Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘I pabesë’/ Deklaratat e papritura të G-Banit për Noizy-n, Mc Kreshën dhe Getoar Selimin

By: gaze tare
10 November 2025 at 11:05

Reperi i njohur G-Bani ka dhënë disa deklarata të papritura për disa nga artistët e njohur shqiptarë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ai sqaroi arsyet e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas aludimeve se vendimi ishte bërë për vëmendje publike.

“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, – tha G-Bani me sinqeritet.

Në pjesën më surprizuese, agjenti virtual i inteligjencës artificiale, gjeneroi një skenë imagjinare ku G-Bani ndodhej në ashensor me disa figura të njohura të muzikës hip hop.

Pyetja ishte e qartë: si do të sillej me ta?

Për Noizyn, ai u shpreh me tone të forta:

“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”

Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:

“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”

Edhe për Getoarin, ai dha një koment të prerë:

“Është djalë i keq, shumë i keq.”

The post ‘I pabesë’/ Deklaratat e papritura të G-Banit për Noizy-n, Mc Kreshën dhe Getoar Selimin appeared first on iconstyle.al.

Nga Big Brother VIP në bamirësi: G-Bani rinovon banesa për familjet shqiptare

By: gaze tare
24 October 2025 at 18:54

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, ka treguar një anë të re të tij duke nisur një iniciativë humanitare për të ndihmuar familjet shqiptare që jetojnë në kushte të vështira. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka ndarë pamje nga gjendja e rënduar e një familjeje dhe ka bërë të ditur se do të angazhohet personalisht për të rinovuar plotësisht banesën e tyre. Iniciativa ka marrë menjëherë vëmendjen dhe përkrahjen e publikut.

Pas publikimit të videos, G-Bani tregoi se ishte përmbytur nga mesazhe në “inbox” nga persona që kërkonin ndihmë për të afërmit e tyre. “Nuk e kam ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje,” shkroi ai.

Artisti bëri apel për ndihmë ndaj ndërtuesve dhe bizneseve që mund të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në skamje. Ai theksoi se ndërtuesi që fillimisht e mbështeti nuk mund të përballojë të gjitha rastet dhe u lut për bashkëpunim të mëtejshëm: “Jam i gatshëm t’i lidh palët për të shmangur çdo hije dyshimi për keqpërdorim të bamirësisë.”

G-Bani gjithashtu nënvizoi se dëshiron të përdorë popullaritetin e tij për qëllime të mira, pavarësisht mungesës së mbështetjes financiare të madhe: “Po të kisha koncerte të mjaftueshme, do ta bëja vetë,” tha ai. Megjithatë, pavarësisht periudhës jo të fortë profesionalisht, artisti synon të lërë pas një gjurmë të vlefshme për njerëzit në nevojë.

The post Nga Big Brother VIP në bamirësi: G-Bani rinovon banesa për familjet shqiptare appeared first on iconstyle.al.

G Bani me nismë humanitare, nis renovimin e një shtëpie të një familje nevojtare

24 October 2025 at 17:33


Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, ka treguar një anë krejt tjetër të tij, duke nisur një nismë me zemër të madhe për të ndihmuar familjet shqiptare që jetojnë në kushte të vështira.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka ndarë pamje nga gjendja e rënduar e një familjeje, ndërsa ka bërë të ditur se do të angazhohet personalisht për të rinovuar plotësisht banesën e tyre. Iniciativa e tij ka marrë menjëherë vëmendjen dhe përkrahjen e publikut.

Pas publikimit të videos, G-Bani ka treguar se është përmbytur nga mesazhe në “inbox”, me njerëz që kërkojnë ndihmë për familjarë apo për persona të tjerë në nevojë. “Nuk e kam ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje,” ka shkruar ai.

Foto: G Bani/InstaStory

Ai ka bërë apel për ndihmë ndaj ndërtuesve dhe bizneseve që mund të kontribuojnë për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjeve në skamje. “Ndërtuesi që më ofroi mundësinë për të ndihmuar, nuk mund të marrë për sipër kaq shumë raste. U lutem të gjithë ndërtuesve që kanë respekt për mua të më ndihmojnë që të përmirësojmë edhe më shumë banesa për familje në nevojë. Jam i gatshëm t’i lidh palët me njëri-tjetrin për të shmangur çdo hije dyshimi për keqpërdorim të bamirësisë,” – ka theksuar ai.

Artisti gjithashtu është shprehur se dëshiron ta përdorë popullaritetin e tij për qëllime të mira, pavarësisht se aktualisht nuk ka mbështetje financiare të madhe. “Po të kisha koncerte të mjaftueshme, do ta bëja vetë,” – ka shtuar ai, duke theksuar se ndonëse nuk është në periudhën më të fortë profesionalisht, dëshiron të lërë pas diçka me vlerë për njerëzit.

Nisma e G-Banit është pritur me shumë pozitivitet nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest human dhe për dëshirën për të sjellë ndryshim në jetët e atyre që kanë më shumë nevojë. /Telegrafi/

Ndjekësi e quan ‘të dështuar’, G-Bani nuk e fal! Ja si përgjigjet reperi

By: armand
22 October 2025 at 18:20

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka zgjedhur t’u përgjigjet me ironi kritikëve në rrjetet sociale. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij në Instagram, artisti mori dhjetëra komente dhe pyetje, disa prej tyre pozitive, por jo të gjitha miqësore. Një nga ndjekësit vendosi të provokojë me një koment […]

The post Ndjekësi e quan ‘të dështuar’, G-Bani nuk e fal! Ja si përgjigjet reperi appeared first on BoldNews.al.

G Bani tregon marrëdhënien me Laertin pas “Big Brother VIP”

By: gaze tare
22 October 2025 at 18:26

Ish-banori i “Big Brother VIP”, G Bani, ka folur hapur për raportin e tij me aktorin e njohur Laert Vasilin, me të cilin ndau shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një sesion pyetjesh e përgjigjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Laertin pas përfundimit të spektaklit.

Përgjigjja e G Banit ishte e drejtpërdrejtë dhe me tone ironike:

Jo. Te after party kaloi dhe nuk foli. Te premiera e filmit po ashtu. Është intelektual çuni, opinionist te Për’puthen dhe te Top Story, jo do si do. Pak delirant, po media kështu i don.”

Me këtë deklaratë, G Bani la të kuptohet se marrëdhëniet e tyre nuk janë aspak të afërta, ndonëse të dy janë pjesë e botës së televizionit dhe shpesh ftohen në evente të përbashkëta.

Duke e përshkruar Laertin si një person “intelektual dhe opinionist”, G Bani nuk kurseu as një thumb, duke nënvizuar se ai është “pak deliran”, por se kjo është pikërisht ajo që kërkon media, personazhe që ngjallin debat dhe që tërheqin vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se pas “Big Brother Vip Albania”, aktori i njohur Laert Vasili nisi një eksperiencë të re në emisionin “Përputhen”, aty ku është në rolin e opinionistit.

Screenshot

The post G Bani tregon marrëdhënien me Laertin pas “Big Brother VIP” appeared first on iconstyle.al.

Ndjekësi e quan “të dështuar”, G-Bani nuk e fal!

By: gaze tare
22 October 2025 at 11:45

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka zgjedhur t’u përgjigjet me ironi kritikëve në rrjetet sociale. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij në Instagram, artisti mori dhjetëra komente dhe pyetje, disa prej tyre pozitive, por jo të gjitha miqësore.

Një nga ndjekësit vendosi të provokojë me një koment me tone ofenduese, duke pyetur: “Pse je kaq i dështuar që nuk të ftojnë në emisionin Goca dhe Gra?”

G-Bani nuk e anashkaloi pyetjen, por zgjodhi të përgjigjet në mënyrën e tij karakteristike, me ironi:
“Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?”

Përgjigjja e tij u përhap menjëherë në rrjete sociale dhe u komentua gjerësisht nga fansat, disa prej të cilëve e mbështetën për qasjen e drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë e kritikuan për tonin sarkastik.

G-Bani, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh pa filtra në komunikim, nuk është hera e parë që reagon publikisht ndaj komenteve kritike. Ai ka ndërtuar një imazh të fortë në skenën muzikore dhe në televizion, ku shpesh shfaqet pa komplekse dhe me vetëbesim.

Rasti rikujton se edhe figura publike janë njerëz dhe çdo fjalë ka peshë edhe online.

The post Ndjekësi e quan “të dështuar”, G-Bani nuk e fal! appeared first on iconstyle.al.

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

12 October 2025 at 21:48

Reperi Arban Përlala, i njohur me emrin e artit si G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”, pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të emisionit. Në reagimin e tij, ai u shpreh se ky vendim vjen për arsye […]

The post G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar! appeared first on BoldNews.al.

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj padrejtësi

12 October 2025 at 16:30


Këngëtari i njohur nga Shqipëria, G-Bani, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se ka vendosur të tërhiqet nga festivali “Kënga Magjike”.

Arsyeja, sipas tij, lidhet me mos përfshirjen e tij në spotin publicitar zyrtar të festivalit, i cili transmetohet në TV Klan.

“Për shkak të mos përfshirjes sime në spotin publicitar zyrtar të Këngës Magjike në TV Klan, po e tërheq pjesëmarrjen time nga ky festival”, shkruan G-Bani.

Foto: Instagram

Tutje ai shtoi: “Ky jam unë, dhe nuk dua të ndryshoj”.

Artisti, i njohur për stilin e tij të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ka theksuar se nuk toleron ofendime personale.

Ai shprehet se e pranon vetëm kritikën që është konstruktive dhe e dobishme për përmirësimin e tij.

“Kur më ofendojnë personalisht në komente, reagoj me fjalor të ashpër. Por kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përpiqem të përmirësohem”.

Përmes këtij postimi, G-Bani ka lëshuar edhe një mesazh të fortë për publikun dhe mediat: askush nuk duhet të iluzionohet se ai do të tolerojë sulme personale nën maskën e krijimtarisë artistike.

Ai nënvizon qartë se respekti ndaj tij dhe krijimtarisë së tij është një kufi që nuk do të kalojë, duke treguar se qëndrimi ndaj ofendimeve nuk ka të bëjë me artin, por me respektin personal. /Telegrafi/

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale

By: gaze tare
12 October 2025 at 09:37

G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”, pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të emisionit në TV Klan.

Në reagimin e tij, ai u shpreh se ky vendim vjen për arsye parimore dhe theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të ruajtur dinjitetin personal e profesional.

“Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të ‘Këngës Magjike’ në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj,” – shkruan ai.

Artisti shtoi gjithashtu se nuk do të tolerojë sulme personale nga publiku apo kolegët nën pretekstin e “krijimit të artit”, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

“Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon,” – përfundoi ai.

Ky reagim ka tërhequr vëmendje në rrjete sociale, pasi G Bani është një nga emrat e njohur që gjithmonë ka shprehur hapur mendimet e tij për industrinë muzikore shqiptare dhe mënyrën se si trajtohen artistët.

The post G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale appeared first on iconstyle.al.

G Bani dhe Vesa Smolica sjellin këngën e re "A mundesh"

28 September 2025 at 18:44


G Bani dhe Vesa Smolica i kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, duke publikuar së fundmi këngën “A mundesh”, e cila u shoqërua edhe me një klip.

Teksti i këngës është krijuar nga G Bani në bashkëpunim me Genc Prelkvukajn, duke sjellë një përzierje të ndjeshme mes fjalëve të fuqishme dhe melodisë që tërheq menjëherë vëmendjen e dëgjuesve.

Realizimi vizual është kryer nga Black Fish Entertainment, një produkt profesional, me skena tërheqëse dhe një estetikë të përpunuar deri në detaje.

Foto: YouTube

Kënga “A mundesh” vjen si një mesazh i fortë mbi sfidat dhe ndjenjat që prekin jetën e përditshme, dhe kombinimi i zërave të G Banit dhe Vesës krijon një harmonizim unik që kap emocionet e dëgjuesit që në sekondat e para.

Fansat e dy artistëve kanë shprehur menjëherë entuziazmin e tyre në rrjete sociale, duke komentuar mbi energjinë e këngës dhe performancën e zërave që bashkohen në mënyrë perfekte.

Foto: YouTube

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e G Banit dhe Vesës, duke theksuar gatishmërinë e tyre për të eksperimentuar dhe bashkëpunuar me artistë të tjerë në skenën shqiptare.

Pritshmëritë për këtë bashkëpunim janë të mëdha, dhe duket se “A mundesh” do të bëhet një hit i sezonit, duke konsoliduar pozicionin e dy artistëve si ndër emrat më të kërkuar të muzikës shqiptare. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

G-Bani nuk e këshillon Jozin të shkojë në varrimin e vëllait të Gjestit, ja arsyeja

By: gaze tare
27 September 2025 at 16:37

Vdekja tragjike e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ka prekur thellë komunitetin artistik dhe publikun. Shumë bashkëpunëtorë e miq të artistit kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndër ta edhe reperi i njohur G-Bani.

Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, G-Bani u shpreh i tronditur nga lajmi. “Jam ndjerë keq shumë, ashtu do të ndihesha për çdo njeri në moshë të njomë që humb jetën, e akoma më shumë kur ndodh nga aksidenti,” tha ai.

Reperi theksoi se dhimbja është edhe më e madhe, pasi bëhet fjalë për vëllain e një personi që ai dhe kolegët e konsiderojnë “njeriun e tyre”. “Njeriu ynë ka humbur njeriun e vet, sigurisht që na është dhimbsur në shpirt,” u shpreh G-Bani.

Ai tregoi se nuk e ka kontaktuar ende Gjestin, pasi nuk e di gjendjen e tij shpirtërore. “As nuk guxoj ta kontaktoj Gjestin,” tha ai, duke kërkuar qetësi e respekt për familjen në këtë moment të rëndë.

G-Bani ka folur dhe për reagimin e mikut të tij, Joz Markut, ku tha se “Jozi ka shpirt dhe ka zemër.” Ai shtoi se miku i tij e kishte bërë postimin sepse e kishte ndjerë dhimbjen.

Megjithatë, G-Bani sqaroi se nuk do ta kishte këshilluar Jozin të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.

“A me e këshillu me qenë te varrimi? Jo, nuk do ta këshilloja të kishte qenë te varrimi sepse jemi persona mediatikë dhe nuk duhet të tërheqim vëmendjen me prezencën tonë, duhet t’i jepet vëmendje atij djali që ka humbur jetën”, arsyetoi G-Bani

The post G-Bani nuk e këshillon Jozin të shkojë në varrimin e vëllait të Gjestit, ja arsyeja appeared first on iconstyle.al.

“Nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind” - Reagime të shumta pas humbjes tragjike së vëllait të Gjestit

26 September 2025 at 18:33


Humbja e rëndë e Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka prekur jo vetëm familjen e tij, por edhe kolegë, miq dhe figura publike të shumta që kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjete sociale.

Në mesin e tyre kanë reaguar edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, disa prej tyre që kanë qenë në të njëjtin edicion me Gjestin, e disa të tjerë nga edicione të kaluara.

Kengetarja Iliriana Sadriu, e cila ishte pjesë e BBVK, ndau një fotografi me Gjestin dhe vëllain e tij, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe duke kërkuar që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.

Edhe Kader Kicaj reagoi me dhimbje të thellë, duke thënë se nuk kishte fjalë për këtë tragjedi dhe duke u shprehur pranë familjes me lutje dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, Loredana Brati, ish-banore e BBVA në të njëjtin edicion me Gjestin, shkroi se zemra i dhemb nga ky lajm i trishtë, duke u lutur që familja të ketë forcë për të kaluar këtë sprovë të madhe.

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të BBVA, Rozana Radi, e cila shprehu dhimbjen e saj duke thënë se nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind e një motër apo vëlla për një humbje të tillë, teksa i kërkoi Zotit t’i japë forcë Gjestit.

Edhe Shqipe Hysenaj, një tjetër ish-banore e BBVK, u shpreh e shokuar, duke thënë se nuk i kanë mbetur fjalë dhe se i vjen shumë keq për këtë tragjedi, duke i dërguar lutje e ngushëllime familjes.

Përveç tyre, edhe G Bani ndau një video në InstaStory ku i dha ngushëllimet e tij Gjestit dhe familjes, teksa bëri të ditur se kishte shtyrë publikimin e këngës së tij të re për nesër, duke theksuar se ishte e pakta që mund të bënte për respektin e kësaj humbjeje të madhe.

Një gjest të ngjashëm bëri edhe reperi Don Xhoni, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, projekti i tij muzikor që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për nesër në orën 18:00.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes së Gjestit, duke i uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Foto: Rozana Radi/Instagram

Foto: Don Xhoni/Instagram

Foto: Loredana Brati/Instagram

G Bani flet për momentin që u largua nga Big Brother për babanë e sëmurë: Ata kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time

9 September 2025 at 11:36

Në një live në TikTok, G Banit iu bë një pyetje në lidhje me një situatë që ndodhi në Big Brother VIP Albania 4.

Atij në një nga Prime-t iu kumtua se babai i tij ndodhet në spital dhe se për këtë duhet të largohet.

Ka qenë momenti kur moderatori Ledion Liço hyri brenda dhe ia dha lajmin e hidhur reperit.

“Kur të thanë për herë të dytë dil se ke një person të sëmurë, a ka qenë e vërtetë?”, ishte një pyetje në live që i është bërë në TikTok.

“Babai im ka qenë sëmurë, babai im ka qenë në spital me të gjitha ato që ka përshkruar drejtuesi i emisionit, por që ata që kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time që nuk duhej të ma kishin thënë në Prime por do më kishin thënë më parë, ajo është e vetmja gjë e sigurt”, u shpreh G Bani.

Tutje tha: “Nuk kanë pasur pse të presin Primen të më thonë në Prime, me më fut aty, G Bani në dhomë të rrëfimit, ke babanë sëmurë, ik”.

Tani G Bani ndër tjerash thotë se nuk duhej të ndodhte në këtë mënyrë. /Telegrafi/

 

The post G Bani flet për momentin që u largua nga Big Brother për babanë e sëmurë: Ata kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time appeared first on Telegrafi.

G Bani: S’më duan nëpër koncerte, jam shumë dobët

8 September 2025 at 17:59

Një moment interesant gjatë një transmetimi live në TikTok mes Kozakut dhe këngëtarit të njohur G-Bani ka ngjallur reagime të shumta nga fansat.

Gjatë bisedës, një nga ndjekësit i kërkoi Kozakut që t’i bënte G-Banit pyetjen se si po i shkonte me koncertet.

Pa hezituar, ai dha një përgjigje të hapur dhe pa dorashka.

 

“Shumë dobët, nuk më duan hiq. Nuk më do publiku i muzikës, nuk më do audienca”.

Me një ton nostalgjik, G-Bani kujtoi periudhën e dikurshme kur, sipas tij, ‘vlerësohej artisti’, ndërsa sot realiteti është krejt i ndryshëm dhe gjërat nuk janë më si më parë.

Nga ana tjetër, Kozaku u shpreh se kjo deklaratë ishte plotësisht e saktë dhe pasqyronte realisht gjendjen aktuale të tregut muzikor.

Në fund, për ta mbyllur diskutimin, G-Bani nuk nguroi të shtonte edhe një koment të prerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by G-BANI (@gbanik1ng)

“Më shumë lekë kam marrë nga reklamat, se sa nga koncertet”. /Telegrafi/

The post G Bani: S’më duan nëpër koncerte, jam shumë dobët appeared first on Telegrafi.

Koncert brenda qelive! G-Bani surprizon të burgosurit e Fushë-Krujës

By: gaze tare
28 August 2025 at 14:42

Reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, G-Bani, ka zgjedhur një skenë ndryshe për koncertin e tij të fundit: burgun e Fushë-Krujës.

Ai ka ndarë me ndjekësit foto nga momentet e veçanta, ku shfaqej së bashku me përfaqësues të institucionit dhe me Valbona Mhilli, të njohur nga shtëpia e BBV. Drejtori i Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale vlerësoi gjestin e tij, duke theksuar:

“Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që ka hyrë në një burg të Shqipërisë për të performuar.”

Nëpërmjet një postimi, reperi shprehu emocionet e përziera që përjetoi:

“Ishte një pritje dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Burgjeve, stafi i sigurisë dhe mbi të gjitha nga të burgosurit. U mundova t’u jap disa minuta arratisje nga realiteti i zymtë i qelive.”

Ai shtoi se pavarësisht suksesit të aktivitetit, atmosfera e ngarkuar nuk mund të shmangej:

“Kur koncerti mbyllet, disa shkojnë në shtëpi dhe të tjerë mbeten aty. Ky kontrast të lë pa fjalë.”

Ky veprim i G-Banit është pritur me shumë pozitivitet, duke e bërë atë artistin e parë që sjell muzikën brenda mureve të një burgu shqiptar. Pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’, G Bani ka hedhur në treg disa projekte muzikore.

The post Koncert brenda qelive! G-Bani surprizon të burgosurit e Fushë-Krujës appeared first on iconstyle.al.

G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze

By: D Marku
19 August 2025 at 12:45

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit në InstaStory.

Ai ndau një fotografi ku shfaqej pranë një vajze misterioze, duke lënë ndjekësit të spekulojnë mbi identitetin e saj.

Megjithëse postimi nuk përmbante detaje të tjera, pyetja që po bën xhiron në rrjet është nëse kjo vajzë mund të jetë partnerja e re e G Banit.

Fansat dhe ndjekësit e tij kanë filluar të komentojnë dhe të spekulojnë mbi marrëdhënien e mundshme, duke bërë që ky postim të bëhet një nga më të komentuarit e ditës.

Ndërkohë, G Bani po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë, për projekte të reja.

I njëjti mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka më shumë nga reperi për jetën private.

The post G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze appeared first on Albeu.com.

G-Bani zbulon prapaskenat me Top Channel: Jam jashtë loje. Marrëdhëniet nuk janë të mira

By: gaze tare
4 August 2025 at 15:43

G-Bani ka folur hapur në një intervistë per ‘Andale’ për marrëdhëniet e tensionuara me Top Channel, duke hedhur dritë mbi disa situata të pazakonta që kanë ndodhur pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

“Marrëdhëniet e Topit në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 gjëra që dyshoj pse janë të këqija,” tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një keqkuptim të vogël, por për një ftohje serioze.

Artisti tregoi se nuk është në listën e zezë të televizionit, por gjithsesi nuk është ftuar në evente të rëndësishme:

“Kur ishte finalja dhe prime-i pas Big-ut, unë nuk isha në listë të zezë, kishte njerëz që ishin… por nuk isha ftuar. Kush nuk ishte? Jozi dhe jo vetëm.”

Ai foli edhe për një turne të trupës së “Portokallisë”, ku ishte vetëofruar të merrte pjesë falas, por asnjëherë nuk mori konfirmim. “U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira.”

Në fund, G-Bani rrëfeu edhe një pendesë personale që lidhet me një postim në Instagram:

“Postova diçka që isha shumë i mërzitur me një njeri dhe ai postim më erdhi boomerang. Humba mundësinë të flas me dikë që tani nuk flas dot më.”

The post G-Bani zbulon prapaskenat me Top Channel: Jam jashtë loje. Marrëdhëniet nuk janë të mira appeared first on iconstyle.al.

G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

By: D Marku
1 August 2025 at 18:03

Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video të postuar së fundmi, artisti u shpreh se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që kanë nxitur reagime të forta në publik dhe sidomos nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.

Pas kësaj deklarate, organizatorët kanë bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se performanca e planifikuar e G Banit për mbrëmjen e nesërme është anuluar. Ata e konsideruan gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se nuk ka vend për qëndrime të tilla në një ngjarje që synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në reagimin e tyre, organizatorët nënvizuan se “Muaji i Mërgatës” është një festë që promovon vlerat e respektit, dashurisë për kulturën dhe përfshirjes, dhe çdo akt që bie ndesh me këto parime nuk tolerohet.

Vetë G Bani ka reaguar pas anulimit të koncertit duke sqaruar se komentet e tij ishin të drejtuara vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi. Megjithatë, për organizatorët e festivalit, kjo deklaratë nuk mjaftoi për të zbutur situatën.

The post G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok appeared first on Albeu.com.

G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas, zbulohet arsyeja/ FOTO

By: Ela
1 August 2025 at 11:02

Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video të postuar së fundmi, artisti u shpreh se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që kanë nxitur reagime të forta në publik dhe sidomos […]

The post G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas, zbulohet arsyeja/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

By: gaze tare
1 August 2025 at 10:51

Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video të postuar së fundmi, artisti u shpreh se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që kanë nxitur reagime të forta në publik dhe sidomos nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.

Pas kësaj deklarate, organizatorët kanë bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se performanca e planifikuar e G Banit për mbrëmjen e nesërme është anuluar. Ata e konsideruan gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se nuk ka vend për qëndrime të tilla në një ngjarje që synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në reagimin e tyre, organizatorët nënvizuan se “Muaji i Mërgatës” është një festë që promovon vlerat e respektit, dashurisë për kulturën dhe përfshirjes, dhe çdo akt që bie ndesh me këto parime nuk tolerohet.

Vetë G Bani ka reaguar pas anulimit të koncertit duke sqaruar se komentet e tij ishin të drejtuara vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi. Megjithatë, për organizatorët e festivalit, kjo deklaratë nuk mjaftoi për të zbutur situatën.

The post G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok appeared first on iconstyle.al.

❌
❌