Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

ITALI – ”Apple” gjobitet 100 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

22 December 2025 at 13:55

ROMË, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) njoftoi sot se ka gjobitur kompaninë ”Apple” me më shumë se 98,6 milionë euro për “abuzim me pozicionin dominues”.

Sipas autoritetit italian, ”Apple” shkel ligjin e konkurrencës në tregun e zhvilluesve të aplikacioneve, thuhet në një deklaratë.

“Në këtë treg, ‘Apple’ mban një pozicion absolut dominues përmes App Store-it të saj”, deklaroi AGCM.

Autoriteti italian shtoi më tej se ”Apple” vendosi kushte tepër kufizuese në lidhje me privatësinë e përdoruesit në aspektin e konkurrencës së aplikacioneve.

”Këto kushte të vendosura nga ‘Apple’ janë të njëanshme, shkelin interesat e partnerëve të biznesit të ‘Apple’ dhe janë joproporcionale me objektivin e mbrojtjes së privatësisë”, deklaroi autoriteti italian i konkurrencës.

”Apple”, nga ana e saj, tregoi në një njoftim për shtyp se “nuk pajtohet fuqimisht me vendimin e autoritetit italian të konkurrencës” dhe njoftoi se do ta apelojë vendimin.

Kompania pohon se rregullat e saj të mbrojtjes së privatësisë “zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë zhvilluesit, përfshirë ‘Apple’, dhe janë miratuar nga klientët dhe autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë botën”./  a.jor.

The post ITALI – ”Apple” gjobitet 100 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Italia gjobit kompaninë Apple me 98 milionë euro, arsyeja

By: Brisi
22 December 2025 at 13:20

Autoriteti italian i konkurrencës ka gjobitur Apple, Apple Distribution International dhe Apple Italia me 98 milionë euro për shfrytëzimin e “pozicionit të tyre të dominimit absolut” përmes App Store, duke e akuzuar kompaninë se i ka ngarkuar padrejtësisht zhvilluesit e aplikacioneve me rregullat e saj të ndjekjes. Rregullatorët thanë se Apple abuzoi me dominimin e […]

The post Italia gjobit kompaninë Apple me 98 milionë euro, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta

By: Ela
17 December 2025 at 11:41

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur gjashtë ndërmarrje grumbulluese për bashkërendim të çmimeve në dëm të fermerëve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Pas një hetimi që zgjati gati dy vite dhe përfshiu disa qarqe të vendit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi praktika të ndaluara që kishin shtrembëruar konkurrencën, kishin diktuar çmimet e blerjes si […]

The post Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta appeared first on BoldNews.al.

FSHF: Gjobë simbolike pas ndeshjes me Anglinë, progres i tifozerisë kuqezi

3 December 2025 at 10:47

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga nga komisoni i Disiplinës në UEFA, për hedhjen e sendeve nga disa tifozë në ndeshjen me Anglinë.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Air Albania” në 16 nëntor, ndërsa me këtë takim përfunduan edhe ndeshjet e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në një reagim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Në njoftim thuhet se “pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend. Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare”.

Sipas FSHF-së, për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.

FSHF cilëson se ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.

“Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm”, thuhet në njoftim.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon të gjithë tifozët të vazhdojnë të jenë shembull sportiviteti dhe mbështetjeje korrekte për Kombëtaren, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe duke kontribuar në një atmosferë të sigurt, të qytetëruar dhe pozitive në çdo ndeshje.

/e.i/j.p/

The post FSHF: Gjobë simbolike pas ndeshjes me Anglinë, progres i tifozerisë kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Racizmi ndaj futbollistit të Burrelit, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

By: Brisi
25 November 2025 at 18:11

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste. “Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s […]

The post Racizmi ndaj futbollistit të Burrelit, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë appeared first on BoldNews.al.

KSHZ vendos 91 gjoba për partitë pas auditimit financiar

11 November 2025 at 15:50

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Pal Shkambi, kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

KSHZ deklaroi procedurën administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues Pal Shkambi pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

Sot u miratua raporti mbi veprimtaritë publike për periudhën 22 tetor – 9 nëntor 2025.

Gjithashtu, u miratua raporti mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike për të ardhurat dhe shpenzimet për vitin kalendarik 2024.

Në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike”, u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:
Partia Demokratike e Shqipërisë;
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
Partia Mendimi i Djathtë Liberal;
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare;
Partia Komuniste e Shqipërisë;
Partia Demokracia Sociale.

Gjithashtu, në zbatim të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:

Partia e Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë,
Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë,

Partia e Blertë Shqiptare,
Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë,
Partia Nacional Demokrate Shqiptare”,
Partia Universale Shqiptare,
Partia Liberale Shqiptare,
Partia Ekologjike,
Partia Lidhja Popullore Shqiptare,
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë,
Partia Nacionaliste Shqiptare,
Partia Socialreformiste e Shqipërisë,
Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare,
Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres,
Partia Alternative Republikane,
Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë,
Partia Drejtësia Shoqërore,
Partia Progresi Demokratik,
Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare,
Partia Konservatore,
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar,
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare,
Partia e Re Socialiste e Shqipërisë,
Partia Triumfi i Legalitetit,
Partia Ideali Demokratik Shqiptar,
Partia Rimëkëmbja Kombëtare,
Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare,
Partia Pajtimit Kombëtare,
Partia Lëvizja për Demokraci,
Partia Aleanca Demokracia e Re,
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare,
Partia Qytetare Shqiptare,
Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë,
Partia Ideali Komunist,
Partia Komuniste Shqiptare (e Rindërtuar),
Partia e Punës Shqipërisë,
Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare,
Partia Ambientaliste,
Partia Aleanca Nacionale Shqiptare,
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare,
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare,
Partia Demokrate e Re,
Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,
Partia Aleanca Socialiste Shqiptare,
Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare,
Partia Shpresa Demokrate,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë,
Partia e Biznesit Shqiptar,
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori,
Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë,
Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar,
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare,
Aleanca Popullore për Drejtësi,
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet,
Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut,
Partia Shqiptare Atdheu,
Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare,
Partia e të Drejtave të Mohuara,
Partia e Çështjeve Shqiptare,
Partia Shqipëria e Re,
Partia Lëvizja Elitare Kombëtare,
Partia Shqiptare e Rindërtimit,
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare,
Partia e të Drejtave të Mohuara – e Re,
Lista për Shqipëri Natyrale,
Partia Aleanca Kombëtare,
Partia Progresi Social Kombëtar,
Partia Aleanca për Europën,
Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë,
Partia Ligj dhe Drejtësi,
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë,
Partia Aleanca Europiane Ekologjike,
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve,
Partia Lëvizja Shqipëria e Re,
Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres,
Partia Aleanca Kuq e Zi,
Partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë,
Partia Sfida për Shqipërinë,
Partia Bindja Demokratike,
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare,
Partia Forca Rinia,
Partia Reformave Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu, në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për Partinë Lëvizja Punëtore Shqiptare.

/gj.m/r.e/a.f/

The post KSHZ vendos 91 gjoba për partitë pas auditimit financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

By: Ela
9 November 2025 at 13:00

Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”. Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, […]

The post Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

By: D Marku
7 November 2025 at 14:20

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu ishte sërish sot në Farkë, ku theksoi se çdo ndërtim pa leje apo tejkalim i saj do të ndëshkohet me gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme.

Koçiu theksoi se “kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin, nuk janë vetëm çështje individësh që ndërtojnë pa leje por shpesh lidhen edhe me mospërmbushje të detyrës nga ana e punonjësve publike”.

“Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Prandaj masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie”, nënvizoi ministrja.

Sipas ministres “në këtë proces ndërtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes”.

“Shfrytëzimi i çdo metri katror më shumë nga ajo që është lejuar do të penalizohet rëndë me gjobë, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme”, tha Koçiu.

Në të njëjtën kohë, ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur blejnë një pronë, të verifikojnë dokumentacionin dhe statusin ligjor të objektit, duke shmangur kështu çdo mashtrim apo abuzim.

“Të gjitha këto masa po zbatohen mbi bazën e paketës ligjore të miratuara në fillim të muajit tetor e cila ka forcuar më tej mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet ndaj çdo shkelje”, tha ministrja.

Koçiu theksoi se mbrojtja e territorit nuk ka kthim pas.

The post Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme appeared first on Albeu.com.

FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive në ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 November 2025 at 16:56

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Sjellja e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri ka sjellë pasoja të rënda për Federatën Serbe të Futbollit.

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur ta ndëshkojë Federatën Serbe me masa të ashpra, pas koreve fyese dhe sjelljes antisportive të tifozëve gjatë takimit ku Shqipëria arriti fitoren falë golit të Manajt.

Në vendimin e bërë publik sot, FIFA njofton se në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026 kundër Letonisë, që do të zhvillohet në Leskovac, Serbia do të detyrohet të luajë përpara një numri të kufizuar tifozësh, pasi 25 për qind e vendeve të stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura.

Krahas kësaj mase, Federata Serbe është gjobitur edhe me 87 500 franga zvicerane, me arsyetimin se incidentet e tilla janë bërë të përsëritura në ndeshjet e fundit të përfaqësueses serbe.

/a.f/

The post FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive në ndeshjen ndaj Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi

By: V K
6 November 2025 at 15:33

Në Serbi e kanë të vështirë të ndryshojnë, nuk e bënë as këtë herë përballë Shqipërisë në Leskovc, ku pavarësisht se gjithçka ishte nën kontrollin e qeverisë dhe Federatës, sërish në stadium nuk munguan thirrjet ndaj shqiptarëve dhe sjellja diskriminuese e tifozëve, një fakt që nuk i ka shpëtuar FIFA-s, me këtë të fundit që ka dënuar sërish Federatën Serbe të Futbollit.

Me anë të një reagimi për mediat, Federata Serbe, ka bërë publike vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, ku për shkak të sjelljeve të tifozëve janë dënuar me 85 mijë franga zvicerane gjobë, plus i ka mbyllur edhe 25% të stadiumit për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë kundër Letonisë.

Federata Serbe shkon edhe më tej, duke njoftuar se nuk do të marrë përsipër shitjen e biletave për tifozët e sajë për ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë:

“Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën tonë, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për ndeshjen kundër Anglisë, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljën e tifozëve”, lexohet në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit.

The post I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi appeared first on Albeu.com.

FSHF gjobit Bylisin për sjellje të gabuar të tifozëve

23 October 2025 at 20:28

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi klubin e Bylisit me 50.000 lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Shkak për vendimin janë hedhjet në fushë të sendeve të palejuara gjatë sfidës së zhvilluar të shtunwn në mbrëmje mes Bylisit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e shtatë të superligës, e cila përfundoi me rezultatin 0-1 për skuadrën shkodrane. Tifozët vendas u acaruan dhe hodhën sende të palejuara në fushën e blertë gjatë minutave shtesë të pjesës së dytë të lojës, kur ballshiotët arritën të barazonin rezultatin, por pas një vlerësimi në VAR të arbitrit, goli u anulua. Ky vendim i gjyqtarit nuk u prit mirë nga tifozët që hodhën sende në fushë.

Komisioni i etikës në FSHF, po ashtu ka marrë një sërë vendimesh që prekin klube të Kategorive të Ulëta dhe ekipeve të moshave, lidhur me sjellje të gabuar të spektatorëve, protesta ndaj vendimeve të arbitrave apo veprime josportive në fushë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, datë 23.10.2025

  1. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  2. AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i FK Apolonia, Marko Jovanovic, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i FK Partizani B, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

*Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tri) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

/r.e/

The post FSHF gjobit Bylisin për sjellje të gabuar të tifozëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfaqje pa leje? Rosalía përballet me gjobë deri në 600 mijë euro në Spanjë

By: gaze tare
22 October 2025 at 12:05

Këngëtarja Rosalía përballet me një gjobë prej 600,000 eurosh pas një shfaqjeje të paplanifikuar që shkaktoi bllokim të trafikut në sheshin Callao të Madridit. Artistja, 33 vjeçe, kishte njoftuar në TikTok se do të vinte për një “surprizë” lidhur me prezantimin e kopertinës së revistës LUX, e cila u shfaq në një ekran të madh në qendër të qytetit.

Sipas kronologjisë së ngjarjes, Rosalía u detyrua të braktiste makinën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe vrapoi drejt një hoteli pranë sheshit, ku më pas u shfaq nga një dritare për të përshëndetur adhuruesit e grumbulluar. Pamjet dhe komentet në rrjetet sociale përshpejtuan mbërritjen e autoriteteve.

Të martën, nënkryetarja e Bashkisë së Madridit, Inma Sanz, njoftoi se po hetohej nëse ishte kërkuar leja për organizimin e aktivitetit në hapësirë publike. Zyrtarët e transportit, përfaqësuar nga Borja Carabante, thanë se nuk kanë marrë informacion për ndonjë kërkesë zyrtare dhe po verifikojnë në të gjitha departamentet përkatëse. Nëse rezulton se nuk është paguar apo nuk është paraqitur autorizimi, pritet të ndiqen procedurat disiplinore dhe të aplikohen gjobat për organizim pa leje.

Policia e Madridit përshkroi ngjarjen si spontane dhe pranoi se iu desh të ndiqte rrjetet sociale për të kuptuar çfarë po ndodhte, për shkak të mungesës së komunikimit paraprak zyrtar. Deri tani, hetimet vazhdojnë dhe nuk është dhënë ende një vendim përfundimtar.

The post Shfaqje pa leje? Rosalía përballet me gjobë deri në 600 mijë euro në Spanjë appeared first on iconstyle.al.

Kontrolle në 18 subjekte, 2 gjoba për shkelje me produktet për mbrojtjen e bimëve

21 October 2025 at 10:12

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë kontrolle të shtuara ndaj subjekteve që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB), me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 18 subjekte, janë vendosur në 7 subjekte masa administrative me “paralajmërim” dhe në dy subjekte janë vendosur masa administrative me “gjobë”.

Në një prej rasteve, subjekti tregtonte produkt PMB të paregjistruar duke rrezikuar sigurinë në bujqësi dhe ushqim. Për këtë arsye, u vendos bllokimi i produktit.

Ndërsa në rastin tjetër, subjekti ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse, çka solli ndërprerjen e aktivitetit deri në pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm.

AKU thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin dhe u bën thirrje operatorëve të biznesit ushqimor të respektojnë legjislacionin për të garantuar produkte të sigurta për qytetarët. /j.p/

The post Kontrolle në 18 subjekte, 2 gjoba për shkelje me produktet për mbrojtjen e bimëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manaj rrezikon denim të rëndë nga FIFA për gjestin e shqiponjës!

By: M C
13 October 2025 at 23:33

Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë, me dyart e kryeqëzuara nën simbolin e shqiponjës dykrenare të flamurit tone, ka diskutime se sipas serbëve të cilët janë ankuar, ai simbol është një simbol i Shqipërisë dhe i Ballkanit që ka përçarë dhe ndezur pasione për vite me radhë.

Arbitri menjëherë e paralajmëroi, por loja e vërtetë është tani: FIFA mund ta ndëshkojë rëndë sulmuesin kuqezi duke e konsideruar një “gjest politik ose provokues”. Nëse është me fat, sipas mediave italiane, lojtair mund ta kalojë me pezullim vetëm për një ndeshje. Një absurditet që sigurisht I ka fillesat nga Serbia të cilët I kanë dhënë një kuptim qesharak këtij gjesti, ndëkrohë që e vërteta është krejt ndryshe.

Por mediat italiane theksojnë se për Manajn ka edhe një shpresë, por këtë herë i duhet më tepër fat, që ta kalojë vetëm me një gjobë të rëndë financiare. Gjithësesi nuk ka asgjë zyrtare, nëse ka filluar apo jo një hetim disiplinorë për këtë gjë.

The post Manaj rrezikon denim të rëndë nga FIFA për gjestin e shqiponjës! appeared first on Albeu.com.

KALIFORNI – “Samsung” urdhërohet të paguajë 445 milionë dollarë për shkelje patente në SHBA

11 October 2025 at 13:59

SAN JOZE/ KALIFORNI, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në shtetin amerikan të Teksasit urdhëroi gjigantin teknologjik jugkorean “Samsung” të paguajë rreth 445.5 milionë dollarë për shkelje të patentës.

Vendimi, që u mor në favor të kompanisë “Collision Communications” me seli në Nju Hempshër, është një vendim i shkallës së parë dhe mund të ndryshohet në apel.

Sipas “Collision”, smartfonët, tabletët, laptopët, frigoriferët, lavatriçet dhe pajisje të tjera shtëpiake të “Samsung“shkelin patentat në mënyrë të gjerë.

Katër patentat në fjalë lidhen me teknologji për “reduktimin e ndërhyrjeve të sinjalit në komunikimet e rrjeteve”.

“Samsung “argumentoi se patentat ishin të pavlefshme, por nuk arriti të bindte gjykatën e Teksasit, e cila i dha Collision një kompensim prej 445 494 dollarësh. Gjykata  arriti gjithashtu në përfundimin se “Samsung kishte shkelur patentat qëllimisht, gjë që mund të çojë në një pagesë edhe më të lartë..

Në dhjetor të vitit 2023, Collision kishte paditur njëkohësisht edhe “Lenovo”,  prodhuesin më të madh të kompjuterëve në botë. Ajo çështje u zgjidh në fund të shtatorit. /Ad.Ab./

The post KALIFORNI – “Samsung” urdhërohet të paguajë 445 milionë dollarë për shkelje patente në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

By: Ela
11 October 2025 at 12:48

Nga Boldnews.al Në Gjykatën Administrative të Apelit pritet të zhvillohet një proces gjyqësor, sa interesant, aq edhe i çuditshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjobitur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për “moshlyerje detyrimesh”. Publiku është njoftuar në mënyrë periodike mbi sekuestrimet që SPAK-u kryen tek pronat e eksponentëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, […]

The post Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet” appeared first on BoldNews.al.

Sean Diddy Combs, jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme!

By: gaze tare
3 October 2025 at 23:21

Sean “Diddy” Combs është dënuar nga Gjykata Federale me një periudhë burgimi  prej 50 muajsh dhe një gjobë maksimale prej 500,000 dollarësh për krime të lidhura me prostitucion dhe dhunë. Gjyqtari Arun Subramanian e cilësoi veprimet e Sean Diddy Combs si të ndihmuara nga “burimet e jashtëzakonshme” të artistit, duke theksuar se pasuria e tij ka luajtur një rol kyç në kryerjen e krimeve.

Në këtë rast, gjoba prej gjysmë milioni dollarësh është konsideruar si një devijim nga udhëzimet standarde të dënimit, duke marrë parasysh mundësitë financiare të Combs dhe ndikimin që ka pasuria e tij në veprimet e tij. Gjyqtari theksoi se pasuritë e Diddy-t nuk kanë qenë vetëm një arsye për kryerjen e veprave, por kanë mundësuar gjithashtu zhvillimin e disa aktiviteteve të jashtme që kanë ndikuar negativisht tek individë të tjerë.

Pas shpalljes së dënimit, ku reperi do të jetë për 4 vite e 2 muaj prapa hekurave, Combs-it i duhet që të paguajë gjobën dhe do të vuajë dënimin për të përmbushur kërkesat ligjore. Ai është gjithashtu i detyruar të ndihmojë autoritetet me hetimet që lidhen me krimet që janë bërë objekt i akuzës.

Ky dënim ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ngjallur debat në lidhje me ndikimin e pasurisë në sjelljen e personazheve të njohur, veçanërisht ata që mbajnë pozita të larta në shoqëri.

The post Sean Diddy Combs, jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme! appeared first on iconstyle.al.

FIFA gjobit FSHF-në me 10 mijë franga për incidentet jashtë stadiumit në ndeshjen Shqipëri-Letoni

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

FSHF bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore.

Federata u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj. Po ashtu, kërkojmë bashkëpunim të plotë nga institucionet e rendit për të siguruar që çdo sfidë të jetë një festë futbolli.

Dënimit me gjobë nuk i ka shpëtuar as rivalja direkte e grupit, Serbia. Thirrjet raciste, pankartat kundër shqiptarëve dhe dhuna në tribunat e stadiumit “Rajko Mitic” në Beograd gjatë humbjes 0-5 kundër Anglisë më 9 shtator, i kanë kushtuar Federatës Serbe të Futbollit një gjobë prej 80 mijë frangash zvicerane (85 mijë euro), si edhe zhvillimin e ndeshjes së radhës (ajo kundër Shqipërisë) me 20 për qind të stadiumit të reduktuar.

The post FIFA gjobit FSHF-në me 10 mijë franga për incidentet jashtë stadiumit në ndeshjen Shqipëri-Letoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FIFA gjobit edhe Shqipërinë/ FSHF ka vendosur ta apelojë këtë vendim, shpreson për falje

By: xhir jeta
1 October 2025 at 15:39

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

FSHF bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore.

Federata u bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj. Po ashtu, kërkojmë bashkëpunim të plotë nga institucionet e rendit për të siguruar që çdo sfidë të jetë një festë futbolli./abcnews.al

I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit për të mos i vendosur gjobë, arrestohen me urdhër të SPAK dy inspektorët e ISHTI-t

28 September 2025 at 10:15

TIRANË- Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ata akuzohen se duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë rreth 2 milionë lekë të reja pronarit një subjekti privat në Korçë.

Ky subjekt, i cili objekt kontrolli prej dy inspektorëve nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licencën përkatëse për të ushtruar aktivitetin.

Sipas SPAK, dy inspektorët akuzohen se kanë toleruar shkeljet e gjetura pasi kanë përfituar para në këmbim.

Sakaq, njëri prej inspektorëve përkatësisht Olsi Jarazi është lënë në burg, ndërsa Luan Sadikaj në arrest shtëpie.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal:
Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;
Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27.9.2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Procedimi penal

Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimet dhe gjetjet

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse/abcnews.al

❌
❌