Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Gjykata Kushtetuese i përgjigjet opozitës dhe sqaron opinionin publik: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur, s’ka asnjë votim

By: M C
29 December 2025 at 18:18

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me një gjoja vendimmarrje apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut.

Sipas Gjykatës, çdo pretendim se është ndjekur një procedurë apo se ka pasur rezultat votimi për pezullimin e vendimeve të GJKKO-së është tërësisht i pavërtetë. Çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim të marrë.

Gjykata Kushtetuese sqaron se më 22 janar 2026 do të zhvillohet seanca plenare publike, ku do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Kryeministri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Kuvendit, SPAK dhe GJKKO-së si palë të interesuara.

Në deklaratë, Gjykata u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe publikë të tregohen të matur në deklarata, duke paralajmëruar se komentet e nxituara dhe përgojimi i gjyqtarëve apo i institucionit në tërësi cenojnë procesin e rregullt kushtetues dhe krijojnë përshtypje paragjykimi.

Gjykata Kushtetuese thekson se vendimmarrja e saj duhet të mbetet e pavarur dhe e pandikuar nga presioni publik apo keqinformimi, duke ritheksuar se integriteti dhe autoriteti i saj janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut.

Sqarim për publikun dhe median

Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai.

The post Gjykata Kushtetuese i përgjigjet opozitës dhe sqaron opinionin publik: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur, s’ka asnjë votim appeared first on Albeu.com.

Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese i përgjigjet PD-së: S’ka asnjë votim! Shqyrtimi më 22 janar

By: Brisi
29 December 2025 at 18:26

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një reagim në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, imuniteti i të cilës ka mbetur pezull, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj. Kushtetuesja ka përgënjeshtruar pretendimet e ngritura nga PD, në lidhje me një vendimmarrje të mundshme të GJK-së, apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim […]

The post Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese i përgjigjet PD-së: S’ka asnjë votim! Shqyrtimi më 22 janar appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron PD për Ballukun: Pretendime tërësisht të pavërteta

By: redi
29 December 2025 at 18:29

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj deklaratave të fundit publike të bëra nga subjekte të ndryshme, që lidhen me procedurën dhe rezultatin e votimit për pezullimin e zbatimit të disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me masën “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku. Njoftimi i plotë i Gjykatës…

Source

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve

24 December 2025 at 19:22


Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Kushtetueses, me këtë vendim Qeveria dhe Kuvendi kanë vepruar në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve pasi janë përzier në punën e pushtetit gjyqësor. Kjo, siç theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

“Shumica e gjyqtarëve vlerësojnë se me atë ligj, ndërhyhet në pavarësinë e pushtetit gjyqësor nga ana e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ…Për uljen e pagave të gjyqtarëve ekzistojnë standarde të pranuara ndërkombëtare”, deklaroi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë, nënkuptohet që Gjykata Kushtetuese në fazën e ardhshme mund të marrë vendim për shfuqizimin ose anulimin e ndryshimeve ligjore dhe rikthimin e neneve që parashikojnë paga më të larta për gjyqtarët dhe prokurorët në vlerë prej mbi 15.000 denarësh.

Ndërkohë Gjykata hapi procedurë edhe për kontestimin e neneve që kanë të bëjnë me publikimin e aktgjykimeve. Shumica e gjyqtarëve vlerësuan se gjykatat mund t’i publikojnë vendimet gjyqësore edhe nëse ata nuk janë të plotfuqishme.

Ndër temat më të nxehta në Gjykatën Kushtetuese ishte vendimi për nenet kontestuese të Kodit Penal që kanë të bëjnë me shpërdorimin zyrtar. Kushtetuesja, e ka shtyrë diskutimin meqë Kuvendi e ka njoftuar se kanë filluar procedurën në bazë të rekomandimeve që kanë marrë ma herët.

Ndërkohë vendimin për rritjen lineare të pensioneve, pensionistet duhet të presin pas janarit të vitit të ardhshëm, meqë sot nuk u sigurua shumica pasi gjysma e gjyqtarëve mendojnë se rritja lineare duhet të shfuqizohet dhe gjysma tjetër, duhet të mbetet në fuqi.

Nga ana tjetër, gjyqtarët hodhën poshtë iniciativën që kontestonte përllogaritjen e çmimit të rrymës në bazë të katër blloqeve. Pra, në fuqi mbeten rregullat e njëjta juridike.

Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun

By: Elva
21 December 2025 at 15:23

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se mazhoranca nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën, duke e ngadalësuar procesin. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve dhe vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit […]

The post Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Rama tha se nuk do të lejojë të arrestohet Balluku, PD: Akt puçist antikushtetues

By: Elva
21 December 2025 at 14:01

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të shtyhet përtej datës 22 janar, në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Sipas PD-së, Rama ka ndërmarrë një “akt puçist dhe antikushtetues”, duke bllokuar shqyrtimin e […]

The post Rama tha se nuk do të lejojë të arrestohet Balluku, PD: Akt puçist antikushtetues appeared first on BoldNews.al.

“Sekret hetimor” apo bllokim politik? Kuvendi mohon dosjen e SPAK për Ballukun

17 December 2025 at 17:00

Të mërkurën, 17 Dhjetor Kuvendi i ka mohuar anëtarëve të Këshillit të Mandateve dosjen e plotë të prokurorisë për Zv. Kryeministren Belinda Balluku. Ekspertët e cilësojnë një vendim absurd, pasi “sekreti hetimor” nënkupton që dosja të mos bëhet publike, por jo t’i mohoet Këshillit të Mandatave që do shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit.

SPAK-ut iu mohua “masa e zbutur” ndaj Ballukut, çfarë ndodh më pas?

SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të zv. Kryeministres Belinda Balluku me qëllim që të autorizohet masa e ndalimit.

Avokati dhe drejtuesi i qendrës ligjore “ResPublica”, Dorian Matlija shpjegon për Citizens se arresti është hapi fundit që duhet konsumuar, pasi fillimisht duhet të procedohet me masa më të zbutura, që të arrihet qëllimi. Ai sjell në vëmendje njëjtë edhe rastin e ish – kryeministrit Berisha ku e njëjta nuk u procedua me arrest.

“Ka qenë i kritikueshëm arresti që në fillim, si me Veliajn ose me Metën. Ka njerëz që po shkojnë në gjyq në gjendje të lirë, si Fatmir Mediu, nuk është fare me masë sigurie” – analizon Matlija.

Vendimi i SPAK vjen menjëherë pas atij të datës 12 Dhjetor, ku Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të pranojë ankimin e Kryeministrit Rama duke rikthyer, të paktën përkohësisht, në detyrë zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Matlija pohon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në mosdakordësi me atë të SPAK. Sipas tij Prokuroria kërkoi një masë më të butë, siç ishte pezullimi fillimisht, pro ngaqë kjo masë u hodh poshtë nga Gjykata, atëherë ju desh të kërkonte një masë të dytë, heqjen e imunitetit.

“Nëse nuk do ndërhynte Gjykata Kushtetuese ata nuk do kërkonin masë tjetër. Fakti që janë pa masë fare dhe pezullimin nga detyra nuk e marrin dot, mund të procedojnë me arrestin e shtëpisë përshembull” –  thotë Matlija.

Edi Rama sulmoi drejtësinë e re duke e cilësuar vendimin e SPAK, i cili mban firmën e ish – drejtuesit të SPAK Altin Dumanit, si një “fakt i turpshëm, pa asnjë lidhje me standardet demokratike evropiane”.

Në kuadër të procedimit penal nr.136 Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë, po hetohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” për Tunelin e Llogarasë. Gjithashtu ajo po hetohet për të njëjtën vepër penale për manipulime një sërë tenderash në disa lote të Unazës së Madhe.

Mohimi i informacionit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin teorikisht duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK më 19 dhjetor 2025 përpara se çështja të shkojë për votim në seancë plenare të Kuvendit. Ky këshill nuk voton, por brenda dy javësh përgatit një raport këshillues ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrest në burg ose në shtëpi për Belinda Ballukun, dhe këtë raport ia dërgon Kuvendit, i cili vendos me votim të hapur në seancë plenare.

Por të mërkurën, 17 Dhjetor kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve materialet e SPAK për Belinda Ballukun, pasi e ka cilësuar informacion si “sekret hetimor”.

“Bëjnë keqkuptime me qëllim! Siç e merr kryetari i Kuvendit, nuk publikohet, por ja kalon Komisionit përkatës, që përgatit edhe raportin. Pa u informuar nga ky material si do e vlerësoj Komisioni përkatës?” – analizon Matlija

Ndërkohë, të enjten në Gjykatën e Posaçme të Apelit pritet të zhvillohet një seancë ku do të shqyrtohet kërkesa e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të hequr në mënyrë të përhershme masat e sigurisë që u janë vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të procedimit penal ndaj tyre.

Ndërsa vetë zv. kryeministria Balluku nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet e saj sociale që prej datës 19 Nëntor. Më 31 Tetor 2025, pas daljes nga zyrat e SPAK vetë Balluku komentoi se ishte shpresëplotë se procesi do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila beson.

Balluku dhe disa ish-drejtues të ARRSH-së u akuzuan se kanë manipuluar dy tendera të mëdhenj (Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Jashtme e Tiranës), me vlerë 210 milionë euro, për të favorizuar kompani të caktuara, dhe për këtë arsye GJKKO e pezulloi atë nga detyra më 20 nëntor.

Lexoni gjithashtu:

The post “Sekret hetimor” apo bllokim politik? Kuvendi mohon dosjen e SPAK për Ballukun appeared first on Citizens.al.

Zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit, Altin Dumani kërkon arrestimin e Ballukut tre ditë para se t’i mbarojë mandati në krye të SPAK

16 December 2025 at 23:56


Zbardhet shkresa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun.

Në shkresën zyrtare të siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, SPAK i kërkon Kuvendit që t’i japin autorizim për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku.

Kjo kërkesa mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin më 19 dhjetor 2025, ndërsa shkresa është bërë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Ballukun, të Premten.

“Nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet më tej në shkresën e botuar me urgjencë.

“Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, mbyllet shkresa zyrtare e SPAK.

Vendimi për Ballukun, Shkullaku: Rama kontrollon Kushtetuesen, SPAK-un dhe gjithë sistemin

By: Elva
15 December 2025 at 21:35

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke e cilësuar si “provën më të qartë se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht”. Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se vendimi tregon qartë që kryeministri Edi Rama kontrollon sistemin dhe se […]

The post Vendimi për Ballukun, Shkullaku: Rama kontrollon Kushtetuesen, SPAK-un dhe gjithë sistemin appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e TikTok-ut

By: M C
15 December 2025 at 19:39

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 15.12.2025, pasi mori në shqyrtim kërkesën për shtyrjen e seancës plenare publike, të paraqitur nga subjekti i interesuara Këshilli i Ministrave, ka vendosur pranimin e kërkesës, si dhe shtyrjen e seancës plenare publike për në datën 05.02.2026”, njoftoi kjo gjykatë.

Por data e seancës e caktuar nga GJK është shumë afër afatit të caktuar nga qeveria për pezullimin për një vit të përdorimit të kësaj platforme sociale, duke e bërë vendimmarrje, sipas organizatave, pothuaj të pavlefshëm

“Është tërësisht praktikë e paprecedentë nga ana e Këshillit të Ministrave një kërkesë e tillë. Kjo gjë në vetvete synon të “fusë në kurthë” Gjykatën në mënyrë që të afrohet sa më shumë afati zyrtar për rihapjen e TikTok”- i tha BIRN-it, Isa Myzyraj, kryetar I Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Myzyraj e quan vendimin e GJK-së “të çuditshëm” dhe të ngjashëm me mënyrën e funksionimit të gjykata të shkallës së parë, ku seancat shtyhen pafundësisht për “tekat” e palëve.

“Gjykata duhet ta shqyrtonte me përparësi sepse pretendimet kryesore janë pikërisht që është duke u shkelur e drejta e lirisë së shprehjes, por qartazi Gjykata po jep shembull negativ duke mos e shqyrtuar jo vetëm me përparësi, por edhe duke e shtyrë sepse ‘kërkon’ Këshillit i Ministrave”- thekson ai.

Edhe avokati i palës paditëse, Franc Terihati, e quan të paprecedentë shtyrjen aq të gjatë të seancës së shqyrtimit të çështjes, ndërkohë që sipas ligjit kjo gjykatë duhej të shprehej për çështjen brenda 3 muajsh.

“Padia jonë është bërë që në mars dhe nga momenti kur Kolegji i Gjyqtarëve vendosi të mos pranojë kërkesën për pezullimin e VKM-së nuk kemi asnjë veprim nga gjykata”.

Sipas tij, pavarësisht se kërkesa e Këshillit të Ministrave për shtyrje është juridikisht në rregull duket se ka një tentativë për zvarritje të procesit prej tyre.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë duke e parë si precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

Qeveria vendosi në 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm./ BIRN

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e TikTok-ut appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë

15 December 2025 at 16:46

Rikthimi në detyrë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u prit me reagime të forta nga Lëvizja Bashkë, e cila e ka konsideruar simbol të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të pushtetit.

“Balluku në burg!” ishte parulla që Lëvizja Bashkë shkroi në muret dhe derën kryesore të ministrisë paraditen e së hënës, teksa bënë thirrje për një protestë të përgjithshme para Kuvendit të enjten.

Sipas Lëvizjes, rikthimi i Ballukut në detyrë përbën fyerje për qytetarët e ndershëm dhe minon besimin publik te drejtësia dhe institucionet shtetërore.

Parullat u fshinë menjëherë nga administrata e ministrisë, pa asnjë reagim zyrtar mbi aktin protestues.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon për abuzime me tenderët e disa prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimimit të Kryeministrit Edi Rama kundër një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila e kishte pezulluar nga angazhimi në qeveri.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi aksionin e së hënës simbolik dhe shprehje të indinjatës qytetare ndaj sipas tij, një “realiteti institucional të deformuar”.

Ai theksoi se Balluku administron një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, SPAK ka ngritur akuza për abuzime me tenderë, me një dëm të pretenduar prej 50 milionë eurosh.

Muçi krahasoi rastin me situatën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas tij, kjo krijon standarde të dyfishta në trajtimin e pushtetit.

“Nga njëra anë kemi ministren që mban në dorë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit, ndaj së cilës ka akuza të rënda për abuzime në tenderë,” tha Muçi, ndërsa nga ana tjetër “kemi një kryetar bashkie që ndodhet në paraburgim dhe që pretendon që këshilli bashkiak t’i marrë mendimin nga qelia për miratimin e buxhetit të bashkisë”.

Lëvizja ka paralajmëruar një protestë tjetër ditën e enjte, në orën 18:00, para Kuvendit. Kërkesat përfshijnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Më herët, lëvizja protestoi kundër buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë të pabarabartë dhe përjashtues për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Lexo gjithashtu:

The post Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë appeared first on Citizens.al.

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

15 December 2025 at 17:41

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë. “Mbledhja e Gjyqtarëve […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut appeared first on Reporter.al.

Berisha: Vendimi i Kushtetueses për Ballukun mbyll mundësinë e hetimit të ministrave

15 December 2025 at 10:59

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” në kuadër të dosjes “Partizani”.

Pas daljes nga SPAK, Berisha në një deklaratë për mediet akuzoi qeverinë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë për ndërhyrje dhe presion politik.

Ai pretendoi se në godinën e SPAK po zhvillohej një takim i brendshëm dhe se, sipas tij, drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kishin marrë udhëzime të reja.

“Po të kërkonit të futeshit në atë ndërtesë, nuk do t’ju lejonin, sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se, sipas tij, kishte pasur vendime të lidhura me pajisjen e agjentëve të BKH-së me armë.

“Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase”, tha Berisha.

Në vijim, Berisha komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pezullimin e vendimit të GJKKO për Ballukun, duke deklaruar se ky vendim, sipas tij, ka kufizuar mundësitë për hetimin e ministrave.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra,” tha ai, duke e cilësuar vendimin si të gabuar dhe me pasoja për funksionimin e shtetit ligjor.

Berisha deklaroi se ky zhvillim, sipas tij, “i ka dhënë zemër kryeministrit Edi Rama” dhe se reagimi qytetar do të vijojë përmes protestës së paralajmëruar më 22 dhjetor.

Gjithashtu, kreu i PD-së bëri të ditur se kishte lënë një shënim në ambientet e SPAK, duke theksuar bindjen e tij se “drejtësia një ditë do të shprehet për veprime që ai i konsideron të paligjshme”.

“Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lashë është kujtesë se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”, përfundoi Berisha.

Berisha u ndal edhe tek prania e gjerë e trupit diplomatik gjatë procesit të zgjedhjes së drejtuesit të SPAK, të cilën e cilësoi si të paprecedent.

Sipas tij, kjo prani lidhej me shqetësime për ndërhyrje dhe presione në procesin e përzgjedhjes.

Berisha deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e institucioneve të drejtësisë së posaçme. Berisha u shpreh se ky sistem drejtësie është një sistem totalisht i falimentuar.

/gj.m/j.p/

 

The post Berisha: Vendimi i Kushtetueses për Ballukun mbyll mundësinë e hetimit të ministrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama për heqjen e pezullimit të Ballukut: U eliminua një precedent unik në botë

14 December 2025 at 11:54

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi masën e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të muajit janar 2026.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Kryeministri vlerësoi se me këtë vendim në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit.

Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, Rama tha se “kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, merr kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional”.

Sipas tij, “jo thjesht e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që luftojmë bashkërisht”.

“Kjo shkreptimë nuk erdhi në qiell të pastër dhe nuk erdhi as e vetme për fat të keq ose ndoshta për fat të mirë, sepse paralelisht me pezullimin antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatësit për të rritur pagat e tyre”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se gjykatësit duan të rrisin vetë pagat e tyre.

“Jo për herë të parë, fatkeqësisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjesht të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqipërisë, me pushtetin suprem të çekiçit të drejtësisë të pavarësuar nga politika tanimë”, shtoi Rama.

Rama tha se “atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtësisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ja rritur rrogat vetes, dhe sa përkatësisht 1600 euro plus në muaj për gjykatat e prokuroritë e zakonshme dhe 3100 euro plus në muaj për Gjykatën Speciale e për SPAK-un”..

“Një shprehje e urtë italiane thotë dy indicie nuk përbëjnë një provë – çka sot në fakt po të shohësh se si fajësohet njeriu në mexhelisin tonë politik e mediatik, përbejnë, jo një provë, po dy dënime”, u shpreh Rama.

Por, Kreu i Qeverisë siguroi se nuk do ta ndjekë kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast.

“Por do të mbetet tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshëve të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës”, shtoi ai.

Kryeministri shprehu bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional në këtë drejtim.

“Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrsesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, u shpreh Rama.

/m.m/a.f/

The post Rama për heqjen e pezullimit të Ballukut: U eliminua një precedent unik në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthimi në detyrë i Ballukut/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë. U shmang një brutalitet ‘alla shqiptarçe’

By: Rovena
14 December 2025 at 09:48

Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë episodit të fundit të podcastit të tij “Flasim”.

Rama e cilësoi pezullimin si një precedent të pazakontë dhe kritikoi mënyrën se si, sipas tij, u ushtrua ndikimi mbi pushtetet e tjera të shtetit, duke e përshkruar si një “brutalitet alla shqiptarçe” që rrezikon funksionimin demokratik dhe stabilitetin ndërinstitucional të vendit.

“Gjykata Kushtetuese hoqi pezullimin e zv. Kryeministres dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit.

Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional.

Jo thjeshtë e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që  luftojmë bashkërisht.

Kjo shkrepëtimë nuk erdhi në qiell të pastër dhe nuk erdhi as e vetme për fat të keq ose ndoshta për fat të mirë, sepse paralelisht me pezullimin antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatesit për të rritur pagat e tyre”, tha kryeministri Edi Rama.

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë në detyrë zv.kryeministren njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Me shumicë votash mbledhja e gjyqtarëve vendosi të ngrijë vendimin e “pezullimit të ushtrimit të një detyre” të ndërmarrë nga Gjykata e Posaçme në datën 20 nëntor./abcnews.al

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Gjyqtarët po marrin pushtetin e qeverisë

By: armand
14 December 2025 at 09:59

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu përkohësisht në detyrë Belinda Ballukun, deri kur çështja të trajtohet në themel në janar. Në podkastin e tij, Rama tha ndër të tjera se me këtë vendim “u eliminua një precedent i rrezikshëm”. Kreu i qeverisë zgjodhi të sulmojë institucionet e drejtësisë, […]

The post Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Gjyqtarët po marrin pushtetin e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Çollaku: Akt nënshtrimi ndaj Ramës

By: Ela
13 December 2025 at 17:50

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë, duke e cilësuar atë si një akt nënshtrimi ndaj kryeministrit Edi Rama. Çollaku deklaroi se Edi Rama, sipas tij, është në fazat përfundimtare për t’u vënë nën akuzë penale dhe më pas për t’u shpallur non grata nga Shtetet […]

The post Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Çollaku: Akt nënshtrimi ndaj Ramës appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Tabaku: Shqipëria nuk mund të ketë një zv.kryeministre të pandehur

By: Elva
13 December 2025 at 13:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën rikthimit të Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se problemi nuk qëndron te vendimi i gjykatës, por te mungesa e standardeve morale në qeveri. Deputetja […]

The post Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Tabaku: Shqipëria nuk mund të ketë një zv.kryeministre të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Veliaj padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu

By: Elva
13 December 2025 at 12:44

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, duke paraqitur një padi për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesës së tyre që kundërshton masën e arrestit me burg ndaj tij. Sipas mbrojtjes, masa është antikushtetuese dhe po i shkakton dëme të drejtpërdrejta në ushtrimin e detyrës si kryebashkiak, ndaj ata kërkojnë […]

The post Veliaj padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu appeared first on BoldNews.al.

❌
❌