Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

"E shkuara ime është e vdekur", Bes Kallaku befason me deklaratën

14 December 2025 at 19:20


Aktori shqiptar, Bes Kallaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste me Grida Dumën.

Ai ka folur hapur për jetën dhe karrierën, përfshirë edhe divorcin nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Komediani theksoi se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht te e tashmja dhe te rruga që po ndërton sot.

Foto: YouTube

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, u shpreh Kallaku.

Gjatë bisedës, ka folur edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë, duke nënvizuar se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën mënyrë.

Kallaku theksoi se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët, prindërit dhe besimi te Zoti.

“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?”, shtoi mes tjerash.

- YouTube www.youtube.com

Besi dhe Xhensila janë ndarë që një kohë, ndonëse historia e tyre gjithmonë zgjon kureshtje. /Telegrafi/

“E shkuara ime ka vdekur”, Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn

By: Ela
13 December 2025 at 19:47

Bes Kallaku, i ftuar në një intervistë me Grida Dumën, foli hapur për kapitujt e mbyllur të jetës së tij, përfshirë edhe divorcin me Xhensila Myrtezajn, një temë që vijon të ngjallë interes. Kallaku u shpreh se e shkuara për të është një histori e mbyllur. Ai theksoi se është i përqendruar te e tashmja […]

The post “E shkuara ime ka vdekur”, Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn appeared first on BoldNews.al.

Pagesa deri në 60 mijë euro, kush janë këngëtaret më të paguara

By: V K
8 November 2025 at 13:26

Tregu muzikor ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pikërisht për shkak të tarifave të larta që artistët kanë në netët e tyre live.

Herë pas here, kemi shkruar për çmimet që emrat më në zë marrin, por edhe për ulje-ngritjet që pësojnë në karrierën e tyre, çfarë edhe përkthehet në tarifa që shpeshherë edhe lëvizin.

Këtë herë ka qenë një deklaratë e një menaxheri, që prej vitesh merret me tregun muzikorë, çfarë ka trazuar sërish ujërat.

Në një intervistë, Xhani zbuloi çmimin më të lartë të paguar për një artist në një natë dhe se si paraqitet tregu aktualisht.

“Një artist është një herë në muaj në klub, pasi më shpesh konsumohet imazhi. Pagesa e artistëve është personale. Unë bëj marrëveshjen, por shifra është personale. Çfarë dalin janë manipulime. Ka artistë që marrin më shumë nga sa meritojnë. Ka artistë që nuk e meritojnë vlerën që marrin. Në klub zakonisht nuk përdoret live është më shumë playback. Për muajin e Ramazanit i përgjysmojmë shfaqjet dhe artistët e përgjysmojnë çmimin. Viti i ri dyfishon çmimet. Shifra më e lartë që kemi paguar ka qenë 60 mijë euro për një natë. Të gjithë artistët janë me deklarime dhe artistja i ka marrë në një natë. Në rast festash, klubi i nxjerr fitimet ndërsa kur futet dhe konkurrenca në mes është problem. E premtja dhe e shtuna është fokusi”, – u shpreh ai.

E natyrisht që i gjithë kurioziteti shkon për emrin e artistes që është paguar kaq shumë. Kujtojmë se këngëtarja më e kërkuar për sezonin veror që sapo lamë pas ka qenë Xhensila Myrtezaj.

Artistja, e cila duhet thënë ka pasur një sezon tërësisht të zënë, ishte edhe ajo që mbajti fronin si më e paguara.

Në tarifat që kemi shkruar më herët, një koncert i saj shkon deri në shumën e 15 mijë euro brenda Shqipërisë dhe ka pasur raste deri në dyfishin e kësaj shume jashtë vendit.

Një tjetër artiste shumë e paguar është edhe Dafina Zeqiri, ku ndonëse përgjatë sezonit veror nuk ishte e pranishme, përgjatë dimrit edhe tarifat e saj ishin në shuma që kapnin vlerat e 10 mijë euro.

Duket se shuma prej 60 mijë euro që menaxheri flet i përket një nate të rëndësishme feste. Ai u ndal edhe te personazhi që po bën shumë zhurmë aktualisht.

“Finem më ka surprizuar shumë, ku në një dalje publike, pati zhurmë shumë të madhe dhe një talent shumë i madh. Një zhurmë shumë e madhe, u surprizova për mirë. Sot nga artistët e rinj, Finemi është zhurma më e madhe. Edhe pse nuk e kam në menaxhim, por më ka surprizuar dhe ka punuar fort”, – u shpreh menaxheri.

 

The post Pagesa deri në 60 mijë euro, kush janë këngëtaret më të paguara appeared first on Albeu.com.

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

By: gaze tare
23 October 2025 at 10:34

Pas publikimit të këngës së re nga Ledri Vula, një nga reagimet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj. Ajo ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.

Ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”. Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.

Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër. Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.

Spekulimet për një romancë mes tyre janë ushqyer nga mediat rozë dhe rrjetet sociale, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që e vërteton këtë. Të dy artistët kanë zgjedhur të përqendrohen në projektet muzikore dhe në bashkëpunimet që po rezultojnë shumë të suksesshme.

Mbështetja e Xhensilës për Ledrin pas këngës së re vjen si një tregues i mirë i marrëdhënies profesionale dhe respektit mes tyre, duke treguar se fokusimi i tyre mbetet puna dhe muzika.

The post Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet! appeared first on iconstyle.al.

Sara Hoxha flet për herë të parë mbi thashethemet për lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës

30 September 2025 at 23:33


Sara Hoxha ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat që qarkulluan në media për një lidhje të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar njësoj si publiku dhe nuk i takon as t’i mohojë e as t’i konfirmojë ato.

Ajo tha: "Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit".

- YouTube youtu.be

Sara shtoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia me Ledrin funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët. "Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka", tha ajo.

Ky reagim tregon qartë se fokus i saj mbetet mirëqenia e vajzës dhe ruajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme me babain e saj, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në media. /Telegrafi/

Hijeshia plot sakrifica! Dora e çarë, çfarë i ka ndodhur Xhensila Myrtezajt?!

By: M C
16 September 2025 at 18:59

Instruktorja e palestrës së Xhensila Myrtezajt ka postuar në insta story një foto në të cilën duket një lëndim që ka përsuar këngëtarja gjatë stërvitjes së saj në palestër.

“Asgjë serioze, gjëra që ndodhin”, ka shkruar instruktorja Elvira Ceta, dhe ka “bërë tag” Xhensilën.

Xhensila Myrtezaj shpesh ka rënë në sy për pamjen e hijshme dhe faktin që është gjithmonë në formë, edhe pas lindjes së dy fëmijëve të saj Ajka dhe Amen. Me sa duket këngëtarja punon fort për të ruajtur pamjen aq të bukur që u “bie në sy” të gjithëve.

The post Hijeshia plot sakrifica! Dora e çarë, çfarë i ka ndodhur Xhensila Myrtezajt?! appeared first on Albeu.com.

Xhensila Myrtezaj shijon pushimet me fëmijët në Barcelonë: Faleminderit Zot

11 September 2025 at 22:19


Pas muajsh të mbushur me koncerte dhe angazhime muzikore, këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka vendosur të marrë një pauzë për t’iu dedikuar familjes dhe relaksit.

Destinacioni i saj këtë herë është Barcelona, një nga qytetet më të bukura dhe më të vizituara të Spanjës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Xhensila shihet e lumtur pranë dy fëmijëve të saj, Ajkës dhe Amenit, ndërsa të tre shfaqen duke shijuar kohën së bashku.

Foto: Instagram

Krahas pamjeve, këngëtarja ka zgjedhur një përshkrim të thjeshtë, por me shumë domethënie: “Faleminderit Zot”.

Këngëtarja, e cila ka vite që është ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, tashmë është e ndarë nga aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijët.

Edhe pse ndarja e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, Xhensila duket e fokusuar tek jeta e saj personale dhe tek roli si nënë, duke treguar se fëmijët mbeten prioriteti i saj kryesor.

Pushimet e saj në Barcelonë kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë mbushur me komente pozitive. /Telegrafi/

Ledri dhe Xhensila vijnë me “Let pe lun”

16 July 2025 at 16:35

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor.

“Let pe lun” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dyshja, më të përfolur të momentit, kanë mahnitur me paraqitjen në videoklip.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet Vula bashkë me Elinel me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Videoja i është besuar ‘Supercut Studio’ nën drejtimin e Besian Durmishit.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga vjen pas suksesit të duetit të tyre “Ma kthe” që ka grumbulluar mbi 13 milionë klikime në YouTube.

Besohet që edhe ky projekt i tyre do të korrë suksese të mëdha dhe reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive. /Telegrafi/

The post Ledri dhe Xhensila vijnë me “Let pe lun” appeared first on Telegrafi.

“Kemi shumë kimi”/ Pasi u publikuan fotot e tyre, Ledri flet për raportin me Xhensilën

By: gaze tare
13 July 2025 at 11:51

Ledri Vula ka folur për herë të parë mbi lajmet dhe fotot (lexo këtu) që qarkullojnë kohët e fundit për një afrim mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, reperi nuk e mohoi afrimitetin me Xhensilën, madje la të kuptohet se mes tyre ka më shumë se sa një bashkëpunim muzikor.

“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip,” tha Ledri, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e ndërtuar mbi ndjenjë, mirëkuptim dhe pasion për muzikën. Edhe pse nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për një lidhje romantike, ai nuk e përjashtoi as këtë mundësi.

Kur u pyet nëse një lidhje mes tyre mund të funksiononte jashtë studios, Ledri u shpreh me bindje:

“Po, normal që po. Mendoj se do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo një të kaluar, kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, dashuria mund gjithçka.”

Reperi ndau edhe arsyet pse e vlerëson Xhensilën si person dhe si artiste:

“Kemi pas një gjuhë të përbashkët, sepse të dy kemi histori të ngjashme. Ka qenë shumë natyrshëm me komuniku. Më pëlqen si artiste dhe më pëlqen të rri me njerëz që e duan muzikën dhe punojnë me pasion.”

The post “Kemi shumë kimi”/ Pasi u publikuan fotot e tyre, Ledri flet për raportin me Xhensilën appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj

By: M C
10 July 2025 at 19:22

Postimi i fundit në Instagram i këngëtares, Xhensila Myrtezaj, është bërë viral, pasi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët aludojnë se mes saj dhe reperit Ledri Vula ka një romancë.

Siç duket edhe në videon e postuar, këngëtarja ka publikuar një fragment nga bashkëpunimi i tyre i radhës.

Xhensila e ka shoqëruar postimin me një urim për teksa këngëtarin, pasi Ledri Vula feston sot 39-vjetorin.

Ky i fundit i është përgjigjur Xhensilës, duke e falënderuar për postimin.

Kaq është dashur që ndjekësit të përforcojnë aludimet e tyre se mes çifti ka një lidhje romantike.

Disa ditë më parë mediat ‘Anabel’ publikoi foto të Ledrit dhe Xhensilës në Ibiza mes miqsh.

Në njërën prej tyre, çifti shihej shumë pranë njëri-tjetrit. Në njërën prej tyre, çifti shihet shumë pranë njëri-tjetrit. Xhensila e mbulon fytyrën me një erashkë, por tatuazhi në dorë e nxjerr zbuluar.

Sakaq mbetet për tu parë nëse thashethemet janë të vërteta ose jo, pasi dyshja nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

Kujtojmë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj finalizoi në fillim të vitit divorcin e saj nga Bes Kallaku, me të cilin ndan dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin. Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.

Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”,-u shpreh Xhensila.

The post FOTO/ Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj appeared first on Albeu.com.

Xhensila Myrtezaj sjell këngën “Hajde Dalim”

5 July 2025 at 17:56

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Hajde Dalim”, një këngë me ritme të gjalla dhe me frymë verore.

Në videoklip, Xhensila shfaqet natyrale dhe elegante në bregdet, me flokët e lëshuara dhe një fustan të zi të thjeshtë, ndërsa këndon për ndjesinë e dashurisë dhe dëshirën për afërsi në verë.

Atmosfera e këngës është pozitive dhe e ngrohtë, duke sjellë një energji relaksuese e njëkohësisht joshëse.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nuk nguron të paraqitet edhe në skena më të guximshme, ku shfaqet e shtrirë në shtrat, në poza provokuese, duke theksuar anën sensuale të saj – gjithmonë me stil dhe finesë.

Kjo balancë mes ëmbëlsisë dhe hijeshisë e bën videoklipin tërheqës dhe tërësisht në përputhje me tematikën e këngës.

“Hajde Dalim” është një kombinim i tingujve modernë me një tekst, i cili flet për ftesën e hapur për t’u larguar nga rutina dhe për të shijuar dashurinë dhe natyrën në verë. /Telegrafi/

The post Xhensila Myrtezaj sjell këngën “Hajde Dalim” appeared first on Telegrafi.

Xhensila Myrtezaj ‘mollë sherri’? Ledri Vula i jep fund lidhjes, romanca me vajzën milionere dhe ndarja e tyre

28 June 2025 at 11:21

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin, sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund. Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.

Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje. Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh. Thuhet se këto pamje janë realizuar në Ibiza. Ndërsa Xhensila përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, një detaj e tradhton: tatuazhi në dorë që e identifikon qartë. Veshur me streçe të zeza dhe crop top të njëjtë, ajo shihet duke përqafuar Ledrin, në një moment që duket mjaft intim. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto foto, pamjet kanë ndezur rrjetin dhe po lënë hapur shumë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Nëse më parë u fol se projekti i përbashkët muzikor “Ma kthe” ishte thjesht bashkëpunim profesional, sot interpretimet janë më të guximshme. Në videoklipin e këngës ata shfaqen në skena të ngrohta, plot kimi dhe intimitet një ndjesi që, sipas ndjekësve, tejkalon kufijtë artistikë. Vetë Ledri është pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, dhe në një intervistë të shkurtër është shprehur: “Nuk kam ç’të fsheh, por ndonjëherë është mirë të mos thuash asgjë.”

Një përgjigje që më shumë ushqen se ndalon spekulimet. Nga ana tjetër, Xhensila ka zgjedhur të mos komentojë për jetën private, duke e lënë publikun të flasë me interpretimin e vet. Ajo ka postuar fragmente nga klipi dhe momente nga Ibiza, pa përmendur as Ledrin, as ndonjë sqarim për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Por pushimet në Ibiza, shkëndijat në klip dhe heshtja publike e të dyve, vetëm sa e bëjnë historinë më intriguese. A është Xhensila arsyeja e vërtetë e ndarjes së Ledrit me Rinën? Apo thjesht rasti i një bashkëpunimi artistik që “dogji pak më shumë se duhej”? Koha do ta tregojë.

The post Xhensila Myrtezaj ‘mollë sherri’? Ledri Vula i jep fund lidhjes, romanca me vajzën milionere dhe ndarja e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Ekskluzive! Mohojnë afrimitetin, por pamjet e Xhensilës dhe Ledrit flasin të kundertën!

By: gaze tare
25 June 2025 at 15:01

Edhe pse e kanë mohuar çdo herë një afrimitet më shumë se miqësor, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë kapur nga kamerat në disa pamje që flasin ndryshe.

Burime pranë IconStyle kanë siguruar video dhe foto ekskluzive, ku dy artistët shfaqen në momente të afërta dhe shumë miqësore, ndoshta më shumë se kaq?

Në një ambient të qetë, larg syve të publikut (por jo edhe të aparatit), dyshja është parë duke kaluar kohë së bashku, me një kimi që nuk kalon pa u vënë re.

The post Ekskluzive! Mohojnë afrimitetin, por pamjet e Xhensilës dhe Ledrit flasin të kundertën! appeared first on iconstyle.al.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

By: Oldi
24 June 2025 at 21:06

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij në muzikë, por jo vetëm. I intervistuar gjatë koncertit të Alban Skënderajt pak kohë më parë në Milano, ai nuk i ka shpëtuar asnjë një pyetje ‘me spec’ nga Eni. A do të lidhej me […]

The post A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula appeared first on BoldNews.al.

Zërat për një romancë me Xhensilën, reagon Ledri: Duhet dashuri

By: gaze tare
24 June 2025 at 20:33

Gjatë një interviste për emisionin “Pushime on Top”, reperi Ledri Vula ka ndarë jo vetëm planet e tij të ardhshme në muzikë, por ka komentuar edhe mbi thashethemet që shpesh qarkullojnë për jetën e tij personale.

I intervistuar në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano, Ledri është përballur me pyetje të drejtpërdrejta dhe pa filtra. Një nga to kishte të bënte me mundësinë e një lidhjeje të mundshme me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, për të cilën është përfolur shpesh në rrjete sociale.

Jo, nuk funksionon kështu… Duhet të ekzistojë kimi, dashuri. Nuk mund të lidhem me dikë vetëm për ‘zhurmë mediatike’ apo për t’u dukur. Pa ndjenja, nuk shkon… nuk jemi kukulla,” u shpreh ai.

The post Zërat për një romancë me Xhensilën, reagon Ledri: Duhet dashuri appeared first on iconstyle.al.

A vazhdojnë të kenë raporte?/ Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn

18 June 2025 at 15:16

Moderatorja e njohur shqiptare, Ana Kallaku, ka zbuluar së fundmi disa detaje më shumë rreth marrëdhënies me kunatën e saj, këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Ndonëse Besi dhe Xhensila nuk janë më bashkë, duket se raporti mes dy vajzave të ekranit nuk është prishur. Gjatë një interviste për mediet në Kosovë, Ana tregoi se ajo dhe Xhensila vazhdojnë të kenë kontakte dhe ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj ky që nuk i ka shpëtuar aspak ndjekësve.

“Vuajmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana.

Mes të tjerash ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë për të ndërtuar raporte te mira më njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës se saj.

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time,” shtoi Ana Kallaku.

The post A vazhdojnë të kenë raporte?/ Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn appeared first on Sot News | Lajme.

Kur dashuria bëhet kujtim: Besi mbulon tatuazhin për Xhensilën

By: gaze tare
17 June 2025 at 23:22

Ajo që dikur ishte një ndër dashuritë më të komentuara në showbiz shqiptar, tashmë duket se ka mbetur vetëm një kujtim. Martesa mes Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka përfunduar prej kohësh, por një detaj i fundit ka rikthyer vëmendjen te historia e tyre e dikurshme.

Në një postim të fundit, ndjekësit kanë vënë re një ndryshim domethënës në trupin e Besit: tatuazhi i famshëm me inicialet “B – Xh”, simbol i lidhjes së tyre, nuk është më i njëjtë. Shkronja “Xh”, që përfaqësonte Xhensilën, është mbuluar me bojë të zezë, ndërsa “B” ka mbetur e vetme – një zgjedhje që flet më shumë sesa fjalët.

Ky gjest është interpretuar nga shumë si një mënyrë simbolike për të mbyllur përfundimisht një kapitull të rëndësishëm, si në jetën publike, ashtu edhe në atë personale të artistit.

The post Kur dashuria bëhet kujtim: Besi mbulon tatuazhin për Xhensilën appeared first on iconstyle.al.

“Një ditë vetëm” – Xhensila Myrtezaj publikon fotografi nga bregdeti shqiptar

9 June 2025 at 23:20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ndan me ndjekësit e saj momente të veçanta relaksi dhe qetësie pranë bregdetit shqiptar.

Në një postim të fundit, ajo ka publikuar fotografi ku shfaqet duke shijuar një ditë vetëm në detin Jon.

“Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh: Jonin”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Me pamje mahnitëse të detit dhe rrezeve të diellit që ndriçojnë peizazhin, Xhensila tregon bukurinë natyrore të këtij destinacioni dhe rëndësinë e kohës së kaluar larg zhurmës dhe stresit të përditshëm.

Ky postim vjen si një frymëzim për shumë prej ndjekësve të saj që të gjejnë pak kohë për veten dhe të shijojnë momentet e thjeshta të jetës.

E njëjta po vazhdon të jetë një prej figurave kryesore të industrisë muzikore shqiptare, duke sjellë çdo herë projekte të reja që pasqyrojnë rritjen dhe zhvillimin e saj artistik, si dhe ndikimin e saj në muzikën bashkëkohore.

Veç kësaj, është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

The post “Një ditë vetëm” – Xhensila Myrtezaj publikon fotografi nga bregdeti shqiptar appeared first on Telegrafi.

Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

By: Oldi
9 June 2025 at 19:34

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka çelur sezonin e plazhit. Këngëtarja ka publikuar në Instagram foto me bikini nga dita e saj e pushimit në bregdetin e Jonit. “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh: Jonin”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove, te cilat kanë marrë shumë pëlqime si edhe komente për […]

The post Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini appeared first on BoldNews.al.

Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre

2 June 2025 at 17:31

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula javë më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Ma kthe”.

Kënga u prit mirë në publik, mblodhi miliona klikime, por ajo që mori vëmendje ishte afërsia e tyre në videoklip.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pasi dyshja kohëve të fundit kanë qenë shumë të komentuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata ishin së bashku në një koncert në Zvicër, ku gjatë interpretimit u panë në disa skena shumë të afërt.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndërkohë hedhur aludime të ndryshme në lidhje me ta.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata kanë kritikuar këngëtaren për lëvizjet skenike e provokuese kundrejt reperit nga Kosova.

Sidoqoftë, sa i përket jetës private të dy vlen të ceket se janë beqarë, të fokusuar në karrierë. /Telegrafi/

 

The post Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre appeared first on Telegrafi.

❌
❌