Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Caktohet data, ora dhe vendi i finales së “Finalissima 2026” mes Spanjës dhe Argjentinës

18 December 2025 at 15:17


Finalja e Finalissima 2025 tani ka një datë. UEFA dhe CONMEBOL kanë njoftuar zyrtarisht vendin dhe datën e ndeshjes midis Spanjës dhe Argjentinës, përkatësisht kampionëve në fuqi të Evropës dhe Amerikës së Jugut.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha të Katar, më 27 mars në orën 19:00, me orën tonë lokale.

Kjo do të jetë hera e parë që kombëtarja spanjolle do të garojë për këtë titull, i cili është mbajtur tre herë. Dy edicionet e para, në vitin 1985 dhe 1993, ishin Kupa Artemio Franchi, e fituar përkatësisht nga Franca dhe Argjentina.

¡Tenemos Finalissima! ¿Quién se la lleva esta vez? 🔥🏆https://t.co/EwClZBIVt0 pic.twitter.com/MBM2TV6Gbv
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) December 18, 2025

Gara rifilloi në vitin 2022 me një ndeshje midis Argjentinës dhe Italisë në Londër, të cilën Argjentina e fitoi, duke siguruar dy nga tre titujt e deritashëm.

Spanja do të mbërrijë në ndeshjen kundër skuadrës së Lionel Scalonit jo vetëm si kampione në fuqi e Evropës, por edhe aktualisht duke zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s, përpara ekipit të Amerikës së Jugut.

Ndeshja e fundit zyrtare midis dy ekipeve daton në mars të vitit 2018, kur ato u përballën me njëra-tjetrën në një ndeshje miqësore në Madrid, të cilën Spanja e fitoi 6-1. /Telegrafi/

UEFA nuk tregon mëshirë as për ekipet më të mëdha: Bayern Munichu merr një gjobë të madhe për sjelljen e tifozëve

18 December 2025 at 09:15


Komiteti Disiplinor i Shoqatës Evropiane të Futbollit (UEFA) e ka gjobitur Bayern Munichun me 116,000 euro dhe e ka mbyllur pjesërisht stadiumin e tyre për ndeshjen e tyre të radhës në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Klubi bavarez u gjobit për bllokimin e kalimeve publike në stadium, fishekzjarrët e tifozëve në ndeshjen kundër Sportingut.

Përveç tyre ata u dënuan edhe për çrregullime dhe hedhjen e objekteve dhe mesazheve nga tifozët që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive gjatë ndeshjes jashtë fushe në Londër kundër Arsenalit.

UEFA gjithashtu i dha Bayernit një dënim me kusht prej dy vitesh. Nëse tifozët bëjnë trazira përsëri, Bayern do të luajë para një tribune jugore të zbrazët për dy vjet.

Përveç Bayernit, UEFA gjobiti edhe Eintracht Frankfurt me 38 mijë euro, Sportingun e Lisbonës me 40 mijë euro, Lille me 10 mijë euro dhe Maccabi Tel-Aviv me 20 mijë euro. /Telegrafi/

Barcelona mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve shkaku i skandalit Negreira

17 December 2025 at 18:10


Barcelona u përball me një rrezik real për t’u përjashtuar nga Liga e Kampionëve për shkak të çështjes në vazhdim “Negreira”, sipas raportimeve.

Pretendohet se klubi ka qenë seriozisht i kërcënuar me një largim, deri në momentin kur presidenti Joan Laporta realizoi një ripozicionim strategjik me UEFA-n, përfshirë distancimin publik nga projekti i Superligës Evropian, gjë që ndihmoi në shmangien e sanksioneve më të rënda.

Skandali, i cili përfshin mbi 8 milionë euro pagesa të kryera nga viti 2001 deri në 2018 ndaj kompanive të lidhura me ish-nënkryetarin e Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, nxiti një hetim të UEFA-s që në vitin 2023.

Në atë kohë, zyrtarët konsideruan edhe një ndalim njëvjeçar nga garat evropiane, pa pritur një vendim përfundimtar gjyqësor, duke u mbështetur në shkelje të mundshme të rregullave të integritetit.

Zhvillimet e fundit panë Laportën të dëshmonte si dëshmitar, së bashku me ish-trajnerët Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, duke këmbëngulur se pagesat ishin për raporte legjitime mbi arbitrimin dhe duke mohuar çdo ndikim në rezultatet e ndeshjeve.

Çështja vazhdon të evoluojë në një klimë tensioni të shtuar, me Real Madridin që ka intensifikuar presionin duke kërkuar zgjatjen e hetimeve dhe duke e cilësuar këtë si “skandali më i madh në historinë e futbollit”./Telegrafi/

UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në Evropë

8 December 2025 at 00:00


UEFA ka mbërritur në Kosovë për të xhiruar një dokumentar të dedikuar suksesit historik të Dritës, klubit që po shkruan një kapitull të ri në futbollin kosovar me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.

Për herë të parë, një ekip evropian i produksionit të UEFA-s ndalet në Gjilan për të rrëfyer nga afër historinë, kulturën dhe frymën e klubit bardhekaltër.

Dokumentari përfshin intervista ekskluzive me trajnerin Zekrija Ramadani, arkitektin e këtij suksesi, i cili shpjegon filozofinë e tij, punën e palodhur dhe transformimin e skuadrës. Krahas tij, lojtarët kryesorë të ekipit – Faton Maloku, Arbër Manaj dhe Rron Broja – rrëfejnë nga këndvështrimi i tyre se çfarë do të thotë ky sezon për Dritën dhe për futbollin kosovar.

Mes historive të shumta emocionuese, më prekësja mbetet ajo e Arbër Manajt, i cili flet për mungesën e babait të tij të rënë gjatë luftës së Kosovës. Në dokumentar, ai shfaqet pranë nënës së tij, duke rikthyer kujtime të dhimbshme por edhe të fuqishme, që tregojnë prej nga buron forca e tij dhe motivimi për të shkuar sa më larg si futbollist dhe si njeri.

UEFA ka intervistuar gjithashtu edhe tifozin e zjarrtë Adhurim Jakupi, simbol i pasionit të tribunës gjilanase, si dhe legjendën e klubit, trajnerin e portierëve Afrim Shahini, njeri që është identifikuar me Dritën për dekada të tëra.

Dokumentari pritet të sjellë një përzierje të fuqishme emocionesh, historie, krenarie dhe profesionalizmi – një tregim i sinqertë për atë si një klub nga Kosova po i tregon Evropës se zemra, karakteri dhe ambicia shpesh vlejnë po aq sa buxheti dhe infrastruktura.

Ky projekt i UEFA-s nuk është thjesht një vlerësim për Dritën, por një hap i madh për futbollin kosovar, që tashmë po merr vendin e merituar në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

FSHF: Gjobë simbolike pas ndeshjes me Anglinë, progres i tifozerisë kuqezi

3 December 2025 at 10:47

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga nga komisoni i Disiplinës në UEFA, për hedhjen e sendeve nga disa tifozë në ndeshjen me Anglinë.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Air Albania” në 16 nëntor, ndërsa me këtë takim përfunduan edhe ndeshjet e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në një reagim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Në njoftim thuhet se “pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend. Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare”.

Sipas FSHF-së, për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.

FSHF cilëson se ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.

“Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm”, thuhet në njoftim.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon të gjithë tifozët të vazhdojnë të jenë shembull sportiviteti dhe mbështetjeje korrekte për Kombëtaren, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe duke kontribuar në një atmosferë të sigurt, të qytetëruar dhe pozitive në çdo ndeshje.

/e.i/j.p/

The post FSHF: Gjobë simbolike pas ndeshjes me Anglinë, progres i tifozerisë kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Barcelona merr lajmin e mirë, UEFA i lejon të luajnë në Camp Nou

30 November 2025 at 13:30


UEFA ka miratuar zyrtarisht përdorimin e stadiumit Spotify Camp Nou për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pas një inspektimi në vend gjatë sfidës së Barcelonës kundër Alaves në LaLiga të shtunën.

Një ekip zyrtarësh të UEFA-s kreu një kontroll të detajuar të procedurave të sigurisë, rrugëve të hyrjes, sinjalistikës së brendshme dhe operacioneve të ditës së ndeshjes.

Ky shqyrtim u bë përgatitjeje për ndeshjen e parë evropiane të klubit në stadiumin e rinovuar më 9 dhjetor, kur Barcelona do të presë Eintracht Frankfurt.

Pas disa orësh inspektimesh dhe takimesh me drejtuesit e klubit, UEFA konfirmoi se të gjitha kërkesat ishin përmbushur plotësisht.

Miratimi përfshin gjithashtu seksionin e pajisur për tifozët mysafirë, duke siguruar përputhshmëri me standardet e sigurisë dhe ndarjes së turmave.

Me këtë miratim, Barcelona mund të përgatitet për rikthimin në Ligën e Kampionëve në stadiumin e rinovuar me besim të plotë. /Telegrafi/

Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e UEFA-s

28 November 2025 at 13:52


Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë (e enjte) ndaj Shkëndijës së Tetovës në Ligën e Konferencës ka sjellë jo vetëm entuziazëm te tifozët, por edhe një përfitim konkret për futbollin kosovar në arenën evropiane.

Me koeficientet e reja të llogaritura pas këtij suksesi, Kosova është ngjitur për dy vende, duke u pozicionuar tani në vendin e 35-të në ranglistën e përgjithshme të UEFA-s. Ky është një avancim tepër i rëndësishëm, që dëshmon se klubet tona po bëhen gjithnjë e më konkurruese në garat ndërkombëtare.

Ky progres nuk vjen rastësisht. Ai është rezultat i paraqitjeve solide të klubeve kosovare në Evropë gjatë viteve të fundit – nga Drita, Ballkani dhe deri diku Prishtina, të cilat kanë grumbulluar pikë të vlefshme dhe kanë forcuar koeficientin e kampionatit tonë.

Gjithashtu, duhet theksuar edhe puna e vazhdueshme e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ka investuar në infrastrukturë, zhvillim të klubeve dhe rritje të standardeve organizative. Kombinimi i këtyre faktorëve po e shtyn futbollin kosovar drejt një kapitulli të ri konkurrueshmërie.

Me ritmin aktual të paraqitjeve pozitive, hapësira për të ngjitur edhe më lart është reale. Çdo fitore e klubeve tona në Evropë e afron Kosovën edhe më shumë me ligat e mesme të kontinentit, duke krijuar kushte më të mira për shorte më të favorshme në të ardhmen. /Telegrafi/

Egi Duro debutoi në arenën evropiane si VOBM, një tjetër vlerë e shtuar për futbollin shqiptar!

28 November 2025 at 13:45


Egi Duro nga Tirana, të enjten mbrëma shënoi zyrtarisht debutimin e tij në garat evropiane si VOBM (Venue Operations and Broadcast Manager – Menaxher i Operimeve të Stadiumit dhe Transmetimeve), gjatë ndeshjes Drita–Shkëndija në Ligën e Konferencës. Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi UEFA e caktoi në Prishtinë si External Venue Operations and Broadcast Manager Trainee.

Çfarë është VOBM?

Është pozita që mbikëqyr/siguron funksionimin perfekt të stadiumit në ditën e ndeshjes dhe mbarëvajtjen teknike të gjithë procesit të transmetimit televiziv dhe organizimit të gjithçkaje që ka të bëjë me mediat, marketingun dhe pamjen vizuele të stadiumit e hapsirave zyrtare.

Nga koordinimi me UEFA-n, TV-të zyrtare, ekipet teknike dhe protokollet operative, VOBM është një rol kyç që garanton që ndeshja të zhvillohet profesionalisht brenda standardeve evropiane.

Egi Duro, me eksperiencë të madhe në median sportive, prej kohësh bashkëpunon me UEFA-n në sektorin e medias dhe ky angazhim i ri shënon një ngritje të rëndësishme profesionale.

Karrierën e nisi shumë herët në SuperSport – Digitalb, ku mbajti edhe postin e drejtorit. Së fundmi kontributi i tij në FSHF ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor për lansimin e platformës së re FSHF TV, tashmë aktive dhe e konsoliduar.

Tani, ai shfaqet në skenën ndërkombëtare si pjesë e strukturave të UEFA-s, një hap i madh për të dhe një vlerë e shtuar për futbollin shqiptar.

Futbolli nuk luhet vetëm në fushë. Egi Duro po e dëshmon këtë. Pa dilemë, një aset i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe më gjerë.

Sllovakia vendos përfundimisht stadiumin ku do të luhet ndeshja me Kosovën

26 November 2025 at 11:09


Tanimë është vendosur zyrtarisht se ku do të luhet ndeshja gjysmëfinale për Kualifikueset e Kupës së Botës, mes Sllovakisë dhe Kosovës.

Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole.

Sfida mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten e 26 marsit të vitit 2026 me fillim nga ora 20:45.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sllovake të Futbollit, Peter Palencik tha se ishin tre stadiume në garë, por në fund është vendosur për Tehelne Pole, stadium që ka kapacitet prej 22 mijë ulëseve.

"Ne morëm në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha rrethanat, kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia për ndërhyrje në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë dhe këtë informacion ia përcollëm edhe UEFA-s", ka thënë Palencik për faqen zyrtare të Federatës sllovake.

Gjithashtu Federata e Futbollit të Sllovakisë ka njoftuar se së shpejti do të publikohen edhe çmimet e biletave në faqen e tyre zyrtare. /Telegrafi/

Vendos UEFA: Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

20 November 2025 at 21:32


Njësoi si Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe e Shqipërisë do të luajnë në të njëjtin orar në gjysmëfinalet e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.

“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë në udhëtim, derisa Shqipëria i shkon Polonisë.

UEFA tashmë ka zyrtarizuar orarin, ku si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të përballen me kundërshtarët e tyre me fillim prej orës 20:45.

Lajmi i mirë për Kosovën është se do ta mësojë kundërshtarin e “finales të mundshme” para se ta nis lojën me Sllovakinë, pasi Turqi – Rumani do të nis me fillim nga ora 18:00.

Përndryshe, kjo është e vetmja sfidë që do të nis më herët. Edhe në rast që dy kombëtaret avancojnë në “finalen e play-offit” do t’i pret e njëjta situatë, pra të luajnë në të njëjtin orar.

Orari i plotë:


Kujtojmë, nëse Kosova shkon në finale atëherë do ta presë Turqinë ose Rumaninë në Prishtinë, ndërsa Shqipëria do të jetë sërish mysafir./Telegrafi/

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

20 November 2025 at 16:03

Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë.

Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.

Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.

Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi - Rumani

20 November 2025 at 13:37


Kombëtarja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Play-Off për Kampionatin Botërorë.

Dardanët janë për herë të parë në Play-Off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.

E në rast se arrin fitore në gjysmëfinale, Dardanët në finale do të luajnë ndaj me fituesin e duelit Turqi - Rumani.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, derisa finalja për një biletë në Kupën e Botës do të zhvillohet më 31 mars të vitit 2026.

Finalja për një vend në Botërorë, do të luhet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë. /Telegrafi/

Shorti i Play-Off për Kampionatin Botërorë - Kosova dhe Shqipëria nesër mësojnë rivalët në Zurich

19 November 2025 at 19:45


Nesër në Zurich të Zvicrës, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët e tyre të gjysmëfinales, si edhe rivalët e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.

Të dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, në shortin e play-off-it do të jenë të pozicionuara në vazon 3, së bashku me Irlandën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Struktura e shortit

Në total marrin pjesë 16 skuadra në fazën play-off, të ndara në katër vazo sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.

Ekipet e vazos së parë do të përballen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.

Vazot e shortit

Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia
Vazo 3: Shqipëria, Kosova, Irlanda, Bosnje-Hercegovina
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut

Kjo do të thotë se Kosova dhe Shqipëria do të përballen me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.

Sistemi i ndeshjeve

Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre. Si rrjedhojë, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të luajnë në transfertë.

  • Gjysmëfinalet: 26 mars 2026
  • Finalet: 31 mars 2026

Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen përkatëse të play-off-it. Shorti përcakton paraprakisht edhe se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi në ndeshjen finale.

Në Zurich pritet një short me emocion të madh, teksa Kosova dhe Shqipëria synojnë të mbajnë gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

Barcelona merr leje të veçantë për të thyer rregullin e UEFA-s para ndeshjes ndaj Chelseat

19 November 2025 at 16:13


UEFA do t’i lejojë Barcelonës të thyejë një rregull pak të njohur pas ndeshjes së saj të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Barcelona dhe Chelsea do të përballen në “Stamford Bridge” të martën, më 25 nëntor. Të dy ekipet aktualisht ndodhen jashtë zonës së kualifikimit automatik për fazën me eliminim direkt: Barça renditet e 11-ta me dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e saj, ndërsa Chelsea është e 12-ta me të njëjtën statistikë.

Me rezultatet aktuale, skuadrat e Enzo Marescës dhe Hansi Flickut do të detyroheshin të luanin në një ‘play-off’ për të siguruar kalimin në raundin tjetër.

Megjithatë, pas javës së ardhshme të ndeshjeve, Barcelona do të përfitojë nga fakti se i është dhënë leje për të thyer një rregull pak të njohur të UEFA-s.

Klubi katalanas nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në “Camp Nou” që prej 28 majit 2023 kundër Mallorcas, për shkak të punimeve të rikonstruksionit në stadiumin historik.

Camp Nou

Që prej asaj kohe, skuadra ka luajtur në stadiumin olimpik prej 55 mijë vendesh në kodrën Montjuic, rreth 20 minuta me makinë nga “Camp Nou”.

Organi qeverisës i futbollit evropian i ka dhënë klubit leje zyrtare për të bërë një përjashtim nga rregulloret.

Sipas rregullave të UEFA-s, “një klub duhet, parimisht, t’i luajë të gjitha ndeshjet e tij në kompeticion në të njëjtin stadium”.

Megjithatë, ndryshimet lejohen për sa kohë “miratohen paraprakisht nga UEFA”.

Punimet e rikonstruksionit të “Camp Nou” kapin vlerën e rreth 1.1 miliardë eurove dhe do ta rrisin kapacitetin e stadiumit në 105 mijë vende – më i madhi në Evropë./Telegrafi/

UEFA u beson arbitrave shqiptarë ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit

By: M C
13 November 2025 at 16:25

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të arbitrojë të shtunën ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Bëhet fjalë për sfidën mes Lihtenshtejnit dhe Uellsit që zhvillohet në orën 18:00.

Dy asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është përzgjedhur Jorgji.

Në VAR do të jetë greku Angelos Evangelou, ndërsa në AVAR, Kreshnik Barjamaj.

The post UEFA u beson arbitrave shqiptarë ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit appeared first on Albeu.com.

UEFA konfirmon datat dhe stadiumet për ndeshjet e Euro 2028

13 November 2025 at 08:45


Edhe pse kualifikueset nuk kanë filluar ende, është konfirmuar se ndeshja hapëse në EURO 2028 do të zhvillohet në Cardiff, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në stadiumin Wembley në Londër.

Turneu më i madh i Evropës, Euro 2028 do të bashkëorganizohet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Republika e Irlandës.

Janë 24 ekipe që mund të kualifikohen për në garë dhe Italia shpreson të jetë midis tyre, veçanërisht pasi ngriti trofeun në vitin 2021 në finalen e Wembleyt.

Vetë gara zhvillohet midis të premtes, 9 qershor dhe të dielës, 9 korrik, me një total prej 51 ndeshjesh që do të zhvillohen.Finalja do të jetë përsëri atje në vitin 2028, së bashku me të dy ndeshjet gjysmëfinale.

9 venues.
8 cities.
4 host countries.

The tournament schedule for UEFA #EURO2028 has been confirmed! ⬇️
— UEFA EURO (@UEFAEURO) November 12, 2025

UEFA njoftoi gjatë mbrëmjes së mërkurë se ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin ‘Principality’ në Cardiff.

Çerekfinalet do të zhvillohen në Cardiff, në stadiumin Aviva në Dublin, në Hampden Park të Glasgout dhe në Wembley.

Vende të tjera janë stadiumi Etihad në Mançester, stadiumi Tottenham Hotspur në Londër, Villa Park në Birmingham, stadiumi i ri Hill Dickinson i Evertonit dhe St James' Park në Newcastle.

Shorti kualifikues do të mbahet në Belfast më 6 dhjetor 2026.

Meqenëse ka katër kombe pritëse, atyre nuk do t'u jepet automatikisht një vend kualifikues për turneun.

Italia dhe Turqia do të jenë bashkë-organizatore të EURO 2032, me nga gjashtë stadiume secila. /Telegrafi/

Ky është shteti që votoi për të paraqitur mocionin që i kërkon UEFA-s përjashtimin e klubeve izraelite

8 November 2025 at 22:24


Një shtet raportohet se ka votuar për të dorëzuar një mocion që kërkon nga UEFA përjashtimin e ekipeve izraelite nga garat evropiane.

Gjatë disa muajve të fundit, pjesëmarrja e ekipeve izraelite në kompeticionet e UEFA-s ka qenë një temë kryesore diskutimi.

Që nga tetori i vitit 2023, më shumë se 70,000 persona raportohet se janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza, pas fillimit të luftës së Izraelit ndaj Palestinës.

Sulmi i Izraelit ndaj Gazës që nga atëherë është shpallur si gjenocid nga një komision i Kombeve të Bashkuara, me Gazën që gjithashtu plotëson të tre kriteret e OKB-së për urinë.

Që atëherë, kanë pasur thirrje për përjashtimin e ekipeve izraelite nga kompeticionet evropiane të futbollit.

Ekipet ruse janë përjashtuar nga kompeticionet e UEFA-s pas pushtimit të Ukrainës.

Sipas The Irish Times, Federata e Futbollit e Irlandës (FAI) ka votuar për të dorëzuar një mocion për pezullimin e Izraelit nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s.

Raportohet se në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Përgjithshme të FAI-së, votuan 74 pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, për të larguar klubet izraelite nga garat evropiane dhe gjithashtu për të ndaluar ekipin kombëtar të Izraelit të kualifikohet për turne të mëdhenj përmes UEFA-s.

“Bordi i drejtorëve të FAI urdhërohet dhe duhet, pa vonesë, të dorëzojë një mocion formal te komiteti ekzekutiv i UEFA-s që kërkon pezullimin e menjëhershëm të Federatës së Futbollit të Izraelit (IFA) nga kompeticionet e UEFA-s për shkak të shkeljes së dy dispozitave të pavarura të statutave të UEFA-s”, thuhej në një njoftim.

Raportohet gjithashtu se FAI do të kërkojë që UEFA të publikojë “kritere të qarta për pezullimin ose përjashtimin e asociacioneve anëtare për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë anëtarët”./Telegrafi/

Ceferin për Ligën e Kampionëve: Formati i ri është vërtet i suksesshëm

8 November 2025 at 08:41


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin deklaroi se formati i ri i Ligës së Kampionëve ka qenë një sukses i vërtetë dhe shumë operator transmetimi kanë shfaqur interesim.

Në fazën e grupeve të turneut, të 36 klubet grupohen së bashku në një tabelë të vetme dhe luajnë nga tetë ndeshje secila.

Ky format ka bërë që Liga e Kampionëve të bëhet më interesante pasi nuk ka ndeshje vajtje-ardhje në fazën e ligës.

“Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka qenë një sukses i vërtetë dhe për këtë duhet ta falënderojmë krijuesin e tij, Giorgio Marchetti (Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s”, ka thënë fillimisht Ceferin.

“Ekosistemi mediatik po ndryshon, me shumë operatorë transmetimi që po dalin në pah. Nuk mund të parashikojmë saktësisht se si do të zhvillohet kjo, por kjo është bukuria e ekosistemit sportiv”.

“Një hendek midis ligave? Nuk mendoj se do të ketë hendek, përkundrazi. Por jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë mjet që “ndan” ligat e vogla. Serie A është më e madhe se liga sllovene, dhe Liga Premier është edhe më e madhe. Kjo është paradigma me të cilën po punojmë”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

Trukuan ndeshjet/ UEFA përjashton për 7 vjet dy klube evropiane

By: M C
1 November 2025 at 22:57

Dy klube evropiane aktualisht po vuajnë pezullime shtatëvjeçare nga të gjitha garat e UEFA-s për shkak të një sërë shkeljesh disiplinore.

UEFA ka zbatuar ndalime për një numër klubesh futbolli vitet e fundit dhe për të gjithë vendin e Rusisë në tërësi. Të gjitha klubet ruse aktualisht janë të ndaluara të marrin pjesë në garat e UEFA-s, një vendim që u dha menjëherë pas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga vendi në shkurt të vitit 2024.

Dy klube nga vende të tjera po vuajnë gjithashtu pezullime, me një ekip të pezulluar nga turnetë e UEFA-s për një total prej shtatë vitesh në vitin 2021.

Klubi letonez FK Ventspils u përjashtua nga garat e UEFA-s pasi organi qeverisës i futbollit evropian i akuzoi ata për mashtrim, ryshfet dhe korrupsion, si dhe shkelje të integritetit të ndeshjeve dhe garave’. Më konkretisht, hetimi i UEFA-s u përqendrua rreth akuzave për manipulim ndeshjesh gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Europa League midis Ventspils dhe skuadrës së Ligue 1 Bordeaux – këta të fundit nuk ishin të përfshirë në aferë, në korrik 2018.

Ndërkohë, presidenti i Ventspils, Adlan Shishkanov, u akuzua për të njëjtat vepra penale dhe u pezullua për jetë nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Ndërkohë, menaxheri sportiv Nikolajs Djakins u pezullua për katër vjet për të njëjtat akuza. Megjithatë, ndalimi në fakt nuk vlen më sepse Ventspils u shkri si skuadër në korrik 2021, një muaj pasi u njoftua ndalimi, për shkak të problemeve financiare dhe më pas u likuidua në janar 2024. Një klub tjetër me emërimin JFK Ventspils, u krijua më vonë atë vit dhe garon në divizionin e dytë të Letonisë. Nuk është e qartë nëse ndalimi vlen për klubin e ri, i cili do të duhet ose të fitojë Kupën e Letonisë ose të ngjitet në Ligën e Lartë të Letonisë dhe më pas të përfundojë në tre vendet e para sezonin e ardhshëm që pezullimi të hyjë në fuqi.

Ekziston edhe një ekip i dytë që po vuan gjithashtu një ndalim shtatëvjeçar nga garat e UEFA-s, skuadra malazeze FK Arsenal Tivat që është aktualisht i pezulluar për trukim ndeshjesh. Ata u akuzuan për shkelje të rregulloreve që lidhen me ‘parimet e përgjithshme të sjelljes’ dhe ‘integritetin e ndeshjeve dhe garave, si dhe trukimin e ndeshjeve’. UEFA hetoi një ndeshje Ligës së Konferencëa në Europëm në vitin 2023 kundër skuadrës armene Alashkert, duke rezultuar në një pezullim fillestar 10-vjeçar për klubin dhe një pezullim të përjetshëm për mbrojtësin e Arsenal Tivat, Nikola Celebic.

Shokët e ekipit Cetko Manojloviç, Radule Zivkoviç dhe Dushan Paletiç u pezulluan të gjithë me nga 10 vjet, megjithëse më pas pezullimi i Paletiç u anullua nga apeli. Ndalesa e klubit u ndryshua gjithashtu në shtatë vjet pas një apelimi pjesërisht të suksesshëm, deri në dhe duke përfshirë sezonin 2031/32.

The post Trukuan ndeshjet/ UEFA përjashton për 7 vjet dy klube evropiane appeared first on Albeu.com.

A e vodhi UEFA konceptin e Ligës së re të Kampionëve? Një kompani kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim

1 November 2025 at 15:34


Liga e Kampionëve ka pësuar ndryshimin më të madh të formatit që nga viti 2003, duke sjellë një epokë të re dhe më emocionuese të garës që nga sezoni 2024/25.

Sistemi i mëparshëm me tetë grupe me nga katër ekipe është zëvendësuar nga një ligë e vetme me 36 pjesëmarrës, katër ekipe më shumë se më parë.

Çdo ekip tani luan tetë ndeshje në ligë, kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm - katër në shtëpi dhe katër jashtë. Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme kundër tre kundërshtarëve nga dy herë, tani nuk ka ndeshje radhazi kundër të njëjtave klube.

Ndryshime në Ligën e Kampionëve

Ekipet fillimisht ndahen në katër grupe të forta, ku secili klub luan dy ndeshje (një në shtëpi, një jashtë fushe) kundër kundërshtarëve nga secili grup, duke ofruar larmi dhe mundësinë për t'u përballur si me kundërshtarë më të fortë, ashtu edhe me ata më të dobët.

Tetë ekipet e para në ligë avancojnë direkt në fazën e 1/8-tave, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në ‘play-off’ me eliminim për të avancuar në fazën tjetër.

Ekipet që përfundojnë nën vendin e 24-të eliminohen nga gara dhe nuk janë të pranueshme për gara shtesë në Ligën e Evropës. Numri i përgjithshëm i ndeshjeve është rritur ndjeshëm nga 125 ndeshjet e mëparshme në 189 për sezon, që do të thotë më shumë emocion për tifozët dhe të ardhura më të larta nga të drejtat televizive dhe sponsorizimet.

Formati i ri lejon ndeshje të mëdha që zhvillohen më herët midis klubeve kryesore dhe siguron që çdo ndeshje të ketë peshë deri në fund të fazës së ligës, pasi çdo fitore ose humbje mund të ndikojë ndjeshëm në renditje.

Çfarë po ndodh?

Megjithatë, ky sistem i ri ka shkaktuar polemika për shkak të një padie të ngritur kundër UEFA-s nga kompania konsulente kiliane MatchVision.

Sipas mediumit The Athletic, MatchVision pretendon se UEFA vodhi konceptin e tyre të mbrojtur me të drejta autoriale të algoritmeve matematikore për një ligë me 36 klube, të cilën themeluesi i kompanisë Leandro Shara e kishte patentuar në vitin 2006.

Ata ia paraqitën idenë UEFA-s në vitin 2013 dhe FIFA i njohu ata si pronarë të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Shara kërkon personalisht 200,000 euro dhe MatchVision plotë 20 milionë euro dëmshpërblim për vjedhjen e dyshuar të formatit të Ligës së Kampionëve.

UEFA i ka hedhur poshtë këto akuza si të pabaza dhe ka njoftuar se do të mbrojë qëndrimin e saj. /Telegrafi/

❌
❌