Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas gjerman, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Gjermanisë.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar sot, më 18.12.2025, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës.
Personi i arrestuar, B. P., i lindur në vitin 1972 dhe shtetas gjerman, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/
Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.
Ardian Gerbi nga Bënca e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin.
Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë.
Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë./abcnews.al
TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.
Gjatë qëndrimit atje, Proda zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.
Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.
Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.
Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.
Gjatë qëndrimit atje, Drejtori Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.
Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.
Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.
Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë./abcnews.al
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.
Nga: Rhys Davies dhe Ben Keith / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.com
Delegatët e INTERPOL-it, përfshirë drejtues të policisë, ministra dhe zyrtarë të lartë nga 196 vende anëtare, po mblidhen për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të organizatës. Nuk është në lojë thjesht një titull ceremonial, por integriteti i sistemit më të rëndësishëm në botë për bashkëpunimin policor. Dhe, kandidati kryesor, Mustafa Serkan Sabanca nga Turqia, është përmendur në një memorandum të klasifikuar, të publikuar këtë javë, që tregon se ai ka këshilluar zyrtarët se si të anashkalojnë rregullat e INTERPOL-it.
Në memorandumn e rrjedhur, Sabanca “me mirësi ka kërkuar” që zyrtarët turq ta paraqesin një çështje të motivuar politikisht, kundër një avokati të të drejtave të njeriut në ekzil, si një rast të shpërdorimit të fondeve. Akuzat fillestare, të lidhura me lëvizjen Gyleniste, nuk mund të mbijetonin përballë Nenit 3 të INTERPOL-it që ndalon çështjet politike. Zgjidhja që ai propozoi ishte mashtrim i thjeshtë. Memorandumi nuk është i paqartë. Nuk është teorik. Është udhëzim i shkruar se si të maskohet një ndjekje penale politike që të kalojë pa u vënë re nga INTERPOL-i.
Mundësia që Sabanca të zgjidhet është e ngjashme me vendosjen e Koresë së Veriut në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kontradikta është aq e thellë saqë nuk ka nevojë për shpjegim. INTERPOL-i ekziston për të mbrojtur bashkëpunimin global policor nga keqpërdorimet politike; Sabanca ka udhëhequr pikërisht një keqpërdorim të tillë.
Rekordi i Turqisë e bën situatën edhe më të qartë. Më herët këtë vit, Komiteti i Përbashkët për të Drejtat e Njeriut i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, dëgjoi dëshmitë që tregonin se vendi renditet pas Rusisë dhe Kinës për abuzimin me sistemin e Njoftimeve të Kuqe - një mjet që ka efekt të ngjashëm me një kërkesë ndërkombëtare arresti - për të shënjestruar kundërshtarët politikë jashtë vendit. Që nga tentativa për grusht shtet më 2016, autoritetet turke kanë paraqitur mbi 3 500 kërkesa për Njoftime të Kuqe dhe shpërndarje ndaj të dyshuarve si përkrahës të Gylenit - një valë e pandërprerë hakmarrjesh politike të maskuara si akuza penale.
Në këtë sfond, memorandumi i Sabancës nuk është ndonjë devijim i rastësishëm. Është pasqyrë në sistemin që ai ndihmoi të ndërtohej. Dokumenti është tregues i qartë se Sabanca ka këshilluar zyrtarët e Byrosë Qendrore Kombëtare të Turqisë që të maskojnë bazën e vërtetë të një përpjekjeje për ekstradim. Metoda është e njohur: paraqitja e mendimit ndryshe si mashtrim, opozita si krim i organizuar, gazetaria si terrorizëm. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë: mashtrimi i gjykatave të huaja dhe vetë INTERPOL-i që ndjekja politike të trajtohet si zbatim i ligjit.
Pasojat njerëzore nuk janë abstrakte. Avokati i përmendur në memorandumin e rrjedhur, i cili tashmë ka fituar azil në Belgjikë, ka frikë nga pushteti që Sabanca do të fitojë nëse ngrihet në krye të INTERPOL-it. Ai ka të drejtë të frikësohet. Një presidencë që legjitimon taktika të tilla do t’i vërë disidentët, refugjatët dhe personat në ekzil në rrezik të menjëhershëm. Siguria e tyre varet nga një supozim i neutralitetit. Ky supozim nuk do të mbijetonte nëse Sabanca zgjidhet.
Edhe shtetet demokratike do ta ndjenin koston. Autoriteti i INTERPOL-it mbështetet në besim: besimi se Njoftimet e Kuqe pasqyrojnë kriminalitet të vërtetë, besimi se drejtuesit respektojnë kushtetutën e organizatës, besimi se neutraliteti politik ka vlerë reale. Kur presidenca i jepet dikujt që është dokumentuar se kërkon të minojë këto garanci, i gjithë sistemi bëhet i dyshimtë. Gjyqtarët do të hezitojnë. Punonjësit e kufirit do të dyshojnë. Shtetet do të tërhiqen nga bashkëpunimi. Përfituesit do të jenë kriminelët, jo autoritarët.
Kjo nuk është mosmarrëveshje e vogël mbi drejtimin; është provë nëse INTERPOL-i mund të mbetet ende rojtari i legjitimitetit të vet. Vendet anëtare kanë vetëm pak orë kohë për të ndaluar një gabim të rëndë. Zgjedhja e Sabancas do të dërgonte një mesazh për qeveritë abuzive kudo: këmbëngulja shpërblehet, manipulimi falet dhe rregullat janë të negociueshme.
Simbolet kanë rëndësi. Udhëheqja ka rëndësi edhe më shumë. Një organizatë që varet nga neutraliteti politik nuk mund të drejtohet nga një njeri që ka treguar gatishmëri për ta shkelur atë. Memorandumi i publikuar këtë javë i bën të qarta rreziqet.
Vendet anëtare duhet të votojnë në përputhje me këtë realitet. Besueshmëria e INTERPOL-it, dhe siguria e atyre që mbështeten tek ai kërkojnë asgjë më pak. /Telegrafi/
Njësiti i specializuar FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i, konfirmon Policia e Kosovës.
Arrestimi është kryer rreth orës 13:30, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.
Personi i arrestuar, shtetas i huaj – raportohet se bëhet fjalë për një shtetas turk – kërkohej nga autoritetet e një shteti tjetër për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që përfshijnë shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
I dyshuari është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për të vijuar pastaj me procedurat ligjore sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.
Policia e Kosovës ka theksuar se operacionet e tilla mbeten prioritet në luftën kundër kriminalitetit ndërkufitar dhe garantimin e sigurisë publike.
Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia është duke shkelur detyrimet e saj nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën dhe marrëveshjes nga dialogu, duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke reaguar në njoftimet nga Serbia se ministri i Brendshëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, është lavdëruar se po vazhdon kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe se, sipas këtij ministri, “Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që të bëhet pjesë e Interpolit”.
Daçiq po ashtu ka thënë se Kosova edhe më parë “ka dështuar keq kur ka provuar të bëhet anëtare e Interpolit” dhe se tash “e ka të qartë se nuk ka gjasa, prandaj as nuk po provon”.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mes tjerash, obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. BE-ja insiston se kjo marrëveshje është valide, se ajo duhet të implementohet pa vonesa, dhe se zbatimi i saj mbetet kusht për Kosovën dhe Serbinë, si për integrimin e tyre në BE, ashtu edhe për përfitime financiare nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Këtë, në përgjigjen e tij, e ka thënë për Kohën përsëri një zëdhënës i BE-së. “Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës.
Por në BE akoma nuk saktësojnë se cilat do të jenë pasojat për Serbinë për një sjellje të tillë që vetë BE e konsideron shkelje. Disa shtete anëtare shpesh kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e masave ndaj Serbisë, ndërkohë që Komisioni Evropian i mban në fuqi masat kundër Kosovës. Një qasje e tillë nga disa shtete anëtare të BE-së është vlerësuar si “qasje e pabalancuar”.
Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia është duke i shkelur obligimet e saj nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën dhe marrëveshjes nga dialogu, duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke reaguar në njoftimet nga Serbia se ministri i Brendshëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, është lavdëruar se po vazhdon kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe se, sipas këtij ministri, “Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që të bëhet pjesë e Interpolit”.
Daçiq po ashtu ka thënë se Kosova edhe më parë “ka dështuar keq kur ka provuar të bëhet anëtare e Interpolit” dhe se tash “e ka të qartë se nuk ka gjasa, prandaj as nuk po provon”.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mes tjerash, obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. BE-ja insiston se kjo marrëveshje është valide, se ajo duhet të implementohet pa vonesa, dhe se zbatimi i saj mbetet kusht për Kosovën dhe Serbinë, si për integrimin e tyre në BE, ashtu edhe për përfitime financiare nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Këtë, në përgjigjen e tij, e ka thënë për Kohën përsëri një zëdhënës i BE-së. “Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës.
Por në BE akoma nuk saktësojnë se cilat do të jenë pasojat për Serbinë për një sjellje të tillë që vetë BE e konsideron shkelje. Disa shtete anëtare shpesh kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e masave ndaj Serbisë, ndërkohë që Komisioni Evropian i mban në fuqi masat kundër Kosovës. Një qasje e tillë nga disa shtete anëtare të BE-së është vlerësuar si “qasje e pabalancuar”.
“Sa i përket planit të rritjes, parakushtet e lidhura me progresin në normalizimin e raporteve mes Serbisë e Kosovës vlerësohen sa herë që të bëhen kërkesa për pagesa, në përputhje me rregulloren”, ka thënë për këtë zëdhënësi i BE-së.
Serbia ka marrë pagesën e parë nga paketa e rritjes në formën e “parafinancimit”. Kosova nuk ka përfituar akoma nga kjo, për shkak se nuk ka ratifikuar marrëveshjen për kredi me BE-në.
Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.
Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.
Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.
Ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari shqiptar. Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ermond Goga 33 vjeç, të lindur në Krujë.”, njofton policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.
Në vitin 2021, shtetasi Ermond Goga, në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas, për të përgatitur një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.
Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të implikuar në këtë rast, Policia gjeti 240 fidanë Cannabisi, 1 armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike.
Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
Xhuljano Hoxha 30 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
U finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Juxhin Koka 31 vjeç.
Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Dy shqiptarë, Eduart Elezi, 28 vjeç, dhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për kultivim kanabisi, janë arrestuar në Angli. Seanca e ardhshme e ekstradimit për Elezin është parashikuar më 16 shkurt 2026, ndërsa për Hoxhën, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për të njëjtën akuzë, gjykata e Manchesterit do […]
Një grua, trupi i së cilës u zbulua në Spanjë më shumë se 20 vjet më parë, është identifikuar përmes një fushate policore ndërkombëtare.
Gruaja u identifikua si shtetasja 31-vjeçare ruse Liudmila Zavada.
Ajo është personi i tretë që identifikohet përmes iniciativës Operation Identify Me, e cila u lansua nga policia në vitin 2023 në një përpjekje për të gjetur emrat e grave që ishin vrarë ose kishin vdekur në rrethana të dyshimta ose të pashpjegueshme në Evropë.
Rasti i parë ishte një grua britanike e vrarë në Belgjikë, familja e së cilës e identifikoi atë pasi pa një fotografi të tatuazhit të saj në një raport të BBC News.
Valdecy Urquiza, sekretare e përgjithshme e agjencisë ndërkombëtare të policisë Interpol, e cila drejton fushatën, tha se identifikimi i fundit do t'u jepte "shpresë të re familjeve dhe miqve të personave të zhdukur" dhe "pista të reja" hetuesve.
"Pas 20 vjetësh, një gruaje të panjohur i është kthyer emri i saj", tha ai.
Trupi i Zavada u zbulua në korrik 2005 pranë një rruge në provincën e Barcelonës në Spanjën verilindore, shkruan BBC.
Ajo u quajt nga policia si "gruaja në rozë", sepse ishte veshur me një bluzë rozë me lule, pantallona rozë dhe këpucë rozë.
Policia lokale tha se shkaku i vdekjes ishte "i dyshimtë", pasi provat sugjeronin se trupi ishte zhvendosur 12 orë para se të gjendej.
Por hetimet dështuan të zbulonin identitetin e saj.
Vitin e kaluar, rasti iu shtua Operacionit Identify Me, i cili ka parë "njoftime të zeza" të Interpolit - që kërkojnë informacion në lidhje me trupa të paidentifikuar - të publikuara për herë të parë, dhe të dhëna të tilla si gjurmët e gishtërinjve të ndara me forcat policore në të gjithë botën.
Ndryshe, më parë këtë vit, policia turke kontrolloi gjurmët e gishtërinjve në një bazë të dhënash kombëtare, duke zbuluar identitetin Zavada.
Më pas u krijua një përputhje e ADN-së me një të afërm të ngushtë në Rusi.
Tani hetimet policore për vdekjen e Zavada dhe rrethanat rreth saj po vazhdojnë. /Telegrafi/
Një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje në kryeqytet, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Francesko Berisha, lindur në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”. “Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje […]
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, 1 shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.
TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Policia e Shtetit finalizoi fazën e radhës të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij operacioni u kap në Malin e Zi dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotikei në Lezhë.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar M. D., 31 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me një shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë.
Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Në kuadër të kësaj faze, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar 25 vjeç, lindur në Laç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
25-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.