Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Operacion ndërkombëtar, arrestime në Suedi - prona dhe para të konfiskuara në Kosovë

22 December 2025 at 20:01


Prokuroria suedeze në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë kryer një operacion ndaj një personi i dyshuar për krim të organizuar, pastrim të parave dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Një person është arrestuar të enjten në zonën e Göteborgut, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të zhvilluar nga disa institucione shtetërore suedeze. I dyshuari ndodhet tani në paraburgim dhe akuzohet për vepër penale trafikim të narkotikëve si dhe për pastrim parash.

Paralelisht me arrestimin në Suedi, janë kryer kontrolle dhe bastisje në Kosovë, ku me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, përfshirë prona të paluajtshme, shuma të mëdha parash të gatshme dhe një automjet.

Sipas autoriteteve suedeze, gjatë operacionit janë siguruar prova edhe në Suedi, përfshirë objekte me vlerë dhe materiale digjitale, të cilat do të shërbejnë për vazhdimin e hetimeve dhe analiza më të thelluara të rrjedhave financiare.

Operacioni i koordinuar është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Kosovës, bashkëpunim që autoritetet suedeze e kanë cilësuar si vendimtar për suksesin e aksionit.

“Jemi në ofensivë në punën për konfiskimin e pasurive dhe po përdorim legjislacionin e ri për të goditur asetet brenda dhe jashtë vendit. Bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Kosovës ka qenë shumë profesional dhe me gatishmëri të plotë, gjë që na ka mundësuar të sekuestrojmë prona, para të gatshme dhe një automjet në këtë rast", ka deklaruar prokurori shtetëror Daniel Larson nga Autoriteti Suedez për Krime Ekonomike.

Autoritetet suedeze bëjnë të ditur se ndërhyrja e së enjtes është rezultat i një hetimi afatgjatë, ku kanë bashkëpunuar disa institucione me qëllim goditjen dhe pengimin e krimit të organizuar, si dhe konfiskimin e fitimeve të paligjshme, si brenda Suedisë ashtu edhe jashtë saj.

“Krimi nuk duhet të shpërblehet dhe nuk ka rëndësi nëse dikush përpiqet t’i fshehë fitimet kriminale jashtë vendit. Ne i gjejmë ato dhe synimi ynë është t’i konfiskojmë”, ka theksuar Tomas Stakeberg Jansson, shef i policisë në rajonin Perëndimor të Suedisë.

Hetimet paraprake po udhëhiqen nga prokurorët shtetërorë Daniel Larson nga Autoriteti për Krime Ekonomike dhe Håkan Larsson nga Njësia Kombëtare kundër Krimit Ndërkombëtar dhe të Organizuar (RIO), në kuadër të Prokurorisë Suedeze./Telegrafi/


I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

By: Brisi
22 December 2025 at 14:09

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar me burg për pastrim parash. Sipas organit të akuzës, ky shtetas rezulton të jetë dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe pasuritë e […]

The post I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri appeared first on BoldNews.al.

Apartamente, toka dhe makina luksoze/ Konfiskohen mbi 2 milionë euro pasuri në Vlorë

By: V K
22 December 2025 at 14:29

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i akuzuar dhe deklaruar fajtor për pastrim parash.

Sipas organit të akuzës, ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe pasuritë e konfiskuara përfshijnë, toka, apartamente dhe makina lukzose, të përftituara nga pastrimi i parave.

Pasuritë e konfiskuara si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme, e llojit “Njësi”, me nr.54/9-19, me siperfaqe totale prej 70m2, vol.31, fq.87, zona kadastrale 8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.;

Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me nr.54/9-18, me sipërfaqe totale prej 50m2, VOL.31, fq.86, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z;

Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, me sipërfaqe prej 159m2, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z.;

Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me nr.pasurie 105/13, vol.2, fq.19, me sipërfaqe prej 5000m2, zona kadastrale me nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj;

Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, me sipërfaqe prej 105m2, vol.34, fq. 117, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;

Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49+41+1-2, me sipërfaqe prej 171m2, vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;

Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe prej 181m2, vol.31, faqe 179, zona kadastrale me nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;

Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit me nr.2/446 datë 28/09/2011, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; dhe

Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.

The post Apartamente, toka dhe makina luksoze/ Konfiskohen mbi 2 milionë euro pasuri në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”! Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

By: Ela
16 December 2025 at 11:47

Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në bizneset e Klajdi Merkajt. Klajdi Merkaj është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja. Raportohet se ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga […]

The post Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”! Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI appeared first on BoldNews.al.

Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

10 December 2025 at 09:57

Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente […]

The post Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit appeared first on Reporter.al.

Dosja e plotë/ Elisabeta Dosti në hetim për pastrim parash, “pazari” 1 mln euro me Allajbeun e Spitalit Amerikan

By: Ela
9 December 2025 at 10:48

Nga Boldnews.al Në 7 Shkurt 2025, një 75-vjeçare, Xhevrije G., dikur teknologe dhe më pas aksionere e vogël në shoqërinë ish-publike, “Prodhim Veshje nr.2” Tiranë, ngjit ngadalë shkallët e Prokurorisë së Tiranës. Ajo ndihej e mashtruar nga aksionerja kryesore, njëkohësisht edhe administratorja e kompanisë, Elisabeta Dosti. Xhevrija deklaroi para grupit hetimor se biznesmenia Dosti kishte […]

The post Dosja e plotë/ Elisabeta Dosti në hetim për pastrim parash, “pazari” 1 mln euro me Allajbeun e Spitalit Amerikan appeared first on BoldNews.al.

SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt

5 December 2025 at 17:31

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u ankua të premten më 5 dhjetor për zvarritjen tej afateve procedurale të gjykimit në seancë paraprake të kërkesës për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të […]

The post SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

By: Ela
2 December 2025 at 10:49

Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, […]

The post Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82% appeared first on BoldNews.al.

Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe

19 November 2025 at 18:44

Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për zbulim të akteve sekrete në favor të një organizate kriminale, vijon betejën e tij gjyqësore për të rimarrë pasuritë e shumta të luajtshme e të paluajtshme, të sekuestruara, që arrijnë […]

The post Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe appeared first on Reporter.al.

Dumani: Mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave

5 November 2025 at 22:37

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani bëri të ditur se vlera e pasurive të krijuara përmes pastrimit të parave që janë konfiskuar dhe sekuestruar arrin mbi 300 milionë euro.

Dumani theksoi se SPAK ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara.

“Sa i takon pastrimit të parave, Prokuroria e Posaçme ka rritur numrin e procedimeve penale të regjistruam numrin e të pandehurve, të gjykuarve, ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara. Që nga viti 2020 deri në vitin 2024 vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, ishte 230 milionë euro, sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro. Ta krahasosh me vendet e rajonit nuk gjen këtë nivel konfiskimesh dhe sekuestrimesh si SPAK. Në hetimet tona e kemi bërë prezent që po kemi konstatuar që paratë e pista janë investuar në turizëm”, theksoi Dumani gjatë një interviste për RTSH.

Ndër të tjera, Dumani hodhi poshtë me pretendimet për kërcënime ndaj prokurorit i cili po ndjek çështjen për ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Ai shtoi se prokurori Dritan Premçi nuk i ka shprehur asnjë shqetësim për ndonjë kërcënim të mundshëm në adresë të tij, duke theksuar se prokurorët janë të pavarur dhe zot të çështjeve të tyre.

“Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen për kërcënim të prokurori të çështjes nga ana ime. Prokurori Premçi ka të gjithë mbështetjen time. Kam kontakte të shpeshta me të”, tha Dumani.

Sipas Dumanit, pavarësia e prokurorëve të posaçëm si nga drejtuesit e prokurorisë, ashtu edhe nga faktorët e jashtëm, është gjëja më e mirë që ka ndodhur për prokurorinë.

“Vlerësoj se duhet ruajtur kjo pavarësi ndaj institucionit të prokurorisë. Aktualisht kjo pavarësi është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga ligjet e tjera. Të ruhet, pasi kontribuon në pasjen e ndjekjes penale, si dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo pavarësi shoqërohet edhe me llogaridhënie”, tha ai.

I pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, Dumani tha se nuk ndikon aspak hetimet e SPAK-ut.

“Gjykata Kushtetuese ka pasur objekt tjetër për shqyrtim vendimin për shkarkimin dhe dekretin e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen që po ndjekim penalisht dhe nuk ka asnjë ndikim në hetimet tona apo edhe në masën e sigurisë që rëndon ndaj zotit Veliaj. Nuk dua të futem në detaje është gjykata ajo që vendos që nëse vazhdojnë të ekzistojnë kriteret e caktimit të masës së sigurisë, kritere që përcaktohen nga Kodi i Procedurës Penale”, deklaroi Dumani.

Kreu i SPAK theksoi më tej se ka një rënie të ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit.

“Kam konstatuar një realitet, që ka të bëjë me rënien e numrit të referimit nga Policia e Shtetit, me 40%, dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend.

Policia e Shtetit është një institucion që ka të paktën mbi 10 mijë punonjës të cilët janë në terren, në kontakt me qytetarët dhe mund të rrisnin numrin e kallëzimeve në Prokurorinë e Posaçme”, theksoi Dumani.

/m.q/a.f/r.e/

The post Dumani: Mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

31 October 2025 at 11:11

Autor: Xhevahir Zhabina | Citizens.al

Durrësi dhe Vlora janë dy nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe janë shëmbëlltyra se si është zhvilluar Shqipëria gjatë tranzicionit. Për forcat politike që e kanë qeverisur vendin ato konsiderohen histori suksesi.

Por, pavarësisht dëshirës së pushtetit për të na ofruar këtë pamje, të dhënat e censit të vitit 2023, tregojnë një realitet tjetër, ku gati gjysma banesave të këtyre dy qarqeve janë bosh.

Ky fakt ngre pikëpyetje të mëdha mbi modelin e zhvillimit ekonomik të këtyre dy qendrave të rëndësishme në të cilat është investuar ndjeshëm në ndërtim. Por të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e objekteve të reja janë pa rezidentë.

Vetëm 7% e banorëve të qarkut Durrës dhe 2% e banorëve të Vlorës jetojnë në banesa të ndërtuara mes viteve 2016-2023.

Durrës, një në dy banesa bosh.

Qarku i Durrësit, i dyti më i rëndësishëm në vend, përfshin bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë dhe numëron 226,863 banorë, me një rënie prej 36,848 banorësh (14%), krahasuar me censin e viti 2011.

Në letër, është një zonë dinamike me portin më të madh të vendit, afërsi me Tiranën dhe një vijë bregdetare që tërheq investime e turizëm.

Por tabloja nuk është kaq optimiste. Sipas censit të vitit 2023 në qarkun e Durrësit ka 117,303 banesa, nga të cilat 51,127 (43,6%) janë bosh, ndërsa 66,176 janë të banuara.

Situata bëhet më dramatike kur ndarja e banesave bosh bëhet në nivel bashkish.

Bashkia Durrës, përfshin pjesën dërrmuese të njësive bosh. Gjithsej ajo ka 91,378 njësi banimi, nga të cilat 46,7938 (51.2%) janë të banuara ndërsa 44,595 (48.8%) jo. Kjo tregon se thuajse gjysma e banesave është bosh.

Në Shijak dhe Krujë, ku presioni nga turizmi dhe ndërtimi janë ndjerë më pak, shifrat janë më të ulëta, me përqindje boshatisjeje respektivisht 32.5% dhe 21.3%.

Ndërsa popullsia e Shqipërisë ulet, si rezultat i emigrimit masiv dhe faktit që Tirana është ajo që tërheq edhe ato pak banorë nga lëvizjet e brendshme demografike, Durrësi është kthyer në “depo betoni” për apartamente që presin pushuesit e verës, emigrantët me kursime, apo investitorë dhe spekulantë të fokusuar në tregun e pronave të paluajtshme.

Por jo për njerëzit që jetojnë dhe duan të jetojnë aty përditë.

Në qarkun e Durrësit nga viti 2013 deri në vitin 2024 janë shtuar 779,000 m2 ndërtim i destinuar vetëm për banim.

Vlora më keq së Durrësi

Vlora është qarku ku fenomeni i banesave bosh është më i theksuar. Në letër Vlora është histori suksesi, me investime strategjike, turizëm në rritje dhe zhvillim të shpejtë të bregdetit.

Sipas censit te vitit 2023, popullsia e qarkut Vlorë ka rënë me 28,959 (17%) nga viti 2011.

Në total qarku ka 109,375 banesa me destinacion banimin, nga këto, 52,296 janë të banuara (47.8%), ndërsa 57,079 (52.2%) jo. Më shumë se gjysma e shtëpive në qarkun e Vlorës janë bosh.

Në bashkinë Vlorë, e cila përfshin vetë qytetin dhe zonat përreth, nga 63,428 banesa në total, 33,561 janë bosh (53%), ndërsa 29,867(47%) janë të banuara.

Në Sarandë, një tjetër model i zhvillimit të turizmit shqiptar, fenomeni është edhe më i theksuar, nga 20,790 banesa, 12,919 janë bosh, dhe vetëm 7,871 kanë njerëz brenda.

Në përqindje, kjo do të thotë 62% banesa bosh dhe vetëm 38% të banuara.

Himara, një tjetër destinacion turistik i ngjashëm, ka 7,292 banesa, nga të cilat 4,173 janë bosh (57%) dhe 3,119 (43%) të banuara.

Në Delvinë, Konispol dhe Finiq, zona që nuk kanë ndjerë të njëjtin presion për ndërtime dhe turizëm, vetëm afërsisht 1 në 3 apartamente është bosh.

Selenica bën përjashtim në qarkun Vlorë me nivelin e lartë të banesave bosh ndonëse jo një zonë turistike.

Për urbanisten Doriana Musai ndërtimi është shndërruar në model ekonomik për të mbajtur gjallë “statistikat e zhvillimit”.

Qeveria shpall sukseset me fjalë si ‘turizëm’, ‘investime strategjike’ dhe ‘modernizim’, por në realitet po krijon qytete fantazmë, ku gjysma e dritareve nuk ndizen kurrë, thotë Musai.

93-98% e banorëve të Vlorës dhe Durrësit banojnë në ndërtesa të para vitit 2016

Censi i dy viteve më parë, përveç numrit të banesave bosh dhe të banuara, tregon edhe vjetërsinë e ndërtesave ku jetojnë banorët e dy qarqeve.

Por këtë të dhënë Instituti i Statistikave e ka publikuar vetëm në rang qarku, në këtë fazë mungojnë të dhënat në nivel bashkie dhe njësie administrative.

Ne i kërkuam INSTAT të na i vinte në dispozicion këto të dhëna, por pas disa komunikimeve me përfaqësues të këtij institucioni dhe të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, na u tha se këto të dhëna ishin duke u përpunuar dhe në momentin që ky proces do të ketë përfunduar do të na vihen në dispozicion.

Megjithatë mbi aq sa është publike kemi mundur të ndërtojmë një ide se ku jetojnë banorët e qarkut të Durrës.

Nga totali prej 66,176 njësi të banuara në Durrës në nivel prefekture grafiku i mëposhtëm na tregon ku banojnë qytetarët e qarkut të grupuar sipas vitit të ndërtimit të banesës.

Më shumë se gjysma e njësive të banuara në Durrës (57%) janë ndërtuar para viteve 2000.

Banesat e ndërtuara në vitet 2001-2010 zënë 30% të totalit të banesave të banuara, ato të ndërtuara pas vitit 2010 zënë 14% të totalit të banesave të banuara.

Më shumë se gjysma e banorëve rezident të qarkut jetojnë në banesa të ndërtuara gjatë komunizmit apo vitet e para të demokracisë dhe jo ato të valës ndërtimore post 2000.

Ndërsa, në Vlorë totali prej 52,296 njësive të banuara është i ndarë sipas grafikut të mposhtëm.

Në këtë qark fakti që shumica e banorëve rezident jetojnë në banesa të vjetra bëhet dhe me evident, duke nxjerrë në pah që janë banesat e post 2000 kanë tendencë të jenë bosh.

Dy në tre njësi të banuara, janë ndërtuar para viteve 2000.

Banesat e ndërtuara në vitet 2001-2010 zënë 23% të totalit të banesave te jetuara. Ndërsa banesat e ndërtuara pas vitit 2010 zënë vetëm 8% të totalit të Banesave të banuara.

Dy të tretat e banorëve rezident të qarkut jetojnë në banesa të ndërtuara gjatë komunizmit apo vitet e para të demokracisë dhe jo ato të valës ndërtimore post 2000.

Në qarkun Vlorë nga 2013 deri në 2024 janë miratuar 722,000 m2 ndërtim me destinacion banimin. Vlen të përmendet që vetëm në 2014 janë dhënë 266,000 m2 ndërtim për banim. 

Njësitë e reja të banimit pas 2016 zënë një përqindje shumë të vogël në totalin e shtëpive të banuara, në Durrës 7% dhe në Vlorë 2% . Pra, ndërtesat e reja nuk po zëvendësojnë të vjetrat, por shtohen mbi to.

Kërkuam nga INSTAT edhe të dhëna mbi njësitë e banimit që janë bosh në këto dy qarqe, ku të përcaktonte se në cilat njësi administrative dhe cilës periudhë të ndërtimit i përkasin njësitë e banimit bosh, edhe këtë informacion nuk arritëm ta marrim me argumentin e njëjtë se të dhënat janë duke u përpunuar.

Industria e ndërtimit për urbanisten Doriana Musai është shumë e ekspozuar ndaj dy fenomeneve spekulimi dhe pastrim parash dhe investimet në pasuri të paluajtshme janë kthyer në strehim për kapitalin e pasigurt, përfshirë korrupsionin dhe krimin financiar.

“Në mungesë të tregjeve të tjera të sigurta, betoni është bërë ‘banka’ më e sigurt për kursimet, shpesh me burim të dyshimtë. SPAK na konfirmon ne shumë raste këtë skemë të ngritur,” thotë Musai.

Krahasimi i Durrësit dhe Vlorës me Selaniku

Në këto dy qarqe po ndodh një fenomen i çuditshëm, popullsia nga censi në cens është ulur, banesat bosh janë rritur, por gjithashtu metrat e ndërtimit me destinacion banimin janë shtuar.

Sipas një studimi të kryer nga tre pedagogë (Azmi Stringa, Manjola Naco dhe Alban Korbi), thuhet se pjesa e njësive të pabanuara u rrit dhe së bashku me to u rrit edhe çmimi i pasurive të paluajtshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve u rritën me afërsisht 44% në vitin 2024.

Faktorë të shumtë po kontribuojnë në këtë rritje janë zgjerimi i turizmit dhe kërkesa për qira ditore (afatshkurtra si Airbnb), blerja spekulative e shtëpive dhe një pjesë në rritje e blerjeve nga blerësit e huaj, e vlerësuar në 20% të transaksioneve në vitin 2024.

“Ky bashkim i mungesës së alternativave të tjera të investimit, profilit të rrezikut të vendit (pasiguria në të bërit biznes nxit investimet në pasuri të paluajtshme), investimeve spekulative, kërkesës së jashtme nga turizmi, korrupsioni dhe krimi financiar po prodhon një rezultat paradoksal, ndërsa popullsia e Shqipërisë është në rënie, numri i shtëpive të zbrazëta vazhdon të rritet dhe çmimet përshkallëzohen përtej mundësive të qytetarëve mesatarë” thuhet në studim

Studimi bën një krahasim me një qendër të rëndësishme të turizmit në Greqi, siç është Selaniku dhe kjo zonë është dukshëm më mirë se Durrësi dhe Vlora. Sipas mediave greke, një në tre shtëpi në rajonin e Maqedonisë Qendrore është bosh, pra rreth 33%.

Ndërsa Durrësi dhe Vlorë janë rreth 50% me trend rritjen e kësaj shifre për shkak se projekti “Durrës Yacht Marina”, dhe “Vlora Marina” do të sjellin në treg mijëra apartamente të tjera.

Doriana Musai thotë se po ndërtohet një ekonomi e iluzioneve, ku “zhvillimi” nuk matet me rritjen e cilësisë së jetës së njerëzve, por me numrin e lejeve të ndërtimit dhe m² të betonit të shitur.

“Në këtë kuptim, Durrësi dhe Vlora po bëhen viktima të suksesit të rremë, duke u shndërruar në qytete turistike për disa, por të pabanuara për shumicën”, përmbyll Musai.

Lexoni gjithashtu:

The post Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh appeared first on Citizens.al.

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

By: Ela
30 October 2025 at 09:22

Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të GJKKO si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Milano. I ekstraduari Erind Lasku akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ndaj tij GjKKO, në muajin prill 2025, ka caktuar masën […]

The post Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari appeared first on BoldNews.al.

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

By: armand
22 October 2025 at 11:39

Në një seancë gjyqësore në Belgjikë, mbrojtja e Merita A., një shtetase shqiptare 50-vjeçare e akuzuar për transport të parave të ardhura nga trafiku i drogës, hodhi poshtë akuzat duke argumentuar mungesën e kompetencës territoriale të drejtësisë belge. Sipas prokurorisë, Merita A. ka marrë pjesë në transportin e zarfeve me para të gatshme, të cilat […]

The post Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

Pastrim parash dhe grup kriminal, dënohen vëllezërit Ramaj dhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

20 October 2025 at 12:50


GJKKO ka dënuar me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë dit burg pasi dënimi i konvertohet ne 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës.

Dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj u dënuan me 17 vite e 6 muaj burg, ku dënimi për të parin u reduktua në 6 vite e 8 muaj për kryerjen e veprës penale “grup i strukturuar kriminal”, ndërsa për Leonardin në 5 vite për “pastrim parash”.

Ndërsa për Ardjan Malasin, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar. /Tch/

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

By: Ela
20 October 2025 at 12:43

GJKKO ka dënuar me rreth 22 vite burg 4 të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Konkretisht, Besjan Ramaj u dënua me 10 vite burg, […]

The post Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët appeared first on BoldNews.al.

Hetime për pastrim parash, Prokuroria e Shkodrës sekuestron një apartament

13 October 2025 at 14:52

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.

Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:

-Lloji: Apartament

-Sipërfaqja: 103.4 m²

-Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M), në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar.

“Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është dënuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i New York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal..

Pronari i lokalit “Monopol” në Tiranë, në kërkim për vrasje dhe pastrim parash

26 September 2025 at 18:06

Lokali “Monopol Lounge” në rrugën Myslym Shyri në Tiranë ekspozonte në faqen e vet online shërbime luksi dhe një sërë dedikimesh nga personazhet e njohur të show-bizz-it shqiptar. Por përtej kësaj fasade, Prokuroria e Posaçme dyshon se fshihet një sagë e përgjakshme hakmarrjeje si dhe një rrjet i pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitete […]

The post Pronari i lokalit “Monopol” në Tiranë, në kërkim për vrasje dhe pastrim parash appeared first on Reporter.al.

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

By: Elva
21 September 2025 at 10:45

Nga Boldnews.al Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar një proces politik ndaj tij në rastin e hetimit të dosjes së privatizimit të ndërmarrjes publike “Buka” sha, duke deklaruar se ky qëndrim i SPAK-ut është i tillë se “ai i Madhi e ka kthyer në target”, duke lënë të kuptohet se origjina […]

The post Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash appeared first on BoldNews.al.

Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të Fatjon Dautajt

By: Elva
17 September 2025 at 12:29

Prokuroria e Kukësit ka vendosur sekuestrimin e pasurive të familjarëve të Fatjon Dautaj, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës. Hetimet e autoriteteve britanike dhe shqiptare kanë nxjerrë në pah lidhje të mundshme mes pasurive të familjarëve dhe aktivitetit kriminal të Fatjon Dautajt. Ky i fundit arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale […]

The post Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të Fatjon Dautajt appeared first on BoldNews.al.

SPAK dërgon në gjyq Erion Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash

10 September 2025 at 17:02

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi sot për përfundimin e hetimeve ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe dërgimin e tij në gjyq.

Bashkë me Veliajn, SPAK ka dërguar në gjyq edhe grupin e dyshuar klientelist që mendohet se përfitoi tenderë apo leje ndërtimi duke xhiruar pagesa në një rrjet organizatash jofitimprurëse të lidhura me bashkëshorten Ajola Xoxa.

Kryebashkiaku Veliaj, dhe bashkëshortja Xoxa akuzohen për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe veprime në konflikt interesi.

13 akuza për Veliajn, OJF dhe kompani ndërtimi

Sipas njoftimit të SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar personalisht dhe përmes bashkëshortes së tij nga lejet e ndërtimit dhe shpërndarja e fondeve publike në favor të një grupi kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Këto të fundit, ia kanë kthyer më pas këto favore në shuma të konsiderueshme parash, pasuri të paluajtshme dhe mbështetje financiare për biznese të lidhura me Xoxën.

Në total, ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza për vepra penale, ndër to:

  • 9 raste korrupsioni pasiv, në bashkëpunim me kompanitë: “Fusha”, “Palushi”, “Agi Kons”, “Gerard-A”, “Kontakt”, si dhe me OJF-të “Muza”, “Eventus”, “BYL-A” dhe “Frobolous”.
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale, përmes sistemit bankar;
  • Fshehja e pasurive, duke përdorur persona të tretë dhe kompani të lidhura me Xoxën;
  • Futja e sendeve të ndaluara në burg, akuzë që lidhet me një tjetër të pandehur;
  • Shpërdorimi i detyrës, në funksion të interesave personale dhe klienteliste.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

Në të njëjtën dosje, Ajola Xoxa akuzohet se ka kryer blerje luksoze në vlerën e mbi 86 milionë lekë (860 mijë euro) përmes të ardhurave të padeklaruara, duke shmangur detyrimet tatimore.

Ajo dyshohet se ka përdorur persona të tretë për të fshehur pronësinë reale mbi pasuritë dhe aktivitetet ekonomike.

30 subjekte dhe individë nën akuzë: OJF, ndërtues dhe zyrtarë

Përveç çiftit Veliaj-Xoxa, në dosjen e dërguar për gjykim në shkallën e parë janë përfshirë zyrtarë, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka dhe sipërmarrës.

Ndërtues të njohur si: Shkëlqim Fusha e Gentian Sula. Përfaqësues të OJF-ve: Linda Kazani (Eventus), Erald Simixhiu (Muza), Ina Goxhaj (BYL-A), Frosina Bollo (Frobolous);

Subjekte tregtare dhe OJF të akuzuara si persona juridikë, mes tyre “Rametal” shpk dhe “Harabel”;

Zyrtarë e persona të tjerë të lidhur, si Elman Abule, Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu;

Ish-deputetja Bushka akuzohet për pengim të drejtësisë, ndërsa zyrtarja Flutur Xhani, për deklarata të rreme përpara policisë gjyqësore.

SPAK pohon se provat e mbledhura gjatë hetimit faktojnë përtej çdo dyshimi se Veliaj ka përdorur postin publik për përfitime private në favor të vetes dhe gruas së tij, në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe transparencën e financave të zyrtarëve të lartë.

Lexo: Përçarja e skenës artistike: Kauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Nga hetimi del se fondet publike dhe lejet e ndërtimit janë përdorur si interesa shkëmbimi për përfitime financiare që më pas janë legalizuar përmes OJF-ve dhe kompanive të kontrolluara nga rrethi i ngushtë i Veliajt.

Aktivitetet e fshehta përfshijnë përdorimin e keshit jashtë sistemit bankar për pagesa, qira e organizime eventesh, shmangie tatimore sistematike, fshehje të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat nga aktivitetet ekonomike të lidhura me bashkinë.

Një rast i veçantë që përmendet është miratimi i Planit të Detajuar Vendor dhe më pas lejes së ndërtimit për një pallat në rrugën Qemal Stafa, në një truall ku Ajola Xoxa kishte interesa pasurorë të padeklaruara.

Citizens.al e ka raportuar gjerësisht këtë çështje duke përcjellë edhe zërin e banorëve të zonës, të cilët vuajtën zhvlerësime të pronave për shkak të një rruge të re që u vendos të hapej për interes ndërtimi.

Ky zhvillim vjen dy muaj pasi më 23 korrik 2025 Veliajt iu komunikua akuza nga SPAK.

Dërgimi i dosjes në gjyq i jep më shumë zë pretendimeve për përfitime korruptive në Bashkinë e Tiranës, përmes kompanive të ndërtimit dhe një numri OJF-sh të lidhura me pushtetin vendor.

Veliaj aktualisht është në paraburgim. Ai është vënë në arrest prej datës 10 shkurt pasi SPAK provoi në gjyq rrezikun që ai shfaqte për prishjen e mundshme të hetimeve.

Por me dërgimin e çështjes në gjyq, prokuroria mund të lejojë gjykimin e tij në gjendje të lirë.

Lexoni gjithashtu:

The post SPAK dërgon në gjyq Erion Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash appeared first on Citizens.al.

❌
❌