Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pesë mjekë të rinj i bashkohen spitaleve publike

4 January 2026 at 13:38

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Pesë mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në spitalet publike në vend, duke plotësuar nevojat dhe duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi sot përkushtimin, energjinë dhe humanizmin e mjekëve të rinj në shërbim të çdo pacienti.

“Mjekët e rinj i shërbejnë jetës aty ku ajo ka më shumë nevojë, në vendin e tyre, për njerëzit e tyre. Daniela, Besjana, Ada, Henri dhe Enejda e nisin vitin 2026 si pjesë e ekipit të QSUNT, duke sjellë përkushtim, energji dhe humanizëm në shërbim të çdo pacienti”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

 

1 nga 5

/m.m/a.f/

The post Pesë mjekë të rinj i bashkohen spitaleve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

By: M C
1 January 2026 at 16:14

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se 25 të rinj kanë të grup moshës 20-30 vjeç janë paraqitur në spital, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Ndërrimi i viteve është festuar edhe me fishekzjarrë ku tre persona kanë marrë lëndime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën nga spitali.

The post Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humbin jetën 3 të rinj (EMRAT)

By: V K
1 January 2026 at 09:30

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore në vendin e quajtur Bypass.

Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:18. Automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25-vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24-vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 2-7 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19-vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi.

The post Aksident tragjik në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humbin jetën 3 të rinj (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sherri i dhunshëm me tre të plagosur në Shkodër, policia arreston dy të rinj, procedon pesë të tjerë

By: V K
13 December 2025 at 10:01

Policia e Shkodrës, ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku tre persona mbetën të plagosur lehtë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa të rinj të zonës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24-vjeç, dhe D. K., 19-vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. D., 59-vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

The post Sherri i dhunshëm me tre të plagosur në Shkodër, policia arreston dy të rinj, procedon pesë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues

12 December 2025 at 14:12

Mes pakënaqësisë për rritjen e pabarazisë, abuzimeve dhe orientimin e fondeve publike kryesisht drejt koncesioneve, Lëvizja Bashkë shprehu kundërshtinë e saj ndaj buxhetit të 2026 përmes një proteste para Kuvendit. Ata kërkuan përgjegjësi nga qeveria për abuzimet me detyrën, politika që garantojnë dinjitet dhe minimum jetik.

Buxheti 2026 rikthen Lëvizjen Bashkë para Kuvendit

Mirjeta, pensioniste nga Tirana, thotë se jeton me 17 mijë lekë në muaj. Ajo tregon se pa ndihmën e fëmijëve nuk do të siguronte as bukën e përditshme. Bashkë me shoqen e saj dhe dhjetëra qytetarë, ajo iu bashkua të enjten protestës së Lëvizjes Bashkë para Kuvendit, me thirrjen “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë!”.

Ndërsa qytetarët protestonin, Kuvendi diskutonte buxhetin e vitit 2026. Lëvizja Bashkë e konsideroi atë të pabarabartë, regresiv dhe të ndërtuar mbi politika që rëndojnë shtresat e varfra.

Eduart Koruni, profesionist i sapodalë në pension, tha për Citizens.al se shumica e pensionistëve marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj. Ai thekson se kjo shumë nuk mjafton “as për bukë dhe djathë”.

Klodi Leka, nga Lëvizja Bashkë, kritikoi mënyrën e mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ai theksoi pabarazinë e taksimit duke këmbëngulur se “shteti taton 20% bukën, 6% kazinotë dhe 0% investitorët strategjikë.”

Mirela Ruko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Lëvizjes, theksoi peshën që mbajnë mësuesit, mjekët, punëtorët dhe bujqit në ekonominë e vendit. Ajo argumentoi se pasuria e krijuar me mundin e tyre përfundon në projekte klienteliste.

“Ne nuk kemi plaçkë për t’u shitur dhe asnjë ditë për t’u falur atyre,” thirri Ruko teksa shtoi se “nuk jemi popull i varfër, ka kaq vite që grabitemi dhe me mundin dhe djersën tonë ata [pushtetarët] kanë ndërtuar kështjella”.

Protestuesit përmendën pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra në qeveri si simbol të krizës së thellë të korrupsionit që, sipas tyre, ka kapluar pushtetin e Kryeministrit Edi Rama.

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, tha se korrupsioni “vret përditë në kantieret e ndërtimit, në miniera dhe në rrugët ku të rinjtë shtyhen drejt kriminalizimit”.

Ai shtoi se 720 mijë pensionistë mbijetojnë vetëm falë solidaritetit familjar.

“Pa ndihmën e fëmijëve, qindra mijëra prej tyre do të ishin duke lypur,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi iu bashkua protestës pas debatit në Kuvend, duke kritikuar orientimin e buxhetit të vitit 2026 ku 27% e tij shkon për koncesionet dhe marrëveshjet në partneritet me privatët.

Muçi theksoi se arsimi dhe shëndetësia mbeten në nivele minimale, me vetëm 2.3% dhe 2.9% të PBB-së, larg standardeve të BE-së që ofrojnë dy deri pesë herë më shumë se kaq.

Bora Mema, nga Lëvizja, u shpreh se pabarazitë e thella ekonomike e bëjnë demokracinë vetëm një iluzion. Ajo theksoi se liria e konsumit nuk është liri reale për qytetarët me të ardhura minimale.

“E vetmja liri është për të ditur cilat produkte do të zgjedhim me aq pak qindarka sa kemi në xhep”, u shpreh Mema, e cila bëri një paralele me lëvizjen për ndryshimin e sistemit 35 vite më parë.

Protesta e Lëvizjes Bashkë evidentoi sërish shqetësimin në rritje për pabarazinë sociale, prioritetet fiskale dhe abuzimet me fondet publike.

Për këtë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut, ngritjen e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Lexoni gjithashtu:

The post Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues appeared first on Citizens.al.

Rama tallet me të rinjtë: Punë ka, po s’duan të punojnë

By: Brisi
12 December 2025 at 14:18

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar me dekaratat e tij tallëse kundrejt të rinjve, të cilët pasi i përzuri nga vendi i tyre, i akuzon edhe për mungesë vullneti për të punuar. Gjatë një takimi me të rinjtë këtë të premte, Rama u shpreh se ata që thonë se në Shqipëri nuk ka punë, sipas tij […]

The post Rama tallet me të rinjtë: Punë ka, po s’duan të punojnë appeared first on BoldNews.al.

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

12 December 2025 at 15:35

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Shqipëria zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit.

Në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, Rama u shpreh se “kjo është dëshmi se Shqipëria ofron mundësi për të gjithë të rinjtë që duan vërtetë të punojnë e të ndërtojnë një rrugë profesionale”.

Rama tha se raporti i OECD-së flet qartë për punën që është bërë gjithë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi që ka dhënë rezultate inkurajuese.

“Janë 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit dhe mbulojnë të gjitha kategoritë dhe shkojnë nga praktika profesionale te praktika në vendin e punës, nga vetëpunësimi tek riintegrimi social”, u shpreh Rama.

Një tjetër e dhënë premtuese, sipas Kryeministrit, është që vetëm në pesë vitet e fundit, 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve.

/a.f/r.e/

The post Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nxitja e punësimit te të rinjtë/ Ibrahimaj: Mbi 7 mijë e 400 të punësuar këtë vit

By: xhir jeta
8 December 2025 at 13:59

Rreth 7 mijë e 451 të rinj janë punësuar përgjatë këtij viti. Po ashtu rreth mbi 1 mijë të rinj rezulton se janë përfshirë në Programet e Nxitjes së Punësimit dhe mbi 4 mijë e 500 janë regjistruar në arsimin profesioanal.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajnë ditën Kombëtare te Rinisë bëri tha se qeveria ka në fokus mbështetjen e rinisë përmes punësimit dhe formimit profesional

“Përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 10 mujorit të fundit është mundësuar.

Punësim i 7,451 të rinjve deri në 29 vjeç, nga të cilët 612 përmes programit pilot të Garancisë Rinore.”

Numri i personave të papunë  në vend ka vijuar uljen në muajt e parë të vitit 2025.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit./abcnews.al

 

 

 

PL: Arsimi, me buxhet nën mesataren europiane

30 November 2025 at 13:24

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Partia e Lirisë bëri sot thirrje për më tepër mbështetje për arsimin dhe vizion të qartë në mbështetje të të rinjve.

Përmes një deklarate për shtyp, sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj tërhoqi vëmendjen për realitetin e arsimit të mesëm.

“Të rinjtë po shohin nga afër se çfarë ka sjellë ky sistem i dështuar. Një arsim që nuk po i mban më të rinjtë në vend, një sistem qe po humb nxënës vit pas viti dhe një klimë ku mësuesit e mirëkualifikuar po largohen sepse nuk marrin mbështetjen që u takon”, tha ajo.

Sipas Ibrajt, Shqipëria ka një arsim që funksionon me buxhet nën mesataren europiane, dhe kjo ndihet në çdo shkollë.

“Duhet të ngremë zërin për një ndryshim real dhe te ndërtojmë një sistem arsimor që i jep arsye çdo të riu të Shqipërisë të ndërtojë të ardhmen këtu. Prandaj Partia e Lirisë do të vazhdojë të jetë mbështetje kryesore e të rinjve, të cilët janë prioritet”, tha ajo.

/m.m/j.p/

The post PL: Arsimi, me buxhet nën mesataren europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfitimet nga Plani i Rritjes i BE, takim rajonal me të rinjtë në Tiranë

19 November 2025 at 19:07

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) mblodhi në Tiranë të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor të cilët u informuan mbi përfitimet e Planit të ri të Rritjes.

“Të rinj të fuqizuar do të thotë më shumë krijimtari, më shumë sipërmarrje dhe një rajon që bashkëpunon më mirë e përballon sfidat më lehtë” – ishte motoja e këtij takimi.

Në takimin rajonal “Fireside Talk” në Tiranë të rinjtë diskutuan me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë mbi mënyrat se si Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal mund të kthehen në vende konkrete pune, më shumë mundësi dhe arsye për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, këto biseda po shndërrohen në hapa praktikë: më shumë aftësi, më shumë lëvizshmëri dhe një treg pune ku zëri i të rinjve dëgjohet.

“Mbështetja e BE-së i vendos njerëzit në qendër, veçanërisht të rinjtë. Përmes Planit të Rritjes dhe nismave të tjera të BE-së si Garancia Rinore, ne hapim dyer për mundësi të reja. Forcojmë arsimin, ofrojmë aftësi që kërkohen sot në tregun e punës, krijojmë vende pune dhe u japim të rinjve një zë real”, tha Ritva Heikkinen, shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

RCC fokusohet në promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore (EJL), me qëllim integrimin evropian dhe euroatlantik të vendeve aspirante, si dhe ofron kapacitetet operacionale dhe punon nën drejtimin politik të SEECP.

/m.m/r.e/

The post Përfitimet nga Plani i Rritjes i BE, takim rajonal me të rinjtë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore, prioritet i KQZ-së

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Rreth 47% e të rinjve votues për herë të parë e ushtruan këtë të drejtë në zgjedhjet për Kuvend të 11 majit 2025, duke shënuar një rritje të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Të rinjve që votuan brenda vendit, iu shtuan për herë të parë në këtë zgjedhje edhe 4.356 votues për herë të parë nga Diaspora.

Këto të dhëna u prezantuan sot si pjesë e diskutimeve të tryezës së zhvilluar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me fokus rritjen e edukimit të të rinjve mbi zgjedhjet.

Aktiviteti zhvillohet si pjesë e bashkëpunimit të KQZ me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP) dhe Akademinë e Studimeve Politike (ASP), për edukimin e rreth 20.000 maturantëve në shkollat e mesme në të gjithë vendin, që fituan të drejtën e votës.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri” dhe mbështetet financiarisht nga Republika Federale e Gjermanisë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore dhe edukimi i tyre zgjedhor është prioritet i KQZ-së, reflektuar kjo edhe në projektet dhe programet e edukimit zgjedhor.

“Ndaj, ky projekt i përbashkët ka shumë rëndësi për rritjen e njohurive të të rinjve mbi vlerën e votës, rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse të vendit dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive në procest zgjedhore. Rezultatet e deritanishme të projektit do të na ndihmojnë të kuptojmë ku duhet të fokusohemi dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen”, tha Celibashi.

Gjithashtu Celibashi vuri në dukje nevojën për një qasje më sistematike për edukimin e votuesve për herë të parë dhe shtrirjen e edukimit zgjedhor tek komisionerët dhe trajnerët e ardhshëm, duke kontribuar në rritjen e standardeve të zgjedhjeve.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, shprehu vlerësimin për rezultatet e programit të edukimit të të rinjve dhe njëkohësisht shprehu vijimin e mbështetjes për KQZ-në për çdo iniciativë që kontribuon në rritjen e standardeve të proceseve demokratike të vendit.

Zv.ambasadori gjerman, Thilo Schroeter, nënvizoi se pjesëmarrja e të rinjve ka rëndësi themelore për proceset zgjedhore.

“Pjesëmarrja në zgjedhje do të thotë që ju të merrni përgjegjësi për të ardhmen e vendit tuaj. E ardhmja e vendit varet nga përgjegjësia që ju merrni duke marrë pjesë në votim dhe nga zgjedhjet që ju bëni në mënyrë të pavarur nga familjarët apo rrtehi juaj shoqëror. Ju duhet të ushtroni vullnetin tuaj të votës në mënyrë të lirë. Të votosh nuk është vetëm përgjegjësi por edhe privilegj”, theksoi Schroeter.

Ndërsa drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, prezantoi në vijim një analizë të pyetësorëve të zhvilluar me mësuesit dhe maturantët e përfshirë në fushatën e edukimit për zgjedhjet e 11 majit.

Si mësuesit ashtu edhe nxënësit, vënë në dukje se shkolla është burimi kryesor i informacionit mbi zgjedhjet dhe rekomandojnë që ky edukim të jetë i vazhdueshëm si pjesë e programit mësimor dhe nevojitet të nisë në një moshë më të hershme.

Diskutimet e aktorëve të tjerë të pranishëm në tryezë u përqendruan në përmirësimin e shtrirjes së aktiviteteve tek të rinjtë dhe përfshirjen formale të edukimit zgjedhor brenda kurrikulës së edukimit qytetar në sistemin parauniversitar 9-vjeçar.

Tryeza shërbeu si një mundësi e mëtejshme për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për kryetar bashkie në Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat.

/k.s/j.p/r.e/

The post Celibashi: Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore, prioritet i KQZ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës

1 November 2025 at 20:52

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Një grup të rinjsh shqiptarë kanë përfaqësuar Shqipërinë në “FIRST Global Challenge”, të njohur ndryshe si Lojërat Olimpike të Robotikës, që këtë vit u zhvilluan në Panama City, nga 29 tetori deri më 1 nëntor, me pjesëmarrjen e mbi 190 vendeve nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ndau foto të të rinjve që përfaqësuan vendin tonë në këtë aktivitet.

“Të rinjtë që na bëjnë krenarë. Pasioni për Robotikën ka bërë bashkë këta të rinj që perfaqësojnë Shqipërinë në “FIRST Global Challenge” – Lojërat Olimpike të Robotikës, ku marrin pjesë mbi 190 vende nga e gjithë bota duke krijuar robotë që ndihmojnë në mbrojtjen e ekosistemeve dhe rikthimin e ekuilibrit mjedisor, një mision që lidhet drejtpërdrejt me rrugën e zhvillimit të gjelbër dhe inovativ”, u shpreh Rama.

Ekipi kombëtar shqiptar i robotikës përfshinte nxënës të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të vendit, të bashkuar nga dëshira për të sjellë ide inovative dhe për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në skenën ndërkombëtare. Ata udhëhiqen nga mentorët Eda Peshku dhe Juljan Grori, të cilët kanë mbështetur përgatitjen e tyre gjatë gjithë procesit.

Në përbërje të ekipit janë Anabel, Amber, Braiden, Chloe, Davior, David, Emma, Etien, Enia, Elio, Heldi, Isabel, Jona, Kaltri, Lidia, Martin, Noel, Robert dhe Vanesa – të rinj me energji dhe pasion për teknologjinë, që dëshmojnë potencialin e brezit të ardhshëm inovator shqiptar.

“Pjesëmarrja në këtë garë globale është një mundësi unike për të shkëmbyer ide, për të ndarë kulturën shqiptare dhe për të forcuar rolin e rinisë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të vendit”, shprehen këta të rinj.

Ky kompeticion ndërkombëtar ka për qëllim të frymëzojë të rinjtë në mbarë botën të ndjekin fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), duke i inkurajuar të bëhen liderët dhe inovatorët që do të zgjidhin sfidat më të mëdha të planetit.

Në këtë edicion, pjesëmarrësit u bënë pjesë e një komuniteti global që bashkon kultura, ide dhe eksperienca të ndryshme, duke dëshmuar se teknologjia mund të bashkojë.

1 nga 5

/r.e/

The post Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE dhuron 40 000 bileta “Interrail” për 40-vjetorin e Shengenit

30 October 2025 at 17:00

BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian po ofron 40 000 bileta udhëtimi “Interrail” (udhëtim pa pagesë me tren) për të rinjtë evropianë, në kuadër të një programi vjetor dhurimesh.

Sipas njoftimit për shtyp, aplikantët duhet të kenë të lindur në vitin 2007 dhe të plotësojnë një kuiz të shkurtër në një faqe të dedikuar interneti. Afati i aplikimeve është deri më 13 nëntor.

“Dyzet vjet më parë, Shengen hapi dyert drejt një Evrope pa kufij,” tha komisioneri i BE-së për Rininë, Glenn Micallef.

“Sot, e festojmë këtë liri duke u dhënë 4 ,000 të rinjve mundësinë ta përjetojnë, të kalojnë kufijtë, të njohin njerëz të rinj dhe të zbulojnë pasurinë e Evropës sonë të përbashkët”, shtoi ai.

Fituesit do të mund të udhëtojnë falas për një periudhë deri në 30 ditë midis 1 marsit 2026 dhe 31 majit 2027.

Ata do të përfitojnë gjithashtu zbritje në transport publik, aktivitete kulturore, akomodim, ushqim, sport dhe shërbime të tjera në gjithë kontinentin evropian.

Mbajtësit e biletave mund të zgjedhin itinerarin e tyre ose të ndjekin rrugët e sugjeruara nga Komisioni.

Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore do të marrin mbështetje të përshtatshme, bëri të ditur Komisioni. /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – BE dhuron 40 000 bileta “Interrail” për 40-vjetorin e Shengenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu me të rinjtë e njësisë nr. 9 në kryeqytet: Platformë dialogu me të rinjtë për çdo vendimmarrje të bashkisë

By: xhir jeta
27 October 2025 at 15:10

Kandidatja e PS për kryetare bashkie e Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë 9 të kryeqytetit, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrjet dhe politikat e Bashkisë së Tiranës. Ajo i ftoi ata të japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e programeve dhe nismave të reja të bashkisë, duke nisur me një pjesëmarrje aktive në diskutimet e platformave të dialogut me të rinjtë.

“Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto programe. Duhet të kontribuojnë aktivisht në punët e bashkisë, në punët e qytetit.”, u shpreh Manastirliu, teksa vlerësoi se energjia e të rinjve është e jashtëzakonshme për t’i kthyer idetë në realitet.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Tirana e vitit 2030 do të jetë “një qytet i të rinjve dhe për të rinjtë”,
“Janë shumë të rinj sot që na bashkohen sepse shohin qëllimin e përbashkët, për të mirën e përbashkët dhe ajo që na bashkon të gjithëve sot këtu, është edhe një tjetër emërues. Është ajo që ne duam të bëjmë për fëmijët dhe për të rinjtë, sepse Tirana e 2030-ës është Tirana e së ardhmes që u përket ju, të rinjve”, tha Manastirliu ndërsa nënvizoi se Bashkia e Tiranës do të jetë me “derë të hapur” për çdo profesionist të ri që dëshiron të kontribuojë për qytetin, përmes programeve të praktikave të punës dhe angazhimeve vullnetare.

Manastirliu: Dialog me të rinjtë për çdo vendimmarrje të bashkisë

27 October 2025 at 09:50

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë 9 të kryeqytetit, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrjet dhe politikat e Bashkisë së Tiranës.

Ajo i ftoi të rinjtë të japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e programeve dhe nismave të reja të bashkisë, duke nisur me një pjesëmarrje aktive në diskutimet e platformave të dialogut.

“Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto programe. Duhet të kontribuojnë aktivisht në punët e bashkisë, në punët e qytetit”, u shpreh Manastirliu, teksa vlerësoi se energjia e të rinjve është e jashtëzakonshme për t’i kthyer idetë në realitet.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Tirana e vitit 2030 do të jetë “një qytet i të rinjve dhe për të rinjtë”,

“Janë shumë të rinj sot që na bashkohen sepse shohin qëllimin e përbashkët, për të mirën e përbashkët dhe ajo që na bashkon të gjithëve sot këtu, është edhe një tjetër emërues. Është ajo që ne duam të bëjmë për fëmijët dhe për të rinjtë, sepse Tirana e 2030-ës është Tirana e së ardhmes që u përket ju, të rinjve”, tha Manastirliu.

Manastirliu siguroi se Bashkia e Tiranës do të jetë me “derë të hapur” për çdo profesionist të ri që dëshiron të kontribuojë për qytetin, përmes programeve të praktikave të punës dhe angazhimeve vullnetare.

1 nga 2

/m.m/a.f/

The post Manastirliu: Dialog me të rinjtë për çdo vendimmarrje të bashkisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Betohen 42 gjyqtarë të rinj/ Emërimi pritet të zbusë vakancat nga vetingu

By: Rovena
23 October 2025 at 12:06

Në një përpjekje për të mbushur vakancat e krijuara pas shkarkimeve nga vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 42 magjistratë të rinj, të cilët sot bëjnë betimin para se të marrin detyrën. Ata u emëruan në 11 gjykata të rretheve, nga të cilat numri më i lartë në Gjykatën Administrative të Lushnjës dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Fier dhe Elbasan me nga 7 gjyqtarë secila. Por nevojat mbeten ende të mëdha pasi në gjykata duhen edhe 109 gjyqtarë.

Sipas vendimit të KLGJ, shpërndarja e 42 magjistratëve të rinj është bërë në 11 Gjykata, ku numrin më të lartë të emërimeve e kanë Gjykata Administrative e Lushnjes,  si dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, parashikohet që në të gjitha strukturat e Gjykatave duhet të ketë 417 gjyqtarë, ndërsa aktualisht janë 308 gjyqtarë të emëruar. Me emërimin dhe shpërndarjen e 42 magjistratëve të rinj mbeten e 67 vende vakante. /abcnews.al

Berisha leksion deputetëve të rinj: Duhet angazhim i madh në komisione dhe në sallë

By: V K
23 October 2025 at 11:06

Gjatë një takimi me deputetët e rinj të Partisë Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha, theksoi nevojën për angazhim të thellë në punën e parlamentit, në komisione, në sallë dhe në çdo hap të aktivitetit parlamentar.

Në fjalën e tij, Berisha nënvizoi se raporti më thelbësor mbetet ai me zgjedhësit, pasi ata janë njerëzit që kanë besuar deputetin për t’i përfaqësuar.

Gjithashtu, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, shprehu rëndësinë e takimeve të vazhdueshme me elektoratin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, duke shtuar se asgjë nuk duhet ta ndalojë deputetin të qëndrojë afër njerëzve që përfaqëson.

Berisha: Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, angazhim të madh në komisione, sallë dhe kudo. Natyrisht, një raport është më thelbësori, raporti i të gjitha raportit tuaj, raporti me zgjedhësit. Ata njerëz që ju ka besuar ju, se do ti përfaqësoni ata. Është fatkeqësia më e madhe e një deputetit, është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre. Kur ai pushon së qeni avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet ta shkëpusë deputeti nga takimi me elektoratin e tij, nga mbrojtja e interesit të elektoratit.

The post Berisha leksion deputetëve të rinj: Duhet angazhim i madh në komisione dhe në sallë appeared first on Albeu.com.

FOKUS – OECD: Vetmia rritet te të rinjtë dhe të moshuarit

17 October 2025 at 22:00

PARIS, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Një ndienjë gjithnjë e më e madhe vetmie po përhapet mes të rinjve dhe të moshuarve në vendet e industrializuara, sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Sipas studimit, përqindja e të rinjve 16–24 vjeç që kanë kontakte të përditshme me miqtë ka rënë nga 44% në vitin 2015 në 36% në vitin 2022, pas një rënieje të mëparshme prej nëntë pikësh përqindjeje midis viteve 2006 dhe 2015. Midis viteve 2018 dhe 2022, të rinjtë ishin grupi që ndjeu më shumë përkeqësimin e marrëdhënieve shoqërore.

Ndër të moshuarit mbi 65 vjeç, u vu re rritja më e madhe e izolimit shoqëror. Përqindja e personave që raportuan se nuk takojnë kurrë miq u rrit me 5,5 pikë përqindjeje, duke arritur në 11.4% nga viti 2015 deri në 2022. OECD theksoi se një pjesë e kësaj rritjeje lidhet me hezitimin për kontakte të drejtpërdrejta gjatë pandemisë së Covid-19.

Në përgjithësi, studimi tregon se në 15 vitet e fundit ka pasur një rënie të qëndrueshme të takimeve fizike ndërmjet njerëzve, ndërsa kontaktet e shpeshta me miq e familjarë përmes telefonit apo rrjeteve sociale janë shtuar ndjeshëm. /Ad.Ab./

The post FOKUS – OECD: Vetmia rritet te të rinjtë dhe të moshuarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen

15 October 2025 at 22:28

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj, i cili bëri bashkë talente nga e gjithë bota. Gjatë fjalës së tij, Begaj përcolli edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

“Ju keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen, një brezi që di të mendojë, të analizojë, të bashkëpunojë dhe të respektojë rregullat e lojës së ndershme”, tha Begaj.

Më tej në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit e cilësoi momentin e kurorëzimit të fituesve të këtij Kampionati Botëror si festë të dijes, ndërsa i këshilloi të rinjtë të ruajnë vlerat që ndërtojnë qytetarin e së nesërmes, profesionistin e ndershëm dhe njeriun me integritet.

“Shahu nuk është vetëm një lojë. Ai është gjimnastikë e mendjes, ushtrim i karakterit dhe një mënyrë për të ndërtuar strategjinë e mendimit, durimin dhe përqendrimin. Në çdo lëvizje të figurave, në çdo hap të menduar me kujdes, qëndron një mësim për jetën: si të shohësh përtej momentit, të mendosh me maturi, të kuptosh se çdo vendim ka pasojën e vet, ashtu si në jetë, ku çdo zgjedhje kërkon përgjegjësi, reflektim dhe guxim. Në këtë kuptim, shahu është shkollë, shkolla e qetësisë, logjikës dhe respektit për kundërshtarin”, deklaroi Begaj.

Ndërsa përgëzoi fituesit dhe pjesëmarrësit në garën ndërkombëtare të shahut, Begaj theksoi se ata janë shembulli më i mirë se si sporti dhe arsimi, mendja dhe karakteri, mund të ecin krah për krah.

“Mbajeni të gjallë këtë frymë përtej këtij kampionati: në shkolla, në komunitete, në jetën e përditshme! Një shoqëri që investon në mendje të qeta dhe në zemra të pastra, është një shoqëri që ecën me siguri drejt së ardhmes”, deklaroi Begaj, përpara më shumë se 750 shahistëve të rinj nga më shumë se 90 shtete, trajnerëve, arbitrave dhe figura të njohura të botës së shahut.

1 nga 4

/m.q/j.p/

The post Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi i Praktikave të Punës, Salla: 62 praktikantë i bashkohen institucioneve të bujqësisë

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me 62 praktikantët e rinj të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që kanë nisur praktikën në MBZHR dhe institucionet e varësisë.

Gjatë takimit, Salla bashkëbisedoi me praktikantët e rinj që kanë zgjedhur ta zhvillojnë këtë përvojë 3-mujore në sektorin e bujqësisë.

“I inkurajova të japin maksimumin për të fituar përvojë praktike dhe për ta kthyer këtë mundësi në një urë lidhëse me tregun e punës”, tha Salla në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, vetëm gjatë viteve të fundit, 356 të rinj kanë zhvilluar praktikën në këtë sektor dhe 95 prej tyre janë punësuar me kontratë 1-vjeçare.

Praktika 3-mujore, e njohur nga DAP si periudhë pune, lehtëson kalimin e të rinjve nga universiteti në tregun e punës, duke ofruar mundësinë e punësimit me kontratë 1-vjeçare për më të vlerësuarit, në përputhje me nevojat e institucioneve pritëse.

/k.s/j.p/

The post Programi i Praktikave të Punës, Salla: 62 praktikantë i bashkohen institucioneve të bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌