Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn

By: armand
21 December 2025 at 21:51

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka avancuar me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë “Gogel” sh.p.k., e cila rezulton në emër të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka ndërmarrë edhe disa veprime hetimore në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë […]

The post 2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Paraqitet në SPAK Ajola Xoxa

By: Ela
19 December 2025 at 09:19

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion […]

The post Paraqitet në SPAK Ajola Xoxa appeared first on BoldNews.al.

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

16 December 2025 at 07:19

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej në një test për sundimin e ligjit në Shqipëri. Artikulli i IPD u ripublikua gjerësisht […]

The post Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt

5 December 2025 at 17:31

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u ankua të premten më 5 dhjetor për zvarritjen tej afateve procedurale të gjykimit në seancë paraprake të kërkesës për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të […]

The post SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

By: Fax Web
3 October 2025 at 10:45

Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Xoxa është nën hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

Shtyhet seanca për Erion Veliajn, ja kur do të mbahet e radhës

By: Fax Web
29 September 2025 at 13:46

Seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë, është shtyrë për më 10 tetor në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme. Gjatë kësaj seance, pritet të merret një vendim, nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

Në dosjen që SPAK e ka dërguar për gjykim, Erion Veliajt i janë ngarkuar 13 akuza, ndërsa bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, 12 akuza. Akuzat përfshijnë korrupsion, pastrim parash, fshehje të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Hetimet kanë zbuluar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim, kanë përvetësuar pasuri të paligjshme dhe fonde nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe mbështetje financiare nga Bashkia Tiranë.

Veliaj ka apeluar në Gjykatën e Lartë për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke sfiduar për herë të dytë vendimin për ta mbajtur në arrest.

Veliaj drejt shkarkimit: Këshilli Bashkiak voton largimin e kryetarit të arrestuar

23 September 2025 at 19:30

Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi të martën shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj, i cili prej 7 muajsh ndodhet në paraburgim nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Vendimi, i mbështetur me 50 vota nga të dyja krahët politike – këshilltarët socialistë dhe të opozitës – erdhi pasi Kryeministri Edi Rama besoi publikisht ish-ministren e Shëndetësisë dhe më pas të Arsimit, Ogerta Manstirliun, si kandidate për të zëvendësuar Veliajn në zgjedhjet e parakohshme vendore.

Ndryshe, nga ana e opozitës nuk ka ende një kandidaturë të mbështetur publikisht për zgjedhje.

Shkarkimi u propozua nga vetë socialistët në bazë të nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, i cili parashikon ndërprerjen e mandatit kur kryetari i bashkisë mungon më shumë se 3 muaj. Një propozim i tillë qe kërkuar nga opozita që në muajin maj, por u refuzua nga socialistët.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli i Ministrave, i cili pritet ta formalizojë pa humbur kohë.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

Në mbledhje mungoi kryetarja e komanduar Anuela Ristani si dhe anëtarët Gazment Paja dhe Joleza Koka. Në momentin e votimit u larguan Aldo Merkoçi, Alfred Muharremi dhe Fabian Topollari teksa munguan edhe votat e Alba Kepit, Eris Bejlerit, Ervin Dushkut dhe Eriona Bixhos.

Këshilli me 61 anëtarë kishte dy vakanca pas mandatimit si deputetë të Tedi Blushit dhe Romina Kukos.

Mbledhja u zhvillua nën tensionin e një debati institucional, pasi Veliaj, përmes një letre drejtuar Këshillit, kërkoi të dëgjohej përpara votimit dhe e cilësoi procedurën si “shkelje të të drejtave të tij kushtetuese”.

Kërkesa e tij u hodh poshtë nga shumica, përfshirë edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm në këshill.

Njohës të ligjit argumentojnë se Veliaj e ka pasur të pamundur prezencën këtë kohë, jo për mungesë vullneti, por për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion.

Duke marrë shkas nga rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pavarësisht se nën masë sigurie, nuk e humbi mandatin e deputetit legjislaturën e shkuar, juristët argumentojnë se i njëjti qëndrim ligjor mund të qëndrojë edhe për Veliajn, i cili këtë pretendim do të duhet t’ia drejtojë tashmë Gjykatës Kushtetuese.

LexoKauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Ekspertët gjykojnë se nëse kjo nismë vijohet nga Veliaj, atëherë rrezikohet që shkarkimi i tij të pezullohet – edhe nëse miratohet nga vetë Kryeministri – deri në një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ky skenar do të nënkuptonte se për Tiranën nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme vendore.

Shkarkimi i Veliajt vjen vetëm disa javë pasi SPAK e dërgoi çështjen e tij në gjykatë, duke e akuzuar zyrtarisht atë për ndërtimin e një skeme korruptive me përfitues kryesor rrethin e tij familjar dhe një grup të zgjedhur biznesmenësh pranë tij.

Siç ka raportuar më parë Citizens.al, hetimi i SPAK përfshiu kryesisht bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, të cilës i janë gjurmuar kontrata, biznese, blerje dhe ndërtime me financime të dyshimta.

Një prej këtyre rasteve ishte edhe projekti i një rruge të hapur posaçërisht për t’i shtuar vlerën ndërtimit të një pallati në pronësi të familjes Xoxa, një investigim i publikuar më 10 prill nga Citizens.al.

Lexoni gjithashtu:

The post Veliaj drejt shkarkimit: Këshilli Bashkiak voton largimin e kryetarit të arrestuar appeared first on Citizens.al.

Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon unanimisht Erion Veliajn

23 September 2025 at 18:32

Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martën për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pret në qeli gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, […]

The post Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon unanimisht Erion Veliajn appeared first on Reporter.al.

Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake

By: Elva
11 September 2025 at 09:40

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dje përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, 7 biznesmenëve dhe 8 personave të tjerë, si dhe 12 kompani dhe OJF. Gjyqtare e seancës paraprake është caktuar Etleva Deda. […]

The post Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake appeared first on BoldNews.al.

Zyrtarisht e pandehur nga SPAK/ Si Klotilda Bushka i bëri presion dëshmitares në zyrën e Ballancës

10 September 2025 at 17:21

SPAK, zyrtarisht sot njoftoi përfundimin e dosjes së Erion Veliajt, ku e pandehur është marrë edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila në ligjislaturën e shkuar drejtonte Komisionin e Ligjeve. Në dosjen e SPAK, rezulton se Klotilda Bushka ka ndikuar tek dëshmimtarja Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e qendrës BYL-A, e cila është edhe kushërirë me […]

The post Zyrtarisht e pandehur nga SPAK/ Si Klotilda Bushka i bëri presion dëshmitares në zyrën e Ballancës appeared first on BoldNews.al.

SPAK dërgon për gjykim Erion Veliajn për ‘korrupsion dhe pastrim parash’

10 September 2025 at 16:11

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të mërkurën se ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi dhe bashkëpunëtorë […]

The post SPAK dërgon për gjykim Erion Veliajn për ‘korrupsion dhe pastrim parash’ appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon në gjyq Erion Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash

10 September 2025 at 17:02

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi sot për përfundimin e hetimeve ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe dërgimin e tij në gjyq.

Bashkë me Veliajn, SPAK ka dërguar në gjyq edhe grupin e dyshuar klientelist që mendohet se përfitoi tenderë apo leje ndërtimi duke xhiruar pagesa në një rrjet organizatash jofitimprurëse të lidhura me bashkëshorten Ajola Xoxa.

Kryebashkiaku Veliaj, dhe bashkëshortja Xoxa akuzohen për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe veprime në konflikt interesi.

13 akuza për Veliajn, OJF dhe kompani ndërtimi

Sipas njoftimit të SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar personalisht dhe përmes bashkëshortes së tij nga lejet e ndërtimit dhe shpërndarja e fondeve publike në favor të një grupi kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Këto të fundit, ia kanë kthyer më pas këto favore në shuma të konsiderueshme parash, pasuri të paluajtshme dhe mbështetje financiare për biznese të lidhura me Xoxën.

Në total, ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza për vepra penale, ndër to:

  • 9 raste korrupsioni pasiv, në bashkëpunim me kompanitë: “Fusha”, “Palushi”, “Agi Kons”, “Gerard-A”, “Kontakt”, si dhe me OJF-të “Muza”, “Eventus”, “BYL-A” dhe “Frobolous”.
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale, përmes sistemit bankar;
  • Fshehja e pasurive, duke përdorur persona të tretë dhe kompani të lidhura me Xoxën;
  • Futja e sendeve të ndaluara në burg, akuzë që lidhet me një tjetër të pandehur;
  • Shpërdorimi i detyrës, në funksion të interesave personale dhe klienteliste.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

Në të njëjtën dosje, Ajola Xoxa akuzohet se ka kryer blerje luksoze në vlerën e mbi 86 milionë lekë (860 mijë euro) përmes të ardhurave të padeklaruara, duke shmangur detyrimet tatimore.

Ajo dyshohet se ka përdorur persona të tretë për të fshehur pronësinë reale mbi pasuritë dhe aktivitetet ekonomike.

30 subjekte dhe individë nën akuzë: OJF, ndërtues dhe zyrtarë

Përveç çiftit Veliaj-Xoxa, në dosjen e dërguar për gjykim në shkallën e parë janë përfshirë zyrtarë, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka dhe sipërmarrës.

Ndërtues të njohur si: Shkëlqim Fusha e Gentian Sula. Përfaqësues të OJF-ve: Linda Kazani (Eventus), Erald Simixhiu (Muza), Ina Goxhaj (BYL-A), Frosina Bollo (Frobolous);

Subjekte tregtare dhe OJF të akuzuara si persona juridikë, mes tyre “Rametal” shpk dhe “Harabel”;

Zyrtarë e persona të tjerë të lidhur, si Elman Abule, Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu;

Ish-deputetja Bushka akuzohet për pengim të drejtësisë, ndërsa zyrtarja Flutur Xhani, për deklarata të rreme përpara policisë gjyqësore.

SPAK pohon se provat e mbledhura gjatë hetimit faktojnë përtej çdo dyshimi se Veliaj ka përdorur postin publik për përfitime private në favor të vetes dhe gruas së tij, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe transparencën e financave të zyrtarëve të lartë.

Lexo: Përçarja e skenës artistike: Kauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Nga hetimi del se fondet publike dhe lejet e ndërtimit janë përdorur si interesa shkëmbimi për përfitime financiare që më pas janë legalizuar përmes OJF-ve dhe kompanive të kontrolluara nga rrethi i ngushtë i Veliajt.

Aktivitetet e fshehta përfshijnë përdorimin e keshit jashtë sistemit bankar për pagesa, qira e organizime eventesh, shmangie tatimore sistematike, fshehje të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat nga aktivitetet ekonomike të lidhura me bashkinë.

Një rast i veçantë që përmendet është miratimi i Planit të Detajuar Vendor dhe më pas lejes së ndërtimit për një pallat në rrugën Qemal Stafa, në një truall ku Ajola Xoxa kishte interesa pasurorë të padeklaruara.

Citizens.al e ka raportuar gjerësisht këtë çështje duke përcjellë edhe zërin e banorëve të zonës, të cilët vuajtën zhvlerësime të pronave për shkak të një rruge të re që u vendos të hapej për interes ndërtimi.

Ky zhvillim vjen dy muaj pasi më 23 korrik 2025 Veliajt iu komunikua akuza nga SPAK.

Dërgimi i dosjes në gjyq i jep më shumë zë pretendimeve për përfitime korruptive në Bashkinë e Tiranës, përmes kompanive të ndërtimit dhe një numri OJF-sh të lidhura me pushtetin vendor.

Veliaj aktualisht është në paraburgim. Ai është vënë në arrest prej datës 10 shkurt pasi SPAK provoi në gjyq rrezikun që ai shfaqte për prishjen e mundshme të hetimeve.

Por me dërgimin e çështjes në gjyq, prokuroria mund të lejojë gjykimin e tij në gjendje të lirë.

Lexoni gjithashtu:

The post SPAK dërgon në gjyq Erion Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash appeared first on Citizens.al.

SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

10 September 2025 at 15:47

Prokuroria e Posaçme (SPAK) përmes një komunikate për mediat ka njoftuar përfundimin e hetimeve paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Të pandehur gjithsej janë marrë 18 persona si dhe 12 kompani dhe OJQ. Erion Veliaj akuzohet për 13 vepra penale, ndërsa bashkëshortja e tij, për 12 vepra penale. […]

The post SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka appeared first on BoldNews.al.

SPAK mbyll hetimet për Erion Veliajn/ Dosja për gjykim në GJKKO

By: Rovena
10 September 2025 at 15:39

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim në GJKKO, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Për gjykim gjithashtu janë dërguar edhe 28 persona të tjerë, të përfshirë në këtë dosje, kryesisht biznesmenë.

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt të këtij viti, dhe mbahet në paraburgimin e Durrësit.

Në njoftimin zyrtar të SPAK janë renditur pesë akuza akuza për kryebashkiakun e Tiranës, shumica e të cilave për korrupsion pasiv të kryer në 9 raste. Veliaj akuzohet gjithashtu edhe pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, dhe futja e sendeve të paligjshme në burg.

Kurse bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për tre vepra penale, konkretisht për korrupsion pasiv, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim pasurie.

Njoftimi zyrtar i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve:

  1. Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

  1. Ajola Xoxa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të:
      1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      8. 8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
      10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal; (ndër të tjera edhe si person që ka vepruar në dobi të personit juridik OJF “Harabel”),
      11. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal (2 herë);
      12.  “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2, 257/a/2 dhe 180/1 e 25 i Kodit Penal.

3. Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk;

4. Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;

5. Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;

6. Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;

7. Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;

8. Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk;

9. Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë “Lani” shpk;

10. Linda Kazani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Eventus”;

11. Erald Simixhiu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Muza”;

12. Ina Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “BYL-A”;

13. Frosina Bollo, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Frobolous”;

14. Valmir Xoxa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

15. Adela Kondakçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

16. Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal;

17. Flutur Xhani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal;

18. Fatjon Baci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a pgf 2 i Kodit Penal;

19. “Rametal” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

20. “Agi Kons” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

21. “Kontakt” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

22. “Palushi” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

23. “Fusha” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

24. “Gerard-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

25. “Lani” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal;

26. OJF “Eventus”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

27. OJF “Muza”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

28. OJF “BYL-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

29. OJF “Frobolous”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

30. OJF “Harabel”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e përmendura më sipër, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të.

Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak  të funksionit që kryen shtetasi Erion Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt  edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë  (përmendur më sipër) që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Nga provat e administruara ka rezultuar gjithashtu e provuar se këta të pandehur, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim me OJF-të e përmendura dhe persona të tjerë, më shumë se një herë, kanë integruar në sistemin bankar shuma monetare të siguruara si përfitime të parregullta, për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Depozitimi i këtyre shumave duke fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal, ka bërë që të përmbushen plotësisht elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas paragrafit të dytë.

Ky qëllim kriminal i të pandehurve do të ishte i pamundur të përmbushej, pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF-ve. Në këtë kuptim, organi procedues ka arritur në përfundimin se OJF-të “Harabel”, “Eventus”, “Muza” dhe “BYL-A”, personat fizikë si  shtetasit Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu, të kontrolluar plotësisht nga e pandehura, Ajola Xoxa, si edhe shtetasi, Elman Abule dhe shoqëria “Rametal” shpk, kanë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, përmes transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre apo integrimit të shumave të të hollave në sistemin bankar, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal.

Nga hetimi paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë të shkurtër kohore, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje personale, në vlerën 86,721,175 lekë.

Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura, Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit  të kryetarit të bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera dhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit, duke organizuar evente, likujduar paga, paguar sigurime, paguar qira jashtë sistemit bankar etj,  duke fshehur në këtë mënyrë burimin e vërtetë të tyre, natyrën e vërtetë të marrëdhënieve kontraktuale me subjekte të tjerë privatë, dhe për pasojë duke shmangur, por jo vetëm, edhe pagesat e detyrimeve sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Në  këtë mënyrë, e pandehura Ajola Xoxa, në bashkëpunim me shtetasin Mirton Lika, në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit tregtar “Lani” shpk, ka konsumuar elementët e veprës penale të  parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Po kështu, nga hetimi penal është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore të të zgjedhurit të lartë vendor dhe të personit të lidhur me të, përsa i përket deklarimit me transparencë të aseteve pasurore, duke i fshehur në këtë mënyrë ato. I pandehuri Erion Veliaj dhe personi i lidhur me të, e pandehura Ajola Xoxa, kanë kryer veprime konkrete me qëllim fshehjen e pasurive të paluajtshme në pronësi faktike të tyre si edhe interesave të tjera pasurorë të cilat burojnë nga pjesëmarrja në organizata që gjenerojnë të ardhura, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Përveç sa më lart, Kryetari i Bashkisë Tiranë, i pandehuri Erion Veliaj, në ushtrim të funksioneve të tij, ka kryer veprime konkrete në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në funksion të përfitimit të të mirave materiale në mënyrë të padrejtë, por edhe me pasoja konkrete në dëm të interesave të shtetasve dhe shtetit, përsa i përket miratimit të një PDV dhe më pas lejes së ndërtimit për një objekt shumëkatësh banimi, mbi një sipërfaqe trualli ku bashkëshortja e tij ka interesa pasurorë. Veprimet e të zgjedhurit vendor provohet se janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit, në mungesë të plotë të kompetencës funksionale si edhe në shkelje të procedurave që ligji përcakton për miratimin e një akti administrativ, siç është në rastin konkret Plani i Detajuar Vendor. Në këtë mënyrë, ky shtetas provohet të ketë konsumuar elementët përbërës të nenit 248 të Kodit Penal./abcnews.al

 

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

By: Ela
25 August 2025 at 11:37

Nga Boldnews.al Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe më pas t’i “shesësh” në momentin […]

The post Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

By: Elva
21 August 2025 at 14:41

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës në detyrë, Erion Veliaj, ka dal nga SPAK, pas disa orësh ku u mor në pyetje si person me dijeni lidhur me hetimet ndaj vëllait të tij. Ai u shpreh për mediat se erdhi vullnetarisht për të sqaruar pozicionin e tij. “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim […]

The post Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim appeared first on BoldNews.al.

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

By: Ardit
18 August 2025 at 10:28

Nga Boldnews.al Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj dy personazhe të tjerë, me të njëjtin emër-Gentian Sula. Njëri prej tyre, biznesmeni i ndërtimit, i njohur edhe për ngritjen e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit” në Tiranë, është marrë i pandehur në […]

The post “Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK nën masën “detyrim paraqitje” 

By: Fax Web
15 August 2025 at 13:08

Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

Kasaforta plot euro/ Gentian Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajola Xoxën, SPAK e “mirëkuptoi”

By: V K
11 August 2025 at 11:26

“Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Në këtë mënyrë u justifikua sipërmarrësi Gentian Sula, administrator dhe ortak i kompanisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, para prokurorëve që po hetojnë prej një viti “çiftin e parë të Tiranës’, kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Gent Sula ka mashtruar dy herë grupin hetimor, jo thjesht me verbalisht, por edhe me dokumenta zyrtarë. Ky “mashtrim”, sipas SPAK-ut, ishte tentativë për të mbuluar rreth 115 mijë euro, të cilat iu gjetën Ajola Xoxës në një kasafortë dhe nuk mbuloheshin me burime të ligjshme financiare.

Kasaforta plot me euro

Në 6 Dhjetor 2024, oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, zhvilluan një kontroll në ambjentet ndihmëse të zyrës “Partner’s Law” të Ajola Xoxës, në ndërtesën “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Gjatë kontrollit u zbulua një kasafortë, brenda së cilës gjendej një shumë e konsiderueshme parash. Nga verifikimi, rezultoi se në total ishin 115 mijë euro, të ndara në monedha: 95.350 euro, 14.900 dollarë dhe 665.000 lekë.

 


Në foto: Raporti i SPAK mbi shumën e gjetur në kasafortën e Ajola Xoxës

Në lidhje me këtë shumë, Ajola Xoxa, ka paraqitur para grupit hetimor një kontratë private (të panoterizuar) me Gentian Sulën, administratorin e “Intersig”, me shënimin “kapar”, me vlerë totale 220.000 euro, e cila pretendohet se ishte hartuar në 4 dhjetor 2024, pra vetëm dy ditë para kontrollit.

Kontrata “e panoterizuar” duket se kishte objekt shitjen në të ardhmen të një apartamenti në pronësi të Ajola Xoxas në rrugën “Brigada VIII”, po në zonën e ish-Bllokut.

Në bazë të asaj kontrate, shtetasi Gent Sula, kishte dorëzuar në datën e nënshkrimit të saj shumën prej 110.000 euro, si kapar garancie, vlerë e cila u gjet në kasafortë.

Mashtrimi i parë i Gent Sulës

Gent Sula, ka një njohje të vjetër me Ajola Xoxan, e cila, siç pranon vetë ai, daton prej vitit 2010. Në bazë të këtij raporti njohjeje, Sula ka deklaruar para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxës një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.

Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”, kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.

Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.

Mashtrimi i dytë i Gent Sulës

Në 9 janar 2025, grupi hetimor, ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula, lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.

“Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

 

Në foto: Gentian Sula, administrator dhe ortak i “Intersig-Viena Insurance Group”

Gentian Sula i “Intersig”, ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxës dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë.

Ai deklaron gjithashtu se, këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.

Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.

“Pendimi” i Gent Sulës: Më mirëkuptoni

Prokuroria e Posaçme, ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.

Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.

 


Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pranoi fillimisht “kontratën e kaparit” me Ajola Xoxën

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.

Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig”, të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.

Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxas në dhjetor 2024”.

Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit” ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.

 

Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pendohet para SPAK dhe ndryshon deklarimet e para

 

Në lidhje me vendin dhe momentin e nënshkrimit të “kontratës së kaparit”, ai kujton se ka qenë jashtë Shqipërisë dhe është kthyer në 6 dhjetor, pikërisht në ditën kur BKH-ja kreu kontroll në zyrën e Ajola Xoxas.

Sipas Gent Sulës, ai është kontaktuar nga Xoxa dhe ka shkuar në zyrën e saj. E kishte parë të tronditur dhe ajo i kishte kërkuar si nder që të nënshkruanin një kontratë kapari.

Pasi ka dhënë detajet, të cilat ishin tërësisht të ndryshme nga deklarimi i tij i parë në Prokurori, dhënë në janar 2025, Gentian Sula i “Intersig” ka kërkuar “mirëkuptimin e Prokurorisë për sjelljen e tij”.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, nuk rezulton asnjë e dhënë që ai të ketë marrë statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”. Kjo do të thotë që, përsa kohë sipërmarrësi Gentian Sula i kompanisë së sigurimeve, nuk është marrë i pandehur, atëherë kuptohet se ai ka gjetur “mirëkuptimin” e SPAK-ut, pavarësisht se, me vetëdije ka kryer dy lëvizje mashtruese për hetimin./ Nga Boldnews.al

The post Kasaforta plot euro/ Gentian Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajola Xoxën, SPAK e “mirëkuptoi” appeared first on Albeu.com.

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

By: Ardit
11 August 2025 at 10:55

Nga Boldnews.al “Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Në këtë mënyrë u justifikua sipërmarrësi Gentian Sula, administrator dhe ortak i kompanisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, para prokurorëve që po hetojnë prej një viti “çiftin e parë të Tiranës’, kryebashkiakun […]

The post Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌