Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

BIRN: Balluku dhe Veliaj para drejtësisë, rekord i ri në luftën kundër korrupsionit në 2025

By: V K
29 December 2025 at 08:50

Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më të fuqishëm të vendit në detyrë, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, duke shënuar rekorde të reja në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet.

Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial i pushtetit të Edi Ramës, ishte duke bërë atë për të cilën njihej më shumë.

Në shumë kanale televizive dhe në faqe të ndryshme të medias sociale, ai u shfaq në “transmetim live” nga një kopsht në Yzberisht, duke kryer një inagurim dhe duke luajtur me fëmijët.

Por ndërsa Veliaj shfaqej në “transmetim live” nga Yzberishti, një numër i vogël gazetarësh të kronikës dinin se në fakt, Veliaj nuk ishte në Yzberisht.

Ai gjendej në zyrën e tij, ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i komunikuan urdhërarrestin.

Veliaj u arrestua me akuzat e krijimit të një skeme për mbledhjen e ryshfeteve përkundrejt firmave të tij për leje ndërtimi dhe prokurime publike, “më shumë se një herë”, nga së paku pesë biznesmenë.

Arrestimi i tij ishte i pari në harkun e një viti, ku Prokuroria e Posaçme shënoi rekorde të reja në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Viti po mbyllet me dy telashe të tjera madhore për kryeministrin Edi Rama; marrja e pandehur e Belinda Ballukut, politikania e dytë më e fuqishme e vendit, si dhe goditja e një grupi të strukturuar kriminal në krye të manipulimit të tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI – një institucion në varësi të kryeministrit që menaxhon infrastrukturën sensitive digjitale të vendit.

Paralelisht me vendosjen përballë drejtësisë të dy prej politikanëve më të fuqishëm të vendit në detyrë, goditje të njëpasnjëshme u shënuan ndaj strukturave të shumta të krimit të organizuar, shpesh të bëra njësh me strukturat e pushtetit politik dhe shtetëror, dhe me luftë, e cila me raste ngjau më shumë si përpëlitje, të pushtetit politik përballë drejtësisë.

Krahas kësaj, vendi përjetoi një rrëshqitje drejt politikës së emocioneve, e cila duket se u përdor si kundërpeshë ndaj tronditjes së një klase politike nga skandalet korruptive.

Përplasja me drejtësinë

 

 

Gjatë vitit 2025, u shënuan disa përplasje mes pushtetit politik dhe sistemit të drejtësisë, por më e madhja ndodhi në mesin e dhjetorit, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Prej 16 dhjetorit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të Ballukut po zvarritet pa afat nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa po fiton kohë, kryeministri Edi Rama, ka lënë të kuptohet se shumica socialiste mund ta kundërshtojë kërkesën e SPAK me forcën e kartonëve.

Balluku akuzohet për manipulimin e prokurimeve publike në rendin e qindramiliona eurove. Ajo u akuzua fillimisht se kishte paracaktuar fituesin e tenderit për projektin kontrovers të tunelit të Llogarasë, i cili u ka kushtuar qytetarëve mbi 190 milionë euro, ndërsa procesi i parë i prokurimit, me oferta gati 50 milionë euro më të ulët, ishte anuluar me urdhër të zv/kryeministres.

Gjykata vendosi ta pezullojë nga detyra Ballukun, pasi provat e prokurorëve bënë të ditur përcaktimin e fituesve në projektet e kushtueshme të Unazës së re si dhe për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Përgjatë dy javëve që pasuan, sulmet e Ramës ndaj sistemit të drejtësisë u bënë të përditshme dhe përfunduan me një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, shumica e anëtarëve të së cilës, miratuan kërkesën e tij për ngrirjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” që gjykata kishte caktuar për Ballukun.

Përgjatë ditëve që pasuan, Rama sulmoi drejtësinë çdo ditë ndërsa Gjykata Kushtetuese i dha një fitore të pjesshme, dhe me gjasa, shumë të përkohshme, duke pezulluar masën e gjykatës për pezullim dhe duke kaluar pretendimet e Ramës në seancë gjyqësore të caktuar për në janar.

Fitorja e vogël në Gjykatën Kushtetuese nuk e ndihmoi dot kryeministrin, pasi vetëm pak ditë më vonë, më 16 dhjetor, SPAK kreu një goditje tjetër tronditëse: biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, u shpallën në kërkim, jo thjesht për akuzën tashmë të rëndomtë të manipulimit të prokurimeve publike, por për rrëmbim. Sipas provave të mbledhura nga SPAK, zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili dyshohet se i ka ndihmuar këta të rrëmbejnë një biznesmen tjetër, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga ankesat për rezultatet e disa tenderave të manipuluar të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Përplasja e mazhorancës ndaj drejtësisë doli gjithashtu në pah, në ditët e trazuara që pasuan arrestimin e Veliajt në shkurt të këtij viti.

Mbështetësit e Veliajt, më së shumti, punonjës të bashkisë, rrethuan Gjykatën e Posaçme në mënyrë kërcënuese në ditën kur gjykata shqyrtoi kërkesën e prokurorisë për masë sigurie.

Më vonë u mësua se, kur administrata e gjykatës i pati kërkuar masa mbrojtëse Policisë së Shtetit, kjo e fundit kishte dështuar t’i përgjigjej.

Mbështetësit e Veliajt mbajtën qëndrim kërcënues ndaj automjeteve të prokurorisë kur këto dolën nga gjykata pas vendimit për masë sigurie arrest me burg për kryebashkiakun.

Nga qelia e paraburgimit, kryebashkiaku ndërmorri një sulm frontal kundër prokurorisë dhe gjykatës, duke cilësuar prokurorin e çështjes si “lunatik” dhe “pervers”.

Sulmet e tij nga qelia nuk e ndihmuan shumë por ai mori edhe një akuzë shtesë për përdorim të paautorizuar të një celulari të marrë nga një roje për të komunikuar me mbështetësit jashtë, në koordinim të fushatës mediatike kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nga jashtë burgut kryeministri Edi Rama u vu në vijën e parë, përmes shfrytëzimit të asimetrisë së informacionit të siguruar përmes kontrollit pa pyetje të shumicës dërrmuese të medias, për të ngritur pretendime faktualisht të pabaza, nga pretendimi se “Veliaj është arrestuar pa gjyq”, te sugjerimet se SPAK po sillet si “Sigurimi i Shtetit”.

Pakënaqësitë e Ramës ndaj drejtësisë u shpeshtuan gjatë muajve gusht e shtator, ku gjyqtarë dhe prokurorë u shënjestruan me batuta politike dhe individualisht për shkakun se vendimet e tyre nuk i pëlqenin kryeministrit.

Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve përmes praktikave “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare”, Rama ndërmorri një sulm sistematik kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sugjeruar se këta të fundit janë “armiku”.

Në mënyrë shumë ironike, Rama theksoi gjatë sulmeve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve “të mirën e përbashkët” të cilën supozohej se ai po e mbron ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët, po i kundërvihen.

Gjyqtarët dhe prokurorët iu përgjigjën me ankesa përmes një shoqate që përfaqëson interesat e tyre, ndërsa vëzhguesit vunë re një lloj strategjie mes këtyre sulmeve, me qëllim final, gërryerjen e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë më në përgjithësi.

Korrupsioni sistemik

 

 

Lufta kundër korrupsionit nga ana e SPAK ishte gjatë këtij viti në brez të gjerë. Ndërsa vëmendja u përqendrua te “peshqit e mëdhenj” si Veliaj dhe Balluku, një numër i lartë drejtuesish të administratës publike u vunë gjithashtu nën akuza.

Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, u morën të pandehur për korrupsion në maj. Meta gjendet në burg që nga tetori i vitit të kaluar.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI, u vendos në arrest shtëpie për shkelje të barazisë në tenderë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa Jonaid Myzyri, kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, u mor i pandehur në qershor.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, u mor i pandehur në shtator, ndërsa në qershor, gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar u morën të pandehur për një nga tenderët e Unazës së Madhe.

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, u akuzua nga SPAK se kishte përdorur pushtetin shtetëror për të shantazhuar një votues, mbështetës të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, u dënua në shkallë të parë për korrupsion zgjedhor.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe Memolla vijon të jetë kryetar.

Rrjedhja e vendimit të gjykatës për masën e sigurisë kundër Agasit dërgoi një valë drithërimash te publiku i gjerë, përfshirë mediat proqeveritare, të cilat e patën të vështirë të mos tronditeshin.

Sipas asaj që është dokumentuar nga prokurorët, Agasi ka përgjuar veten dhe zyrtarë të ndryshëm socialistë që e kanë vizituar, duke dokumentuar incidentalisht në këtë mënyrë planin e tij për rrëmbimin e një biznesmeni.

Gjuha banale dhe lehtësia me të cilën Agasi i jepte të drejtë vetes të lëshonte kërcënime ndaj zyrtarëve të ndryshëm socialistë, përfshirë Damian Gjiknurin kur ai ishte ministër, tregojnë për ekzistencën e një shteti paralel të drejtuar nga krimi i organizuar.

Dosja dokumenton se si dhjetëramiliona euro ikën nga xhepat e taksapaguesve për të kaluar në xhepat e Agasit, i cili krijoi me këto para edhe një koleksion verërash të vlerësuar në 1 milion euro.

Koleksioni i verërave të Agasit si dhe koleksioni i rrobave dhe bizhuterive të Ajola Xoxës, bashkëshorte e Veliajt, janë ajka e korrupsionit sistemik që ka mbërthyer vendin prej vitesh dhe të cilin, SPAK duket se po e godet në nivelet më të larta, goditje që pak vite më parë konsideroheshin të paimagjinueshme.

The post BIRN: Balluku dhe Veliaj para drejtësisë, rekord i ri në luftën kundër korrupsionit në 2025 appeared first on Albeu.com.

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg!

By: armand
28 December 2025 at 19:16

Nga Boldnews.al Skandalet më të fundit në kupolën e lartë të qeverisë, me të superfuqishmen Belinda Balluku në prag arresti, apo batërdia me taksat qytetare të AKSHI-t, (mënyra e abuzimit mjaft e rëndë), janë arsye më shumë se të mjaftueshme për tu revoltuar dhe kërkuar përbysje të një pushteti, ndryshim, apo edhe garanci që ai […]

The post Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para betejës për imunitetin në Kuvend

By: Elva
27 December 2025 at 20:38

Nga Elton Qyno Një valë e gjerë kontrollesh u krye gjatë ditës së djeshme nga më shumë se 40 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët patën në fokus zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe biznesmenë të njohur që kanë lidhje zyrtare dhe private me të pandehurën, Belinda Balluku. Karshilliku i kësaj të fundit […]

The post Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para betejës për imunitetin në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH

By: Elva
27 December 2025 at 15:34

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar një seri kontrollesh në banesa dhe biznese të personave të afërt me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas raportimeve janë kryer rreth 34 kontrolle në kuadër të një hetimi që, sipas […]

The post Hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH appeared first on BoldNews.al.

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”

By: Ela
27 December 2025 at 13:37

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Top Channel raporton se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve. Kontrolle janë […]

The post SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku” appeared first on BoldNews.al.

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”

27 December 2025 at 13:44



Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Top Channel bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procedohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.

Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektro-energjetike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderët që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.

Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.

Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës, por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.

Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë. /tch/

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

By: Elva
26 December 2025 at 21:11

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin

By: Elva
26 December 2025 at 18:48

Teksa Belinda Balluku poston foto në rrjete sociale duke u shfaqur si një qeveritare “humane” që feston Krishtlindjet me qytetarët e Lushnjës, qindra qytetarë të tjerë mbeten të bllokuar në trafik për shkak të punimeve të zvarritura në rrugë dhe tenderëve të dhënë sipas interesave. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku […]

The post Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Skandalet Balluku-AKSHI/ Shehaj: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Bandat janë në aksion

By: D Marku
26 December 2025 at 19:58

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar sot përshkallëzimin e skandalit që lidhet me përgjimet e reja në aferën Balluku dhe AKSHI, duke paralajmëruar se situata ka marrë përmasa të rënda që prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik në vend.

Sipas Shehajt, përgjimet e publikuara tregojnë qartë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në çështje koncesionesh miliardëshe, si dhe përfshirjen e Belinda Ballukut në negociata që synojnë kapjen e shtetit përmes interesave private. Ai theksoi se koncesioni Thumanë–Kashar, me vlerë 1.3 miliardë euro, është shembulli më flagrant i këtij modeli.

Shehaj deklaroi se, ndërkohë që kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë publikisht, në terren po veprojnë banda dhe individë të lidhur me pushtetin, të cilët po përdorin kërcënime, shpifje dhe presion ndaj mediave, përfaqësuesve të opozitës dhe përfaqësuesve të Partisë Mundësia, me qëllim mbylljen e gojës dhe fshehjen e skandaleve.

Shehaj thotë se për këtë arsye, Partia Mundësia ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke vlerësuar se intimidimi, kërcënimet dhe përdorimi i strukturave kriminale për të mbrojtur korrupsionin përbëjnë rrezik serioz për demokracinë dhe sigurinë e vendit.

The post Skandalet Balluku-AKSHI/ Shehaj: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Bandat janë në aksion appeared first on Albeu.com.

Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin

By: Elva
26 December 2025 at 17:57

Hetimet e SPAK për tenderët e Unazës së Madhe kanë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si është përzgjedhur fituesi i lotit 4. Sipas dosjes hetimore, biznesmeni Ilir Shtufi, pronar i kompanisë “Nova Construction 2012”, ka deklaruar se vendimi për t’u bërë pjesë e garës u mor vetëm pasi u takua me Evis Berberin, […]

The post Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun / SPAK troket në derën e drejtoreshës së re të KESH-it, e besuara e zv.kryeministres

By: Elva
26 December 2025 at 17:33

Prokuroria e Posaçme ka vijuar këtë të premte kontrollet në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Raportohet se SPAK ka  “trokitur” te Viola Haxhiademit, drejtores së re të KESH-it. Haxhiademi në krye të KESH-it  e cila vjen si zëvendësuese e Erald Elezit, ish-drejtor i institucionit, tashmë nën hetim për shkelje të barazisë në tenderë […]

The post Hetimet për Ballukun / SPAK troket në derën e drejtoreshës së re të KESH-it, e besuara e zv.kryeministres appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku i bën karshillëk drejtësisë, shfaqet duke festuar

By: Brisi
26 December 2025 at 15:18

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ka sfiduar sërish drejtësinë. Në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e saj, numri dy i qeverisë Rama shfaqet në rrjete sociale e qeshur, teksa ka uruar Krishtlindjen duke harruar që është zyrtare e pandehur në krye të shtetit. “E […]

The post SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku i bën karshillëk drejtësisë, shfaqet duke festuar appeared first on BoldNews.al.

Kontrollet për Ballukun/ SPAK zbarkon te biznesmeni Rrok Gjoka, pyetet edhe vartësja e zv/kryeministres

By: Brisi
26 December 2025 at 14:32

Të tjera detaje janë zbuluar nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun. Burime për mediat bëjnë me dije se pjesë e kontrolleve ka qenë edhe biznesmeni Rrok Gjoka, fitues i disa projekteve infrastrukturore në vend, ndërsa është marrë në pyetje edhe drejtoresha […]

The post Kontrollet për Ballukun/ SPAK zbarkon te biznesmeni Rrok Gjoka, pyetet edhe vartësja e zv/kryeministres appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

By: V K
26 December 2025 at 14:58

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.

Krahas fotove, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje në 11 procedura tenderuese, të cilat kapin vlerën e 1.1 mld eurosh, shkruan se ka kremtuar festën mes familjeve lushnjare

“Gëzimi i festave është akoma më i madh kur ndahet me njerëzit që duam. Zërat e gëzuar të fëmijëve, aroma e ëmbël e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme të miqve, krijojnë një atmosferë magjike.
E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë. Gëzuar këtë ditë të bekuar! Paqja, shëndeti e lumturia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”, shkruan Balluku.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut, c`ka i hap rrugë procedurës së arrestimit të saj.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar appeared first on Albeu.com.

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

By: V K
26 December 2025 at 14:15

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.

KOMUNIKIMET:

Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Ëhatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

 

 

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

The post Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japë kohë Ballukut për të prishur provat

26 December 2025 at 12:49

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e thirrur sot nga pesë anëtarët e Partisë Demokratike për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, nuk u zhvillua.

Në një deklaratë për mediet jashtë kryesisë së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, e ka kthyer institucionin e Kuvendit në një bunker për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Bardhi, theksoi se mazhoranca po tenton që t’i japë kohë Ballukut që të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

“Me një akt të turpshëm, Niko Peleshi jo vetëm ka mbyllur çdo sallë në Kryesi, por ka penguar deputetët që edhe në sallën e grupit të tyre të kishin mundësi të komunikonin me mediet. Nuk ka ndodhur kurrë që kjo godinë të shndërrohet në bunkerin e Belinda Ballukut. Sot Kuvendi është bunkeri i Belinda Ballukut, ku këta mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të kësaj qeverie, mendojnë se do të marrin peng drejtësinë, mendojnë se do të pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj.

“E kanë shumë gabim, më së pari Kryetari i Kuvendit, që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, pas Kryeministrit, që në vend që t’i shërbejë interesit publik, e ka shndërruar zyrën e tij në zyrë avokatie të të pandehurës Belinda Balluku, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të prokurorisë. Ju e keni parë që media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut, që ka bashkëpunuar me SPAK-un për të treguar sesi është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogorasë. Është pikërisht kjo vartëse që sipas kërkesës së prokurorisë dhe provave të sjella në Kuvend është intimiduar nga e pandehura Balluku. Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut, të intimidojnë dëshmitarë dhe të prishë provat”, tha Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se Peleshi ka nisur një shkresë në të cilën Balluku kërkon tri javë kohë për t’u mbrojtur si dhe të pritet shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese. Por sipas Bardhit, çështja në Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me atë që Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit.

“Peleshi ka nisur një shkresë, e kemi lexuar pesë herë dhe nuk e kemi kuptuar çfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni. Peleshi na thotë se e pandehura Belinda Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo i pandehur kërkon të zvarrisë drejtësinë dhe të shtyjë sa më shumë momentin që do të shkojë në burg. Por kjo nuk do të thotë që ky të jetë argument për Kuvendin.

“Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, për këtë arsye, nuk mund të mblidhet Këshilli. Çështja që i është drejtuar Kuvendit, nuk ka asnjë lidhje me atë që po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Është në shkelje totale të ligjit. Ka shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në zyrë dhe bunker të Belinda Ballukut”, tha ai.

Bardhi bëri të ditur se në fillim të javës që vjen do të kërkojnë sërish mbledhjen e Këshillit.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mbledhjen e Këshillit, sipas Rregullores. Ne kërkojmë mos të pengohet drejtësia dhe të bëhet hetimi i plotë në rastin Balluku”, tha ai.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japë kohë Ballukut për të prishur provat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasjet për imunitetin e Ballukut/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit, PS do ‘të blejë kohë’

By: Brisi
26 December 2025 at 12:09

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Kryesinë e Kuvendit, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur në kuvend pasi kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet sot dhe të shqyrtohet kërkesa e SPAK për Ballukun, por pala socialiste nuk është […]

The post Përplasjet për imunitetin e Ballukut/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit, PS do ‘të blejë kohë’ appeared first on BoldNews.al.

“Paratë i ke tek rruga”/ Berisha: Si u bë Balluku me 300 apartamente dhe 15 supermarkete

By: Brisi
26 December 2025 at 11:35

Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar hetimet mbi zv/kryeministren Belinda Balluku, teksa është shprehur se të dhënat që kanë dalë deri më tani janë vetëm sipas tij vetëm maja e ajsbergut. Nga foltorja në Manzë, Berisha shpjegoi se si arrinte Balluku të përfitonte 300 apartamente duke dhënë leje ndërtimi dhe përfituar apartamente në këto ndërtesa. Ai […]

The post “Paratë i ke tek rruga”/ Berisha: Si u bë Balluku me 300 apartamente dhe 15 supermarkete appeared first on BoldNews.al.

Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës

By: Ela
26 December 2025 at 11:31

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë […]

The post Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌