Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Foto-albumi/Kryeministri Rama homazhe për 21 Janarin

By: melisa
21 January 2026 at 12:03

Kjo e mërkurë shënoi 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Kryeministri Rama dhe disa socialistë të tjerë iu drejtuan bulevardit ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Së bashku me familjarët e tyre, ata vendosën karafila të kuq në vendin ku protestuesit humbën jetën.

Source

Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Mbetet simbol i paqes dhe i lirisë

21 January 2026 at 11:36


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nderojnë presidentin historik, Ibrahim Rugovën, atin themeltar të Republikës së Kosovës.

“Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Osmani duke shtuar se ”Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”.

Mirëpo gjatë homazheve në një prononcim për media, Osmani së bashku me familjen Rugova, ka deklaruar se Rugova ishte atelieri i pavarësisë së Kosovës dhe figura që bashkoi qytetarët rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ajo ka shtuar se këto aleanca u ndërtuan nga presidenti Rugova me një vizion të pashoq, i cili edhe sot shërben si udhërrëfyes për një Kosovë më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

“Presidenti Rugova, bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri pavarësi dhe demokraci, kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tanë strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq, vizion ky i cili edhe sot mbet dritë udhërrëfyese për gjithsecilin prej nesh, që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, tha Osmani.

Ndërsa, gruaja e ish-presidentit, Fanë Rugova u shpreh falënderuese për aktivitetet e sotshme për të nderuar presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Falënderoj shumë presidenten Osmani për këtë ceremoni që realizoi për nder të presidentit historik të Kosovës Rugova, për të gjitha këto aktivitete për ditën e sotshme”, u shpreh Rugova.

Në homazhe, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, për të nderuar presidentin Ibrahim Rugova. /Telegrafi/


Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

21 January 2026 at 10:46

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shënohen 15 vite nga 21 anari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministra të kabinetit qeveritar së bashku me familjarë të katër protestuesve dhe deputetë të PS-së, kryen homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë vendit ku më 21 Janar 2011 u vranë 4 protestues.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 Janarit se, pas 15 vitesh ende nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin.

Duke folur përpara familjarëve të 4 viktimave të “21 Janarit”: Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, Rama u shpreh se, “vetëm Zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit”.

“15 vjet pa drejtësi për 21 Janarin janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar”, u shpreh Rama.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

17 January 2026 at 18:56

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Bashkia e Lezhës ka përkujtuar sot 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke nderuar figurën e prijësit legjendar të shqiptarëve.

Drejtues të Bashkisë së Lezhës zhvilluan homazhe në varrin e Heroit Kombëtar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bashkia e Lezhës shpreh respekt dhe mirënjohje për Skënderbeun, i cili me trimëri, mençuri dhe sakrificë mbrojti lirinë, identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke u shndërruar në simbol të qëndresës dhe unitetit kombëtar.

Sipas Bashkisë, trashëgimia e Gjergj Kastriotit mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për brezat, si dhe një thirrje për atdhedashuri, bashkim dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit.

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Përkujtimi i kësaj date historike vlerësohet si një moment reflektimi dhe nderimi për figurën më përfaqësuese të historisë kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/gj.m/a.f/

The post Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamza në Reçak: Liria jonë u ndërtua mbi sakrificën dhe gjakun e të rënëve

15 January 2026 at 10:17


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza bashkë me partiakët e tij ka bërë sot homazhe sot në shënimin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Hamza pas homazhe në një prononcim për media ka thënë se me nderim dhe respekt nderojnë të rënët e kësaj masakre e cila ka kontribuuar në lirimin e vendit.

“Sot bashkë me strukturat jemi këtu për të shpreh nderimin dhe respektin për të rënët, që është një nga ngjarjet që ka kontribuuar në lirimin e Kosovës. Falënderoj William Wolker që ka bërë publike këtë ngjarje. Shprehim respektin deri në përulje për sakrificën e të rënëve”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra e Reçakut, Haradinaj: Drejtësia për masakrat në Kosovë ende mungon

15 January 2026 at 10:13


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në shënim të 27-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Pas nderimit të martirëve, Haradinaj theksoi mirënjohjen e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. Ai tha se masakra e Reçakut ishte një pikë kthese që tërhoqi vëmendjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndaj krimeve serbe të kryera në Kosovë.

“Jemi përjetësisht mirënjohës UÇK-së dhe të gjithë brezave që luftuan për liri. Përkulemi me nderim të përjetshëm. Po ashtu, falënderues ndaj NATO-s dhe Amerikës për ndihmën e dhënë – ta gëzojmë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se drejtësia për masakrat e kryera në Kosovë ende nuk është vënë në vend.

Por, sipas tij është e padrejtë që udhëheqësit e UÇK-së vazhdojnë të gjykohen, ndërkohë që autorët e krimeve serbe nuk përballen me drejtësinë. /Telegrafi/

​Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci

2 January 2026 at 10:09

PRISHTINË, 2 janar/ATSH/ Në Kuvendin e Kosovës po mbahen sot homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda të enjten nga jeta.

Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Homazhet në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar nga familja. /Kosovapress/

The post ​Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I jepet lamtumira e fundit legjendës së gazetarisë sportive, Ismet Bellova

22 December 2025 at 12:09

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan sot homazhet për nder të legjendës së gazetarisë sportive shqiptare, Ismet Bellova, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ceremonia e nderimit u mbajt nga ora 10:00 deri në mesditë, në ambientet ku Bellova ushtroi për dekada me radhë profesionin e tij.

Familjarë, miq, kolegë, personalitete të sportit dhe medias, si dhe përfaqësues të institucioneve, bënë homazhe pranë arkëmortit të vendosur në RTSH, duke nderuar figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të “zërit ikonik” të futbollit shqiptar.

Ismet Bellova ishte një nga emrat më të spikatur të gazetarisë dhe komentit sportiv në Shqipëri, i cili përmes mikrofonit të RTSH-së shoqëroi për dekada sportdashësit shqiptarë në ngjarjet më të rëndësishme sportive.

Me stilin e tij karakteristik dhe profesionalizmin e rrallë, ai u kthye në një figurë të dashur dhe të respektuar për publikun.

I lindur në Tiranë më 1 qershor 1934 dhe i arsimuar në ILKF “Vojo Kushi”, Bellova i kushtoi gjithë jetën gazetarisë sportive.

Për kontributin e tij ndër vite, ai është vlerësuar me tituj dhe çmime të shumta, ndër të cilat “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”, si edhe çmime prestigjioze si “Çmimi i Karrierës në TVSH”, “Çmimi Anton Mazreku” dhe “Mikrofoni i Artë”.

Pas homazheve, Ismet Bellova u përcoll në banesën e fundit, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë e medias dhe sportit shqiptar.

Homazhe në nder të gazetarit Ismet Bellova - Foto: Andrin HOxha
1 nga 8
Homazhe në nder të gazetarit Ismet Bellova - Foto: Andrin HOxha

/gj.m/a.f/

The post I jepet lamtumira e fundit legjendës së gazetarisë sportive, Ismet Bellova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U nda papritmas nga jeta, homazhe në Tetovë për këngëtarin Shpat Kasapi

30 November 2025 at 17:01

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Familjarë, miq dhe personalitete të artit u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë papritur më 26 nëntor në Itali, gjatë një vizite me partneren Selvije Jao dhe të birin.

Homazhet u kryen në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku edhe qytetarë të shumtë nderuan kujtimin e artistit i cili u nda papritmas nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Mes dhimbjes së thellë, familjarët mbajtën edhe fjalë të rastit ku e kujtuan Shpatin si një njeri të butë, me zemër të madhe dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Po ashtu, artistë kolegë të këngëtarit kujtuan projektet dhe planet e tij.

Ceremonia mortore në Tetovë shënoi një ditë të dhimbshme për miqtë, familjarët dhe fansat e këngëtarit, duke reflektuar dashurinë dhe respektin që Shpati la pas në zemrat e të gjithëve.

Rrugët e Tetovës u mbushën me njerëz që kishin dalë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit 40-vjeçar.

I lindur më 1 maj 1985, Shpat Kasapi hyri që në moshë fare të re në botën e showbiz-it dhe prej vitesh ai ka qenë një figurë e dashur në skenat ku këndohet shqip.

Shpati ishte me origjinë nga Tetova, por u bë i famshëm në gjithë trevat shqipfolëse me baladat romantike dhe këngët pop, që u bënë hite sidomos në fillimin e viteve 2000.

Shpat Kasapi la pas një djalë trevjeçar.

The post U nda papritmas nga jeta, homazhe në Tetovë për këngëtarin Shpat Kasapi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

By: dan iela
29 November 2025 at 15:35

Familja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka njoftuar se përcjellja e tij në banesën e fundit do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 në Tetovë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familja bën me dije se  homazhet për të do të mbahen nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë e më pas do të kryhet ceremonia e varrimit.

Shpat Kasapi, ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej për një vizitë mjekësore për djalin e tij. Shkak I ndarjes nga jeta, ka qenë një infarkt kardiak.

Njoftimi i familjes:

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

 

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

By: dan iela
29 November 2025 at 13:17

Krerët e shtetit kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 81-vjetorit të Çlirimit të vendit, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kryeministri Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ishin pjesë e homazheve ku nuk munguan veteranë dhe familjarë të dëshmorëve të rënë në luftë.

81-vjetori i Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve në qytete të vendit

29 November 2025 at 12:33

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Në qytetet e vendit u përkujtua sot 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, si dhe dita që nderon sakrificën, qëndresën dhe heroizmin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Autoritetet e larta vendore kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në Varrezat e dëshmorëve në qytete të vendit.

Demo: Të garantojmë një Shqipëri më të mirë

Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike dhe besimeve fetare, familjarë të dëshmorëve, deputetë e qytetarë kryen sot homazhe në Lapidarin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shënuar, duke e cilësuar “sublime” luftën heroike të dëshmorëve dhe gjakun e dhënë prej tyre për çlirimin e vendit.

“Sot së bashku me brezat e rinj kujtojmë jo vetëm sakrificën, por mbi të gjithë të motivohemi që atë që bëjmë në jetën e përditshme, ta bëjmë më mirë për të garantuar një Shqipëri më të mirë për brezat që do të vijnë më pas”, tha Demo.

Përkujtohet në Lezhë 81-vjetori i çlirimit

Në nderim të kësaj ngjarje kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Partisë Socialiste vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.

“Shqipëria e vendosur në anën e duhur të historisë dha kontributin e saj modest, me të rënët në luftë për mbrojtjen e vendit nga pushtuesit”, u shpreh Ndreu.

Homazhe në nderim të dëshmorëve në Durrës

Me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Atdheut në bashkinë e Durrësit u zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit.

“Përulemi me respekt përpara veprës dhe kujtimit të atyre shqiptarëve patriotë, shumica të reja e të rinj, të cilët luftuan me armë në dorë duke shkruar një ndër faqet më të ndritura të historisë së popullit tonë dhe duke e vendosur Shqipërinë në anën e frontit të madh të lirisë si aleate e koalicionit antifashist”, theksoi kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.

Saku shprehu mirënjohjen për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Ata sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë për vendin tonë dhe mënyra më e denjë për t’i nderuar është angazhimi ynë i përditshëm për ta bërë realitet Shqipërinë që ata ëndërruan, Shqipërinë evropiane, aspiratën e çdo shqiptari”, tha Sako.

Mati përkujto 81-vjetorin e Çlirimit 

Në bashkinë e Matit u përkujtua sot Çlirimi i vendit si dhe u nderuan dhe kujtuan sot të gjithë ata matjanë të rënë dëshmorë në luftën ndaj Nazifashistëve, në kuadër të 81-vjetorit të Çlirmit të Atdheut.
“Lavdi dhe mirënjohje për jetë dëshmorëve tanë, ku falë atyre sot vendi dhe populli ynë gëzon liri dhe feston këtë ditë të shënuar me 29 Nëntor, festën e Çlirimit”, shkruan bashkia Mat në një postim në rrjetet sociale.

Fieri nderon Dëshmorët e Atdheut

Festa e Çlirimit të Atdheut u festua sot edhe në qytetin e Fierit, ku në 81-vjetorin e kësaj dite historike u zhvillua një ceremoni nderimi në Varrezat e Dëshmorëve.

Autoritetet vendore, deputetë, qytetarë, veteranë dhe pasardhës të tyre vendosën kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit, duke përkujtuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në prononcimin e tij për mediat, u shpreh se “sot përkulemi me respekt përpara heronjve, përpara dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe kjo është një ndjenjë krenarie. Besoj se këtë e tregon edhe pjesëmarrja e madhe pa dallim moshe, dhe padyshim është tregues që vlerat e luftës do të vazhdojnë të përcillen brez pas brezi. Urimi në këtë ditë është: Lavdi Dëshmorëve, lavdi të përjetshme veprës së tyre dhe padyshim t’i kujtojmë në jetën e përditshme”.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë të Partisë Socialiste, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe komuniteteve fetare.

/vijon/k.s/

The post 81-vjetori i Çlirimit, homazhe dhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve në qytete të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

29 November 2025 at 12:53

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Shqipëria feston sot 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Për të përkujtuar këtë ditë, autoritetet më të larta të vendit bënë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi,  Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, drejtues vendorë, veteranë, familjarë të dëshmorëve etj.

Duke u përulur me respekt në përkujtim të Dëshmorëve të Atdheut ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Presidenti Bajram Begaj u shpreh se “sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut.

“Gëzuar festën e Çlirimit, Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë besnikë ndaj të njëjtave vlera”, uroi Kreu i Shtetit, duke theksuar se “guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë”.

“Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen”, deklaroi Presidenti Begaj.

Gjatë mesazhit të tij, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi theksoi se “sot nderojmë çlirimtarët e Atdheut, që, me heroizëm dhe trimëri, i hapën rrugën lirisë së Shqipërisë. Sakrificat e popullit shqiptar dhe gjaku i dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare shkruajtën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë.”

Peleshi shtoi se trashëgimia e të rënëve mbetet një busull morale për brezat e sotëm: “Trashëgimia e tyre vazhdon të jetë një pikë referimi për brezat, një kujtim i gjallë për çmimin që ka arritja e lirisë, dhe një mësim për përgjegjësinë tonë për ta mbrojtur atë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar, fillimisht nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj.

Nga jugu në veri, thuajse të gjitha krahinat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u mobilizuan, duke dhënë mbështetjen e tyre në luftën kundër trupave pushtuese. Në këtë mënyrë Shqipëria u bë pjesë e koalicionit euroatlantik antifashist, pjesë e të cilit është edhe sot, si vend anëtar i NATO-s.

/k.s/r.e/ /a.g/

The post “Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Çlirimit/ Presidenti Begaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

By: V K
29 November 2025 at 10:48

Këtë të shtunë, në një postim në rrjete sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

Kreu i shtetit ka ndarë një foto nga homazhet e mbajtura te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku thekson se mirënjohja ndaj të rënëve nuk duhet të jetë vetëm një kujtesë historike, por një detyrim i përditshëm për lirinë e paqen.

Urimi i Begajt:

“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë.

Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen”, shkruan Begaj.

Me rastin e 81 vjetorit të fitores së luftës kundër nazifashistëve, Presidenti i Republikës, kreu homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut.

 

The post Dita e Çlirimit/ Presidenti Begaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera appeared first on Albeu.com.

​Shqipëria i jep lamtumirën me nderime dhe ceremoni shtetërore Fatos Nano

2 November 2025 at 14:33


Shqipëria i dha sot lamtumirën e fundit me nderime dhe ceremoni shtetërore kryetarit themelues të Partisë Socialiste, Fatos Nano

Në Pallatin e Kongreseve u zhvilluan sot homazhet, ku u vendosën kurora me lule nga qytetarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme, ndërkohë që në vijim, nga ora 11:15-11:45, u zhvilluan homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

Në homazhe morën pjesë, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Lind Rama, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Po ashtu homazhe zhvilluan edhe ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe personalitete me kontribute ne këtë forcë politike.

Në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, në Pallatin e Kongreseve zhvilluan po ashtu homazhe edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, shkruan ATSh.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, si dhe politikanë të tjerë nga opozita, si Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, apo Fatmir Mediu i Partisë Republikane, po ashtu dhe ish kreu i PD, Lulzim Basha. Në homazhe morën pjesë dhe drejtues të pushtetit lokal. Po ashtu të pranishëm në homazhe ishin edhe kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.

Po ashtu në homazhe mori pjesë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Në homazhe parakaluan dhe politikanë nga rajoni, si kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, apo Ali Ahmeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, akademikë, artistë, gazetarë e përfaqësues të fushave të ndryshme ishin të pranishëm në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe kaluan me radhë për të kryer nderimet e fundit në kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një prononcim për mediet, pas homazheve, ish-kryeparlamentari Ruçi u shpreh se Fatos Nano ishte themeluesi dhe reformuesi i PS-së. “Nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vite t’i kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet, pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike, si asnjë forcë tjetër politike simotër në Evropën lindore. Do të mbahet mend si i pari që tezën se ai tha që kur erdhi në pushtet për të krijuar shtet, e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet, duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS-së për tu bërë kryeministrá”, tha Ruçi.

Në një prononcim për mediet pas homazheve, deputeti socialist Erion Braçe vlerësoi rolin e Fatos Nanos në reformimin e Partisë Socialiste. Braçe tha se Nano nuk i mohoi askujt mundësinë për t’u rritur, zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh për mediet e Fatos Nano do të kujtohet si një figurë politike kyçe e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Homazhet publike nisën prej orës 8:30, ndërsa në përfundim të ceremonisë në orën 12:05, trupi i pajetë i Nanos u nis drejt banesës së fundit, në Sharrë. Në dalje të pallatit të Kongreseve arkëmorti u shoqërua dhe me tingujt e këngës së preferuar të liderit historik të PS “My Way”, të “Frank Sinatra”. Ndërkohë qindra qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS.

Pas përfundimit të homazheve në Pallatin e Kongreseve, arkëmorti i ish-kryeministrit Nano u shoqërua përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit në drejtim të ish zyrës së tij në godinën e Këshillit të Ministrave, ku u ndal për pak minuta. Pas kësaj ndalese simbolike, kortezhi ju drejtua varrezave të sharrës, ky lideri historik i PS do të prehet në banesën e fundit.

Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.

Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

Rama: Fatos Nano, lider i pakonkurrueshëm i PS-së

2 November 2025 at 13:08

TIRANË, 2 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se burgosja e padrejtë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano e ktheu atë në një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme në Partinë Socialiste.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë shtetërore për nderimin e liderit historik të PS-së, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, Rama solli në vëmendje rrugëtimin e tij politik dhe ngjarjet përcaktuese që e shoqëruan këtë rrugëtim.

“Ishte pikërisht ai dyzim, pjellë e natyrës së tij jo dogmatike dhe aspak sistematike, e kombinuar me burgosjen absurde, e cila ekspozoi të gjithë dogmatizmin primitiv të pengmarrësve, jo vetëm të Fatosit por edhe të vetë lëvizjes demokratike, që u bë fati i Partisë Socialiste dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të socialistëve, duke i dhënë PS-së një frymëmarrje dhe një perspektivë reale për t’u kthyer në një forcë dominante të politikës shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar”.

“Por edhe vetë Fatosi, pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do të ishte bërë një lider aq jetëgjatë në një kohë trazirash e ngatërresash jashtë e brenda partisë, ku lidershipi i tij ishte shumë më tepër frymë se sa prezencë, shumë më tepër hapësirë se sa kohë, shumë më tepër improvizim se sa programim”, shtoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe reagimet e ndryshme për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ndërsa u shpreh se edhe ata që nuk lanë shkop nën rrota pa vënë dhe gur në kurriz pa hedhur mezi paskan pritur ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do t’i hapte më sytë.

Rama foli edhe për marrëdhëniet e tij me Nanon, ndërsa u shpreh se “nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes së madhe socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe dhënë vend në odën e shtëpisë sonë politike”.

Më poshtë fjala e plotë e kryeministrit Rama:

I  thonë një fjale,  “vdis pa të të dua”.

Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti ike përgjithnjë.

Por sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burrë i dheut!

Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur!

Mezi ç’paskeshin pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do t’i hapësh më sytë.

More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që erdhën të të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës, e që t’i lëshuan mbi fytyrë për vite e vite të tëra me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, – veç ta shihje si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre!

Plasja më vjen që s’jemi sot në një darkë që s’do kishte të paguar!

Po ndërkohë, në vend që të qeshja ca me ty sonte, mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën të them të drejtën nuk e imagjinova dot fare, hiç, as pasi miku ynë Solis më shkroi me keqardhje të madhe se kishe hyrë në një koma irreversibile.

Mendova atë çast vetëm gruan tënde të paepur Xhoin, që do të vazhdonte të rrinte te koka edhe për kushedi sesa vjet të tjerë, si një roje besnike e gjumit tënd të pambarimtë, por të betohem, as fare nuk të mendova ty, asesi jo të shtrirë në një arkmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë të cilën e deshe dhe jetove, duke ia marrë sa munde të tëra orët e vogla të natës, e duke ia pirë gotat e fatit me fund, ashtu si vinin, dhe duke ia tymosur kapitujt me po atë ëndje, qoftë kur ngjiteshe në majë, e qoftë kur prekje fundin, apo kur tërhiqeshe mënjanë.

Po ja që erdhi befasisht për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë e të parës lamtumirë që kryetari i familjes më të madhe politike të shqiptarëve, i jep jo thjesht një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë.

E teksa rrotullohesha me sy anë e përqark faqes së bardhë në ekran, duke përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire m’u ndërmend ajo historia jote me vdekjen e Mao Ce Dunit dhe m’u duk vetja fiks si ai drejtori i Metalurgjikut që duhet t’u thoshte diçka kinezëve të mbledhur në sheshin e madh të Kombinatit, pas lajmit të ndarjes nga jeta të kryetarit Mao. I hutuar prej situatës së papritur, drejtori kërkoi mëndje lartë në Komitetin Qendror, se ç’duhet të bënte me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh, që të ishte në lartësinë e ngjarjes. I thanë se do të pyesnin lart fare dhe do t’i kthenin përgjigje, por kur përgjigja po vononte dhe kinezët nuk luanin vendit, i shkreti drejtori i ra përsëri telefonit në kërkim të orientimit nga lart. “Na thoni ç’të bëjmë”, – tha, “se nuk pret puna”. Përgjigja që mori ishte e çarmatosëse, “orientim nga lart fare nuk ka, kështu që bëni siç keni bërë herë të tjera”!

Dhe natyrisht që këtë herë është shumë ndryshe nga herët e tjera, edhe sepse njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana, ku lindi, u rrit, u adhurua e u anatemua dhe bëri histori është një rast tejet i veçantë për t’u përcjellë me fjalët e rastit, pa u bërë qesharak, siç më duket mua, të paktën se u bënë ata që duke folur për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, morën me të mirë tërë këto ditë veten e tyre.

Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies sonë, zhvilluar mes ekstremesh nga “birësimi” im në familjen socialiste, me bekimin e tij, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji. Ose jo, ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes së madhe socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe dhënë vend në odën e shtëpisë sonë politike, duke thyer asokohe një mur të madh ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk qe ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës.

E kam pyetur veten në kohë të ndryshme nëse Fatos Nano e deshi apo jo barrën e kryetarit të Partisë Socialiste, e nëse vërtetë e mori përsipër, apo ajo i ra mbi shpatulla me të tërë vrazhdësinë e faktit të kryer ato ditë e netë kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysmë shtize dhe me moralin e rënë nën shuajt e këpucëve të shqyera nga marshimi 45 vjeçar, drejt horizontit të kuq, që vetëm largohej derisa u zhduk në gurmazin e konsumuar të komunizmit, i cili tamam në sallën e madhe të këtij Pallati Kongresesh nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë planetin, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit që frynte e përplasej mbi “kongresmenët”, e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit të tyre në një fishkëllim sa çjerrëse, aq edhe qesharake, kur nga foltorja shpallej dorëzimi përpara realitetit.

I gjendur aty mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve, gjëmi mbytur nga ardhja e qametit dhe sekretarëve lëkurë rreshkur nga dielli, ara, fabrika, kantiere, “qorri”, siç e quanin shokët dhe e quanim mes nesh më duket gjithnjë si protagonist dhe si peng njëkohësisht.

Fytyra e dy kumtimtë e kuadrit të ri të partisë që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e profesorit garip të Ekonomikut, që tregonte barsoleta tallëse për regjimin duke pirë raki dhe që luante Beatles dhe Rolling Stones me kitarën e tij.

Nuk e kam dyshuar asnjëherë që pikërisht profili i tij jo skematik, i dha Fatos Nanos me hirin e pahirit skeptrin e të majtës së porsalindur, pas “varrimit të Partisë së Punës”, por besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, përtej forcës përcaktuese të ngjarjeve, deri dhe të rënda fare, ishin pasqyrë, e pikërisht një dyzimi të thellë mes protagonistit të madh dhe pengut të një detyre prej të cilës ai tentonte të “arratisej”…. sa herë që t’i jepej mundësia. Por ama, qe pikërisht ai dyzim, pjellë e natyrës së tij jo dogmatike dhe aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, e cila ekspozoi të gjithë dogmatizmin primitiv të pengmarrësve, jo vetëm të Fatosit, por dhe të vetë lëvizjes demokratike që u bë fati i Partisë Socialiste dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të socialistëve, duke i dhënë Partisë Socialiste një frymëmarrje të re dhe një perspektive reale për t’u kthyer në forcë dominante të politikës shqiptare.

Pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por dhe vetë Fatosi pa atë sakrificë të imponuar mbase nuk do ishte bërë një lider aq jetëgjatë në një kohë trazirash e ngatërresash, jashtë e brenda partisë ku lidershipi i tij ishte shumë më tepër frymë sesa prezence, shumë më tepër hapësire sesa kohë, shumë më tepër improvizim sesa programim dhe ku natyra e tij lidershipi së bashku me rikthimet e bujshme të kryetarit pas arratisjeve të tij përbën një material historik dhe socio-politik me një vlerë të jashtëzakonshme për këdo që një ditë do marrë përsipër ta zbërthejë vërtetësisht dhe jo ta mbërthejë hipokrizisht, rolin vendimtar të Fatos Nanos, jo vetëm mbi atë që ishte nën drejtimin e tij, por dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste.

Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto tanimë e mirënjohur e tij, e cila për mua mbetet pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes nga burgu. Më befason gjithnjë ndryshimi i hatashëm mes atij Fatosi dhe Fatosit të prangosur para gjykatësve që e burgosën.

Fatosi u gjyqit është profesori i ekonomikut që mbahet fortë për sytë e popullit para burgosjes peng i dyfishtë i asaj dite, qw kur i hodhën në kurriz barrën e madhe që mbase nuk e deshi asnjëherë me gjithë shpirt dhe i persekutorit të tij xhahil, që e deshi me patjetër në burg.

Ndërsa Fatosi tjetër, ai i selisë i sapodalë nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, është një kafshë e rrallë politike që përtej të gjithave dhe pavarësisht të tërave ka radhën më të parë, meritën e madhe, që PS nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një tabu për PS-në dhe e bën PS-nw krenare për qenien e saj  një zëdhënëse, një mbrojtëse dhe një promotore e palëkundur e interesave madhore të vendit dhe të kombit shqiptar.

Ndër ata, që e nderuar kryetarin tonë me fjalë të mëdha pas vdekjes ishin dhe ata që e ngritën dhe e ulën “tradhtar” pse takoi Slobodan Millosheviçin gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Selanik dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë.

Unë e kam dëgjuar prej tij bisedën me “kasapin e Beogradit” dhe nuk e kam idenë nëse Fatosi e ka lënë të shkruar diku, por, jo vetëm që në atë takim dhe në atë bisedë, nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet në dritë fjalët e thëna në atë takim, si dhe në takimet, bisedat dhe bashkëpunimet e Fatos Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, atëherë askush, dot askush, nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetarit themelues të partisë sonë për çlirimin e Kosovës dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit e rendit Fatos  Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë.

Pas varrosjes së Partisë së Punës Fatos Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës prej socialistëve dhe në bashkimin e tyre me botën demokratike.

E kam kujtuar dje gëzimin e tij pas takimit, po në sallën e madhe bashkëngjitur, ku lajmëroi pranimin e Partisë Socialiste në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re. “Si dita e diplomës kjo sot”, – më tha duke qeshur.

Në krye të qeverisë së vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtet ndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit 1997, duke u përballur me një opozitë primitive, hakmarrëse, destruktive, deri në sulme të armatosura  ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht, fizikisht.

Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën.

I dashur Fatos,

Do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si mes shoferit të turnit të parë me shoferin e turnit të dytë për të njëjtën makinë, ku e kuptonim njeri-tjetrin në ajër dhe ku, kur ndodhte të ndanim ndonjë dilemë strategjike, këshillat e tua vinin të qëruara mirë, duke më ndihmuar shumë për të vënë pikën mbi “i”.

Ndërkohë që kur mendoj se çfarë katër rrotaku sovjetik more ti në dorëzim në turnin e parë, me çfarë mjeti më të mirë mora unë prej teje në të dytin për ta kthyer PS në brandin e shpejtësisë për Shqipërinë europiane që është sot, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, por thjeshtë mos vdeksh kurrë Fatos Nano.

The post Rama: Fatos Nano, lider i pakonkurrueshëm i PS-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundojnë homazhet/ Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

By: D Marku
2 November 2025 at 13:10

Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano.

Ish-kryeministri do të përcillet për në banesën e fundit, ku arkëmorti do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet.
Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.

Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

Vijon/…

The post Përfundojnë homazhet/ Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

“Me Fatosin ndamë, thyem dhe rindamë bukë”, Edi Rama: Nëse jam këtu si zëdhënës i trishtimit të socialistëve, falë intuitës dhe guximit të kryetarit

By: D Marku
2 November 2025 at 12:45

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vuri theksin tek marrëdhënia me ish-kryetarin e PS Fatos Nano, ku siç u shpreh ai, ndau, theu dhe rindau bukë, çka ka nënkuptuar ulje-ngritje në raportet mes tyre.

Rama tha se ndonëse nuk është vendi i duhur, fakt është se intuita dhe guximi i liderit historik të së majtës, e solli atë mes socialistëve, duke i dhënë një vend në PS, atë që ai e quajti Oda e shtëpisë politike, e cila ishte jo e ajrosur plotësisht nga era e të shkuarës.
“Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.

Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës”, tha Rama.

Edi Rama: Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana, ku lindi u rrit dhe u adhurua e u anatemuaa dhe bëri histori është një rast tepër i vecantë për tu përcjellë me fjalët e rastit pa u bërë qesharak sic mnëë duket mua ata që duke folur për ndarjen nga jeta e Fatos Nanos, morën me të mirë veten e tyre.

Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.

Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës.

The post “Me Fatosin ndamë, thyem dhe rindamë bukë”, Edi Rama: Nëse jam këtu si zëdhënës i trishtimit të socialistëve, falë intuitës dhe guximit të kryetarit appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

2 November 2025 at 12:21

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe lider historik i Partisë Socialiste, i cili u nda nga jeta të premten, më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Në ceremoninë shtetërore morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, familjarë, miq, bashkëpunëtorë të afërt dhe qytetarë të shumtë.

Homazheve iu bashkuan gjithashtu edhe figura të rëndësishme nga rajoni, mes tyre Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të kabinetit të tij. Pas homazheve, Kurti e Ali Ahmeti u ndalën tek libri i shënimeve për të lënë kujtimin e tyre të fundit në nderim të ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Gjithashtu morën pjesë zëvendëskryeministri i Malit të Zi si dhe kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI-së) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

The post Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

By: armand
2 November 2025 at 12:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili vdiq të premten në moshën 73-vjeçare. Së bashku me të ishte Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit. Kurti u ndal edhe për të shkruar në librinë e zisë për ish-kryeministrin […]

The post Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu appeared first on BoldNews.al.

❌
❌