Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Yll Limani flet për albumin e ri: Çlirim shpirtëror për këdo që mban emocione brenda

22 December 2025 at 17:30


Këngëtari Yll Limani ka folur hapur për prapaskenat dhe emocionet që fshihen pas albumit të tij më të ri, gjatë një interviste në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai theksoi se muzika për të nuk është vetëm art, por një mënyrë për t’u çliruar emocionalisht dhe për t’u lidhur sinqerisht me dëgjuesit.

Sipas Limanit, këngët e tij synojnë t’u shërbejnë njerëzve në momentet kur ndihen të mbingarkuar emocionalisht.

- YouTube www.youtube.com

Vëmendje të veçantë mori kënga “Kthem”, e cila është përfshirë e fundit në album dhe i kushtohet mërgimtarëve.

Ylli rrëfeu se fillimisht kishte dilema për ta publikuar, nga frika se mos interpretohej si një përpjekje për të fituar simpati nga diaspora.

- YouTube www.youtube.com

Këngëtari theksoi se puna në album për të ka qenë një proces i ngjashëm me një seancë psikologjike, duke e përshkruar si një pastrim të brendshëm dhe një përballje me ndjenjat personale.

Në këtë frymë, Limani shpjegoi edhe mesazhin e albumit “Thirrëm sot ose nesër”, i cili fton njerëzit të jenë më të sinqertë me emocionet dhe më të afërt me njëri-tjetrin.

- YouTube www.youtube.com

Ylli ndërkaq vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur e më të suksesshëm në muzikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Before yesterdayMain stream

Kanita publikon këngën e re “Du Ty”

20 December 2025 at 21:02


Këngëtarja, Kanita, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Du Ty”, i cili është pritur me reagime shumë pozitive nga publiku dhe ndjekësit e saj.

Kënga është publikuar së bashku me videoklipin zyrtar, ku Kanita shfaqet tejet elegante dhe me një stil të rafinuar, duke tërhequr vëmendjen që në pamjet e para.

Kanita/YouTube

“Du Ty” vjen si një projekt që nxjerr në pah vokalin karakteristik të artistes, ndërsa interpretimi i saj i ndjerë dhe melodia e ëmbël e bëjnë këngën lehtësisht të pëlqyeshme për dëgjuesit.

Kanita vijon të dëshmojë edhe një herë se zëri i saj i veçantë mbetet një nga pikat më të forta që e dallon në skenën muzikore.

Me këtë publikim të ri, këngëtarja konfirmon vazhdimësinë e saj artistike dhe marrëdhënien e ngushtë me publikun, i cili duket se e ka mirëpritur menjëherë këngën e re. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Tayna publikon këngën e re "Diamond" për ditëlindjen e 29-të

14 December 2025 at 21:01


Rap-artistja shqiptare, Tayna, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen e 29-të.

Me këtë rast në këtë ditë speciale, ajo ka publikuar një këngë të re të titulluar "Diamond".

Projekti vjen i kompletuar edhe me videoklip, me paraqitje të mahnitshme nga artistja.

Foto: YouTube

Teksti dhe melodia e këtij projekti u bë nga Tayna me producim nga Avram e Mixey.

Për videon që tani ndodhet në platformën YouTube u përkujdes, Basement.

Foto: YouTube

Doruntina Shala (emri i vërtetë) edhe këtë herë vjen me stil e me interpretim të veçantë.

Besohet që edhe kënga do të pëlqehet e do të ketë suksesin e merituar nga publiku. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dafina Zeqiri publikon këngën e re "Merri"

11 December 2025 at 20:00


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Merri”, i shoqëruar me klip.

Ky projekt vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje nga fansat, të cilët mezi po prisnin materiale të reja nga artistja.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Dafina në bashkëpunim me Rron Krasniqin.

Foto: YouTube

Për producimin e këngës kanë punuar Rzon, Egzon dhe Deard Sylejmani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të krijuar një tingull modern dhe cilësor, që përshtatet me stilin e Zeqirit.

Videoja muzikore, e realizuar nga Sekuencë, sjell imazhe tërheqëse dhe estetikë të veçantë, duke reflektuar atmosferën dhe emocionet e këngës.

Foto: YouTube

Ky projekt pritet të bëhet një hit i ri dhe të fuqizojë edhe më shumë pozicionin e Dafinës si një nga artistet më të dashura dhe me ndikim në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.

E njëjta do të mbajë koncert më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Blero 'kapet mat' me të dashurën e re

10 December 2025 at 22:57


Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale.

Faqja e njohur e instagramit, “Artistet shqiptare”, e kanë kapur këngëtarin gjatë një eventi, teksa shfaqej në shoqërinë e të dashurës së tij të re.

Dyshja dukej se po e shijonte atmosferën festive, ndërsa Blero qëndronte pranë partneres, duke treguar qartë afrimitetin dhe harmoninë mes tyre.

Fansat dhe ndjekësit i kanë uruar çiftit të ri që të kalojnë vetëm ditë të lumtura dhe momente të veçanta së bashku, ndërsa publikimi ka shkaktuar komente të shumta dhe reagime pozitive në rrjetet sociale.

Përndryshe, këngëtari nga Mitrovica kaqenë shumë i përfolur për lidhjet e tij në të kaluarën, shumica prej të cilave janë bërë publike. /Telegrafi/

“Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra”, Kreshnik Gjergji paralajmeron një koncert që do të sjellë emocione të forta

9 December 2025 at 14:27


Koncerti madhështor i Dafina Zeqirit që do të mbahet më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë ka hyrë tashmë në fazën e përgatitjeve intensive, dhe këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Ai ka publikuar në InstaStory një video të Dafinës teksa po ushtron vokalet para performancës së shumëpritur.

Në videon që ai ndau me ndjekësit, Dafina dëgjohet duke kënduar një nga këngët e saj më të vjetra, duke krijuar menjëherë nostalgji tek fansat.

Dafina Zeqiri/InstaStory

Kreshniku shoqëroi postimin me një mbishkrim që mori vëmendjen e të gjithëve: “Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra për të dyja shfaqjet dhe ju do ta përjetoni të gjithë atë epokë".

Ky koment i tij la të kuptohej se Dafina po përgatitet të sjellë një performancë të fuqishme, emocionale dhe të paharrueshme në dy netët e koncertit.

Eventi pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë e fundvitit në kryeqytet, ndërsa fansat tashmë janë të entuziazmuar për të dëgjuar live hitet e saj të njohura.

Dafina, e cila në skenën shqiptare ka qenë gjithmonë unike për stilin, vokalin dhe energjinë e saj, duket se po përgatitet të dhurojë dy netë spektakolare që do të mbahen mend gjatë. /Telegrafi/


Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri ndan momente të ëmbla familjare: Këngëtarja shijon ditët si nënë, ndërsa po përgatit edhe koncertin e radhës

6 December 2025 at 19:36


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar së fundi disa fotografi të veçanta nga përditshmëria e saj, duke ndarë me ndjekësit momente të ngrohta familjare.

Në postimin e saj, ajo shkroi thjesht: “Jeta”, duke lënë të kuptohet se faza e re si nënë po i sjell emocionet dhe lumturinë më të madhe të mundshme.

Në imazhe shihet artistja e shtrirë pranë foshnjës, duke reflektuar qetësi dhe afeksion. Në një tjetër fotografi paraqitet partneri i saj, Kreshniku, teksa mban beben në krahë.

Dafina Zeqiri/Instagram

Pjesë e postimit ishin edhe disa çaste të tjera nga rutina e këngëtares, duke dëshmuar jetën e saj të balancuar mes familjes dhe angazhimeve profesionale.

Megjithëse ka pak kohë që është bërë nënë, Dafina i është rikthyer menjëherë ritmit të saj artistik.

Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja tashmë është duke punuar për përgatitjen e një koncerti, duke dëshmuar edhe një herë energjinë dhe dedikimin e saj të zakonshëm.

Fansat e kanë përshëndetur këtë fazë të re të jetës së saj, duke e mbështetur si në rolin e nënës, ashtu edhe në karrierën muzikore. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Genci vjen me projektin e ri muzikor “Pse na dy”

3 December 2025 at 22:50


Artisti Genci vazhdon të dëshmojë se muzika mbetet pasioni i tij më i madh. Së fundmi, ai ka publikuar këngën e tij më të re, një projekt që shpreh ndjenja dhe pyetje të thella përmes një rrëfimi muzikor të drejtpërdrejtë: “Pse na dy”.

Kënga është lansuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, ku brenda pak kohësh ka nisur të marrë reagime pozitive nga ndjekësit. Projekti mbart një atmosferë të veçantë, duke kombinuar vokalin e Gencit me një prodhim profesional.

Pas pjesës muzikore qëndron producenti ERO, i cili ka realizuar instrumentalin dhe të gjithë prodhimin muzikor të këngës. Bashkëpunimi i tyre ka sjellë një tingull modern, emocional dhe të kuruar në detaje.

- YouTube youtu.be

“Pse na dy” është finalizuar edhe me videoklip, i realizuar nga Spotlight, duke e kompletuar kështu projektin me një vizual artistik që përforcon mesazhin dhe emocionin e këngës.

Me këtë publikim, Genci dëshmon edhe një herë se mbetet i përkushtuar ndaj muzikës dhe se vazhdon të sjellë projekte të reja për publikun e tij. Fansat tashmë presin se çfarë surprize do të sjellë artisti në vazhdim. /Telegrafi/

Yll Limani paralajmëron këngën e parë të albumit të tij të dytë - zbulon edhe datën

1 December 2025 at 20:00


Yll Limani ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e epokës së re muzikore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari njoftoi se kënga e parë e albumit të tij të dytë e titulluar “Era”, do të publikohet më 4 dhjetor.

Artisti ndau me fansat edhe emocionin personal që lidhet me këtë projekt.“‘Era’ – kanga e pare e albumit tem të dytë del me datën 04/12. Me këtë kangë ja ka nis me marrë frymë për herë të parë ky album i ri, momenti prej të cilit krejt kjo histori ja ka nis mu shkru", tha ai.

Tutje theksoi: "Faleminderit krejt juve që keni besu në mu gjatë kësaj rruge… albumi i dytë rrugës".

Ky postim ka shpërthyer menjëherë në reagime, me fansat që shprehin entuziazmin për projektin “TSN”, të cilin Ylli e ka paralajmëruar prej kohësh.

Albumi i tij i dytë pritet të jetë një nga prurjet më të rëndësishme të fundvitit, duke premtuar tinguj të rinj dhe tekste të ndjera që karakterizojnë stilin e tij unik.

Fansat tashmë numërojnë ditët deri më 4 dhjetor, kur “Era” do të hapë zyrtarisht kapitullin e ri të Limanit. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri publikon këngën e re "Dashninë e vjetër"

1 December 2025 at 17:30


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dashninë e vjetër”.

Kënga mban firmën e vet artistes në tekst, së bashku me Indrit Doden dhe Rron Kain, ndërsa producimi është realizuar nga Twix.

Kjo këngë tashmë është publikuar e plotë në YouTube dhe po pritet me interes nga fansat e saj, të cilët prej kohësh kanë kërkuar materiale të reja nga Dafina.

Foto: YouTube

Përveç lansimit të këngës, artistja ka paralajmëruar edhe një rikthim madhështor në skenë.

Më 25 dhjetor, Zeqiri do të mbajë një koncert special, i cili pritet të jetë një nga eventet më të mëdha të fundvitit për publikun shqiptar.

Fansat e saj tashmë janë entuziastë për projektet e reja dhe për surprizat që Dafina ka paralajmëruar për këtë sezon festiv.

Edhe pas shumë vitesh, po vazhdon të jetë në formë dhe me përplot hite. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Sulmohet me eksploziv njëra nga shtëpitë e Azetit në Gjermani, reagon reperi

29 November 2025 at 15:44


Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar publikisht pas raportimeve të mediave gjermane, të cilat shkruanin se një pajisje shpërthyese kishte shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, objekt që figuron në pronësi të artistit.

Lajmi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publikun, pasi shpërthimi u raportua si i dyshimtë. Mirëpo, Azet vendosi t’i japë fund spekulimeve me një deklaratë të qartë në llogarinë e tij në Instagram.

Në reagimin e tij, reperi sqaroi se nuk ka qenë objektiv i ndonjë atentati, duke theksuar se ngjarja nuk lidhet aspak me të personalisht: “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”.

Foto: Azet/InstaStory

Azet gjithashtu bëri të ditur se ai zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga objektet e tij, pa qenë vendi i tij i banimit.

Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Reagimi i shpejtë i reperit ka qetësuar fansat, të cilët menjëherë pas lajmit kishin shprehur shqetësim në rrjete sociale. /Telegrafi/

Ramush Haradinaj publikon videon e para shumë viteve, ku Adriana Matoshi dhe plot yje të tjerë të estradës kërkonin drejtësi për të

29 November 2025 at 15:03


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar sot në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një video arkivore, të realizuar shumë vite më parë nga regjisori Blerim Gjoci – një material që aso kohe kishte shërbyer si kampanjë sensibilizuese në mbështetje të Haradinajt, i cili po përballej me gjykim në Hagë.

Videoja përmbledhëse, e cila u shpërnda gjerësisht në atë periudhë, kishte mbledhur rreth vetes disa nga artistët më të njohur të estradës shqiptare. Mes tyre shihen emra të tillë si Dafina Zeqiri, Getoar Selimi, Tuna, Vesa Luma, Jehona Sopi, Ramadan Krasniqi, Labinot Tahiri, Shpat Kasapi e shumë të tjerë. Të gjithë ata, në një zë, i thoshin “Jo” padrejtësisë, duke kërkuar lirinë dhe drejtësinë për Haradinajn.

Ajo që e bën edhe më domethënëse rikthimin e kësaj videoje është fakti se pjesë e saj është edhe aktorja Adriana Matoshi, e cila sot është kolege e Haradinajt në Kuvendin e Kosovës, ku shërben si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin e dytë. Aso kohe artiste që ngrinte zërin për drejtësi – sot ligjvënëse që punon brenda institucioneve.

Në mesin e artistëve që shprehnin mbështetjen e hapur ishte edhe i ndjeri Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tri ditë më parë. Siç duket, pikërisht humbja e këngëtarit ka qenë një nga arsyet që e ka shtyrë Haradinajn ta rikthejë këtë video pas shumë vitesh, si një formë nderimi dhe rikujtimi për kontributin e tij.

Në shoqërim të videos, Haradinaj ka shkruar: “Populli shqiptar, të gjitha shtresat e tij pa dallim, besuan! Mirënjohje e përjetshme të gjithë atyre që ngritën zërin dhe i thanë JO padrejtësisë. I mbaj në kujtesë e zemër njerëzit e vullnetit të mirë që përmes kampanjave të ndryshme u bashkuan rreth kauzës për dritë, drejtësi e liri”.

Pamjet historike përfshijnë edhe fytyra të tjera të njohura të artit e politikës së sotme. Në video shfaqet këngëtari dhe ish-deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, si dhe këngëtarja Adelina Thaçi, e cila së fundi është bashkuar me radhët e LDK-së.

Rikthimi i kësaj videoje ka ngjallur emocione të forta në publik, duke kujtuar një periudhë të tensionuar të historisë së re të Kosovës – por edhe momentet e unitetit të rrallë mes artistëve dhe qytetarëve në kërkim të drejtësisë. /Telegrafi/

Ishte në Itali - detaje nga vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi

26 November 2025 at 12:45


Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, vdiq pas një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare.

Kështu ka konfirmuar miku i ngushtë i tij, aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Rezart Vleshenja.

Sipas tij, artisti ishte bashkë me ish-gruan në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tyre, i cili shpesh është dërguar atje.

Foto: YouTube

Ai njoftoi se e para që pa Shpatin pa shenja jete, ishte Selvija, ish-bashkëshortja.

“Mbajta veten shumë. Nuk ma merrte mendja. Ai në fakt në Itali ka qenë për dy arsye dhe për djalin, ka një problem. Atje ka shkuar edhe për kurimin e tij bashkë me ish-gruan. Shpatit i ka ndodhur në dhomën kur ka hyrë dhe Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”.

“Që të flisja unë për Shpatin nuk do ma merrte mendja. Në këto momente duhet ta falënderojmë për momentet e bukura që na ka dhënë”.

“Jam rritur me të. Që kur kemi qenë të vegjël kemi qenë në aktivitete kulturore kudo. Kemi pasur lidhje familjare shumë të mirë. Nuk e di çfarë gjendje do jenë familjarët”, tha aktori në një intervistë për Top Channel.

- YouTube www.youtube.com

Më tej, tha se artisti nuk ka pasur probleme shëndetësore, por shtoi se ataku në zemër mund t’i ketë ardhur edhe nga gjenetika, pasi edhe babai i këngëtarit pati vdekur në mënyrën të tillë.

“Jo, nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ka qenë diçka e familjes, gjenetike sepse edhe babai i Shpatit vdiq nga ataku në zemër.

Ai ka pasur shëndet të mirë këto vitet e fundit, zgjidhte edhe ushqimin, bënte kontrolle të rregullta, me sa duket edhe trupi mbase e ndien vet dhe Shpatit i ndodhi kjo që nuk do ma merrte mendja”.

“Para dy ditësh fola me të, folëm katër herë brenda asaj dite, një nga planet ishte që kishte bërë me Lori Hoxhën për të qenë në Big Brother VIP, por ja që nuk ishte e shkruar”. /Telegrafi/

Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

26 November 2025 at 09:48


Ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, kanë raportuar mediat shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Sipas asaj që është thënë deri më tani, Kasapi ka pësuar sulm në zemër.

Artisti i njohur vdiq në moshën 40-vjeçare.

Foto: Instagram

Kasapi u lind më 1 maj 1985 në Tetovë.

Karrierën e ka nisur në fillim të viteve 2000.

Ai ka lënë pas një karrierë të gjatë e me hite të shumta si: “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” etj.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka marrë vëmendje me paraqitjen e tij në skenë dhe për afrimitetin e madh me publikun.


I ndjeri kishte një djalë me ish-bashkëshorten e tij, Selvije Jao. /Telegrafi/

Butrint Imeri njofton albumin e ri në një formë të veçantë

23 November 2025 at 20:45


Butrint Imeri ka konfirmuar se është duke përgatitur albumin e tij më të ri, duke e paralajmëruar me një video simbolike që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Në klip, që duket si një skenë në Hënë, një astronaut mban një flamur ku shkruhet qartë “Albumi po vjen".

Fansat menjëherë kanë filluar të komentojnë dhe të shpërndajnë videon, duke shprehur padurim për projektin e ri.

Edhe pse Butrinti nuk ka zbuluar datën e saktë të publikimit apo detaje mbi përmbajtjen, fakti që ai flet për album e bën këtë paralajmërim një nga veprimet më të rëndësishme të tij kohët e fundit.

Fansat po presin me entuziazëm çdo informacion të ri, ndërsa Butrinti vazhdon me strategjinë e tij të mistershme të komunikimit.

Albumi pritet të jetë një nga lansimet më të mëdha të këtij viti në muzikën shqiptare, duke marrë parasysh suksesin dhe ndikimin që Imeri gëzon.

Ky paralajmërin, në formë të veçantë, tregon se artisti në fjalë vazhdon të sjell gjëra më ndryshe e larg të tjerëve. /Telegrafi/

Gjyshi i mbeti i paralizuar, Getinjo: Kënaquni se shpejt vjen një moment kur nuk kthehesh më

20 November 2025 at 22:21


Reperi i njohur, Getinjo, ka prekur ndjekësit me disa postime që i ka ndarë në rrjete sociale.

Ai ka treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, duke mbetur gjysmë i paralizuar.

Në postimin e parë, shkruan se gjyshi, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm një fjalë në letër, “Ndihmë”.

Foto: Instagram

“Zoti i ndihmoftë”, përfundon ai, duke shtuar edhe dy zemra të kuqe në shenjë dashurie e dhimbjeje.

Në vijim, Getinjo sjell edhe një reflektim të gjatë lidhur me forcën dhe vullnetin e jetës që ai sheh te njeriu i moshuar 85-vjeçar.

Foto: Instagram

Artisti thekson se pavarësisht moshës dhe vështirësive, gjyshi vazhdon të kërkojë ndihmë dhe të luftojë për të jetuar.

“Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe dy djemtë e vet ende e don jetën, ende lyp ndihmë, ka qejf hala me jetu, të kallxon sa e ëmbël është jeta", shkruan reperi.

Foto: Instagram

Ai shpreh keqardhje që shumë njerëz të rinj e shohin jetën si të rëndë dhe nuk dinë ta vlerësojnë.

Ndërsa me një mesazh motivues, Getinjo u drejtohet ndjekësve: “Kënaquni se shpejt vjen një moment kur nuk kthehesh më". /Telegrafi/

Art publikon këngën e re "Guns N Roses"

20 November 2025 at 21:16


Artisti shqiptar, Art, ka sjellë një projekt të ri muzikor me titull “Guns N Roses”, i cili tashmë është publikuar dhe është i disponueshëm për publikun në YouTube.

Kënga vjen me një stil të veçantë, që kombinon elemente moderne dhe reflekton identitetin muzikor të artistit.

Fansat e tij e kanë mirëpritur menjëherë projektin e ri, duke komentuar pozitivisht energjinë dhe ritmin e këngës.

Foto: YouTube

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Art, ndërsa për cilësinë zanore të projektit është kujdesur Richart's Music, që ka realizuar miksimin dhe masterizimin e këngës, duke i dhënë asaj një tingull profesional dhe të pastër.

Kënga tashmë mund të ndiqet në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, ku fansat mund të shijojnë jo vetëm muzikën, por edhe energjinë vizuale që e shoqëron.

Foto: YouTube

Art vazhdon të afirmohet si një ndër artistët shqiptarë më premtues dhe kreativë të skenës muzikore, duke shtuar një tjetër hit në repertorin e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com


Majk, MC Kresha dhe Gjiko vijnë me këngën e re "Gotat nalt"

20 November 2025 at 18:41


Majk, MC Kresha dhe Gjiko kanë bashkuar forcat për publikimin e këngës së tyre më të re me titull “Gotat Nalt”.

Ky projekt i shumëpritur ka sjellë menjëherë reagime pozitive nga fansat, të cilët kanë mirëpritur rikthimin e kësaj tresheje të fuqishme të skenës muzikore.

Kënga është publikuar e plotë, e shoqëruar edhe me videoklip profesional.

Foto: YouTube

Artistët njihen për bashkëpunimet hit dhe duket se “Gotat Nalt” synon të vazhdojë këtë traditë.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Majk, MC Kresha dhe Gjiko, të cilët shpesh i japin projekteve të tyre një stil unik, të dallueshëm për publikun shqiptar.

Foto: YouTube

Për aspektin teknik dhe cilësinë zanore është kujdesur BigBang, i cili ka realizuar miksimin profesional të këngës, duke ruajtur stilin urban dhe karakteristik të artistëve.

Videoklipi, i cili e kompleton këtë projekt, është xhiruar dhe montuar nga ekipi kreativ i Unicut.

Foto: YouTube

Majk, MC Kresha dhe Gjiko kanë shtuar edhe një hit tjetër në repertorin e tyre, duke e nisur këtë sezon muzikor me një projekt që pritet të shndërrohet shpejt në një nga këngët më të dëgjuara. /Telegrafi/

MAJK × MC KRESHA × GJIKO - GOTAT NALT www.youtube.com

Era Istrefi shfaqet mahnitëse, nxit​ dyshime për projekt të ri

14 November 2025 at 13:16


Era Istrefi ka befasuar ndjekësit me dy paraqitje të fuqishme dhe tejet glamuroze, të cilat i publikoi së fundmi në rrjete sociale.

Fotografitë duken qartë se janë bërë në një ambient studiosh, duke ngritur dyshime se këto mund të jenë prapaskena nga një projekt i ri muzikor apo vizual.

Në paraqitjen e parë, Era shfaqet me një fustan të zi elegant, me një prerje të theksuar anësore që thekson siluetën e saj dhe i jep një pamje moderne e provokuese.

Era Istrefi/Instagram

Flokët i ka të stiluar në valë, ndërsa grimi është i sofistikuar, me tone neutrale dhe theks te sytë dhe buzët.

Në setin e dytë të fotografive, këngëtarja shfaqet me një fustan ngjyrë të kaltër të çelët dhe detaje të tejdukshme që krijojnë një estetikë eterike.

Era Istrefi/Instagram

Pozat e saj brenda një strukture rrethore prej betoni janë artistike dhe moderne, duke reflektuar dritën e artë të diellit që e ndriçon në mënyrë perfekte.

Dy paraqitjet e reja të Erës sugjerojnë se ajo është në përgatitje e sipër të diçkaje të madhe ndoshta videoklip, xhirime projekti, duke i bërë fansat edhe më kuriozë për lëvizjen e radhës së artistes. /Telegrafi/

Era Istrefi/Instagram

Era Istrefi/Instagram

Era Istrefi/Instagram

Alban Skënderaj dhe Capital T lansojnë këngën e re “Fryma e fundit”

13 November 2025 at 20:35


Alban Skënderaj dhe Capital T kanë lansuar sot (e enjte), këngën e tyre më të re me titull “Fryma e fundit”.

Teksti dhe muzika janë krijuar nga vet artistët në bashkëpunim me Tonic dhe Denk, duke sjellë një kombinim të veçantë të stilit të tyre muzikor.

Producimi i këngës është realizuar gjithashtu nga Tonic dhe Denk, duke i dhënë asaj një tingull modern dhe ritmik që pritet të pëlqehet gjerësisht.

Foto: YouTube

Videoklipi shoqërues është realizuar nga Aveny dhe përmban imazhe që reflektojnë mesazhin dhe emocionet e këngës, duke e bërë përvojën vizuale po aq tërheqëse sa edhe muzikore.

Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube, ku fansat mund ta shijojnë menjëherë dhe të ndajnë përshtypjet e tyre.

Foto: YouTube

Ky bashkëpunim mes dy artistëve të njohur vjen pas suksesit të projekteve të tyre të mëparshme dhe pritet të tërheqë vëmendje.

“Fryma e fundit” shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e Skënderajt dhe Capital T, duke konsoliduar vendin e tyre si artistë kryesorë të skenës shqiptare. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌