Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Begaj: Rivlerësimi i pronave me 5% pritet të sjellë 150 milionë euro në buxhet

8 February 2026 at 09:40

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Rivlerësimi i pronave në Shqipëri me një normë 5% pritet të nisë brenda këtij muaji, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të paguajnë një taksë të ulët për pronat e tyre dhe duke rritur arkëtimin fiskal për shtetin. Qytetarët që kryejnë rivlerësimin e pronës shmangin pagesën e tatimit të plotë prej 15% në momentin e shitblerjes.

Ky proces synon të harmonizojë vlerën e pronave të regjistruara me çmimin real të tregut, duke eliminuar diferencat midis çmimit të regjistruar dhe vlerës aktuale të pronës.

Eksperti për çështjet e pronave, Gjergji Begaj, shpjegon në një intervistë për ATSH çdo hap të këtij procesi dhe përfitimet që sjell.

“Sistemi i rivlerësimit bazohet në dy elemente kryesore. Së pari, ekziston çmimi fiskal, i vendosur nga Ministria e Financave për secilën zonë katastrale. Ky çmim është rezultat i analizave të AZHK-së, zyrave imobiliare dhe ekspertëve të fushës, dhe përfaqëson një mesatare të përafërt të vlerës së pronave në çdo zonë. Së dyti, qytetarët mund të përmirësojnë vlerën e pronës së tyre për të reflektuar çmimet aktuale të tregut, duke përdorur një raport të hartuar nga ekspertë privatë të licencuar,” shpjegon Begaj.
Sipas tij, në këtë proces përfituesit më të mëdhenj janë pronarët që planifikojnë të shesin, të dhurojnë ose të trashëgojnë pronën, si dhe bizneset që mbajnë pasuri të paluajtshme me vlerë më të ulët se ajo e tregut në pasqyrat financiare.

Begaj sqaron se rivlerësimi nuk është i detyrueshëm për çdo qytetar.

“Nëse çmimi i regjistruar i pronës përputhet me çmimin fiskal, qytetari nuk ka asnjë pagesë shtesë. Por kur prona është regjistruar me një çmim më të ulët se vlera reale e tregut, qytetari mund të bëjë rivlerësimin dhe të paguajë vetëm 5% të diferencës gjatë një periudhe 12-mujore, duke shmangur pagesën e tatimit të plotë prej 15% në momentin e shitblerjes”, u shpreh ai.

Për të përcaktuar vlerën reale të tregut, qytetarët duhet të drejtohen tek ekspertë privatë të licencuar, të cilët hartojnë raportin e rivlerësimit. Ky raport regjistrohet në AZHK dhe përdoret për aplikimin e taksës së reduktuar. Ky hap është veçanërisht i rëndësishëm në qytete si Tirana, ku çmimet për apartamentet mund të ndryshojnë nga 800 deri në 5.000 euro për metër katror, në varësi të zonës.

Procesi i rivlerësimit aplikohet vetëm për pronat me kartela të sakta dhe certifikatë pronësie të përfunduar. Pronat që janë në proces legalizimi ose regjistrimi nuk mund të rivlerësohen. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, hartën treguese, kartën e identitetit dhe kontratën e transaksionit të mëparshëm, kur ekziston. Për pronat e privatizuara para vitit 1990, mjaftojnë certifikata dhe kartela, pasi të dhënat ruhen nga Hipoteka.

Begaj thekson se për ndërtesat e para viteve 1990 që kanë kaluar në pronësi me privatizim aplikohet amortizim deri në 30% të vlerës së pronës.
Ai shton se rivlerësimi ka përfitime për të gjithë aktorët e tregut: qytetarët përfitojnë nga tatimi i reduktuar, shteti rrit arkëtimin, ndërsa ekspertët dhe agjencitë imobiliare përfitojnë nga aktiviteti i shtuar në treg.

“Rivlerësimi i pronës nuk është detyrim ligjor. Ata që nuk dëshirojnë të rivlerësojnë, do të paguajnë tatimin e plotë prej 15% në momentin e shitblerjes. Por për ata që duan të përfitojnë, rivlerësimi është një mundësi për të harmonizuar vlerën e pronës me tregun dhe për të paguar taksa më të ulëta”, shprehet Begaj.

Begaj thotë se sipas parashikimeve, buxheti pritet të përfitojë rreth 150 milionë euro nga ky proces. Procesi i fundit i rivlerësimit, me tatim 3% gjatë viteve 2020–2022, përfshiu 168.000 prona dhe buxheti i shtetit arkëtoi 12.7 miliardë lekë.
Aplikimet për rivlerësim do të pranohen deri më 31 dhjetor 2026. Kërkesat e paraqitura brenda kësaj periudhe, për të cilat është kryer pagesa e tatimit, por nuk janë përpunuar ende nga ASHK, mund të finalizohen administrativisht deri më 31 mars 2027.

Kjo është hera e katërt që prej vitit 2009 që qeveria harton nisma për lehtësimin e qytetarëve në kryerjen e rivlerësimit të pasurive, duke adresuar diferencat e mëdha mes vlerës së regjistruar dhe çmimit aktual të tregut. /j.p/

 

The post Begaj: Rivlerësimi i pronave me 5% pritet të sjellë 150 milionë euro në buxhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

7 February 2026 at 16:27

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano një takim me një përfaqësi të arbëreshëve që jetojnë dhe punojnë në zonën e Lombardisë.

Presidenti Begaj theksoi se arbëreshët e Lombardisë, po ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe në të gjithë Itali, janë gurë të fortë në themelin e urës së miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila forcohet çdo ditë.

Ai nënvizoi rëndësinë e kësaj diaspora historike, e cila shërben si model për diasporën e re, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të kombit shqiptar.

/gj.m/a.f/

The post Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike, Begaj: Moment krenarie për Shqipërinë

6 February 2026 at 21:57


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026, ku është pritur me mikpritje nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Begaj ka theksuar se ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë.

Ai ka uruar sportistët shqiptarë Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – që të japin më të mirën e tyre dhe të bëjnë krenar vendin me performancat e tyre dhe shpirtin garues.

Presidenti ka përfunduar mesazhin me moton frymëzuese: “Forca Shqipëri!”


Begaj në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore: Moment krenarie për vendin

6 February 2026 at 21:33

TIRANË, 6 shkurt /ATSh/ Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot krahas udhëheqësve botërorë në pritjen dhe ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano- Cortina 2026”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Sipas Kreut të Shtetit ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë.

Shqipëria përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me katër skiatorë, Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa. Begaj u uroi suksese sportistëve që si u shpreh ai “të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues”.

“Forca Shqipëri!”, shkroi Begaj.

Sot nisën Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

1 nga 4

/m.q/j.p/

The post Begaj në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore: Moment krenarie për vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Forca Shqipëri/ Presidenti Begaj në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026

By: Rovena
6 February 2026 at 21:21

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, me ftesë të Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Kreu i shtetit e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë, ndërsa ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për sportistët shqiptarë Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa, duke u dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më të denja në arenën olimpike.

“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano- Cortina 2026.

Ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë.

Uroj që sportistët tanë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues. Forca Shqipëri!”, tha Presidenti Begaj.

Qeveria indekson pagat e administratës

By: Elva
6 February 2026 at 16:56

Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen me 2.5% të pagave për disa kategori të administratës publike për vitin 2026. Sipas vendimit, nga kjo rritje do të përfitojë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Rritja e pagave do të përfshijë gjithashtu gjyqytarët, prokurorët, punonjësit e Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës, […]

The post Qeveria indekson pagat e administratës appeared first on BoldNews.al.

Begaj: Promovim i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare

3 February 2026 at 14:25

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot një përfaqësi të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, një organizatë e përbërë nga klerikë të pesë besimeve: mysliman, ortodoks, bektashi, katolik dhe të komunitetit të Vëllazërisë Ungjillore.

Takimi u zhvillua në kuadër të Javës Botërore të Harmonisë Ndërfetare.

Gjatë bashkëbisedimit më klerikët, Kreu i Shtetit e vlerësoi këtë qendër të ngritur në Elbasan si model për përcjelljen e vlerave dhe virtytit, ndërsa theksoi aktivizimin e tyre përtej dallimeve të besimit në dobi të shoqërisë.

Presidenti shprehu inkurajim ndaj aktiviteteve të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar me synim ruajtjen e  vlerës kombëtare të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar nëpërmjet aktiviteteve, komunikimit, dialogut të gjallë, reagimit ndaj të gjitha formave të intolerancës dhe diskriminimit dhe përcjelljes së kapërcimit të sfidave përmes dialogut.

“Kush më shumë se sa ju e përfaqëson këtë harmoni që ne kemi, këtë mirëkuptim që kemi midis besimeve fetare të ndryshme dhe të bashkëpunimit. Për fatin e mirë, ne e kemi trashëguar këtë bashkëjetesë dhe harmoni, por detyra jonë është të punojmë që t’ua lëmë trashëgimi brezit të ri këtë komunikim dhe harmoni ndërfetare”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një model i tolerancës fetare dhe marrëdhënia midis besimeve të ndryshme është vëllazërore, por kjo nuk duhet të merret si dhuratë, duhet të punohet me të rinjtë që kjo vlerë të trashëgohet.

“Gjatë vizitave të mia kam parë një shtim të pranisë së të rinjve në frekuentimin e objekteve të kultit, gjë që më bën të besoj se mesazhet e klerikëve kanë arritur tek ata dhe se ata kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e shpirtërores në jetën e tyre”, nënvizoi Presidenti Begaj në takim.

Kreu i Shtetit theksoi se do të jetë gjithnjë në krah të çdo veprimtarie apo organizate që përpiqet të ruajë, të edukojë e të promovojë vlera kombëtare, siç është ajo e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe dijeve të dobishme për një ardhmëri edhe më të mirë të Shqipërisë.

/m.m/r.e/a.f/

The post Begaj: Promovim i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java Botërore të Harmonisë Ndërfetare/ Begaj: E kemi trashëguar këtë bashkëjetesë dhe harmoni, ta ruajmë ndër breza

3 February 2026 at 14:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, një organizatë e përbërë nga klerikë të 5 besimeve: mysliman, ortodoks, bektashi, katolik dhe të komunitetit të Vëllazërisë Ungjillore.

Takimi u zhvillua në kuadër të Javës Botërore të Harmonisë Ndërfetare. Gjatë bashkëbisedimit më klerikët, Kreu i Shtetit e vlerësoi këtë qendër të ngritur në Elbasan si model për përcjelljen e vlerave dhe virtytit, ndërsa theksoi aktivizimin e tyre përtej dallimeve të besimit në dobi të shoqërisë.

Presidenti i Republikës shprehu inkurajim ndaj aktiviteteve të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar me synim ruajtjen e  vlerës kombëtare të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar  nëpërmjet aktiviteteve, komunikimit, dialogut të gjallë, reagimit ndaj të gjitha formave të intolerancës dhe diskriminimit dhe përcjelljes së kapërcimit të sfidave përmes dialogut.

“Kush më shumë se sa ju e përfaqëson këtë harmoni që ne kemi,këtë mirëkuptim që kemi midis besimeve fetare të ndryshme dhe të bashkëpunimit. Për fatin e mirë, ne e kemi trashëguar këtëbashkëjetesë dhe harmoni, por detyra jonë është të punojmë që t’ua lëmë trashëgimi brezit të ri këtë komunikim dhe harmoni ndërfetare”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një model i tolerancës fetare dhe marrëdhënia midis besimeve tëndryshme është vëllazërore, por kjo nuk duhet të merret si dhuratë, duhet të punohet me të rinjtë që kjo vlerë të trashëgohet.
“Gjatë vizitave të mia kam parë një shtim të pranisë së të rinjve në frekuentimin e objekteve të kultit, gjë që më bën të besoj se mesazhet e klerikëve kanë arritur tek ata dhe se ata kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e shpirtërores në jetën e tyre” – nënvizoi Presidenti Begaj në këtë takim.

Kreu i Shtetit theksoi se do të jetë gjithnjë në krah të çdo veprimtarie apo organizate që përpiqet të ruajë, të edukojë e të promovojë vlera kombëtare, siç është ajo e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe dijeve të dobishme për një ardhmëri edhe më të mirë të Shqipërisë.

Gonxhja: Instrumente të reja financiare në shërbim të sportit dhe rinisë

30 January 2026 at 21:13

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik Team Albania që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6-22 shkurt në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë.

I pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se po konsultohet në publik ligji i ri i sponsorizimeve, i cili do t’i japi një energji të munguar sportit.

“Do t’i hapim një dritare krejt tjetër dhe një mundësi krejt të re për të çliruar ato energji që deri më tani kanë qenë të munguara në shërbim të sportit. Do të kemi një instrument tjetër që do të sjell një fond i cili do të jetë një fond special, që do të jetë në shërbim të artit, kulturës, sportit. Ne të gjitha këto ia dedikojmë edhe rinisë në mënyrë direkte, sepse ku ka më shumë rini sesa në këto sfera”, tha Gonxhja.

“Gjithashtu sapo kaluam në qeveri, aktet nënligjore të lojërave të fatit, që do të bëjë të kemi shumë shpejt zbatueshmërinë e një ligji, i cili do të sjellë një divident të sigurt, të menjëhershëm, goxha të lartë për sportin. Kështu që jemi në prag të ditëve shumë të mira”, vijoi ai.

Ministri Gonxhja falënderoi presidentin e Federatës së Skive, duke e etiketuar një biznesmen të shkëlqyer. Gonxhja shprehu mirënjohjen edhe për figura të tjera sportive që lartësojnë emrin e Shqipërisë në këtë disiplinë sportive si Lara Colturi, Denni Xhepa, Semire Dauti dhe Elisa Brunga.

/e.i/r.e/a.f/

The post Gonxhja: Instrumente të reja financiare në shërbim të sportit dhe rinisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

30 January 2026 at 20:54

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik “Team Albania” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6-22 shkurt 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë.

“Flamuri kuqezi që po merrni sot është i “rëndë”. Ai mban në vetvete pritshmërinë e një vendi të tërë. Flamuri kuqezi nuk ju kërkon domosdoshmërisht medalje, ju kërkon dinjitet. Ai mishëron vlerat e paqes, respektit, krenarisë. Ai i tejkalon kufijtë përmes sportit.  Flamuri kuqezi ju kërkon të tregoni se Shqipëria është aty me ju, është e fortë, e denjë dhe e barabartë mes të barabartëve dhe mes më të mirëve të botës. Nisuni me besim! Garoni fort dhe me nder. Flamuri është në duart tuaja”, deklaroi Presidenti i Republikës, ndërsa i dorëzoi ekipit tonë flamurin kombëtar.

Veç urimit për sukses në Alpet e Italisë, Begaj i shprehu ekipit tonë të skiatorëve mirënjohje dhe përgëzime për atë që kanë arritur në sport, duke e renditur Shqipërinë krah vendeve që kanë traditë shekullore në sportet dimërore dhe njëherazi u uroi sukses në gara.

“Një fakt i tillë na bën të gjithëve krenarë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

“Në Lojërat Olimpike të Milanos dhe Cortinës ju do të përfaqësoni Shqipërinë, vendin tuaj, do të mbani ambicien e Shqipërisë që po garon me më të mirët, aty ku deri dje ishim thjesht vizitorë të largët. Fakti që sot renditemi me dinjitet krah vendeve që kanë traditë shekullore në sportet dimërore, duhet të na bëjë të gjithëve krenarë. Kjo tregon se madhësia e një kombi për t’u përfaqësuar në sport e kudo nuk matet vetëm me kilometrat katrorë të pistave të skive që ne mund të kemi, apo terreneve sportive që ne mund të kemi, por matet me madhësinë e zemrës së atyre sportistëve që na përfaqësojnë”, theksoi Presidenti.

“Investimi tek talenti i jashtëzakonshëm i Lara Colturit dhe mbështetja për sportistët tanë, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, tregojnë qartë se sporti shqiptar ka dalë nga faza e pjesëmarrjes simbolike”, u shpreh Begaj, i cili falënderoi të gjithë kontribuuesit që bënë të mundur arritjen e deritanishme dhe bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

Duke iu drejtuar katërshes së ekipit shqiptar që do të përfaqësojë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Itali, Kreu i Shtetit theksoi se kjo pjesëmarrje, pavarësisht rezultatit, ju bën fitues të krenarisë së të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të brezit të ri që mëson përmes shembullit tuaj se suksesi vjen me disiplinë, me punë, përkushtim dhe pasion.

“Kur të jeni në startin e garës, mbani mend se pas jush janë familjet tuaja, të cilat unë dua t’i falënderoj pafund për sakrificën e tyre, janë federatat dhe Komiteti Olimpik, por pas jush është edhe një popull i tërë që po mësohet të shohë flamurin e tij kuqezi të garojë si i barabartë mes të barabartëve”, deklaroi Presidenti i Republikës.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Begaj i dorëzon flamurin ekipit përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekipi shqiptar në lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Begaj dorëzon flamurin kuqezi: Do të garoni me më të mirët

By: redi
30 January 2026 at 19:28

Ceremonia e Dorëzimit të Flamurit u mbajt këtë të premte pasdite për ekipin shqiptar që do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin në 6 shkurt në Cortina të Italisë. Shqipëria do të përfaqësohet me 4 skiator në lojërat olimpike, të cilët janë Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, premtoi dhe u zotua që këtë vit…

Source

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, presidenti Begaj: Kemi një rritje të eksporteve reciproke

By: redi
30 January 2026 at 16:34

Presidenti Bajram Begaj këtë të premte mori pjesë në takimin e shoqatës së biznesit grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”. Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta. ”Unë mendoj se ka mundësi për më shumë dhe ka ende hapësira të mëdha për të…

Source

Begaj pret në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik: Shiheni Shqipërinë si shtëpinë tuaj

By: M C
28 January 2026 at 20:56

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbrëmjen e sotme ka pritur në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri

Begaj gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ka ftuar ambasadorët që ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre.

Presidenti theksoi se bashkëpunimi me partnerët strategjikë, nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike por zgjedhje identiteti.

“Përkatësia Euroatlantike dhe bashkëpunimi me partnerët strategjikë, nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike, por zgjedhje identiteti dhe vlera të patjetërsueshme”, theksoi Presidenti Begaj.

Po ashtu presidenti tha se viti 2026 përfaqëson për Shqipërinë një moment të rëndësishëm konsolidimi institucional dhe afrimi me standardet evropiane.

“Synimi ynë është të thellojmë këtë hapje, të forcojmë besimin dhe të krijojmë kushte që lidhja mes Shqipërisë, diasporës dhe partnerëve tanë të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të mëtejshëm evropian”, tha Begaj.

The post Begaj pret në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik: Shiheni Shqipërinë si shtëpinë tuaj appeared first on Albeu.com.

Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional dhe afrimin me BE-në

28 January 2026 at 22:10

TIRANË, 28 janar /ATSh/ Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri. Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj i ftoi ambasadorët ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre.

Begaj i cilësoi marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përkatësinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut si themelet e sigurisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar.

Kreu i Shtetit bëri të ditur qëndrimin aktiv të Shqipërisë përballë zhvillimeve komplekse botërore, orientimin e palëkundur euroatlantik dhe angazhimin për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Begaj rikonfirmoi politikat e fqinjësisë së mirë, forcimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, faktorit shqiptar në rajon dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.

Duke iu referuar tranzicionit global, Begaj theksoi se Shqipëria e vlerëson atë me një përgjegjësi dhe vëmendje të shtuar.

“Përkatësia euroatlantike dhe bashkëpunimi me partnerët strategjikë”, theksoi Begaj, “nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike, por zgjedhje identiteti dhe vlera të patjetërsueshme”.

Dhe këto parime, sipas Kreut të Shtetit, nuk mbeten në nivel deklarativ, por përkthehen në zgjedhje të qarta strategjike dhe aleanca të qëndrueshme.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Begaj u shpreh, ndër të tjera, se ky partneritet, më shumë se një aleancë politike e ushtarake, është një marrëdhënie e veçantë historike, e ndërtuar mbi mirënjohjen, besimin, vlerat e përbashkëta dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës përmendi ftesën e presidentit Trump për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një nismë e rëndësishme që synon forcimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Presidenti i Republikës e cilësoi atë si vlerësim të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë si një partner të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të përkushtuar.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Begaj theksoi progresin që është bërë së fundmi me grup-kapitujt e negociatave dhe reformat transformuese, të cilat kanë shënuar kalimin nga aspirata, në një angazhim të strukturuar dhe të bazuar në meritë.

Evropa, theksoi Kreu i Shtetit, mbetet një projekt paqeje dhe vlerash që ndërtohet mbi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektin për liritë individuale.

Begaj e cilësoi prioritet forcimin e Aleancës Veriatlantike në një epokë ku siguria nuk mund të merret më e mirëqenë, e për këtë theksoi kontributin aktiv të Shqipërisë duke investuar në mbrojtje moderne dhe siguri kibernetike.

Për sa u përket zhvillimeve në rajon, Begaj e cilësoi Shqipërinë si një spirancë të orientimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se Shqipëria mbetet promotore e dialogut dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, e mbështet fuqishëm Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe angazhohet për fqinjësi të mirë, dialog dhe integrim evropian si horizont i përbashkët.

Një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës përcolli edhe për diasporën, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e saj në hapjen e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve.

Duke iu referuar prioriteteve të këtij viti, Kreu i Shtetit theksoi se viti 2026 përfaqëson për Shqipërinë një moment të rëndësishëm konsolidimi institucional dhe afrimi me standardet evropiane.

“Synimi ynë është të thellojmë këtë hapje, të forcojmë besimin dhe të krijojmë kushte që lidhja mes Shqipërisë, diasporës dhe partnerëve tanë të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të mëtejshëm evropian”, deklaroi Presidenti i Republikës, në pritjen e përvitshme me përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Begaj pret trupin diplimatik në Tiranë
1 nga 6
Presidenti Bajram Begaj

/m.q/r.e/a.f/

The post Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional dhe afrimin me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj me trupin diplomatik në vend: Shqipëria promotore e dialogut konstruktiv rajonal

By: redi
28 January 2026 at 19:28

Presidenti Bajram Begaj në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli mesazhe për avancimin e integrimit në BE, bashkëpunimin në rajon dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimin e strukturës euroatlantike, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin në përmbushjen e objektivave kombëtare përmes strategjive të qarta, drejtësisë…

Source

Presidenti Begaj pret raportuesin e PE për Shqipërinë: Presim raport objektiv

By: redi
28 January 2026 at 16:24

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit…

Source

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria”, Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit në 90-vjetorin e lindjes

By: xhir jeta
28 January 2026 at 12:12

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.

Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme. Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës me rastin e ditës së lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare:

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore.

Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.
Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”.

Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit

By: V K
28 January 2026 at 12:22

Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë, në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Kreu i Shtetit, vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Gjithashtu, Begaj theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.

Mesazhi i plotë i Begajt:

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore. Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.

Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”.

The post Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit appeared first on Albeu.com.

Dosja ‘ARRSH’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Valter Begajt për ndarjen e çështjes

By: Brisi
27 January 2026 at 15:13

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit ,Valter Begaj, për ndarjen e çështjes së tij dhe dy subjekteve Net Group dhe Daam shpka. Begaj është marrë i pandehur për abuzimet me tenderat e ARRSH-së, dosje në të cilën përfshihet edhe ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi. Kërkesa u paraqit nga avokati i tij me argumentin […]

The post Dosja ‘ARRSH’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Valter Begajt për ndarjen e çështjes appeared first on BoldNews.al.

Begaj: Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit të shërbejë si thirrje për të jetuar me dinjitet dhe në paqe

27 January 2026 at 09:46

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe.

”Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, u shpreh kreu i shtetit.

Në këtë mesazh, Begaj vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit.

“Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar, që gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpriti në besë dhe mbrojti me dinjitet të gjithë hebrenjtë që u strehuan në vendin tonë për t’i shpëtuar shfarosjes naziste”, shkruan Begaj.

/m.q/j.p/

The post Begaj: Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit të shërbejë si thirrje për të jetuar me dinjitet dhe në paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌