Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

13 December 2025 at 09:13

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor. Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor […]

The post KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë appeared first on Reporter.al.

Hija e Kremlinit pas Baba Vangës: Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare

8 December 2025 at 07:39

Më 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në internet: “A do të bëhet realitet profecia e Baba Vangës që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?”. Përgjigja është e thjeshtë: Jo! Edhe pse nuk ekziston asnjë provë që Baba Vanga, një mistike bullgare me […]

The post Hija e Kremlinit pas Baba Vangës: Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare appeared first on Reporter.al.

Lori Hoxha shfaqet për herë të parë në publik me burrin e saj, ndërsa Sara e vetme pa Ledionin

6 December 2025 at 12:33


Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, shfaqet për herë të parë me bashkëshortin e saj, Visin.

Dyshja janë parë të ulur në rreshtat e parë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të udhëhequr nga Arbër Hajdari, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të ndjekësve në rrjetet sociale.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy është se pranë tyre ndodhej e vetme Sara Hoxha, motra e Lorit dhe producente e spektaklit Big Brother VIP Albania. Ajo nuk ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ledion Liço (moderator i BBVA), me të cilin prej kohësh qarkullojnë thashetheme se janë në një krizë.

Në vend të Ledionit, pranë saj ndodhej moderatorja dhe ish-deputetja Grida Duma.

Ngjarja ka nxitur komente dhe spekulime mes fansave, të cilët presin të shohin se si do të vijojë situata, veçanërisht me nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, që është vetëm pak ditë larg.

Ndjekësit tashmë po komentojnë çdo detaj të pamjeve, duke vënë në fokus marrëdhëniet e dy motrave Hoxha dhe praninë e bashkëshortëve të tyre në evente publike. /Telegrafi/

E larguan nga Top Channel për një koment?! Çfarë shkroi Arjan Konomi dy vite më parë për opinionistët e Big Brother?

By: M C
20 November 2025 at 23:18

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi ka rrëfyer për herë të parë arsyen e largimit nga televizioni i Top Channel.

Largimi i tij nga ky televizion daton rerth dy vite më parë dhe shkak është bërë një koment i Konomit mbi opinionistët e Big Brother Vip Albania. I ftuar në ‘Mirëmbrëma Yje’ Arjan Konomi tregon se drejtuesit e TCH e telefonuan për të fshirë postimin, por ai nuk kishte pranuar.

“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – rrëfeu ai ne emisionin e Arbana Osmanit.

Në reagimin e dy viteve më parë, Konomi e cilësonte nivelin e opinionistëve në studio si mediokër ndërsa thonte: “Teksa i dëgjoja, më dukus sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”

The post E larguan nga Top Channel për një koment?! Çfarë shkroi Arjan Konomi dy vite më parë për opinionistët e Big Brother? appeared first on Albeu.com.

Pas sherrit mes tyre, Top Channel largon Enxhin dhe Neadën, ja kush e shoqëronte Blendin sot në ‘Wake up’

By: D Marku
18 November 2025 at 11:38

Top Channel ka konfirmuar sot largimin e moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nga emisioni i mëngjesit, pas një periudhe tensionesh të vazhdueshme mes dyshes. Megjithëse një ditë më parë ato u përpoqën të zbusin lajmet që qarkullonin, vendimi i drejtuesve të televizionit duket se ishte marrë tashmë dhe hyrë në fuqi menjëherë.

Sipas burimeve pranë produksionit, konfliktet mes moderatoreve kishin nisur prej muajsh dhe shpeshherë pasqyroheshin edhe gjatë transmetimit live, ku publiku vinte re distancën dhe mungesën e bashkëpunimit mes tyre. Situata raportohet se ishte përkeqësuar deri në përplasje fizike, çka e bëri të pashmangshëm reagimin e kanalit.

Këtë mëngjes, emisioni u rikthye me ndryshime të dukshme. Blendi Salaj, i cili vijon të jetë në krye të programit, njoftoi se formati po hyn në një fazë të re me bashkëpunëtorë të rinj. Ai prezantoi edhe të ftuarën e ditës, ish-banoren e “Big Brother VIP”, Heidi Baci, praninë e së cilës shumë e panë si një sinjal se ajo mund të jetë një nga emrat që po merret në konsideratë për drejtimin e programit në vazhdim.

“Programi vjen i ridimensionuar dhe me një energji ndryshe,” u shpreh Salaj, duke shmangur çdo koment të drejtpërdrejtë mbi largimin e kolegeve të tij.

Për momentin, Top Channel nuk ka njoftuar ende se kush do ta zëvendësojë përfundimisht dyshen e larguar, por burime brenda televizionit bëjnë të ditur se faza e përzgjedhjeve ka nisur dhe priten lëvizje të tjera në ditët në vijim.

The post Pas sherrit mes tyre, Top Channel largon Enxhin dhe Neadën, ja kush e shoqëronte Blendin sot në ‘Wake up’ appeared first on Albeu.com.

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”

By: D Marku
17 November 2025 at 17:52

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Top Channel, ku drejtuesit e televizionit kanë vendosur të largojnë nga “Wake Up” moderatoret Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Vendimi vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh mes dy prezantueseve, të cilat, sipas burimeve të VoxNews, kanë ndikuar drejtpërdrejt në atmosferën e punës dhe ecurinë e programit.

Raportet midis Enxhit dhe Neadës prej kohësh nuk kanë qenë të mira. Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike.

Në puntatën e fundit ku të dyja ishin të pranishme, tensioni ishte i dukshëm edhe për publikun. Ftohtësia mes tyre reflektohej në kamera, ndërsa bashkëmoderatori Blendi Salaj vihej në një pozicion delikat duke u përpjekur të mbante ekuilibrin dhe të shmangte përplasjet live.

Prej kohesh, Blendi, Enxhi dhe Neada kishin krijuar një identitet të fortë si treshe në ekranet e mëngjesit, duke shoqëruar publikun me energji dhe informacione që në orët e para të ditës. Largimi i dy moderatoreve përbën një ndryshim të madh për programin dhe lë hapur shumë pikëpyetje mbi drejtimin që Top Channel do i japë “Wake Up” në vazhdim.

Deri tani, nuk ka një prononcim publik nga Enxhi dhe Neada, ndërsa Top Channel pritet të sqarojë së shpejti se kush do të marrë drejtimin e programit pas largimit të tyre.

The post Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up” appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu largohet nga Top Channel?

By: gaze tare
15 November 2025 at 11:22

Xheneta Fetahu, e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar rrugëtimin e saj në Top Channel. Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se po i jep fund këtij kapitulli për t’iu përkushtuar projekteve të reja profesionale.

Në “Top Channel”, Xheneta ishte pjesë e disa rubrikave dhe formateve pas daljes nga BBVK. Publiku e ka parë shpesh në panel, në debate televizive, si dhe në rubrika të “E Diell”, ku shpesh spikaste për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta.

Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, ndërsa një falënderim të veçantë ia dedikoi moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe për mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.

“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se në horizont ka projekte të reja dhe ambicioze që së shpejti do të bëhen publike.

Largimi i saj ka sjellë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë pyesin: Çfarë do të sjellë Xheneta në fazën e radhës të karrierës së saj?

Pritet që shumë shpejt të zbulojmë më tepër rreth projekteve të saj të reja.

The post Xheneta Fetahu largohet nga Top Channel? appeared first on iconstyle.al.

Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi

11 November 2025 at 13:09

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi përmes një deklarate të martën sulmet personale ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, i zgjedhur si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, publikimet në media i kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt “dinjitetin, […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi appeared first on Reporter.al.

Festa e Top Media, Lori Hoxha: Viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm, ku e tashmja dhe e ardhmja takohen

By: redi
17 October 2025 at 20:49

Top Media u mblodh në festën e përvitshme, në ditën përkujtimore të themeluesit Dritan Hoxha. Në fjalën e mirëseardhjes, drejtuesja e kompanisë Lori Hoxha foli për vizionin e saj për grupin mediatik. 16 tetori është kthyer në një simbol të vazhdimësisë, të rritjes dhe të ndikimit që Top Media ka ndërtuar ndër vite, duke mbetur një pikë referimi për informacionin, debatin dhe argëtimin në vend. ”…

Source

Arbana Osmani drejt rikthimit në TCH? Story i saj thotë shumë

By: M C
16 October 2025 at 22:56

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, edhe pse prej vitesh është larguar nga “Top Channel”,vazhdon të jetë mirënjohëse për gjithçka ka mësuar dhe për hapat e parë që hodhi në këtë televizion.

Pak orë më parë, Arbana publikoi një postim të ndjerë për themeluesin e Top Medias,

Dritan Hoxhën, duke e kujtuar me respekt dhe dashuri, shkruan “Kosovarja”.

Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi se do të jetë “përgjithmonë mirënjohëse”.

Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë ndjekës dyshojnë se Arbana mund të jetë në prag të një rikthimi në shtëpinë mediatike ku hodhi hapat e parë në karrierë.

The post Arbana Osmani drejt rikthimit në TCH? Story i saj thotë shumë appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi rrëfen historinë tronditëse të përndjekjes: Sapo doli nga burgu, filloi sërish të më ndiqte

7 October 2025 at 23:45


Këngëtarja dhe aktorja e njohur Rozana Radi ka ndarë publikisht një histori të rëndë personale që ka përjetuar ndër vite — përndjekjen e vazhdueshme nga një person, i cili, pavarësisht se ishte dënuar me burg, nuk hoqi dorë nga ndjekja e saj.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Radi tregoi se gjithçka nisi kur një burrë i panjohur filloi ta ndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe shqetësuese, duke e pritur edhe në hyrje të pallatit.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë sprej për vetëmbrojtje, por më thanë se është e palejueshme”, – tha këngëtarja, duke përshkruar frikën dhe pasigurinë që ndjente çdo ditë.

Pas denoncimit të parë, personi u arrestua dhe u dënua me një vit burg. Por sipas rrëfimit të saj, sapo ai doli nga burgu, përndjekja rifilloi menjëherë.

- YouTube youtu.be

“Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit. Sapo doli, filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg, sepse unë bëra kallëzim”, – shtoi ajo.

Rozana tregoi se për një kohë të gjatë nuk kishte më qetësi, duke jetuar në ankth e frikë të vazhdueshme.

“Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë Zotit, policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, – tha artistja.

Sipas saj, personi që e kishte përndjekur ka dalë sërish nga burgu dhe këtë herë ka nisur të përndjekë një juriste. /Telegrafi/

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

24 September 2025 at 16:09

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur për nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e […]

The post Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera appeared first on Reporter.al.

Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September 2025 at 12:37

Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 5.1 milionë euro të tjera – para të cilat parashikohen të ndahen mes gjashtë kompanive mediatike të rrjeteve numerike, sipas një projektligji që qeveria ka dorëzuar së fundmi për konsultim publik. Frekuencat 700 MHz, të quajtura […]

The post Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave appeared first on Reporter.al.

Egli Tako rikthehet në televizion, zbulohet emisioni se ku do ta shohim

By: V K
4 September 2025 at 11:22

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” 4, Egli Tako, do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore.

Lajmi është konfirmuar përmes burimeve për Vip Magazine, duke shënuar një hap të madh për karrierën e saj mediatike.

Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare.

Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavë.

Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip Albania”, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit.

Marrëdhënia e saj me Gjestin, ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t.

Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.

Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.

The post Egli Tako rikthehet në televizion, zbulohet emisioni se ku do ta shohim appeared first on Albeu.com.

Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

12 August 2025 at 07:59

Komiteti i Investimeve Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi me 10 prill statusin “investitor strategjik” për dy kompani private – “Anima Con” dhe “EB Construction”, të cilat kanë në plan të ndërtojnë një hotel dhe një kompleks rezidencial në njërën prej zonave më të lakmuara të Tiranës. Vendimi i marrë gjatë një mbledhjeje […]

The post Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

11 August 2025 at 08:16

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN që kontrolluan 81% të të gjitha të ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, ndërkohë që tetë televizione të tjera të analizuara mbyllën vitin me humbje të konsiderueshme financiare. […]

The post Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet appeared first on Reporter.al.

G-Bani zbulon prapaskenat me Top Channel: Jam jashtë loje. Marrëdhëniet nuk janë të mira

By: gaze tare
4 August 2025 at 15:43

G-Bani ka folur hapur në një intervistë per ‘Andale’ për marrëdhëniet e tensionuara me Top Channel, duke hedhur dritë mbi disa situata të pazakonta që kanë ndodhur pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

“Marrëdhëniet e Topit në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 gjëra që dyshoj pse janë të këqija,” tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një keqkuptim të vogël, por për një ftohje serioze.

Artisti tregoi se nuk është në listën e zezë të televizionit, por gjithsesi nuk është ftuar në evente të rëndësishme:

“Kur ishte finalja dhe prime-i pas Big-ut, unë nuk isha në listë të zezë, kishte njerëz që ishin… por nuk isha ftuar. Kush nuk ishte? Jozi dhe jo vetëm.”

Ai foli edhe për një turne të trupës së “Portokallisë”, ku ishte vetëofruar të merrte pjesë falas, por asnjëherë nuk mori konfirmim. “U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira.”

Në fund, G-Bani rrëfeu edhe një pendesë personale që lidhet me një postim në Instagram:

“Postova diçka që isha shumë i mërzitur me një njeri dhe ai postim më erdhi boomerang. Humba mundësinë të flas me dikë që tani nuk flas dot më.”

The post G-Bani zbulon prapaskenat me Top Channel: Jam jashtë loje. Marrëdhëniet nuk janë të mira appeared first on iconstyle.al.

Manuali për kapjen e medias: Made in Albania

By: user 4
30 June 2025 at 18:46

Një aspekt kyç i sistemit politik shqiptar është aparati i tij mediatik, i cili funksionon si zëdhënësi kryesor i propagandës së qeverisë. Reporterët pa Kufij e përshkruajnë gjendjen aktuale në vendin tonë si vijon:

“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit mes botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i dëmtuar dhe një rregullim partizan. Gazetarët janë viktima të akteve të intimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.”

Një vendim i fundit i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i marrë në mars të vitit 2025, lidhur me paraburgimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hedh dritë të drejtpërdrejtë mbi këto “konflikte interesi” mes qeverisë socialiste dhe mediave shqiptare. Dosja e bashkëlidhur me vendimin përmban disa përgjime të bisedave të Veliajt gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, ku ai përpiqet të përdorë kontrollin e tij të gjerë mbi median kryesore për të ndikuar opinionin publik në favorin e tij dhe për të denigruar Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), e cila aktualisht po ndjek penalisht atë, bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e tyre kulturorë e korporativë.

Në dosje thuhet konkretisht për fushatën mediatike të Veliajt nga burgu:

“Arbër Veliaj drejtohet nga [vëllai i tij] Erion Veliaj të takohet me gazetarët Carlo [Bollino], Mero [Baze] […] me qëllim që postime në favorin e tij të publikohen vazhdimisht dhe më shpesh. Diskutohet për kohën televizive në Top Channel, në veçanti emisioni Top Story i gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen e marrë nga ana e TV Klan dhe Report TV për publikimin e lajmeve në favorin e tij dhe sulme ndaj Prokurorisë së Posaçme.”

Gjithashtu, sipas bisedave të transkriptuara, rezulton se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe vijën editoriale të disa mediave, ku ai kërkon orare specifike për publikimin e statuseve të tij në rrjetet sociale, me qëllim që lajmi të përsëritet më vonë edhe në televizion/lajme.

Nuk është vetëm ekipi i Veliajt i përfshirë në menaxhimin mediatik rreth çështjes së tij, sepse një nga përgjimet konfirmon që edhe Kryeministria ndjek nga afër situatën:

“Erion Veliaj kërkon një pasqyrë të televizioneve që e mbulojnë dhe e mbështesin në Luftën Mediatike. [Arbër] i thotë: Top Channel na mbulon, Report TV na mbulon, Klan TV na mbulon. Po Klan News? Arbër Veliaj thotë se janë pak problem […]. Erion Veliaj pyet nëse ka folur [Endri] Fuga me ta, gjë që konfirmohet nga Arbri.”

Fuga, Drejtori i Komunikimit i Kryeministrit Edi Rama, përmendet më tej si i përfshirë në fushatën rreth gjendjes së supozuar psikologjike të Veliajt në burg dhe është një figurë e përhershme në përgjime. Edhe pse këto lidhje të ngushta mes klasës politike shqiptare dhe aparatit mediatik njihen mirë në mënyrë informale, me plot histori që qarkullojnë për ndikimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë që kanë politikanët dhe oligarkët mbi gazetarët, rrallëherë ka prova faktike siç janë ato në dosjen e Veliajt.

Lidhjet mes qeverisë së Ramës dhe mediave datojnë që në fund të viteve ’90. Në vitin 1998, importuesi i kafesë Dritan Hoxha themeloi Top Albania Radio, e cila shumë shpejt u bë një nga radiot më të rëndësishme në vend, ndjekur më pas nga televizioni Top Channel në vitin 2001. Top Channel, nën drejtimin e Hoxhës, u rreshtua krah Ramës, i cili në atë kohë ishte zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe e mbështeti fuqishëm Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 kundër Sali Berishës. Hoxha humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 2008, dhe monumenti i varrit të tij u projektua nga studioja belge e arkitekturës 51N4E në vitin 2009. Duke pasur parasysh që kjo studio në të njëjtën periudhë projektoi edhe rezidencën private të Ramës në Surrel, sheshin Skënderbej, një nga kullat e para të qytetit dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, mauzoleumi i pronarit të Top Channel është simbol i rëndësishëm i kompleksit politik–ndërtim–media që Rama ka ndërtuar ndër vite.

Një tjetër figurë mediatike pranë qeverisë së Ramës, i përmendur gjithashtu në dosjen Veliaj, është Carlo Bollino. Në fillim të viteve ’90, Bollino themeloi portalin e lajmeve Balkanweb, televizionin News24 dhe gazetën “Gazeta Shqiptare.” Pas një shkëputjeje nga Shqipëria, u rikthye në vitin 2014, duke themeluar Report TV dhe portalin Shqiptarja.com, të cilat që prej asaj kohe kanë qenë hapur pro-Rama. Në këmbim, Bollino mori në përdorim dy bunkerë të qeverisë në Tiranë në kushte jashtëzakonisht të favorshme, ku ngriti atraksionet turistike fitimprurëse Bunk’Art 1 dhe 2.

Ndërsa është e rëndësishme të shpërblehen ata pronarë mediash dhe gazetarë që ofrojnë mbulim të favorshëm dhe të vazhdueshëm, po aq e rëndësishme është të eliminohen ata që japin raportime dhe analiza të besueshme por të pakëndshme. Këta janë objekt i vazhdueshëm i ngacmimeve nga individë dhe kompani pranë qeverisë, si dhe nga vetë zyrtarët shtetërorë. Një metodë e përdorur shpesh janë paditë frikësuese, të njohura si “SLAPP.” Një “Non-paper mbi Themeloret për Shqipërinë” nga Këshilli i Bashkimit Europian, me datë maj 2025, përmend 73 raste SLAPP në vitin 2023 dhe 43 raste gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2024, duke vënë në dukje se “Shqipëria ende ka nevojë të vendosë një monitorim dhe raportim sistematik të çështjeve gjyqësore që përfshijnë gazetarë, përfshirë rastet e intimidimit dhe kërcënimeve […] të cilat janë bërë më të dukshme.”

Për shembull, në vitin 2016, Bollino paditi portalin Hashtag.al, i cili shpesh kritikon qeverinë Rama, me pretendimin se kishin përdorur fotografinë e tij pa leje dhe e kishin shpifur me satirat e tyre. Këto pretendime u amplifikuan publikisht nga Drejtori i Komunikimit të Ramës, Fuga. Si pasojë, faqja u bllokua përkohësisht.

Në tetor të të njëjtit vit, një episod i emisionit investigativ Públicus të Artan Ramës u bllokua nga pronarët e kanalit privat Vision Plus. Episodi do të trajtonte rastin e fëmijës punëtor Ardit Gjoklaj, i cili vdiq në landfillin “model” të Sharrës, i promovuar gjerësisht nga kryetari i bashkisë Veliaj dhe i menaxhuar nga një zyrtar i PS-së. Pronarët e Vision Plus zotëronin gjithashtu kompaninë ndërtimore Edil Al-It, e cila, ndoshta jo rastësisht, fitoi pak më vonë një tender për rindërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Kur Artan Rama shkroi një postim të gjatë në Facebook për kushtet e dyshimta të këtij tenderi, Edil Al-It e paditi me një SLAPP.

Ndonjëherë presioni nuk vjen përmes ligjit, por ushtrohet drejtpërdrejt nga politikanët mbi pronarët e mediave. Kjo solli mbylljen e emisioneve kritike të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit në News24 në vitin 2019.

Këto akte represioni ligjor dhe politik nuk kufizohen vetëm te gazetarë individualë, programe të veçanta apo portale të vogla. Edhe kanalet më të mëdha televizive me shtrirje të gjerë mund të përplasen me qeverinë. Një shembull i hershëm është mbyllja e Agon Channel në vitin 2015, televizioni kritik ndaj qeverisë në pronësi të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që i kushtoi Shqipërisë afër 100 milionë euro në dëmshpërblime.

Një tjetër shembull është fati i kanalit Ora News, i cili herë pas here ishte kritik ndaj qeverisë Rama. Në gusht 2020, pronari i Ora News, Ylli Ndroqi, u arrestua nga SPAK për akuza të trafikut të drogës dhe ambientet e televizionit u kontrolluan. Në ditët që pasuan, Ora News publikoi mesazhe kërcënuese nga Kryetari i Bashkisë Veliaj drejtuar Ndroqit, përfshirë një ku ai shkruante se “nuk do ta falte” për raportimet e kanalit. Më pas, një administrator shtetëror u caktua për të mbikëqyrur vijën editoriale të Ora News, çka çoi në largimin e shumë gazetarëve që më parë kishin guxuar të kritikonin qeverinë, si Sonila Meço. Raportimet e fundit mbi administrimin shtetëror të Ora News zbulojnë vonesa të shpeshta në pagesën e pagave, shmangie taksash dhe shkelje të tjera të të drejtave të punës.

Një strategji tjetër është thjesht blerja e mediave jo të rreshtuara nga oligarkët e lidhur me qeverinë. Kjo ndodhi me SCAN TV, e blerë nga oligarku i fuqishëm Samir Mane në vitin 2022. Po atë vit, Euronews Albania, fillimisht një degë relativisht e pavarur e Euronews, u ble nga Shefqet Kastrati, oligark dhe pronar kompanie ndërtimi. Edhe pse kontrata u anulua më pas, pronari Theodhoro Çami emëroi menjëherë ish-deputetin socialist dhe ish-drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, si drejtor të Euronews për të siguruar përputhjen me vijën e partisë.

Dhe nuk po përmend fare mungesën e llogaridhënies publike, refuzimin e vazhdueshëm të kërkesave për informacion publik, përjashtimin e gazetarëve të caktuar nga konferencat për shtyp dhe ofendimet e pafundme të Kryeministrit ndaj gazetarëve.

Aktualisht nuk ka asnjë kanal televiziv të madh që ofron një kundërpeshë të besueshme ndaj propagandës qeveritare shqiptare. Kjo është një situatë relativisht e re: që nga fillimi i viteve 2000, duke filluar me Top Channel, gjithmonë ka ekzistuar të paktën një kanal i madh televiziv që ofronte një alternativë serioze ndaj narrativës së qeverisë.

Gjendja e mediave online është po aq e brishtë. Një mori portalesh “lajmesh” të lidhura me qeverinë, si Gazeta Tema e Mero Bazes, duket se kopjojnë dhe shpërndajnë postime të gatshme të ofruara drejtpërdrejt nga qeveria. Raportimi i pavarur investigativ është i kufizuar kryesisht te portalet kombëtare si Reporter.al dhe Citizens.al dhe iniciativa lokale si Nyje.al, ndërkohë që portale të tjera online vuajnë nga ndikimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i opozitës së zbutur, duke ndjekur të njëjtat modele presioni si më sipër, edhe pse më pak të theksuara.

Përqendrimi i paprecedentë i pushtetit ekonomik shqiptar rreth një klase të vogël oligarkësh politikisht të lidhur nuk sjell aspak shpresë për të ardhmen e mediave të pavarura. Gazetaria investigative kërkon kohë dhe burime, me rezultate të paprekshme dhe të pakontrollueshme, që donatorët – qofshin ata korporativë apo jofitimprurës – kanë pak interes për t’i financuar në mënyrë të qëndrueshme në afatgjatë.

Një gazetë prestigjioze perëndimore ka si moto në ballinë: “Demokracia vdes në errësirë.” Këto fjalë fisnike duan të thonë se janë mediat kritike dhe të pavarura ato që mbajnë dritën ndezur – dhe gjallë demokracinë. Por kjo gazetë, në realitet, është në pronësi të njërit prej oligarkëve më të pasur në planet, i cili, pasi financoi dhe mori pjesë në inaugurimin e liderit fashist të vendit të tij, pushtoi së fundmi Venecian për të organizuar një dasmë me kosto prej 50 milionë eurosh.

Thënë ndryshe, sistemi i përshkruar më sipër nuk është i veçantë vetëm për Shqipërinë; ky është realiteti aktual i mediave në mbarë botën./ https://thealbanianmechanism.com

The post Manuali për kapjen e medias: Made in Albania appeared first on Lapsi.al.

A do te largohet Bieta Sulo nga Top Channel? Vjen reagimi i pare nga moderatorja dhe zbulon si qëndron e vereteta

By: M C
30 June 2025 at 19:10

Pasditja e sotme nën autorësinë dhe moderimin e Bieta Sulos, ka nisur me një reagim publik të saj pas lajmeve të ndryshme të qarkulluara “online” orët e fundit.

Sipas spekulimeve të mediave rozë, të paadresuara te Bieta Sulo për të verifikuar lajmin, moderatorja do të lëvizte drejt një televizioni tjetër me ardhjen e shtatorit dhe nisjen e sezonit të ri televiziv.Lidhur mbi këto lajme, Bieta e nisi emisionin e sotëm duke hedhur poshtë zërat, e madje duke i krahasuar këto thashetheme njëjtë si një pjesë e spekulimeve rreth temës së sotme në ‘Ftesë në 5’, dasma e Jeff Bezos me Lauren Sanchez.

“Ju përshëndes ju që na ndiqni si gjithmonë në ekranin e ‘Top Channel’. Dua të shpreh gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që e bëni ‘Ftesë në 5’ emisionin më të dashur të pasditeve shqiptare. Do të jemi në një diskutim mbi dasmën e vitit, do të flasim për dasmën dhe thashethemet që qarkulluan për të përgjatë fundjavës.

Ndërkohë që një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga ‘Top Channel’… Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’

Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në ‘Top Channel’.
Përkon me 20 vitet e mia ne ‘Top Channel’ dhe në këtë 20 vjetor..
Jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh autorja.

Prej vitit 2018, Bieta Sulo drejton pasditen e ‘Top Channel’ me një ftesë në orën 5 çdo dite, ftesë kjo që është mirëpritur e tashmë është kthyer në të preferuarën e publikut nga shtëpia përgjatë orarit të pasdites në ekranet shqiptare.

The post A do te largohet Bieta Sulo nga Top Channel? Vjen reagimi i pare nga moderatorja dhe zbulon si qëndron e vereteta appeared first on Albeu.com.

❌
❌