PRISHTINË, 9 dhjetor/ATSH/ Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me një fotografi të manipuluar e cila po qarkullon në rrjetet sociale.
Në reagimin zyrtar theksohet se fotoja e montuar me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, “është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani”.
“Një fotografi e manipuluar dhe e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale po qarkullon në rrjete sociale, me qëllim të vetëm, denigrimin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe ushqimin e narrativave të fabrikuara që u shërbejnë agjendave të huaja. Kjo pamje është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet, përkushtim dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin tonë me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, thuhet në reagimin për mediet.
Presidenca thekson se përdorimi i materialeve të rreme për ta goditur Presidenten është jo vetëm i ulët, por edhe i rrezikshëm.
“Këto tentime për përhapje të dezinformatave nuk janë të rastësishme dhe janë pjesë e një fushate të mirorganizuar që synon të baltosë Presidenten e Republikës”.
Presidenca i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, “të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”.
TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën këtë mbrëmje fëmijët në një ceremoni të veçantë, traditë e institucionit në vigjilje të festave të fundvitit.
Mes tingujve festivë dhe interpretimit të valleve nga Ansambli i Fëmijëve të Durrësit, fëmijët morën dhurata dhe shkëmbyen urime për një vit edhe më të mirë.
“Tashmë kaloi dhe një vit dhe ju jeni me më shumë dije, me më shumë arritje. Për dashurinë e pafundme dhe krenarinë që na dhuroni, ne, të rriturit, prindërit tuaj, duhet të punojmë më shumë për një botë ku e ardhmja juaj të jetë më e sigurt dhe me më shumë mundësi për ju” u shpreh zonja Begaj në përshëndetjen e saj.
Pas një shkrimi të publikuar në Boldnews.al, Presidenca ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët që kanë paraqitur kërkesën për pozicionin janë: Alaudin Malaj Alban Toro Alma Faskaj Vokopola Arta Vorpsi Brunilda Bara Genci Gjonçaj Jordan Daci Lulzim Hamitaj Naureda Llagami Roland Ilia Publikimi vjen pas […]
Hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Anëtarët e KED nga Gjykata Kushtetuese: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Gent Ibrahimi anëtar zëvendësues nga Kushtetuesja
Anëtarët e KED nga Gjykata e Lartë: Ilir Panda, kryetar dhe anëtar, Valbon Çekrezi, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë
Anëtar i KED, nga Prokuroria e Përgjithshme: Alfred Progonati. Anila Leka, anëtar zëvendësues
Anëtarë të KED nga Gjykatat e Apelit: Ornela Naqellari, Ilirjana Olldashi. Selvie Gjoçaj, anëtar zëvendësues
Anëtarë të KED nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm: Altin Binaj, Afërdita Ndoji. Arben Qosja, anëtar zëvendësues
Anëtarë të KED nga Gjykatat Administrative: Klodiana Veizi. Bezart Kackini, anëtar zëvendësue
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi parashikohet në nenin 149/d të Kushtetutës dhe në mënyrë më të hollësishme në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik.
Gjithashtu, zgjidhen me short si anëtarë zëvendësues për nivelin përkatës, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një gjyqtar nga gjykatat e apeleve, një prokuror nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik./abcnews.al
Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar rreth deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se “në pesë vjet janë çmontuar mbi 900 banda kriminale në vend”.
Në reagim, Presidenca ka theksuar se Osmani i është referuar rasteve të trajtuara nga institucionet e rendit, dhe jo numrit të bandave kriminale.
“Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, ka thënë Bekim Kupina, zëdhënës për media i presidencës.
Tutje është thënë se Osmani nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por përkundrazi si shtet të sundimit të ligjit.
“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, tha më tej Kupina.
Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës. Duke e vërtetuar edhe njëherë se janë ushtarë të bindur të Edi Ramës, përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe përse një vit më parë buxheti u ul […]
TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” ka dorëzuar sot në Presidencë kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për barazinë gjinore”, të miratuar në Kuvend, pesë ditë më parë.
Për Koalicionin, ky ligj është antishqiptar dhe antifamilje, dehumanizon shqiptarët dhe tenton indoktrinimin e fëmijëve në shkolla.
“Ligji “Për barazinë gjinore”, është anti-liri, ligji që fatkeqësisht kaloi nga mazhoranca në Parlamentin e Shqipërisë, me 77 vota. Presidenti është hallka e fundit që institucionalisht ka të drejtë të mos e dekretojë këtë ligj.
Sjellim para tryezës presidenciale një kauzë: kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos e dekreto ligjin antifamilje, antiliri, antizot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin që do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla”, deklaroi pastori Akil Pano.
Projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Evropian dhe synon të përmirësojë kuadrin ligjor të vitit 2008, duke garantuar të drejta të barabarta për gratë dhe burrat në të gjitha fushat e jetës.
Sipas dokumentacionit shoqërues, ligji i ri është harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, i cili ka kërkuar miratimin e tij brenda vitit 2025 si pjesë e piketave për hapjen e kapitujve themelorë të negociatave.
Për Koalicionin Shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës”, ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit, shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Sipas pastorit, 21 shtete të BE e kanë refuzuar këtë model.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, doli sot për herë të parë në publik rreth nëntë muaj pas arrestimit, për të ndjekur në Gjykatën Kushtetuese seancën mbi ankimin kundër vendimeve që çuan në shkarkimin e tij.
Një seancë me tension institucional
Veliaj mbërriti në ambientet e Gjykatës në orën 09:30, i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe me pranga në duar, pasi u transferua nga paraburgimi i Durrësit mëngjesin e së premtes.
Ndryshe nga 10 shkurti, kur një numër i madh mbështetësish të Partisë Socialiste rrethuan mjediset e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), sot, vetëm tre-katër vetë u gjendën aty për të.
“Forca Lali!” thirrën ata teksa Veliaj zbriti nga furgoni i policisë dhe i përshëndeti me një buzëqeshje të thyer.
Në sallën e gjykatës, ai u ul krah përfaqësuesve të Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Avokaturës së Shtetit, në një seancë publike që nisi në orën 10:00.
Veliaj gjatë shoqërimit në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al
Në hapje të seancës, Presidenca kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se ky akt është jashtë juridiksionit të saj. Argumenti u mbështet edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.
Por mbrojtja e Veliajt këmbënguli se çështja është në kompetencë e Kushtetueses, pasi lidhet drejtpërdrejt me kushtetutshmërinë e procedurës së shkarkimit.
Pas një diskutimi procedural, Gjykata rrëzoi me vendim unanim kërkesën e Presidencës, duke deklaruar se dekreti presidencial “do të trajtohet në themel të çështjes”.
Për herë të parë pas arrestimit më 10 shkurt, Veliaj foli publikisht në sallën e gjyqit, duke e cilësuar procesin ndaj tij “një përçmim ndaj votës dhe demokracisë”.
Me syze të zeza, një bllok fletësh A4 në të cilat kishte përgatitur fjalën e tij me shkronja të mëdha, Veliaj theksoi se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë.
“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,” theksoi Veliaj.
“Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regjim më të rëndë se për një vrasës serial. Kam përjetuar shkelje të të drejtave themelore dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri tre herë radhazi.”
Në fjalën e tij, Veliaj pyeti cilën shkelje të rëndë kushtetuese kishte kryer për t’u shkarkuar nga detyra.
“Populli ka vendosur që askush nuk mund t’i ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri përveçse kur ka kryer shkelje të rënda kushtetuese. Pyes: Cilën shkelje kam kryer unë jashtë ushtrimit të mandatit?”
Veliaj gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al
Ai e përfundoi deklaratën me një apel drejtuar trupës gjykuese se nuk ishte në sallë për të mbrojtur veten, apo karrigen e pushtetarit, por “për të kërkuar që të mbrojmë së bashku demokracinë.”
Deklarata e Veliajt shënon një kthesë në komunikimet sa i përket mbrojtjes së tij. Në periudhën janar-mars ai u shfaq për publikun në emisionet televizive përmes inteligjencës artificiale.
Ndryshe nga ato dalje televizive ai tashmë është në një përballje politike për legjitimimin elektoral, duke u pozicionuar dukshëm si një “figurë e sulmuar nga sistemi”.
Vetë mënyrën se si Këshilli Bashkiak votoi shkarkimin e tij, ai e konsideroi si fyerje për faktin se erdhi edhe nga bashkëpunëtorët e ngushtë.
“Zot fali se nuk e dinë se çfarë bënë!” u shpreh ai teksa theksoi disa herë se në mënyrën se si u vendos për shkarkimin e tij është vënë në diskutim edhe prezumimi i pafajësisë.
Seanca në Kushtetuese shënon një moment kyç për raportet ndërinstitucionale mes Presidencës, qeverisë dhe pushtetit vendor.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë nëse shkarkimi i një kryebashkiaku të zgjedhur mund të mbetet i vlefshëm gjatë një procesi penal ende në zhvillim.
Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Nëse Kushtetuesja pranon ankimimin e tij, dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë mund të shpallet i pavlefshëm, duke hapur një debat të ri politik dhe juridik mbi legjitimitetin e pushtetit vendor në kryeqytet.
TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e Presidentit Bajram Begaj për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Pas gjykimit të kërkesës së Presidencës, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj. Ky vendim i hap rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën për mandatin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Ky parim vjen si rrjedhojë e nevojës për rikthimin e funksionimit të rregullt dhe të balancuar të institucionit pas krizës kushtetuese të viteve të fundit.
“Në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës. Të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur në po këtë dispozitë për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Më tej Gjykata Kushtetuese “vlerëson të theksojë se në këtë dispozitë, në funksion të garantimit të përtëritjes së rregullt, është bërë parashikimi edhe për gjyqtarët e tjerë, kohëzgjatja e mandateve të të cilëve bëhet sipas ligjit, i cili ishte pjesë e së njëjtës paketë legjislative me ndryshimet kushtetuese”.
Gjykata Kushtetuese thekson më tej se “ndonëse në pikën 4 të nenit 86 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” nuk parashikohet shprehimisht koha e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në përmbajtje të kësaj dispozite është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, skemë sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën bëhet në vitin 2031”.
Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vendosi që “kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues”.
“Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Gjykata ka interpretuar nenin 179, pika 3, të Kushtetutës, duke vënë në dukje se ky nen synon garantimin e përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese.
Në bazë të ligjit nr. 8577 për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese do të ndodhë në vitet 2025, 2028 dhe 2031.
“Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028. Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Sipas Gjykatës Kushtetuese “fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson”.
TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar, në çështjen që shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 30 tetor, në lidhje me shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se ka dorëzuar në Kushtetuese arsyetimin juridik në lidhje me këtë çështje.
Në cilësinë e palës së interesuar, Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese të deklarojë moskompetencën lidhur me dekretin e datës 1 tetor të presidentit Bajram Begaj, për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në parashtrimet e Presidencës theksohet se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion mbi dekretin për datën e zgjedhjeve.
“Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë një akt administrativ, mbi të cilin nuk ka juridiksion, për shkak se nuk ka ditur si të pengonte veprimin e tij. Ky është arbitraritet i patolerueshëm për një sistem që vepron mbështetur në parimet e shtetit ligjor. Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë menjëherë mungesën e kompetencës për shqyrtimin e dekretit, të heqë menjëherë pezullimin që ka vendosur dhe të çlirojë Institucionin e Presidentit të Republikës nga statusi i palës së interesuar, sepse dekreti i Presidentit të Republikës nuk mund të jetë objekt shqyrtimi në këtë çështje. Përndryshe, procedura mund të kryhet deri në fund, por do të jetë antikushtetuese”, thuhet në shkresë.
Po ashtu Presidenca kërkon që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përfundim të seancës, rrëzimin e kërkesës së kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës.
Sipas Presidencës, legjislacioni në fuqi përcakton qartësisht se vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt është akt administrativ individual.
“Gjykata Kushtetuese vihet në veprim sipas nenit 115 të Kushtetutës, si garant i sistemit kushtetues dhe si barrierë që nuk lejon abuzimin e pushtetit ekzekutiv me tagrat e tij të pushtetit. “Shkelja e rëndë e Kushtetutës dhe e ligjeve” është një shkak juridik që duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese përpara se shkarkimi të ketë efekt. Kjo është mbrojtja që akordon Kushtetuta.
“Nëse shkarkimi nuk bëhet për shkelje të rëndë të Kushtetutës ose të ligjeve, atëherë Gjykata Kushtetuese nuk ka çfarë të shqyrtojë dhe nuk ka çfarë të mbrojë. Pretendimi se shkaku tjetër i shkarkimit, duke qenë i pavërtetë ose i paligjshëm, mund të ketë cenuar gjithsesi të drejtat kushtetuese të Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë, duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor administrativ dhe mund të vijë në Gjykatën Kushtetuese vetëm në kuadër të gjykimit incidental, ose vetëm pas ezaurimit të iterit procesual gjyqësor”, thuhet në parashtrimet e Presidencës.
Gjithashtu Presidenca i kërkon Kushtetueses që të vendosë heqjen e pezullimit të dekretit.
Institucioni i Presidencës thekson më tej se do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që “për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
“Në vlerësimin tonë si palë e interesuar, vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë kushtetutshmërinë e këtij procesi ankimor, të cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese”, thekson Presidenca.
Më 9 tetor Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës.
Presidenti Begaj kishte dekretuar 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën kryebashkiaku i së cilës u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave. Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas nisjes së procedurës parlamentare për shkarkimin e tij nga Partia Demokratike, duke i cilësuar pretendimet e opozitës si “të pavërteta”. Në reagimin zyrtar, presidenca thekson se nuk komenton nismat politike, duke argumentuar se neutraliteti i funksionit presidencial e pengon të marrë pozicione mbi sulmet e opozitës. “Procedura […]
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u akuzua nga Partia Demokratike në opozitë të mërkurën se kishte përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi. Akuzat janë pjesë e një kërkese të Partisë Demokratike për fillimin e […]
TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës së dekretit që përcaktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor.
Në një njoftim për mediet, Presidenca thekson se respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka pezulluar përkohësisht këtë pjesë të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025”, thuhet në reagimin zyrtar të Presidencës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas kontestimeve të ngritura mbi procesin zgjedhor në kryeqytet dhe pritet të shqyrtohet në themel në një seancë të ardhshme. Deri atëherë, procesi i zgjedhjeve në Tiranë mbetet pezull.
TIRANË- Presidenca ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses, e cila vendosi të pezullojë dekretin e Bajram Begajt, për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Tiranës.
Me anë të një njoftimi për mediat, Presidenca shprehet se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Më 31 tetor 2025, në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca publike për të shqyrtuar ankesën e Erion Veliajt, për shkarkimin nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranë.
Reagimi i presidencës:
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025./abcnews.al
Tiranë- E ngarkuara me punë e ambasadës se SHBA në Tiranë, Nensi Van Horn u takua këtë të mërkurë me Presidentin Bajram Begaj, në Presidencë.
Takimi ndodh një ditë pasiQeveria ka dërguar në presidencë shkresën ku njofton kreun e Shtetit për mungesë në detyre të 6 kryetareve te bashkive.
Analisti Artur Nura në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se ky ishte një takim i mirëmenduar. Gjatë intervistës, ai shpjegojë rëndësinë e zgjedhjeve sidomos për Bashkinë e Tiranës, duke nënvizuar se i qëndron mendimit se brenda afatit të përcaktuar do të kemi dekretin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në gjashtë bashkitë në vend.
“Një takim i menduar mirë dhe ka një arsye. Sigurisht besoj që presidenti i Republikës është i detyruar të zbatojë ligjin. Brenda ditës së nesërme të dekretojë zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashkitë, Tirana është më e rëndësishme. Unë besoj që do të kemi dekretin e presidenti për zgjedhjet e parakohshme. Ndoshta më parë duhet të kemi një reagim nga ambasada edhe për arsye etike. Orët janë shumë të shkurtra pritet një vendim për një betejë të rëndësishme. Një president nuk ka si të flasë në emër personal, por në emër të Institucioni. Brenda afatit të përcaktuar do të kemi dekretin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashkitë në vend”, tha analisti Nura.
Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, njoftoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shpalljen e vakancën në Bashkinë e Tiranës, pasi Këshilli i Ministrave miratoi më herët shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt, me argumentin e “mungesës 3-mujore në detyrë”. Në shkresën e firmosur në 30 Shtator […]
Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme. Konstitucionalisti Bledar Dervishaj, shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë. ”Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e…
Përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj e konsideron shkarkimin e tij si kryebashkiak si të papajtueshëm me Kushtetutën, një akt që sipas juristëve i fut në ngërç planet e qeverisë për të bërë zgjedhje të reja për zëvendësimin e tij në Bashkinë e Tiranës. Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin […]
TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj janë duke marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Presidencë.
Ceremonia e betimit e qeverisë së re në Presidencë nisi në orën 10:00. Cermonia filloi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, teksa më pas u lexua dekreti i Presidentit Begaj për qeverinë e re e të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Pas leximit të dekretit, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe duke vijuar me radhë të gjithë anëtarët e qeverisë kryen betimin.
Pas betimit, kreu i qeverisë, siç ka vepruar edhe vitet e mëparshme, pritet që të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt.
Seanca plenare e një dite më parë në Kuvend zgjati vetëm 25 minuta, pasi u ndërpre pas debateve mes palëve për shkak të fjalimit të ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, Diella, fjalë e cila u vendos nga teksa po fliste kryeministri Edi Rama. Qeveria e re mori 82 vota mes zhurmës e kundërshtive nga opozita.
Qeveria e re e miratuar në Kuvend:
Edi Rama, Kryeministër
Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Betimi i Kryeministrit Rama dhe qeverisë në Presidencë - Foto: Andrin Hoxha dhe Flor Abazaj
Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin këtë të premte në Presidencë.
ABC News mëson se betimi i kabinetit të ri qeveritar, kryesuar nga Edi Rama, do të zhvillohet në orën 10:00.
Ndërkaq, seanca parlamentare e së enjtes për votëbesimin e qeverisë ishte parashikuar maratonë, por zgjati më pak se 30 minuta.
Deputetët e opozitës në fillim ishin të qetë, por shfaqja e Diellës, i acaroi. Por kësaj radhe, mazhoranca nuk u tregua e duruar me opozitën.
Rama ndërpreu prezantimin e programit dhe parlamenti kaloi direkt në votim. Me 82 vota pro u miratua qeveria e re, me Edi Ramën kryeministër, Diellën ministre virtuale, dhe 16 ministra të tjerë normalë./abcnews.al