro 2016, e la pas edhe në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë prenë biletën në play-off pas ndeshjeve në grup ku morën një barazim dhe një fitore ndaj serbëve.

Por këtyre të fundit nuk u del e keqja nga fakti që dështuan keq përballë Shqipërisë dhe kjo shihet qartësisht nga fjalët e kapitenit Filip Kostiç, i cili nuk e kapërdin dot, edhe pse dominimi i kuqezinjve në fushë ndaj tyre ishte i dukshëm.

“Është e vështirë për ne që humbëm shanset e kualifikimit, nuk ia dolëm as të arrinim vendin e dytë në grup. Nëse do të dilnim të dytët, mendoj se do të ishim kualifikuar. Gjithashtu, mendoj se shqiptarët nuk kanë cilësi dhe ata nuk do të kualifikohen”, tha Kostiç pas ndeshjes që Serbia fitoi dje me vështirësi përballë Letonisë me shifrat 2-1.

The post Futbollistit serb të Juventusit nuk i del e keqja: Shqipëria nuk ka cilësi, nuk do kualifikohet appeared first on Albeu.com.

“Oslobođenje”, 1 prill 1995: “Safari me snajper” në Sarajevë

16 November 2025 at 15:02


Nga: Ditorja sarajevase “Oslobođenje”, 1 prill 1995
Përkthimi: Telegrafi.com

Zbulim i pabesueshëm nga shtypi italian: “Safari me snajper” në Sarajevë

Dëshmitë e tmerrshme për turizmin e luftës, u konfirmuan para “Gjykatës së popullit” në Trent ● Një oficer serb i ofroi një gazetari italian mundësinë për të qëlluar me snajper mbi një plakë afër “Holiday Inn”-it ● Preferojnë të qëllojnë mbi fëmijë

Gazetat italiane kanë zbuluar dhe ekspozuar një lloj të pabesueshëm të “turizmit” të luftës, të organizuar nga kriminelët çetnikë dhe nga disa ndërmjetës, të paemëruar, të bashkuar në vrasjen e organizuar të sarajevasve!

Gazeta “Vjesnik” e Zagrebit, ka publikuar në numrin e djeshëm - përmes korrespondentit të saj të përhershëm në Romë, Inoslav Bešker - një raport për atë se si nga aeroportet evropiane ngrihen aeroplanët për ekskursione të veçanta të fundjavës në Bosnje. Në këtë raport, të bazuar në shkrimet e shtypit italian, nuk përcaktohet se nga cilat vende ngrihen dhe ku aterrojnë këta aeroplanë.

Bëhet fjalë për një turizëm lufte të llojit më të ri dhe, për momentin, më të çoroditur. Nuk shkohet më vetëm për të “nuhatur barutin”, duke iu ekspozuar kështu kënaqësisë perverse të rrezikut, por për të marrë pjesë në një “safari” autentik “me snajper” - në pozicionet mbi Sarajevë, ku, për valutë të huaj, fitohet e drejta për të qëlluar mbi fëmijë, pleq dhe gra, me fjalë të tjera mbi civilë që ecin të pambrojtur në rrezen e armës në “pritën” kodrinore.

Ky pohim, i pabesueshëm në gjithë tmerrin e tij, i paraqitur para “Gjykatës së popullit” në Trent, është transmetuar të enjten në faqet e para të pothuajse të gjitha gazetave më të njohura italiane - me tituj pak a shumë të njëjtë: “Fundjavë lufte në Sarajevë”.

Pikërisht në ditën kur Papa Gjon Pali II shpalli thirrjen për mbrojtjen e jetës, që është thelbi i enciklikës së tij 𝘌𝑣𝘢𝑛𝘨𝑒𝘭𝑖𝘶𝑚 𝑣𝘪𝑡𝘢𝑒, nga Trenti - selia historike e koncilit kundër reformacionit - në faqet e para të gazetave italiane, siç shkruan “Vjesnik”-u i Zagrebit, arritën rrëfimet e tmerrshme për dy forma çnjerëzore të turizmit që po përhapen kohët e fundit: turizmi seksual, sidomos ai pedofil në vendet më të varfra të botës, dhe “safari me snajper” - deri tani i padëgjuar - mbi njerëz të gjallë, të pafajshëm.

Gazeta e Torinos, “La Stampa”, si shtesë ndaj këtij lajmi të tmerrshëm solli një dëshmi autentike të gazetarit të saj. Giuseppe Zaccaria shkruan se, në Pale, para një apo dy vjetësh, një “zotëri me uniformë të ushtrisë serbe” e çoi në fund të kopshtit të tij, pranë një barake, pak më e madhe se një kasolle qeni. Në tokë ishte një dyshek gome. Në murin përballë, një dritare e vogël, ku ishte vendosur një pushkë snajperi. “Shiko!”, i tha “zotëria”. Përmes dylbisë dukeshin qartë personat që po kalonin nëpër “rrugicën e snajperëve” midis “Holiday Inn”-it dhe skeletit të ndërtesës që dikur ishte hoteli “Bristol”. Në shënjestër u shfaq një grua e moshuar.

“Do të qëllosh?” “Zotëria” serb u tërhoq bujarisht nga “kënaqësia” e vet për t’ia ofruar atë gazetarit, shkruan “Vjesnik”-u.

Pas këtij zbulimi para “Gjykatës së popullit” në Trent - dhe të tjerëve që botuan gazetat italiane - tani del se shumë vetë po heqin dorë, dhe kjo shkaku i parasë. Megjithatë, ka edhe të tillë që nuk janë lakmitarë, siç shkruan “Vjesnik”-u, të cilët sakrifikojnë paratë për kënaqësinë e tyre personale. Dhe lavdi!

Këto ditë kemi lexuar se snajperistët, në Sarajevë, preferojnë të qëllojnë mbi fëmijë. Pse? Sepse vetëm kjo, këto ditë, përbën lajm në gazetat dhe në ekranet televizive në të gjithë Evropën! /Telegrafi/

Ballina e ditores “Oslobođenje”, Nr. 16 881, 1 prill 1995

“UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb

By: D Marku
3 November 2025 at 18:30

Profesori i historisë në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, ka folur për periudhën e luftës në Kosovë në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë (RTS), ku ka komentuar perceptimet e ndryshme rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në pyetjen e gazetarit serb, i cili e cilësoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, Pettifer kujtoi se perceptimet për këtë çështje kanë qenë gjithmonë të ndryshme dhe shpesh varen nga këndvështrimi politik.

“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e SHBA-ve?”, pyeti gazetari.
Në përgjigje, profesori britanik tha se termi “terrorist” është i debatueshëm dhe shpesh përdoret në mënyrë të ndryshme nga vende të ndryshme.

“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri. Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion, në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, tha Pettifer.

Profesori James Pettifer është autor i disa librave mbi historinë moderne të Ballkanit dhe zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë studime të rëndësishme mbi rolin e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

The post “UÇK-ja për ju ishin terroristë, për të tjerët luftëtarë të lirisë” – profesori britanik i përgjigjet gazetarit serb appeared first on Albeu.com.

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

By: armand
2 November 2025 at 11:29

Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese. Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se […]

The post Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Prishtinë shtetasi serb me urdhërarrest ndërkombëtar

31 October 2025 at 09:19


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas serb, është kapur të enjten rreth orës 16:00 në Prishtinë, gjatë një aksioni të njësive policore që po monitorojnë personat në kërkim nga drejtësia, përcjell Telegrafi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas verifikimit të të dhënave, është konfirmuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest ndërkombëtar, për shkak të veprave të dyshuara penale të cilat janë në procedim nga autoritetet kompetente jashtë vendit.

I arrestuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare për trajtimin e mëtejmë të rastit dhe për zbatimin e marrëveshjeve për ekstradim dhe bashkëpunim policor. /Telegrafi/

Vuçiç: Serbia në BE para vitit 2030

By: redi
24 October 2025 at 20:22

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se ka shanse që vendi i tij të bëhet anëtare e BE para vitit 2030, ndërsa përmend çështjen e Kosovës si pengesën kryesore. ”Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”,-theksoi ai në një intervistë për radio televizionin publik serb. Vuçiç u shpreh optimist për pozicionin e serbëve në veriun e Kosovës, në 5 ose 10 vitet e ardhshme pas…

Source

PDK do të abstenojë në votimin për nënkryetarin nga komuniteti serb, Lushtaku: Vetëvendosje po viktimizohet

10 October 2025 at 10:41


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij lidhur me votimin për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Lushtaku tha se, megjithëse nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PDK-së, qëndrimi i partisë është i qartë se deputetët e saj do të marrin pjesë në seancë, por do të abstenojnë në momentin e votimit për nënkryetarin serb.

"Qëndrimi i njëjtë i PDK-së është që do të marrim pjesë, por do të abstenojmë, pasi partia e parë në këto zgjedhje duhet të vendosë dhe të marrë primatin e saj. Nuk e kemi ne për obligim që ta bëjmë kuorumin për zgjedhjen e nënkryetarit", u shpreh Lushtaku.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për viktimizim politik në këtë proces, duke theksuar se pushteti po mundohet të paraqitet si peng i Listës Serbe.

"Vetëvendosje po viktimizohet duke thënë se nuk po mund ta zgjedhin dhe se janë peng i Listës Serbe", shtoi ai. /Telegrafi/

Juliana Nura përballet me komentuesin serb

By: redi
8 October 2025 at 17:16

Juliana Nura është përballur me një koment provokues nga një ndjekës serb në rrjetin e saj social. Në një story të publikuar në Instagram, modelja nga Kosova ndau një mesazh të gjatë, ku komentuesi serb e ftonte të “shkonte me familjen e saj për të mësuar historinë e princit Lazar dhe perandorit Dushanit”. Mesazhi i ngarkuar me gjuhë fyese dhe akuza të rënda, përfshinte edhe referenca për…

Source

Kushtetuesja: Lejohet votimi ndaras për nënkryetarët e Kuvendit, konstituimi i obliguar për 12 ditë

8 October 2025 at 16:17


Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë për çështjen e seancës konstituive, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Sipas vendimit KO265/25, Kuvendi ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Megjithatë, procedura e votimit për komunitetet joshumicë joserbe, që u zhvillua ndaras dhe jo “në pako”, nuk përbën shkelje, pasi deputetët mund të vendosin në vullnetin e tyre për mënyrën e votimit.

Gjykata thekson se edhe votimi i secilit deputet serb në tre runde të ndryshme nuk ka qenë shkelje, ndërsa Emilja Rexhepi është zgjedhur ligjërisht nënkryetare nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.

"Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve. Gjykata vëren se bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit".

Aktgjykimi i publikuar të mërkurën (8 tetor) i obligon deputetët që të zgjedhin një nënkryetar nga komuniteti serb brenda 12 ditësh. Më 28 gusht, kryeparlamentari Dimal Basha shpalli Kuvendin të konstituar, pavarësisht moszgjedhjes së një deputeti serb për nënkryetar.

Lista Serbe dështoi të propozonte Sllavko Simiqin në tri runde votimesh, ndërsa Basha mundësoi votimin me short për çdo deputet të këtij grupi, përfshirë edhe deputetin jo të Listës Serbe, Nenad Rashiqin. As ai nuk mori votat e mjaftueshme.

Në pikën 153 të aktvendimit, Gjykata thekson se votimi i mëhershëm i një kandidati tre herë nuk mund të pengojë konstituimin e Kuvendit, nëse deputetët kanë vullnet për ta konstituar atë.

Procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve pritet të rifillojë pas hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa Kuvendi duhet të sigurojë që zgjedhja të bëhet me konsensus dhe në një procedurë të vetme, pa diskriminim mes komuniteteve.

Në përbërjen e Kuvendit, Lista Serbe ka nëntë ulëse të rezervuara, ndërsa një tjetër e ka fituar Nenad Rashiq nga partia serbe “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, i cili është edhe ministër në detyrë në Qeverinë e Albin Kurtit.

“Përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kryesinë e Kuvendit është garanci kushtetuese, që edhe komunitetet e tjera të marrin pjesë në vendimmarrjen e Kryesisë,” thekson Gjykata në arsyetim.

Pavarësisht se kanë kaluar muaj nga zgjedhjet parlamentare, Kosova ende nuk ka institucionet e reja, ndërsa partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe 9, dhe koalicioni mes AAK dhe Nismës Socialdemokrate 8 ulëse. Ulëset e tjera janë të pakicave.

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

18 September 2025 at 19:03


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë jeton nën presion dhe terror të ushtruar nga Beogradi dhe mekanizmat e tij të sigurisë.

Në FIVE në TV Dukagjini, Qalaj ka thënë se nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet urdhrave të Beogradit, për shkak të presioneve dhe formave të frikësimit që, sipas tij, ushtron shteti serb.

Sipas tij, as ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, s’i shpëton presionit nga Beogradi.

“Ne dimë që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi. Gjema një serb që nuk i bindet Beogradit. Më vjen keq që nuk është ashtu (edhe Nenad Rashiqi i bindet Beogradit). Nuk ka serb në këtë vend që nuk i bindet Beogradit. Ka pas edhe njerëz para tij që kanë qenë pjesë e qeverise të Kosovës. Edhe ky (Rashiqi) ka qenë pjesë qeverive. Nuk e them rastësisht, nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet shtetit të Serbisë. E di çka po flas.

Shteti i Serbisë, presidenti i Serbisë, mekanizimet e sigurisë bëjnë terror tek komuniteti serb në Kosovë, tek të gjithë. Dhe terrori është që të mos i bindet institucioneve të Kosovës. Dhe ata kanë mekanizma për tu bërë presion. Përveç ndaljes në kufi, intervistimit, burgosjes. Kanë mekanizma të tjerë, i largojnë njerëzit nga puna… ua ndalin ato ndihmat. Pra bëjnë terror. Ky është mekanizmi që e përdor në vazhdimësi shteti i Serbisë. Ndërsa një pjesë tjetër që janë të kyçur në politikë, pra Lista Serbe janë pjesë e këtyre terrorizimeve që i bëjnë nëpër qytetet e Kosovës. Të cilët mekanizmat tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet t’i demaskojnë…”, ka thënë Qalaj.

- YouTube youtu.be

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës

17 September 2025 at 17:57

Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares serbe, Dejan Milovanoviç, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes veteranësh në Beograd. Sipas mediave vendase, Milovanoviç ishte duke u përgatitur të ekzekutonte një goditje nga këndi kur papritur humbi ndjenjat dhe […]

The post Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushën e lojës legjenda e Crvena Zvezdës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 61-të për konstituim

30 August 2025 at 09:00

PRISHTINË, 30 gusht/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish në tentimin për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Procesi i konstotuimit ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti pakicë serb.

Në seancën e 26 gushtit, deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, tre herë nuk i mori votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Më pastaj kryetari Kuvendit, Dimal Basha, vendosi që procedura për zgjedhjen e nënkryetarit të bëhet përmes shortit, mirëpo pas vendosjes në votim edhe të deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, as ai nuk mori votat e nevojshme për të marrë këtë post.

Për Rashiqin, i cili kandidojë vetën, sot pritet të jetë hera e tretë dhe e fundit që tenton të marrë besimin e deputetëve.

Përndryshe në ditën e 26 gushtit, Dimal Basha mori besimin e 73 deputetëve, 30 ishin kundër dhe tetë abstenuan.

Po në të njëjtën ditë janë zgjedhur nënkryetarët nga tri partitë më të mëdha shqiptare që janë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.

Edhe nga komunitetet tjera pakicë Emilia Rexhepi është zgjedhur si nënkryetare me rotacion.

Pas dështimit në dy seancat e fundit për të zgjedhur nënkryetarit nga komuniteti serb, edhe sot procesi i zgjedhjes së nënkryetarit pritet të vazhdojë përmes shortit, i cili parashihet edhe në rregulloren e Kuvendit. /Kosovapress/

The post Zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 61-të për konstituim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REL: A është legjitim shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit?

By: Ela
29 August 2025 at 12:21

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe tre nënkryetarëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, Kuvendit të Kosovës i mbeti edhe detyra për t’i zgjedhur dy nënkryetarë nga komunitetet joshumicë: një nga pakicat joserbe, dhe një nga minoriteti serb. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarë votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë […]

The post REL: A është legjitim shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit? appeared first on BoldNews.al.

“Koha për rezistencë”/ Shpërndahen fletëpalosje në Veri, Kurti ndërton ura

25 August 2025 at 16:48

Njerëz ka ardhur koha për rezistence! Kjo është një nga thirrjet në fletëpalosjet që po shpërndahen në Mitrovicën e Veriut banesë më banesë apo të ngjitura ne shtylla ne rrugën kryesore te qytetit.

Përmes këtyre mesazhe kërkohet unitet dhe një shprehje të forcës përmes simbolit të flamurit të Serbisë.

“Serbia nuk është lodra e askujt. Mjaftoi heshtja dhe kokat e ulura. Kur populli ynë persekutohet, kur të drejtat dhe dinjiteti ynë shkelen, Është detyra e secilit prej nesh të tregojmë se kujt i përkasim dhe kujt i besojmë. Flamuri i Serbisë sonë nuk është vetëm një copë pëlhure. Është një shenjë lirie, uniteti dhe krenarie.-shkruhet më tej në fletëpalosje”.

Autorët anonim të këtij shkrimi, kërkojnë në çdo cep të Mitrovicës së Veriut të varet nga një flamur serb.

“Prandaj, vëllezër dhe motra, le të varim secili prej nesh një flamur në shtëpinë tonë, në dritaren tonë, në makinën tonë, në çdo vend ku mund të shohim se jeton Serbia. Le ta dinë se ne jemi këtu, se ekzistojmë, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri le te valëvitet në erë!”, thuhet në mbishkrimet e shpërndara.”

Lidhur me këtë rast, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e veriut, Veton Elshanin deklaron se nuk ka ende element për të nisur një hetim.

Ky zhvillim vjen ne kohen kur ne vend pritet te mbahen zgjedhjet lokale me 12 tetor, por komisioni qendror i zgjedhjeve kundërshtoj pjesëmarrjen e listës serbe ne to, edhe pse një vendim i tille u hodh poshtë nga paneli për ankesa dhe parashtresa ndërsa Zyrtarët e Njësisë Speciale të Kosovës janë parë në kantierin e dy urave që tashmë janë duke u ndërtuar, përkrah Urës së Ibrit, për të lidhur Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut te armatosur.

/abcnews.al/

❌
❌