Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

By: M C
1 January 2026 at 16:14

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se 25 të rinj kanë të grup moshës 20-30 vjeç janë paraqitur në spital, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Ndërrimi i viteve është festuar edhe me fishekzjarrë ku tre persona kanë marrë lëndime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën nga spitali.

The post Çfarë ndodhi mbrëmë në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Afera 50 mln euro e Ballukut/ PD mban sot protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
17 November 2025 at 09:02

Këtë të hënë, Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim. Pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.

E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit.

Organizimin e sotëm, Partia Demokratike, e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.

Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 mln euro të Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë, ku u mor edhe e pandehur nga SPAK, dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend.

Partia Demokratike, akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik:

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkroi Berisha dje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Kryeministria është “blinduar” me mbrojtëse metalike, si masë për protestaën e sotme.

The post Afera 50 mln euro e Ballukut/ PD mban sot protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Bardhi kërkon prezencën e Ballukut në Komision: Person i pandehur, u vodhën 50 mln euro me një projekt

By: armand
12 November 2025 at 13:24

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar që ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK të paraqitet në Komisionin për Burimet Natyrore për të dhënë shpjegime, pasi po diskutohet per buxhetin qe do ti jepet pikërisht ministrise se saj. Gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Bardhi tha se […]

The post Bardhi kërkon prezencën e Ballukut në Komision: Person i pandehur, u vodhën 50 mln euro me një projekt appeared first on BoldNews.al.

E pandehur nga SPAK/ Balluku vijon shfaqjen në publik, del në krah të kryeministrit Rama

By: V K
10 November 2025 at 11:51

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e pandehur dhe zyrtarisht me akuza nga SPAK, vijon shfaqjen në publik.

Këtë të hënë, ajo është parë të dalë në krah të kryeministri Edi Rama, në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

Kujtojmë që prej dhjetë ditësh, numri dy i qeverisë është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë, kjo është dalja e parë e të dyve, bashkë.

Prokuroria e Posaçme, mori te pandehur Belinda Balluku, duke duke e akuzuar për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”, citohet në njoftimin e SPAK.

The post E pandehur nga SPAK/ Balluku vijon shfaqjen në publik, del në krah të kryeministrit Rama appeared first on Albeu.com.

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

By: armand
10 November 2025 at 11:32

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ka dalë sot krah për krah me Edi Ramën për të promovuar “OSHEE Charge” një projekt për karikimin e mjeteve elektrike dhe transport të qëndrueshëm. Kjo është dalja e parë e të dyve bashkë pas marrjes së Ballukut si e pandehur nga SPAK disa ditë më parë. Balluku vijon kështu me […]

The post Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

By: Brisi
7 November 2025 at 16:12

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre të pandehurve të cilët akuzohen se blenë vota për PS-në, në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë. Të pandehurit e dërguar për gjykim janë: Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në […]

The post Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Belinda Balluku e pandehur nga SPAK/ Jorida Tabaku: Skandali i tunelit të Llogarasë, fytyrë e qeverisjes së korruptuar

By: V K
6 November 2025 at 15:16

Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti me tone të forta alarmin për keqpërdorimin e fondeve publike dhe mungesën e transparencës në qeverisje, gjatë diskutimit për raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Tabaku vlerësoi profesionalizmin e KLSH-së, duke e cilësuar si “një nga pak institucionet që ende ruan pavarësinë e tij”, por shtoi se gjetjet e raportit janë “një pasqyrë e qartë e degradimit të financave publike dhe kapjes së shtetit”.

“Ky është raporti i dymbëdhjetë që lexoj dhe çdo vit bindem më shumë se financat publike janë jashtë kontrollit, ndërsa burimet shtetërore abuzohen në mënyrë sistematike”, – deklaroi ajo, duke dënuar sulmet politike ndaj kreut të KLSH-së si “të papranueshme dhe të rrezikshme për demokracinë”.

Deputetja demokrate solli në vëmendje shifrat tronditëse të raportit, sipas të cilit nga viti 2017 deri në vitin 2024 qytetarët shqiptarë kanë paguar 820 milionë euro për kontrata PPP, nga të cilat gjashtë janë nën hetim, me një vlerë totale prej rreth 650 milionë eurosh.

Por Tabaku ndaloi veçanërisht te skandali i tunelit të Llogarasë, një nga projektet më të përfolura të viteve të fundit, të cilin e quajti “simbolin e abuzimit dhe arrogancës qeveritare ndaj qytetarëve”.

“Tuneli i Llogarasë është shembulli më tipik i një projekti që është shndërruar në sinonim të korrupsionit. Një tender i manipuluar, me kosto që rriten çdo vit, pa transparencë dhe jashtë çdo standardi të KLSH-së. Është fytyra e vërtetë e kësaj qeverisjeje – një han pa porta ku taksat e qytetarëve shpërdorohen për klientët e pushtetit”, – u shpreh Tabaku.

Sipas saj, qeveria ka vendosur “një normalitet të ri të abuzimit”, ku raportet e institucioneve të pavarura, hetimet e SPAK-ut dhe kritikat e BE-së “trajtohen sikur nuk ekzistojnë”.

“Nuk ka më kuptim as planifikimi buxhetor, as proceset fiskale, sepse çdo gjë ndryshohet me akte normative, sipas tekave të ministrave. Buxheti i shtetit është kthyer në një çek të hapur për aferat e radhës”, – theksoi ajo.

Në përfundim, Tabaku bëri thirrje që Parlamenti të mos jetë më një “vulë formale” e abuzimeve të qeverisë, por të marrë rolin e vet kushtetues në mbrojtjen e interesit publik:

“Për sa kohë ky sistem i korruptuar do të vazhdojë të mbështetet me ligje që miratohen këtu, shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë çmimin. Parlamenti duhet të ngrihet në lartësinë që i takon – për transparencë dhe drejtësi”.

The post Belinda Balluku e pandehur nga SPAK/ Jorida Tabaku: Skandali i tunelit të Llogarasë, fytyrë e qeverisjes së korruptuar appeared first on Albeu.com.

Pas Ballukut, SPAK merr të pandehur edhe 5 vartësit e saj për aferën e tunelit të Llogarasë (EMRAT)

By: V K
3 November 2025 at 13:12

Pas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK merr të pandehur edhe 5 vartësit e saj. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se bëhet fjalë për; Evis Berberin, ish-kreun e ARRSH-së, që ndodhet pas hekurave, Genian Gjyli, aktualisht kreu i ARRSH-së, Erald Elezi, drejtor i KESH-it, si dhe Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.

Balluku dhe 5 vartësit e saj, janë marrë të pandehur për çështjen e tunelit të Llagarasë.

HETIMI I SPAK

Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.

SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ka ftuar të paraqitet kete te premte, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.

Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.

The post Pas Ballukut, SPAK merr të pandehur edhe 5 vartësit e saj për aferën e tunelit të Llogarasë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli merret zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

By: V K
3 November 2025 at 09:39

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është marrë i pandehur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Gjyli u paraqit mëngjesin e sotëm në shoqërinë e avokatit mbrojtës, ndërsa atij iu komunikua akuza zyrtare nga SPAK, fakt i cili u konfirmua nga mbrojtësi i tij ligjor.

Gjyli, i cili doli para pak momentesh nga SPAK, akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur ditën e premte zv/kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

The post Vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli merret zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë appeared first on Albeu.com.

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

24 October 2025 at 21:40

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në emisionin “Kjo Javë” lidhur me lajmin e marrjes zyrtarisht si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tha se ajo është personi më i fuqishëm pas kryeministrit Edi Rama. Gjekmarkaj deklaroi se SPAK duhet të sqaroj publikun mbi çështjen ndaj Ballukut, ndërsa shtoi se […]

The post Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet appeared first on BoldNews.al.

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

24 October 2025 at 19:45

Një heshtje e rëndë ka pllakosur redaksitë shqiptare sot. Nga “analistët” e mëngjesit tek “opinionistët” e darkës, nga portalet që bënin lajme për “mbretëreshën Belindë” e deri te faqet e memeve, të gjithë janë në zi. Një pjesë e mirë e ekosistemit mediatik që për vite kishte jetuar me “oksigjenin” e fushatave të saj, ka […]

The post Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin appeared first on BoldNews.al.

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

13 October 2025 at 21:01

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit. Sipas nxënësve, profesori mbante erë alkooli, i bullizonte dhe u bënte presion, duke i kërcënuar se do t’i linte […]

The post Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret i pandehur nga SPAK

By: V K
3 October 2025 at 11:11

Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor dhe është marrë i pandehur.

Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij.

Prokuroria e Posaçme, kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK, ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

The post Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret i pandehur nga SPAK appeared first on Albeu.com.

U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi

By: Ela
25 September 2025 at 09:52

Ish deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 900 mijë lekë gjobë, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe as mundësi ta paguajë këtë shumë. TCH raporton se avokati i Xhafës u shpreh para Apelit të Posaçëm se, në pamundësinë financiare që gjendet klienti i […]

The post U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

By: armand
24 September 2025 at 15:36

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. Ai akuzohet konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë […]

The post SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

By: V K
24 September 2025 at 15:39

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Sipas kallëzimit ndaj tij, pas hetimeve mbi tenderat e organizuar nga Bashkia Kolonjë, është konstatuar se shumica e tyre janë të shënuar me “flamur të kuq”, pasi ndarja e tyre rezulton e paracaktuar.

Gjithashtu, theksohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar me cilësi, apo sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet, është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023.

The post SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij appeared first on Albeu.com.

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

By: Ardit
17 August 2025 at 14:58

Agi Kons, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, tashmë është me pronësi të huaj. Biznesmeni Gentjan Sula ka vendosur të transferojë në Angli pronësinë e kompanisë, e cila ka ndërtuar Kodrën e Diellit si dhe një sërë projektesh të tjera madhore në Tiranë dhe bregdet. Dokumentat zyrtare tregojnë se transferimi i […]

The post I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Sarandë-Gjirokastër, shoferi i dehur përfundon me makinë në kolektor/ EMRI

By: Ela
9 August 2025 at 16:38

Një aksident është shënuar në aksin Sarandë – Gjirokastër pasditen e sotme. Një automjet tip “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit, në afërsi të fshatit Bistricë. Kalimtarë të rastit, i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit duke e shpëtuar. Shoferi Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin […]

The post Aksident në Sarandë-Gjirokastër, shoferi i dehur përfundon me makinë në kolektor/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

28 July 2025 at 10:34

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të tij. Myzyri ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë që caktoi ndaj tij masat e siguris “pezullim nga detyra”, si dhe detyrimin e tij […]

The post Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve dhe ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato

By: M C
23 July 2025 at 18:43

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të pandehur, të cilët akuzoheshin për parregullsi në procedurat e prokurimeve publike dhe falsifikim dokumentesh.

Seanca përfundimtare u zhvillua më 23 korrik 2025, përpara trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, ndërsa procesi u ndoq sipas gjykimit të zakonshëm.

Nga vendimi i shpallur, shtatë të pandehur u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata vlerësoi se mungonin elementët e veprës penale në akuzat ndaj tyre. Ata janë: Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, si dhe Simon Prendi – ky i fundit vetëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë, katër të tjerë u gjetën fajtorë për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike, sipas nenit 258 të Kodit Penal. Ata u dënuan me 6 muaj burgim, por dënimi iu pezullua, duke u zëvendësuar me 60 orë punë në interes publik, mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 1-vjeçare (për tre prej tyre).

Të dënuarit janë:

Simon Prendi (gjithashtu u shpall i pafajshëm për falsifikim dokumentesh)

Erdit Salillari

Sonila Qato

Gjykata vendosi që shpenzimet e procedurës t’i ngarkohen personave të shpallur fajtor, në mënyrë solidare.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga dita pasuese e shpalljes së tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 52, datë 23.07.2025 vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

The post EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve dhe ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato appeared first on Albeu.com.

❌
❌