Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ROME – Mahmoud Abbas i kërkon Italisë të njohë shtetin e Palestinës

13 December 2025 at 14:20

ROME, 13 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i ka bërë thirrje Italisë të njohë Shtetin e Palestinës, duke theksuar se ky veprim do të ndihmojë në mbrojtjen e zgjidhjes me dy shtete dhe do të konsolidojë themelet e paqes.

Këto komente Abbas i bëri në një fjalim që ai mbajti në konferencën vjetore të Partisë Vëllezërit e Italisë në Romë, ku theksoi se krijimi i një shteti të pavarur palestinez, në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet, është e vetmja mënyrë për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

Abbas tha se një shtet palestinez plotësisht sovran “nuk do të ishte një barrë sigurie për askënd, por përkundrazi do të shërbente si një burim stabiliteti rajonal dhe një partner i përgjegjshëm në ruajtjen e sigurisë dhe ndërtimin e paqes”.

Ai shtoi se populli palestinez “aspiron të jetojë në atdheun e tij me liri dhe dinjitet, në një shtet modern që mbështet demokracinë, transferimin paqësor të pushtetit, pluralizmin, barazinë dhe refuzimin e dhunës”.

“Vendet që e njohin Palestinën e bëjnë këtë si një investim pozitiv në të ardhmen e paqes dhe stabilitetit”, tha Abbas.

Ai shprehu shpresën se Italia do të vazhdojë të ecë përpara në këtë rrugë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete.

Në sfondin e një lufte brutale izraelite që vrau më shumë se 70 mijë njerëz në Gaza, disa vende njohën shtetësinë palestineze gjatë takimeve të OKB-së në shtator, duke e çuar totalin në 160 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së.

The post ROME – Mahmoud Abbas i kërkon Italisë të njohë shtetin e Palestinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret aktivistë të Diasporës nga 11 shtete të SHBA

27 November 2025 at 21:10

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një grup aktivistësh të Diasporës të ardhur nga 11 shtete të ndryshme të SHBA, përfaqësues të organizatave GERMIN dhe Global Albanians Foundation (GAF).

Ky takim, i zhvilluar në prag të Festave të Nëntorit, ka një simbolikë domethënëse për forcimin e lidhjeve me Diasporën, roli i së cilës është pjesë e rëndësishme e agjendës së Kreut të Shtetit.

Ndërsa ndau me pjesëmarrësit mbresa nga takimet me shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të cilët i ka takuar gjatë vizitave zyrtare, Begaj vlerësoi veprimtarinë e përbashkët të tyre për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit dhe lidhjen me origjinën.

Begaj rikonfirmoi edhe në këtë takim qëndrimin e tij se Diaspora mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme të kombit shqiptar në politikë, kulturë, ekonomi dhe identitet.

Teksa u njoh me rezultatet e programin e OriginAL, që synon lidhjen e të rinjve të Diasporës me vendlindjen, Presidenti u shpreh se të rinjtë janë ata që përfaqësojnë kapitullin e ardhshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Diasporë.

“Çdo kontributi juaji është i mirëpritur. Ju jeni ylli shqiptar që shkëlqen kudo dhe i sillni Shqipërisë energjinë pozitive, ekspertizë dhe më shumë mundësi zhvillimi”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje ndaj pjesëmarrësve për ndihmat e dhëna pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri dhe gjatë periudhës së pandemisë. Gjithashtu, i përgëzoi ata për donacionet që japin për shoqatat jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, por dhe në vendet e tjera të rajonit ku banojnë shqiptarë.

Presidenti Begaj i inkurajoi veprimtarët e Diasporës për të mbajtur kontaktet mes njëri-tjetrit, për të shkëmbyer vizita dhe për të kontribuar secili në mënyrën që mundet.

Presidenti Begaj pret perfaqesues të Diasporës nga 11 shtete të SHBA
1 nga 3

/e.xh/r.e/

The post Begaj pret aktivistë të Diasporës nga 11 shtete të SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pritet nga Presidenti kroat: Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE, partneritet për sigurinë e përbashkët

24 November 2025 at 10:52

KROACI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Kroacisë Zoran Milanović. Në fokus të takimit bilateral ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit, Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në BE, sipas Spiropalit, tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njejtën rrugë.

Presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët.

Postimi i Spiropalit:

Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët, si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë, pikë referimi në të gjithë rajonin.

Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 November 2025 at 12:25

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.

Në kërkesë theksohet se “ligji “Për Barazinë Gjinore” nuk bie ndesh vetëm me të drejtën e BE-së, por bie ndesh haptazi edhe me vetë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

“Përmbajtja e këtij ligji nuk është një përparim në drejtim të të drejtave të njeriut, por një devijim i qartë nga fryma dhe gërma e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në thelb, ai përpiqet të zëvendësojë rendin juridik të bazuar në realitetin biologjik dhe moral të njohur në Kushtetutë, me një sistem normash që burojnë nga një ideologji e imponuar. Kjo përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për vetë themelet e shtetit të së drejtës”, vijon letra.

“Së pari, neni 18 i Kushtetutës garanton barazinë para ligjit “pa dallim gjinie”, duke iu referuar qartësisht dy gjinive biologjike, mashkull dhe femër, që janë themeli i rendit natyror dhe juridik të shtetit. Ligji, duke futur koncepte si “identitete të shumëfishta gjinore” apo “përkatësi e ndërthurur”, tejkalon kuadrin kushtetues dhe krijon një kategori të re ligjore që nuk ekziston në tekstin themelor të Republikës. Kështu, ai jo vetëm shtrembëron frymën e nenit 18, por tenton të rishkruajë antropologjinë njerëzore përmes ligjit”, thuhet në shkresë.

“Së dyti, neni 22 i Kushtetutës, që mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit, bie ndesh me dispozitat e ligjit që sanksionojnë fjalën ndryshe. Kriminalizimi, ndëshkimi administrativ, apo njohja e dëmshpërblimit civil të sanksionuara në këtë ligj, ndaj çdo qëndrimi që nuk përputhet me doktrinën e “identitetit gjinor” kthehet në një formë censure të institucionalizuar, e cila ndalon debatin, kërkimin shkencor dhe kritikën morale apo fetare. Një ligj që ndëshkon fjalën, për nga natyra, është një ligj që ndëshkon mendimin dhe ndërgjegjen, pra e shkel vetë frymën e demokracisë”, vijon letra.

“Së katërti, neni 54 i Kushtetutës i njeh prindërve të drejtën për t’u siguruar fëmijëve të tyre edukim moral dhe fetar në përputhje me bindjet e tyre. Futja e “edukimit gjinor” me përmbajtje që promovon koncepte të shumëfishta identitare, jo vetëm pa pëlqimin e prindërve, por edhe në kundërshtim me vlerat e tyre, përbën cenim të drejtpërdrejtë të autoritetit prindëror dhe të autonomisë familjare. Shteti, në këtë mënyrë, hyn në një fushë që nuk i përket, ndërgjegjen e fëmijëve dhe drejtimin moral të familjes”, lexohet në kërkesë.

“Në thelb, ky ligj përmbys ekuilibrin themelor midis lirisë dhe detyrimit. Ai e zëvendëson lirinë e ndërgjegjes me imponim ideologjik, fjalën e lirë me frikë, dhe bindjen morale me konformitet të detyruar. Përmes terminologjisë së turbullt si “identitet gjinor”, “përkatësi e shumëfishtë” dhe “ndërthurje sociale”, ky ligj tenton të rishkruajë vetë përkufizimin e njeriut, duke e kthyer biologjinë në çështje opinioni dhe ndjenjën personale në burim detyrimi ligjor në kuptimin e gjinisë, dhe krijon një terren të rrezikshëm për censurë ligjore dhe kufizim të lirive themelore të mendimit, fesë dhe shprehjes.

Problemi i vërtetë i ligjit nuk kufizohet vetëm në mënyrën si do të përkufizohen termi “gjini” apo termi “Përkatësi e shumëfishtë”. Problemi qëndron në faktin se pas çdo përmendjeje të fjalës “gjini”, ligji shoqërohet në mënyrë të përsëritur me togfjalëshin “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë gjinore” dhe me shprehjen “në të gjithë diversitetin e tyre.” Dhe këtë e bën dhjetëra herë në përmbajtjen e ligjit, në kontekste nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë, ligji nuk ndalet më tek koncepti juridik dhe biologjik i gjinisë, sado mirë të jetë përkufizuar në ligj, por shtrihet përtej tij, duke njohur edhe “përkatësinë e shumëfishtë gjinore” apo “gjinitë në gjithë diversitetin e tyre,” pra duke e zëvendësuar realitetin natyror binar të grave dhe burrave me një kuadër të pafundësisht të hapur, pa përkufizim juridik dhe pa mbështetje kushtetuese”, thuhet në shkresë, ndër të tjera.

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare se asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”, thuhet në kërkesë.

Shkresa përmban 12 faqe, ku rreshtohen argumentet e deputeteve të opozitës mbi arsyet se përse Kreu i Shtetit duhet të mos e dekretoi ligjin “për Barazinë Gjinore”, i cili u miratua një javë më parë me votat e mazhorancës në Kuvend.

 

/a.f/r.e/

The post Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama

3 November 2025 at 19:17

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Zaçaj tha se vendimi u mor me shumicë dhe se shumica e gjeti vendimin e Këshillit të Ministrave të […]

The post Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama appeared first on Reporter.al.

Një jetë në pushtet/ Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit që nuk humb asnjëherë

31 October 2025 at 10:51

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, është rizgjedhur për mandatin e tij të tetë radhazi, duke forcuar më tej pushtetin e tij pas më shumë se katër dekadash në krye të vendit. Rezultati zyrtar prej 53.7% u prit me zhgënjim nga opozita dhe qytetarët që kishin shpresuar për ndryshim. Stili i tij i qeverisjes – i mbyllur, i përmbajtur dhe i distancuar ka krijuar pasiguri mbi drejtimin real të vendit. Ndërkohë, krizat e brendshme, veçanërisht ajo në rajonet anglishtfolëse, po thellojnë pyetjet mbi të ardhmen politike të Kamerunit dhe durimin e popullit ndaj regjimit të Biyas.

Pa ndonjë surprizë për askënd, Këshilli Kushtetues i Kamerunit ka shpallur rizgjedhjen e presidentit 92-vjeçar Paul Biya, kreut më të vjetër të shtetit në botë, për mandatin e tetë radhazi.

Mes thashethemeve për një rezultat të ngushtë dhe pretendimeve për fitore nga sfiduesi i tij kryesor, ish-ministri Issa Tchiroma Bakary, emocionet dhe tensionet ishin rritur në ditët para shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Për pak çaste u ndezën shpresat për një rezultat më ndryshe se zakonisht.

Për pasojë, edhe pse ishte pjesë e një modeli afatgjatë, rezultati zyrtar – fitorja e Biyas me 53.7%, përpara Tchiroma Bakaryt me 35.2% u prit me zhgënjim dhe ndjenjë boshllëku nga shumë kamerunas.

Vendimi i Biyas për të kandiduar për një tjetër mandat shtatëvjeçar, pas 43 vjetësh në pushtet, ishte pa dyshim i debatueshëm. Jo vetëm për shkak të qëndrimit të tij të gjatë në krye të shtetit, por edhe për shkak të mënyrës së tij të qeverisjes.

Qëndrimet e gjata jashtë vendit, zakonisht në hotelin “Intercontinental” në Gjenevë ose në vende të tjera më të fshehta pranë liqeneve zvicerane, kanë nxitur shpesh spekulime për shkallën në të cilën ai në fakt e drejton Kamerunin – apo nëse vendimet kryesore merren nga kryeministri, ministrat, apo sekretari i përgjithshëm me ndikim i presidencës, Ferdinand Ngoh Ngoh.

Vitin e kaluar, pasi mbajti një fjalim në Francë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore në gusht dhe mori pjesë në samitin Kinë-Afrikë në Pekin muajin pasues, presidenti u zhduk nga skena publike për gati gjashtë javë pa asnjë njoftim apo shpjegim, duke shkaktuar spekulime mbi shëndetin e tij.

Edhe pse zyrtarë të lartë thanë më vonë se ai ndodhej, edhe një herë, në Gjenevë dhe po punonte si zakonisht, nuk pati ndonjë lajm të qartë deri në njoftimin për kthimin e tij në kryeqytet, në Jaunde, ku u filmua teksa pritej nga mbështetësit.

Edhe këtë vit nuk ishte ndonjë surprizë e madhe kur ai shkoi në një vizitë tjetër parazgjedhore në Gjenevë, vetëm disa javë para ditës së votimit.

Udhëheqja e Biyas

Stili i Biyas në drejtimin e vendit, i fshehtë dhe i jotransparent – rrallëherë thërret mbledhje të plota të kabinetit ose flet publikisht për çështje të ndërlikuara. Biya krijon një mjegull pasigurie mbi qëllimet e administratës dhe mënyrën si formohet politika qeveritare.

Në aspektin teknik, ministrat dhe zyrtarët kompetentë zhvillojnë një sërë nismash dhe programesh. Por vizioni politik dhe ndjenja e drejtimit kanë munguar në mënyrë të dukshme.

Regjimi i tij ka treguar se është i gatshëm herë pas here të shtypë protestat apo të arrestojë kritikët më të zëshëm. Por kjo nuk është arsyeja e vetme – e ndoshta as më e rëndësishmja,  që e ka mbajtur atë në pushtet.

Sepse duhet pranuar se Biya ka luajtur edhe një rol të veçantë politik. Ai ka shërbyer si një figurë balancuese në një vend kompleks, me dallime të mëdha shoqërore, rajonale dhe gjuhësore –  për shembull, mes jugut ekuatorial dhe veriut me savana, apo midis shumicës frankofone dhe rajoneve anglishtfolëse në veriperëndim dhe jugperëndim, që kanë tradita të ndryshme arsimore dhe institucionale.

Në një shtet që në vitet e para pas pavarësisë u përball me debate mbi federalizmin dhe mënyrën e ndërtimit të unitetit kombëtar, ai ka formuar qeveri që përfshijnë përfaqësues nga shtresa dhe rajone të ndryshme.

Edhe pse ndonjëherë nën presionin e FMN-së (Fondit Monetar Ndërkombëtar) dhe kreditorëve ndërkombëtarë, administratat e tij kanë arritur të shmangin katastrofën e borxheve dhe, vitet e fundit, të konsolidojnë gradualisht financat kombëtare.

Për më tepër, gjatë dekadës së fundit, Biya është shfaqur gjithnjë e më shumë si një monark kushtetues, një figurë simbolike që merr disa vendime kyç, por ua lë të tjerëve përcaktimin e drejtimit të politikave të përditshme.

Vazhdimi i tij në këtë rol është bërë i mundur falë rivaliteteve të brendshme mes figurave të larta brenda partisë në pushtet, Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit (CPDM).

Sa kohë që Biya vazhdon të jetë në krye, çështja e pasardhësit nuk ka nevojë të zgjidhet – prania e tij e shtyn përherë vendimin për atë që do të vijë pas tij.

Megjithatë, pa ndonjë trashëgimtar të përcaktuar apo të preferuar politik, dhe me disa nga figurat dikur të quajtura “brezi i ri” brenda CPDM-së që tashmë edhe vetë po plaken, qëndrimi i Biyas në pushtet ka ushqyer vazhdimisht thashethemet për pasardhësin e tij.

Gjithnjë e më shpesh përmendet emri i djalit të tij, Franck, edhe pse ai vetë shfaq pak interes për politikën apo qeverisjen.

Ndërkohë, presidenti përballet me një sërë sfidash të zhvillimit dhe sigurisë, pavarësisht pasurisë së madhe natyrore që ka Kameruni.

A është e mundur që sot po shohim një erozion të dukshëm të durimit të popullit ndaj versionit të Biyas të një sundimi gjysmautoritar, por të qetë dhe të mbyllur në vetvete?

A janë lodhur kamerunasit nga një sistem që u ofron zgjedhje shumëpartiake, por pak shpresë për të ndryshuar realisht qeverisjen e tyre?

A e ka nxjerrë në pah kriza e përgjakshme në rajonet anglishtfolëse kufirin e qasjes së kujdesshme dhe të largët të presidentit?

Kur protestat për reforma shpërthyen për herë të parë në ato rajone në vitin 2016, Biya reagoi me vonesë. Deri në momentin që ai propozoi ndryshime të rëndësishme dhe një dialog kombëtar, dhuna kishte marrë hov dhe kishte ngushtuar hapësirën për kompromis të vërtetë.

Në të njëjtën kohë, me stilin e tij tepër të përmbajtur, ai nuk arriti kurrë të ofrojë një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe social të Kamerunit, as të zgjojë te qytetarët ndjenjën e ecjes përpara drejt një qëllimi të përbashkët.

Durimi “buzë gremine”

Biya kishte vënë tashmë në provë durimin e popullit me vendimin për të kandiduar për mandatin e tij të shtatë radhazi në vitin 2018.

Por në fund, arriti t’i bëjë ballë një sfide të fortë nga opozita, e udhëhequr nga Maurice Kamto, kreu i Lëvizjes për Rilindjen e Kamerunit (CRM)  dhe kur Kamto kundërshtoi rezultatet zyrtare që i jepnin vetëm 14% të votave, ai u arrestua dhe u mbajt për më shumë se tetë muaj në burg.

Këtë herë, megjithatë, kandidatura e Tchiromas ndryshoi ndjeshëm atmosferën dhe ndjenjën e mundësisë politike, në një mënyrë që asnjë sfidues tjetër nuk kishte arritur më parë – të paktën që nga viti 1992, kur edhe rezultatet zyrtare i dhanë John Fru Ndi nga Fronti Social Demokratik (SDF) 36% të votave, vetëm pak më pak se Biya me 40%.

Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për faktin që Biya është shtatë vjet më i moshuar dhe edhe më pak aktiv se më parë.

Ndryshe nga Kamto – i cili pati vështirësi të depërtonte përtej elektoratit të tij tradicional – Tchiroma, një mysliman nga veriu, ka tërhequr mbështetje nga shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe nga rajone të ndryshme të Kamerunit, përfshirë edhe dy rajonet anglishtfolëse.

Ky ish-i burgosur politik, që më vonë pranoi të bashkëpunonte me Biyan dhe mori një post ministror, pati guximin të shkonte në Bamenda, qytetin më të madh anglishtfolës, dhe të kërkonte falje për rolin e tij në veprimet e qeverisë.

Në ditët e fundit, teksa tensionet po rriteshin në prag të shpalljes së rezultateve, Tchiroma qëndroi në Garoua, qytetin e tij të lindjes në veri, ku turma të mëdha të mbështetësve të rinj ishin mbledhur për ta mbrojtur nga rreziku i arrestimit nga forcat e sigurisë.

Tani, pas pritshmërive që ishin rritur aq shumë, në radhët e opozitës mbizotëron zhgënjim dhe zemërim i thellë ndaj rezultatit zyrtar, sado i parashikueshëm të ketë qenë ai.

Raportime nga terreni flasin se forcat e sigurisë kanë qëlluar mbi protestuesit në Douala, qytet në jug që është edhe qendra ekonomike e vendit. Ndërkohë, të shtëna janë raportuar edhe nga Garoua.

Për Kamerunin, vendosmëria e Biyas për të siguruar një mandat të tetë presidencial ka sjellë rreziqe të mëdha dhe kosto të dhimbshme.

Çështja e Presidentit, Kurti: Pas zgjedhjeve në dimër, mund të kemi sërish zgjedhje në pranverë

By: D Marku
27 October 2025 at 18:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë ende ftesë nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media, Kurti tha se, sipas Kushtetutës, çështja e mandatarit për herën e dytë është në diskrecionin e presidentes, por shtoi se nga zhvillimet e fundit duket se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani. E dimë se për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje, duket se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja dhe për balotazhin në zgjedhjet lokale”, tha Kurti.

Ai shtoi se është për të ardhur keq që vendi mund të përballet me disa palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Mbase është për të ardhur keq — përveç balotazhit, edhe dy herë të tjera zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është e pamundur t’i bëjmë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentes. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë,” tha ai.

Më tej duke përmendur Ligjin për Qeverinë, theksoi se mund të propozojë projektbuxhetin për vitin 2026, porse nuk do të thotë se puna mbaron aty.

“Cili do të ishte buxheti që do të kishte mazhorancën prej 61 votave, e ku dihet se duhet votuar në dy lexime projektbuxheti”, tha Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas dështimit të Kuvendit për të miratuar kabinetin e ri qeveritar të propozuar nga Vetëvendosje, me vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

The post Çështja e Presidentit, Kurti: Pas zgjedhjeve në dimër, mund të kemi sërish zgjedhje në pranverë appeared first on Albeu.com.

Peru, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

17 October 2025 at 15:58

TIRANË- Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima, pasi një valë dhune nga krimi i organizuar shkaktoi protesta masive që lanë një të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Ne rast shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të dërgojë ushtrinë për të patrulluar rrugët dhe për të kufizuar disa të drejta, të tilla si liria e tubimit.

Demonstrata në Lima të mërkurën ishte më e dhunshmja që nga fillimi i protestave.

Përleshjet shpërthyen midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke rezultuar në vdekjen e një burri 32-vjeçar në Lima, të vrarë nga një oficer policie, dhe 113 të plagosur, përfshirë 84 oficerë policie dhe 29 civilë, sipas shifrave zyrtare.

Presidenti i përkohshëm i Perusë u paraqit para Kongresit për të kërkuar kompetenca të veçanta për të adresuar krizën e sigurisë./abcnews.al

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

16 October 2025 at 19:18

Nga Boldnews.al Me një skemë, të ngjashëm me modelin e vjetër japonez “harakiri”, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tërësisht kontravers, duke shkurtuar mandatet e të paktën pesë nga 9 anëtarët e saj. Mandatet më të goditura janë atë të gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja dhe gjyqtares së dorëhequr në vitin 2024, Elsa Toska. Për […]

The post “Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

15 October 2025 at 22:57

Juristi Ylli Manjani tha në Euronews Albania se në kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e presidentit të republikës, Bajram Begaj, një shkelje e rëndë është ndërprerja e mandatit kushtetuese të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Manjanit, pika dy e kërkesë së PD, që ka të bëjë me përpjekjet për të ndërprerë mandatit e […]

The post Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

15 October 2025 at 19:58

Nga Boldnews.al Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është i mendimit se Gjykata Kushtetuese i ka ngritur “kurt”, kur i pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, pas shkarkimit të diskutueshëm të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një shkresë të mbushur plot mllef, kreu i Shtetit, që është edhe Garanti i Kushtetutës, ka lëshuar një mori […]

The post “Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

9 October 2025 at 19:58

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bombarduar një barkë me flamur kolumbian dhe me shtetas kolumbianë në bord, gjatë një operacioni të fundit ushtarak në Karaibe. Ai paralajmëroi për një “skenar të ri lufte” në rajon dhe kërkoi që vendet e Karaibeve të mblidhen urgjentisht për të diskutuar situatën. […]

The post Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

9 October 2025 at 18:34

Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese pezulloi njëzëri dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, duke e nxjerrë zbuluar kreun e Shtetit dhe stafin e tij ligjor. Në 1 tetor 2025, Begaj miratoi dekretin për zgjedhjen lokale në Tiranë, pasi Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, […]

The post Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin appeared first on BoldNews.al.

Një president lolo

1 October 2025 at 19:54

Kreut të shtetit nuk iu kërkua të ndihmonte Ramën, as të shpëtonte mazhorancën. Ai u përdor për të shkelur kushtetutën thjeshtë për një tekë kalendari, gjë që s’të lejon ta marrësh seriozisht. Nga Andi Bushati Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen […]

The post Një president lolo appeared first on BoldNews.al.

“Kush është presidenti i Shqipërisë?”- Rizarta Hoxha habit me përgjigjen

By: D Marku
30 September 2025 at 17:59

Blogerja Rizarta Hoxha, e cila u bë e njohur për një pjesë të publikut shqiptar pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, ka nxitur reagime të shumta me një përgjigje që ajo ka dhënë për një pyetje në emisionin “E Diell”.

“T’i bëj një pyetje “Gjeneratës Z“”, tha Bled Mane, duke iu referuar Rizartës, e cila ndodhej krah tij.

“Cili është presidenti i Shqipërisë?”, e pyeti Bledi-Rizartën, ndërsa kjo e fundit tha: “Ilir Meta, që është në burg?”

“Ç’rëndësi ka, ajo ka ngelur aty te ai”, tha Manushi, për të ‘zbutur’ situatën.

The post “Kush është presidenti i Shqipërisë?”- Rizarta Hoxha habit me përgjigjen appeared first on Albeu.com.

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

29 September 2025 at 18:48

Përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj e konsideron shkarkimin e tij si kryebashkiak si të papajtueshëm me Kushtetutën, një akt që sipas juristëve i fut në ngërç planet e qeverisë për të bërë zgjedhje të reja për zëvendësimin e tij në Bashkinë e Tiranës. Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin […]

The post Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki/ Begaj flet për afatet: Pres njoftimin për vakancat, pastaj vendos sipas Kushtetutës

25 September 2025 at 20:49

NEW YORK- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thotë se do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme, që priten të zhvillohen në gjashtë Bashki, mes tyre dhe në Tiranë.

Ai theksoi në “Real Story” se institucioni i kreut të shtetit pret njoftimin e vakancave nga qeveria dhe pastaj do të vihet në lëvizje për të konkretizuar dhe dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Pas këtij hapi, Begaj thekson se brenda 48 orësh do duhet të shpallë sipas Kushtetutës “organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki”.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore siç e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin është një hap pas. Por të flasim për diçka që lidhet drejtpërdrejt me detyrën tuaj kushtetuese si President. Një ditë më parë mori fund edhe procesi i shkarkimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga qeveria qendrore, pas kërkesës së miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo e çon në 6 numrin e bashkive që sot janë pa kryetar bashkie. Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që Tirana nuk mund të qëndrojë më në këtë situatë me një kryetar të burgosur njëkohësisht në detyrë dhe ndërkohë ka caktuar edhe emrin e kandidatit. Çka do të thotë se presioni është në rritje ndaj institucionin të Presidentit që të shpallë një datë zgjedhjesh të parakohshme. Nga pikëpamja kushtetuese, kjo kohë mesa kuptoj unë është mes tetorit dhe nëntorit, a jeni në prag të një vendimmarrje?

Presidenti Bajram Begaj: Konstatimi juaj është i drejtë, pushteti lokal është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndikimin në jetën e qytetarëve. Dhe për fatin e keq Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Domethënë që, unë nuk jam duke analizuar se nuk kam çfarë të analizoj për zgjedhjet në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit lokal për zgjedhje të jashtëzakonshme patjetër do të shpall zgjedhjet brenda detyrimit kushtetues të 48 orëve dhe për periudhën  nga 30 deri 45 ditë nga momenti që unë marr njoftimin. Do të thotë Presidenti i Republikës ka vetëm një proces fundor. Pra, duhet të marr njoftimin nga kryeministria.

Sokol Balla: Pra, nga kryeministri duhet të merrni njoftimin zyrtar që për X bashki…

Presidenti Bajram Begaj:  Për këto bashki ka vakancë, atëherë jam i detyruar që brenda 48 orësh të shpall organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki

Sokol Balla: Dhe i bie që do respektoni edhe Kushtetutën e cila kërkon që këto zgjedhje të mbahen mes tetorit dhe nëntorit

Presidenti Bajram Begaj:  Sapo e thashë, që unë jam i detyruar të zbatoj Kushtetutën.

Sokol Balla: z.President, na e ndjeni këmbënguljen pasi nuk jemi mësuar të kemi një President normal. Kemi patur gjithmonë presidentë që kanë ardhur nga politikat që herë kanë qenë të ndikuar, herë të motivuar, anormaliteti ka qenë normalitet për ne ndaj ndjesë që këmbëngul te kjo pjesë. Por kur dëgjojmë një President që thotë do respektoj vetëm kushtetutën ndihemi pak …

Presidenti Bajram Begaj:  Nuk kam asnjë interes politik dhe për mua i vetmi udhëheqës në punën time është Kushtetuta./abcnews.al

Nga al-Kaeda te Asambleja e OKB-së/ “Fytyrat” e shumta të Presidentit të Sirisë

24 September 2025 at 19:23

Nëse historia e jetës së Ahmed al-Sharaa do të ishte një skenar, Hollivudi mund ta refuzonte atë duke e konsideruar shumë të ekzagjeruar: një luftëtar veteran islamist, për të cilin dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh (7.4 milionë paund) për kokën e tij, tani është i mirëpritur të flasë në Asamblenë e Përgjithshme […]

The post Nga al-Kaeda te Asambleja e OKB-së/ “Fytyrat” e shumta të Presidentit të Sirisë appeared first on BoldNews.al.

Zhvendosja e ndeshjes ndaj Serbisë dhe fati i Sylvinhos, Duka i thotë të gjitha …

By: rozalb
16 September 2025 at 10:45

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” foli për organizimin perfekt të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të futbollit europian, së bashku me Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin. Nga aktivitetet sportive te darka tradicionale, Presidenti Duka theksoi se pjesëmarrësit u larguan me…

Source

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

By: D Marku
12 September 2025 at 22:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare që do të zhvillohet në prani të të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, konfirmoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate të shkurtër.

Takimi vjen vetëm pak ditë pas një sulmi ajror izraelit që goditi objektiva të dyshuara të Hamasit në periferi të Dohas – një zhvillim që ngriti tensionet në rajon dhe vuri në pikëpyetje pozicionin e Katarit si ndërmjetës neutral në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas burimeve ndërkombëtare, sulmi izraelit ndodhi pas pretendimeve se disa zyrtarë të lartë të Hamasit po operonin nga territori i Katarit. Katari, i cili ka shërbyer historikisht si një kanal diplomatik për çështjet palestineze dhe është aleat kyç i SHBA-ve në rajon, ka dënuar sulmin, duke e quajtur një shkelje të sovranitetit të tij.

Takimi i Trump me kryeministrin e Katarit shihet si përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, për të adresuar shqetësimet mbi rolin e Katarit në konflikt dhe për të riafirmuar mbështetjen amerikane për stabilitetin në Gjirin Persik.
Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te reagimi i administratës Biden, e cila ende nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmin. Takimi i Trump-it mund të interpretohet edhe si një sinjal politik për qëndrimet alternative të mundshme në politikën e jashtme amerikane, sidomos për Lindjen e Mesme.

The post Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit appeared first on Albeu.com.

❌
❌