Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Ekstradohen për në Kosovë dy persona, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

24 December 2025 at 09:28


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990 dhe A.M. 1991, njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë.

Policia thekson se ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.

“Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Tentoi të vriste një person në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari/ EMRI – FOTO

By: Ela
8 December 2025 at 10:40

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë. Ermal Gora akuzohet për një vrasje të mbetur në tenativë, ngjarje e ndodhur në maj 2023 në Berat. Në atë kohë ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”. Ndaj tij, Gjykata […]

The post Tentoi të vriste një person në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari/ EMRI – FOTO appeared first on BoldNews.al.

Vrau shefin e krimeve dhe djalin e tij 25 vite më parë/ Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

By: Brisi
8 December 2025 at 10:33

Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e një polici dhe djalit të tij në vitin 2000 në Fier, të mos ekstradohet nga Kanadaja. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjykatësit janë shprehur se provat nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ekstradimin […]

The post Vrau shefin e krimeve dhe djalin e tij 25 vite më parë/ Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet appeared first on BoldNews.al.

E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje

7 December 2025 at 21:20


Ky është Alban Gjidiaj ndaj të cilit në mungesë SPAK ka lëshuar një urdhër arresti si i përfshirë në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Gjidiaj për qëllim ekstradimi është arrestuar në Londër.

Daily Mail online të cilës i referohet Top Channel ka publikuar një shkrim nga seanca gjyqësore e ekstradimit, nga ku i riu me origjinë nga Tropoja ka parashtruar pretendimet se përse nuk duhet ekstraduar drejt Shqipërisë.

“I kërkuari shqiptarë në arrati për trafik pistoletash thotë se nuk duhet ekstraduar nga frika gjakmarrjes për një borxh 25.000 stërlina”, ky është titulli Daily Mail online.

David Ball i cili po përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi i tha gjykatës se 29-vjeçari shqiptarë sëbashku me të vëllain më të madh ishin pritësit në Angli të një tavoline druri ku ishin fshehur 6 armë zjarri me numrat serial të fshirë dhe një sasi municioni.

“Roli i personit të kërkuar dhe vëllait të tij supozohet se ishte të merrnin këtë tavolinë. Pretendohet se pati dy dërgesa të mëparshme në mars 2023. Pretendohet se i pandehuri ka bërë një telefonatë dhe ka kërcënuar se do ta vriste një burrë nëse ai identifikonte udhëheqësin e grupit, i cili ishte mik i vjetër i vëllait të madh të personit të kërkuar”, deklaroi David Ball.

Ndërsa Malcolm Hawkes, avokati Gjidiajt, i tha Gjykatësit Daniel Sternberg se gjakmarrja e pretenduar datonte që nga një borxh që i ati i tij i ndjerë kishte marrë për trajtim kundër kancerit.

“Babai i personit të kërkuar ishte i sëmurë dhe mori borxh 25,000 £ për trajtim urgjent të kancerit”, tha ai.

“Ai vdiq, prandaj sipas ligjit në kanunit, borxhi i kalon vëllait më të madh, i cili u qëllua, dhe në tetor 2011 ndodhi një shpërthim në apartamentin e tij në Tiranë”.

Gjidiaj i tha gjykatës se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga frika për jetën dhe se tani kishte frikë se do të vritej po të kthehej në Shqipëri.

Gruaja e Alban Gjidiajt, e cila pritet të lindë fëmijën e tyre të dytë në Shkurt 2026 , dëshmoi dhe tha se kishte pasur incidente me vizitorë të çuditshëm më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pastaj më 2 janar dhe 4 janar, të cilat u raportuan në polici, por policia nuk i ishte përgjigjur.

I bashkakuzuar nga SPAK për trafik armësh është edhe vëllai Albanit, Almir Gjidiaj i arrestuar në Kolumbi dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, do më vrasin për gjakmarrje

By: Ela
7 December 2025 at 15:20

Një ‘trafikant armësh’ shqiptar në arrati nuk duhet të ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar sepse ka frikë se do të vritet në një ‘gjakmarrje’ për një borxh prej 25,000 £, dëgjoi një gjykatë. Alban Gjidiaj kërkohet nga prokurorët në vendin e tij të lindjes për një komplot të dyshuar për të kontrabanduar tetë armë dhe […]

The post E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, do më vrasin për gjakmarrje appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale që kontrabandonte cigare, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari (EMRI)

By: V K
1 December 2025 at 11:37

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:

Emin Shabani, 55-vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

The post Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale që kontrabandonte cigare, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kontrabandë me mallra të akcizës, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari

1 December 2025 at 12:06

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Policia njoftoi se në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit E. Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

The post Kontrabandë me mallra të akcizës, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari/ EMRI

By: Ela
1 December 2025 at 11:39

Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale. Emin Shabani, 55-vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, është ekstraduar pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderueshëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Shabani ishte shpallur në kërkim […]

The post Pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

By: Elva
17 November 2025 at 22:19

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar një seri akuzash të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për kërkesën e re për ekstradim si një skenar politik për të mbuluar skandalet që, sipas tij, po shpërthejnë në Tiranë. Në një lidhje telefonike në “Çim Peka Live”, Ahmetaj tha se lajmi për një kërkesë të […]

The post “Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa për ekstradim? Ahmetaj: Shpresoj që SPAK mos të jetë i përfshirë në këtë tymnajë, duan eleminimin tim fizik

By: M C
17 November 2025 at 21:20

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një “teatër” dhe “tymnajë” për të mbuluar skandalet. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe se struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshira në këtë skenar.

Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një “lajm të rremë”. Ai zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. Ahmetaj deklaroi se kjo lëvizje është një manovër e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet që po dalin në dritë në Tiranë, ku janë të përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit.

“Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë. Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.

Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë. I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord,” tha Ahmetaj.

The post Kërkesa për ekstradim? Ahmetaj: Shpresoj që SPAK mos të jetë i përfshirë në këtë tymnajë, duan eleminimin tim fizik appeared first on Albeu.com.

Kërkesa për ekstradim, avokati i Ahmetajt: Mungesë transparence dhe rregullshmërie në proces

By: Ela
17 November 2025 at 14:50

Avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Henrik Ligori ka reaguar sot pas kërkesës zyrtare që Ministria e Drejtësisë i ka adresuar autoriteteve zvicerane për ekstradimin e klientit të tij, i cili prej kohësh ndodhet jashtë territorit shqiptar dhe kërkohet nga drejtësia. Avokati është shprehur kritik ndaj mënyrës se si po procedon Prokuroria, duke vënë në dukje […]

The post Kërkesa për ekstradim, avokati i Ahmetajt: Mungesë transparence dhe rregullshmërie në proces appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

By: Brisi
16 November 2025 at 12:09

Interpol Tirana me Interpol Roma, kanë ekstraduar nga Italia në Shqipëri, shtetasin Klajdi Murrizi, 31 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja […]

The post EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për drogë - ekstradohet nga Italia, Klajdi Murrizi

16 November 2025 at 12:22


Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, Klajdi Murrizi, 31 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Murrizi rezulton i dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Tiranë për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim dhe mosbindje ndaj punonjësve të Policisë.

Në vitin 2022, ai u kap në tentativë për të dorëzuar një sasi droge, por u largua me automjet, duke mos iu bindur policisë në një pikë kontrolli pranë Divjakës.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vuajtjen e dënimit./tch/


Forca të shtuara sigurie, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ekstradon dy persona drejt Malit të Zi

12 November 2025 at 13:30


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi.

Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi. /Tch/

I dënuar me burg, kush është 41-vjeçari i kapur në Rinas, furnizoi Britaninë me kokainë e heroinë

By: V K
8 November 2025 at 13:08

Një 41-vjeçar i deportuar nga autoritetet britanike në vendin tonë, ku rezulton i dënuar për trafik droge, është arrestuar në Rinas.

Denis Xhelili, banues në Vlorë, sipas bluve është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Vlorës ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester.

Kjo e fundit e kishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.

The post I dënuar me burg, kush është 41-vjeçari i kapur në Rinas, furnizoi Britaninë me kokainë e heroinë appeared first on Albeu.com.

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (EMRI)

By: armand
7 November 2025 at 09:25

Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën. […]

The post Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

By: Ela
30 October 2025 at 09:22

Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të GJKKO si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Milano. I ekstraduari Erind Lasku akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ndaj tij GjKKO, në muajin prill 2025, ka caktuar masën […]

The post Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari appeared first on BoldNews.al.

Konfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut, MD: Ekstradimi do të bëhet pas vendimit të Britanisë

28 October 2025 at 15:31


Kosovari Xhemail Nuhiu është kapur nga autoritetet britanike pasi që i njëjti ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në gusht të këtij viti.

Nuhiu dyshohet për vrasjen e 11 gushtit të ndodhur në Hajvali ku i vrarë mbeti Muhamet Matoshi.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se procedurat për ekstradimin e tij tashmë kanë nisur.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Autoritetet britanike kanë konfirmuar se Nuhiu ndodhet në paraburgim në Londër, ndërsa procesi i ekstradimit të tij në Kosovë pritet të përfundojë pas përfundimit të procedurave ligjore. /Telegrafi/

E kërkonte Policia e Kosovës për vrasje, kapet në Londër shqiptari, nis procesi i ekstradimit

27 October 2025 at 22:33


Ka marrë fund arratia e një të kërkuari nga policia e Kosovës i akuzuar për vrasje.

Ka marrë fund arratia e një të kërkuari nga policia e Kosovës i akuzuar për vrasje.

Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londer, thotë se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemajl Nuhiu, 47 vjeç.

Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 kreu vrasjen e Muhamet Matoshit.

Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër.

Në gusht 2025 të njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacione që do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Hajvali.

I dyshuari XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU është në arrati.

Nuhiu do të dalë përsëri përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër më 31/10/2025 ora 11:45.

Ai po qëndron në një paraburgim në kryeqytetin britanik.

Nuk dihen rrethanat se si ai u arratis pas krimit nga territori Kosovës për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 30-vjeçari

27 October 2025 at 13:37

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Policia njoftoi sot se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester (Mbretëria e Bashkuar), u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit Xh. H., 30 vjeç.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale””, njoftoi policia.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kultivuar bimë narkotike në serra, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022. Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

/m.q/a.f/r.e/

The post Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 30-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌