Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

24 December 2025 at 17:21

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn

By: armand
21 December 2025 at 21:51

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka avancuar me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë “Gogel” sh.p.k., e cila rezulton në emër të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka ndërmarrë edhe disa veprime hetimore në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë […]

The post 2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

By: Ela
20 December 2025 at 14:46

Nga Muriel Bistro Nëse dikush hyn në një shtëpi publike dhe bërtet për moralin, është ose i marrë, ose pjesë e lojës për të rritur çmimin. Në Shqipëri, të thërrasësh “hajdut” përballë një sistemi që është ngritur mbi gjakun e kokainës dhe betonizimin e parave të pista, nuk është më protestë – është naivitet kriminal. […]

The post Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj appeared first on BoldNews.al.

Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm

By: Brisi
18 December 2025 at 17:30

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pasditen e kësaj të enjte, Buxhetin për vitin 2026, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit kishte kërkuar përmes një letre zyrtare që buxheti të mos miratohej pa praninë e tij, por Këshilli ka miratuar tashmë buxhetin me vlerë rreth 400 milionë […]

The post Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm appeared first on BoldNews.al.

SPAK nuk i jep leje Veliajt/ Këshilli Bashkiak kërkoi të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin

By: xhir jeta
17 December 2025 at 15:16

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Erjon Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut ne kete mbledhje është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Kerkesa e keshillit bashkiak vjen dy dite pasi veliaj iu drejtua keshillit me nje leter ku thekjsonte se konsultimet per buxhetin e kryeqytetit per vitin e ardhshem dhe miratimi i tij duhet te behej me pranine e e tij si kryetar i bashkise.

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për Veliajn

By: V K
17 December 2025 at 14:36

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj, të marrë pjesë fizikisht në seancën për buxhetin.

Vendimi është marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë.

SPAK argumenton se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon një mundësi të tillë. Referuar ligjit, SPAK thotë se lejet e veçanta për të paraburgosurit jepen vetëm në raste të përcaktuara shprehimisht, si sëmundje të rënda që rrezikojnë jetën e familjarëve, ngjarje të rëndësishme familjare (vdekje, lindje, martesë) apo dhënie provimesh nga vetë i dënuari.

Sipas prokurorëve të posaçëm, kërkesa për pjesëmarrje në një mbledhje institucionale nuk përfshihet në këto raste dhe për rrjedhojë nuk plotëson kriteret ligjore për dhënien e një lejeje të veçantë.

VENDIMI

Në Tiranë, viti 2025, muaji Dhjetor, data 17.

Ne Altin Dumani dhe Ols Dado, Prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me kërkesën e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë, me nr. Prot. 42497/2 datë 16.12.2025,

KONSTATUAM

Se anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, kanë paraqitur kërkesë për lejim të përkohshëm për pjesëmarrje fizike të të pandehurit të paraburgosur Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet në një nga datat 16 deri në 18.12.2025.

Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73 pika 1 dhe 2, ka përcaktuar: se “I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë
për të dënuarin jepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit.

Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta, të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16- 18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës.

Për këto arsye, bazuar në nenin 73 pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020 si dhe VKM nr. 209 datë 06.04.2022,

VENDOSËM

1. Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.

2. Të njoh me këtë vendim kërkuesin.

The post SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për Veliajn appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj feston ditëlindjen: Ju falënderoj që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin

By: lindita
17 December 2025 at 12:34

Kreu Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditëlindje “të pazakontë” siç e përshkruan ai. “Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë. Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve. Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të…

Source

“Zbulova miqtë e vërtetë”, Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

17 December 2025 at 12:47


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes ka bërë një reagim në Facebook nga qelia.

Veliaj thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Lexoni të plotë postimin:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga zemra!. /Telegrafi/


Erion Veliaj reagon nga burgu në 46-vjetorin e lindjes: Zbulova miqtë e vërtetë…

By: V K
17 December 2025 at 12:41

Me rastin e 46-vjetorit të lindjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia në rrjetet sociale.

Ai thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të, është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj falenderon personat që janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël gjatë këtyre 10 muajve kur ai ka qenë i paraburgosur.

Kryebashkiaku e quan vitin 2025 absurd, por thotë se i mundësoi të zbulonte miqtë e ditëve të vështira, të cilët nuk do t’i harrojë kurrë.

Ai e mbyll këtë reagim duke shkruar: “Ju dua shumë dhe ju përqafoj me mall dhe me falënderim nga zemra”.

The post Erion Veliaj reagon nga burgu në 46-vjetorin e lindjes: Zbulova miqtë e vërtetë… appeared first on Albeu.com.

Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore

By: V K
17 December 2025 at 10:19

Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Kërkesa e plotë:

Lënda: Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në konsultimin për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026

STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, referuar kërkesës së tij nr.42497 prot., datë 15.12.2025, për të marrë pjesë në konsultimin e PBA 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Sipas Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, konkretisht:
– Neni 58 pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
– Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, për çështje të interesit publik.

Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, referuar ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41, parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, ju kërkojmë që nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike në një nga datat nga 16 deri në 18 dhjetor 2025.

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Me respekt,
Këshilltarët

The post Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore appeared first on Albeu.com.

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

16 December 2025 at 07:19

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej në një test për sundimin e ligjit në Shqipëri. Artikulli i IPD u ripublikua gjerësisht […]

The post Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

Veliaj, kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

By: lindita
15 December 2025 at 14:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak të Tiranës para miratimit të buxhetit 2026. Në letër, kryebashkiaku Veliaj thekson se sipas ligjit, ata duhet të marrin mendimin e tij, pasi miratimi pa konsultim me Kryetarin e Zgjedhur përbën devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim i realizimit të mandatit të tij demokratik.

Source

Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

By: Brisi
15 December 2025 at 14:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kërkon që organi vendimmarrës të mos miratojë projektbuxhetin e vitit 2026 pa u konsultuar paraprakisht me të. Veliaj argumenton se një veprim i tillë do të përbënte devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim […]

The post Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri appeared first on BoldNews.al.

Veliaj padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu

By: Elva
13 December 2025 at 12:44

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, duke paraqitur një padi për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesës së tyre që kundërshton masën e arrestit me burg ndaj tij. Sipas mbrojtjes, masa është antikushtetuese dhe po i shkakton dëme të drejtpërdrejta në ushtrimin e detyrës si kryebashkiak, ndaj ata kërkojnë […]

The post Veliaj padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj bën padi të re në Gjykatën Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

By: V K
13 December 2025 at 13:13

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë, në të cilën insistojnë se masa e arrestit në burg ndaj funksionarit është antikushtetuese.

Avokatët i sugjerojnë Gjykatës Kushtetuese të caktojë një datë sa më të shpejtë në kalendar, duke e lidhur këtë kërkesë me një sërë argumentesh, mes tyre edhe dëmet që vijnë nga mungesa e kryebashkiakut në detyrë.

Kjo padi për përshpejtim vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim.

Në Kushtetuese ende nuk është caktuar një datë, ndërkohë që më herët e njëjta gjykatë i dha të drejtë Veliajt, duke e kthyer në detyrë dhe duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, dosja penale që implikon 30 të pandehur, mes tyre edhe organizata jofitimprurëse, ka ngecur në seancë paraprake.

SPAK ka artikuluar akuza për korrupsion dhe pastrim parash, të qarkulluara sipas Prokurorisë së Posaçme pas abuzimit me fondet dhe tenderat.

Një ditë më parë, kryebashkiaku, i pranishëm në proces, përsëriti lutjen që t’i aksesonin fashikujt e hetimit dhe për këtë akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, pasi ish-presidentit Meta dhe të pandehurve të tjerë u janë vënë në dispozicion materialet.

Në këtë pikë, edhe SPAK edhe mbrojtja e Veliajt i përmbahen të njëjtit vendim të Strasburgut, në precedentin Khodorkovski kundër Rusisë, ku përmendet se të pandehurve mund t’u jepen materialet me USB, një mundësi që e ofron akuza, megjithëse në Shqipëri të pandehurit i është dhënë USB-ja, por jo kompjuteri. Ndaj të dyja palët qëndrojnë te i njëjti vendim, të cilin e lexojnë sipas frontit ku ndodhen.

SPAK thotë se mjafton USB-ja, ndërsa Veliaj parashtron se, në mungesë të kompjuterit, t’i jepet fashikulli i printuar.

Dhe duke cituar të njëjtin vendim që përdor drejtësia, Veliaj vijon më tej kur kujton se Strasburgu, në këtë rast, pra në të njëjtin vendim, vlerëson si shkelje të rëndë edhe mbajtjen në kafaz xhami të të akuzuarit, ndaj sipas tij Strasburgu duhet lexuar deri në fund.

Se kush do të tërhiqet, mbetet për t’u parë nga 5 janari e në vazhdim, kur edhe do të mbahet seanca e radhës.

The post Erion Veliaj bën padi të re në Gjykatën Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë appeared first on Albeu.com.

Veliaj e “flaku si leckë” apo ishte manovër? Artan Gjermani: Nuk realizova dot të drejtat elementare

By: Ela
12 December 2025 at 15:13

Erion Veliaj “flaku sot si leckë” avokatin Artan Gjermeni, pasi gjykata e posaçme i refuzoi kërkesën që të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë të sallës gjyqësore. Avokati Artan Gjermeni shprehet në News 24 se nuk u flak por u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt pasi nuk realizoi dot të drejtat elementare të kryebashkiakut. […]

The post Veliaj e “flaku si leckë” apo ishte manovër? Artan Gjermani: Nuk realizova dot të drejtat elementare appeared first on BoldNews.al.

Avokati Artan Gjermeni tregon arsyet pse hoqi dorë nga mbrojtja e Erion Veliajt

By: V K
12 December 2025 at 15:12

Ditën e sotme, avokati Artan Gjermeni, ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja për kryebashkiakun Erion Veliaj. Teksa ishte i ftuar në News24, Gjermeni tregoi arsyen e vendimit të tij, që vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur Veliaj me aktet ne dosje.

Avokati tha se me çështjen e Veliajt nuk po respektohet procedura, ndërsa shtoi se për një dosje voluminoze me 62 mijë faqe, është e pamundur që të përvetësohet për një kohë kaq të shkurtër sa i ka lënë në dispozicion gjykata.

“U realizua një kërkesë me disa pika, që është parashtruar nga zoti Veliaj. Kërkesat ishin; heqje e menjëhershme të masës për të qëndruar në kafaz, që sipas Gjykatës së të Drejtave të njeriut në Strasburg ishte poshtëruese. Shtyrjen e procedurave, deri sa të njihej me aktet. Praktikat i referohen Gjykatës së Strasburgut. Avokati me të pandehurin ka një pamundësi që të komunikojë përmes kafazit. Kjo e drejtë është konsideruar si cënim nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Kemi kërkuar që të njihemi dhe me dosjen. Janë 61 mijë faqe dhe nuk ka mundësi që të lexosh për kaq pak kohë dosjen dhe t’ia përcjellësh të pandehurit.

A ka ndjenjë besimi ai ndaj avokatit në këtë rast? Kam dhënë dorëheqje nga çështje, por nuk kam hequr dorë nga puna, deri sa avokatja të nisë detyrën e saj. Jam nga jurist që kurrë në jetën time s’do të reflektoj me nota negative ndaj gjykatës. Por ky ishte shkaku që dhashë dorëheqje. Kur një avokat nuk realizon dot veprimet elementare të të pandehurit të tij, nuk ia vlen të vijohet. Ça përfitojmë ne që të shtyjmë gjyqin? Se kështu dhe mund të flitet. Apo që të kalojë ditëlindjen në burg? Apo dhe Krishtlindjet. Na është vënë në dispozicion afati 1 mujor. Ligji është shkruar keq”, u shpreh ai.

The post Avokati Artan Gjermeni tregon arsyet pse hoqi dorë nga mbrojtja e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Avokati Artan Gjermeni, jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliajn

By: V K
12 December 2025 at 13:51

Avokati Artan Gjermeni, jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj. Dorëheqja vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur Veliaj me aktet në dosje.

Kujtojmë se seanca paraprake që do të mbahej sot në GJKKO ndaj Erion Veliaj, është shtyrë për datën 5 janar.

Veliaj kërkoi heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.

The post Avokati Artan Gjermeni, jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca, Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo

12 December 2025 at 11:41


Seanca që pritej këtë të premte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për 5 janar.

Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore, raporton euronews.al

Sipas tij, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e dosjes, ndërsa atij nuk i janë dhënë, gjë që, sipas kryebashkiakut, cenon të drejtën për një mbrojtje të barabartë.

Shtyhet për në 5 janar seanca paraprake në GJKKO për Veliajn

12 December 2025 at 11:43

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për në datën 5 janar seancën paraprake ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Sipas medieve, shkak për këtë shtyrje të kësaj seance, ku pritej të vendosej nëse dosja do të kalonte për gjykim, apo do të rikthehej në SPAK për hetime të mëtejshme, është bërë largimi nga ana e Kryebashkiakut të avokatit mbrojtës Artan Gjermeni.

Vendimi i Veliajt për largimin e avokatit, erdhi pas rrëzimit të kërkesës nga GJKKO për të mos qëndruar në kafaz gjatë seancave gjyqësore. Në këto kushte, Gjykata i caktoi Veliajt si avokat kryesisht, Valentina Teodoreskun.

Kryebashkiaku i Tiranës, sipas medieve, kërkoi revokimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila ka refuzuar disa kërkesa të bëra nga mbrojtja e tij gjatë procesit gjyqësor.

Veliaj theksoi se vendimi i gjykatës ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore për një proces të drejtë, duke theksuar se nuk është informuar në mënyrë të plotë dhe efektive për akuzat kundër tij.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkuar nga SPAK. Veliaj akuzohet në nëntë raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

/m.q/r.e/a.f/

The post Shtyhet për në 5 janar seanca paraprake në GJKKO për Veliajn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌