Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barnat e rimbursueshme/ Mungesë kontrolli, skadenca të padokumentuara dhe spitale pa ilaçe

By: armand
5 January 2026 at 08:30

Auditimi i ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për vitin 2024 evidenton mangësi të theksuara strukturore, procedurale dhe funksionale në menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e barnave të rimbursueshme. Sipas raportit, për periudhën e audituar janë konstatuar gjithsej 45 gjetje me masa organizative, 3 gjetje […]

The post Barnat e rimbursueshme/ Mungesë kontrolli, skadenca të padokumentuara dhe spitale pa ilaçe appeared first on BoldNews.al.

Ky qetësues popullor mund të sjellë më shumë dëm se dobi

By: Ela
25 December 2025 at 13:49

Studiuesit thonë se ky ilaç ka të ngjarë të rrisë rrezikun e efekteve të rënda anësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, dhe se dëmet e tij mund t’i tejkalojnë përfitimet. Një rishikim i gjerë i studimeve ekzistuese sugjeron se tramadoli, një opioid i fortë që përshkruhet shpesh për dhimbje kronike, ofron vetëm lehtësim të kufizuar për […]

The post Ky qetësues popullor mund të sjellë më shumë dëm se dobi appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi rrëqethës i të riut me hemofili: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin siç shkruhen në recetë

By: Elva
24 December 2025 at 21:34

Besart Qerimi është 22 vjeç, por fiziku i tij i ngjan një fëmije 12-vjeçar. Që në moshën 5-vjeçare, ai u diagnostikua me hemofili, një çrregullim i rëndë i mpiksjes së gjakut, që kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe rigoroz. Familja Qerimi u zhvendos nga Kukësi në Tiranë më shumë se dy dekada më parë, por jeta […]

The post Denoncimi rrëqethës i të riut me hemofili: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin siç shkruhen në recetë appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Pse vazhdojmë të marrim ilaçe edhe kur nuk janë të nevojshme?

12 December 2025 at 20:11

TORINO, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Është një nga paradokset më pak të diskutuara të mjekësisë moderne: inercia e përshkrimit të ilaçeve, shkruan salute.eu.

Mijëra njerëz çdo ditë marrin ilaçe për përdorim të përkohshëm, por ato mbeten në fuqi për muaj ose vite pa një indikacion të vërtetë klinik, me kosto, efekte anësore dhe rreziqe që askush nuk i kishte parashikuar.

Por cilat janë ilaçet që vazhdojmë t’i marrim më shpesh pa nevojë sot?

“Ilaçet që mbrojnë nga ulcerat, ilaçet e famshme gastroprotektive, janë ndër ilaçet që merren më shpesh pa një nevojë të vërtetë mjekësore”, përgjigjet Armando Genazzani, president i Shoqërisë Italiane të Farmakologjisë (SIF) dhe profesor i Farmakologjisë në Universitetin e Torinos.

Një shembull tjetër janë benzodiazepinat për pagjumësinë.

Por pse askush nuk i ndalon këto terapi?

A është më shumë një problem për mjekët apo pacientët që kanë frikë të ndalojnë së marri një pilulë “rutinë”?

“Shumë nga këto receta fillohen nga një specialist, ose pas daljes nga spitali, dhe më pas vazhdojnë nga inercia. Ndonjëherë janë mjekët që nuk arrijnë të verifikojnë se çfarë po merr pacienti, veçanërisht sepse ilaçi ndonjëherë është përshkruar nga një koleg tjetër. Në raste të tjera, janë vetë pacientët që, duke u ndjerë mirë, duan të vazhdojnë trajtimin, të pavetëdijshëm se mirëqenia e tyre nuk vjen nga marrja e një pilule magjike’’, shton Genazzani.   /os/

 

The post FOKUS – Pse vazhdojmë të marrim ilaçe edhe kur nuk janë të nevojshme? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

By: Elva
17 November 2025 at 19:53

Opozita protestoi sot përpara Kryeministrisë, ku kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK për aferën e Tunelit të Llogarasë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ky tubim shënon “Foltore 2”, një platformë parlamentaro-qytetare ku sipas tij opozita synon të “shpëtojë Shqipërinë nga […]

The post Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku appeared first on BoldNews.al.

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

By: Elva
5 November 2025 at 22:19

Në çdo spital të vendit, çdo ditë prodhohen mbetje spitalore. Nëse ato nuk trajtohen sipas standardeve, kthehen burim sëmundjesh për popullatën. Shpesh, në koshat urbanë shohim mbetje spitalore si: garza me gjak, shiringa, substanca toksike, por edhe medikamente, antibiotikë, shurupë e vitamina. Fëmijë dhe të rritur, të cilët kërkojnë në koshat e mbetjeve për kanaçe […]

The post Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë appeared first on BoldNews.al.

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

By: Elva
4 November 2025 at 16:38

Pikërisht sot, ditën kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar pak ditë më parë nga ky post, – pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes – KLSh evidenton […]

The post Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave appeared first on BoldNews.al.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

By: armand
2 November 2025 at 10:47

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma. Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë. Vendimi i marrë javën e kaluar vjen […]

The post Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit appeared first on BoldNews.al.

E mitura “helmohet” me ilaçe/ Sarandë, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, u dërgua në QSUT

30 October 2025 at 10:12

12-vjeçarja e cila mori një sasi të madhe me ilaçe vijon të jetë nën monitorim nga mjekët që nga pasditja e djeshme.

Dyshohet që e mitura ka konsumuar lëndë që merren me trajtimin e sistemit nervor të trurit.

Menjëherë e mitura u dërgua në spitalin e Sarandës nga familjarët dhe më pas u transportua me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

/abcnews.al/

Delvinë/ Konsumoi ilaçe, 12-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës

By: Elva
29 October 2025 at 17:42

Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, pasi u gjet pa ndjenja në banesë nga familjarët e saj. Ata e kanë transportuar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konstatuar se e mitura kishte konsumuar disa tableta mjekësore. Ndërkohë raportohet se vajza ka pranuar se kishte marrë disa ilaçe që […]

The post Delvinë/ Konsumoi ilaçe, 12-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

By: FAKTOJE
14 October 2025 at 12:00

Sebi Alla Rreth 45 për qind e të moshuarve që janë në Institucionet Rezidenciale shtetërore (Shtëpitë e të Moshuarve), shfaqin probleme të shëndetit mendor, por në këto qendra mungon një mjek pasikiatër, apo edhe medikamentet e nevojshme për sëmundjet mentale.

Në këtë përfundim arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë në gjashtë bashki të vendit në këto qendra për periudhat 2020, 2021 dhe 2022.

“Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialistë (sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve) në IR (Shënim: Institucionet Rezidenciale); Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar në IR, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor”, thuhet në raportin e KLSH-së pas auditimit që ka kryer në, Tiranë, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Kavajë dhe Poliçan.

Shumë të moshuar, pak qendra

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 7 shtëpi të moshuarish dhe disa institucione të tjera rezidenciale që ofrojnë shërbim për pak persona, ndonëse nevoja është e madhe.

Profesor Gëzim Tushi, sociolog, në një reagim për Faktoje.al e konsideron problemin e trajtimit të të moshuarve si tepër shqetësuese dhe nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, si shtetërore ashtu edhe komunitare.

“Institucionet Rezidenciale nuk janë në nivelin e kërkuar. Të moshuarve shpesh nuk u ofrohet ekspertizë e duhur nga specialistë në diagnostikim dhe më pas trajtim. Në qendrat rezidenciale kemi përzierje diagnozash ku krahas sëmundjeve të tjera shumë të moshuar shfaqin probleme të sëmundjeve kronike si alzaimeri, demenca etj”, thotë Tushi.

Mbi çështjen e mungesës së specializuar të trajtimit të moshuarve që shfaqin edhe probleme të shëndetit mendor KLSH konstaton se nuk ofrohen qendra rezidenciale për trajtimin specifik të këtyre sëmundjeve.

“Këta të moshuar duhet të akomodohen në qendra rezidenciale për persona jo-autosuficientë dhe t’ju ofrohen shërbime social-shëndetësore në përputhje me nevojat e tyre. Aktualisht, sistemi i shërbimit social shtetëror nuk ofron qendra rezidenciale me këto specifika. Për rrjedhojë, pavarësisht problematikave shëndetësore të paraqitura kjo kategori të moshuarish akomodohet në të njëjtat ambiente me të moshuarit e tjerë në qendrat rezidenciale”, konstaton KLSH.

Gjithashtu alarmante është fakti se në të gjithë Shtëpitë e të Moshuarve nuk ka kontroll dhe ekzaminim të vazhdueshëm dhe konsulta mjekësore.

“Në Institucionet Rezidenciale për të Moshuar nuk zbatohet asnjë program, i cili parashikon ekzaminimin dhe kryerjen e vizitave apo konsultave periodike nga mjekë specialistë sipas nevojave të të moshuarve”, thotë KLSH.

Në analizim të raportit, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerrin si problematikë edhe një gjetje tjetër e cila lidhet me trajtimin dentar. “Asnjë nga Institucionet Rezidenciale për të Moshuar nuk është angazhuar në planifikimin periodik të vizitave dentare, me qëllim nxitjen e higjienës orale tek të moshuarit dhe vlerësimin e nevojave të tyre”, thuhet në raport.

Larg BE-së

Nga studimet e kryera, prof Gëzim Tushi thotë se në të gjithë vendin janë 191 mijë të moshuar të cilët shfaqin nevojën e kujdesit social, prej të cilëve 31 mijë janë të moshuar të vetmuar.

“Ata mund të kenë një banesë apo pension, por për arsye të ndryshme nuk kanë fëmijë ose të afërm që të kujdesen për ta”, tha Tushi. “Sipas mesatares së vendeve të BE-së për çdo 100 mijë banorë nevojitet një shtëpi të moshuarish, ndërsa në vendin tonë ky raport është mjaft i ulët. Tirana me rreth 1 milionë banorë ka vetëm një Shtëpi të Moshuarish”, thotë Tushi, ndërsa shton se duhet të ndryshojë ky raport, jo vetëm si objekte të ngritura në shërbim të të moshuarve, por si mundësi trajtimi.

“Një zgjidhje e mirë është ngritja e qendrave rezidenciale komunitare të hapura. Të moshuarit kanë nevojë jo vetëm për trajtim ushqimor, mjekësor apo shërbime të tjera, por edhe integrim të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë”, sugjeron, prof Tushi.

Shërbimet

Por çfarë ofron vendi për moshën e tretë që shfaq nevojë për shërbim të domosdoshëm social? Sipas Tushit, aktualisht ofrohet shërbim për vetëm 300 të moshuar në Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin, ndërsa sektori privat ofron shërbim për rreth 500 të moshuar.

“Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër shërbimesh që janë rreth 1400 të moshuar në të gjithë vendin që marrin shërbim social si një vaft ushqim, për disa ditë në javë, apo shërbime të tjera të shpejta mjekësore si matje tensioni apo glicemie”, thotë Tushi, duke iu referuar kryesisht qendrave sociale të trajtimit të të moshuarve nga njësitë vendore.

“Diskriminim në pagesa”

Sipas Ligjit 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, sistemi i shërbimeve të kujdesit shoqëror ofron shërbime falas ose kundrejt tarifave, sipas rasteve të përcaktuara në këtë ligj.

Por auditimi i KLSH-së thekson si çështje që duhet rregulluar nga institucionet përgjegjëse, kryesisht Shërbimi Social Shtetëror dhe Njësitë Vendore trajtimin e barabartë të të moshuarve. “Tarifa që paguan çdo i moshuar për jetesën në Institucionet Rezidenciale Publike është përcaktuar në masën 40% të pensionit të pleqërisë në muaj. Kjo tarifë e barabartë në shumën relative (40%) është diskriminuese sepse një pensionist që ka pensionin më të lartë paguan më shumë se një pensionist që ka pensionin minimal, ndërkohë që përfitojnë të njëjtin shërbim”, thotë KLSH.

Pa kushte

“Kushtet aktuale në rezidencat për të moshuar nuk plotësojnë nevojat e të moshuarve sipas standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit që jetojnë në qendrat rezidenciale publike. SHSSH dhe njësitë vendore nuk kanë alokuar fonde për kryerjen e investimeve në infrastrukturë, ndërtesa, pajisje dhe orendi”, thotë KLSH.

Ky institucion konstaton se mungesa e investimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja akomoduese apo shtesa në ndërtesat ekzistuese të Institucioneve Rezidenciale Publike, ndikon në mos realizimin e objektivave të reformimit të sistemit të shërbimeve shoqërore sipas standardeve të shërbimeve të përkujdesit për të moshuarit në qendrat rezidenciale.

“Decentralizimi i shërbimit social duke i dhënë përparësi hartimit të politikave dhe trajtimit të të moshuarve nga qeverisja vendore nuk solli rezultatet e pritura. Bashkitë e kanë lënë trajtimin e të moshuarve në plane dytësore, duke mos i dhënë rëndësi nevojës së madhe”, tha prof Tushi.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar appeared first on Faktoje.al.

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

By: D Marku
13 October 2025 at 18:21

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.

“Këto gjetje janë shumë shqetësuese”, ka thënë Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale.

“Teksa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet, neve po na mbarojnë mundësitë e trajtimit dhe po rrezikojmë jetë njerëzish”.

Ka vite që disa baktere kanë krijuar rezistencë ndaj ilaçeve të krijuara për t’i luftuar ato, duke i bërë trajtimet krejtësisht të padobishme.

Ekspertët besojnë se kjo situatë është rezultat i përdorimit masiv të antibiotikëve për të trajtuar njerëz, kafshë dhe ushqim.

Bakteret rezistente ndaj mikrobiomeve shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati pesë milionë vdekje tjera, sipas të dhënave të OBSH-së.

Ky institucion ka arritur në këto gjetje pas analizimit të rezistencës së baktereve në 22 antibiotikë të përdorur për t’i trajtuar infeksionet e traktit urinar, gastrointestinal, dhe ato të qarkullimit të gjakut.

The post OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve appeared first on Albeu.com.

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

By: Ela
4 October 2025 at 22:47

Gjetjet e KLSH-së tregojnë një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. Gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë. “Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna […]

The post KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara appeared first on BoldNews.al.

Skandali i ribursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

By: Elva
2 October 2025 at 15:40

Skandali rimbursimeve fiktive të ilaçeve ka shënuar një zhvillim të fortë. Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kapitali ka mësuar se aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që […]

The post Skandali i ribursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit appeared first on BoldNews.al.

Pacientët me kancer pa ilaçe, kompanitë farmaceutike tolerohen. KLSH: 49 milionë lekë penalitete nuk u vendosën

By: Fax Web
2 October 2025 at 10:33

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal të rëndë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, lidhur me furnizimin e barnave antitumorale. Sipas raportit përfundimtar të auditimit, institucioni përgjegjës për financimin dhe kontrollin e barnave nuk ka zbatuar penalitetet e parashikuara në kontratat me importuesit farmaceutikë, duke toleruar shkelje të përsëritura situatë që ka lënë pacientët onkologjikë pa trajtim.

Auditimi i KLSH ka evidentuar se gjatë periudhës 2021–2024 janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike për trajtimin e kancerit. Megjithatë, Drejtoria e Kontrollit pranë Fondit te Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë masa vetëm në 2 raste, ndërsa 47 rastet e tjera nuk janë ndëshkuar.

Sipas kontratave trepalëshe midis Fondit të sigurimeve, QSUT dhe importuesve, çdo vonesë në furnizim duhej të shoqërohej me penalitete financiare. KLSH llogarit se vlera totale e gjobave që nuk u aplikuan arrin në 49 milionë lekë.

Për më tepër, kontratat parashikonin që në rast përsëritjeje të shkeljes, importuesit që nuk plotësonin furnizimin në kohë të përjashtoheshin nga lista e rimbursimit, masë që nuk është zbatuar asnjëherë. Në raport përmenden disa kompani farmaceutike si përgjegjëse për vonesat e përsëritura. Sipas KLSH, pavarësisht shkeljeve të qarta, këto kompani janë trajtuar si “operatorë pa probleme”, duke vijuar të furnizojnë tregun pa asnjë pasojë kontraktuale.

Për këtë sjellje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur një masë administrative ndaj Fondit te sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, duke e konsideruar mosveprimin një dështim serioz të mekanizmave të kontrollit. Në raport theksohet se kjo situatë jo vetëm që ka dëmtuar financat publike, por mbi të gjitha ka kontribuar në mungesën e barnave jetike për pacientët me kancer.

Raporti i KLSH nxjerr në pah një zinxhir dështimesh ku kompanitë vonojnë, pacientët mbeten pa ilaçe, ndërsa institucioni që duhet të mbrojë interesin publik nuk vendos as gjobat e parashikuara me ligj.

Tarifat amerikane për barnat, reagon BE: Marrëveshja na mbron

By: Ela
27 September 2025 at 08:59

Pas një dite me tension të lartë, komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, ka sqaruar se nuk ka rrezik për rihapjen e një lufte tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së. Marrëveshja mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk vihet në diskutim, theksoi ai.  “Ka një angazhim të qartë nga ana e Shteteve të Bashkuara që edhe produktet […]

The post Tarifat amerikane për barnat, reagon BE: Marrëveshja na mbron appeared first on BoldNews.al.

Raporti: BE rrezikon të përballet me mungesë të ilaçeve thelbësore

19 September 2025 at 08:21

Pacientët në Bashkimin Evropian pritet të vazhdojnë të përballen me mungesa të barnave esenciale, sipas një raporti të publikuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Raporti thekson se, megjithë masat e ndërmarra deri më tani, rreziku për mungesë të disa ilaçeve – përfshirë antibiotikët më të zakonshëm – mbetet i lartë.

Gjatë periudhës janar 2022 – tetor 2024, shtetet anëtare të BE-së kanë raportuar mungesa të 136 barnave të ndryshme, duke arritur një rekord shqetësues në vitet 2023 dhe 2024.

Klaus-Heiner Lehne, përfaqësues i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, bëri thirrje për masa më të forta dhe të koordinuara për të adresuar këtë problem, duke theksuar varësinë e BE-së nga tregjet aziatike për barna të përdorimit të gjerë, si paracetamoli dhe ibuprofeni.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka pranuar nevojën për një kuadër më të fortë ligjor dhe ka shprehur optimizëm se propozimet e reja për legjislacionin që synon të luftojë mungesat do të miratohen së shpejti nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.

 

Rritet rreziku i kërpudhave rezistente ndaj ilaçeve në spitalet evropiane

By: armand
11 September 2025 at 20:45

Kërpudha patogjene “Candidozyma auris” po përhapet me shpejtësi në spitalet evropiane, sipas raportit të publikuar sot nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). “Pesë vende ,Spanja, Greqia, Italia, Rumania dhe Gjermania, kanë regjistruar shumicën e rasteve gjatë dekadës së fundit”, thuhet në njoftimin e ECDC-së. *Candidozyma auris”, më parë e njohur si […]

The post Rritet rreziku i kërpudhave rezistente ndaj ilaçeve në spitalet evropiane appeared first on BoldNews.al.

QSUNT po kthehet në qendër tregtare! PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli

By: Ela
31 August 2025 at 11:53

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që cenon drejtpërdrejt interesat e qytetarëve shqiptarë dhe sistemin publik shëndetësor. Sipas deklaratës së zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, qeveria Rama, në vend që të zgjidhë problemet e mungesës së medikamenteve dhe shërbimeve bazë, po i jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të […]

The post QSUNT po kthehet në qendër tregtare! PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli appeared first on BoldNews.al.

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

By: Ela
26 August 2025 at 11:47

Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave. Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese […]

The post 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌