Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I jepet lamtumira e fundit legjendës së gazetarisë sportive, Ismet Bellova

22 December 2025 at 12:09

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan sot homazhet për nder të legjendës së gazetarisë sportive shqiptare, Ismet Bellova, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ceremonia e nderimit u mbajt nga ora 10:00 deri në mesditë, në ambientet ku Bellova ushtroi për dekada me radhë profesionin e tij.

Familjarë, miq, kolegë, personalitete të sportit dhe medias, si dhe përfaqësues të institucioneve, bënë homazhe pranë arkëmortit të vendosur në RTSH, duke nderuar figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të “zërit ikonik” të futbollit shqiptar.

Ismet Bellova ishte një nga emrat më të spikatur të gazetarisë dhe komentit sportiv në Shqipëri, i cili përmes mikrofonit të RTSH-së shoqëroi për dekada sportdashësit shqiptarë në ngjarjet më të rëndësishme sportive.

Me stilin e tij karakteristik dhe profesionalizmin e rrallë, ai u kthye në një figurë të dashur dhe të respektuar për publikun.

I lindur në Tiranë më 1 qershor 1934 dhe i arsimuar në ILKF “Vojo Kushi”, Bellova i kushtoi gjithë jetën gazetarisë sportive.

Për kontributin e tij ndër vite, ai është vlerësuar me tituj dhe çmime të shumta, ndër të cilat “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”, si edhe çmime prestigjioze si “Çmimi i Karrierës në TVSH”, “Çmimi Anton Mazreku” dhe “Mikrofoni i Artë”.

Pas homazheve, Ismet Bellova u përcoll në banesën e fundit, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë e medias dhe sportit shqiptar.

Homazhe në nder të gazetarit Ismet Bellova - Foto: Andrin HOxha
1 nga 8
Homazhe në nder të gazetarit Ismet Bellova - Foto: Andrin HOxha

/gj.m/a.f/

The post I jepet lamtumira e fundit legjendës së gazetarisë sportive, Ismet Bellova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alis kurorëzohet fitues i Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Vjenë

21 December 2025 at 00:53

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, uli sot siparin e tij, duke shpallur si fitues të këtij edicioni, Alis me këngën “Nan”.

Në vend të dytë dhe të tretë u renditen respektivisht: Inis Neziri dhe Sheila.

Alis, me këtë fitore, bëhet automatikisht përfaqësues i Shqipërisë në edicionin e ardhshëm të Eurosong-ut, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë. “Nan” mori 152 pikë, 68 prej të cilave nga juria, dhe të tjerat nga votimi i publikut përmes sms-ve.

Në natën e katërt e njëkohësisht të fundit të festivalit konkurruan 23 këngëtarë. Por përveç tyre, performuan edhe të ftuarit specialë. Një prej tyre, ishte këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Bleona Qerreti, e cila u ngjit në skenë me hitin e saj të paharruar “Lërmëni”. Organizatorët kishin përgatitur disa surpriza për publikun në sallë dhe atë pas ekranit të televizorit. Një moment emocionues i këtij festivali ishte dueti mes dy të mëdhenjve të muzikës pop shqiptare, Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka. Pas performancës muzikore ata falenderuan publikun për mbështjeten e vazhdueshme. “Është falë jush që ne artistët ekzitojmë”, tha Elsa Lila, pas interpretimit të këngës “Vibracione”.

Të ftuarit e tjerë ishin këngëtarët e grupit “Shkodra elektronike” të cilët prezantuan krijimin e ri, “Fosforon”.

Ndërkohë një tjetër pikë kulminante e Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, ishte prania e të ftuarit special Tommy Cash, këngëtari estonez, me këngën hit-botëror, “Espresso macchiato”, i cili elektrizoi skenën e Pallatit të Kongreseve. Tommy Cash në përfundim të këngëve që interpretoi i premtoi publikut se do të kthehet për të ndenjur më gjatë dhe për të dhënë një koncert të vërtetë.

/r.e/

The post Alis kurorëzohet fitues i Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Vjenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eni Vasili i jep Orkestrës së RTSH-së “Çmimin e Karrierës”: Xhevahir në kurorën e çdo festivali

20 December 2025 at 10:50

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, e cilësoi Festivalin e Këngës së RTSH-së, si një shtyllë të identitetit kulturor që ka mbijetuar përtej sistemeve politike.

Në fjalën e saj përshëndetëse, në natën e tretë të Festivalit të RTSH-së, Vasili tha se “në këtë festival ka ndodhur ajo që politika do të kishte dashur shumë ta realizonte: shqiptarët nga e gjithë bota të mblidheshin në Tiranë, në qendrën e shqiptarisë. Ky festival do të jetojë gjatë”.

“Këtu ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur askund tjetër: shqiptarët janë bashkuar. Nga të gjitha trevat, ata kanë ardhur, kanë kënduar, kanë garuar dhe kanë qenë bashkë”, tha Vasili.

Ndryshe nga vitet e tjera, Çmimi i Karrierës këtë edicion nuk shkoi për një individ, por për një organizëm të tërë si Orkestra Simfonike të RTSH-së.

Eni Vasili e cilësoi orkestrën si “xhevahirin në kurorën e çdo festivali”, pa të cilën ky event nuk do të ishte i mundur.

Çmimi u tërhoq nga drejtoresha e Orkestrës, Blerta Ristani, e cila tha se “artistët e kësaj orkestre bëjnë profesionin më të bukur në botë. Kjo është magjia e të bërit muzikë së bashku”.

Nata e tretë e Festivalit të Këngës, u mbajt mbrëmjen e kaluar mes hiteve të nostalgjisë që u interpretuan nga artistë të ndryshëm në skenën e Pallatit të Kongreseve.

/e.i/a.f/

The post Eni Vasili i jep Orkestrës së RTSH-së “Çmimin e Karrierës”: Xhevahir në kurorën e çdo festivali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

By: V K
20 December 2025 at 11:20

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që do të ngjiten në skenë mbrëmjen e natës finale.

Prezantuesit e këtij edicioni, Salsano Rrapi dhe Arilena Ara, njoftuan se televotimi është hapur zyrtarisht për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë në natën finale të së shtunës.

23 këngëtarët finalistë, kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova, deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni.

Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Fituesi i Festivalit të Këngës do të shpallet përmes një bashkimi votash, 50 për qind vlerësimi i jurisë dhe 50 për qind vota e publikut përmes SMS-ve, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Tre netët e Festivalit të Këngës në RTSH, përcollën te spektatorët dhe teleshikuesit, emocione të mëdha, mes këngëve, performancave artistike dhe natës së nostalgjisë, me hitet e famshme muzikore të interpretuara ndër vite në skenën e këtij kompeticioni të rëndësishëm artistik.

 

The post Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA) appeared first on Albeu.com.

Festivali i Këngës në RTSH, 23 këngëtarët që garojnë në natën finale

20 December 2025 at 09:33

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që do të ngjiten në skenë mbrëmjen e natës finale.

Prezantuesit e këtij edicioni, Salsano Rrapi dhe Arilena Ara njoftuan se televotimi është hapur zyrtarisht për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë në natën finale të së shtunës.

23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni.

Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Fituesi i Festivalit të Këngës do të shpallet përmes një bashkimi votash, 50 për qind vlerësimi i jurisë dhe 50 për qind vota e publikut përmes SMS-ve, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Tre netët e Festivalit të Këngës në RTSH, përcollën te spektatorët dhe teleshikuesit, emocione të mëdha, mes këngëve, performancave artistike dhe natës së nostalgjisë, me hitet e famshme muzikore të interpretuara ndër vite në skenën e këtij kompeticioni të rëndësishëm artistik.

/e.i/a.f/

The post Festivali i Këngës në RTSH, 23 këngëtarët që garojnë në natën finale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrëmje nostalgjie në natën e tretë të Festivalit të Këngës në RTSH

19 December 2025 at 23:05

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Një natë përpara finales së madhe të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, nata e tretë e këtij kompeticoni artistik.

Spektakli i sotëm është etiketuar ““Nata e Nostalgjisë”, përmes tingujve dhe këngëve më të njohura ndër vite të autorëve dhe poetëve të Festivalit.

Nata e tretë, nisi me performancën e këngëtares, njëherësh prezantueses së këtij edicioni, Arilena Ara, e cila interpretoi hitin “Shaj”, për t’u duartrokitur gjatë nga spektaktorët e pranishëm në Pallatin e Kongreseve.

Bashkëprezantuesi, Salsano Rrapi tha se në natën finale, do të kalojnë pesë artistë të rinj që interpretojnë ditën e sotme.

Më pas, mbrëmja vazhdoi me interpretimin e këngëtarëve Alis dhe Anxhela Peristeri, të cilën risollën në skenë, hitin e famshëm të Ardit Gjebreas, “Jon”.  Gjithashtu, Sara Kapo dhe Eneda Tarifa kënduan një prej këngëve të të mirënjohurës Alida Hisku, “Vajzat e fshatit tim”.

Të tjerë këngëtarë të njohur që u ngjitën në skenën e natës së tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, ishin Lynx dhe Altin Goci, Rezarta Smaja dhe Sidrit Bejleri, Luna Çausholli dhe Kelly, Kleansa dhe Gili, Erik Lloshi dhe Mateus Frroku etj.

Në “Natën Nostalgjike” të mbrëmjes së sotme, kompozitori Zef Çoba tha se “festivali është një sintezë arritjesh artistike, si në fushën e krijimtarisë muzikore dhe poezisë, ashtu edhe në interpretimin instrumental me orkestrën e mrekullueshme të RTSH-së dhe në mënyrë të veçantë nga artistët vokalë. Në këto vite, evolucioni i vokalit ka arritur nivele shumë të mira. Festivali është gjithashtu një spektakël i bukur, ku magjia e skenës e bën përvojën të paharrueshme”.

Më 20 dhjetor, mbahet edhe nata finale ku do të shpallet edhe fituesin e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Formula e përzgjedhjes së fituesit/es së këtij viti, është një balancë mes votave të jurisë (50%) dhe votave publikut (50%) përmes votimit me SMS.

Nata e III e festivalit të këngës në RTSH - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 14
Nata e III e festivalit të këngës në RTSH - Foto: Andrin Hoxha

/e.i/r.e/a.f/

The post Mbrëmje nostalgjie në natën e tretë të Festivalit të Këngës në RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet nata e dytë e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH

18 December 2025 at 23:22

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Në Pallatin e Kongreseve u mbajt sot nata e dytë e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH.

Mbrëmja u hap me performancën e jashtëzakonshme të balerinës Doris, e cila dhuroi spektakël dhe emocione për spektatorët e pranishëm në sallë, por edhe ata që e ndoqën përmes ekranit.

Këngëtarja Savjana Vjerdha, debutoi e para në skenën e festivalit të Këngës në RTSH, me hitin “Dimër për dimër, vjeshtë për vjeshtë”.

Artistët e tjerë që u ngjitën në skenë ishin Gerta Mahmutaj, Sihana Haxhnikaj, Luna Çausholli, Erik Lloshi, Frensi, Malvina Likaj, Vedat Ademi, Kamela Islamaj, Evi Reçi etj.

Në katër netët e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH do të debutojnë 28 artistë, mes tyre këngëtarë të njohur dhe artistë të rinj që ngjiten për herë të parë në skenën e këtij festivali.

“Nata e Nostalgjisë”, do të quhet nata e tretë, që do të mbahet nesër dhe do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit.

Mbrëmja e sotme, kulmoi me përzgjedhjen e 10 këngëve të para që sigurojnë biletën për finalen e madhe.

Më 20 dhjetor, në natën finale do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Fituesi i madh do të vendoset nga një balancë mes jurisë (50%) dhe publikut (50%) përmes votimit me SMS.

Nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH- Foto: Andrin Hoxha
1 nga 16

/e.i/r.e/a.f/

The post Mbahet nata e dytë e edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet nata e parë – spektakël dhe emocione të forta në Fest 64

By: D Marku
18 December 2025 at 16:30

U përmbyll nata e parë e edicionit të 64-të të Festivalit të Këngës në RTSh, duke shënuar fillimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në vend.

Për mbi dy orë e gjysmë, publiku u argëtua me një spektakël të kuruar në detaje, ku muzika, performanca dhe skenografia u bashkuan në një mbrëmje të veçantë.

Nata e parë u moderua nga Arilena Ara dhe Salsano Rrapi, ndërsa në skenë u ngjitën 14 këngëtarët e parë me këngë që varionin nga baladat emocionale deri te ato ritmike.

Spektakli u karakterizua nga eleganca, kostumografia dhe mizanskenat e menduara në çdo detaj.

Performancat u vlerësuan nga juria e Fest 64, e përbërë nga Bleona Qereti, Ramë Lahaj, Olen Çezari, Belinda Budini, Valentin Veizi, Anila Basha dhe Zef Çoba.
Fituesi do të përcaktohet nga një kombinim i votave të jurisë dhe publikut në raport 50 për qind me 50 për qind.

Fest 64 do të zhvillohet përgjatë katër netëve, në përfundim të të cilave do të përzgjidhet këngëtari që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

The post Mbyllet nata e parë – spektakël dhe emocione të forta në Fest 64 appeared first on Albeu.com.

Krasniqi vlerëson figurat e shquara të radios dhe ekranit: Keni qenë shkollë për brezat

18 December 2025 at 15:37

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Në prag të festave të fundvitit, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka përcjellë një urim të veçantë për profesionistët veteranë të medias shqiptare, duke organizuar një pritje në nder të figurave që kanë lënë gjurmë ndër vite në radio dhe ekran.

Takimi mblodhi regjisorë, gazetarë, folës, operatorë, teknikë dhe profesionistë të tjerë, pionierë të Radio-Televizionit Shqiptar, të cilët me përkushtimin dhe përvojën e tyre kanë ndërtuar themelet e medias publike.

Atmosfera u shoqërua me emocione, kujtime dhe nostalgji për vitet e punës së përbashkët.

Duke u drejtuar të pranishmëve, Krasniqi theksoi se ky ishte një privilegj personal dhe profesional.

“Ju keni qenë shkollë për ne. Jam rritur me shembullin tuaj dhe e kam nisur karrierën time në RTSH, ndaj sot, përveç mirënjohjes, ndjej edhe shumë nostalgji”, u shpreh ajo, duke i uruar veteranët për shëndet dhe festa të gëzuara.

Në këtë pritje ishin të pranishëm edhe emra të njohur të pionierëve të RTSH-së, si Kozeta Mamaqi, Bashkim Zeneli, Pali Kuke, Dhimitër Gjoka, dhe shumë të tjerë, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre medias publike shqiptare.

/k.s/j.p/

The post Krasniqi vlerëson figurat e shquara të radios dhe ekranit: Keni qenë shkollë për brezat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH

17 December 2025 at 22:48

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH nisi mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku gjatë katër netëve interpretojnë 28 artistë.

I cilësuar si festa më e madhe e muzikës së lehtë shqiptare ky festival prezantohet nga aktori Salsano Rrapi dhe këngëtarja Arilena Ara.

Drejtoresha artistike e festivalit, Elhaida Dani çeli natën e parë duke interpretuar këngën “Pyes lotin” të Elsa Liles, fituese e Festivalit të 35-të të Këngës në RTSH, duke risjellë emocione të forta dhe kujtime të paharrueshme për publikun.

Në skenë performoi edhe Kroni Pula, e cila interpretoi këngën “Fruta Perime”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision.

Në natën e parë të festivalit performuan 14 artistë, që prezantuan krijimet e tyre, duke shfaqur një ndërthurje të larmishme zhanresh nga baladat deri te rrymat më bashkëkohore.

Artistët që u ngjitën në skenë natën e sotme janë: Rigersa Loka me këngën “Albanian Heart”, Lorenc Hasrama – “Lamtumirë”, Sara Kapo – “Të dua shumë”, Sheila – “Zemra e tokës”, Kleansa Susa – “Hije”, Gresa Gjoçera & Bledi Kaso – “Busulla e zemrës”, Rezarta Smaja – “Balukeprera”, Ghiti – “Okej”, Lynx – “Nuk kthehem pas”, Erand Sojli – “Të kam në fron”, Inis Neziri – “Ta kam fal”, Kimi – “Prapë diell del”, Alis – “Nan” dhe Enxhi Nasufi – “Dritë”.

Ndërsa në natën e dytë, më 18 dhjetor, në skenë do të ngjiten Savjana Vjerdha, 2 Farm, Greta Mahmutaj, Sihana Haxhnikaj, Luna Causholli, Erik Lloshi, Frensi, Malvina Likaj, Vedat Ademi, Kamela Islamaj, Threex, Endri Kacaci, Fifi dhe Tiri Gjoci dhe Evi Reci.

Për 4 netë me radhë, 28 artistët pjesëmarrës, emra të njohur të skenës, por edhe artistë të rinj, do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku do të performojnë këngët e tyre para publikut dhe jurisë, si dhe do të garojnë për çmimet e këtij viti.

Nata e tretë, e cila do të quhet Nata e Nostalgjisë, do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit, të cilët do të sjellin performanca emocionuese për publikun, këngë të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e festivalit të fundvitit.

Në natën finale, më 20 dhjetor, do të shpallet, përveç çmimeve të tjera, edhe fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Festivali i këngës në RTSH, Foto: Florian Abazaj
1 nga 16
Festivali i këngës në RTSH, Foto: Florian Abazaj

 

/k.s/a.f/

The post Nis edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato”, Tommy Cash do të performojë në Festivalin e Këngës në RTSH

By: D Marku
16 December 2025 at 19:39

Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht më 17 dhjetor, një garë që do të zhvillohet për katër net radhazi, deri më 20 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi, i cili njëkohësisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Stafi organizator ka zbuluar tashmë disa detaje nga edicioni i këtij viti, duke konfirmuar edhe një të ftuar special.

Është bërë e ditur se në skenën e Festivalit të Këngës do të ngjitet Tommy Cash, përfaqësuesi i Estonisë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.
Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato” do të performojë në natën finale të festivalit, ku pritet të sjellë një spektakël të veçantë.

Tommy Cash ka qenë një nga sensacionet e këtij edicioni të Eurovisionit, me këngën e tij që u kthye në hit ndërkombëtar.

“Tashmë është zyrtare. Tommy Cash është i ftuari special në natën finale të Fest 64 në RTSH në 20 Dhjetor 2025. Këngëtari i hitit ‘Espresso Macchiato’ pritet të ndezë skenën mbrëmjene finales së Festivalit të Këngës”, ka shkruar stafi i FiK.

The post Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato”, Tommy Cash do të performojë në Festivalin e Këngës në RTSH appeared first on Albeu.com.

Kush do prekë Eurovizionin? Sonte publikohen 28 këngët e Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH

By: M C
1 December 2025 at 20:18

Pritjes i erdhi fundi, sonte në mbrëmje pritet të publikohen 28 këngët konkuruese të FEST 64. Organizatorët e Festivalit kanë njoftuar në rrjetet sociale se gjithçka është gati, ndërsa këngët do të jenë tashmë një refren i përditshëm i fansave te cilët mezi presin të dëgjojnë këngët e artistëve të tyre të preferuar.

Sonte në mbrëmje Radio Televizioni Shqiptar do të publikojë zyrtarisht këngët e 28 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës. Emrat e rikthyer, surprizat, debutimet dhe prurjet e reja do të zbulohen njëherësh, duke ndezur atmosferën dhe emocionin drejt 4 netëve të Festivalit të fundvitit i cili do të mbahet nga data 17 deri në datën 20 dhjetor.

Nata e parë dhe nata e dytë do të jenë dy netët konkurruese, në natën e tretë do vijojë të ruhet tradita e nostalgjisë, ndërsa nata e katërt është dhe nata finale ku njëri prej artistëve konkurues do të shpallet fitues si edhe do të ketë mundesinë që të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion 2026 i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Publikimi i këngëve shënon kështu nisjen zyrtare të garës muzikore më të rëndësishme të vitit, e cila këtë dhjetor pritet të sjellë emocione, energji dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistët pjesëmarrës. Të gjithë sytë janë nga RTSH, ku në orët e mbrëmjes publiku do të njihet me krijimet që do të garojnë për trofeun e madh.

The post Kush do prekë Eurovizionin? Sonte publikohen 28 këngët e Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH appeared first on Albeu.com.

Festivali i RTSH mbetet pa moderator, shkak mungesa e parave/ Nga Luana, tek Arbana, kush janë emrat e propozuar dhe refuzimi për pagesat e larta

By: V K
29 November 2025 at 12:37

Festivali i Këngës në RTSH, ka bërë publike datat e edicionit të sivjetshëm. Sipas organizatorëve, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, festivali do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.

Edicioni i këtij viti do të mbledhë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare. Prej disa javësh është bërë publike edhe lista e këngëtarëve që këtë vit, ku interesi është i lartë, për shkak edhe të Eurovision, ku shkon kënga fituese.

Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë problem duket se është shndërruar emri i moderatorëve që do ta drejtojnë këtë spektakël përgjatë 4 netëve.

Shkak për këtë duket se janë bërë edhe financat e këtij institucioni.

Nga organizatorët është kërkuar që drejtues të ishte Salsano Rrapi, përkrah natyrisht edhe me një moderatore tjetër.

Por, duket se drejtuesit e RTSH kanë kërkuar që në krye të jenë moderator ekzistues në RTSH, Fjodora Fjora dhe Flori Gjini, duke qenë se këta të fundit nuk do të marrin pagesa të mëdha.

Për moderimin krah tij, fillimisht u mendua Jonida Shehu, por duke qenë se Festivali synon një “erë rinie”, u propozua Arilena Ara.

Sipas burimeve, bukuroshja mund të kërkojë një shumë të lartë, që mund të jetë e vështirë për televizionin publik, i cili ka hasur vështirësi ekonomike kohët e fundit.

Deri më tani, ende nuk është vendosur për emrin e moderatorit, por ajo që dihet më siguri, është se emri, cilido që të jetë, nuk do të zgjidhet edhe kaq lehtë. Edhe këtë vit drejtoreshë e Festivalit është Elhaida Dani, e cila ka kërkuar që të ketë në skenë si moderator Salsano Rrapin.

Kujtojmë që më herët, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, kishin dorëzuar një projekt për të qenë në krye të këtij programi.

Deri më tani emri i asnjërës nuk është përfolur si prezantuese të mundshme. Problemet ekonomike duket se po prekin edhe spektaklit më të rëndësishëm të muzikës, duke bërë që kur mungojnë më pak sesa një muaj nga nisja e Festivalit, ende nuk është vendosur emri i moderatorëve që do të jenë në skenë.

Ajo që është e sigurt, është fakti se këtë vit, në Pallatin e Kongreseve nuk do të shohim as Arbanën e as Luanën, të cilat janë refuzuar si moderatore, pikërisht për shkak të pagesave të larta që kanë kërkuar.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë Arilena, apo Fjodora ajo që do të jetë mikpritësja e netëve të muzikës live.

The post Festivali i RTSH mbetet pa moderator, shkak mungesa e parave/ Nga Luana, tek Arbana, kush janë emrat e propozuar dhe refuzimi për pagesat e larta appeared first on Albeu.com.

Racizmi ndaj futbollistit të Burrelit, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

By: Brisi
25 November 2025 at 18:11

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste. “Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s […]

The post Racizmi ndaj futbollistit të Burrelit, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë appeared first on BoldNews.al.

Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

25 November 2025 at 16:57

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste. “Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s […]

The post Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë appeared first on Reporter.al.

Fest ’64 publikon datat e katër netëve magjike në dhjetor, që pritet të ndezin atmosferën me emocione nëpërmjet tingujve të muzikës

By: D Marku
25 November 2025 at 17:20

Skena muzikore shqiptare po përgatitet për një nga momentet më të shumëpritura të vitit, Festivalin e Këngës në RTSH, i cili këtë dhjetor pritet të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme magji, emocion dhe art.

Festivali i 64-të i Këngës në RTSH do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor, duke rikthyer emocionet e traditës më të madhe muzikore shqiptare në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë katër netëve të spektaklit, publiku do të përjetojë një atmosferë të jashtëzakonshme, ku këngët më të mira, artistët e rinj dhe magjia e muzikës shqiptare do të ndërthuren në një skenë të paharrueshme.

Edicioni i këtij viti premton performanca të veçanta, surpriza artistike dhe një përvojë që bashkon traditën me risitë, duke ndezur edhe një herë skenën e Pallatit të Kongreseve me energji dhe emocion.

Festivali i Këngës, një traditë që prej dekadash i ka dhuruar Shqipërisë këngë të paharrueshme dhe momente të mëdha, rikthehet edhe këtë vit me art, pasion dhe shpirt festiv.

The post Fest ’64 publikon datat e katër netëve magjike në dhjetor, që pritet të ndezin atmosferën me emocione nëpërmjet tingujve të muzikës appeared first on Albeu.com.

Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH? Prapaskenat, preferencat dhe dilemat që po nxehin skenën

By: Iconstyle
24 November 2025 at 15:08

Festivali i RTSH, i cili pritet të hapë siparin shumë shpejt, duket se këtë vit po e nis me një tjetër skenë para skenës. Jo me muzikë, por me debatet për zgjedhjen e moderatorëve. Ndërsa publiku pret emrat, në korridoret e televizionit publik diskutimet janë ndezur.

Sipas burimeve të “Pamfleti”, Këshilli Drejtues i RTSH ka preferencë të qartë për Flori Gjinin dhe Fjodora Fjorën. Të dy janë pjesë e stafit të RTSH, një zgjedhje që do të ulte kostot në një periudhë ku televizioni publik po kalon vështirësi financiare. Por ky propozim nuk është pritur njësoj mirë nga bordi i Festivalit.

Drejtoresha artistike, Elhaida Dani, flitet se ka një dëshirë të fortë për ta sjellë Salsano Rrapin në skenë, duke i dhënë festivalit energjinë e tij të humorit dhe spontanitetit. Salsano, nga sa mësohet, e ka siguruar edhe miratimin e drejtuesve të TCH për të marrë pjesë.

Debati zgjerohet edhe më tej me emrin që do të prezantojë krah tij. Fillimisht u mendua Jondia Shehu, por duke qenë se Festivali synon një frymë më të re këtë vit, është hedhur në tavolinë edhe emri i Arilena Arës. Megjithatë, pjesëmarrja e saj është ende e paqartë, pasi kërkesat financiare mund të jenë të papërballueshme për RTSH, i cili prej pak kohësh është shpallur në faliment.

Mes dëshirave artistike dhe realiteteve financiare, Festivali i RTSH mbetet në udhëkryq. Vendimi përfundimtar pritet të merret shumë shpejt, ndërsa publiku vijon të hamendësojë se cilët do të jenë fytyrat që do të hapin netët magjike të festivalit.

The post Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH? Prapaskenat, preferencat dhe dilemat që po nxehin skenën appeared first on iconstyle.al.

Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH? Prapaskenat, preferencat dhe dilemat që po nxehin skenën

By: D Marku
24 November 2025 at 15:57

Festivali i RTSH, i cili pritet të hapë siparin shumë shpejt, duket se këtë vit po e nis me një tjetër skenë para skenës. Jo me muzikë, por me debatet për zgjedhjen e moderatorëve. Ndërsa publiku pret emrat, në korridoret e televizionit publik diskutimet janë ndezur.

Sipas burimeve të “Pamfleti”, Këshilli Drejtues i RTSH ka preferencë të qartë për Flori Gjinin dhe Fjodora Fjorën. Të dy janë pjesë e stafit të RTSH, një zgjedhje që do të ulte kostot në një periudhë ku televizioni publik po kalon vështirësi financiare. Por ky propozim nuk është pritur njësoj mirë nga bordi i Festivalit.

Drejtoresha artistike, Elhaida Dani, flitet se ka një dëshirë të fortë për ta sjellë Salsano Rrapin në skenë, duke i dhënë festivalit energjinë e tij të humorit dhe spontanitetit. Salsano, nga sa mësohet, e ka siguruar edhe miratimin e drejtuesve të TCH për të marrë pjesë.

Debati zgjerohet edhe më tej me emrin që do të prezantojë krah tij. Fillimisht u mendua Jondia Shehu, por duke qenë se Festivali synon një frymë më të re këtë vit, është hedhur në tavolinë edhe emri i Arilena Arës. Megjithatë, pjesëmarrja e saj është ende e paqartë, pasi kërkesat financiare mund të jenë të papërballueshme për RTSH, i cili prej pak kohësh është shpallur në faliment.

Mes dëshirave artistike dhe realiteteve financiare, Festivali i RTSH mbetet në udhëkryq. Vendimi përfundimtar pritet të merret shumë shpejt, ndërsa publiku vijon të hamendësojë se cilët do të jenë fytyrat që do të hapin netët magjike të festivalit.

The post Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH? Prapaskenat, preferencat dhe dilemat që po nxehin skenën appeared first on Albeu.com.

Vasili: Objektiv, rritje e pagave dhe hapja e zyrës së RTSH-së pranë PE-së

17 November 2025 at 11:40

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Drejtoresha e Radiotelevizionit Shqiptar, Eni Vasili kërkoi sot nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik një fond shtesë prej 90 milionë lekësh të buxhetit për këtë institucion për vitin 2026.

Në seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar ku po shqyrtohet projektligji “Për buxhetin e vitit 2026″, Vasili tha se Ministria e Financave ka parashikuar për vitin 2026 një buxhet me vlerë 319 milionë lekë, ndërkohë që nevoja reale, sipas saj, është 409 milionë lekë, kërkesa jonë për fond shtesë është 90 milionë lekë”.

Vasili deklaroi se në realizimin e buxhetit 2025 (janar–tetor), totali i shpenzimeve nga financimi buxhetor është realizuar në masën 80%, ndërsa fondi për prodhimet filmike është realizuar vetëm 14%.

Por, sipas saj, kjo do të përmbyllet plotësisht deri në fund të vitit, pasi muaji në vijim mbulon ngjarjet kryesore si Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, Junior Song dhe programet e fundvitit.

Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH shtoi ndërkaq se fondi për orkestrën simfonike, kinematografinë dhe projektet teknike pritet të shpenzohet në nëntor–dhjetor, ndërsa fondi investues prej 100 milion lekësh për 2025 është plotësisht i planifikuar dhe me procedura të mbyllura.

“Projektbuxheti 2026- totali i financimit është parashikuar në vlerën 890 milionë lekë pothuaj aq sa ishte fondi për vitin 2025. Rritja prej 44 milionë lekë për 2026 më shumë se në 2025 për Orkestrën Simfonike të RTSH dhe kinematografisë është rrjedhojë e rritjes së pagave për orkestrën simfonike në tetor 2025. Për programin shërbimi për shqiptarët jashtë kufirit dhe shërbimi për publikun në gjuhë të huaj ka rritje prej 5 milionë lekë në 2026. Ndërsa është ulur fondi i investime, 50 milionë lekë më pak se 2025″, theksoi Vasili.

Vasili u shpreh se “të ardhurat maksimale nuk shkojnë më shumë se 2.2 miliardë lekë, struktura e të ardhurave është kjo; 59% tarifa e aparatit transmetues, 32% financim nga buxheti i shtetit, 9% të ardhura të tjera nga reklama, qira, sponsorizime”.

Ajo theksoi se tarifa e aparatit transmetues nuk është indeksuar prej 10 vitesh, ndërkohë që kostot operative janë rritur ndjeshëm.

Sipas drejtueses së RTSH-së, arsyeja kryesore është se institucioni nuk mund t’i mbulojë më kostot me të ardhurat aktuale, sikurse: rritja e kostove operative, nevoja për modernizim dhe digjitalizim të teknologjive, rritja e kërkesës për përmbajtje digjitale dhe ndërkombëtare, nevoja për bashkëprodhime artistike dhe filmike, shpenzime kapitale që nuk mbulohen dot vetëm nga të ardhurat e RTSH-së.

Drejtoresha e RTSH-së tha se “kemi disa objektiva strategjikë. Për ne është shumë i rëndësishëm krijimi i rrjetit të korrespondentëve në 10 vende kryesore të diasporës, hapja e zyrës së RTSH pranë Parlamentit Europian në Bruksel, zgjerimi i redaksive të huaja, krijimi i portalit multimedial shumëgjuhësh, rivendosja e platformës OTT, rritja me 5% e pagave nga 86.200 lekë në 90.500 në 2026, flasim për pagën mesatare, rritja e kostove të transmetimeve satelitore dhe shërbimeve teknike”.

Kryetari i Këshillit të Radiotelevizionit Shqiptar, Fatjon Hoxhalli, theksoi se “sot sezoni i iri televiziv është nisur në tërësinë e tij, ndërsa procesi i uljes së borxheve vijon me shumë kujdes”.

“Me mbështetje shtesë nga ana e buxhetit kjo kthesë pozitive financiare mund të përshpejtohet duke i hapur rrugë investimeve në teknologji dhe trajtimeve të punonjësve me paga më të mira. Gjatë kësaj periudhe angazhimi i stafit të televizionit ka qenë i orientuar në dy drejtime kryesore. Së pari garantimi i funksionimit normal të institucionit dhe menaxhimi i situatës financiare. Së dyti përgatitjen për procesin e transformimit institucional në bashkëpunim më EB, puna e të cilëve nis zyrtarisht nesër në zyrat e RTSH. Kemi marrë masa që asnjë nga proceset e mësipërme të mos ndërhyjë në pengimin e tjetrit. Projekt buxheti për vitin 2026 është hartuar në përputhje më programin buxhetor afatmesëm 2026-2028”, tha Hoxhalli.

Seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të RTSH në Komisionin e Mjeteve te Informimit Publik
1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Vasili: Objektiv, rritje e pagave dhe hapja e zyrës së RTSH-së pranë PE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Do të punojmë për paketën e medias dhe forcimin e pavarësisë së saj

28 October 2025 at 14:24

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku u shpreh sot raporti i fundit i publikuar nga ODIHR, ngre shqetësime lidhur me situatën e medieve në vend dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë diskutimeve për dy rezoluta, atë të AMA-s dhe RTSH-së, në këtë Komision, tha se “raporti i ODIHR-it ngriti shqetësime lidhur me median dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë gazetarët. Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj”.

“Raporti thotë që edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja është akoma e kriminalizuar. Raporti ngre shqetësimin që shumica e medieve perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet, duhet të zbatohen masa për të mbrojtur autonominë editoriale, ndërsa RTSH thuhet që nuk gëzon një audiencë të gjerë, si edhe procedurat bipartizane të emërimit të drejtuesve janë një pavarësi faktike”, tha Tabaku.

“Ka shumë shqetësime sa i takon sulmeve ndaj gazetarëve, dhunës verbale, fizike, ndërhyrjen e zyrtarëve publikë. Gazetarët raportojnë akses gjithnjë e më të kufizuar te zyrtarët e Qeverisë, ndërsa raporti ngre shqetësim për Agjencinë e Medias dhe të Informacionit si një zyrë qendrore që komandon gjithë informacionin”, vijoi ajo.

Sipas raportit, Tabaku theksoi se edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e ODIHR raportuan një sërë rastesh intimidimi.

“Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj. Opozita do të kërkojë që të ketë një debat dhe diskutim për atë që ka ndodhur me ‘News24’, një media, në gjykimin tonë, që është vënë nën presion të hapur nga mazhoranca. Në këtë komision do të kërkojmë të zhvillohet një dëgjesë jo vetëm për median në tërësi, por edhe në mënyrë të veçantë për rastin e ‘News24’, goditjen ndaj saj që cenuan pavarësinë e medias. Sulm i hapur ndaj një medieje të pavarur”, tha Tabaku.

Rezoluta për AMA-n u miratua me shumicë votash, ndërsa Tabaku e cilësoi atë si një institucion me shumë probleme, siç shprehet në raportin e ODIHR, me një varësi emërimi politik që ndodh nga Parlamenti.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tabaku: Do të punojmë për paketën e medias dhe forcimin e pavarësisë së saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌