TIRANË, 27 janar/ATSh/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot gjatë punimeve në Kuvend se dy janë kriteret e mirëqeverisjes së Partisë Socialiste, kriteri i uljes së borxhit dhe uljes së deficitit.
Në përgjigje të fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Vengu u shpreh se për herë të parë në një Akt Normativ, në buxhetin e fundvitit u miratua një rritje e buxhetit të Mbrojtjes.
“Kemi 97% të buxhetit të Mbrojtjes, ku 25 % është totalisht e ezauruar, çka tregon të kundërtën e asaj fotografie të rreme që tha parafolësi për sa i përket menaxhimit të financave publike dhe të gjitha këto realizohen duke ulur deficitin dhe duke ulur borxhin”, tha Vengu.
Duke iu drejtuar Bardhit dhe opozitës, ministri i Mbrojtjes u shpreh se sa herë që ata akuzojnë për keqmenaxhim dhe vjedhje, duhet të rikujtojnë këto dy fakte, ulje të borxhit, ulje të deficitit.
“Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes, në qoftë se jeni ende të interesuar për mirëqeverisjen. Një element tjetër thelbësor i këtij Akti Normativ ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025”, vijoi Vengu, duke theksuar se edhe në këtë rast shteti shqiptar ka treguar që reagon në kohë dhe është pranë njerëzve në nevojë.
“Brenda vitit, falë këtij Akti Normativ kemi mundur që të ezaurojmë gjithashtu edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret”, shtoi ministri i Mbrojtjes.
“Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë, më pranë qytetarëve në raste emergjencash dhe jemi të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritjes së buxheteve të mbrojtjes në funksion të rritjes të sigurisë kombëtare dhe sovranitetit teknologjik”, përfundoi Vengu.
Kuvendi do të mbajë këtë të martë seancën e radhës plenare, duke nisur nga ora 10:00, ku në rendin e ditës përfshihen disa çështje të rëndësishme, mes të cilave rishikimi i buxhetit të vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Deputetët do të shqyrtojnë Aktin Normativ nr. 11, i cili parashikon rialokime financiare në disa […]
TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënvizoi sot, se Mbrojtja Civile ka buxhetin më të lartë të të gjitha viteve, ndërkohë që ka mbështetjen edhe të Forcave të Armatosura dhe mjeteve ajrore zjarrfikëse.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ku të pranishëm ishin edhe Arben Kingji, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Haki Çako, drejtor i AKMC-së dhe Dorian Tola, drejtor i Agjencisë për Industrinë e Mbrojtjes, Vengu tha se po jetohet në një kohë ku emergjencat janë një realitet i përditshëm, dhe jo sezonal.
“E kemi parë në mbarë rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim, ndaj kemi edhe një reagim buxhetor domethënës. Kemi buxhetin më të lartë të gjithë këtyre viteve, sikundër edhe Forcën e Armatosur që e mbështet përmes rritjes së kapaciteteve me mjete ajrore zjarrfikëse”, tha Vengu.
“Kemi finalizimin e kontratës dhe synojmë që mjeti i parë të na vijë brenda këtij viti, ndërkohë që formojmë edhe personelin përkatës. Rinovim i flotës kombëtare të Emergjencave Civile, falë industrisë. Kemi fazën e parë përpara fundit të këtij gjashtë mujori dhe në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, fazën e dytë të prodhimit të mjeteve që do të rigjenerojnë të gjitha flotat nëpër bashki dhe në Emergjencat Civile”, tha Vengu.
Sipas ministrit Vengu, do të jenë dy baza të reja rajonale për Mbrojtjen Civile, të cilat ndërtojnë hierarkinë e reagimit.
“Pra, jo vetëm bashkitë dhe Forcat e Armatosura, por do kemi një nivel të ndërmjetëm që do jenë më pranë rrezikut. Do jetë një në Bushat për të mbuluar gjithë pellgun, Shëngjin, Velipojë, nën Shkodër, Lezhë dhe një bazë në Krane për të mbuluar jugun e vendit që përbën zonë me rrezikshmëri të lartë sa i përket zjarreve”, tha Vengu.
Kuvendi Komunal i Malishevës ka miratuar sot, me shumicë votash, buxhetin e Komunës së Malishevës për periudhën 2026–2028, me theks të veçantë në vitin 2026, i cili kap vlerën prej 22,088,710 euro.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar miratimin e buxhetit si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e komunës dhe për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.
“Ky buxhet është besim, punë dhe investim për çdo lagje e çdo fshat, për fëmijët tanë dhe për Malishevën Urbane që po e ndërtojmë bashkë”, ka deklaruar Kastrati.
Ai ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal për përkrahjen e dhënë, duke theksuar se miratimi i buxhetit krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
“Faleminderit për besimin dhe përkrahjen” ka shtuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Sipas Komunës së Malishevës, buxheti i miratuar synon investime të balancuara në të gjitha zonat e komunës, duke përfshirë zhvillimin urban, infrastrukturën, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/
Për vitin 2025, Bashkia Tiranë kishte një buxhet të konsiderueshëm për shpenzime dhe investime publike, por të dhënat zyrtare të siguruara nga vetë institucioni për Faktoje tregojnë se një pjesë e mirë e këtyre fondeve nuk u përdorën sipas planit.
Deri në dhjetor 2025, realizimi i përgjithshëm buxhetor i Bashkisë Tiranë kapi vlerën e 53%-it.
Shërbimet publike
Referuar të dhënave zyrtare të Bashkisë Tiranë, shërbimet Publike Vendore u realizuan në masën 40%. Që do të thotë se, mirëmbajtja urbane, pastrimi dhe ndriçimi publik, komponente thelbësore të këtij programi, kanë funksionuar me më pak se gjysmën e buxhetit të planifikuar.
Për ekspertin e qeverisjes vendore Agron Haxhimali ky nivel realizimi përkthehet në “shërbime të cungura, mirëmbajtje më të dobët, cilësi më të ulët dhe probleme të përditshme të pazgjidhura në qytet”
Bashkia e lidh mosrealizimin me “vonesa procedurale në prokurime” dhe “afate ligjore për shpronësime”. Haxhimali e karakterizon situatën si pasojë e “planifikimit jo realist, kapaciteteve të dobëta zbatuese dhe vonesave serioze në prokurime, sidomos për investimet kapitale”
Strehimi social
Programi i Strehimit Social paraqet një nga nivelet më të ulëta të realizimit nga 12 deri në 15%.
Sipas Haxhimalit, kjo situatë “tregon neglizhencë ndaj shtresave në nevojë, dështim politikash sociale dhe mungesë vullneti për të adresuar krizën e strehimit”
Infrastruktura
Shqetësuese gjithashtu, sipas Haxhimalit, është që sektorë shumë delikatë si ujitja dhe kullimi, emergjencat dhe strehimi kanë realizim minimal”. Sipas tij, “ky fenomen tregon një bashki të fokusuar keq, pa prioritete sociale dhe me risk të lartë për pasojat nga përmbytjet dhe krizat urbane”
Menaxhimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit kap shifrën e 21%-it, ndërsa emergjencat civile rreth 20%.
Në sektorin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile, u shpenzuan rreth 622 milionë lekë, thënë ndryshe 34%.
“Nëse do të ishin shpenzuar në mirëmbajtje, shërbime apo investime në sistem, Tirana do kishte pak më shumë ujë të pijshëm se sa kemi sot, dhe s’do të përmbyteshin sheshe, rrugë dhe lagje siç po ndodh aktualisht. Pra mosinvestimet në 2025 na shfaqin problemet që në fillim të 2026”
Planifikimi urban wshtw realizuar me vetëm 19%, ndwrsa arsimi universitar 18%.
Emergjenca
Të dhënat zyrtare tregojnë se Bashkia Tiranë nuk aktivizoi asnjë nga instrumentet e saj financiare emergjente gjatë vitit 2025. Fondi i Rezervës, i planifikuar me 731.3 milionë lekë nuk u prek asnjë qindarkë. Po ashtu as fondi i Kontigjencës.
Keqqeverisje?
Haxhimali e karakterizon situatën si “keqqeverisje,” duke identifikuar tri dimensione kryesore: planifikim jo realist që krijon buxhete të pazbatushme, prioritete që lënë pas dore sektorë kritikë si strehimi social dhe infrastruktura, dhe pasoja të matshme që mosrealizimi buxhetor sjell në jetën e përditshme të qytetarëve.
Kontradikta midis realizimit të lartë në disa fusha administrative si administrimi i zgjedhjeve 98% dhe realizimit kritikisht të ulët në shërbime sociale dhe infrastrukturë thelbësore tregon, sipas tij, se çështja qëndron në vendosjen e prioriteteve dhe orientimin e politikave publike.
Programi Buxhetor
Plan i ndryshuar 2025 (në lekë)
Fakt 11M viti 2025 (në lekë)
% realizimi
Planifikim, Menaxhim dhe Administrim
5,018,019,958
2,588,268,791
52%
Gjendja Civile
87,952,894
79,784,862
91%
Administrimi i Zgjedhjeve të Përgjithshme dhe Vendore
37,422,478
36,658,789
98%
Shërbimet e Policisë Vendore
918,266,342
789,112,923
86%
Mbrojtja nga Zjarri dhe Mbrojtja Civile
1,839,910,306
622,110,417
34%
Mbështetja për Zhvillim Ekonomik
1,534,664,569
472,303,038
31%
Shërbimet Bujqësore, Inspektimi, Siguria Ushqimore dhe Mbrojtja e Konsumatorëve
414,489,895
235,647,820
57%
Menaxhimi i Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit
88,414,838
18,592,564
21%
Administrimi i Pyjeve dhe Kullotave
13,459,753
8,921,452
66%
Rrjeti Rrugor Rural
9,422,922,404
5,884,842,545
62%
Transporti Publik
2,080,031,211
1,617,426,417
78%
Fondi i Rezervës
731,346,350
–
0%
Fondi i Kontigjencës
40,000,000
–
0%
Menaxhimi i Mbetjeve
3,241,903,462
2,372,831,604
73%
Planifikimi Urban Vendor
2,781,652,409
533,023,151
19%
Strehimi
13,671,673
1,573,917
12%
Programet e Zhvillimit
2,025,411,607
836,323,109
41%
Shërbimet Publike Vendore
7,400,299,224
2,981,928,191
40%
Sport dhe Argëtim
639,453,036
484,311,489
76%
Trashëgimia Kulturore, Eventet Artistike dhe Kulturore
Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.
Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.
Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.
Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.
Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, çka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.
Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri. Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.
Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.
Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, dukë dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.
Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.
Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.
Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.
Çdo fund viti qeveria miraton buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.
Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./ B.Hoxha
Një pjesë e pagesave të datës 7 janar që i takojnë 24 dhjetorit 2025
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme, ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 33 vota për dhe asnjë kundër.
Shtyllat kryesore të buxhetit i prezantoi kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili bëri të ditur se buxheti për vitin 2026 arrin shumën prej 41.928.924 euro, apo afër 42 milionë euro.
Gjatë debatit, përkrahje paraprake për buxhetin dhanë Besnik Shala (VV), Nazim Gagica (AAK) dhe Naser Arifi (Guxo), duke parashtruar njëkohësisht edhe disa kërkesa për investime komunitare. Ndërkaq, opozita, përfaqësuar nga Gentrit Murseli (LDK) dhe Riad Rashiti (PDK), shfaqi kritika dhe vërejtje, duke e kushtëzuar votimin me inkorporimin e dhjetëra projekteve komunitare.
Pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetari Hyseni bëri të ditur se janë dakorduar që tetë nga 20 kërkesat e LDK-së të përfshihen në buxhet, në vlerë prej 764 mijë euro, si dhe kërkesa e partisë Guxo për rregullimin e parkut në Miresh. Sa i përket kërkesave të PDK-së, me theks të veçantë për varrezat e qytetit, ai tha se janë dakorduar që ato të inkorporohen gjatë bartjes së buxhetit në muajin shkurt, përkatësisht për rritjen e buxhetit për këtë projekt.
Në seancë kontribuuan me kërkesa, kritika dhe rekomandime edhe asamblistët Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Bujar Nevzati, Fitim Guda, Fatos Ramadani, Lirije Kosumi, Burhan Isufi dhe Gresa Avdiu.
Po ashtu, në seancën e sotme dha betimin anëtari më i ri i Kuvendit Komunal, Renan Imam, ndërsa Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarin për Komunitete, Kadir Hysein. /KP/
Anomalitë në ekzekutimin e buxhetit të shtetit sipas planit janë thelluar ndjeshëm gjatë vitit 2025.
Tirana dhe qytetet e tjera të vendit ende vuajnë nga mungesa e furnizimit me ujë dhe drita, radhët e trafikut bëhen kilometrike nga jugu në veri nga investimet e gabuara në infrastrukturë, ndërsa qeveria e Shqipërisë për disatin vit radhazi nuk arrin të përmbushë detyrimet që lindin nga ligji për buxhetin.
Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave (grafiku i mëposhtëm) përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa. Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.
Në terma mujorë, shpenzimet kanë qenë relativisht të kontrolluara gjatë pjesës më të madhe të vitit, me nivele më të ulëta në fillim të vitit dhe një rritje graduale në pranverë e verë. Muaji dhjetor shënon kulmin e shpenzimeve (84 miliardë lekë), një praktikë e zakonshme për mbylljen e vitit fiskal, por edhe kjo rritje nuk ka mjaftuar për të arritur nivelin e planifikuar vjetor.
Këtë vit për shkak të hetimeve të SPAK mbi entet kryesore shpenzuese, është treguar më shumë kujdes në alokomimin e fondeve. Prej vitesh është bërë praktike që një pjesë e madhe e buxhetit te çelet në dhjetor kryesisht mbi kompanitë që kishin kontrata me qeverinë kryesisht për punime në rrugë. Hetimet dhe masat e sigurisë mbi kupolën drejtuese të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës i kanë frenuar disi pagesat.
Pagesat e muajit dhjetor edhe vitet e kaluara nuk ishin mbi punimet faktike të momentit.
Çdo fund viti qeveria miraton buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.
Edhe me 2024 buxhetit të shtetit i kanë tepruar 420 milionë euro, të cilat nuk kanë arritur të shpenzohen sipas programit. Me ndryshimet e fundit në aktin normativ për vitin 2024 ishin planifikuar për tu shpenzuar 771,3 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 728.5 miliardë lekë ose 42.7 miliardë lekë më pak se plani.
Këtë vit teprica është shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK.
Duke nisur nga 1 janari 2026, shteti shqiptar do të operojë me një portofol financiar të ri, i cili parashikon të ardhura rekord prej 823 miliardë lekësh dhe shpenzime që arrijnë në 886.7 miliardë lekë. Ligji Nr. 87/2025 “Për Buxhetin e vitit 2026”, i dekretuar së fundmi nga Presidenti Bajram Begaj dhe i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton prioritetet ekonomike, limitet e borxhit dhe ndarjen e…
Dorjan Teliti ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po menaxhohet Bashkia e Tiranës, duke theksuar mungesën e transparencës dhe problematikat me të cilat, sipas tij, përballen çdo ditë qytetarët. Në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News24, Teliti foli për situatën në Bashkinë e Tiranës, zhvillimet në Partinë Demokratike si dhe rolin e […]
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026–2028, si dhe paketën fiskale. Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Buxheti i vitit 2026 është 6% më i lartë se ai i këtij viti dhe arrin në rreth 6.85 miliardë lekë. Këshilltarët e opozitës shprehën rezerva për […]
Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët […]
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi Buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Më herët, Këshilli kishte kërkuar pjesëmarrjen e Veliajt në diskutimet për buxhetin, por SPAK refuzoi kërkesën, ndërsa vetë kryebashkiaku kishte paralajmëruar me anë të një letre se miratimi i buxhetit pa praninë e tij nuk do të ishte legjitim.
Buxheti i miratuar parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike. Po ashtu, janë parashikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.
Gjatë seancës nuk u hodhën në votim 29 amendimet e propozuara nga opozita, me një vlerë totale prej rreth 90 milionë eurosh.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak të Tiranës para miratimit të buxhetit 2026. Në letër, kryebashkiaku Veliaj thekson se sipas ligjit, ata duhet të marrin mendimin e tij, pasi miratimi pa konsultim me Kryetarin e Zgjedhur përbën devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim i realizimit të mandatit të tij demokratik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kërkon që organi vendimmarrës të mos miratojë projektbuxhetin e vitit 2026 pa u konsultuar paraprakisht me të. Veliaj argumenton se një veprim i tillë do të përbënte devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim […]
Mes pakënaqësisë për rritjen e pabarazisë, abuzimeve dhe orientimin e fondeve publike kryesisht drejt koncesioneve, Lëvizja Bashkë shprehu kundërshtinë e saj ndaj buxhetit të 2026 përmes një proteste para Kuvendit. Ata kërkuan përgjegjësi nga qeveria për abuzimet me detyrën, politika që garantojnë dinjitet dhe minimum jetik.
Buxheti 2026 rikthen Lëvizjen Bashkë para Kuvendit
Mirjeta, pensioniste nga Tirana, thotë se jeton me 17 mijë lekë në muaj. Ajo tregon se pa ndihmën e fëmijëve nuk do të siguronte as bukën e përditshme. Bashkë me shoqen e saj dhe dhjetëra qytetarë, ajo iu bashkua të enjten protestës së Lëvizjes Bashkë para Kuvendit, me thirrjen “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë!”.
Ndërsa qytetarët protestonin, Kuvendi diskutonte buxhetin e vitit 2026. Lëvizja Bashkë e konsideroi atë të pabarabartë, regresiv dhe të ndërtuar mbi politika që rëndojnë shtresat e varfra.
Eduart Koruni, profesionist i sapodalë në pension, tha për Citizens.al se shumica e pensionistëve marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj. Ai thekson se kjo shumë nuk mjafton “as për bukë dhe djathë”.
Klodi Leka, nga Lëvizja Bashkë, kritikoi mënyrën e mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ai theksoi pabarazinë e taksimit duke këmbëngulur se “shteti taton 20% bukën, 6% kazinotë dhe 0% investitorët strategjikë.”
Mirela Ruko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Lëvizjes, theksoi peshën që mbajnë mësuesit, mjekët, punëtorët dhe bujqit në ekonominë e vendit. Ajo argumentoi se pasuria e krijuar me mundin e tyre përfundon në projekte klienteliste.
“Ne nuk kemi plaçkë për t’u shitur dhe asnjë ditë për t’u falur atyre,” thirri Ruko teksa shtoi se “nuk jemi popull i varfër, ka kaq vite që grabitemi dhe me mundin dhe djersën tonë ata [pushtetarët] kanë ndërtuar kështjella”.
Protestuesit përmendën pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra në qeveri si simbol të krizës së thellë të korrupsionit që, sipas tyre, ka kapluar pushtetin e Kryeministrit Edi Rama.
Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, tha se korrupsioni “vret përditë në kantieret e ndërtimit, në miniera dhe në rrugët ku të rinjtë shtyhen drejt kriminalizimit”.
Ai shtoi se 720 mijë pensionistë mbijetojnë vetëm falë solidaritetit familjar.
“Pa ndihmën e fëmijëve, qindra mijëra prej tyre do të ishin duke lypur,” theksoi Qori.
Deputeti Redi Muçi iu bashkua protestës pas debatit në Kuvend, duke kritikuar orientimin e buxhetit të vitit 2026 ku 27% e tij shkon për koncesionet dhe marrëveshjet në partneritet me privatët.
Muçi theksoi se arsimi dhe shëndetësia mbeten në nivele minimale, me vetëm 2.3% dhe 2.9% të PBB-së, larg standardeve të BE-së që ofrojnë dy deri pesë herë më shumë se kaq.
Bora Mema, nga Lëvizja, u shpreh se pabarazitë e thella ekonomike e bëjnë demokracinë vetëm një iluzion. Ajo theksoi se liria e konsumit nuk është liri reale për qytetarët me të ardhura minimale.
“E vetmja liri është për të ditur cilat produkte do të zgjedhim me aq pak qindarka sa kemi në xhep”, u shpreh Mema, e cila bëri një paralele me lëvizjen për ndryshimin e sistemit 35 vite më parë.
Protesta e Lëvizjes Bashkë evidentoi sërish shqetësimin në rritje për pabarazinë sociale, prioritetet fiskale dhe abuzimet me fondet publike.
Për këtë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut, ngritjen e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.
Parlamenti ka miratuar buxhetin 2026 me 81 vota pro dhe 16 kundër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mes dhjetëra amendimeve për shtesa buxhetore për institucione e projekte të ndryshme nga deputetët, të gjithë u rrëzuan. Të vetmit që u pranuan, ishin kërkesat e institucioneve të bëra në komisionet parlamentare. 12 institucione marrin 504.9 milionë lekë shtesë…
Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” po protestojnë kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament. Qori u shpreh se prioritetet e vendit nuk po trajtohen siç duhet, duke përmendur se rritja e pagave për gjyqtarë, ministra dhe deputetë nuk është ajo që i nevojitet Shqipërisë në këtë moment. Një tjetër arsye e protestës […]
Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë lëshoi masat e sigurisë ndaj tetë personave mes të cilëve pesë punonjës e zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Mes të akuzuarve janë edhe dy drejtoret e emergjencave civile në bashki ne periudha te ndryshme Aurel Çuko, dhe Aurel Boriçi, për të cilët u vendos masa arrest shtëpie, si dhe Eleana Guçe, Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore.
Hetimi ka nisur nga denoncimi i një qytetari për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar. Në Janar 2021 bashkia Tiranë ka shembur 6 objekte, përfshirë edhe pallatin nr.140. Në mars 2021, Këshillit Bashkiak miratoi fondin për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.
Prokuroria tha se Aleksandra Mahmutllari si përfaqësuese e dy subjekteve dhe mbikqyrës i punimeve që fitoi tenderin, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive. Sipas akuzës, dokumenti u hartua nga Shyqyri Maloku në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka ka paraqitur të dhëna të rreme.
Prokuroria tha se Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.
Gjatë hetimit, prokuroria tha se Fatmir Firi në cilësinë e administratorit të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementete veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Akti i ekspertimit grafik, provoi se Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Aurel Boriçi, Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, Eleana Guçe, Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, kanë konsumuar veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës./abcnews.al
TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli zhvilloi sot një takim me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026.
Suli tha se gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash.
Sipas Sulit, bizneset janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, dhe falë lehtësirave të ofruara nga Bashkia Kamëz, sot 3552 biznese të vogla kanë përfituar nga politikat mbështetëse dhe shërbimet.
Kryebashkiaku i Kamzës theksoi se 648 biznese të reja, vetëm këtë vit, janë përjashtuar nga tarifat vendore në vitin e parë të aktivitetit.
“Bashkë vazhdojmë të mbështesim rritjen e sipërmarrjes dhe ekonomisë lokale”, tha Suli.