Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ylli Manjani: Vendimi për pezullimin e Ballukut, as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI

By: redi
20 November 2025 at 17:24

Nga Ylli Manjani Vendimi i sotëm për të pezulluar qeverinë, përbën as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI. Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të pezullojë zyrtarë publikë, por jo të zgjedhur. Anëtarët e qeverisë mbrohen me të njëjtin imunitet si të zgjedhurit, përveç faktit që zonja Balluku është gjithashtu e zgjedhur. Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë.

Source

Ylli Manjani: PD e shpartalluar, shkërpurdhet me thirrje për protesta, bojkote, greva urie e pushtime imagjinare të parlamentit

By: lindita
13 November 2025 at 10:06

Nga Ylli Manjani Një qepen i mbyllur që mund të sjellë diçka… Ende jam i keqardhur për shkalafatjen disorientuese të PD-së. Padyshim që një parti numerikisht e madhe,kur rrudhet, sjell dëm në mjedisin politik. Nuk është e thjeshtë në shoqëri politikisht të ngurta si e jona të mbijetojnë demokratikisht, kur parti të mëdha alternative ndaj asaj që qeveris, kolapsin. Ngritja e një partie të re…

Source

Ylli Manjani: Nuk e di me çfarë e provon SPAK akuzën për Belinda Ballukun “shkelje e barazisë më tendera”

By: lindita
3 November 2025 at 10:05

Nga Ylli Manjani Nuk e di me çfarë e provon SPAK akuzën për Belinda Ballukun “shkelje e barazisë më tendera”. Ndoshta e provon, s’di ta them me siguri. Por kjo akuzë zakonisht ngrihet ndaj atyre zyrtarëve të prokurimeve publike që marrin vendime për tenderat. Ministrat ka vite, që në kohën e qeverisë Berisha 2 madje, që nuk vendosin për fitues tenderash. Nuk janë ministrat zyrtarët që vendosin…

Source

Manjani: PS rrëzohet vetëm me votë

By: redi
29 October 2025 at 20:32

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar rrugën e opozitës, duke thënë se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk mund të largohen nga pushteti përmes ndërhyrjes së SPAK-ut, por vetëm përmes votës. ”PS rrëzohet nga pushteti vetëm me votë. Nuk e di edhe sa kohë e prova duhet për ta kuptuar kaq gjë. Çdo goditje e SPAK, Ramës i bëhet vetëm shëndet elektoral. Shëndet Ramës e gropë…

Source

Ylli Manjani: Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magjistratëve!

By: redi
23 October 2025 at 19:16

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nuk u ftua që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj, një ngjarje që mbetet skandaloze. Për këtë ngjarje një status ka bërë ish-ministri i Drejtësisë, juristi i njohur Ylli Manjani ku thotë se ajo çka pa në ekran, është një show i shëmtuar talebanesk. ”Betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me…

Source

Ylli Manjani: Procedimi abuziv penal është bërë standard

By: lindita
21 October 2025 at 15:34

Nga Ylli Manjani Habeas Corpus është ajo që dallon ndjekjen penale ligjore nga ajo abuzive. Me pak fjalë, drejtësia penale është shpikur dhe qëndron ende në këmbë për të ndëshkuar fajtorët që kanë sjellë një pasojë penale. Pra procedimi penal, sipas Konventës, Kushtetutës dhe ligjeve të shkruara, fillon menjëherë sapo ka ardhur një pasojë penale dmth, është vrarë dikush, është vjedhur diçka…

Source

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

15 October 2025 at 22:57

Juristi Ylli Manjani tha në Euronews Albania se në kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e presidentit të republikës, Bajram Begaj, një shkelje e rëndë është ndërprerja e mandatit kushtetuese të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Manjanit, pika dy e kërkesë së PD, që ka të bëjë me përpjekjet për të ndërprerë mandatit e […]

The post Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Ne një piç vend, si mund të prodhojmë kaq shumë grupe kriminale?!

By: lindita
15 October 2025 at 09:42

Nga Ylli Manjani Tani të bëjmë pak një hesap dhe mbase nxjerrim edhe ndonjë konkluzion. >Berisha kryeministër 8 vjet raportonte se ka eleminuar nja 100 grupe kriminale. >Më herët ministrat e brendshëm socialistë, duke filluar nga Spartak Poçi, raportuan për nja 50 grupe kriminale të eleminuara. > Ministrat e brendshëm të Ramës kanë raportuar të gjitjë së bashku nja 50 grupe të tjera të…

Source

Ylli Manjani: Po gatuhet një grabitje antikushtetutë

By: lindita
11 October 2025 at 10:43

Nga Ylli Manjani Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mira që kanë marrë vendime kurajoze në të shkuarën. Gjykata e sotme kushtetuese është vite dritë larg edhe nga gjykata e Kosovës, se nuk po e krahasoj me gjykatat në perëndim. Por interpretimi që po tentohet të bëhet me mandatin e gjytares Sonila Bejtja është mendim…

Source

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

1 October 2025 at 22:38

I ftuar në Euronews Albania, juristi Ylli Manjani foli në lidhje me skenaret që mund të ndodhin pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke anashkaluar ankimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton shkarkimin. Sipas Manjanit, tani gjërat fillimisht varen nga ish-kryebashkiaku Veliaj, i cili ka në dorë […]

The post Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Manjani: Nëse do ta kishte bërë Meta, do ishte shkarkuar

By: Ela
1 October 2025 at 17:27

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dekretin e presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli datën për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Bashki. Në dekretin e Begajt janë përfshirë edhe zgjedhjet në Tiranë, edhe pse Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i […]

The post Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Manjani: Nëse do ta kishte bërë Meta, do ishte shkarkuar appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Sot unë takova Diellën time në Lezhë!

By: redi
24 September 2025 at 16:33

Ministrja e krijuar nga Inteligjenca Virtuale ”Diella”, vijon të komentohet shumë. Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar se është takuar në fakt me Diellën e vërtetë që ndodhet në Lezhë. ”Unë kam Diellën time. Bio, me kromozome, e pakorruptueshme, gjithë shije dhe jetë. Më në fund u bëra mbarë të shkoj te Diella e vërtetë, në Lagunën e Vain, Lezhë”,-shkruan Manjani.

Source

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

By: Ela
8 August 2025 at 10:49

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin. Shkodranët bëjnë humor me fenë “tigli i majmunit”. Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose […]

The post Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka! appeared first on BoldNews.al.

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

6 August 2025 at 20:58

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë ligjore për të. Drejtësia penale si pjesë e të drejtës publike, duhet të synojë garancinë e pronës jo pasigurinë e saj. Domethënë drejtësia penale siguron që ti marrë plaçkën e […]

The post Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale appeared first on BoldNews.al.

Manjani: Drejtësia penale po rrezikon lirinë e pronës private

By: nilda
6 August 2025 at 09:35

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur alarmin mbi propozimet në projekt-kodin e ri penal, të cilat sipas tij rrezikojnë të kthejnë çdo qytetar pronar në subjekt të dyshimit penal, pa pasur prova apo një vendim gjyqësor. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shpreh shqetësimin për mënyrën si drejtësia penale po ndërhyn në marrëdhëniet civile të pronës, duke shkelur sipas tij…

Source

Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

By: lindita
2 August 2025 at 10:35

Nga Ylli Manjani Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet. ** Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë! Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.

Source

“E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin

31 July 2025 at 22:18

Juristi Ylli Manjani solli më emisionin “Now” në Euronews Albania disa përjetime të kohës kur në vendin tonë u votua unanimisht reforma në drejtësi 9 vjet më parë dhe ai ishte ministër i Drejtësisë. Teksa e cilësoi votimin me 140 vota të kësaj reforme si papërgjegjshmërinë më të madhe të parlamentarizmit shqiptar, Manjani tregoi se […]

The post “E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin appeared first on BoldNews.al.

Drafti i Kodit të ri Penal, Manjani analizon dy çështje: Nuk gjejmë zgjidhje, madje ky kod i përkeqëson

By: redi
31 July 2025 at 17:02

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimet që ai ka në debatin publik për draftin e Kodit të ri Penal. Ai ka trajtuar dy çështje, që sipas tij ky Kod i ri Penal nuk i zgjidh, por që i përkeqëson edhe më shumë. ”Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve”,-shkruan Manjani.

Source

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

29 July 2025 at 22:22

Juristi Ylli Manjani duke folur në Euronews Albania, vuri theksin te mungesa e edukimit që e shoqëron, sipas tij, Kodin e ri Penal, duke thënë se ky, sipas tij, është një Kod që kriminalizon shoqërinë, duke pasur në qendër të tij dënimin me burg. Manjani tha se Kodi duhet të shoqërohet me një kod kundravajtjesh […]

The post Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

By: lindita
27 June 2025 at 09:56

Nga Ylli Manjani Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës. Më dolën para syve disa video nga festimi glamoroz i 25 vjetorit të Avokaturës së Popullit. Ua ua ua ua ua ua… Ishte fiks si event mode, ku të ftuarit, gra e burra, sfilonin me veshje të stiluar dhe, bënin foto me Avokaten e këtij populli në një stendë që ngjante si event mode. Ejjjj. Po flasim për Avokatin…

Source

❌
❌