❌

Normal view

Macron paralajmëron Evropën: Nëse Putin i imponon vullnetin Ukrainës, i gjithë kontinenti dobësohet!

14 November 2026 at 22:55
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka rikonfirmuar mbështetjen e Francës për Ukrainën, duke paralajmëruar se një fitore e imponuar nga Rusia do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e gjithë Evropës. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Macron theksoi se mbështetja për Kievin nuk është vetëm çështje solidariteti me Ukrainën, por edhe një […]

Kushner nga Abu Dhabi: Hapi i radhës, bisedimet e drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Evropës!

14 November 2026 at 22:43
Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po përgatitin një raund të ri negociatash trepalëshe për përfundimin e luftës në Ukrainë. Paralelisht, Uashingtoni synon të nxisë nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Moskës dhe partnerëve evropianë. Në një deklaratë publike nga Abu Dhabi, Kushner bëri të […]

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez

14 November 2026 at 22:36
Pamjet filmike dhe fotografitë nga hetimet e autoriteteve hungareze zbulojnë mënyrën se si miliona euro në para të gatshme ishin fshehur në vende të ndryshme, përfshirë pyje, ndërtesa dhe depo fermash, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit të Hungarisë, Miklos Sesztak. Në pamjet e publikuara shihen autoritetet duke gërmuar me […]

Pentagoni shqyrton tërheqjen e 5 mijë trupave nga Evropa, Gjermania më e prekura

14 November 2026 at 22:22
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po planifikon tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa, një shifër më e ulët nga sa kishin frikë aleatët evropianë të NATO-s. Lajmi raportohet nga Bloomberg, duke iu referuar burimeve të informuara mbi diskutimet brenda administratës amerikane. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e reduktimit të trupave do […]

Protesta masive në Portugali, mijëra qytetarë kundër shtrenjtimit të banesave

14 November 2026 at 22:19
Mijëra qytetarë kanë protestuar në 32 qytete të Portugalisë, duke kërkuar masa urgjente për garantimin e së drejtës për strehim dhe frenimin e rritjes së çmimeve të banesave dhe qirave. Protestat u organizuan nga platforma “Casa para Viver” (Shtëpi për Jetën), nën sloganin “Nuk do të na e hiqni të drejtën për strehim”. Pjesëmarrësit kërkuan […]

Shpërthim në një minierë në Kolumbi, dy minatorë të vdekur dhe dy të zhdukur

14 November 2026 at 22:18
Një shpërthim i fuqishëm në një minierë në një zonë rurale të Kolumbisë qendrore ka shkaktuar vdekjen e dy minatorëve, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Minierave, e cila njoftoi se ekipet e shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e minatorëve të zhdukur. Sipas agjencisë, operacioni […]

Francë/ Sulm kibernetik ndaj platformës postare Maileva, vidhen të dhënat e 22 milionë personave

14 November 2026 at 22:16
Platforma franceze e postimeve Maileva, në pronësi të grupit La Poste, është goditur nga një sulm kibernetik në muajin shtator, gjatë të cilit janë vjedhur të dhënat personale të rreth 22 milionë personave. Ngjarja është bërë publike vetëm së fundmi, më shumë se një muaj pas incidentit. Sipas një komunikate zyrtare të kompanisë, sulmi ka […]

Koçeku ironizon Ramën: PS s’kontrollon dot veten, si do drejtojë shtetin?

14 November 2026 at 21:56
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka ironizuar zhvillimet gjatë mbledhjes dhe kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Koçeku ka komentuar ndryshimet e qëndrimeve gjatë Asamblesë, duartrokitjet dhe diskutimet lidhur me përjashtimet nga partia. Në reagimin e […]

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 November 2026 at 21:54
Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në janar të këtij viti. Përpara këtij emërimi, ai kishte mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me shkarkimin e […]

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

14 November 2026 at 21:52
65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi këtë të shtunë. Ai ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar për kontributin e tij ndër vite […]

7 orë seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

14 November 2026 at 20:46
Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Leonard Suçi, ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e Spitalit të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun. Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë […]

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14 November 2026 at 20:28
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një video, duke mohuar shkrimet që sipas tij pretendojnë se ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Braçe thekson se nuk i ka përdorur kurrë votat e qytetarëve për pazare personale, ndërsa nënvizon se postet dhe karriget nuk kanë […]

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

14 November 2026 at 20:25
Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së shtunës. Aksidenti më i rëndë ndodhi pranë tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin. Si pasojë humbën jetën dy persona, drejtuesi 42-vjeçar i njërit […]

Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

14 November 2026 at 20:11
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar një propozim të negociatorëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë, sipas të cilit Ukraina mund të tërhiqet nga rajoni lindor i Donbasit në këmbim të anëtarësimit në NATO. Zelensky bëri të ditur se kjo ishte hera e parë që pala amerikane kishte ngritur një mundësi të tillë gjatë […]

Maran dhe Asllani në prag të sfidës me Bjellorusinë: Nuk bëjmë llogari, objektivi është fitorja

14 November 2026 at 19:53
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani kanë dalë në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në prag të ndeshjes së fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, e cila do të luhet nesër në orën 18:00. Trajneri Rolando Maran e vlerësoi Bjellorusinë si një kundërshtar të […]

Mbyllet pas 5 orësh protesta e studentëve, digjen kosha e tabela reklamash, kangjella në mes të rrugës

14 November 2026 at 19:30
Për herë të dytë brenda javës, studentët mblodhën forcat për protestë kombëtare brenda një kohe të shkurtër. Demokratët nuk u shfaqën. Refuzimi i studentëve dhe incidentet në protestën e javës së shkuar bënë që Sali Berisha të mos thërriste tubim në mbështetje të tyre. Qëndrimi para Ministrisë së Arsimit nuk zgjati shumë, pasi dogjën koshat […]

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

14 November 2026 at 19:19
Donald Trump pritet të zhvillojë një takim historik trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, në kuadër të samitit të APEC-ut në Kinë. Në fokus të takimit do të jetë reduktimi i armëve bërthamore, në një kohë kur skadon traktati i fundit i kontrollit të tyre mes Shteteve të Bashkuara dhe […]

Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Qukës-Prrenjas, një drejtues përfundon në spital

14 November 2026 at 19:06
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Qukës/Prrenjas tek ura e Torromanit. Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën duke përfunduar jashtë rrugës nga përplasja e fortë. Njëri prej drejtuesve të mjeteve është plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dëmet materiale të shumta, mjetet janë shkatërruar thuajse tërësisht. Mendohet se aksidenti […]

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës

14 November 2026 at 18:52
Protesta e zhvilluar sot në Tiranë, e thirrur nga studentët, është shoqëruar me disa momente tensioni, por edhe me episode të veçanta gjatë marshimit. Teksa protestuesit po marshonin drejt Kryeministrisë, dy të rinj morën një stol dhe e vendosën në mes të rrugës. Ata u ulën qetësisht në stol, të buzëqeshur, ndërsa protestuesit e tjerë […]

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

14 November 2026 at 18:33
Të paktën gjashtë palestinezë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë, kanë humbur jetën nga një sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në jug të Gazës. Autoritetet palestineze raportojnë dëme të mëdha në repartin e kirurgjisë. Izraeli thotë se objektivi i sulmit ishte një komandant i Hamasit. Sulmi ka goditur një strukturë spitalore ku po trajtoheshin […]
❌