Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

25 December 2025 at 00:05

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.

Mesha u drejtua nga kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

“Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte. Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sikurse kemi shtegtuar në këtë vit jubilear të shpresës, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari. Jezusi mbetet për ne gjithmonë Zoti ynë, por edhe vëllai ynë. Leximet e kësaj nate, që sapo kemi dëgjuar, na ndihmojnë të kuptojmë se Krishtlindja nuk është thjesht premtimi i një përkujtimi të një ngjarjeje të kaluar. Sot shumë njerëz përjetojnë errësirën, siç dëgjojmë dhe shohim në luftë”, tha Imzot Arjan Dodaj.

Në meshë ishin të shumtë besimtarët katolikë të pranishëm, të cilët pritën mes lutjesh mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit, lindjen e Jezusit.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë, por edhe atyre ortodoksë, të cilët meshën e festës e mbajnë në mëngjesin e 25 dhjetorit.

Festa e Krishtlindjes quhet dhe Lindja në Mish e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Në Krishtlindje kremtohet lindja si njeri e Birit të Perëndisë, të atij që së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve.

Prandaj në Kishë këndohet: Virgjëresha lindi sot të përmbiqenshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; Engjëjt, me barinjtë po lavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i parëjetshmi Zot.

Festa e Krishtlindjes është kremtimi i shpëtimit të botës nëpërmjet Birit të Perëndisë, i cili u bë njeri për ne, që me anën e tij, ne të mund të bëhemi hyjnorë, bij të Perëndisë Atë, me anë të banimin ndër ne të Shpirtit të Shenjtë.

Mesha në mesnatë janë mbajtur edhe në kisha e tjera katolike, të shpërndara në 6 dioqezat e vendit.

Mesha e Krishtlindjes në katedralen e “Shën Palit”, foto: Andrin Hoxha
1 nga 32

/k.s/j.p/

The post Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

By: E S
24 December 2025 at 23:00

Një efektiv policie është arrestuar nga AMP, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij është bërë pasi pasditen e sotme ka aksidentuar me motor për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”.

Fillimisht 65-vjeçari ka qenë i shtruar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Si pasojë e këtij aksidenti i dëmtuar lehtë ka mbetur edhe efektivi i policisë.

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

By: E S
24 December 2025 at 22:08

Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave.

Paraprakisht bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva.

Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet.

Nuk dihet ende sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit, ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Policia po vijon ende aksionin.

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

By: mirseda
24 December 2025 at 21:52
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan dhe […]

Serbia ndërhyn në zgjedhje me konkurse pune e apele për ta votuar Listën Serbe

24 December 2025 at 22:45

Serbia ka premtuar punësim për serbë të Kosovës, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele që i mban në Kosovë.

Njoftimi është dhënë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, derisa është bërë e ditur se në proces është edhe konkursi për 50 vende pune i hapur në fillim të kësaj jave.

“Në këtë mënyrë do të hapen 350 vende të reja pune në sistemin shëndetësor serb në Kosovë që do të thotë jetë për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në ato pjesë. Punësimet e reja do të përmirësojnë më tej nivelin e kujdesit shëndetësor në komunitetet serbe në Kosovë, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e vet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në njoftim është treguar edhe numri i punësimeve në këto institucione.

“Duke njohur nevojën për punësim shtesë dhe modernizim të kujdesit shëndetësor në Kosovë, si dhe forcimin e institucioneve serbe të kujdesit shëndetësor në Kosovë, gjatë tre vjetëve të fundit, më shumë se 1.500 persona janë punësuar tashmë në kujdesin shëndetësor në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pos kësaj, punën në sistemin paralel shëndetësor, sipas autoriteteve të Serbisë, në gjysmën e dytë të janarit do ta fillojnë edhe 700 persona, pas konkursit të zhvilluar më parë.

Edhe para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati premtuar punësimin e 400 serbëve në institucionet paralele të shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkaq një ditë para zgjedhjeve në Kosovë është paralajmëruar se në pikën kufitare në Jarinjë do të ndahen 19 bursa për fëmijët serbë.

Sipas njoftimit nga Komiteti për Ndihmë për Kosovën nga Banjalluka, dhjetë prej tyre janë siguruar me mbështetjen e Telekomit të Serbisë.

E një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Sipas tij, Lista Serbe është “mbrojtësja e vërtetë e interesave kombëtare serbe”.

Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë janë evidentuar vazhdimisht edhe nga organizatat ndërkombëtare. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati deklaruar se kjo ndërhyrje është më e rëndë sesa ajo e Rusisë në Evropë, derisa ka kërkuar edhe reagimin e BE-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia ndërhyn në zgjedhje me konkurse pune e apele për ta votuar Listën Serbe appeared first on Sinjali.

Mila: Pranë grave kryefamiljare, të ndërtojmë së bashku të ardhme më të sigurt për fëmijët

24 December 2025 at 23:17

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Rreth 100 fëmijë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në qarkun e Elbasanit, apo që rriten nga nëna kryefamiljare, patën mundësinë që këtë fund vit të gëzojnë dhe të presin dhuratat e babagjyshit si të gjithë fëmijët e tjerë.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e festave të fundvitit, jo vetëm si një mundësi për të gëzuar fëmijët, por edhe për të biseduar me gratë kryefamiljare, deputetja Sara Mila tha se do të jetë pranë këtyre familjeve për çdo lloj mbështetje që ata kanë nevojë, sidomos për të dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

“Ne do të jemi gjithmonë pranë për t’iu ndihmuar. Edhe sot pavarësisht festës, ne do të kemi një mundësi që të ulemi dhe të shikojmë të gjitha mundësitë që zyra e punës ofron për të gjitha ju qoftë për punësim qoftë për trajnime të mundshme që pastaj të shkoni drejt punësimit. Nuk jam thjesht përfaqësuesja juaj në Parlamentin e Shqipërisë, jam njëra nga ju. Jam një mami që kalon shumë pak kohë me vajzën time në mënyrë të atillë që të mundem që nëpërmjet shembullit që jap ta bëj atë që të jetë e pavarur nesër sepse pa diskutim nuk mund të varemi më në krahët e njëri – tjetrit. Duhet të varemi te krahët dhe shpatullat tona”, u shpreh deputetja Mila.

Drejtuesja e zyrës së punës në Elbasan, Marsida Hyseni, e pranishme në këtë takim u njoh me raste konkrete, të cilat kërkonin vëmendje më imediate për situatat specifike. Gjithashtu ajo dhe stafi i zyrës së punës ofruan informacion mbi të gjitha programet e mbështetjes dhe mekanizmat se si këto familje të munden të përfitojnë.

“Ju përfitoni programe të nxitjes së punësimit të cilat zyra e punës i ofron. Nxitja punësimit është për ju që keni kujdesin për fëmijët apo kujdesin për moshat e teta apo që keni prindër në shtëpi, të afërm që mund të kujdeseni dhe e keni të pamundur që të punoni me kohë të zgjatura. Ne kemi disa programe të cilat ndihmojnë për një vit që ju të paktën të filloni të dilni nga shtëpia. Mbi të gjitha do vijë një moment që do na vijë dhe pensioni dhe në momentin që nuk keni kontribute do të thotë që ne nuk do të arrijmë dot të sigurojmë një pension”, u shpreh ajo.

“Atëherë pse të lodhemi kaq gjatë dhe të rrimë në pritje kur ne mund të punojmë sot, të integrojmë veten tonë. Zyra e punës ofron programe të nxitjes së punësimit, formim profesional për secilin prej jush që ka dëshirën e mirë të formohet nga ana profesionale sepse tipologjia e qytetit të Elbasanit patjetër që është nj qytete industrial dhe e ka fokusin te kjo fushë, por jo vetëm. kemi dhe punë të tjera, të cilat janë dhe në fushën e ekonomisë, dikush që ka mbaruar studimet apo fëmijët tuaj që kanë mbaruar një studim akademik apo fëmijët tuaj që anë mbaruar një formim profesional në shkollat e formimit profesional duhet të afrohen pranë zyrave të punës që të bëjmë regjistrimet, ti orientojmë drejt formimit profesional. Mund të trajnoheni nga zyra e punës në qendrën e formimit profesional dhe ky trajnim është falas në momentin që ti bëhesh pjesë e zyrës së punës dhe behësh pjesë e një pune të denjë”, theksoi ajo.

Deputetja Mila vuri theksin te ndihma e mëtejshme për fëmijët që kalojnë moshën 18 vjeç duke u ndalur te prioritetet që ata kanë si në aplikimin e kredive të buta ashtu edhe në banesat sociale që ofrohen nga bashkia apo qoftë dhe nga institucione vendore që kanë bashkëpunim me bashkinë.

/m.q/j.p/

The post Mila: Pranë grave kryefamiljare, të ndërtojmë së bashku të ardhme më të sigurt për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama i bleu 2.9 mln euro tokën Naureda Llagamit, që t’ia falte Carlo Bollinos

By: Elva
24 December 2025 at 23:11

Dëm i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e dhuruar Carlo Bollinos. Në vijim do t’ju tregojmë se si, duke luajtur vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe ndërhyrjeve në Gjykatë, një faturë tjetër prej 2.9 milionë eurosh është marrë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë për të kompensuar ish-pronarët. Dhe këtë herë skandali […]

The post Rama i bleu 2.9 mln euro tokën Naureda Llagamit, që t’ia falte Carlo Bollinos appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e tij, arrestohet polici në Tiranë

By: armand
24 December 2025 at 22:55

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar pasditen e sotme në Tiranë i ka marrë jetën një 65-vjeçari, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, i dyshuar si autor i ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar të AMP (Rajoni Tiranë), është vënë në pranga inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme […]

The post Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e tij, arrestohet polici në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Media private me para publike! Report TV i Carlo Bollinos u ndërtua me fondet e AKSHI-t

By: Elva
24 December 2025 at 22:53

Deri këtu, rezulton e provuar tashmë se Carlo Bollino, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, drejtues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe vetë Kryeministri Edi Rama, kanë vepruar në paligjshmëri, duke grabitur një pronë shtetërore. Një pronë e grabitur, dokumente të falsifikuara dhe para të munguar në arkën e shtetit. Por paligjshmëria nuk u mjaftua […]

The post Media private me para publike! Report TV i Carlo Bollinos u ndërtua me fondet e AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet te rrethrrotullimi i Liqenit

By: Elva
24 December 2025 at 22:10

Një automjet është përfshirë nga flakët pak më parë në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit në Tiranë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti.

The post FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet te rrethrrotullimi i Liqenit appeared first on BoldNews.al.

Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

By: armand
24 December 2025 at 22:01

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të menaxhonte por edhe të garantonte mosvjedhjen e këtyre fondeve. Për Belinda Ballukun kemi folur dhe do të flasim gjatë. Por sot do të ndalemi te arsyeja se përse ju, të nderuar qytetarë, nuk […]

The post Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV appeared first on BoldNews.al.

Si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut

By: Elva
24 December 2025 at 21:54

Në vitin 2015, ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor hartuan dhe miratuan 10 paketa shëndetësore. Ato janë të konstatuara dhe tregojnë rrugët se si do të trajtohet secila prej këtyre 10 diagnozave. Premtimi ishte që shumë shpejt të hartoheshin edhe paketat e tjera, por ende kjo nuk ka ndodhur. […]

The post Si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Noka publikon foton dhe ironizon PS: Zyra në shitje për arsye burgimi

By: mirseda
24 December 2025 at 20:09
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një zyre të Partisë Socialiste, mbi të cilën është vendosur njoftimi “Shitet”, e shoqëruar me mesazhin ironik “Shitet për arsye burgimi”. Sipas Nokës, pamja është simbolikë e fortë e realitetit që po përjeton Partia Socialiste: drejtues dhe ish-zyrtarë të […]

Ismet Beqiri: Mbështetje e jashtëzakonshme nga Vranjevci

24 December 2025 at 22:00

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, ka marrë një mbështetje të madhe nga qytetarët e Kodrës së Trimave.

Në një takim me qytetarët, Beqiri u shpreh i emocionuar për pjesëmarrjen e madhe, duke theksuar se salla sportive nuk arriti t’i zinte të gjithë të interesuarit.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jesh Vranjevcali. Faleminderit shumë Kodra e Trimave, Vranjevci im”, u shpreh Beqiri.

Ai ftoi qytetarët të mbështesin LDK-në në zgjedhje, duke rikujtuar numrat zgjedhorë: LDK 123, ndërsa ai garon me numrin 37.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ismet Beqiri: Mbështetje e jashtëzakonshme nga Vranjevci appeared first on Sinjali.

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit

24 December 2025 at 21:28

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen e sekretarit amerikan Marco Rubio për festat e fundvitit.

Dugolli ka shkruar se është i nderuar që është bashkuar në një pritje të tillë festive dhe se është falënderues për mikrpritjen e ngrohtë.

“I nderuar që u bashkova me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe znj. Jeanette Rubio për një pritje të mrekullueshme festive. Mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen bujare, si dhe për mundësinë për të shkëmbyer urimet më të mira për një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur”, ka shkruar Dugolli.

Honored to join Secretary of State Marco Rubio and Mrs. Jeanette Rubio for a wonderful holiday reception. Grateful for the warm welcome and gracious hospitality, and for the opportunity to exchange best wishes for a Merry Christmas and a Happy New Year. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/QDoskiSXdF

— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 24, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit appeared first on Sinjali.

Katër ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

24 December 2025 at 20:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se edhe këtë vit, dhe vetëm katër ditë para zgjedhjeve, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Sipas Kurtit, kjo mbështetje do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, ka shkruar ai.

Kryeministri thekson se mosvotimi i buxhetit nga opozita ka vështirësuar punën, por qeveria ka bërë të pamundurën që mbështetja të sigurohet edhe këtë vit.

Në fund, Kurti uroi qytetarët: “Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët appeared first on Sinjali.

Anita Haradinaj: Nana Rukë qau prej komenteve të Alban Krasniqit të VV-së për të

24 December 2025 at 20:03

Anita Haradinaj, gruaja e Ramush Haradinajt, ka deklaruar se nëna e Ramush Haradinajt, e cila i ka dhënë Kosovës djem në luftë, ka qarë një ditë pasi Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut deklaroi se Ramush Haradinaj po e përdorë nënën e tij, pasi ajo u shfaq e emocionuar për djemtë që iu vranë në luftë.

Unë jetoj me vjehërr, edhe nuk e kom pa najherë ma të lëndume, sepse ajo është nanë, dhe kur e bënë një koment për fushatë, edhe ajo e ka bre njëfarë kufini, njëfarë etike, sepse njeriu jeton edhe mbi disa baza njerëzore e etike. Është e turpshme”.

Kur jom çu në mëngjes, ka qajtë ajo. Edhe nuk po e përdor, tregoni atij djalit, por le të jetë ky një mësim për njerëzit e tjerë. Sepse boll ka qajtë ajo e shkreta, dhe tash me qajtë për komentet e tij,për të…” – ka thënë Anita Haradinaj në T7.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Anita Haradinaj: Nana Rukë qau prej komenteve të Alban Krasniqit të VV-së për të appeared first on Sinjali.

Braho: Prioritet i SPAK, askush të mos jetë mbi ligjin

24 December 2025 at 21:02

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Drejtuesi i ri i SPAK, Klodjan Braho do të ketë prioritet të punës së tij në krye të institucionit të drejtësisë të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij.

I pyetur nga BIRN, Braho i cili mori detyrën e kryeprokurorit të SPAK më 19 dhjetor, u shpreh se “do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre”.

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një mandate trevjeçar duke zëvendësuar Altin Dumanin.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është institucion i dalë nga reforma në drejtësi.

Braho renditi si kusht të rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve.

“Do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”, vuri në dukje ai.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përfundoi Braho.

The post Braho: Prioritet i SPAK, askush të mos jetë mbi ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali i AKSHI-t, Beci: Ndërhyrja e krimit të organizuar te politika s’ka qenë kurrë në këto nivele

By: armand
24 December 2025 at 21:43

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci në një intervistë në emisionin “Oponencë”, në News24 u shpreh se vendi në ka qenë kurrë në këtë situatë shqetësuese në të cilën ndodhet sot. Ai tha se kurrë nuk është parë më parë që krimi i organizuar të ndërhynte në këto nivele në politikë. Gjatë intervistës shpjegoi […]

The post Skandali i AKSHI-t, Beci: Ndërhyrja e krimit të organizuar te politika s’ka qenë kurrë në këto nivele appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi rrëqethës i të riut me hemofili: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin siç shkruhen në recetë

By: Elva
24 December 2025 at 21:34

Besart Qerimi është 22 vjeç, por fiziku i tij i ngjan një fëmije 12-vjeçar. Që në moshën 5-vjeçare, ai u diagnostikua me hemofili, një çrregullim i rëndë i mpiksjes së gjakut, që kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe rigoroz. Familja Qerimi u zhvendos nga Kukësi në Tiranë më shumë se dy dekada më parë, por jeta […]

The post Denoncimi rrëqethës i të riut me hemofili: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin siç shkruhen në recetë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌