Ilri Panda do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që u hodh në Presidencë Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar. Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi. Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED […]
Ilri Panda, do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që u hodh në Presidencë, Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar.
Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi.
Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED u zgjodhën, Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues.
Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh anëtar i KED, Alfred Progonati, ndërsa anëtar zëvendësues Anila Leka.
Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese:
1. Marsida Xhaferllari
2. Fjona Papajorgji
3. Sonila Bejtja
4. Sander Beci
5. Ilir Toska
6. Gent Ibrahimi
7. Marjana Semini
8. Asim Vokshi
Kandidatët nga Gjykata e Lartë:
1-Sokol Sadushi
2-Ilir Panda
3-Ervin Pupe
4-Sander Simoni
5-Sokol Binaj
6-Albana Boksi
7-Medi Bici
8-Artur Kalaja
9-Arbena Ahmeti
10-Gentian Media
11-Valbon Çekrezi
12-Sokol Ngresi
13-Margarita Buhali
14-Enton Dhimitri
15-Enkelejda Metalia
16-Vojsava Kola
Nga Prokuroria e Përgjithshme:
1-Alfred Progonati
2-Alma Muça
3-Anila Leka
4-Arqilea Koça
5-Bujar Sheshi
6-Hysen Keta
7-Isa Jata
8-Kostaq Beluri
9-Olsian Çela
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi përmes një deklarate të martën sulmet personale ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, i zgjedhur si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, publikimet në media i kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt “dinjitetin, […]
Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcjelljen e të dhënave sekrete për gjyqtarin e lartë Asim Vokshi, të dhëna këto që i ishin përcjellë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. Në këto të dhëna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vlerësoi indicien se gjyqtari […]
Këshilli i emërimeve në Drejtësi ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin se KED i ka fshehur Gjykatës së Lartë informacione nga institucionet e sigurisë ku përmendej se kandidati Asim Vokshi ishte bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. “Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve […]
Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese. Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi. Bëhet fjalë për […]
Revista e njohur People ka zgjedhur aktorin britanik Jonathan Bailey si “Mashkullin më Seksi të Botës” për vitin 2025, duke e vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Bailey, i njohur për rolin e Lord Anthony Bridgerton në serialin e Netflix-it Bridgerton, ka një pasuri neto prej rreth 1.9 milionë dollarësh në vitin 2025, sipas raportit […]
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, zgjidhet anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar vendin vakant të Holta Zaçajt. Vokshi u përzgjodh bazuar në pikëzimin e kryer nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, ku ai u rendit i pari, pasi gjatë votimit në Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës […]
Tre kandidatët që mbeten në garë janë anëtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi; ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami; dhe ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Ata iu nënshtruan vlerësimit për meritat profesionale, morale dhe organizative e drejtuese. Në secilin prej këtyre blloqeve u përcaktuan indikatorët përkatës. Për aspektin profesional u vlerësuan vjetërsia, arsimimi, […]
Nga Boldnews.al Gara e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të vlerësuar kandidatët që aplikonin për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares, Holta Zaçaj, është shoqëruar me dyshime të forta publike se po kontrollohej në mënyrë “okulte” nga kryetari i Gjykatës së […]
TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) publikoi sot rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
KED njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga Këshilli si dhe komunikimit me institucionet e tjera, i pari nga kanidatët u rendit Asim Vokshi me 89.5 pikë, pas tij renditet Naureda Llagami me 89.3 pikë, i treti u rendit Florian Ballhysa me 77.83 pikë, Alma Faskaj u rendit e katërta me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) e pesta me 75.44 pikë dhe i fundit u rendit Alban Toro me 74.22 pikë.
KED gjithashtu do të miratojë edhe raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas tek organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë, si organ emërtese, zgjedh si anëtar të Gjykatës Kushtetuese një nga tre emrat që ka marrë më shumë pikë nga KED.
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe, e cila mbante edhe pozicionin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar, zhvilloi sot mbledhjen e radhës për verifikimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e krijuar pas mbarimit të mandatit të kryetares aktuale, Holta Zaçaj.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi “përfundimin e procedurës së verifikimit të Denar Bibës për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi”.
KED njofton gjithashtu se ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të Holta Zaçajt, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.
Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:
Alban Toro
Alma Faskaj
Asim Vokshi
Florian Ballhysa
Genta Tafa Bungo
Naureda Llagami
Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. Ky vlerësim synon të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe objektiv, duke garantuar që kandidatët më të kualifikuar dhe me integritet të përfaqësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike në Gjykatën Kushtetuese.
KED siguron se do të vazhdojë zbatimin korrekt të të gjitha fazave të përzgjedhjes, duke respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe duke ruajtur objektivitetin në përzgjedhjen e kandidatëve.
Nga Boldnews.al Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duket se ka arritur ta vetëpërmbajë vrullin e shprehur më herët në zyrat e tij për të mbyllur procesin e plotësimit brenda muajit Gusht 2025 të vakancës së Gjykatës Kushtetuese të krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht drejtuese e atij institucioni, Holta Zaçaj. […]
Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Naureda Llagamit për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare, Holta Zaçaj. Vendimi i KED-it, i miratuar në 17 qershor 2025, dëshmon se ky […]
Nga Boldnews.al Një skandal i rëndë, që tregon fytyrën e vërtetë të “Reformës në Drejtësi”, është konsumuar në fund të korrikut të vitit 2025. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë nën drejtimin, por edhe kontrollin e plotë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka lejuar kandididimin e Genta Bungo (Tafa) për […]
Nga Boldnews.al Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është vendosur prej disa muajsh në një kurs përplasjeje të fuqishme me Gjykatën Kushtetuese, në tentativë për të rrëmbyer të paktën 3 mandate anëtarësh në institucionit më të lartë të drejtësisë. Ai po shfrytëzon mandatin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi […]
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED shqyrtoi të hënën më 21 korrik verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të dy prej 13 kandidatëve për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, ish-anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo dhe kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba. Sipas njoftimit të publikuar […]
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i konsideruar si strumbullar i një konflikti institucional, me qëllim rrëmbimin e të paktën tre mandateve të Gjykatës Kushtetuese, ka mohuar rolin e tij në këtë mekanizëm në formë dhe përmbajtje të ngjashëm me një puç kushtetues. Ai, prej muajsh, ka ngritur një skemë, nëpërmjet të cilës synon që, përsa […]
Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) pezulloi pak ditë më parë garën e hapur nga Kuvendi për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, nën argumentin se “ka rënë nën 3 numri i aplikantëve për konkurimin për atë pozicion”. Përtej pikëpyetjeve nëse KED, si një organ […]
Pas një pritjeje të gjatë, është publikuar trailer-i i filmit “Wicked: For Good”.
Që kur episodi i parë, me Cynthia Erivo dhe Ariana Grande në role kryesore, doli në kinema nëntorin e kaluar, fansat kanë kërkuar me padurim detaje rreth episodit të dytë.
Megjithatë, pasi u publikua trailer-i zyrtar, disa kanë vënë re një detaj që i bën të duan që krijuesit e filmit të “kthehen në fillim”.
Foto: Screenshot/YouTube
Trailer-i i ri tregon Glindën (Grande) dhe Elphabën (Erivo) në anë të kundërta, ndërsa Elphaba fshihet pas përballjes së saj me Magjistarin (Jeff Goldblum) në fund të episodit të parë.
Ndërkohë, Glinda jeton në qytetin e Smeraldit dhe shihet duke u martuar me të dashurin e saj, Princin Fiyer (Jonathan Bailey i Bridgerton). Por gjithçka nuk është ashtu siç duket, sepse prapa skenave ajo po përpiqet të pajtojë Elphabën dhe Magjistarin, por duket se nuk ka shumë sukses.
Trailer-i njofton gjithashtu mbërritjen e Dorothy-t, dhe aktorja që do të luajë personazhin kryesor është ende e panjohur.
Tifozët e zhgënjyer nga CGI-ja
Disa njerëz në mediat sociale u zhgënjyen me krijesën CGI, madje e quajtën atë “mbeturina të inteligjencës artificiale”.
“Kjo duket shumë keq, a nuk mund ta kishin bërë më mirë?”, “Duket si një rënie në cilësi krahasuar me kafshët CGI nga filmi i parë (i vetmi CGI i mirë në të gjithë filmin)”, “Kthehemi në fillim. Ajo krijesë është kaq patetike” dhe “Ata kanë ende disa muaj për ta rregulluar këtë, sepse çfarë plehrash të mallkuara janë këto?”, shkruan ata.
Filmi i parë pati një sukses të madh
Filmi i parë “Wicked” pati një sukses të madh, duke thyer rekorde. Shumë veta u kthyen për ta parë atë vazhdimisht, ndërsa kolona zanore dominoi top listat për javë të tëra. Ishte aq popullor sa shumë kinema madje i paralajmëruan shikuesit të mos këndonin bashkë me këngët e tyre të preferuara, pasi mund të përjashtoheshin për “sjellje antisociale”.
“Wicked: For Good” do të dalë më 21 nëntor 2025 në ShBA. /Telegrafi/