Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbi 14 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, kryetari Sadushi: Një gjyqtar jep 429 vendime në vit

By: redi
29 December 2025 at 16:30

Gjykata e Lartë ka dhënë gjatë këtij viti afro 19 vendime në ditë, duke përfshirë ditët e pushimit. Kryetari Sokol Sadushi, thotë se këto shifra nuk janë normalitet dhe as ofrojnë zgjidhje në kohë për qytetarin. “Ulja e backlog në 61%, duke e reduktuar në 14 081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6876 vendime. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht 429 vendime në vit. Këto shifra nuk janë…

Source

Sadushi: Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë u ulën me 61% në pesë vite

29 December 2025 at 14:02

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, paraqiti sot në konferencën e fundvitit me gazetarët, bilancin e vitit 2025, duke vënë theksin te rezultatet konkrete dhe sfidat reale.

Gjatë fjalës së tij, Sadushi theksoi se në pesë vitet e fundit backlogu është ulur me 61%, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, me një normë likuidimi që arrin 273%.

“Ulja e backlogut me 61% është një tregues domethënës i performancës së Gjykatës së Lartë, veçanërisht në kushtet kur në gjykatat e apelit stoku i çështjeve vijon të rritet. Rezultati i arritur është produkt i një volumi pune të jashtëzakonshëm, i disiplinës institucionale dhe i një strategjie të qëndrueshme. Kështu, në pesë vitet e fundit janë dhënë 39.269 vendime, duke e reduktuar backlogun në 14.081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, prej të cilave 2.506 nga Kolegji Administrativ, 2.395 nga Kolegji Civil dhe 1.975 nga Kolegji Penal. Krahas 4 vendimeve njësuese, të cilat kanë përcaktuar standarde të reja për zbatimin e ligjit, presin zgjidhjen e tyre edhe 4 vendime të tjera”, tha Sadushi.

Sipas tij mesatarja prej 429 vendimesh për gjyqtar dëshmon përkushtim dhe stërmundim profesional, por jo një situatë normale pune.

“Referuar numrit të vendimeve të dhëna dhe 2.513 çështjeve të reja të regjistruara, norma e likuidimit ka arritur në 273%. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht rreth 429 vendime në vit. Këto shifra nuk përfaqësojnë një “normalitet” gjyqësor; ato janë stërmundim profesional dhe dëshmi se Gjykata e Lartë ka ruajtur funksionimin e sistemit nën presion të vazhdueshëm strukturor”, tha Sadushi.

Gjithashtu, Sadushi evidentoi problematikën e rekurseve të papranueshme, që konsumojnë kohë gjyqësore pa përmbushur standardin kasacional.

“Vijon të mbetet problem serioz cilësia e dobët rekurseve. Nuk e kanë kaluar testin e  pranueshmërisë 60% e rekurseve në Kolegjin Civil, 71% në Kolegjin Administrativ dhe 82% në Kolegjin Penal. Për rrjedhojë, koha gjyqësore po shpenzohet për ankime që nuk plotësojnë standardin ligjor të gjykimit kasacional. Kjo nuk i shërben as qytetarit, as shtetit, as vetë drejtësisë.

“Në fushën administrative dhe pjesërisht në atë civile, rekurset e papranueshme u përkasin kryesisht organeve publike. Në vitin 2025, organet publike rezultojnë gjyq-humbëse në 55% të çështjeve administrative (1.016 çështje), ndërsa individët dhe subjektet privatë në 42% (777 çështje). Në fushën penale, prokuroria rezulton gjyq-humbëse në 18.4% të çështjeve (302 çështje), ndërsa individët në 80.2% (1.323 çështje). Kjo situatë evidenton problematika në përfaqësimin ligjor, moshartimin siç duhet të rekurseve, mosndjekjen apo mosnjohjen e praktikës së Gjykatës së Lartë dhe ngatërrimin e rolit të gjykatës kasacionale me gjykatat e faktit. Filtri kasacional në hyrje i zbatuar nga Kolegji Administrativ ka funksionuar me eficiencë: 32% e rekurseve administrative të regjistruara janë konstatuar haptazi të pabazuara, duke frenuar shtimin artificial të çështjeve në pritje”, tha ai.

Sipas tij rezultatet e Gjykatës së Lartë janë reale, por ato nuk përfaqësojnë panoramën e plotë të drejtësisë shqiptare. Mungesa e gjyqtarëve, veçanërisht në gjykatat e Apelit, sipas Sadushit, mbetet nyja kryesore që rrezikon krijimin e backlogut të ri.

“Sistemi sot prodhon backlog të ri për shkak të mungesave strukturore. Çdo ngarkesë e krijuar sot në shkallë të parë dhe apel, nesër do të jetë ngarkesë për Gjykatën e Lartë. Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë, përballë 417 të parashikuar nga struktura organizative, çka do të thotë se sistemi funksionon me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij, ose me 110 gjyqtarë më pak. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. Nëse i referohemi standardeve të CEPEJ, Shqipërisë do t’i nevojiteshin rreth 587 gjyqtarë, çka nxjerr në pah një disproporcion të thellë ndërmjet nevojave reale dhe kapaciteteve aktuale të sistemit. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Sot është domosdoshmëri të  merren masa konkrete për korrigjimin e menjëhershëm të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Në këtë panoramë të përgjithshme mungesash, gjykatat e apelit përbëjnë sot hallkën më kritike të sistemit gjyqësor, duke funksionuar me vetëm 55.9% të trupës gjyqësore të parashikuar, çka rrezikon seriozisht aftësinë e tyre për të përballuar volumin e çështjeve dhe për të garantuar afate të arsyeshme gjykimi”, tha Sadushi.

Sadushi nënvizoi se “në këtë atmosferë presioni strukturor, Gjykata e Lartë ka garantuar funksionimin e sistemit, përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intensive, pavarësisht mungesës së kapaciteteve reale”.

“Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë sot: jo thjesht të funksionojë falë përpjekjes së jashtëzakonshme të njerëzve që e mbajnë në këmbë, por të garantojë që ky funksionim të jetë i qëndrueshëm. Një sistem nuk mund të mbështetet pafundësisht te sakrifica individuale. Pa politika për njerëzit, pa investim në kapacitetet njerëzore dhe pa vizion afatmesëm, nuk ka drejtësi që reziston. Qytetari nuk pret justifikime, por kërkon funksionim të drejtë, cilësor dhe në kohë të sistemit gjyqësor”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi
1 nga 3

/m.q/j.p/

The post Sadushi: Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë u ulën me 61% në pesë vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë

29 December 2025 at 13:55

Në konferencën e mbajtur të hënën më 29 dhjetor nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ai paraqiti bilancin e vitit që po lëmë pas, si dhe ngriti si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore, duke e cilësuar këtë si një realitet që nuk mund të quhet normalitet institucional. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, […]

The post Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë appeared first on Reporter.al.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në Arabinë Saudite: Transparenca, çelësi për drejtësi të besueshme

By: melisa
24 November 2025 at 12:07

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Drejtësinë, e cila po zhvillohet në Riad, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Aktiviteti ka mbledhur përfaqësues të nivelit të lartë të sistemeve gjyqësore, akademikë dhe ekspertë të drejtësisë nga më shumë se 30 vende të botës, me fokus në modernizimin e institucioneve të drejtësisë dhe…

Source

Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore

20 November 2025 at 14:31

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ E ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.

Kramme shprehu vlerësimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një angazhim që shkon përtej dimensionit ekonomik dhe lidhet ngushtë me përputhjen e vlerave evropiane që Shqipëria i ndan.

Ajo u ndal edhe tek sfidat e Gjykatës së Lartë pas Reformës në Drejtësi, të cilën e përshkroi si një ndërhyrje të thellë shoqërore që kërkon vullnet, konsistencë dhe guxim institucional.

Sadushi theksoi afërsinë mes kuadrit ligjor shqiptar dhe atij gjerman, si një referencë e rëndësishme në praktikën gjyqësore, dhe prezantoi arritjet konkrete të Gjykatës së Lartë: uljen e backlog-ut, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe transparencës, të gjitha të reflektuara në rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Në cilësinë e Kryetares së Fondacionit IRZ, Kramme shprehu gjithashtu interes për bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë dhe funksionimin e platformës JUDIX, një instrument modern dhe i dobishëm për juristët shqiptarë, i mundësuar falë mbështetjes së IRZ. Sadushi shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje dhe vuri në dukje rëndësinë e vijimit dhe zgjerimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim i ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner, si dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit IRZ.

1 nga 5

/m.q/a.f/

The post Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sadushi në Hagë: Integriteti ynë, përgjigja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit

14 November 2025 at 12:31

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po merr pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian që po mbahet në Hagë, Holandë, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës.

Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falënderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se “mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës”.

Gjithashtu, Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

1 nga 3

/m.q/a.f/

The post Sadushi në Hagë: Integriteti ynë, përgjigja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

By: armand
10 November 2025 at 13:25

Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcjelljen e të dhënave sekrete për gjyqtarin e lartë Asim Vokshi, të dhëna këto që i ishin përcjellë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. Në këto të dhëna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vlerësoi indicien se gjyqtari […]

The post Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit appeared first on BoldNews.al.

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

By: Ela
10 November 2025 at 09:42

Këshilli i emërimeve në Drejtësi ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin se KED i ka fshehur Gjykatës së Lartë informacione nga institucionet e sigurisë ku përmendej se kandidati Asim Vokshi ishte bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. “Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve […]

The post Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara appeared first on BoldNews.al.

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

By: Ela
9 November 2025 at 15:19

Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese. Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi. Bëhet fjalë për […]

The post Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete appeared first on BoldNews.al.

Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

By: lindita
5 November 2025 at 10:28

Fjala e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në diskutimet e zhvilluara lidhur me draftin e Kodit të ri Penal Jam sot këtu, në emër të Gjykatës së Lartë, për të paraqitur qëndrimin tonë institucional mbi projektin e ri të Kodit Penal, një akt që prek vetë themelin mbi të cilën ngrihet drejtësia. Ky qëndrim, sado kritik, nuk duhet të shihet si refuzim ndaj reformës penale…

Source

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

By: Ela
25 October 2025 at 14:02

Nga Boldnews.al Deri tre javë më parë, Sokol Sadushi dukej një nga njerëzit më të paprekshëm në Shqipëri. Pjesë e grupit të “baballarëve” të Reformës në Drejtësi, ai u katapultua në krye të Gjykatës së Lartë, pavarësisht idesë paraprake se ekspertët e Nivelit të Lartë nuk mund të merrnin poste të larta në Drejtësinë e […]

The post “Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin appeared first on BoldNews.al.

Ylli Manjani: Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magjistratëve!

By: redi
23 October 2025 at 19:16

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nuk u ftua që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj, një ngjarje që mbetet skandaloze. Për këtë ngjarje një status ka bërë ish-ministri i Drejtësisë, juristi i njohur Ylli Manjani ku thotë se ajo çka pa në ekran, është një show i shëmtuar talebanesk. ”Betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me…

Source

Sokol Sadushi: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por u pengua nga mungesa e vullnetit politik

By: redi
21 October 2025 at 15:43

Në konferencën e organizuar me rastin e 30-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti një fjalim të fortë dhe reflektues mbi rrugëtimin e drejtësisë shqiptare, nga reforma te konsolidimi institucional. Ai theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin…

Source

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

By: Elva
21 October 2025 at 16:45

Nga Basir Çollaku Një konferencë me përfaqësi të Komisionit të Venecias për drejtësinë, zgjedhjet dhe çështje të shumta të ligjit në Tiranë, në kuadër të shumëvjetorit të bashkëpunimit më Këshillin e Europës, solli denoncimet e saj, ku realiteti nuk gënjen dot fantazinë.  Komisioni në rekomandimet e tij kishte përmendur faktin e kontrollit të drejtësisë nga shumica […]

The post Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike appeared first on BoldNews.al.

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

18 October 2025 at 10:36

Nga Boldnews.al Shumica e gjyqtarëve kushtetues kanë bërë një kompromis “të dhimbshëm” me veten, me qëllim që të vënë në zbatim skenarin e përgatitur më herët nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për “rrëmbimin në tavolinë” të tre mandateve kushtetuese gjatë kohës që ai është edhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi […]

The post Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve

16 October 2025 at 22:35

Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, vendosi të konsiderojë si fillim të mandatit të tyre datën e përfundimit të kohës së detyrës të përcaktuar për parardhësin, çka sjell si pasojë që këtë vit, veç vakancës […]

The post Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve appeared first on Reporter.al.

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

16 October 2025 at 19:18

Nga Boldnews.al Me një skemë, të ngjashëm me modelin e vjetër japonez “harakiri”, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tërësisht kontravers, duke shkurtuar mandatet e të paktën pesë nga 9 anëtarët e saj. Mandatet më të goditura janë atë të gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja dhe gjyqtares së dorëhequr në vitin 2024, Elsa Toska. Për […]

The post “Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Tarran takon Sadushin: OSBE, partner afatgjatë i Reformës në Drejtësi

14 October 2025 at 11:51

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Në takim u ripohua mbështetja e fortë e Prezencës së OSBE-së për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Në fillim të takimit, ambasadori Tarran shprehu ngushëllimet dhe përsëriti dënimin për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ai theksoi se, Prezenca e OSBE-së është një partnere afatgjatë e Reformës në Drejtësi, duke ofruar ekspertizë teknike, shqyrtime legjislative dhe ndërtim kapacitetesh për institucionet kyçe, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës, SPAK-un dhe Gjykatat Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe gjykatat në mbarë vendin.

Përmes Projektit për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore, të financuar nga BE-ja, Prezenca e OSBE monitoron çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi drejtësie më efikas dhe transparent.

Temat e diskutimit përfshinë stokun e çështjeve në gjyqësor dhe shkallën e lartë të arrestit në burg në Shqipëri.

Ambasadori Tarran tha se, Prezenca po përgatit një tryezë të rrumbullakët për të promovuar alternativa ndaj arrestit në burg dhe qasje më njerëzore ndaj drejtësisë.

Tarran shtoi se, “duke parë përpara drejt vitit 2026, presim me kënaqësi të shënojmë 10-vjetorin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke festuar arritjet dhe duke formësuar përparimin e mëtejshëm”.

1 nga 2

/gj.m//r.e//a.f/

The post Tarran takon Sadushin: OSBE, partner afatgjatë i Reformës në Drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

By: armand
9 October 2025 at 16:25

Nga BoldNews.al Gjyqtarët, më në fund, kanë folur për herë të parë hapur, për situatën e rëndë dhe emergjente në sistemin e drejtësisë. Rreth një dekadë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, gjyqësori është në pikën e tij më të ulët. Kjo nuk është shprehje e opozitës, as e medias, dy entitete që e kanë […]

The post “S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌